“The Times”
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i kėrkoi Turqisė qė tė pranojė se masakrimi i armenėve gjatė Luftės sė Partė Botėrore nė Perandorinė Osmane ka qenė gjenocid Duke folur para gazetarėve nė kryeqytetin e Armenisė, Jerevan, nė ditėn e dytė tė qėndrimit atje, Sarkozi tha se Turqia ka pasur “kohė tė mjaftueshme pėr tė menduar” qė kur nisėn vrasjet masive nė vitin 1915. Nė tė njėjtėn kohė Sarkozi tha se “nuk i takon Francės t’i caktojė askujt ndonjė ultimatum”.
Presidenti francez i bėri kėto komente gjatė njė konference tė pėrbashkėt me presidentin armen, Serzh Sarkisian, i cili e falėnderoi homologun e tij francez. “Ne i jemi mirėnjohės Francės qė zyrtarisht ka njohur gjenocidin dhe e ka dėnuar pėrmes ligjit tragjedinė e tmerrshme qė goditi armenėt nė fillim tė shekullit tė kaluar”, u shpreh ai. Shpejt pas arritjes nė Jerevan tė enjten, Sarkozi i kėrkoi Turqisė “tė rivizitojė historinė e tij” rreth vrasjes sė qindra-mijėra armenėve gjatė ditėve tė fundit tė ekzistimit tė Perandorisė Osmane. Ai tha se mohimi kolektiv i shtetit dhe popullit turk ishte “i papranueshėm”. “Nėse Turqia do ta rivizitonte historinė e saj dhe do t’i shikonte ballė pėr ballė hijet dhe dritat kjo do tė mjaftonte pėr ta njohur gjenocidin. Nėse Turqia nuk e bėn kėtė, padyshim se do tė duhet tė shkohet mė tej”, theksoi ai.
Sarkozi gjithashtu tha se nėse Turqia nuk bėn njė “gjest pėr paqe” dhe “njė hap drejt pajtimit” rreth kėsaj ēėshtjeje, ai do ta shqyrtonte propozimin e njė ligji qė do ta cilėsonte si krim mohimin se vrasjet e bėra tė kenė qenė gjenocid.
Nėse Turqia do ta rivizitonte historinė e saj dhe do t’i shikonte ballė pėr ballė hijet dhe dritat kjo do tė mjaftonte pėr ta njohur gjenocidin. Presidenti francez tha se shpreson qė Turqia do tė veprojė lidhur me kėtė ēėshtje para pėrfundimit tė mandatit tė tij nė maj tė vitit 2012. Franca dhe disa shtete tė tjera si Rusia dhe Zvicra i kanė njohur vrasjet si gjenocid.
Sarkozi zemėroi Turqinė para zgjedhjes si president nė vitin 2007 kur pat mbėshtetur njė projektligj nė Francė qė kishte pėr qėllim dėnimin e atyre qė refuzojnė ta njohin masakrėn si gjenocid.
Dhoma e ulėt e Parlamentit francez mė vonė refuzoi kėtė nismė, njė veprim qė tėrboi diasporėn armene nė Francė, e cila vlerėsohet se pėrfshin diku pesė mijė njerėz. Armenėt thonė se diku 1.5 milionė tė tyre kan qenė viktima tė gjenocidit gjatė Luftės sė Parė Botėrore nė Perandorinė Osmane.
Krijoni Kontakt