Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Avenyja e Pestë e Nju Jorkut, u “vesh” me petkun kuq e zi!

    Avenyja e Pestë e Nju Jorkut, u “vesh” me petkun kuq e zi!



    (Bota sot) - Fifth Avenue do të "pushtohej" nga Parada për disa orë në Ditën e Kolombit, e cila është kremtimi më i madh në botë i kulturës italo-amerikane. Parada u udhëhoq nga Grand Marshal Jospeh Plumeri një filantrop i njohur italo - amerikan, dhe Kryetari CEO i Willis Holdings Group.
    Festa e Kolombit ose Parada - Dita e Kolombit, kulmon në qytetin e New York-ut, metropolin e botës, ku jeton dhe pjesa më e madhe e komunitetit italian në SHBA-ës. Këtu mbahet për çdo vjet një paradë e cila fton rreth saj edhe komunitetet e tjera, dhe ndiqet nga miliona njujorkez në dy anët e rrugës së famshme e pesta Avenue.. Shqiptarët e Amerikës, duke parë lidhjet e mira me komunitetin italian, dhe njohjes me këtë rast të origjinës së qindra mijëra arbëreshëve që jetojnë për më shumë se një shekull në jug të Italisë, kanë shfrytëzuar këtë rast që urat e miqësisë mes dy komuniteteve të forcohen dhe të rriten. Shqiptarët, dekadën e fundit kanë arritur të bëhen pjesë e kësaj parade, duke parakaluar me të gjitha simbolet tona kombëtare, flamurin kuq e zi, dhe veshjet popullore të të gjitha krahinave. Ata këndojnë e vallëzojnë shqip duke krijuar një atmosferë të pa parë festive në qendër të New Yorkut.

    Këtë vit ka qenë një organizatë e re shqiptare në New York, e quajtur Rrënjët Shqiptare, që iu bashkua paradës Dita e Kolombit, duke demonstruar me flamurin kuq e zi, simbolet tona kombëtare në mënyrë madhështore për më shumë se tre orë në segmentin e rrugës 5 Avenue, nga 47 street deri në mbyllje të paradës në 72 Street. Drejtuesit e kësaj organizate Marko Kepi, Dori Nasko dhe Ervin Toro, thanë se ftuan në këtë paradë ku morën pjesë qindra të rinjë e të reja nga Shqipëria e Kosova , viset shqiptare, dhe ish kongresistin arberesh Joe DioGuardi, presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, kreun e KLD-së, zotin Kreshnik Spahiu, këngëtaren nga Kosova Genta Ismaili , këngëtaren nga Shqipëria, Çijeta Gjilaga, artistin e mirënjohur shkodran Frederik Ndoci, koreografen Agjelina Nika - drejtuese e grupit të valltarve të qendrës kulturore Rozafa, nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, e të tjerë.
    Në këtë paradë parakaloi edhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, me logon e saj dhe himnin e saj të kënduar nga këngëtarja Genta Ismaili, ndërkohë, që e përshëndetën festën e shqiptarëve edhe lobisti i njohur shqiptarë Joe DioGuardi, kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu, veprimtari Mark Gjonaj, Marko Kepi, Ervin Toro, Frederik Ndoci.

    Shqiptarët zgjodhën të parakalojnë kësaj rradhe me moton Çamëria është Shqipëri.
    Në paradën me moton Çamëria është Shqipëri mori pjesë edhe kryetari i shoqatës Çamëria në Amerikë, veprimtari i dalluar i çështjes çame, në Shtetet e Bashkuara, zoti Sali Bollati, me gjithë anëtarët e familjes së tij dhe veprimtar të tjerë të çështjes çame. Zoti Bollati erdhi në paradë i veshur me një kostum popullor të folklorit karakteristik të trevës shqiptare të Çamërisë, sjellë nga Kanadaja, enkas për këtë paradë. Një grup veprimtarësh çamë, erdhën nga shtetet e tjera për të parakaluar me moton Çamëria është Shqipëri. . Ish kongresisti Dioguardi presidenti i të parit lob shqiptar në Amerikë, foli se së fundi ka ngritur problemin e minoriteteve, duke theksuar se të drejtat e shqiptarëve në Greqi nuk respektohen, ndryshe nga ato të minoritetit grek në Shqipëri që gëzon të gjithë të drejtat.






    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  2. #2
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787




    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  3. #3
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787





    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  4. #4
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787




    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Sa bukur
    I njoh ca fytyra

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Avenyja e Pestë e Nju Jorkut, u “vesh” me petkun kuq e zi!
    Fifth Avenue normalisht nuk perkthehet.

    Perndryshe, fotografi te mira!

    Pershendetje

  7. #7
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Shi kjooooo dora e vogel si e mban flamurin lum prinderit per djalin, si engjell e kane!!!

    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-09-2011
    Postime
    6
    shume shume bukure bravo rofte shqiperia emadhe

  9. #9
    Shume bukur ,sa mire do ishte te kishim edhe ketu te njejtin gezim
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •