-
Falsifikimi Filmik I Konstandinit
Nga Albana S. Muja 12 Tetor 2011
Konkurron pėr Shooting StarsKaseta e Dasmės nė ABCE kėrkon Michelle Obaman pėr filmDiskualifikohet Falja e gjakutIrani liron dy regjisorė
Ditė mė parė, portali BallkanWeb publikoi lajmin se njėri prej universiteteve mė tė mėdha private nė Serbi po e financon filmin pėr Perandorin Konstandin. Mbase, pėr shkak se ne nuk merremi fare me figurat tona historike. Madje, smbahet mend qė ndonjė universitet privat nė Kosovė tė ketė financuar ndonjė projekt tė tillė filmik.
Pak ditė mė parė u publikua lajmi se njėri prej universiteteve mė tė njohura private nė Serbi do tė financojė xhirimin e filmit hollivudian qė do ti kushtohet perandorit romak Konstandinit tė Madh.
Ndonėse i lindur nė Naissus, tė Dardanisė, Konstandinin serbėt e shohin si njė mundėsi tė mirė pėr tė promovuar veten dhe historinė e tyre, ngase Nishi tani i takon Serbisė sė sotme.
Njėri prej producentėve tė filmit nė fjalė kėtė gjė edhe e konfirmoi, pak a shumė, nė njė prononcim pėr gazetėn ditore serbe Blic.
Ėshtė fakt qė ky perandor u lind nė qytetin e Nishit, kėshtu qė kjo ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer pėr tė promovuar trashėgiminė kulturore serbe nė mbarė botėn, theksoi Mića Jovanović, pronar dhe rektor i universitetit privat Megatrend.
Ndėrkohė, deri mė tani dihet edhe njė detaj tjetėr rreth filmit pėr Konstandinin, se aktori amerikan, George Clooney, do tė jetė aktori qė do ta portretizojė perandorin e madh.
Gjithė iniciativėn pėr bėrjen e kėtij filmi e ndėrmori universiteti Megatrend, qė konsiderohet si njėri nga universitet mė tė mėdhenj privat serb. Ky universitet pretendon qė nė kėtė formė tė ngre nė piedestal kulturėn serbe, duke u shfaqur atė pėrmes figurės sė Konstandinit. Pėr kėtė qėllim, sipas rektorit Jovanovic, janė paraparė qė pėr xhirimin e filmit tė shpenzohen 100 milionė dollarė aq sa parashihet tė jetė buxheti komplet pėr tė. Vetė Jovanovic madje pohon se nė pronėsi tė tij janė 9.9 pėrqind e aksioneve tė filmit.
Ndėrkaq, nė vetė qytetin e Nishit, ku edhe pritet tė xhrihet pjesa mė e madhe filmit, ambicia pėr bėrjen e njė filmi tė bazuar nė romanin Udhėkryqi i Konstandinit tė autorit tė ri Dejan Stojiljkovic, ėshtė nė rrije. Rrėfimi kriminalistik, qė flet pėr kėrkimin e nazistėve tė shpatės sė perandorit Konstandin nė Nish, pak para pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, do tė duhej ta bashkėfinanconte edhe shtėpia filmike Drina Film, nga Beogradi, ndėrsa premiera e tij do tė jepet nė takimet Filmike tė Nishit, nė vitin 2012.
Megjithėse, Konstandini konsiderohet tė jetė njė personazh historik shumė mė i afėrt me ne shqiptarėt, gjithė kėto zhvillime duket se nuk i shqetėsojnė fort kosovarėt qė merren me film, apo me histori.
Madje, ndonėse nė Kosovė universitetet private janė me bollėk, nuk mbahet mend qė ndonjėri nga ta tė ketė investuar ndonjė projekt serioz filmik.
Aktori Ilir Tafa, i cili ėshtė edhe anėtar i Bordit Drejtues tė Universitetit privat AAB-Riinvest, thotė se universitetet private i financojnė vetėm projektet qė mund tė kenė pėrfitime komerciale. Sipas tij, mund tė financohet edhe diēka artistike, nėse kjo ndikon nė rritjen e reputacionit tė financuesit dhe nėse ai projekt ka sukses.
Mirėpo nėse projekti nuk ka sukses, ai atėherė ėshtė njė dėshpėrim shumė i madh edhe pėr njerėzit tjerė qė dėshirojnė tė financojnė. Deri mė tani asnjė projekt filmik nė Kosovė nuk ka pasur sukses, qoftė edhe minimal, nėse krahasohet me shtetet e rajonit, thekson Tafa.
Edhe pse iniciativa pėr xhirimin e filmit pėr Konstandinin nė Serbi erdhi nga njė universitet privat, Tafa mendon se pėr bėrjen e filmave tė kategorisė sė tillė mė shumė janė tė thirrura institucionet shtetėrore. Nėse me kėto projekte imazhi i njė shoqėrie depėrton jashtė vendit, natyrisht, pėr tė mirė, atėherė ky duhet tė jetė njė investim shtetėror. Ndėrkohė qė institucionet private mė shumė e pėrcjellin interesin e vet personal, dhe nuk janė tė obliguara tė mbrojnė njė interes tė tillė, shprehet Tafa.
Sipas Tafės, puna e universitetit ėshtė qė tė financojė mė shumė libra, aktivitete tė studentėve ose diēka tė ngjashme, ngase nuk ėshtė primare pėr njė universitet qė tė financojė projekte filmike, pėrveē nėse njė projekt filmik e lartėson reputacionin e atij institucioni.
Mirėpo, Tafa ndalet tek njė fakt tjetėr. Ne mund tė bėjmė projekte filmike pėr Nėnėn Terezė, ose edhe pėr figura tjera tė luftės sė fundit. Por, vetėm njė krahasim i thjeshtė mes Prishtinės dhe Sarajevės, tregon se ne nuk kemi arritur as 1pėrqindshin e asaj qė e ka bėrė Bosnje e Hercegovina nė pasimin e njė informate lidhur me atė se ēfarė ka ndodhur kėtu, thekson ai. Madje, sipas Tafės, investimet e mėdha nė film mungojnė edhe pėr shkakun se nuk i besohet njė regjisori kosovar aq sa ti jepen shuma tė mėdha.
Asnjė produksion i huaj nuk jep para, e as Qeveria e Kosovės nuk guxon jep para, dhe as qė duhet tė japė, sepse asnjė regjisor kosovar nuk ka dėshmuar deri mė tani se di tė bėjė film, pohon ai.
Problem tjetėr, sipas Tafės, ėshtė edhe mungesa e bashkėproduksioneve, sepse nuk ėshtė vetėm Kosova ajo qė nuk mund tė financojė vetė projekte tė tilla. Probleme tė ngjashme kanė edhe Shqipėria, Maqedonia dhe shtetet tjera tė rajonit.
Megjithėse gazeta Express, tentoi tė kontaktojė me ndonjė historian vendor, pėr tė zbardhur sadopak gjenezėn e Konstandinit, kjo gjė doli tė jetė e pamundur.
Megjithatė, me aq sa dihet, Konstandini i Madh konsiderohet njė nga figurat mė tė mėdha tė historisė sė lashtė kombėtare. Ai ishte njėri prej ilirėve tė shumtė qė arritėn tė ishin perandorė tė Romės. Konstandini u lind nė pjesėn e Ilirisė (nė Nish) qė u pushtua nga sllavėt e jugut. Ishte nė perandor qė sundoi plot 31 vjet (306-337). Emri i tij i lindjes ishte Flavius Valerius Constantinus, dhe ishte i biri i komandantit ilir, Constantinus Chlorus, dhe gruas sė tij Helena, qė ishte e bija e njė iliri nga qyteti Naissus.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt