Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516

    Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës



    Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës

    Shteti i Kuvajtit ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, raporton agjencia e lajmeve kuvajtiane, Kuna.


    Më tej thuhet se do të nisë edhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.

    Ministri shtetëror për marrëdhënie me kabinetin, Ali Al-Rashed, sipas agjencisë Kuna, tha se “Qeveria zyrtarisht e njeh Republikën e Kosovës pas udhëzimeve të marra nga Lartmadhëria e Tij, Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe do të bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh”.

    “Gjatë takimit të kabinetit, Lartmadhëria e Tij, kryeministri Sheikh Nasser Mohammad Al-Sabah, i dha detyrën ministrit të jashtëm që t’i merr masat e duhura për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën”, citohet të ketë thënë Al-Rashed. /Telegrafi/
    Kombi mbi të gjitha

  2. #2
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Njohja nga Kuvajti eshte e 85-ta (e 82-ta me notë verbale), shteti i 11 nga Liga Arabe (nga 22 shtete anëtare, 50%) dhe shteti 27 nga Organizata per Kooperim Islamik.

    Faleminderit Kuvajt!
    Kombi mbi të gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Njohja nga Kuvajti eshte e 85-ta (e 82-ta me notë verbale), shteti i 11 nga Liga Arabe (nga 22 shtete anëtare, 50%) dhe shteti 27 nga Organizata per Kooperim Islamik.

    Faleminderit Kuvajt!

    Edhe fakti qe Serbia resp. Jugoslavia ishte e njohur nga te gjitha shtetet dhe anetare e OKB-se me sovranitet dhe integritet te plote territorial, perfshire edhe Kosoven, nuk ishte arsye e mjaftueshme per ti penguar tjeret ta njohin Kosoven apo nje pjese te territorit te Serbise&Jugosllavise si shtet te pavarur. Kjo tregon qartazi se njohja e shtetit nuk e siguron dhe garanton sovranitetin dhe integritetin e plote territorial. Sovraniteti dhe integriteti i plote territorial garantohen vetem me force ushtarake, ekonomike dhe politike.

    Njohja e Kosoves eshte megjithate e rendesishme ne shume aspekte tjera, por jo ne aspektin e forcimit dhe garantimit te sovranitetit dhe integritetit te plote te vendit.

    Perndryshe, nuk ka nevoje te falenderohet askush. Sepse parimisht eshte "obligim" i Kuvajtit dhe te gjitha shteteve dhe kombeve tjera ta njohin Kosoven. Njohja e Kosoves nuk eshte as dicka ekskluzive, as dhurate, as meshire...
    Ti falenderohesh dikujt sepse pajtohet qe ti te trajtohesh i barabarte me te dhe tjeret si ti eshte obligim apo tradite e padrejte. Falenderimi ne keso rastesh, pasiqe parimisht kemi te bejme me njohje te ndersjellte te dy subjekteve te barabarta, duhej te ishte vetem formal dhe i dyanshem.
    Kritika ime eshte e pergjithshme dhe jo ekskluzivisht e drejtuar ndaj autorit qe e citova!

    Pershendetje

  4. #4
    Illyrian_King numeron shtetet islamike, se ka hallin te Kosova.

  5. #5
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Illyrian_King numeron shtetet islamike, se ka hallin te Kosova.
    Lirohuni nga urrejtja dhe paragjykimi

    Unë jam i preokupuar që çdo organizatë ndërkombetare ta njeh Kosovën. E permenda qe Kuvajti eshte shteti i 85-te i OKB-se, por Kuvajti njekohsisht eshte anetare edhe e dy organizatave tjera andaj mos e lidhni çdo gje me fene.
    Kombi mbi të gjitha

  6. #6
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Njohja nga Kuvajti, ditëlindja dhe Jeremiqi

    Kuvajt, 11 tetor - “Kosovo Foreign Ministry” është mbishkrimi që mbajnë disa burra rreth të 40-tave në hyrje të Aeroportit të Kuvajtit. Disa policë civilë dhe të uniformuar gjithandej duke qëndruar në pritje të delegacionit kosovar, të krijojnë përshtypjen e një vizite serioze të organizuar po aq seriozisht nga vendi që zyrtarisht ende nuk e ka komunikuar vendimin për njohje. Pak orë dedikuar akomodimit dhe pushimit ndajnë deri tek takimi me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Sheikun Maksimir. Dreka e shtruar në restorantin që ndodhet në ndërtesën më të gjatë të kryeqytetit u krijon mundësi ministrave për biseda relaksuese, e që nikoqiri ta njoh me qytetin nga lartësia.

    “Kisha kënaqësinë që lajmin për njohjen t’ua prezantoj personalisht, por ja që disa parlamentarë flasin shumë”, ia bënë në shaka kryediplomati kuvajtian, duke iu referuar lajmit të publikuar në mediat e këtij vendi ende pa u komunikuar zyrtarisht. “Dje, qeveria e vendit tim ka marrë vendim për ta njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Urime vëllezërve në Kosovë”, thotë sheiku...Shërbimi në diplomaci për vite të tëra, e veçmas në Washington bie në sy menjëherë tek 57 vjeçari. Humori dhe batutat e shkurta duket se janë specialiteti i tij. “Vendimi për njohjen ka rezultuar me ditëlindjen time. Prandaj ma lejuan mua ta komunikoj këtë lajm të mirë”, thotë ai për të nxitur reagimin e ministrit Hoxhaj ta uroj dhe falendëroj njëkohësisht.

    “Është një tjetër ditë e lumtur për mua dhe vendin tim. Njohja nga qeveria e Juaj vjen në një kohë të rëndësishme për Kosovën. Ne ndajmë histori përpjekjesh të përbashkëta për liri dhe fe të përbashkët. E ardhmja për më shumë paqe dhe siguri i bashkon popujt tanë”, thotë Hoxhaj. Shpjegimi për Kosovën, historinë e saj, shtetndërimin deri tek sfidat e këtyre ditëve – janë receta e pazëvendësueshme e Hoxhajt në pothuajse të gjitha takimet e tij, por që kësaj radhe me gjentiles ndërpritet nga homologu kuvajtian për t’i rikujtuar “të hante ushqim pasi dreka për këtë punë është”. Interesimi për ta njohur Kosovën përmes Hoxhajt është i dukshëm, por arsyeja e vërtetë e njohjes është mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Mbase ka edhe diçka përtej kësaj, por i mbetet diplomacisë.

    Edhe formalitetet përfundojnë ndërsa nikoqiri, Sheiku përgatitet për batutën e radhës. “Epo tash është koha ta thërras ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq të ia tregoj lajmin. Edhe pse ishte i njoftuar më herët për këtë”, thotë ai me të qeshura teksa shkëmbejnë dhuratat. Çdo takim shoqërohet me një ftesë për ta vizituar Prishtinën. “Do të ishte kënaqësi e imja”, është përgjigja që e shpejt që nxjerr secili diplomat. Foto, shtrëngim duarsh dhe rrahje shpatullash përmbyllin takimet por rruga tashmë është hapur për Kosovën. Lindja e Largët është aq e afërt!

    (Tekst i reporterit të KTV-së nga Kuvajti )
    Kombi mbi të gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •