Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Reportazh: Më bind pse të regjistrohem si qytetar i serbisë, atëherë unë do ta regjis

    Të shtunën e kaluar ka filluar, ndërsa me 15 tetor në Serbi do të përfundojë regjistrimi i popullatës dhe amvisërisë. Mirëpo, për shkak të bojkotit të shqiptarëve këto të dhëna nuk do të jenë të kompletuara dhe precize. Vendimi për bojkot është marrë me 3 shtator në Preshevë, në seancën e tre Kuvendeve shqiptare të të tri komunave. Arsyeja e bojkotit janë fletat vetëm në gjuhën serbe dhe atë cirilik, por edhe "shqiptarët e padukshëm" siç i ka quajtur deputeti Riza Halimi të gjithë ata që kanë lindur në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por tani jetojnë në Gjilan. Prishtinë, Cirih, Uashington...

    Sido që të jetë, liderët shqiptarë mund të jenë të kënaqur me përgjigjen e popullatës për bojkot.

    E shtuna e kaluar në qytetin e Bujanocit ka qenë një ditë e zakoshme pa punë. Kohë e mirë, me kafiteri dhe restorane të mbushura. Në njërin nga ta është ulur edhe 20 vjeçari Isufi nga Tërrnoci i madh.

    "E di, edhe këta tanët janë hajdut, por kur bëhet fjalë për regjistrimin, kanë 100% të drejtë" thotë Isufi.

    "Thonë se këtu ka 3000 të rinj me moshë deri 30 vjet. Asnjëri nga ata nuk punon. Ata janë të mllefosur edhe në qeverinë serbe po edhe atë lokale" thotë Dritoni, duke shtuar se nuk frigohet nga paralajmërimi i shtetit se do ti denojë me 50000 dinarë ata që bojkotojnë regjistrimin.

    Aksioni i regjistrimit të popullatës në Bujanoc dhe Preshevë në rrugë nuk vrehet aspak.

    Boban Pavloviq. kryetar i Komisionit regjistrues, pas tërheqjes së regjistruesve shqiptar, spjegon se regjistruesit pa ndërprerë po punojnë në vendbanimet ku jetojnë serbët dhe romët dhe në të gjitha vendbanimet e përziera.

    "Pesë vite që kam diplomuar në fakultet. Nuk mund të shkoj jashtë shtetit për shkak të familjes, kurse këtu diplomën askush nuk e njeh. A pritni ju pastaj që unë ta dua këtë shtet? pyet Avni Zeqiri.

    Ditën e shtunë, në mesditë, në kafiterinë në qendër po thuaj se nuk ka vend të lirë. Këtu edhe serbët edhe shqiptarët rrijnë në kafiteri. Në njërën tavolinë, qëndrojnë tre djelmosha me moshë nën 30 vjet.

    "Mund të flasim për vetura, femra, futboll, po edhe për regjistrimin" thotë njëri nga ata.

    Shoku i tij, thotë se për regjistrimin do të flasim kur të vijë koha, ndërsa i treti thotë se "Po të kujdesej shteti për ne, ne nuk do të rrimë ulur këtu".

    Disa nga të anketuarit nuk kanë dashur të flasin, duke u përgjegjur si "nuk kam dëgjuar për regjistrimin", "çka është ky regjistrimi", "përgjigjem herën tjetër"...

    Xhavit Jusufi njëri nga kalimtarët përgjigjet: "Mi thuaj arsyet se pse ne shqiptarët duhet ta pranojmë regjistrimin. Nëse me bind atherë unë do të regjistrohem me tërë familjen time".

    http://www.presheva.com/lajme/9723-r...ljen-time.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    sepse tregon nr e shqipetareve dhe keshtu mund te kerkoni drejtat tuaja

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •