-
Kisha serbe tentoi të asimilojë shqiptarët
Interviste me Dom Nikë Ukgjini
Nga Fatmira Nikolli
Cilët janë sot shqiptarët e Krajës e Shestanit në Maltë Zi? Sa e kanë ruajtur traditën dhe trashëgiminë, në një shtet ku ndikimi sllav është i madh dhe dëshira për t'i asimiluar po ashtu? Përgjigja e këtyre pyetjeve, por edhe më tepër që synimi i konferencës ndërkombëtare të mbajtur në Ulqin, fundjavën e kaluar. Në të morën pjesë 25 studiues të fushave të ndryshme, nga Tirana, Shkodra, Prishtina, Cetina dhe Ulqini. Dom Nikë Ukgjini, na tregon në intervistën e mëposhtme zhvillimet e konferencës që nga mbijetesa e kulturës shqiptare në trojet e lëna jashtë shtetit e deri tek trashëgimia kulturore. Ai tregon se si autorët serbë i trajtojnë këto troje dhe këta shqiptarë si një pakicë e ardhur nga Shqipëria e sotme administrative apo nga serb të shqiptarizuar.
Cili ishte qëllimi kryesor i konferencës që u mbajt në Ulqin?
Konferenca shkencore ndërkombëtare "Kraja me veçantitë Shestanase në rrjedhën e shekujve", organizuar nga shoqata "Dom Gjon Buzuku" - Ulqin dhe Qendra e Studimeve Albanologjike - Tiranë, e ndihmuar nga komuna e Ulqinit, u mbajt në Ulqin më 8 tetor 2011. Në konferencë morën pjesë 25 studiues të fushave të ndryshme, nga Tirana, Shkodra, Prishtina, Cetina dhe Ulqini. Ndërsa, akademikut, prof. Aleksander Stipçeviq, nga Zagrebi, për shkak të shëndetit të ligë, kishte dërguar me titull, "Gjarpri si simbol i mirësisë nga Ilirët deri tek arbanasit e Zarës", e cila u lexua në fillim të konferencës. Konferenca qe hapur më 7 tetor, në mbrëmje, me një programe argëtues, ku fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i shoqatës, Zef Lukiqi, foli, kryetari i komunës se Ulqinit, Nazif Cungu, si dhe drejtori i QSA-së, prof. Ardian Marashi, i cili në fund të saj, dha dhe përfundimet e konferencës. Qëllimi i organizimit të saj ishte, që studiuesit të mbledhur nga trevat shqiptare, të dalin para opinionit shqiptar dhe atij malazez me shënime më të reja për trevën e Krajës, e cila kishte mbetur në margjinat e institucioneve studimore të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe pse deri tani, ka pasur shkrime dhe botime individuale të caktuar, nga shqiptarët e këtyre trevave, lypsej që në mënyrë më të thelluar dhe më të specializuar të thuhej fjala e studiuesve të institucioneve zyrtare studimore, për të kaluarën e kësaj treve, e cila ka një histori komplekse.
Çfarë u tha për ndikimin e kishës serbe në popullsinë shqiptare të Krajës?
Unë, si koordinator i organizimit të kësaj konference shkencore, mund të them se të gjitha kumtesat qenë përgatitur me shumë seriozitet dhe qenë tejet interesante. Disa nga temat qenë përqendruar pikërisht në rolin negativë që pati kisha Ortodokse në këtë zonë, si kumtesa e Bedri Hadrit, Nail Draga, Hajrulla Koliqi etj. Prof. Hajrulah Koliqi, nga Universiteti i Prishtinës, duke folur për kishën serbe shprehej se, kisha Ortodokse, solli dëmet të mëdha të popullatës shqiptare. Ajo, me anën e propagandës se pa skrupull, në të kaluarën tentoi që me çdo kusht t'i asimilonte shqiptaret e të dy besimeve. Kjo gjë vërehet edhe sot e kësaj dite, kur kjo kishë, tejet nacionaliste, para disa viteve ngriti një objekt kishtar në majë të bjeshkëve të Rumisë, pa asnjë lloj autorizimi, vetëm për t'i provokuar shqiptarët. "Ajo, tenton që dhe sot, t'i përvetësojë objektet tona, duke zhvilluar herë pas herë, liturgji serbe në rrënojat e shenjtërores sonë 'Zoja e Bekuar e Krajës' në Krajë, shek. X, si dhe të Shasit, të cilat datojnë që në shek. XII, etj", - theksoj prof. Koliqi.
Sa e ka ruajtur origjinën kjo popullsi, apo është asimiluar?
Popullata e kësaj zone, në krahasim me çfarë është ballafaquar në të kaluarën e saj, është një mrekulli e vërtet se si ka mbijetuar deri tani. Këtu e kam parasysh, kohën e pushtimeve serbe, të shekullit XIV, kur mbretit Dushan, bënte presione të mëdha për të asimiluar popullatën, duke kërkuar që të kalonin në fenë ortodokse. Pastaj, pushtimet osmane, sollën kokëçarje të reja. Ajo duke zbatuar marrëveshjen e Stambollit të viti 1453, nënshkruar, më kishën Ortodokse, persekutonte shqiptarët në mënyra të ndryshme, duke i konvertuar në fenë islame, ndaluar shkollat në gjuhen shqipe, duke bërë presione anën ekonomike, sa që një numër i tyre prej 300 personash nga Shestani u detyrua të shpërngulej në vitin 1726 e 1733 në Borgo Erizzo të Zarës në Kroacisë. Pra, perandoria osmane ishte një dorë e shtrirë e kishës Ortodokse serbe, jo vetëm këtu, por në të gjitha trevat shqiptare, deri në Kongresin e Berlinit, 1878. Ajo çfarë, i dha goditje tronditëse, qe koha e mbretit të Malit të Zi, Nikolla Petroviq, nga vitet 1878-1918, i cili në mënyrë perfide asimiloj shqiptarët, duke përdorur: shpërnguljen në Turqi, pagëzimin e dhunshëm, shkollim në gjuhen serbe, ndalimin e gjuhës shqipe në familje etj. Ky asimilim, në këtë kohë, mjerisht qe përkrahur edhe nga kryeipeshkvit e Tivarit, Shimun Milinoviq dhe Nikolla Dobriçiq, duke shpresuar se në këtë mënyrë do ruhet besimi katolik në Mal të Zi. Ky proces nuk pat të ndalur dhe gjatë kohës së Jugosllavisë së parë në 1919 dhe të dytë 1944. Falë Zotit dhe intelektualëve të këtyre zonave dhe diasporës shqiptare në botën e jashtme, e cila materialisht dhe moralisht ndihmon popullatën, në Krajë si zonë dhe fshatrat si Shestani etj, akoma sot, flitet shqip, kremtohet shqip, mikpritet në shqip.
Cila është trashëgimia kulturore e kësaj zone dhe prej cilës kohe trashëgohet?
Prof. Aleksander Çilikov, nga Cetina, ka zbërthyer më kumtesën e tij, tejet interesante, objektet e trashëgimisë kulturore, në këtë zonë, duke dhënë shpjegime rreth historikut të tyre. Sipas autorin në fjalë, nder objekte gërmadhë, më me interes, është objekti sakral, "Zoja e Krajës", më pas janë objektet fetare, buzë liqenit në ishuj, të ndërtuar në kohën e Ballshajeve, shek (XV). Pastaj objekte, të cilat administrohen nga kisha katolike: kisha e Shën Aleksandrit në Thtjan, e cila sipas legjendës vendore është tempulli krishterë më i vjetri në Krajë, rinovuar në vitin 1990; kisha e Shën Dhimitrit në Briskun e poshtëm, e cila përmendet në vitin 1550, disa herë e rinovuar; kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Ljare, mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1635; rinovuar në shekullin XIX. dhe XX; kisha e Shën Nikollit në Ljare (Pinç), konsiderohet se daton nga viti 1639; përmendët edhe në vitin 1703 e shumë të tjera. Objekti kishtar, i një rëndësie të veçantë, në Anën e Malit, ku muret akoma janë të dukshme, është kisha katedrale e Shën Gjonit, shek. XIII, i cili nga dhembi i kohës është duke u shkatërruar krejtësisht.
Si dalin Kraja e Shestani në këndvështrimin e autorëve serbë e malazezë?
Studimet më të vjetra serbe e malazeze, trojet tona të cilat kanë mbetur, nën pushtetin e tyre, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe Konferencës së Londrës të vitit 1913, i kanë trajtuar si pjesë të përhershme të tyre dhe popullatën vendase, si serbë, si një pakicë e ardhur nga Shqipëria e sotme administrative apo serb të shqiptarizuar. E gjithë kjo fushatë kundër shqiptarëve, lidhej me faktin se trojet shqiptare, për 450 vite më radhë, qenë të përvetësuar nga pushteti i egër osman.
Veprat studimore të hartuara në fillime të shekullit XX, nga akademikët serb: Jovan Cviji?, Jovan Erdeljanovi?, Jovan Tomiq, Andria Joviçeviq, Dimitrije Popoviq, Vaso Qubriloviq, Millutin Garashanin, Branislav Gjurgjev, e tjerë, e kanë pasur në qendër të vëmendjes se tyre, çështjen e shqiptareve. Ata, kanë bërë përpjekje, për ta mohuar, para bashkësisë ndërkombëtare, prejardhjen e shqiptareve nga fiset ilire, duke i cilësuar si malok (njerëz të zbritur nga malet), të cilët në historinë e Gadishullit Ballkanik, figurojnë që në shek. XII. Shkrimet në fjalë të botuara nga "Akademia Mbretërore Serbe" e më vonë nga "Akademia Jugosllave" kishin për qëllim për të arsyetuar, mbajtjen nën pushtet të trevave shqiptare, dhe hapjen e shtigjeve për pushtime të mëtejshme të trojeve tona. Qëllimi final ishte bashkimi i të gjithë sllave të Ballkanit në një federativ apo një ringjallje e perandorisë së Bizantit. Si rezultat i këtyre përpjekjeve së fundi arriti vetëm formimin e Jugosllavisë mbretërore në vitin 1919. Pengesa për realizimin e planeve të tyre ekspansioniste, që Austro - Hungaria, e cila për serbët ishte pushtues, ndërsa për ne shqiptaret, duke vlerësuar kontributin e dhënë, ishte një shpëtimtare dhe një administrues i zellshëm.
Pjesa e copëtuar nga tërësia shqiptare, e qe mbeti nën pushtetin e fqinjëve, ishte dhe krahina e Krajës, banorët e saj, e në mënyrë të theksuar Shestani, për të cilin studiuesit serbë e malazezë, gjithherë kanë hedhur vetëm bar helmues. Ndër ta do veçoja veprën, e cila pati një jehonë të madhe në shkencën serbe dhe malazeze, dhe qe u bë pikë referimi për gjithë studiuesit e më vonshëm atë të etnologut dhe etnografit, Andrija Joviqeviq, "Crnogorsko Primorje i Krajina", (Buzë deti Malazezë dhe Kraja), Beograd, 1922, botuar nga Akademia Serbe e Shkencës, e ribotuar në vitin 2004 në Cetinë.
Autori, Joviqeviq, qe në vitin 1906, pas nxitjes së ballkanologut më të njohur serb, Jovan Cviji?, qe marr për lëvrimin në fushën etnologjisë, etnografisë dhe antropogjeografisë, të trevave të pushtuara shqiptare, nga Mali i Zi. Ai, nga viti 1909-1926, kishte botuar gjashtë monografi për trevat rreth pellgut të liqenit të Shkodrës, ku si qellim kryesor kishte, për të mohuar çdo gjë shqiptare dhe malazeze në këto treva, duke propaganduar vetëm prezencën serbe në këto zona. Këtë e dëshmon dhe fakti se, në libri e cituar, duke folur për abacinë e Krajes "Zoja e Bekuar e Krajes", ndërtuar nga mbretëresha e Dioklës, Teodora (Kosara) dhe Gjon Vladimiri në shek. X, në mënyrë manipuluese, shpjegon se kjo shenjtërore ka qenë gjithherë vetëm serbe. Apo faktet të tjera, duke folur për etnogjeneze e popullatës se Shestanit dhe fshatrave të tjerë, gjë që bie në kundërshtime më argumentet e relatorëve të Vatikanit si: Marin Bici, Vinçencë Zmajeviq, Karlo Pooten etj, kur ata dëshmojnë se në Krajë e në veçanti në Shestan, si qendër e kontëve të njohur Junku, shqiptarët kanë qenë gjithmonë më shumicë dhe kanë ushtruar besimin katolik dhe pjesa tjetër besimin mysliman. Kraja si tërësi, në vitin 1912, ka pasur, 1458 shtëpi, nga këto ortodoks, 322 shtëpi; katolike, 382; shqiptar të islamizuar, 754 shtëpi, madje në një shënime të vitit 1908, thuhet se fëmija në Shestan, "absolutisht nuk e dinë gjuhen serbe".
Ky pasqyrimi i shkurtuar, për temën në fjalë, është një tregues se mes dy qendrave shkencore, në Tiranë dhe Podgoricë, ekziston nga e kaluar, një mur ndarës si pasojë e furtunave të kohërave. Tani kur motet kanë ndryshuar, të dy qendrat, duhet ulur shigjetat të ngrehura deri tani, dhe duke i shndërruar ato në pendë shkrimi, që bashku të shkruajnë si lypset të kaluarën e tyre historike.(Kortezi Gazeta Shqiptare)
-
-
Kishat sllavo-greke ortodokse , jo vetem qe i asimilioi shqipetaret ortodoks ,pore ata ju morren edhe tokat e tyre . Kete ndihme sllaveve ju ofroi vete Skenderbeu ,duke e bere nje lufte pa strategji kombetare dhe e shkateroi popullin shqipetare duke emigruare ne Itali ne bregdetin adriatik dhe gjithe boten .
Asimilimi i shqipetareve ortodoks ,vazhdon vazhdon .
Osmanlijte nuk i asimiluane shqipetaret muslimane ,pore ata vetem se e shperndane fene islame , kurse shqipetaret mebeten shqipetare.
-
-
Ne momentin qe u konvertuam ne islam,serbia perfitoi duke i tjetersua te gjitha kishat qe deri ateher ishin shqiptare u ben serbe.
Ja kemi fitu shum prej turqis
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt