Psikologjia e femijes eshte mister qe po perpiqem ta zbuloj dita dites.
Perpara ca ditesh ju fola per arushin doudou pas te ciles vajza ime e mori ne dore qe diten e pare dhe tani nuk e heq me as nga dora e as nga goja.Pas disa muajsh perpjekesh me ne fund gjetem edhe tre cope te tjera si ai arushi me qellim qe kur te behet pise njera derisa te lahet e te thahet ti japim tjetren.
Sot i jap arushin e ri , duke fshehur ate te vjetrin dhe po e shikoja me vemendje reagimin. E merr ne dore , u shtang, mmmmmmmm, e prek e rrotullon nga te gjitha anet , ben ta fuse ne goje cepat si bente me tjetrin, e heq me nje here dhe e hedh arushin.
E kuptoi qe nuk ishte arushi i saj
Mendova mbase nga era e dallon, i marr dhe i laj bashke te gjitha dhe pasi i thava i jap prap arushin e ri, prap nuk e adoptoi, mbase nga tekstura.
Po nje gje kuptova se nuk e genjen dot kollaj dhe kupton me shume se une e imagjinoja.
Madje i thashe po sa karkalece te ka mami dhe ajo pas meje perseriti ***-ka-leeec, do ta ha![]()
Krijoni Kontakt