Berisha: Opozita, jo antieuropiane, do pushtetin
SHKUP- Kryeministri Sali Berisha, nga Maqedonia ku ndodhet për një vizitë zyrtare tha se në Shqipëri ka një realitet fatkeq sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Opozita shqiptare nuk voton ligjet me tre të pestat në parlament, tha kryeministri shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun maqedonsa, Nikola Gruevski.
Në të njëjtën linjë, Berisha shpjegoi se opozita shqiptare nuk e bën këtë se është antieuropiane, sepse ajo në programin e vet ka integrimin në Bashkimin Europian, por e bën këtë se mendon se në këtë mënyrë i afrohet më lehtë pushtetit.
“Këshilltar i saj nuk mund të bëhem. E vërteta është se i largohet më shumë pushtetit.”- tha Berisha.
Kryeministri tha se qeveria e tij mbetet optimistë, dhe se e konsideron si një proces kryekëput të bazuar në meritë.
panorama
Krijoni Kontakt