Përderisa ne ngelëm në vend dhe të tjerët ecin besoj se duhen bërë ca 'analiza' për të nxjerrë ca konkluzione.
Besoj se nuk ke arsye të dyshosh që unë kam ndonjë simpati për Bishën (jo thjesht Kafshë se ka edhe kafshë të dobishme)...por le të shqyrtojmë faktet.
Arsyet e mospranimit i dimë të gjithë se janë bërë bajat:
1. Korrupsioni (administratë-gjykatë-polici-mjekësi),
2. Rrugëkalimi i trafikut të drogës dhe prostitucionit.
3. Mungesa e shtetit ligjor (dmth nuk denoncohet, nuk burgoset dhe nuk dënohet ndonjë "peshk i madh" për krime, rryshfet etj).
Etj etj etj.
Korrupsioni???? BE dërgon një përfaqësues GREK të vlerësojë korrupsionin shqiptar. Del i dhjeri të vlerësojë të përrmjerin.
Greqia, Rumani, Bullgaria janë NJËSOJ si Shqipëria për korrupsion, për të mos thënë më keq.
Po jo, ne jemi problem.
Mungesa e zbatimit të ligjit? Trafiku? Këtë e thotë Evropi kur një nga nga vendet THEMELUESE të BE është jo "rrugkalimi" por Kombinat I Përpunimit të Thellë të Drogës. (s'po flas prapë për Greqi, Bullgari, Rumani). Në Shqipëri përveç vitit '97 nuk të vjen "postieri" i Mafies me bombë në dorë për të vjelë 'pizzo'-n.
Po jo, ne jemi problem.
Në Serbi e Maqedoni janë vrarë kryeministra e ministra të Brendshëm, kurse problem na qenka pse Bisha dhe Gjatovina nuk flenë bashkë po flenë në dhoma veç e veç.
Po jo, ne jemi problem.
Serbia NUK plotëson ASNJË kriter. Serbia ashtu si ne drejtohet nga KRIMINELË dhe MAFIOZË.
Serbia është BAZË e prostitucionit dhe pikëshpërndarje e rrugëve të drogës për në Europë.
Serbia nuk RESPEKTON asnjë pikë të të drejtave të Njeriut, që nga mbrojtja e kriminelëve të luftës, mosnjohja e krimeve të luftës, mosdëmshpërblimi i viktimave, mosrespektimi i Minoriteteve, mosrespektimi i ligjeve antidiskriminimit politik, racial dhe seksual,
Etj, etj, etj.
Këto janë ashtu...po pa rigon hiç.
Futja apo mosfutja në BE është tërësisht POLITIKE.
U deshi kandari të na fusin në NATO, na numëronin arritjet.
Nuk u do kandari të na fusin në BE se këtu është lënë "Zonë Ruse", nuk na fusin.
Pikë.
Pa si Bisha si Gjatovina veglat e tyre janë. Dje i mburrnin, sot i shajnë e nesër prapë do t'i mburrin...e ne prapë këtu do jemi.
Kur u mblodhën luani, ujku, ariu, çakalli, dhelpra dhe gomari të gjenin "më mëkatarin" doli fajtor gomari që kishte ngrënë "barin e pafajshëm".
Krijoni Kontakt