Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516

    Kushtetuesja: Shamitë nuk mund të barten në shkolla



    Kushtetuesja: Shamitë nuk mund të barten në shkolla

    Prishtinë, 6 tetor – Arjeta Halimi ka humbur përfundimisht betejën për të vijuar mësimet në një shkollë publike të Vitisë, pa pranuar që ta heqë shaminë nga koka. Të humbura kanë dalë edhe vajzat e tjera sikur ajo.

    Dy vjet e gjysmë Arjeta është endur nëpër gjykata dhe fjalën të enjten e ka dhënë edhe Kushtetuesja. Kësisoj, bartja e shamive në shkolla nuk do të lejohet për aq kohë sa nuk ndërrohet neni 8 i Kushtetutës. Në të thuhet: Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

    Gjykata Kushtetuese i është referuar këtij neni, kur ka trajtuar një kërkesë të Arjetës, të adresuar në këtë Gjykatë në marsin e sivjetmë. Këtë vit çështja e shamive qe aktualizuar, pasi nuk kaluan në Kuvend amendamente të një ligji që hiqte pengesën për bartjen e tyre. Për pasojë, u bënë shumë protesta.

    Lëvizja “Bashkohu”, një organizatë joqeveritare, nëpërmjet protestave të premteve pas faljes së xhumasë ka kërkuar që shteti të heqë normat që ndalojnë shamitë në shkolla. Protestat qenë mbajtur deri tash në Prishtinë, e strategjia ka ndërruar. Është përhapur nëpër qendrat e Kosovës.

    “Bashkohu” ka paralajmëruar nëpërmjet një komunikate se “do të falet namazi i xhumasë në qendër të Pejës, te Hotel Dukagjini, në shenjë proteste kundër ndalimit të bartjes së shamisë në shkollat publike të vendit tonë”.

    Shpresat deri tash ishin te Kushtetuesja. Arjeta kishte kërkuar këtu zgjidhjen, pasi kishte konsideruar se i ishin shterur të gjitha mundësitë e tjera ligjore për të realizuar të drejtën e saj të shkollimit.

    Ajo është një vajzë tani 19-vjeçe nga fshati Dobresh i Vitisë dhe kishte kërkuar nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë të mospërmbarimit të një aktgjykimi të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit të 17 nëntorit të 2009-s. Me të ishte miratuar një padi e saj ndaj Drejtorisë Komunale për Arsim të Vitisë, me të cilin ishte obliguar Drejtoria t’ia njohë të gjitha të drejtat që burojnë nga statusi i nxënëses së rregullt në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

    Para 15 janarit të 2009-s, Arjeta ka vijuar mësimin në këtë shkollë të mesme. Paraprakisht, diku në gjysmëvjetorin e parë të klasës së dhjetë, kishte filluar ta bartte shaminë. Ajo pretendon të jetë njoftuar gojarisht nga drejtoria e shkollës se nuk do të lejohet të vijojë shkollimin, përveç nëse do ta hiqte shaminë. E, sipas saj, që nga refuzimi për ta përfillur këtë që i ishte thënë, i është kërkuar që të mos kthehej më në shkollë.

    Kushtetuesja, me anë të aktvendimit të së enjtes, ka gjetur se Arjeta kurrë nuk kishte paraqitur kërkesë për përmbarimin e aktgjykimit te Gjykatës së Qarkut, të datës 17 nëntor 2009. Prandaj, ka konkluduar se ajo nuk i ka shteruar “të gjitha mjetet efektive juridike të përcaktuara me ligj” dhe ka refuzuar kërkesën e saj.

    Më shumë rreth këtij rasti lexoni sot në “Koha Ditore”

    Aktvendimi i Gjykates Kushtetuese: http://www.gjk-ks.org/repository/docs/KI_36_11_shq.pdf
    Kombi mbi të gjitha

  2. #2
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Ne vendimin e Gjykates Kushtetuese shume mire thote, se nuk jane shterrur te gjithe mekanizmat juridik para se lenda te vij ne GJK, aty thuhet se permbarimin e aktvendimit te Gjykates se Qarkut ne Gjilan nuk i eshte dorezuar Gjykates Komunale ne Viti nga ana e paditeses. - Opinioni jem, ky eshte gabimi i paditeses
    Gjykata Kushtetuese e ka nje problem qe as vet s'mundet me zgjidh kjo fale deputetave te pashkollë. Versioni anglisht i nenit 8 "The Republic of Kosovo is a secular state and is neutral in matters of religious beliefs." nderkaq ne shqip "Republika e Kosoves eshte shtet laik dhe neutral ne çeshtjet e besimit" - Opinioni im, ky eshte gabim amatoresk i hartuesve te Kushtetutes qe nuk guxon me ndodh, pavaresisht se si deklarohet shteti laik-laik, sekular-sekular nuk duhet me lan hapesire per interpretime te ndryshme, e besa edhe per pozita diskutabile te Gjykates Kushtetuese.

    Alternativa: Per palen jane dy alternativa, nepermjet avokatit te popullit ta dergoj lenden ne Strasburg, gje e cila per mendimin tem do te ishte e tepert dhe e panevojshme dhe alternativa e dyte vijimi i mesimit me provime klasore apo shkuarja ne ndonje shkoll private, ka plot Kosova.
    Kombi mbi të gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    RregullOhet gjithcka nje dite
    Jetë e rëndë.......!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Ne vendimin e Gjykates Kushtetuese shume mire thote, se nuk jane shterrur te gjithe mekanizmat juridik para se lenda te vij ne GJK, aty thuhet se permbarimin e aktvendimit te Gjykates se Qarkut ne Gjilan nuk i eshte dorezuar Gjykates Komunale ne Viti nga ana e paditeses. - Opinioni jem, ky eshte gabimi i paditeses
    Gjykata Kushtetuese e ka nje problem qe as vet s'mundet me zgjidh kjo fale deputetave te pashkollë. Versioni anglisht i nenit 8 "The Republic of Kosovo is a secular state and is neutral in matters of religious beliefs." nderkaq ne shqip "Republika e Kosoves eshte shtet laik dhe neutral ne çeshtjet e besimit" - Opinioni im, ky eshte gabim amatoresk i hartuesve te Kushtetutes qe nuk guxon me ndodh, pavaresisht se si deklarohet shteti laik-laik, sekular-sekular nuk duhet me lan hapesire per interpretime te ndryshme, e besa edhe per pozita diskutabile te Gjykates Kushtetuese.

    ...
    Per shtete te zhvilluara demokratike nuk do te ishte shume problematike.
    Per rastin e Kosoves, po te ishte shtet si tjeret, ne Kushtetuta eshte dashur te precizohen shume gjera. Perndryshe, ekziston rreziku real qe GJKK (edhe ashtu jo e pavarur dhe jo 100% e Kosoves) te keqperdoret nga grupe te ndryshme te interesit.
    Ne anen tjeter, pikerisht per raste si Kosova nuk eshte e rekomandueshme qe Kushtetuta te jete teper precize. Sepse fati i Kosoves si shtet nuk ka qene dhe nuk eshte i qartesuar perfundimisht. Prandaj, nevojitet fleksibilitet i mjaftueshem per te bere ndryshime dhe per legjitimuar vendime te rendesishme. Ne te kunderten, per cfardo ndryshim dhe vendimi te rendesishem do te nevojitej edhe ndryshimi i kushtetutes me 2/3 e dyfishte.

    Pershendetje

    P.S.
    Per kete vendim te GJKK-se a eshte Allahu apo Shejtani pergjegjes?
    Sepse, sipas atyre qe kerkojne shami ne shkolla, Allahu ne fakt eshte per cdo gje pergjegjes. Edhe per vendimin e GJKK-se. Sepse edhe ata njerez te GJKK-se jane krijesa te Allahut. Prandaj, do te ishte relativisht absurde te protestohet kunder nje vendimi, i cili se paku eshte toleruar nga Allahu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-10-2011 më 10:20

  5. #5
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Shume mire kan Bere!!!

    Eshte turp qe sote e kesaj dite , kur pretendohet me shume se kurre te jemi pjese e Evropes, dhe te "civilizuar" Vajzat Shqiptare te mbulojn koken sikur te jetonin akoma ne mesjete, dhe aqe me teper te paraqiten me keto veshje ne Shkolla publike apo Jo fetare. Nje pretendim i tille me duket pak si paradoks dhe nje hipokrizi e plot.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Sot ne shkollat tona preferohet qe femrat te shkojne me minifunde qe gati sa nuk duken breckat( nese kane veshur) preferojne te shkojne me bluze ku gjysma e gjoksit eshte perjashta dhe kur behet fjale per nje femer qe mundohet te ruaje besimin e saj, nje pjese e shoqerise Shqiptare hidhet perpjete.
    Shtetet e zhvilluara e lejojne shamine sepse e shikojne si nje ceshtje te te drejtave te njeriut. Por ne Shqiptaret jemi nje komb qe ne cdo ceshtje do veprojme dhe mendojme ndryshe.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Sot ne shkollat tona preferohet qe femrat te shkojne me minifunde qe gati sa nuk duken breckat( nese kane veshur) preferojne te shkojne me bluze ku gjysma e gjoksit eshte perjashta dhe kur behet fjale per nje femer qe mundohet te ruaje besimin e saj, nje pjese e shoqerise Shqiptare hidhet perpjete.
    Shtetet e zhvilluara e lejojne shamine sepse e shikojne si nje ceshtje te te drejtave te njeriut. Por ne Shqiptaret jemi nje komb qe ne cdo ceshtje do veprojme dhe mendojme ndryshe.
    Pershendetje...
    Te dyja jane ekstreme, si mbulimi i kokes se femrave ne publik ashtu edhe veshja 'ordinere'. Shqiptaret eshte mire qe te jene diku ne mes. dhe jo te jene te paret te perqafojn Extrimitetet. Sa i perket shteteve te tjera Demokratike, besoj se asnji nga ata nuk perballet me problemet qe eshte perballur vendi yne dhe akoma perballet. E gjithe kjo lufte qe behet ne emer te Fes behet per te fituar Terren. Per te cenuar identitetin e vertet kombetar. Me keqa eshte ata qe mbuloj koken ne publik, ata qe nderrojn kombesine per perfitime pernolane, jane njisoj. njeri e ben me vetdije dhe plot ndergjegje tjetri e ben nga besimi i verbert. Per kete element Kisha Greke dhe Xhamiat Arabe zen vendin e pare, ne nje kohe qe shqiperia po 'cenohet' me shume se kurre. Gjithcka ka kohen e vet. Sote nuk esthe koha per percarje te tilla.

    Te gjithe te mirat...
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Per shtete te zhvilluara demokratike nuk do te ishte shume problematike.
    Per rastin e Kosoves, po te ishte shtet si tjeret, ne Kushtetuta eshte dashur te precizohen shume gjera. Perndryshe, ekziston rreziku real qe GJKK (edhe ashtu jo e pavarur dhe jo 100% e Kosoves) te keqperdoret nga grupe te ndryshme te interesit.
    Ne anen tjeter, pikerisht per raste si Kosova nuk eshte e rekomandueshme qe Kushtetuta te jete teper precize. Sepse fati i Kosoves si shtet nuk ka qene dhe nuk eshte i qartesuar perfundimisht. Prandaj, nevojitet fleksibilitet i mjaftueshem per te bere ndryshime dhe per legjitimuar vendime te rendesishme. Ne te kunderten, per cfardo ndryshim dhe vendimi te rendesishem do te nevojitej edhe ndryshimi i kushtetutes me 2/3 e dyfishte.

    Pershendetje

    P.S.
    Per kete vendim te GJKK-se a eshte Allahu apo Shejtani pergjegjes?
    Sepse, sipas atyre qe kerkojne shami ne shkolla, Allahu ne fakt eshte per cdo gje pergjegjes. Edhe per vendimin e GJKK-se. Sepse edhe ata njerez te GJKK-se jane krijesa te Allahut. Prandaj, do te ishte relativisht absurde te protestohet kunder nje vendimi, i cili se paku eshte toleruar nga Allahu.
    lexoje ket shkrim Renea.

    gjermanise nuk i rruhet shume per nje tufe me turq e arab qe mbajne shamija

  9. #9
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    ka disi llogjik qe arsimi-shkolla si institucion shteteror te kete disipline te tille.

    Po tu jepej liria njerezve te veshin (dhe te proklamojne) fene e tyre, atehere dhe paganet do te vinin nudo!!!!
    Ergo cogito, ergo sum!

  10. #10
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Per shtete te zhvilluara demokratike nuk do te ishte shume problematike.
    Per rastin e Kosoves, po te ishte shtet si tjeret, ne Kushtetuta eshte dashur te precizohen shume gjera. Perndryshe, ekziston rreziku real qe GJKK (edhe ashtu jo e pavarur dhe jo 100% e Kosoves) te keqperdoret nga grupe te ndryshme te interesit.
    Ne anen tjeter, pikerisht per raste si Kosova nuk eshte e rekomandueshme qe Kushtetuta te jete teper precize. Sepse fati i Kosoves si shtet nuk ka qene dhe nuk eshte i qartesuar perfundimisht. Prandaj, nevojitet fleksibilitet i mjaftueshem per te bere ndryshime dhe per legjitimuar vendime te rendesishme. Ne te kunderten, per cfardo ndryshim dhe vendimi te rendesishem do te nevojitej edhe ndryshimi i kushtetutes me 2/3 e dyfishte.

    Pershendetje

    P.S.
    Per kete vendim te GJKK-se a eshte Allahu apo Shejtani pergjegjes?
    Sepse, sipas atyre qe kerkojne shami ne shkolla, Allahu ne fakt eshte per cdo gje pergjegjes. Edhe per vendimin e GJKK-se. Sepse edhe ata njerez te GJKK-se jane krijesa te Allahut. Prandaj, do te ishte relativisht absurde te protestohet kunder nje vendimi, i cili se paku eshte toleruar nga Allahu.
    Po mire e shpjegove ti kete punen e kaderit......me mire se Allahu vet , por nje gje nuk kuptova une ......kete punen e nenit e kam pak te veshtire ta kuptoj.

    Ma shpjego edhe njehere sesi nje gjykates i bazuar ne kete nen eshte e vlefshme per tu kuptuar restriktimi i te drejtes se njeriut sesi te paraqitet ne instuticionet shteterore.
    Pak definim te qarte , sepse ne ketej nga anglia na i kane zene syte mjegullat e rete e shumta qe valviten ketej.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •