Vrasja e këshilltarit të komunës, arrestohet mësuesi dhe dy nipat e tij
Dërguar më: 07/10/2011 - 15:52
Policia e Lezhës zbardh vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku mbeti i vrarë këshilltari i Komunës së Shënkollit në Lezhë, Tonin Gjonaj. Pas hetimeve intensive, në orët e para të mëngjesit të djeshëm janë arrestuar tre autorët e krimit. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Pëllumb Nika, mësues në shkollën e mesme të këtij fshati si dhe dy nipat e tij; Ridvan Luali dhe Ferdinand Hoti, përkatësisht 26 dhe 36 vjeç. Mësohet se Gjonaj ishte duke udhëtuar me një mjet tip kamion me targa (false) të Krujës në qendër të fshatit, kur është parakaluar nga një autoveturë tip "Golf". Nga autovetura ka zbritur Nika dhe dy nipat e tij, të cilët i kanë bërë me shenjë Gjonajt të ndalojë. Në momentin që viktima ka zbritur nga kamioni, mësuesi dhe dy të afërmit e tij e kanë goditur atë fillimisht me levë dhe më pas e kanë qëlluar 3 herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Gjithçka ka ardhur pas një konflikti të ndodhur një vit më parë, kur këshilltari shau nga nëna mësuesin. ag.li.
gazeta shqiptare
Krijoni Kontakt