Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 110
  1. #81
    Citim Postuar më parë nga brandon Lexo Postimin
    Nuk thashe qe eshte engjell ,Europa, apo ne se e meriton me shume serbia statusin. Europes i intereson me shume e ardhmja se e shkuara. Dhe po i thote Shqiperise , a doni te futeni ne famijen evropiane? serbia po i ben detyrat e shtepise. Do ti beni edhe ju ? Apo t ju ngelim ne klase ? Te ngelesh ne klase do te thote ,mizerje,pocaqi, korrupsion legal, kaos, .............., te gjitha ato gjera qe jane thene dhe qe ju a bejne jeten gangrene ,shqipetareve
    Brandon,

    Jo Europes - Por BE (Bashkimit Europian), se ne Europe jane edhe Norvegjia e Zvicra por ato nuk jane ne BE (Krijesen te cilen e bene Shtetet Imperiasliste - Franca, Gjermania e Anglia).

    Ntyrisht se BE nuk ju interson e kaluara - sepse ata fort bukur e dijne se cfare kane bere ne te kaluaren - padrejtesine qe i bene Shqiptareve.

    Por per fat te keq edhe tani - edhe ne kete kohe (ardhmen) BE-ja po ben nje padrejtesi ndaj Shqiptareve. Kesaj rradhe duke i bere nje presion goxha te madh qe te hyjne ne Bisedimet qe po zhvillohen tani ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit Serb. Keto Biseda apo Negociata qe jane duke u zhvilluar e qe jane ne dem te Kosoves dhe Shqiptareve dhe en dobi te serbeve - Shtetit Serb.

    Vet Pakoja e Famshme e Ahtisarit ka qene nje konsesion apo mareveshje e madhe per Serbet dhe Shtetin Serb dhe shum ne dem te Kosoves dhe Shqiptareve- dhe ku origjinalisht duhej qe edhe Shteti Serb ta pranonte Pavaresine e Mbikcyrur apo Pakon e Ahtisarit - Por ja edhe kete Pako te Ahtisarit qe edhe me shum ne te miren e Serbeve dhe Shtetit Serb se sa per mbi 92 % te Shqiptareve te Kosoves Shteti Serb nuk e Pranon. Dhe ne vend se BE -ja por edhe SHBA-te te benin presion te madh ndaj Shtetit Serb e ta pranoj kete Pavaresi te cunguar te Kosoves - ata si BE-ja, ashtu edhe SHBA-te, e sidomos BE-ja ben nje presion te madh ndaj Qeverise se Kosoves - sepse natyrisht Qeverine e udheheqin njerezit e korruptuar, shantazhuar e te servilizuar te cilet vetem vjedhin - vendin, popullin ne cdo aspekt - per te hyre ne keto negociata-bisedime ne dem te Kosoves.

    Dhe mu pikerisht keto negociata apo bisedime qe po zhvillohen ne dem - ne kurriz te Shqiptareve - me ndermjetesim te BE-se i mundesohet Serbise te mer lejen per kandituren e saj per ne BE.


    Nese detyre Shtepie na cenka - kallja apo djegja e kufijve te nje shtetit tjeter.

    Nese detyre shtepie na cenka - vurja e barikadave e me te ndryshmet neper ruuget e shtetit tjeter.

    Nese detyre shtepie na cenkan mos respektimi i te drejtave te popullsise qe jeton ne ate vend (lugine te presheves).

    Nese detyre shtepie na cenka mos respektimi i asnje mareveshje.

    E shume te tjera.

    Atehere ne kete aspekt Shqiptaret nuk kane te kryer asnje detyre shtepie.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 15-10-2011 më 19:15
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Raporti - shpullë përkushtimit të Thaçit

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pothuajse çdo pyetje që i bëhet nga gazetarët përgjigjet duke përmendur “përkushtimin e tij personal dhe të qeverisë për procesin e integrimeve evropiane”.

    Aq shumë mundohet të krijojë përshtypjen se është i dhënë pas integrimit evropian sa edhe gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e fundit, kur u pyet nëse do pranonte debat televiziv me rivalin e tij Isa Mustafa, ai prapë foli për integrime evropiane duke i ikur pyetjes.

    Sidoqoftë, Raporti i fundit i Progresit, i publikuar para pak ditësh nga Komisioni Evropian, i ka dhënë një goditje jo të vogël këtij “përkushtimi” të shefi t të Qeverisë së Kosovës. Në disa pjesë të tij institucionet kosovare thuhet se po punojnë pa u sinkronizuar mes vete, ndërsa ekipet që merren ekskluzivisht me këtë punë janë takuar shumë rrallë.

    Në kapitullin e emëruar “Kriteret politike”, më saktë në faqen tetë të Raportit të Progresit ndër të tjera thuhet: “Këshilli ndër-ministror për çështje të integrimit evropian është takuar vetëm dy herë gjatë periudhës raportuese (tetor 2010 – shtator 2011). Arkitektura e përgjithshme ndërinstitucionale që udhëheq procesin e integrimit evropian ka nevojë që të forcohet më tej dhe të sinkronizohet si dhe të menaxhohet në mënyrë më efektive. Grupet punuese për integrimin evropian nuk takohen rregullisht”.

    (shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Zëri”)
    Dikush Thacin e ka keshilluar qe ne cdo prononcim publik disa here ta permend "integrimin europian dhe euro-atlantik". Pavaresisht a perashtatet me pyetjen, temen, duket absurde, qesharake etj...
    Nuk ka shume gera ose zhvillime tjera te rendesishme ne Kosove me te cilat mund ta mashtrosh dhe manipulosh shumicen e popullit te atjeshem. Poenat me te medha i shenon, kur mban ne jete shpresen kryesore dhe pothuajse te vetmen te shumices se qytetareve per nje perspektive me te mire.

    Edhe ne rastin e liberalizimit te vizave e beri dhe e ben te njejten. Para zgjedhjeve dhe kur i nevojitej Thacit dhe shefave te tij nga regjimi kolonialist per ndonje leshim ndaj Serbise etj. ne dem te Kosoves, liberalizimi i vizave ishte vetem ceshtje muajsh dhe jo vitesh. Bile Thaci pat premtuar se brenda 15 muajve do te liberalizohen vizat. Tani, kur BE ka arritur disa objektiva me Serbine dhe ne veri te Kosoves, nuk e sheh me te nevojshme ta ndihmoj administratorin kolonial, Thacin, duke fshehur afatin e perafert per liberalizimin e vizave per te vetmit njerez te Europes, gjithsesi te rajonit, te cileve u ndalohet udhetimi i lire neper Europe. Tani thone 2-3 vite, perseri pa saktesuar dhe garantuar asgje. Ndersa Thaci tallet me zgjedhesit e tij dhe popullin, duke deklaruar se ai nuk kishte menduar liberalizimin e vizave, por vetem fillimin e negociatave per liberalizim te vizave. Dhe ky qellim qenka arritur para afatit 15 muajsh qe kishte parashikuar Thaci.
    Eshte mese e qarte se per BE liberalizimi i vizave ishte dhe mbetet mjeti me efikas i presionit dhe manipulimit politik ndaj kosoves dhe ne Kosove edhe per nje kohe te caktuar. Prandaj, do te ishte gabim fatal, nese liberalizimi i vizave do te ndodhte brenda 15 muajve te Thacit. Per liberalizimin e vizave, pengjit e sistemit kolonial amaerikano-europian, te izoluarit e Europes, te diskriminuarit e Europes, te keqperdorurit e Europes, te keqtrajtuarit e Europes, te shiturit e Europes, viktimat e Europes apo quaj si te duash..., duhet te paguajn edhe me shume dhe te vuajn edhe shume me gjate. Se paku edhe nje mandat i Thacit dhe administrates se perzgjedhur nga kolonialistet duhet te sigurohet dhe legjitimohet formalisht permes ceshtjes se liberalizimit te vizave, qe me gjase do te tematizohet perseri bash ne kohen e zgjedhjeve te ardhshme. Gjithashtu, per hir te liberalizimit "dhe te inegrimit Bla, Bla... Copyright © 2000-2011, H. Thaci&Co" do te behen edhe leshime tjera ne realacion me Serbine, dhe sidomos ne veri te Kosoves. ...

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 16-10-2011 më 06:59

  3. #83
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Nuk i ve ne dyshim, denoncimet per padrejtesite qe tregohen, por as Shqiperia as Kosova, dhe asnje vend tjeter i Ballkanik, nuk eshte aq i fuqishem ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht, etj ,etj , qe ti peshoje fjala dhe dhe te arrije ate i nevojitet. Perkundrazi!
    Dhe puna e europes eshte si nje thike me dy presa, nje e mire e keqe, nga halli.Po c ti besh kur nuk te konsiderojne fare, per mend te kokes.
    S'kam ndermned te zgjatem se po te vazhdojme tema s'mbarron kurre , vecse do te kujtoja nje shprehje te Schopenhauer: ' cdo njeri mund te beje ate qe mund e deshiroje, por nuk mund te deshiroje gjithcka qe do '
    Ndryshuar për herë të fundit nga brandon : 16-10-2011 më 10:40
    La vida es un carnaval

  4. #84
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Serbia merr statusin e kandidatit !!!!
    ....a me barrikada me kejt a? a veq kshtu vet....

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Hallexhiu Hashim Thaçi!

    Beqë Cufaj

    Nuk do të duhej të ishim profetë për t'ia qëlluar se çfarë do na vinte nga Brukseli. Tekefundit, atë që teknokratët e Komisionit Europian e shkruajnë, qytetari dhe me këtë edhe vdektari i zakonshëm i Kosovës e përjeton në një formë shumë më brutale çdo ditë. Prandaj pse ta heshtim që teksti i Raportit të Progresit mes rreshtash potencon: Kosova është në duart e hajdutëve e harbutëve po aq sa të injorantëve dhe intrigantëve.

    Dhe po: Kosova është një vend që nuk i ka veç do probleme të cilat do të kishin shansin të zgjidheshin brenda një kohe të shkurtër- të themi 2-3 vjet. Jo. Të gjithë, ama bash të gjithë parametrat e zyrave të spin-doktorëve të kancelarive perëndimore e kanë të shkruar të zezë në të bardhë: një vend pa lidership ose me lidership por të shantazhueshëm dhe të korruptueshëm për të cilin nuk priten ditë të mira, po për së paku 2, 3 vjetët që vijnë.

    Kjo Republikë është një moçal në të cilin çdo gjë është problematike. Nga ajri i ndotur përmes praktikanteve e praktikantëve dhe pensionisteve e pensionistëve perëndimorë që "punojnë" në "misionet" e "administratave ndërkombëtare" deri tek kasta sunduese politike, e cila nuk ka vizion as këllëç të kapet me realitetin e rëndë me të cilin qytetarët tash sa vite po përballen.

    Ky vend është i zënë peng nga njerëz të cilët jo veç që nuk çajnë kokën për të tashmen dhe të ardhmen, por thjesht vazhdojnë ta shohin dhe çka është edhe më keq- ta përdorin atë dhe çdo gjë, për të ruajtur dhe kontrolluar pozitat e tyre dominuese.

    Prandaj kush u mërzit që kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i mbiquajtur Shef, dilte dhe tallte popullin e tij (sic!) kur thoshte që "e mbajti premtimin" për vizat, mos të mërzitet më! E dini pse? Sepse Thaçi atë mund ta thoshte. Prandaj edhe e thoshte. Kryebariu i kopesë e ka kuptuar se si duhet drejtuar shkopi i tij magjik (shtaga!) dhe turma e kryesuar nga lobistët e mejhaneve e sakaqeve të kasabasë sa çel e mshel sytë e shkep selamin e shefit (me Sh të madhe).

    Por e ec e mos ço krye para këtij haberi të hallexhiut e hajgarexhiut Hashim Thaçi?

    E dini pse tallet ashtu? Tallet sepse do por shumë më shumë edhe mundet dhe para së gjithash i duhet. Ka shumë halle dhe vetëm nga halli në hall mund të mbijetojë.

    Bile, pas këtij Raporti të Progresit dhe parametrave të sipërpërmendura është për t'u vajtuar deri në dënesje me këtë- herë hajgarexhi e herë hallexhi që e ka mësuar zanatin aq mirë sa që mundet lehtë, fare lehtë, brenda disa muajsh këtë vend ta bëjë të besojë që do hajë me lugë dukati!...

    Pse jo? I ka në duar shumicën e televizioneve e gazetave, bizneseve e partive, personaliteteve me ndikim e që- do-të-donin-të-jenë- me ndikim... Si të mos e marrim vesh që të qeverisësh në një vend të vogël si ky yni nuk është edhe aq vështirë? Kur shefi për çdo gjë dhe kur të dojë mund të lëshojë një pupël nga jastëku i rehatisë dhe ajo merr drejtimin tek adresantët. Prandaj derisa ta ketë kokën e rehatuar në atë jastëk me pupla "qeverisjeje" do ta ketë më tepër se lehtë të na... qeverisë.

    Të jemi të qartë: problemi i këtij vendi nuk është as te (keq)qeverisja as te (mos)sundimi i ligjit. Jo pa e kuptuar që hallet e Thaçit nuk përputhen me ato të banorëve të kësaj Republike të sfilitur. Prandaj e kemi këtë teatër absurd i cili ka të bëjë me çdo gjë por jo edhe me shtet(ësi), jo me institucione, jo me politikë, jo me punë, jo me përpjekje për konsolidim, jo me vizion për të ardhmen e fëmijëve tanë.

    Hallet e Hashim Thaçit thjesht nuk përputhen me ato të vdektarëve të zakonshëm të këtij nënqielli. Prandaj i kemi hajgaret e tij.

    Ai e ka për mbijetesë politike e njerëzit e këtij vendi e kanë për mbijetesë të llojit e sojit tjetër: nga përditshmëria deri te paperspektiva... Prandaj tallet herë me raportet si ky e herë me vizat, herë me qeverisjen e herë me sundimin e ligjit, herë me gazetarët e herë me parlamentarët, herë me partinë (e tij) e herë me partitë tjera... Gjëja që ai nuk e di a s'ia kanë thënë është se: hallexhinjtë më të mëdhenj janë edhe hajgaraxhinjtë më të mëdhenj!
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...-hashim-thaci/

  6. #86
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Merkel: Serbia nuk është gati për në BE

    02.12.2011, ora 15:59




    Dështimi i arritjes së marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, edhe pas shumë orë diskutimesh në Bruksel, duket se e ka vënë në një pozitë më të favorizuar Kosovën. Kjo, për shkak se pala kosovare është treguar e gatshme që të pranojë edhe këtë marrëveshje, por jo ajo serbe, së cilës, Komisioni Evropian ia pati kushtëzuar marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, me suksesin në bisedimet me Prishtinën.

    Kryeminisitri Hashim Thaçi bëri të ditur se Prishtina pranon marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufirit, meqë, sipas tij, ajo është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

    “Gjithçka do të respektohet në përputhshmëri me dokumentin e presidentit Ahtisaari, me Kushtetutën dhe ligjet tona. Çështjet janë teknike, çdo pretendim për të kaluar mbi këto dokumente për Prishtinën është diçka e patejkalueshme, prandaj edhe qëndrimet tona janë shumë të qarta, kanë qenë shumë kreative, gjithmonë të shkohet në drejtim të zgjidhjeve sipas modelit evropian”.

    “Në kuadër të kësaj ka qenë edhe çështja e menaxhimit të integruar të kufirit, që është një model i lartë evropian që të dominojë edhe në rajonin tonë edhe mes Kosovës dhe vendeve fqinje, por edhe me Serbinë që do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit, komunikimit mes vendit tonë dhe vendeve në rajon dhe popujve tjerë”, tha Thaçi, pas mbledhjes së Kabinetit qeveritar.

    Por, deputeti nga partia opozitare, Burim Ramadani, shprehu rezerva në lidhje me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, duke ngjallur dyshimet se në fakt po shkelet edhe mbi integritetin territorial të vendit.

    “Pozicioni i Prishtinës është i çuditshëm, sepse nuk mund të ketë menaxhim të integruar të kufijve pa njohjen reciproke dhe si e tillë, është situatë e patejkalueshme. Nuk besojmë se do të ketë marrëveshje të rregullt dhe sipas konceptit evropian. Qeveria e Kosovës duhet të mos lëshojë pe në stërkeqjen e konceptit evropian. Qëllimi i Beogradit është i qartë të arrijë marrëveshje pa i njohur kufijtë duke u bazuar në planin gjashtëpikësh të Ban Ki-moonit”, i tha Radios Evropa e Lirë, Burim Ramadani.

    Sidoqoftë, me apo pa arritjen e kësaj marrëveshjeje, për shkak të qëndrimit refuzues të palës serbe në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, sipas analistit politik, Ardian Arifaj, Kosova po merr nota pozitive në Bruksel.

    “Prishtina duket më bukur në këto bisedime sesa Serbia. Prishtina është pala konstruktive dhe në një mënyrë e ka arritur qëllimin, apo maksimumin për ta përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për t’u dukur si palë konstruktive që punon për stabilizimin e rajonit dhe bashkëpunimin rajonal. Përballë e ka Serbinë që është në një fushatë elektorale dhe ku partia në pushtet, DS-ja, është në presion nga partitë tjera dhe nuk është në gjendje të bëjë kompromise, sidomos për temat që janë më të nxehta, si kjo e menaxhimit të integruar të kufijve”, theksoi Arifaj për Radion Evropa e Lirë.

    Prishtina zyrtare ka kërkuar nga BE-ja që për konstruktivitetin e saj të treguar në bisedime, të shpërblehet në kuadër të proceseve integruese, përkatësisht liberalizimin e vizave, si dhe lidhjen e marrëdhënieve kontraktuale me vendet e BE-së.

    Ajo që duket se do të marrë Kosova është udhërrëfyesi, dokument ky që tregon rrugën për liberalizim, por nuk nënkupton lëvizjen e lirë të kosovarëve pa viza në zonën Shengen.

    Por, sipas analistit Arifaj, kushtin për të marrë statusin e kandidatit duket se nuk do ta marrë Serbia, nga e cila qe kërkuar që të jetë konstruktive dhe të arrijë përparim në bisedimet me Kosovën. Sipas tij, kësaj i ka kontribuar si qasja jokonstruktive në bisedime, ashtu edhe situata e nderë në veriun e Kosovës.

    “Bisedimet kanë qenë një kut matës për Serbinë, për të treguar se sa është e sinqertë në angazhimin për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Në ditët kur mediat gjermane dhe austriake janë të mbushura me lajmet për ushtarët e tyre të plagosur në veri të Kosovës për faj të Serbisë, për involvimin e Serbisë, sigurisht se tregojnë se Serbia ka një qëllim tjetër, bën diçka tjetër, e flet diçka tjetër. Dhe, siç tha edhe zonja Merkel, kjo tregon se Serbia nuk është e gatshme të marrë statusin e kandidatit“, nënvizoi Arifaj.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri të ditur të premten se Serbia nuk i ka përmbushur pritjet e BE-së, si dhe e akuzoi atë për plagosjen e ushtarëve gjermanë dhe austriakë në Jagnenicë, gjatë përpjekjes së KFOR-it për t’i larguar barrikadat.

    Kjo deklaratë e fundit e Merkel, bëri opozitarët të përsërisin thënien se “Gjermania po e mbron më shumë Kosovën, sesa vetë Qeveria e Kosovës Kosovën”.

    albeu.com

    Bravo Gjermania!

  7. #87
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Edhe ndryshojani titullin kesaj teme!

  8. #88
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Merkel Rrofsh..

  9. #89
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Merkel: Serbia në BE? Nuk i ka plotësuar kushtet





    Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur të pandryshuar qëndrimin ndaj marrjes së statusit të vendit kandidat për Serbinë, edhe pse shumë nga vendet evropiane, parapëlqejnë që shtetit serb t’ia japin një status të tillë.

    Në një paraqitje para Bundestagut gjerman kancelarja Merkel ka deklaruar se e vetmja rrugë e Serbisë drejt BE-së mund të jetë nëpërmjet normalizimit të raporteve me Kosovën.

    Merkel, bën me dije Kosovatimes, e ka bërë të qartë se Serbia nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë një vend kandidat për BE, ndërsa diplomatë evropianë, këto fjalë të kancelares para parlamentarëve gjermanë i kanë komentuar si një paralajmërim se Serbia do ta ketë thuajse të pamundur për ta marrë statusin e dëshiruar, gjatë samitit të BE-së që do të mbahet javën tjetër.

    Gjermania, kështu po e shuan ëndrrën politike të Serbisë të përmbledhur me fjalët "edhe BE-ja, edhe Kosova".

    BE: Jo status për Serbinë

    Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën në një marrvëshje mbi dhënien e statusit kandidat ndaj Serbisë. Ndjeshmëritë pro dhe kundër shoqëruan debatin e vendeve anëtare gjatë mbledhjes, sipas Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton, e cila tregoi gjatë konferencës për shtyp se cfarë pret Brukseli nga Beogradi.

    "Të sigurohet se nga Beogradi pë bëhet presion maksimal ndaj atyre që po kryejnë dhunë dhe të garantojnë që barrierat janë hequr. Jam e bindur që vendet anëtare kur të diskutojnë në Këshillin e Ministrave të Përgjithshëm të BE-së do të egzaminojnë se cfarë është bërë e cfarë është thënë, gjatë debatit të tyre mbi të ardhmen", tha Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e BE.

    Gjermania dhe Austria duket se rreshtohen ndër vendet kryesore që nuk e mbështesin kandiaturën e Serbisë, meqënëse gjatë dhunës së të hënës në veri të Kosovës e pësuan dhe ushtarët e këtyre dy vendeve.

    Ndërkohë që shtetet europiane në favor të Serbisë shpresojnë në rezultatet e raundit të 8 të bisedimeve me Kosovën. Pas negociatave maratonë të një dite më parë, bisedimet mes kryenegociatorëve Tahiri e Stefanovic, me ndërmjetësimin e BE-së, vazhdojnë ende që prej mëngjesit të sotëm, por nuk pati ndonjë rezultat konkret deri në mbrëmje.

    TCH

  10. #90
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Merkel: Serbia nuk është gati për në BE

    02.12.2011, ora 15:59




    Dështimi i arritjes së marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, edhe pas shumë orë diskutimesh në Bruksel, duket se e ka vënë në një pozitë më të favorizuar Kosovën. Kjo, për shkak se pala kosovare është treguar e gatshme që të pranojë edhe këtë marrëveshje, por jo ajo serbe, së cilës, Komisioni Evropian ia pati kushtëzuar marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, me suksesin në bisedimet me Prishtinën.

    Kryeminisitri Hashim Thaçi bëri të ditur se Prishtina pranon marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufirit, meqë, sipas tij, ajo është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

    “Gjithçka do të respektohet në përputhshmëri me dokumentin e presidentit Ahtisaari, me Kushtetutën dhe ligjet tona. Çështjet janë teknike, çdo pretendim për të kaluar mbi këto dokumente për Prishtinën është diçka e patejkalueshme, prandaj edhe qëndrimet tona janë shumë të qarta, kanë qenë shumë kreative, gjithmonë të shkohet në drejtim të zgjidhjeve sipas modelit evropian”.

    “Në kuadër të kësaj ka qenë edhe çështja e menaxhimit të integruar të kufirit, që është një model i lartë evropian që të dominojë edhe në rajonin tonë edhe mes Kosovës dhe vendeve fqinje, por edhe me Serbinë që do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit, komunikimit mes vendit tonë dhe vendeve në rajon dhe popujve tjerë”, tha Thaçi, pas mbledhjes së Kabinetit qeveritar.

    Por, deputeti nga partia opozitare, Burim Ramadani, shprehu rezerva në lidhje me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, duke ngjallur dyshimet se në fakt po shkelet edhe mbi integritetin territorial të vendit.

    “Pozicioni i Prishtinës është i çuditshëm, sepse nuk mund të ketë menaxhim të integruar të kufijve pa njohjen reciproke dhe si e tillë, është situatë e patejkalueshme. Nuk besojmë se do të ketë marrëveshje të rregullt dhe sipas konceptit evropian. Qeveria e Kosovës duhet të mos lëshojë pe në stërkeqjen e konceptit evropian. Qëllimi i Beogradit është i qartë të arrijë marrëveshje pa i njohur kufijtë duke u bazuar në planin gjashtëpikësh të Ban Ki-moonit”, i tha Radios Evropa e Lirë, Burim Ramadani.

    Sidoqoftë, me apo pa arritjen e kësaj marrëveshjeje, për shkak të qëndrimit refuzues të palës serbe në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, sipas analistit politik, Ardian Arifaj, Kosova po merr nota pozitive në Bruksel.

    “Prishtina duket më bukur në këto bisedime sesa Serbia. Prishtina është pala konstruktive dhe në një mënyrë e ka arritur qëllimin, apo maksimumin për ta përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për t’u dukur si palë konstruktive që punon për stabilizimin e rajonit dhe bashkëpunimin rajonal. Përballë e ka Serbinë që është në një fushatë elektorale dhe ku partia në pushtet, DS-ja, është në presion nga partitë tjera dhe nuk është në gjendje të bëjë kompromise, sidomos për temat që janë më të nxehta, si kjo e menaxhimit të integruar të kufijve”, theksoi Arifaj për Radion Evropa e Lirë.

    Prishtina zyrtare ka kërkuar nga BE-ja që për konstruktivitetin e saj të treguar në bisedime, të shpërblehet në kuadër të proceseve integruese, përkatësisht liberalizimin e vizave, si dhe lidhjen e marrëdhënieve kontraktuale me vendet e BE-së.

    Ajo që duket se do të marrë Kosova është udhërrëfyesi, dokument ky që tregon rrugën për liberalizim, por nuk nënkupton lëvizjen e lirë të kosovarëve pa viza në zonën Shengen.

    Por, sipas analistit Arifaj, kushtin për të marrë statusin e kandidatit duket se nuk do ta marrë Serbia, nga e cila qe kërkuar që të jetë konstruktive dhe të arrijë përparim në bisedimet me Kosovën. Sipas tij, kësaj i ka kontribuar si qasja jokonstruktive në bisedime, ashtu edhe situata e nderë në veriun e Kosovës.

    “Bisedimet kanë qenë një kut matës për Serbinë, për të treguar se sa është e sinqertë në angazhimin për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Në ditët kur mediat gjermane dhe austriake janë të mbushura me lajmet për ushtarët e tyre të plagosur në veri të Kosovës për faj të Serbisë, për involvimin e Serbisë, sigurisht se tregojnë se Serbia ka një qëllim tjetër, bën diçka tjetër, e flet diçka tjetër. Dhe, siç tha edhe zonja Merkel, kjo tregon se Serbia nuk është e gatshme të marrë statusin e kandidatit“, nënvizoi Arifaj.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri të ditur të premten se Serbia nuk i ka përmbushur pritjet e BE-së, si dhe e akuzoi atë për plagosjen e ushtarëve gjermanë dhe austriakë në Jagnenicë, gjatë përpjekjes së KFOR-it për t’i larguar barrikadat.

    Kjo deklaratë e fundit e Merkel, bëri opozitarët të përsërisin thënien se “Gjermania po e mbron më shumë Kosovën, sesa vetë Qeveria e Kosovës Kosovën”. albeu.com

    Bravo Gjermania!
    haha loooool

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •