Regjistrimi i popullatës në Serbi do të shtyhet edhe për tre ditë për qytetarët të cilët për ndonjë arsye nuk kanë arritur të regjistrohen deri me 15 tetor kur edhe përfundon zyrtarisht regjistrimi.

Të gjithë ata që refuzojnë të regjistrohen do të paditen deri sa për bojkotim parashihen denimet prej 25.000 deri 50.000 dinarë.

"Deri me 10 tetor në Serbi janë regjistruar 6.846.000 persona në 2.956.000 amvisëri" thotë Dragan Vukmiroviq, drejtor i institutit për statistika. Sipas tij, situata më e vështirë është në jug të Serbisë ku shqiptarët bojkotojnë regjistrimin, pastaj në Novi Pazar, Sienicë dhe Tutin.

"Regjistruesi në fillim tenton që qytetarit ti spjegojë se cka është regjistrimi, duke i thënë se ky është obligim logjor dhe pastaj tenton ta bind të regjistrohen. Nëse nuk ka sukses, në teren del instruktori i regjistruesve i cili kryen edhe një bisedë. Nëse edhe kjo nuk ka sukses, atëherë del edhe antari i komisionit regjistrues komunal, dhe pastaj dërgohet aktpadia. Padia do të ngritet për të gjithë ata që refuzojnë të regjistrohen" ka thënë Vukmiroviq për "Blic".

http://www.presheva.com/lajme/9733-v...jistrohen.html