-
Irfan CANA:ANALIZAT E çËSHTJEVE EKONOMIKE
TRIADA DIALEKTIKE E PRIVATIZIMIT
Shkruan;Irfan CANA
Në midisin tone , tani për tani , jemi dëshmitarë të drejtpërdrejt, se puna rreth privatizimit të pronës shoqërore - ka rrjedhur sipas modeli hegelian :
-Ndryshe mendohet,ndryshe flitet dhe ndryshe punohet-identifikisht mu sikur idealisti i dëshpëruar , i bindur në të parën , tamam sa është realist në të dytën.
Opiumi i ri për popullin Kosovar , triada dialektike e cekur më lart vërehet ,siç kishim me thënë,gjithkund dhe në çdo vend dhe çdo ditë fiton kundërshtarë të mëdhenj . Ajo është për shumicë sfida e papritur që u ka tronditë seriozisht mend në kokë të gjithë Kosovarëve .
Si të themi ,ka funkcionuar kjo triadë në shembullin e privatizimit ?
Kokat e '' Urta " , duke implementuar principin e triadës dialektike ,janë sjellur dhe sillen ndaj pronës shoqërore - pasurisë së punëtorëve,mu sikur ndaj të vegjëlve . Publikisht nuk pushojnë në çdo skut të flasin , se procesi është në interes të veçantë për shoqërinë ,e gjithçka po bëjnë që atë interes ta realizojnë në mënyrë inokose ,pa transparencë me pasoja tepër të dëmshme për të gjithë .
Atë , çka ata mendojnë, ajo le të mbetet çështja e tyre e brendshme dhe kudo e kahdo le t'u jetë udha e gjërë dhe e çelur ,përkatësisht ,lobotomia është në manirin e tyre të sjelljes . Mirëpo , atë çka kanë thënë gjatë fillimit të procesit të privatizimit-i tërë Bordi udhëheqës është dashtë, denjësisht në mënyrë të sinqert, para trashëgimtarëve të pasurisë shoqërore, ta zbërthejnë,ta kontrollojnë dhe t'i përmbahen asaj çka kanë nënshkruar nëpër kontratat e shitblerjes. .
Ata, fare atë se kanë bërë dhe bile as që janë përpjekur ta bënë.Kohëve të fundit,në disa nga ndërmarrjet e privatizuara me Spin of Special,kontratat u janë kthyer në rishikim përshkak të lëshimeve të shumta në to.
Së pari : Implementimi i Rregullores së Privatizimit ka shkuar me hapa shumë të ngadaltë dhe tejmase janë vonuar ligjet adekuate të politikave operacionale , e kjo a është në interes të Kosovarëve ?!
Së dyti : Hapja e tenderëve në mënyrë jo transparente , mos angazhimi dhe puna jo efikase e grupeve punuese profesionale në vlerësimin fillestarë të pasurisë së ndërmarrjeve shoqërore dhe shitja e tyre e dyshimt-a është në dobi të punëtorëve?!
Së treti : Në fund fundit - këto ndërmarrje që privatizohen - për të cilat "angazhohet" agjencia - si organ i zgjedhur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-janë formuar dhe ekzistojnë që t'i ndihmojnë ekonomisë Kosovare-gjegjë sisht punëtorëve të ndërmarrjeve që privatizohen dhe t'u gjejë një zgjidhje fatlume në të ardhmen që sa më lehtë të inkorporohen në trendet e ekonomisë botërore- apo anasjelltas - edhe njëra ,edhe e dyta ,edhe e treta veprojnë në të mirë të përgjithshme të " Elitës " së bordit?
Kohë e gjatë ka kaluar-saktësishtë vite me radhë,duke kërkuar përgjigje në këto pyetje - shumica e punëtorëve kanë marrë botën në sy jashtë atdheut,apo kanë vdekur , ndërsa atyre që kanë mbetur në Kosovë-në pyetje të tyre të shpeshta jetike , drejtuar organeve gjegjëse u përgjigjenin me ironi, ndër më sarkastike .
Duke bërë analogji - se pas çdo mashkulli të suksesshëm qëndron gruaja , bazuar në tenderët e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara tek ne në Kosovë - lirisht mund të themi se : Pas çdo milioneri vendas ,qëndron hija !
-
-
MËRGIMTARË,PER KOSOVËN-SOT OSE KURR !
Shkruan; Irfan CANA
Në këtë gjendje siç ndodhet sot Kosova ,një ndihmë urgjente dhe reale,pa kurrfarë qëllimesh të prapta ,do të ishte e mirëseardhur në çdo kohë.Shumë ekspertë tanë të ekonomisë sytë i kanë drejtuar kah mërgata jonë.Aty e shohin një nga mundësitë e shumta të ndihmave që i duhen në këto çaste t,i ipen Kosovës.Mërgimtarët tanë në diasporë duhet të jenë të unifikuar sikur një dhe sa më shpejt të përpiqen t,i dalin në ndihmë Kosovës-atdheut të tyre të dashur.
Vetëm një gjë nuk do të kishte kontekst,e as kurrfarë dyshimi në slloganin:"Sot ose kurr!''Tani për tani,kjo është devizë më thellbësore që duhet të preokupojë mërgimtarin tonë në diasporë.Këtë thirrje,prore duhet ta mbajë në brendi të kokës.Një gjë duhet kuptuar dhe duhet t,i bëhet e ditur çdo mërgimtari tonë se e do me
mish e me shpirt Kosovën e lirë dhe nesër,edhe më të fortë e më të zhvilluar.Nëse edhe këtë rast të volitshëm nuk do të dimë të shfrytëzojmë me mençuri patriotike,pastaj shumë vështirë do të ndodhte që të na afrohej rast si ky i tanishmi,dhe Kosova gjatë nuk do të mund të merrte vehten,ta formoj identitetin politik dhe ekonomik.Siç e kemi gjendjen tani në ekonomi,dhe nëse edhe ndihma nga mërgata jonë do të mungojë,jemi në rrugë të drejtë ta humbim rastin që është para syve tanë.Kjo humbje duhet ta kemi të qartë të gjithë,nuk do të jetë veç humbje për kosovarët,por edhe për të gjithë shqiptarët përreth,në rajon e në botë.Shtrohet pyetja;Çka dhe si duhet në këto ditë të vështira t,i ndihmohet Kosovës?
Nëse biznismenët e njohur shqiptarë nuk ngrihen kundër këtyre problemeve që i mundojnë vëllezërit e tyre në Kosovë,kjo nuk do të ishte asgjë më tepër se një vend në Ballkan,një pikë e rëndomtë në hartë.Mërgimtarët tanë ,biznismenë të njohur duhet të ndërmarrin veprime konkrete të duhura dhe legale dhe t,i thyejnë paragjykime të këqija që i endin armiqtë e saj,t,i eliminojnë pengesat që janë si digë e përditëshme të një zvillimi më të hovshëm e normal,mu siç është duke u zhvilluar ekonomia e shteteve të Perëdimit.Pra sa më shpejt të përkrahet ky apel nga diaspora jonë,ku do t,i bashkangjiten të gjithë si një,aq më lehtë do të tejkalohen barrierat që gjenden para Kosovës.Në Kosovë do të krijohej një ambient më i përshtatshëm sa i përket zhvillimit të biznesit dhe do të ishte si sinjal i fortë për tërheqjen e investitorëve të huaj.Fundi fundit,duke paraparë sfidat serioze me të cilat ballafaqohet ekonomia kosovare,u mbetet afaristëve shqiptarë që të japin gjithçka për ta zgjidhur problemin.Po nuk e bënë këtë mërgimtarët tanë jashtë atdheut,duhet t,u jetë e qartë se askush tjetër nuk do të bëjë në vend të tyre.Nëse i qasemi dukurisë në mënyrë kuantitative,se sa mund të jetë ky kapital i përgjithshëm e i domosdoshëm financiar i mërgimtarëve tanë në diasporë dhe sa mund të jetë shuma e tij që do të hyrte në Kosovë,vijmë gjer te e dhëna dhe konstatojmë se ai kapital nuk është për t,u nënçmuar dhe se është mjaft inkurajues.
Nga përvoja e gjertanishme,dimë se punëtoret tanë përkohësisht të punësuar në shtete të jashtme,nga të ardhurat e tyre,një pjesë e ndajnë dhe ua dërgojnë në Kosovë të afërmve të vet si ndihmë.Kjo shumë e parasë nuk është e njejtë te të githë por ajo ndryshon në mvareshmëri të shumë faktorëve që determinojnë atë ndihmë.Nëse paramendojmë se ajo ndihmë mesatare është 5oo euro në muaj,del se 1/3 e mërgimtarëve tanë,apo 2oo mijë sish do të grumbullonin afro l00 milion euro në muaj.Nuk është vështirë të dihet shuma vjetore e këtyre ndihmave e që është miliardëshe.
Me ardhjen në Kosovë të kapitalit të freskët financiar,dalin në shesh shumë anë të mira të tij.Pa mëdyshje reflektohet interesi polivalent i tij,i rëndësisë specifike,çka njëherit do të bënte të mundshëm vitalizimin dhe
revitalizimin,si dhe rikonstruktimin e ekonomisë kosovare.Fuqia impozante e kapitalit të dëshiruar jep premtime të besueshme,e në radhë të parë,mundëson ndihmë të pakursyeshme në transformimin dhe mbarëvajtjen e ekonomisë kosovare.Me futjen e kapitalit të ri në shumë fusha të veprimtarisë ekonomike,të gjithë do të fitojnë;edhe pronari i parave të kursyera,edhe shoqëria e gjërë dhe ekonomia e vendit,por edhe shtetet e jashtme ku gjenden me punë të përkohëshme mërgimtarët tanë.Kjo dobi e gjithanëshme shprehet në shumë segmente të një shoqërie moderne dhe bashkëkohore.Duke investuar në atdhe,mërgimtarët tanë,sikur në perëndim do t,mund t,i realizonin po ato interesa që i realizonin atje sipas konformitetit të ligjeve të ekonomisë së tregut.Ndoshta për ndonjë shtet me ekonomi të zhvilluar nuk do të kishte rëndësi aq të madhe dhe s,do të sajonte ndonjë biznes sado që të jetë i madh,por për banorët e Kosovës në gjendje çfarë është këto ditë,çdo cent ështe i mirëseardhur.
Me ardhjen e kapitalit të freskët në atdheun e vet,mërgimtarët tanë në diasporë,duke u nisur nga mentaliteti perëndimor,nuk do të investojnë gjithë ato para pa qëllim dhe interes të caktuar.Tash,fati i ardhmërisë së Kosovës varet nga sjellja e afaristëve tanë që veprojnë jashtë dhe brenda Kosovës.Ky afarizëm kërkon sinqeritet dhe dashuri të madhe për t,i ndihmuar sot atdheut të vet.Ndoshta nesër brezi i ri,angazhimin e fuqishëm të mërgimtarëve tanë do ta kuptonin për të mirë;''Ja 2oo mijë punëtorë në mërgim i ndihmojnë atdheut të vet Kosovës në ditët më të vështira me kapital prej dhjetra miliardë eurosh.Bota,me siguri do të na vënë edhe epitetin
osovarët i janë rrekur punës; Si japonezë!
-
-
TRAUMAT E TRANZICIONIT
SHKRUAN; Irfan CANA
Në mendjen e çdo banori të shtetit tone,para dhjetë vitesh,thellë kishte depërtuar dhe ishte ngulitur në kokë plotsisht konstatimi se; tranzicioni patjetër duhet të ndodhë dhe ai është shans i vetmi i zhvillimit më të hovshëm ekonomik,gjegjësisht objektivi më real i thithjes së investimeve të vendit dhe atyre nga jashtë.Pra,zotronte vetëdija tek secili kosovar,se tranzicioni konsiderohej si sukses i të gjithëve.
Në shumë tubime
të organizuara shtrohej pyetja;Pse tranzicioni është i rëndësishëm për ekonominë kosovare dhe tërë popullin e saj?!Siç e dimë,bazë e zhvillimit ekonomik është sektori privat.Vëmendje qendrore do të tërhjek pasuria private.Shumë nga pasuritë e gjertanishme;toka,prona janë lërë në ndërmarrjet shoqërore,ku shumica nga ato janë shpërfillur sistematikisht gjatë dekadës së fundit.Shpërbërja e strukturave të ndërmarrjeve shoqërore do të lë hapsirë për sektorin privat që të zgjerojë dhe lirojë mjetet qeveritare jashtë sferës së tregtisë.Nga përvoja e gjertanishme në rajon, tek ca vende të lindjes,kuptojmë se investitore të huaj shprehin interesim më të dukshëm pas procesit të suksesshëm të Privatizimit e te na është ndryshe, duke ditur se si ka rrjedh procesi i privatizimit dhe si është zhvilluar ai.
Nuk duhet harruar dhe duhet vë në spikamë edhe atë;Sa më shpejt që do të bëhet tranzicioni,aq më shpejt do të hapen rrugët që të përfshihemi në rrjedhat e ekonomisë Europiane dhe atë Botërore.Edhepse në shikim të pare duket lehtë,kur të zbërthehet në detaje,nuk del ashtu.Ja pse;
Identifikimi i shkaqeve fundamentale dhe burimi i papunësisë ,rritjen e tensioneve të hatashme e që janë si pasojë e falementimit të shumë ndermarrjeve shoqërore.Shihet qartë se shumë vështirë është në këtë moment historik t,i gjesh përgjigjet e shpejta dhe të sakta; Tranzicioni i pasurisë shoqërore në atë private të kalojë me tronditje më të pakta sociale,sepse në të njejtën kohë duhet të transformohet edhe numri i madh i marrëdhënjeve ekonomike shoqërore dhe i dukurive,transformimi i tregut dhe mallit,lidhjet me ekonomitë tjera,marrëdhënjet pronësore,politike,monetare,sociale etj.Pra,siç po shihet,tranzicioni fare nuk do të zhvillohet me lehtësi dhe si duket as që do të bëhet shpejt.Ky kalim i subjekteve ekonomike në rregullat e lojës së tregut dhe ekonomisë së tregut duhet t,iu rikujtohemi tranzicionit të ndërmarrjeve shoqërore në vendet e Europës Lindore.Në këto shtete,me rastin e implementimit të tranzicionit kanë hasur në traumat e papara si;Problemi i papunësisë,korrupsionit,ekonomisë së zezë,varfërisë së hatashme të shumicës së banorëve,krimit të organizuar,mashtrimeve të mëdhaja etj.Kur i cekim këto dukuri të zeza që në masë të madhe ia zënë frymën sot Kosovës dhe janë frenues kryesor të zhvillimit të mëtejmë të saj,nuk mundemi e mos të përmendim edhe ca premtime apo shkurtthënur fraza boshe të thëna më herët nga të përgjegjshmit tanë;
1. Përmendej gati në çdo skutë se;Privatizimi çon kah rritja e shpejt e trendit ekonomik!Dakord,gjithë ishim pajtuar po të ishte ashtu siç thuhej,por nga historia mësojmë se nuk ndodh ashtu,privatizimi vetëm i shtron themelet e së ardhmes të ekonomisë së një vendi.
2.Thuhej se;Të gjitha ndërmarrjet shoqërore që i qasen Procesit të Privatizimit,mund të shpëtohen,se të gjithë punëtorët do t,i ruajnë vendet e tyre të punës(SPIN OFF SPECIAL),edhe kjo nuk është e vërtetë dhe është larg realitetit.Punëtorët janë përjashtuar padrejtësisht nga puna,nuk gëzojnë kurrfarë mbrojtje ligjore dhe sociale,janë lënë nën mëshirë duke e vënë në rrezik vetvehten dhe familjen e gjërë!
3.Eshtë folur se;Privatizimi do t,i sjell shumë para Kosovës dhe se do t,i mbush arkat e qeverisë!Privatizimi i zbatuar në Kosovë është kryekëputë i gabuar,larg atij Slloven dhe Kroat.Ndërmarrjet janë shitur me metodat jo adekuate,me vlerësime nënçmuese dhe qesharake dhe nuk I përgjigjen as përafësisht vlerës reale!Janë grumbulluar afro 4oo milionë Euro,sa lirisht mund të thuhet,sa është edhe vlera e një ndërmarrje të mesme në vendet Perëdimore. çka është edhe më keq, ato para nuk gjenden në Kosovë,çarkullojnë diku jashtë dhe një Zot e di se ku janë.
Krejtësisht në fund të themi edhe këtë;Për Kosovën dhe gjithë popullin e saj,me rëndësi vitale tani është;Ta vëmë gishtin në kokë dhe të mendojmë mire e mire si do të ecim përpara me këmbë të shëndosha dhe hapat trimëruese,të kemi qasje më serioze për gjendjen që gjendet Kosova,sepse Kosova tanimë ka humbur 12 vite të vlefëshme të Tranzicionit,për atë edhe është e rëndësishme dhe duhet urgjentisht të gjendet një rrugë, rrugë e drejtë që synon të shpie suksesshëm në Europë e t,iu ik mjeshtrisht traumave fatkeqe, që si xhelat rri sipër saj dhe nuk e lë të merr frymë e të marri rrugë të mbarë siç zhvillohen edhe vendet tjera perëndimore.
-
-
APOTHEOZA E PUNËTORËVE
Irfan CANA:
Kur bëhet fjalë për punë,me kurrfarë mënyre nuk guxojmë dhe nuk mund t,i anashkalojmë punëtorët,e të mos i përmendim vështirësitë e shumta,me të cilat ballafaqohen,në këtë kohë mjaft të turbullt.Na kujtohet mjaft mirë ajo Urti e mbrapshtë e klasës së gjërë punëtore,e thënë gati në klithje:"Askush nuk mund ashtu pak t,na paguaj,sa pak mund të punojmë!"Kjo thirrje i ngjan absurdit dhe gjithnjë e më tepër i përngjanë apotheozës:"Punë,punë,zotëri!"Organizata Ndërkombëtare e Punës ka aprovuar dokumente valide që garantojnë punë për të gjithë,jo çfarëdo pune,por punë që i ka hije njeriut.
Ky angazhman nuk nënkupton veç mëditjet e mjaftueshme për riprodhim të thjeshtë dhe krijimin e kushteve minimale të punës,por pagat,nga të cilat normalisht mund të jetohet.Prandaj edhe duhet pasur një ambient shumë më të mirë nga ai që ekziston,për çka duhet ndërmarrë masa për eliminimin e rreziqeve elementare,të cilat i kanosen shëndetit dhe jetës së punëtorit.
Sot, edhe nëse do, klasa punëtore nuk është në gjendje t,i formojë kushtet më të mira të punës dhe të jetës dhe t,u përgjigjet të gjitha këtyre sfidave shoqëruese të përditshmërisë sonë.E lodhur dhe raskapitur me të mbërrimet tekniko_teknologjike ,bën sehir dhe si fëmija i njomë,pret nga qielli kot së koti që t,i përmirësojë dikush kushtet më të nevojshme të jetës e të përfshihet disi në rrjedhat bashkëkohore.
Tani po shohim se,vetqeverisës të dikurshëm,natyrisht jo me vullnet në plotkuptim të fjalës,por të shtyrë nga nevojat që përcakton jeta e njeriut,që të mund të mbijetojnë disi ditët e vështira që janë para tyre,pranojnë çfarëdo qoftë pune,çka qartë shihet se në gjithçka janë të gatshëm,për shkak të gjendjes së vështirë materiale,por përsëri nuk çojnë zë publikisht.
Të shurdhuar nga klithjet e paradokohshme të të zgjedhurve të vet,që jehonin në kupë të qiellit,se do të përparojnë veç të aftit,u vie turp të tregojnë para tyre varfërinë vetjake, shumë alarmante,e para vetes,saktësisht të emërtojnë
ila është ajo lloj aftësie dhe ku është vendi i të talentuarve me atë talent:Nga kjo apo ajo anë?!
-
-
KUR MENAGJIMI I GABUAR KOMPANISË
ARSYETOHET ME BLLOKADË TË SËRBISË
Brenga e prodhuesve të rrushit,se ç'do të bëhet me fatin e prodhimit të tyre u ka hyrë gjer në palcë dhe nuk ka vënd nëpër ndeja të ndryshme e që të mos flitet për të,nga i madhi e i vogli,plaku dhe i riu.
Në anën tjetër,shumë ekspertë të ekonomisë,bujqësisë e juristë, shtrojnë pyetjen
dhëheqësia e fabrikës së verës,që moti e di se çfarë qëndrim ka Serbia ndaj Kosovës-gjegjësisht ndaj prodhimeve kosovare, duke bërë shantazhe ndër më të zeza.Andaj me të drejtë pyesin:A ka patur ndonjë program mbrojtës stafi udhëheqës i fabrikës dhe a ka ndërmarrë diç në pengimin e këtyre marifeteve të dëmshme nga Sërbia?çka kanë punuar ata të sektorit komercial,financiar dhe të zhvillimit?A kanë përpiluar dhe a posedojnë analiza të thukta e të sakta të rrjedhjes së shitjes së mallit?çfarë janë ponderet e shënimeve statistikore të realizimit të plasimit të mallit dhe sa janë përpjekur të gjejnë rrugë alternative,pos asaj të Sërbisë në tregun e gjërë botërorë?Udhëheqësia e fabrikës,si duket, që ca vite me rradhë, nuk e ka vlerësuar seriozisht dhe denjësisht ngecjen e shitjes, nuk është dashtë dhe nuk ga guxuar të ri duarkryq dhe të befasohet në këtë mënyrë.Vallë ,mos ka kujtuar stafi i fabrikës se Serbia do t'i ndajë dekoratat, si në kohën e ish Jugosllavisë?!Kohë ka patur mjaft, që nga privatizimi i ndërmarrjes e këndej dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kanë kaluar ca vite,po të ishte më agjile udhëheqësia në kryerjen e detyrës afariste si përkojnë rregullat e afarizmit,suksesi nuk do të mungonte me siguri,do të mund të zbuloheshin edhe shumë rrugë rezerve të shitjes së verës,që do të ishin ekonomikisht të pranuara,konform principeve ekonomike ,por për këtë është dashtë vigjilencë më e spikatur dhe pandërprerë- natë e ditë,të hartojnë plane,projekte dhe analizat bindëse që do t'u mundësonte t'iu kundërvihenin me menquri, kurthave të papritura nga Serbia.
Në prononcimin e vetë para mediave ditore,menaxheri Shani Mullabazi del me arsyetime të mjegullta,të dyshuara,jo bindëse dhe të paqarta.Ai njëherë thotë se, nuk ka shitje të mallit dhe ankohet në shantazhe të krijuara nga Serbia.Më tej thotë se: jo që nuk duam t'ua pranojmë prodhimet kooperantëve për diç ,por se nuk kemi vende të zbrazëta ku të vendosim rrushin!Që nuk ashtu ,dua t'iu përkujtoj lexuesve me ca fakte:Ne që kemi punuar më parë në këtë ndërmarrje shumë të suksesshme, në afarizmin e vetë kurr s'ka shënuar humbje, vite me rradhë ishte si imperativ i punës shembullore në Rajon dhe më gjërë.Ka gëzuar famë botërore me të cilën krenoheshim të gjithë dhe ishte ndër margaritarët e rradhë ekonomikë,punonte me kapacitet teknik prej 5000 vagonësh.Sa dimë,asnjë vit,në afarizmin e vetë 50 vjeçar,bodrumi në fjalë nuk ka patur mundësi të punojë me kapacitet të plotë,për shkak të mungesës së rrushit,dhe kurr gjatë gjithë atyre viteve të veprimtarisë së vetë,nuk ka ndodhur që prodhimin e kooperantëve mos ta pranojë,gjegjësisht t'ua lë nëpër vreshta.Sasia e grumbullimit të rrushit sillej gjithmonë rreth:12oo,17oo ,19oo e gjer në 36oo vagonë si grumbullim rekord në vitin 1986 ,që llogaritej si ndër viti më i beriqetshëm në këtë anë.
Këtë vit ,pas Privatizimit,bodrumi i verës nuk ka mundur të grumbullojë më rrush siç bënte viteve para privatizimit.E nëse është ashtu,dhe nëse i referohemi të dhënave paraprake,atëherë shihet qartë,çfarë ka dashtë menaxheri të thotë me deklaratat e veta,duke u munduar kotasi të mëshehi menaxhimin e vetë të praptë e të gabuar.Asnjë vit,prej se ka ardhur ai në fabrikën e verës, nuk ka pranuar më tepër rrush se 15-20 % të kapacitetit teknik të fabrikës.Bëhet pyetja:ajo pjesa tjetër e kapacitetit me çka është plotësuar,dhe sa janë konsekuencat ekonomike për fabrikën në mos shfrytëzimin e plotë të kapacitetit të saj?Si do të afarizoj më tutje me kaq,produktivitet,ekonomizim dhe rentabilitet të ulët?! Atë ekspertët ekonomikë mjaft mirë e dinë,di edhe menaxheri si ekonomist që është,por na habitë tejmase pse del para mediave me konstatimet e tilla,që habisin çdokend?Gjithëherë lëvdonte veten se është ekspert i aft,pyesim,me veprim të këtill siç bëri më vitin 2010 pyesim
u është ajo aftësi që aq shumë e propagandonte?!
Pamëdyshje,nuk duhet harruar, se edhe Qeveria me Ministritë e veta gjegjëse mbanë përgjegjësi për ndjekjen e politikës ekonomike jo të qëlluar.Se pse gjatë Privatizimit të ndërmarrjes,janë dhënë shumë premtime e zotime,se prodhimi si gjer më tani do t'u pranohet fermerëve,në çka edhe punëtorët nuk i kundërshtuan procesit të shitjes së fabrikës.Sa herë ministri i bujqësisë apo ai i industrisë e vizitoi fabrikën?A ka kërkuar dikush nga lart,dhe ai ka rënë ndërmend dikujt që të mikromenaxhojë ndërmarrjet e privatizuara dhe sa herë janë ulur ballë m'ballë me ekspertët dhe kooperantët për të shqyrtuar vështirësitë afariste të fabrikës? A është kujtuar dikush që detajisht t'i parashikojë këto pengesa të pa pritura nga fqinjët tanë tradicionalë?Si është e mundur që fabrika e verës kaq lehtë të bie në truqet e Sërbisë?
Pse qe tri-katër vite,kotet në gjumë shërbimi i shitjes dhe i zhvillimit.Thonë sa kanë investuar 6 milionë Euro,ku pse nuk tregojnë?A kanë zgjeruar vreshta të reja me varietete më cilësore-jo,a kanë investuar në punësimin e ekspertëve të rinj-jo ,a kanë investuar në punimin e më se 2-3 mijë hektarë tokë djerinë-jo.Përveq mbushtores së re automatike ,trotoaret, rrethojat nëpër fabrikë asgjë tjetër s'kanë bërë.Menaxheri thotë se në fabrikë janë të punësuar 25o veta,edhe kjo nuk është e vërtetë.Me vendime të përherëshme të punëtorëve,nuk kalon as gjysmën e shifrës që po e cekin vetë ata, sigurisht ajo shifër është fryrë me punëtorë sezonal,e ajo është diçka tjetër.
" Mendjelehtësia dhe kryeneqsia në jetë, paguhet shumë shtrenjtë"-thotë fjalë e urtë në popull,por në këtë rast, nga afarizmi dhe menaxhimi i gabuar i fabrikës së verës"STONE CASTLLE"në Rahovec nuk po pësojnë veq punëtorët të punësuar në të,por edhe më gjërë,edhe 2ooo kooperantë me shumë anëtarë të familjes ,anë e kënd Rajonit të Dukagjinit ,do të goditen pa pikë faji ekonomikisht,deshtën s'deshtën ,do të enden rrugëve duke pritur dhe kërkuar kot së koti, zgjidhjen e brenges së tyre jetësore,pranimin e rrushit ,sepse punën në vreshtë e kanë tradicionale,aty kanë krijuar përvojë të madhe qysh nga më të vjetrit e vetë dhe aty e shohin ekzistencën e vetë dhe të familjarëve..
Menaxheri i fabrikës së verës dhe Qeveritarët tanë nëpër Ministritë përkatëse ,drejtpërdrejt a indirekt i kontribuan,me përgjumjen e vetë ca vjeqare dhe mjaft naive që shumë lehtë
prapshtirat sërbe të realizohen plotësisht në dëm tonin, në këtë rast, në kurriz të bujqëve që,natë e ditë punojnë nëpër vreshta ,tejmase të shqetësuar,pa bërë edhe gjumë të rehatshëm.
-
-
QEVERIA LËVDON, VRESHTARI MALLKON!..
Shkruan : Irfan CANA
Sa për fillim ,vlen të ju njoftoj se, komuna e Rahovecit, njifet si komunë bujqësore me ekonomi relativisht të zhvilluar,që posedon resurse mjaft të begatshme natyrore që ia mundësojnë sukcesivisht zhvillim edhe më të shpejt ekonomik.
Veprimtaria më e rëndësishme ekonomike në këtë komunë,padyshim është bujqësia,e në suazën e saj, dega e vreshtarisë.
Vreshtaria ka të kaluarën e thellë tradicionale.Ishte e zhvilluar qysh moti në shekullin e Vjetër dhe të Mesëm, për atë ekzistojnë të dhënat bindëse arkeologjike;Dy çypa të mëdha janë zbuluar në themelet e bodrumit të sotëm të verës brenda qytetit të vjetër të Rahovecit që rrjedhin nga koha e shekullit të III të erës sonë.
Prodhime cilësore të produkteve bujqësore që kultivohen në të, janë të njohura anembanë botës. Me këtë veprimtari ekonomike mirren më se 7o % të familjeve, nga e cila sigurojnë ekzistencën e vetë.Argument për zhvillimin e hovshëm te vreshtarisë dhe mburrja e rahovecianëve që mirren me këtë veprimtari fisnike janë edhe bodrumet e verës të ngritura në teritorin esaj,e që kanë për obligim të pranojnë tërë prodhimin e rrushit,sepse ky produkt ishte arsyeja relevante e ndërtimit të tyre.Bodrumi i parë u ndërtua brenda në qytet qysh më 1954 vit, me kapacitet prej afro 4oo vagonash,i dyti ai në Bërnjakë më 1974,me kapacitet prej 178o vagonash-kryesisht të rrushit të varietetit të bardhë dhe i treti, ai me kapacitet prej 26oo vagonash,i ngritur më 1986 poashtu në Bërnjakë,kryesisht për pranimin e rrushit të varieteteve të zeza .Që të trija bodrume janë privatizuar më 2006 vit.Me spinof të rëndomtë është privatizuar bodrumi i vjetër në qytet dhe me Spin Off special dy Bodrumet tjera..Se ç'privatizim ishte,gjithë e kemi ndjerë në shpinën tonë dhe jemi bindur ,se ishte proces i nisurdhe vazhduar gabimisht,pa vizion të shëndosh për të ardhmen,duke mos ditur se, kur do të përfundojë i njejti.Jo serioziteti i bartësit të Privatizimit-UNMIKUT-gjegjësisht përfaqsuesi i tij- ish AKM-ja,është vërejtur që në fillim të punës.Drejtuesit e AKM-së as që janë përpjekur të mikroinspektojnë punët e pronarëve të rinj të precizuara në kontratat e shitblerjes së ish ndërmarrjes NBI"RAHOVECI".Pasojat e atyre mbrapshtive të procesit,e kanë pruar ekonominë kosovare këtu ku gjendet sot,më të dobëtën në regjion. Tani t'i kthehem titullit të lartcekur,gjegjësisht Festivalit të rrushit,verës dhe kulturës të organizuar në këtë komunë ditë më parë.
Të drejtën me thënë,ajo që është synuar të arrihet me këtë festival,as për së afërmi nuk ia kanë dalë.Se ku qëndrojnë shkaqet e vërteta të mossuksesit të tij i mbetet Këshillit Organizativ Komunal ditëve në vijim, t'i hulumtoj dhe t'i analizoj detajisht ,për mos tjetërçka,bile mos të përsëriten gabimet herave tjera.
E para
ëshilli organizativ që në start ka gabuar me emërtimin e festivalit-FESTIVALI I RRUSHIT,VERËS DHE KULTURËS!Kujt i polli në tru ky emërtim?!Më parë,viteve të kaluara,festivali mbante emrin-FESTIVALI I RRUSHIT!Më qartë nuk ka se qysh ndryshe,i gjithë aktiviteti përqëndrohej rreth çështjes së Rrushit.Sivjet e kanë zgjeruar paksa emërtimin e festivalit, në të Verës dhe Kulturës!Athua pse e bënë ashtu, ideatori i saj e di më së miri përgjigjen.I bie sipas asaj popullorçe:" Me një goditje t'i vraj tri miza"!Ndoshta e kanë bërë shkaku i kursimit të mjeteve financiare,çka është aktuale sot për të gjithë ne.Janë mashtruar,në vend të suksesit, në vend të saj përjetuan dështim.Dështim i cili u solli rahovecianëve më tepër dëm se sa afirmim- tek mysafirët e pakët që ishin prezent.Përfaqsuesi i Këshilit organizativ,(Lenhard Hamza)para kamerave të RTK një mëngjesi,pat thënë;"Kemi bërë organizimin e duhur dhe festën po e presinm duarhapur". Si e sa kohë nuk e cek fare.Ja fakti: Gjatë tri ditëve të"Festivalit"nuk u pa as për së afërmi ai angazhim,qysh e pat paralajmëruar organizatori,si n'aspektin ideor poashtu edhe praktik.Ja pse: Ditën e parë të festës,d.m.th.më 07.09.2011 vit,me një bashkëbisedues timin(G.Kabashi)ecëm qëllimisht me këmbë rrugës kryesore të qytetit ,pikërishtë me të vetmin qëllim ,që të ndiejmë dhe kënaqemi në atmosferën e Festës së Rrushit.Për çudi,që të dytë mbetëm të habitur,me gjithë atë pompozitet që dëgjuam në mediat lidhur me ecurinë e festivalit në Rahovec.Nga fillimi i rrugës e gjer në vendin e tubimit-Hoteli PARK-aty ku ishte paraparë manifestimi qendror,asnjë të vetmen afishe rreth organizimit të festivalit nuk pamë!Asnjë plakatë e varur nëpër shtylla të rrugës nuk u vërejtë ,siç ishte zakon viteve tjera të organizimit të Festës së Rrushit!Duke vazhduar ecjen drejt qendrës së vjetër të qytetit,në anën e djathtë të rrugës, mu te Shtëpia e vjetër e Kulturës,trotoarit para Dy Xhamive të bukura,vërejtëm dy tupanxhitë duke pushuar në fllad.Me të dalë të femijëve të shkollave fillore nga ndërtesa e shtëpisë së kulturës-afro 20 sish me udhëheqësin e tyre,të veshura tradicionalisht bukur me kostume popullore,zbritën shkallëve dhe defiluan rrugës kryesore duke ecur ngadalë dy nga dy.U dëgjuan edhe dairet pas tyre,duke mos tërhequr vëmendje kalimtarëve aspak-çka ishte çudi e sivjeme për këtë ditë aq të madhe për Rahovecin.
E dyta
everitarët tanë përgjegjës,pa kurrfarë ndjenje të sensibilitetit dhe kulturë elementare,mbetën të shurdhër në thirrjen e udhëheqëve komunal të Rahovecit që të vinë në festivalin tradicional të rahovecianëve,t'i vizitojnë fermerët e lodhur dhe sadokudo pak të mishërohen me zgjidhjen e çështjes së tyre,rreth vështirësisë së grumbullimit të rrushit dhe çmimit arsyetues të tij.Kjo indolencë e hatashme e Qeveritarëve, bëri që shumica e vreshtarëve të ndahen të mllefosur dhe të zhgënjyer tejmase.
Plaku në moshë në zë thotë:"Të freskëta i kam ende në kokë fjalët e Kryeministrit Hashim Thaçi ,të thëna pikërisht tani motmot në Restaurant"Jaha"para qinda vreshtarëve të tubuar pranë tavolinave përplot me meze e lëngje të llojllojta :''Ju vetëm punoni,mos humbëni kohën kot.çdo kokër të rrushit do t'iu pranohet.Të jeni të bindur se ky problem më s'do të përsëritet.Jeni krenarë që keni gjithë këtë pasuri ,veç përvjelni mëngë"!Është ndarë me fermerët i buzëqeshur si rëndomë,duke u dëshiruar suksese më të mëdha vitin tjetër.Sot jemi gjithë dëshmitarë se fjalët e kryeministrit kanë mbetur veç fjalë boshe,premtimi i dhënë nuk u është realizuar vreshtarëve,çka është edhe më ironike,askush nga qeveritar7 të lartë
haçi,Kusari.Stavileci nuk e panë të arësyeshme as të vinë në Rahovec dhe të rrëfejnë pse nuk u implementuan premtimet.
E treta:Shoqata e vreshtarëve,e formuar vitin e kaluar,enkas që të interesohet për mbrojtjen e çështjeve të vreshtarëve,me punën e vetë jo bindëse,jo serioze,thuase ka dështuar plotësisht dhe larg ishte plotësimit të detyrës për çka ishte e obliguar.Këshilli udhëheqës,është treguar tepër indifirent,i cekët në ide organizative dhe mos reagimin e denjë me kohë të alarmimit të çështjeve aktuale të vreshtarëve rreth pranimit dhe çmimit të rrushit të sivjemë.Këshillii në fjalë,si duket,më tepër ishte i nxënë me punët e veta, se sa të ballafaqohen me brengat e vreshtarëve,edhepse për atë ishin mirë të paguar nga vreshtarët,ku secili prej tyre ka dhënë hiç më pak se 10 euro anëtarësi.Mirë do të bënin sikur të tregonte dikush,si e ku janë shpenzuargjithë ato ato para të 2-3000 vreshtarëve?!.Më e mençur do t'ishte sikur të largoheshin nga shoqata me kohë se sa ta udhëheqisn gabimisht .Na kujtohet mjaft mirë gabimi i vitit të kaluar,i cili pat bërë nam në mbarë Kosovën ,rreth organizimit të protestave para Bodrumit në Bërnjak,pasojat e të cilit ende sot e kësaj dite po i vuajnë vreshjtarët.Përgjegjësinë,për pasojat e organizimit të dobët të vreshtarëve,në shtator të vitit të kaluar,realisht do të duhej ti bartte kryekëputë kryesia e shoqatës,sepse ajo ishte ideatore e organizimit të protestës , pa kurrfar vizioni largpamës.Nga ca individë,Këshillit organizues të Vreshtarëve,mu në qendër të qytetit, iu është sugjeruar qartë për pa nevojë dhe rrezikun e organizimit të protestës para dyerve të Bodrumit,sepse pronari e ka blerë ndërmarrjen,ka dhënë para.Kurse protesta është dashtë të drejtohet para Qeverisë së kosovës,si fajtore që është ,pse ia ka nënshkruar kontratën-pa precizuar mirë kushtet elementare .Por, udhëheqësit e shoqatës, nuk i morrën fare parasyshë sygjerimet,vazhduan kryeneqësisht me të veten ,duke thënë:"Nëse të vihet eja, nëse jo,ne kemi vendos të shkojmë,mbrapa s'ka"!
E katërta:Në media,lexuam thënjen e ekspertit institutit të vertarisë,Sulejman Bala se:"çmimet e rrushit të propozuara sivjet,qenkan solide!" Vreshtarët janë të habitur se si mundet të përkufizoj një mendim të tillë,aq më shumë kur ai si ekspert i bujqësisë ka punuar vite me radhë në NBI"RAHOVECI"?!Ose nuk ka ditur t'i përllogarisë parametrat e vërtetë të shpenzimeve nga kitja e hardhisë e gjer te pjekja teknologjike e plot e prodhimit të rrushit,ose e ka bërë me qëllim deklaratën që të jetë i mirë me Qeveritarët,duke mos ua prishur disponimin dhe duke u frikuar nga rreziku i vendit të punës pranë institutit të verëtarisë në Rahovec-sic!.Përkundrazi,ai di fortë mirë,gjersa ka punuar nëpër reparte të ish ndërmarrjes, nga elaboratet e mijëra Ha vreshta, sa shpenzime duhet bërë për mbjelljen, aftësimin dhe mirëmbajtjen e 1 Ha vreshtë!Ai nuk ka guxuar të jap në media asi deklaratë me vet faktin se,e vërteta qëndron ndryshe,i bindur jam që i di mirë të gjitha ,sepse bashkë kemi punuar shumë vite në t'njejtën ndërmarrje ish NBI"RAHOVECI" në Rahovec.
E pesta:Vreshtarët e Rahovecit,këto ditë të nxehta shtatori me plot zhegë,sillen poshtë e përpjetë, si pula pa kokë,duke u përpjekur individualisht që të gjejnë ndonjë blerës potencial të prodhimit të veta,edhepse rendimentet e sivjeme i kanë të reduktuara për afro- 60-70 në krahasim me rendimentet e viteve të kaluara, për shumë shkaqe si: Ngricat e pranverës së herëshme ,borës së 12 prillit,sëmundjeve të bastrës,hirit,thatësisë etj.
Në anën tjetër,grumbulluesit e prodhimit të rrushit,bodrumet e privatizuara,duke u ballafaquar me masat jo adekuate dhe të pa përshtatshme të politikës fiskale të Qeverisë sonë,shprehin interesim që t'i çelin dyert e bodrumeve dhe të pranojnë rrushin ,por me çmim që ekonomikisht është i arsyeshëm për ta.Në hap pritet qeveria që të ralizoj premtimin e dhënë vreshtarëve vitin e kaluar.Në pritje të subvencionimit të prodhimit të rrushit nga ana e qeverisë,vreshtarët natë e ditë rrinë para ekraneve,presin sye veshë të dëgjojnë lajm të gëzueshëm dhe që t'i zvogëloj sadokudo humbjet e sivjeme që u janë shkaktuar ,si nga natyra,njashtu adhe nga faktori njerëzor-në këtë rast-Qeverisë pa përgjegjëse!
Duke iu kthyer fillimit të titullit të shkrimit tim,duke menduar se kam arritur të arësyetoj qëllimim e drejt për,sensibilizimin e organizimit të zbehtë të Festivalit tradicional të Rrushit në Rahovec,organizatorët dhe Qeveritarët tanë, të vetëdijësohen në të ardhmen,t'i flakin njëherë e përgjithmonë flertimet hipokrite, që nuk do të harrohen lehtë në kokat e vreshtarëve të zellshëm rahovecian , sepse janë vitale për ata dhe familjen e gjërë.Duke dëgjuar tingujt monotonë të daireve nën tendën e hapsirës para hotelit" Park-Pllaca",një plak i moshës 75 vjeçare,i tretur thellë në mendime ,pëshpëriste qetës nëpër dhëmbë fjalët,sa ironike aq edhe fatale për vetvete,e që unë aty afër i dëgjova dhe u frymëzova që ta bëj këtë shkrim duke e titulluar :"Qeveria flirton ,vreshtari po mallkon"!
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt