-
i/e regjistruar
Një ditë e zakonshme!
Ç'bëra unë sot ? Vallë a bëra ndonjë gjë pozitivë ? Vallë mora informacion te vyjshëm ? Apo lexova ndonjë shkrim të ndonjë poeti i cili ishte i mbushur përplot dijeni ? Mësova për historinë time te shkruar me gjak e me bes ? Apo isha vetëm një viktim e kutis në skaj të dhomës nga e cila edhe po udhëhiqet shteti ( Kompjuteri ) ?
Profesoresha e gjuhës shqipe më tha që të ulem në mbrëmje dhe të mendoj se çfarë bëra sod në përparimin e sipër per vetveten. Na tha që të mendojm 5 minuta jo më shumë, por ishte e tepërt. Në qastin kur u ula dhe të mendoj konkludova që dita ime kaloi me një humbje kohe. Mora përgjigje se si isha i manipuluar nga një mjet tashmë që emrin ia kisha lën '' Mashtrues '',gjë që në fakt isha i gabuar. Në këtë çast më ra ndërmend edhe fjala e prof. Sociologjis i cili tha '' Nxënës, mos e humbni kohën duke ndejtur në facebook, apo msn. Merrni antarsohu nëpër forume te cilat do të jan në ndihmën tuaj, do të jan në ndihmën e dituris tuaj ''. U zgjova. Visha rrobat, ndeza ''Mashtrues-in'' dhe kërkova forume shqiptare, sepse nuk mundesha të flej më rehat kur e dija që isha viktim e një kohe të re. Por edhe më shumë që më shtyu që të shkruaj këtë letër ishit ju! Ju të cilët ishit si unë, përdornit kompjuterin vetëm për loj,knaqësi,zbavitje në të cilën unë do ta thoja si Korrupcion. Në çasjen e parë në google ra po ky forum. Forumi Shqiptarë! Unë isha i informuar për historinë e popullit tim, isha i informuar per shkrimtarët e kombit tim, isha i informuar për trimërat e popullit tim. Por në fakt isha i gabuar ! Kur fillova të lexoj në këtë forum per historinë e popullit tim e pashë që kishte shum gjëra te cilat nuk i dija.
Dhe tani mendimi im ishte pak më i qartë. Tani mund të thoja se isha i vyjshëm vetëvetes,familjes, popullit dhe miqësisë time. Por përsëri isha i gabuar. Isha i gabuar sepse ditët në të cilat kisha kaluar ishin sikur një dhomë e mbyllur vetëm me një vrimë të vogël nga e cila hynte shumë pak dritë, kurse tani është koha ime që ta shemb këtë mur perplot me mashtrime, korrupcion,mosdije e errësir për ta freskuar mendjen time me informacione të vyjshme e me dije të cilën një ditë do ta përdor për të shembur armikun, e për të qenë ne ndihmën e bashkëatdhetarëve te mi.
Pra faleminderit profesor, se pa ju do të më ishte mbyllur edhe ajo vrima e vogël nga e cila hynte shumë pak dritë.
Ndryshuar për herë të fundit nga alko569 : 13-10-2011 më 16:05
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt