Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Dikur Neser

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22

    Dikur Neser

    Dikur Nesėr...

    Atje ku hyjneshat vallėzojnė me pasion
    Nė tokėn qė kullon mjalt do tė dashuroj...

    Shkrihen mundimet nė djersėn e pėrvėluar
    tė Atit Kohė
    Mėshirė nga akrepi i shkretėtirės kėrkoj
    I kėrkoj njė pikė helm nė gjakun tim
    Pėrziej prush e gjak e pluhur e hi nė sytė e mi
    Shkel nėpėr ujė e ajr e shkumbė e…
    bėhem hi nėn Diellin e jetės
    Drithėrima e rėnkimi mė pėrkundin nė gjumė
    Mė zgjojnė nga mankthet britma e piskama
    Nė dellin e fryer e pagėzoj vrerin tim urrejtje
    Demonėt e gjakut ma hanė mishin, copė-copė ma bėjnė
    Truaj Diell e Hėnė qė bėjnė dritė
    Mallkoj sytė qė shohin…rropama e dallgėve nė bregun e shpirtit tim
    ēan...
    Silueta e ėmės nė ėndėrr jeton, shpirtin ma shqyen…
    Shtrij dorėn lart, ndėr re
    Nėpėr kthinat e trurit tim parakalojnė fluturimthi
    Pamje jete, fytyra, ēaste, pėrshėndetje, ndarje, dhimbje
    O mundim, o mundim i pafund
    Njė kacabu nė kuzhinėn time tė pėrlyer
    Mendoj, ēmendoj, rropatem, ėndrroj
    Plagėt s’mi shėron askush

    Shkova tė jetoj nė pėrrallė se nuk mundem mė
    Tė zhagitem nėpėr tym e blozė e djersė e gjak
    Shkova tė ha pak nga ambrozi e tė dehem nė lumturi se s’mund mė
    Tė duroj padrejtėsi…
    Do tė thyej akrepat e orės
    Do tė shkrij shpatėn e hekurit antik
    Do tė bashkoj duart
    Tė kėndellem nga jeta dua
    Tė jetoj nė vdekjen e rehatshme
    Tė mė pushojė ky shpirt i lodhur
    Nga agu i gjakut
    Tė pushoj, tė shlodhem…
    Tė kėndellem…

    Nė prill do tė shkoj tė jetoj
    Nė mesin e hyjneshave tė buta
    Qė do tė vallėzojnė me hare…vetėm pėr mua
    Pse dashuri s’qenka thėnė tė njoh ndonjėherė
    Pse mė robėroi errėsira e skuqur
    Klithmė nė mesnatė
    Ftohtėsi e lindur nė zjarr
    Mė perqafo o nėnė e mė puth ballin
    Pėrkundmė nė djepin e qetėsisė sė pėrjetshme

    Njė fllad i ftohtė shkund gjethet
    Varret i pėrshkon
    I ledhaton pendlat e korbit tė zi
    Me vete bart erėn e athėt tė vdekjes
    Egėrsia e jetės qė s’dua ta jetoj…

    Dikur nesėr…

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22

    mendimi juaj

    me tregoni se cka mendoni, ju lutem.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22

    stinet e vjetruara

    BALADA E [THINJAVE TĖ] KOHĖS

    Mbi kapakė tė syve njė korb ka bėrė folenė,
    Gjarpėrinjtė kopulojnė nė veshė
    E sipėr buzėve tė rrudhura, tė thara, njė
    Merimangė
    E zezė, e madhe, e ftohtė
    Ka hipnotizuar veten nė qendrėn e qendrave
    Tė poligonėve rrethues tė poligonėve
    Tjerė…(tjetėrsia e vjetėr)…
    E nė kokėn tullace, tė zbehur, tė ftohtė,
    Mbijnė filizat e ngrirė tė
    Pranverės sė dėshtuar nė garė
    Kundėr dimrit
    Tė nxirė nė trurin
    E kalbur…ku lakuriqėt e natės
    Bėjnė gjumin e tyre tė ditės…
    Era e epitafeve fryen mbi sipėrfaqe
    Tė gjymtyrėve…e…
    Qielli pshurr me rrėmbim
    Lėkurėn e mbuluar nga myku
    I pritjes
    Sė vonuar…
    Koha e
    Vonesės
    Sė mėrdhirė
    Shpon
    Si majė e helmuar
    Shigjete
    Mishin e nxirė
    Tė lagur nga
    Shurra e pėrqeshjes
    Sė dhimbjes
    Vetmuar
    Mendimet dikur banonin nėn kafkė, Buzėqeshja dikur vinte nė lėvizje
    Buzėt e rrudhura…
    “Dikur” ėshtė privilegj i Kohės Mjekerrthinjur…
    Dėshirat e Bardha
    Tė nxira
    Nė pritjen…e vonuar…
    Carpe!…
    jetoji endrrat!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22
    per shkak te radhitjes se tekstit ne te majte ne faqet e forumit, nuk arrita qe "Baladen" ta postoj ashtu sic eshte ne origjinal...kjo pak e ndryshon pershtypjen qe fitohet nga leximi i saj...sepse "pamja" e "Balades" eshte e organizuar asisoji qe, ne disa raste, kuptimi eshte ne perputhje me konstrukt...sidoqofte, shpresoj t'ju pelqeje kjo poezi e imja edhe keshtu...
    jetoji endrrat!

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    over nine.... urime. Po ama nuk e ke iden sa i thatezon poezite e tua , me komente qe i ben vetem ti.
    ( ti edhe e servir poezine per lexuesin, edhe ia citon ate atij, edhe ia perkthen , edhe i provokon shijen me pyetje, nuk e ke iden sa tendencioz dukesh, ne kete pike nuk ngjan aspak me poetin...edhe poezite vargjet i ke mjaft te bukura(jo te persosura)
    nuk dua te filloj te komentoj mbas komenteve te tua te vetekenaqesise, po ama me lejo te te bej me dite se kemi lexuar poezi edhe me te bukura se keto.... dhe keto tuat jane te prekshme ...per tu bere edhe me te bukura.
    pra cdo gje qe mund te behet me e bukur se c'eshte nuk eshte me e bukura fare.
    te felenderoj qe i poston vargjet ketu ( se vertete na kenaqin e per kete kenaqesi edhe hyjme ne forumin e letersise, po ama falenderimit tim dhe urimit , i bashkengjes, edhe lutjen qe te mos na lodhesh me komente per komentet ne komentimin e asaj qe sjelle ti.
    miqesisht , macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22
    mace te faleminderit shume per komentin konstruktiv...pikerisht ajo qe kam kerkuar.
    nje gje me duhet ta qartesoj, se si duket me ke keqkuptuar. eshte fjala per vetekenaqesi dhe per iluzione. une nuk jam i vetekenaqur dhe s'kam iluzione se poezite e mia jane me te bukurat. e them te verteten. si duket me ke keqkuptuar, sepse qellimi im kurre nuk ka qene qe te paraqitem si poeti me i mire ne bote...une shkruaj poezi sepse e dua poezine. une, te them te drejen, asnjehere s'kam bere komente rreth poezise time. kuazikomentet e mia te deritanishme i kam bere me qellim qe te nxise nje apo dy te qeshura, por ato nuk duhet te shikohen si te lidhura me poezine. poemat e mia nuk kane lidhje me ato kuazikomentet: ato i kam shtuar vetem qe te mos i postoj poemat ashtu pa asnje tekst percjelles. ndoshta ky ishte gabimi im, por vertete s'kam menduar te lavderoj veten time...larg asaj...shpresoj se me kupton tani. te lutem mos mendo qe jam ndonje narcis qe mendon se poezite e tij jane me te bukurat. shpresoj se do me kuptosh me mire tani.
    sidoqofte une te falenderoj shume per komentet e tua, si dhe te falenderoj shume qe e lexon poezine time. faleminderit mace.
    jetoji endrrat!

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22
    Ujėrat e Turbullta

    Mėngjes i zbrazėt, i acartė…
    Mushkėritė gulēojnė,
    Mjegull e thartė i bren.
    Sytė e mi tė shpuar
    Ndėr pulsimet e gjakut t’vluar
    S’vėrejnė…
    Qyqet e kukuvajkat me refren
    T’ninullės sė mjegulluar,
    Pėrcjellur nga fylli n’pyll t’Panit
    M’pėrkundin n’pagjumėsi
    N’arkivolin tim tė ditėve t’vdekura;
    E krimb i jetės shoshė mė bėn pėrbrenda.
    Ashklat – pika gjaku pa pėrmbajtje.
    Eh, njė jetė, njė pe i mėndafshtė…
    Lėng jete – njė shpresė e blertė…
    Po, kur ujėrat janė tė turbullta
    E filizat e shkelur,
    Dėgjohet kėputja pa zhurmė…
    Pa vaj...
    …Fundi…
    …Ėndrrat, zhgėnjimet,
    Mundimet e kota…
    jetoji endrrat!

  9. #9
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Nje koment.

    Gjuha eshte shume e pasur, por temat e poezive jane te pergjithshme. Duket sikur keto peozi i ke sa per tu stervitur. Une per vete e shijoj poezine sido qe te jete dhe mendoj se poezite me te medha jane ato te drejteperdrejta, qe shprehin castin, dicka te thjeshte e me te prekshme, aty pastaj futet gjeresia e temave te rendesishme si jeta, dashuria, etj.

    Keshille, mos i rendo me artifica, lidhje te zgjatura fjalesh. Kjo e fundit ishte me e mira "Ujerat e Turbullta"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22
    koment shume konstruktiv armando. te faleminderit.
    jetoji endrrat!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •