Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës
Shteti i Kuvajtit ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, raporton agjencia e lajmeve kuvajtiane, Kuna.
Më tej thuhet se do të nisë edhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.
Ministri shtetëror për marrëdhënie me kabinetin, Ali Al-Rashed, sipas agjencisë Kuna, tha se “Qeveria zyrtarisht e njeh Republikën e Kosovës pas udhëzimeve të marra nga Lartmadhëria e Tij, Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe do të bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh”.
“Gjatë takimit të kabinetit, Lartmadhëria e Tij, kryeministri Sheikh Nasser Mohammad Al-Sabah, i dha detyrën ministrit të jashtëm që t’i merr masat e duhura për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën”, citohet të ketë thënë Al-Rashed. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt