Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    A do te mbijetoje euro dhe projekti evropian?

    Pa Euro nuk ka Evrope, keto jane citimet e here pas-hershme te te dy liderve kryesore evropiane Merkel-Sarkozy, shume skeptike mendonin se krijimi i Euros ishte nje gabim fatal i vizionareve Evropian. Agjensite e kreditimeve, dhe tregjet financiare, po e 'sulmojne' jave per jave, e filluan me borxhin Grek, Portugez, dhe Irlandez, duke vazhduar me tej me Italine, Spanjen (keto te dyja cilesohen si to big to fail') Belgjika eshte nen vezhgim Franca po mundohet te mbroje me xhelozi "its triple A rating," pasiguri, panik, recesion i dyfishte, a do te mund valle Euro ti mbijetoje kesaj stuhie, A eshte lidershipi evropian i afte per te bere sakrificat e duhura per ta shpetuar Euron, a eshte nje Evrope federale natyrshem pergjgja per shpetimin e Euros?
    mateo

  2. #2
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Do mbijetoje se s'ka nga ia mban. Bankat gjermane, franceze dhe angleze jane qe ne fyt me borxhe te dhena shteteve ne rrezik. Nese shkon ne default, prafalimenton nje shtet si Italia p.sh , fuqia e 7 ekonomike ne bote, kuptohet qe ketyre bankave qe permenda me lart, qe kane blere titujt e ketyre shteteve, nuk i kthehet mbrapsht asnje lek. Ketu behet fjale per interessa shume te medha, perndryshe qofte Merkel dhe Sarkozy, nuk do i binte mendja fare te ndermernin iniciativa per te shpetuar te tilla shtete.
    Perfshirja e shteteve ne te njejten monedhe u be shume e nxituar, pasi nuk u ngriten sistemet e kontrollit te nevojshem per te kontrolluar politiken ekonomike te shteve, sidomos buxhetin dhe bilancin. Nuk mund te funksionoje nje familje, neqoftese nuk ka nje leader qe menaxhon ekonomine e asaj familjeje dhe secili prish sipas menyres se vet, pa i dhene llogari askujt.
    Perchč er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anėtarėsuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    A Do Te Mbijetoje Euro, Dhe Projekti Evropian?

    JO


    dhe hiq for larg nuk e ka fundin.
    Religion Is Curable

  4. #4
    Eurozona rikthehet nė pėrditshmėrinė e krizės

    Ditėt e kaluara po krijohej pėrshtypja se Europa po i vinte ngadalė nėn kontroll problemet e saj. Por realiteti ėshtė njė tjetėr. Papritur po rikthehen me forcė tė gjitha simptomat e krizės.

    Eurozona ėshtė rikthyer nė pėrditshmėrinė e krizės dhe po shtohen zėrat, tė cilėt paralajmėrojnė ndaj njė shpėrbėrje tė unionit monetar. Nė prospektin e saj pėr rritjen e kapitalit, banka e madhe italiane Unicredit, pėr herė tė parė e paraqet si skenar tė mundshėm, shpėrbėjen e eurozonės. Kriza e borxheve "mund tė sjellė rifutjen e monedhave kombėtare nė njė ose disa shtete tė eurozonės, ose nė rastin mė tė keq nė heqjen dorė nga euro", thuhet nė dokumentin e Unicredit. Kur sipėrmarrjet e kuotuara nė bursė emetojnė aksione tė reja, ato janė tė detyruara tė tregojnė rreziqet e mundshme qė lidhen me investimet nė letrat e tyre me vlerė.
    Dėshtimi i euros dhe rėnia e unionit monetar do tė kishin pasoja tė tmerrshme, parashikon financieri i njohur George Soros. Njė ngjarje e tillė "do tė ishte katastrofale jo vetėm pėr Evropėn por pėr sistemin financiar mbarėbotėror", citon Sorosin gazeta "Business Line" nė numrin e sė premtes (06.01.2011). Kriza nė Eurozonė ėshtė "mė serioze dhe mė e rrezikshme se ajo nė vitin 2008", citon "Economic Times" miliarderin amerikan dhe menaxherin e hedge-fonds. 81-vjeēari renditet i shtati nė listėn e njerėzve mė tė pasur nė botė tė revistės Forbes, me njė pasuri prej 22 miliardė dollarėsh amerikanė.

    ECB paralajmėron ndaj rrezikut tė pėrjashtimit me detyrim


    Anėtari i kėshilli tė Bankės Qendrore Evropiane (ECB), Klaas Knot, ka paralajmėruar ndaj pėrjashtimit tė detyruar tė Greqisė. Kjo do tė kishte si pasojė njė shpėrbėrje tė hapėsirės sė monedhės sė pėrbashkėt. "Pėrjashtimi i detyruar do tė ēonte nė humbje tė besimit", tha shefi i Bankės Qendrore holandeze tė enjten (5.1.). Kjo do tė ishte njė ftesė pėr spekulantėt. Vetė euro do ta pėrballonte shpėrbėrjen, tha mė tej Knot: ekonomitė e veēanta evropiane vitet e kaluara janė ndėrthurur aq shumė me njėra-tjetrėn, sa nuk ėshtė mė e mundur tė hiqet dorė nga euro.
    Ndėrkaq mosbesimi nė sistemin bankar evropian ėshtė nė rritje. Nga e enjtja nė tė premte, depozitat afatshkurtra tė bankave evropiane pranė ECB-sė arritėn 455,3 miliardė euro, njė nivel i ri rekord, bėri tė ditur vetė banka me seli nė Frankfurt mbi Main. Sasia e kėtyre depozitave vlerėsohet si njė tregues pėr masėn e mosbesimit tė bankave ndaj njėra-tjetrės: bankat druhen tė bėjnė biznes mes tyre dhe i drejtohen Bankės Qendrore Evropiane, duke pranuar edhe normat mė tė ulėta tė interesit qė jep ECB.

    Papademos paralajmėron ndaj falimentimit tė Greqisė

    Njė tjetėr simptomė e krizės: ēdo tre muaj qeveria greke paralajmėron ndaj falimentimit tė shtetit. Arsyeja: vėzhguesit e sė ashtuquajturės Troika nga Komisioni i BE-sė, FMN dhe ECB, javėn e ardhshme shkojnė sėrish nė Athinė pėr tė vlerėsuar pėrparimet nė reforma tė qeverisė greke. Nga ky vlerėsim varet edhe pagesa e kėstit tė ardhshėm tė kredisė. Pėr kėtė arsye kryeministri grek Lucas Papademos ashtu si paraardhėsi i tij nė post paralajmėroi me forcė ndaj njė "falimentimi tė pakontrolluar shtetėror".

    Edhe sindikatat duhet tė marrin pjesėn e tyre nė pėrpjekjet pėr kursim, punėmarrėsit duhet tė pranojnė shkurtime tė mėtejshme tė pagave, nė mėnyrė qė tė arrihen objektivat e kursimit, deklaroi Papademos. Komisioni i BE-sė u shpreh optimist se Greqia do tė marrė nė mars kėstin e ardhshėm tė kredisė nga kreditorėt ndėrkombėtarė, prej pesė miliardė eurosh. Por nuk pėrjashtohet shtyrja e afatit, nėse nuk arrihen objektivat e qeverisė pėr kursime, tha njė zėdhėnės i Komisionit nė Bruksel.

    Vendimtare do tė jetė nėse do tė realizohet reduktimi i planifikuar i borxheve, pėr tė cilin negociohet prej muajsh. Nė samitin pėr euron nė 26 tetor, bankat kreditore tė Greqisė u shprehėn tė gatshme pėr njė reduktim vullnetar tė borxheve prej 50 pėr qind pėr obligacionet shtetėrore greke. "Nėse kėto negociata do tė mbyllen me sukses, nga supet tona do tė hiqet njė barrė e madhe", tha Papademos nė Kėshillin e Ministrave.

    Autor: Rolf Wenkel (dpa, rtr, dapd) / E. Xhani
    Redaktoi: Bahri Cani
    DW
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    A do te mbijetoje euro dhe projekti evropian?
    Po.

    Per Evropen nuk ka alternativa tjera afatgjate...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    do mbijetoj por do behet si lira turke
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Per vende ne krize si Greqia veshtire ti mbijetoje.
    Ndersa ekonomite e medhaja si Gjermania ,Franca ,Italia do i mbijetojne qe cke me te pamvarsish aludimeve per shkrirjen e euros.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •