Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 161
  1. #151
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Reshat Kripa: Diktator apo president?
    E Marte, 11-10-2011, 11:05pm (GMT+6)

    Diktator apo president?

    Nga Reshat Kripa

    Vdekja e Ramiz Alisė hodhi nė tavolinė shumė debate. Nostalgjikėt, midis tė cilėve edhe disa udhėheqės tė forcave tė majta politike, ngritėn nė qiell “kontributin e ēmuar” qė paska dhėnė ky dishepull i komunizmit nė kohėn e luftės kundėr okupatorit. Tė tjerė folėn pėr kontributin e madh tė tij nė kohėn e ndryshimeve demokratike, ku nuk paska lejuar tė derdhet gjak. Disa e konsideruan si arkitektin e kėtyre ndryshimeve duke e quajtur madje edhe Gorbaēovin e Shqipėrisė. Nė kėtė numėr nuk bėjnė pjesė vetėm tė majtė por, ēuditėrisht edhe njė pjesė e komentatorėve tė djathtė, emrat e tė cilėve mė vjen tė pėshtire t’i pėrmend.
    Ēfarė ishte nė tė vėrtetė Ramiz Alia, diktator apo president? Sipas protokollit zyrtar rezulton si mbajtės i tė dy ofiqeve. Po nė memorien e kėtij populli ēfarė ėshtė? Le tė bėjmė njė analizė tė jetės dhe veprimtarisė sė tij politike nė kėto vite.

    Le tė kthehemi shumė vite mė parė, nė ditėt kur sapo kishte pėrfunduar lufta pėr liri dhe kur nė vend ishte vendosur diktatura komuniste. Nė memorien e kėtij populli, kėtu kam parasysh edhe memorien e popullit shqiptar qė jeton nė Kosovė, nuk mund tė harrohet masakra e tmerrshme e Tivarit, ku mijra shqiptarė u masakruan nga vetė shqiptarėt qė kishin marrė pushtetitn. Nė kėtė masakėr ėshtė bėrė i njohur edhe implikimi i zotit Alia, nė atė kohė komisar politik i forcave partizane nė Kosovė. Madje njihet edhe itinerari i rrugės sė pėrshkruar nga patriotėt kosovarė pėr t’i shpėnė nė Tivar. Ai do tė kalonte nepėr teritorin shqiptar, praktikisht nėpėr Shkodėr, pėr tė arritur nė Tivar ku i priste vdekja e sigurtė. Nuk e di nėse kanė patur parasysh kėtė “kontribut” tė zotit Alia, nė kohėn e luftės pėr liri, politikanėt e majtė?
    Le tė analizojmė tani periudhėn e diktaturės komuniste gjatė sundimit tė Enver Hoxhės.

    A nuk ishte ai qė, si krahu i djathtė i diktatorit, me servilizėm tė paparė i shėrbeu tiranit nė ēdo aventurė tė tij? A nuk ishte ai qė godiste njėri pas tjetrit tė ashtuquajturit kundėrshtarė tė regjimit, midis tė cilėve edhe ata qė dikur i kishte patur shokė tė idealit? Pyetini ata dhe do t’ju tregojnė mė mirė pėr kėtė.

    Por unė nuk do tė zgjatem shumė nė kėto periudha. Do tė pėrqėndrohem mė tepėr nė kohėn kur ai ishte udhėheqėsi mė i lartė i kėtij vendi, pas vdekjes sė diktatorit nė vitet 1985-1991. Ngjarjet qė do t’ju tregoj kanė ndodhur nė njė kohė kur shumė prej nesh prisnin prej tij ndryshimet e nevojshme qė kishin kohė qė kishin filluar nė vendet e tjera tė lindjes. Por koha tregoi se ky qe njė iluzion i kotė. Asgjė nuk ndryshoi nga e kaluara.

    Qershori i vitit 1985. Dy tė rinj nga katundi Nartė i Vlorės, Jorgo Sholla dhe Sotir Nastua, tentojnė tė arratisen duke notuar nga Saranda pėr nė Korfuz.

    Diktohen nga forcat e sigurimit. Arrihen nga motobarka e mbrojtjes, kur sapo kishin kaluar nė ujrat ndėrkombėtare dhe, nė vend qė t’i arrestojnė dhe dėnojnė sipas ligjit nė fuqi, i masakrojnė me elitėn e motobarkės dhe tė nesėrmen, i lidhin pas njė kamioni dhe i tėrheqin zvarrė rrugėve tė Sarandės, pėr tė terrorizuar popullsinė vendase. Por kjo nuk pėrfundoi kėtu. Apostol Nastua nuk guxoi tė shkonte tė merrte kufomėn e tė birit. Ndėrsa Pavllo Shellua e mori parasysh kėtė rrezik. Por kur mbėrriti nė fshat e priste njė e papritur e madhe. Organizata e partisė nuk e lejoi ta varroste nė varrezat e fshatit. I mjeri u detyrua ta mbulonte diku nė jalli, pranė kėnetės sė Nartės. Po tė ish
    pyetur zoti Alia do tė kishte thėnė se nuk kishte patur dijeni.

    Mos vallė Saranda bėnte pjesė nė ndonjė hemisferė tjetėr dhe zoti Alia nuk na e paskėsh marrė vesh?






    http://www.zemrashqiptare.net/images...EnverHoxha.jpg




    15 shkurt 1988. Leandro Neranxi nga Himara shkon nė punė nė fabrikėn e ekstraksionit
    dhe nuk kthehet mė kurrė nė familje. I ati, Milto Neranxi, nuk la derė pa trokitur, nuk la tė njohur
    dhe tė panjohur pa pyetur. Por asgjė. Askush nuk ishte nė gjendje t’i pėrgjigjej. Por ata qė duhej tė pėrgjigjeshin heshtnin. Tė ngratit prind i kujtohej njė tregim i tė birit qė i kishte rrėfyer, disa javė mė parė, qė operativėt e sigurimit i kishin kėrkuar tė depononte kundėr Lea Dhimojanit tė arrestuar pėr agjitacion e propagandė.

    Por Leandro Neranxi nuk mund te shpifte pėr shokun e tij tė ngushtė dhe e pagoi me jetėn e tij. I ati ishte i bindur se atė e kishin mbytur nė tortura dhe nuk dihej se ku e kishin hedhur. Vallė edhe pėr kėtė zoti Alia nuk paska patur njohuri?

    Qershori i vitit 1988. Nė Kukės varet njė poet. Akuza, vargjet e kėtij poeti dhe se gjoja paska plagosur njė polic. A keni dėgjuar ndonjėherė dhe nė cilin ligj ishte bazuar kur dėnon me varje njė njeri pėr njė veprim tė tillė?

    Pėr kėtė zoti Alia nuk mund tė thotė se nuk ka dijeni, pasi ėshtė ai qė ka vėnė firmėn pėrfundimtare pėr ekzekutimin e tij, si President i Presidiumit tė Kuvendit Popullor.
    Shembujt janė tė pafund, por po mjaftohem me kaq. Dua tė kthehem nė vitet 90-91, vite kur ai paska “shpėtuar” vendin nga gjakderdhja. Dėgjoj nė ekranet e televizioneve thirrjet e tij histerike:
    - Ne i vramė baballarėt e tyre, ndaj do t’i vrasim edhe kėta!


    Apo:

    - Edhe bar do tė hamė, edhe gjak do tė derdhim!
    Vallė kėshtu e paska shpėtuar vendin nga gjakderdhja ky monstėr, ky Ponc Pilat qė lan duart pas krimit tė tij? Dhe nė sytė e mi mė dalin tė rėnėt qė tentuan tė kalojnė kufirin pas daljes sė dekretit qė kėtė e konsideronte kalim tė paligjshėm dhe ku nuk ishte nevoja tė derdhej gjak.





    Jo, zotėrinj analistė! Ramiz Alia asnjėherė nuk ka ėndėrruar ta lėshojė pushtetin pa gjak. Por, si burracak qė ishte, kėrkonte ti vriste qytetarėt pas krahėve, ashtu siē kishte vepruar ai dhe shokėt e tij gjatė luftės qė edhe shokėt e tyre i qėruan nė tė njejtėn mėnyrė. Ėshtė e njohur parulla e komunistėve: Pushteti fitohet me gjak dhe mbrohet po me gjak! Ai nuk mund te vepronte ndryshe, nuk mund tė dilte nga vetja e vetė. Dhe nė rast se nuk u bė njė kasphanė e vėrtetė, kjo nuk ndodhi sepse ai u tregua demokrat apo i arsyeshėm, por sepse, si njė frikacak i pėshtirė, kishte frikė se mos pėsonte fatin e Ēausheskut

    Akti i fundit i hipokrizisė dhe servilizmit ishte zgjedhja, me votat e shumicės komuniste tė Partisė sė Punės, si president i republikės sė parė pluraliste, nė njė kohė kur nė zgjedhjet e pėrgjithėshme tė njė muaji mė parė ishte mundur nga njė inxhinier demokrat.
    Ndaj, me tė drejtė sot pyetet: A mund tė quhet Presidenti i parė i Shqipėrisė Demokratike njė pėrbindėsh i tillė? Deri kur Shqipėria do tė vazhdojė tė nderojė tiranėt dhe diktatorėt?
    Kjo pyetje kėrkon pėrgjigje. Kush mundet le ta japi!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #152
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=xBDxz...55E1108E5DD1E6
    Keto deklarata i ka bo Sala PLAKO as une as ti e askush tjeter
    O PLAKO.....te gjithe njesoj jane e mos u mundo te ngresh njerin e te ulesh tjetrin.

    Pfffffffffffffffff...pseudodemokrate.
    PPSH u nda ne PS dhe PD. PS dhe PD pastaj jan ndare dhe ne ca therrime te vogla deri sa shkuan 100 parti. I vetmi debat qe mund te behet per keto dy parti eshte se cila eshte me shume a me pak komuniste.

    Nuk mund te dilja as un e as baba im te beheshim kryetare partish ne 1991. Dolen ata qe ishin e politike e ishin rritur neper parti.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gjysma e sė vėrtetės nuk ėshte kurrė e vėrteta

    Opinione Martė, Tetor 11th, 2011

    AMIK KASORUHO

    Zakonisht flitet mirė pėr ata qė ndahen nga kjo jetė. Por kjo vlen pėr vdekatarėt e thjeshtė. Pėr njerėzit qė historia, pėr merita tė tyre apo pėr shkak tė rrethanave i vendon nė sferėn e personaliteteve publike, e vėrteta ėshtė njė borxh qė duhet shlyer pa nostalgji dhe pa mllef. Ata kanė vlerėn e asaj qė kanė bėrė nė jetė. Por edhe tė asaj qė nuk kanė bėrė.
    Ambicioz, por i pėrmbajtur, dinak por i matur, Ramiz Alia diti tė mbante njė pozicion ekuilibri edhe kur nėn kėmbėt e krerėve tė tjerė tė partisė dridhej toka dhe priteshin koka. I kėnaqur kohėt e fundit me rolin e ndihmėsit, mund tė thuhet se priste kohė mė tė mira pėr t’u dukur. Nuk bėri asgjė pėr t’i afruar kėto kohė, por diti tė priste.
    Thuajse gjatė gjithė karrierės sė tij nuk bėri pjesė nė pushtetin ekzekutiv tė mirėfilltė, gjė qė mund tė shtyjė tė mendohet se nuk qe pjesė e atyre operacioneve tė spastrimit politik dhe shoqėror qė e ndanė Shqipėrinė nė dy pjesė: nė atė tė atyre qė kishin pushtetin nė dorė dhe nė tė tė pėrndjekurve. Por, kur Hoxha rrėmonte tokėn nėn kėmbėt e kundėrshtarėve tė tij tė njėmendėt apo hipotetikė, Ramiz Alia shkrinte tėrė aftėsitė e tij pėr t’i dhėnė dhunės njė justifikim ideologjik. Dhe mendonte si tė mbijetonte. Kjo e shpėtoi.
    Veēse edhe pėr Ramiz Alinė nuk qe e lehtė tė mbetej nė majėn e piramidės komuniste.
    Qysh nė gjysmėn e parė tė viteve ’60, nė botėn e arteve (sektor qė mbulohej dhe kontrollohej drejtpėrsėdrejti nga Alia) kishte nxjerrė krye ndonjė pėrpjekje e druajtur pėr t’i dhėnė njė frymėmarrje pak mė tė gjerė shprehjes artistike. Nė vitin 1964, Ismail Kadareja kishte botuar romanin e tij “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, ku partia nuk pėrmendet kurrė. Njė vit mė vonė, Dhimitėr Xhuvani botoi romanin “Tuneli”, qė u konsiderua njė fyerje pėr klasėn punėtore dhe pėr partinė. Mė 1969-n, Minush Jero shkroi dramėn “Njollat e murrme”, e cila u konsiderua njė pėrpjekje e pabesė pėr tė errėsuar realitetin socialist.
    Nė Kongresin V tė PPSH, Hoxha kishte shtruar “pėrpara letėrsisė dhe arteve detyrėn qė tė shndėrroheshin nė njė armė nė duart e partisė”. Kėto ishin kambana qė binin edhe pėr atė qė kontrollonte kėtė sektor tė jetės sė vendit.
    Nė vitin 1973 “u zbulua” devijimi i Fadil Paēramit e Todi Lubonjės, dhe u tha se kishte pasur organizata partie, komunistė, kuadro dhe funksionarė qė e kishin dobėsuar vigjilencėn.
    Edhe kjo ishte njė kambanė qė binte (e kėsaj radhe shumė fort) pėr sektorin e ideologjisė dhe tė propagandės sė KQ. Dhe nė krye tė kėtij sektori qėndronte Ramiz Alia. Por ai e gėlltiti kritikėn qė i bėhej nga kreu dhe bėri njė autokritikė “bolshevike”.
    Ėshtė paradoksale, por kėto tėrmete i dhanė dorė Ramiz Alisė qė tė mbijetonte. Pas kėtyre tronditjeve nuk mund tė mos tregonte zell pėr tė respektuar vijėn e partisė. Kjo vijė ishte bėrė njėsh me trillet e kreut, gjithmonė tė paparashikueshme, pėr tė cilat, tok me bashkėpunėtorėt e sektorit ideologjik tė KQ, Alia nuk harroi asnjėherė tė bėnte njė interpretim parimor.
    * * *
    Shqipėria ishte njė vend qė ndiente nevojėn pėr njė ndryshim (madje edhe tė shpejtė), por nuk besonte edhe aq se do tė bėhej. Edhe sepse shpresa qė lindi me vdekjen e diktatorit ishte e pandashme nga frika qė ngjallte e ardhmja e pasigurt.
    Alia, i cili duket se nuk kishte kėllqe pėr tė qenė njė burrė i vėrtetė shteti, nuk e rroku flur ēastin e pėrshtatshėm, u tregua i pavendosur dhe humbi rastin tė mbetej nė histori.
    Shpalli se rruga e demokratizimit tė jetės sė vendit ishte e vetmja rrugė qė duhej ndjekur, por shtoi se ai proces mund tė bėhej vetėm nėn udhėheqjen e PPSH-sė. Deklaroi se nė njė regjim demokratik shkėmbimi i opinioneve ėshtė njė element i domosdoshėm, por u rrek ta justifikonte mungesėn e partive tė tjera, pėrveē PPSH-sė, me mungesėn e traditės tė pluralizmit tė partive nė Shqipėri dhe propozoi zgjidhjen e habitshme tė subjekteve elektorale.
    U pėrpoq tė niste njė dialog me intelektualėt, por nė tė vėrtetė, nė takimin me ta, u pėrpoq tė diktonte pikėpamjet e veta, duke e ditur mirė fort se bashkėbiseduesit e tij nuk mund tė rrezikonin t’i shprehnin krejt haptas opinionet e tyre dhe as lejoi tė botohej verbali i takimit.
    Ndonjė muaj mė parė kishte pritur shkrimtarin Ismail Kadare. Nė prill Kadareja i shkroi njė letėr, gjithė pėr tė njėjtat ēėshtje dhe pas njė muaji mori njė pėrgjigje qė, si thotė shkrimtari, pėr te qe si njė dush i ftohtė: nė atė letėr Alia pėrsėriste hiē mė pak se 24 herė fjalėn “Partia”. Taktika tėrhiq e mos e kėput po bėhej taktika e preferuar. Por, mes heshtjes sė nderė tė Shqipėrisė kishte nisur tė dėgjohej gjithnjė e mė shumė zhaurima e njė tėrmeti qė po afrohej me shpejtėsi.
    Alia, me gatishmėrinė e njė iluzionisti, nxori nga mėnga njė paketė ligjesh qė synonin “tė demokratizonin” jetėn e vendit. Ngjante si njė garė kundėr kohės: duke mos njohur kėrkesat e historisė, kokėfortėsisht dritėshkurtėr pėr tė vėnė re gjendjen psikologjike tė njerėzve, tė pazotėt pėr tė prerė me gjithsej lidhjet me tė kaluarėn komprometuese, Ramiz Alia dhe tė vetėt po u dilnin pėrpara kohėve tė reja me mendėsinė e gjithherė.
    Alia i zhgėnjeu tė gjithė, pėrkrahėsit dhe kundėrshtarėt. Ishte shumė i zgjuar dhe e kuptonte se shndėrrimet ishin tė pashmangshme, por dėftente se nuk kishte brumin e reformatorit. Jepte pėrshtypjen se ishte pėr demokratizimin e shoqėrisė. Por, fatkeqėsisht, krijonte bindjen se donte tė fitonte kohė. Nuk pati as shikimin e qartė tė atij qė eksploron rrugė tė reja dhe as aftėsinė (apo dėshirėn) e njė prijėsi qė t’i imponohej situatės.
    Nė vitin 1976, Enver Hoxha kishte deklaruar: “Diktatura e proletariatit ėshtė e pashkėputur nga demokracia mė e gjerė, mė e thellė dhe mė e plotė pėr punonjėsit”. Fare pak vjet mė vonė do tė shembej kjo aksiomė pėr komunistėt shqiptarė, duke shkaktuar njė rrėmujė kaotike midis pėrkrahėsve tė linjės sė kryetarit tė madh. Tė hutuar, tė ēorientuar, ata shikonin drejt majės sė piramidės sė pushtetit, duke pritur qė prej andej tė vinte njė fjalė ngushėlluese, njė orientim i qartė dhe i prerė, njė udhėzim shpėtimtar.
    Qė nuk erdhi: Alia i zhgėnjeu tė gjithė, pėrkrahėsit dhe kundėrshtarėt. Ishte shumė i zgjuar dhe e kuptonte se shndėrrimet ishin tė pashmangshme, por dėftente se nuk kishte brumin e reformatorit. Sidomos vitin e fundit tė regjimit komunist u tregua krejt dhe dėshpėrimisht i pavendosur. Jepte pėrshtypjen se ishte pėr demokratizimin e shoqėrisė (madje publikisht e pohonte vazhdimisht) por, fatkeqėsisht, krijonte bindjen se donte tė fitonte kohė. Nuk u bė farkėtues ndryshimesh tė vėrteta, por dha shenja se nuk donte tė vijonte fije e pėr pe pėrvojėn e sė kaluarės. Me pak fjalė, ishte njė njeri qė kohė pas kohe dukej se donte tė kapėrcente pragjet e “demokracisė proletare”, pastaj vihej nė rolin e spektatorit, duke lėnė qė gjėrat tė ndiqnin rrugėn e tyre.
    Nė kohėzgjatjen e njė viti premtoi dhe i mohoi premtimet, nxiti dhe frenoi; nuk shpalli kurrė njė program tė tij tė qartė dhe tė prerė, i la tė vepronin tė tjerėt, edhe pse kultivonte, jo aq shumė fshehurazi, ambicien qė tė konsiderohej njė nga pionierėt e kohėve tė reja.
    Njė kryetar shteti qė nuk ka mprehtėsinė tė dallojė pėrtej realitetit aktual, tė cilit i mungon guximi tė propozojė njė program tė qartė dhe tė veprojė mė pas pėr realizimin e tij, do bėnte mirė tė tėrhiqej nga skena politike. Ramiz Alia nuk bėri as njėrėn dhe as tjetrėn: gėnjeu veten qė situata mund tė pranonte premtime tė vakėta, reforma tė cungėta dhe sjellje tė papėrcaktuara.
    Nuk mundi tė shkėputej pėrfundimisht nga njė e kaluar pėr tė cilėn kishte kontribuar ai vetė dhe bėri qė tė mbahej gjallė mentaliteti sipas tė cilit pėrbindėshat e sė shkuarės vlenin mė shumė se shpresat e sė ardhmes.
    Dikush donte qė Alia tė ishte Gorbaēovi shqiptar. Mund tė ishte, ndoshta edhe deshi tė ishte, por nuk diti tė orientohej nė situatėn e ngatėrruar qė po verifikohej nė vend, pak edhe pėr faj tė tij
    * * *
    Enver Hoxha s’e kishte menduar se vetėm pesė vjet mbas vdekjes sė tij do tė shkėrmoqej ndėrtimi qė ai kishte dashur tė ishte i pėrjetshėm.
    Ishin ditėt kur Shqipėria komuniste, me gojėn e Ramiz Alisė, premtonte tė ecte me njė hap me kohėt e reja. Por, nė takimin me intelektualėt e kryeqytetit, Alia e hedh fjalėn pėr “pluralizėm mendimi”, dhe jo pėr atė tė partive.
    Demokracia jeton nė qoftė se ngjarjet pėrparojnė, kėrkojnė dhe gjejnė rrugė tė reja pėr tė eksploruar. Ramiz Alia nuk e humbi toruan dhe propozoi zgjidhjen e habitshme tė subjekteve elektorale. Dyqind e pesėdhjetė vjet pėrpara, poeti anglez Aleksandėr Pop kishte thėnė: “Njė parti ėshtė ēmenduria e shumicės dhe pėrfitimi i pakicės”.
    Mashtrimi i kolauduar nė pesėdhjetė vjet tė njė epoke tė errėt po vishte teshat e njė komedie fyese. Kishte kaluar koha e duartrokitjeve. Studentėt qenė tė parėt qė fishkėllyen pa u ulur perdja nė skenė. Farsėn e subjekteve elektorale PPSH-ja duhet ta fuste nė muzeun e dėshtimeve.
    Nė Shqipėri demokracia po ēante rrugė bashkė me turmat e demonstruesve qė u dilnin pėrpara tankeve pa armė nėpėr duar.
    Alia, i pavendosur, por mbase edhe i hutuar, nuk pranon tė takohet me pėrfaqėsuesit e partive tė opozitės. Opozita iu drejtua Alisė duke i kėrkuar tė ndėrhynte si ndėrmjetės i epėrt midis kėrkesave tė tyre radikale dhe reaksionit tė forcave nostalgjike dhe besnike ndaj komunizmit fanatik enverhoxhian. Kėtė rol Alia e interpretoi sipas mendjes sė tij, por duhet thėnė se periudha nga ditėt e para tė dhjetorit derisa u bėnė zgjedhjet, nuk u shndėrrua nė njė larje tragjike hesapesh, pasojė e pėrgjakshme e dėshirės pėr tė marrė hak, qė me zor mund tė pėrmbahej, edhe falė rolit ndėrmjetės qė luajti ai. Ai rol pajtimi, qė aq shumė i pėrshtatej natyrės sė tij, pati njė farė peshe qė diktatura nuk shpalosi egėrsinė e saj ndėr ato ditė. Dhe ky ishte njė fakt mjaft pozitiv.
    Ai nuk kishte brumin e njė reformuesi, sepse nuk ishte mėsuar t’u besonte reformave tė vėrteta: e la veten nė dorė tė ngjarjeve pikėrisht kur mund t’i kishte nė dorė. Pėr komunistėt fanatikė ishte njė liberal. Pėr opozitarėt njė oportunist. Si burrė shteti pati pak ambicie dhe si qytetar i thjeshtė shumė frikė. Mund t’i pėrkiste tė ardhmes: mbeti i mbėrthyer pas mendėsisė qė aq dėme i kishte sjellė vendit tė tij. Nė njė farė mėnyre u pėrpoq tė ndreqte diēka nga e kaluara, por nuk e rroku ēastin historik dhe nuk i besoi sė ardhmes. Nuk dėnoi as diktatorin Hoxha dhe as kohėn e tij. Heshti dhe nė kėtė mėnyrė u dėnua, me tė drejtė apo pa tė drejtė, tė konsiderohej ortak i krimeve tė diktaturės.
    Por, duhet thėnė se ia doli tė bėnte shumė gjėra nė drejtimin e duhur, sidomos vitin e fundit, mori pjesė nė Asamblesė Plenare tė OKB-sė, nė SHBA mbajti fjalime qė nuk ishin tė mbushura me fjalėt qė ishte bėrė zakon tė thuheshin. Qysh nga Konferenca pėr Paqen nė Paris, fill pas mbarimit tė luftės, njė kryetar shteti shqiptar nuk kishte shkelur nė Perėndim. I lejoi gazetarėt e huaj tė vizitonin Shqipėrinė; u dha pasaporta qytetarėve shqiptarė qė tė mund tė vizitonin farefisin e tyre jashtė vendit; nuk i goditi me grushtin e diktaturės ata qė kishin dhėnė intervista me zarar radiove tė huaja apo qė kishin botuar shkrime, tė cilat nuk pėrkonin me pikėpamjet e regjimit; praktikisht bėri ndryshime nė legjislacionin qė kishte tė bėnte me marrėdhėniet ekonomike me vendet e huaja, duke i dhėnė njė frymėmarrje mė tė gjerė; e dėnoi pa njė pa dy ndėrhyrjen e Irakut nė Kuvajt dhe e quajti Sadam Huseinin diktator; pranoi t’i hapej rruga pluralizmit tė partive, shpalli tė parat zgjedhje krahasimisht tė lira nė Shqipėri qė nga mbarimi i luftės dhe mė 20 shkurt 1991 nuk shpalli gjendjen e jashtėzakonshme, qė mund ta kishte ēuar vendin nė njė det gjaku: tė gjitha kėto, pa dyshim, duhen pranuar si merita tė tij.
    Por njerėzit donin tė dinin kush ishte Ramiz Alia i vėrtetė. Ndoshta, thellė-thellė, ushqente shpresėn (apo mbase edhe projektin) qė ta pilotonte ai kursin e ri drejt demokratizimit. Ndoshta e gėnjente veten se demokracia mund tė bashkėjetonte me atė nen “historik” tė Kushtetutės, sipas tė cilit, “Partia e Punės e Shqipėrisė pėrcaktohej si e vetmja forcė politike nė krye tė shtetit dhe tė shoqėrisė”.
    * * *
    Nuk pati brumin e njė reformuesi, sepse nuk qe mėsuar t’u besonte reformave tė vėrteta: e la veten nė dorė tė ngjarjeve pikėrisht kur mund t’i kishte nė dorė dhe, me atė rast, nuk u rrethua nga forca politike qė nuk i pėrkitnin sė kaluarės. Nuk mundi tė shikonte tej cakut tė formimit tė tij politik: kishte shumė nostalgji pėr tė kaluarėn.
    Pėr komunistėt fanatikė ishte njė liberal. Pėr opozitarėt njė oportunist. Si burrė shteti pati pak ambicie dhe si qytetar i thjeshtė shumė frikė.


    -

    panorama

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Vdiq politikani i vetėm profesionist i Shqipėrisė
    Cili eshte politikani profesionist?!

    Njė ditė pas vdekjes, njė gazetė angleze e kishte quajtur Gorbaēovi shqiptar. Natyrisht qė krahasimi nuk ka asnjė vlerė. Efektet qė krijoi lideri sovjetik, tronditėn planetin dhe e kthyen njerėzimin nė rrugė tė re, e nė kėtė sens kaq do tė mjaftonte pėr tė mbyllur diskutimin nė ėshtė i saktė krahasimi apo jo. Po nė pikėpamjen e analizės laboratorike qė merr parasysh specifikat e problemit apo mė saktė pasojat e veprimit individual nė vendin ku zhvillohen ngjarjet, Alia ishte pėr mendjen time njė politikan profesionist me klas mė tė lartė se Gorbaēovi dhe udhėheqėsit lindorė pėr njė arsye elementare. Vendi me diktaturėn mė tė tmerrshme komuniste tė tė gjithė bllokut lindor e mori kthesėn po aq butė sa dhe ēekėt apo hungarezėt, qė kishin jo vetėm mirėqenie mė tė lartė, por mbanin nė kurriz dhe traditėn e madhe perandorake qė i lejon tė sillen qartė nė raste kthese.
    Kjo nuk eshte as merite e R. Alise as politikanit "profesionist".
    Ishte kryesisht pasoje e prapambeturise gjithashtu "me te tmerrshme te te gjithe bllokut lindor" ne shume aspekte, sidomos ne ate ekonomik. Shqiperia ishte njekohesisht edhe vend i vogel me tradita te vecanta dhe me lidhje te ngushta familjare mes shumices se banoreve, gje qe pamundeson cfardo dhune te permasave te nje lufte te madhe qytetare.
    Shumica e shqiptarve ose nje pjese relativisht e madhe deshironin vetem te iknin nga Shqiperia, sepse nuk shihnin asnje perspektive, pavaresisht regjimit. Prandaj, per shume njerez atje nuk kishte per cka te luftohet edhe po te ekzistonte nje vullnet i tille. As regjimi i E.Hoxhes nuk ka mbijetuar permes dhunes se hapur te permasave te medha por kryesisht permes dhunes se sherbimeve sekrete dhe propagandes se "tmerrshme" ideologjike ne cdo sfere te jetes.

    Kritikėt mund tė thoshin se nė ajėr ishte ende frika e Ēausheskut dhe Alia e kishte atė, prandaj dhe veproi ashtu si veproi. Garancia e qetėsisė sė tij mendoj vinte nga diku tjetėr. Si njė analist i klasit tė parė qė i njihte koniunkturat ndėrkombėtare, Alia e dinte se vendin e mbanin larg nga rrėmujat e pėrgjakshme instinkti gjenial i popullit tė tij dhe, sė dyti, ata qė tėrė jetėn regjimi i kishte etiketuar si armiqtė mė tė egėr tė Shqipėrisė.
    Nė tetor tė ’90-s, dy muaj para pluralizmit, ai e kish dhėnė garancinė jo vetėm te shefi i OKB-sė, por dhe te pėrfaqėsuesi i lartė i Sant Exhidios, se kish njė qėllim tė vetėm, tė nxirrte popullin pa gjakderdhje nga kjo hata qė e priste. Alia e kuptonte mirė se vendin e ruanin edhe ca tė tjerė, rol qė e bėjnė edhe sot, madje ca mė mirė se ata qė ua kemi ngarkuar kėtė detyrė. Amerikanėt e dinin qartė se rėnia nė mėnyrė tė pėrgjakshme e Shqipėrisė jo vetėm nuk u interesonte, por binte ca situata ku kontrolli i mėvonshėm vetėm rifuste nė lojė ish- perandorinė e vjetėr ruse. Amerikanėt e kishin dhėnė provėn pėr ruajtjen e Shqipėrisė dhe tani qė Jalta kish dalė jashtė protokollit, do tė riktheheshin te roli tradicional.
    Spekulime ne "ajer" dhe pa permbajtje domethenese.

    Ajo qė Alia kishte vėrtet frikė ishte diēka mė e tmerrshme se historia e Ēausheskut. Mė 1 janar tė 1991, Shqipėria kishte nė Bankėn e Shtetit vetėm 6 milionė dollarė. Vendi qė rronte me klering kishte dy vjet qė paguante me flori nė dorė.
    Kjo eshte nje nder argumentat kryesor.

    Ish-blloku lindor njihte tanimė vetėm dollarin dhe kėtė tė fundit nuk kishe ku ta gjeje. Perandoria komuniste ishte shkatėrruar dhe Shqipėria qė e kundėrshtonte vetėm me fjalė, ishte gjithnjė diku nė borderotė e saj, duke e ndihmuar tė ndėrronte shalqirin me vagonė treni etj. etj. Nė skenė mbizotėronte filozofi i vjetėr Prudon, qė thoshte dikur, tė shpėtojė kush tė mundet, pra secili duhet t’i bėnte hall vetes. Ramizi e dinte kėtė mė mirė se tė gjithė. Hapėset e dyqanit i kishte ai vetė dhe prandaj po vinte vėrdallė si tė dilte nga ky lak i lemerishėm, nga i cili nuk tė shpėton asnjė ushtri, sikur edhe e gjithė botės tė jetė.
    Natyrisht qė nga kjo histori dilej vetėm me pluralizėm, po ku ta gjente. Regjimi pėr pesėdhjetė vjet i kishte korrur dhe grirė kundėrshtarėt e ndritur. Tė ngelurit ishin si ata qė Kadare i pėrshkruan nė njė novelė tė mrekullueshme. Vinin nė amnistinė e Sulltanit me dorė tė thyer, gjysmė qorra dhe lypsarė, patetikė dhe tė paaftė se ashtu i kishte katandisur regjimi i tij. Pa diskutim ėshtė e neveritshme, kur tani, pas njėzet vjetėsh nė emisione lustraxhinjsh, thonė qė vajtėn pėr tė thėnė gjėra tė mėdha te Ramizi nė gusht tė ’90-s pėr tė prurė pluralizmin, po kishin frikė mos ai i fuste nė kurth etj. etj.
    Sa per ta mbushur faqen e gazetes.

    Njė muaj mė parė, katėr mijė shqiptarė kishin hyrė nė ambasada pa gjemb nė kėmbė dhe vetėm njė ditėzi nuk e kuptonte se regjimi kishte marrė fund me tė gjitha dhe nuk vriste dot mė asnjė mizė me ligj.
    Argument tjeter i rendesishem.

    Alia e dinte mirė se kishte vetėm njė rrugė t’i shpėtonte gjakderdhjes dhe fatit tė tij, qė mund tė ishte edhe mė i keq. Tė shpallte pluralizmin pa mbaruar edhe ato gjashtė milionė dollarė qė kishte arka e shtetit. Pa diskutim, skenat nga shtator-tetori i ’90-s dhe deri nė mars tė 1991-shit janė mbushur me episode sa tragjike, aq edhe komike. I vetmi heroizėm real ishte ai i studentėve, tė tjerėt ishin pjesė me dhe pa koshiencė tė njė skenari qė Ramizi e dinte pėrmendėsh, pasi i njihte tėrė personazhet, mė mirė se ata veten e tyre. Kur termometri rritej nga demokratėt, ai fuste nė skenė enveristėt e kėshtu deri nė zgjedhjet e njohura.
    Hipoteze personale.

    Mund tė mburrej e tė ishte nė qejf nga pikėpamja individuale. Kishte interpretuar njė skenė, qė vetėm paraardhėsit e talentuar tė tipit tė vezirit tė Janinės apo Ahmet Zogut kishin mundur ta bėnin me atė mjeshtėri. Hoxha e kishte provuar e imituar edhe ai disa herė kėtė situatė jo vetėm nė kohėn e jugosllavėve, por dhe tė sovjetikėve, por sapo shpėtonte, fillonte avazin e njė sundimi mė tė egėr se mė parė.
    Krahasim i palejueshem dhe spekulim.
    As E. Hoxha me gjase shume te madhe nuk do ta kishte mbijetuar rrezimin e komunizmit ne te gjithe Europen. Se si do te vepronte, vetem mund te spekulohet.

    Nė kėtė sjellje individuale tė Alisė pėrshkruar mė sipėr, natyrisht nuk ka asnjė gjė tė lidhur me demokracinė. Ajo ėshtė tipikja e racės sonė, qė mjerisht po ngjan dhe sot tėrė ditėn e ditės. Pra, nė kėtė sens plotėson mozaikun tonė kombėtar. Ajo qė mė bėn pėrshtypje te Ramiz Alia, ėshtė sjellja e tij pas triumfit tė kėsaj teknike tė hatashme, qė nuk ka tė krahasuar me asnjė prej kolegėve tė tij lindorė, pėrfshi kėtu edhe Gorbaēovin e famshėm. I qetėsuar nga gjithēka, ai e interpretoi periudhėn e paszgjedhjes si President nė njė formė perfekte, qė e thekson natyrėn e tij si njė individualist dhe politikan profesionist i klasit tė parė, qė luan shkėlqyeshėm pa asnjė lek nė xhep njė lojė tė humbur, por duke ditur nė perfeksion se deri ku mbaron kufiri i ngjarjeve qė zhvillohen nė kėtė lloj mėnyre. E ku pastaj duhet tė dorėzohet qetėsisht si njė njeri qė e luan lojėn e tij brenda rregullave tė arsyes dhe jo ambicies sė sėmurė. Megjithatė, ėshtė njė pjesė, ndoshta mė e mira e historisė sė tij thellėsisht vetjake.
    Ok.
    Askush nuk e mohon faktin qe R. Alia ka reaguar me "profesionalisht" se shume kolege te tij ne bllokun lindor. Pyetja eshte, a veproj keshtu kryesisht per te miren e vete, te familjes se tij dhe te shokeve te tij, apo per te miren e shumices se popullit?


    Qėndrimet e tij me dinjitet ndaj Micotaqisit dhe veēanėrisht Bejkerit janė vėrtet model i njė njeriu tė qartė. Po veēoj kėtė fundit, se shėrben edhe sot si model i njė gjykimi, nga tė cilėt ndoshta duhet tė mėsojnė gjithė ata qė kanė ambicie tė drejtojnė njė vend, i cili si dhe njėzet vjet mė parė, ėshtė nė udhėkryq tė historisė. Alia i tha Bejkerit se nė ekonomi duhej transformuar ngadalė, sepse ishim si organizmi i njė tė sėmuri, qė mund tė vdiste nga tė futurit nė ujė tė ftohtė. Rregulla nė fakt ėshtė klasike. Nė pozicionet e vėshtira nuk merret iniciativa kur je i dobėt, sepse shkatėrron akoma mė shumė veten, e prandaj pozicioni fillimisht stabilizohet. Kėshillė tipike pėr gjithė tė pangrėnėt e kėsaj bote, tė cilėt pas urisė provojnė supėn dhe jo mishin e pjekur se vdesin. Rregull qė e dinė infermieret e jo mė doktorėt e ditur. Ata qė erdhėn pas tij e tallėn, duke i kujtuar tufėzat dhe arėzat dhe u sulėn drejt ėndrrės sė mishit, duke prodhuar pasoja tė lemerishme.
    Ne Shqiperi nuk ka ekzistu ekonomi e vertete. Prandaj, kerkesa per ta "transformuar ngadale" ishte absurde.
    Ne te gjitha vendet e Europes te majtit kerkonin nje gje te tille, pra transofmim te ngadalesuar. Nuk eshte kerkese ekskluzive e Alise.

    Shqipėria e sotme, pasojė e kėsaj ēmendurie sa individuale dhe kolektive, ndryshon nga principatat qė prodhon rregullisht, herė pas here, nė historinė e saj, nė njė pikė qė nuk e nderon, ajo nuk kontrollon dot pėr herė tė parė as territorin dhe as taksat. Ramizi e dinte rregullėn transformuese tė ekonomisė, qė vetėm kinezėt e ndoqėn, jo vetėm nga librat.
    Nuk ben te krahasohet Kina (1.3 milard) me Shqiperine. Shumica e popullite kinez edhe sot vuajne nga varferia, edhe pse nje pjese jane pasuruar dhe shteti(regjimi) eshte forcuar. Modeli i "transformimit" kinez funksionon vetem ne Kine apo ne ndonje shtet relativisht te madh, ne nje ambient te caktuar, me kultura dhe tradita te caktuara. Kina e sotme nuk funksionon pa bashkepunim te ngushte me perendimin. Pa perendimin ata jane te humbur. Perendimi (kapitalistet e perendimit) kane nevoje per punetrore te lire, te cilet ne shume raste punojne si skllever.

    Parullat sovjetike me kolektivizimin apo kinezet e revolucionit kulturor tė dikurshėm i kishte provuar dhe, bashkė me to, efektet pėr vendin e tij. Kishte parė dhe Gorbaēovin qė ra brenda tė njėjtit gabim dhe prandaj kishte idenė e ngadalėsisė dhe jo terapisė shok.
    Shqiperia skishte ekonomi te vertete. Prandaj, argumenti nuk vlene edhe nese perseritet 1001 here.

    Pikėrisht nė kėtė pikė, si kolegu i tij i njė vendi tė vogėl, ishte mė i qartė dhe, pa diskutim, njė politikan mė profesionist.
    Pikerisht ne kete pike, jo.


    Shqipėria sot pėrcolli njė prej pėrfaqėsuesve tė racės sė saj. Mund tė etiketohet me shumė mėnyra. Unė mendoj se me tė iku politikani i vetėm profesionist qė kishim e qė ndoshta nuk do ta shohim pėr shumė kohė.
    Per mua, Berisha dhe pjeserisht edhe Nano ishin dhe jane me profesionista.
    Suksesi i tyre eshte shume me i madh sesa i Alise.

    A e dėnoi njeri pėr tė ligat e tij? Po populli e dėnoi duke e harruar, por njėkohėsisht e fali duke e lėnė tė ikte i qetė nė bulevard, ashtu si gjithė njerėzia qė pas njė pune a shėtitjeje, vete tė ēlodhet nė shtėpi e tė lozė me nipėrit e mbesat e veta.
    Shume Apparatcik u trajtuan ngjashem si Alia. Nuk eshte asgje e vecante apo e jashtezakonshme.

    ... Populli e trajtoi njerėzisht si njė qytetar tė tij, duke e lėnė tė varroset qetėsisht, politika duke u fshehur ku mundi dhe sa mundi, me parimin e strucit qė fshihet nė rėrė. Pėr ta mbyllur-duket e vėshtirė ta pėrcaktosh moton jetėsore tė kėtij njeriu. Mendoj se instinktivisht ka ndjekur rregullėn qė pohon Balzaku i madh, qė i shkruante diku tė motrės njė letėr, tė cilėn po e perifrazoj siē mė vjen nė mend: “Unė jam i miri, i ligu, i poshtri dhe i ndershmi, i kėtilli dhe i atilli. E kam ndarė mendjen qė nuk jam gjė tjetėr veēse vegėl e rrethanave. Mendoj se dhe populli kėshtu e ka gjykuar
    Sjellje e ngjashme si ne shumicen e vendeve te Europes.
    Nje standard i permbushur europian!
    As ne Europe politikanet aktual, shumica e tyre, nuk i vajtojne humbjet e ish-politikaneve te fazave te caktuara te tranziconit.

    Pershendetje

  5. #155
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    nuk mund te ve as pike as presje.

    u rrezua blloku i lindjes iku ramizi me tespije e tosum bac.


    nje shprehje e popullit thote:"nuk lahet muuti me shuurre"

  6. #156
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Ngordhi

    Shkruan: Edison YPI
    Njė terrorist qė ka marrė peng njė autobus me pasagjerė nuk ėshtė i rėndėsishėm sepse ėshtė shtatlartė, i ka sytė blu dhe flet bukur, por sepse nė dorė mban njė bombė.Po ashtu, edhe njė politikan si ky qė sapo ngordhi, nuk ishte i rėndėsishėm, sepse kishte kulturė tė gjerė, ishte trim, rrezikoi veten, bėri tė mira e tė tjera e tė tjera. Ky s’kishte asnjė cilėsi tė tillė. S’kishte asnjė lloj zotnilliku, s’ishte i pajisur me asnjė kulturė, s’ishte aspak trim, s’bėri asnjė tė mirė. Por, si tė gjithė terroristėt, megjithatė i rėndėsishėm qe. Sepse diti, dhe ia arriti, qė pėr shumė vite nė dorė tė mbante jo njė, por shumė bomba tė cilat i plaste kur ia donte interesi apo kur t’ia kishte ėnda.Nė tė vėrtetė, as qė ia vlen tė merresh me njė cofėtinė tė tillė qė iku e vate, qoftė edhe me bomba dhe helme nėpėr duar, por meqenėse rreth kėtij tė ngordhuri po bėjnė shumė zhurmė, makar edhe me zor, duhen thėnė dy fjalė.I sapongordhuri ishte njė fundėrrinė njerėzore, njė trill i Fatit, njė lapsus i natyrės, njė gabim i Perėndisė.Nė qoftė se ka harruar ta thotė Aristoteli apo Platoni, ja ku e thashė unė: Kur njė pėrbindėsh qė nuk do tė duhej tė lindte kurrė, nėse gjithsesi lind, nuk duhet lėnė tė ngordhė.Nga ky kėndvėshtrim, ky qė sapo cofi, bėri gabim qė ngordhi. Duhej tė vazhdonte tė gjallonte. Ta shihnin si mostėr brezat e ardhshėm.Sigurisht qė s’flitet keq edhe pėr njė tė lig kur ngordh. Por ky nuk na dha asnjė shenjė apo isharet pėr tė na bėrė tė ditur se pas pak do tė ngordhte. Pra, nuk bėri atė qė, me plot tė drejtė dhe nė mėnyrė vizionare, bėri korifeu i katundit dhe i baltės, persekutori dhe inkuizitori nga Devolli, i cili, edhe pse mendjeikur, me ca broēkulla qė tha gjatė njė ēmimi qė i dhanė, na e la njė distancė kohore qė pėr tė tė mund tė thoshim edhe ndonjė fjalė tė keqe para se tė vdiste dhe tė heshtim pėr ca kohė pasi tė groposet. Ndėrsa ky, hiē. Ky, edhe pse plakėn me kosore e pa me sy, nuk mori asnjė masė paraprake qė ta kishim parasysh. Skilja, gjarpri, kunadhja, qė s’do tė duhej tė kishte lindur fare, i tillė mbeti deri sa ngordhi. Prandaj s’janė aspak tė tepėrta kėto fjalė pėr atė qė me hile lindi, me hile helmime dhe kafshime gjalloi, dhe duke u pėrdredhur ngordhi. Pėr mė tepėr qė kėtij, edhe pse mi haleje ishte dhe krimb qenefi mbeti, deri nė fund vetja vazhdoi t’i dukej njeri i madh, Udhėheqės, President e tė tjera e tė tjera. Madje, si po thotė lart e poshtė ndonjė rrugaē, edhe hiē mė pak se “i pari demokrat”. Prandaj, them se ky, as u shua, as u fik, as u zhduk, por ngordhi dhe vetėm ngordhi.Kush ishte miu qė ngordhi ?Miu qė ngordhi ishte thjesht njėri nga minjtė e ēetės sė halabakėve terroristė qė Shqipėrinė e mbajtėn peng pėr 50 vjet duke i varfėruar shqiptarėt deri nė uri dhe duke e bėrė Shqipėrinė gazin e botės. Absolutisht asgjė mė tepėr. S’ka gjė mė tė kotė, mė hipokrite dhe mė tė padobishme, se sa ta marrėsh seriozisht e tė nisėsh e tė bėsh si po bėjnė sot disa gazeta dhe televizione; tė kujtosh e tė shqyrtosh si e qysh e tek lindi, jetoi e vdiq, ēfarė bėri e ēfarė s’bėri, ku vajti e ku s’vajti, si i tha kėtij e atij. Do tė ishte krejt njėlloj sikur tė nisėsh e tė shqyrtosh si e qysh ndodhi qė njė mi ngordhi.Megjithatė, kur fatkeqėsisht ende njė numėr jo i vogėl shqiptarėsh e kanė kokėn tė turbullt nga gėnjeshtrat e kaluara propagandistike dhe ato tė sotmet mediatike qė nostalgjikėt vėnė natė e ditė nė qarkullim, dy fjalė duhen thėnė edhe pėr atė gjarpėr, atė dhelpėr, atė vrasės.

    Le ta bėjmė pėrmes njė figuracioni.Vrasėsi qė ngordhi mund tė krahasohet me shumėēka. Me njė WC pėr shembull, mbi tė cilėn gjatė dhjetėra viteve ēdo mėngjes u ul Kurvi, diktatori dhe i porsangordhuri gėk s’bėri. Me njė brisk berberi qė rruajti sa rruajti dhe u ēmpreh, u ndryshk e u hodh. Por kėto krahasime do tė ēalonin shumė. Njė krahasim qė s’do tė ēalonte dhe aq do tė ishte ky: Diktatura ishte njė dyfek. Njė dyfek qė tė rrihte, tė godiste e tė shtynte nėpėr biruca e burgje me kondak, dhe tė vriste me plumb. Pjesa e drunjtė e kėtij dyfeku ishte burokracia shtetėrore, turmat e zyrtarėve, turlilloj sorollopėrish tė pashpirt, kryesisht fshatarė thirrur nga sa mė thellė dhe sa mė larg enkas nėpėr zyra dhe ministrira pėr tė qenė pjesa e bindur, e gatshme pėr tė zbatuar ēdo urdhėr, sado kriminal.Shuli metalik i kėtij dyfeku, me pjesėt e tij pėrbėrėse, ishin tė zgjedhurit, funksionarėt e lartė tė partisė dhe tė pushtetit pėrgatitur shpejt e shpejt nėpėr kurse apo edhe shkolla nė Jugosllavi, Rusi, Kinė. Nė vartėsi tė funksionimit tė mirė apo tė keq tė Shulit, qė aq mirė rimon me Zhulin, njė herė nė disa vite, Shuli ndėrrohej, flakej dhe zėvendėsohej me njė tjetėr nga e njėjta lėndė e pėrzishme njerėzore. Kėto ndėrrime tė herėpashershme tė Shulit, ishin e domosdoshmja luftė brenda llojit qė siguronte mbijetesėn e dyfekut dhe zhvillohej me fushata burgosjesh dhe vrasjesh qė quheshin “spastrime”.Gėzhoja e plumbit, ajo qė brenda vetes mbante barutin, ishte Sigurimi i Shtetit.Vetė baruti brenda gėzhojės ishin hordhitė e spiunėve fshehur brenda saj.Kapsolla ndezėse nė fund tė gėzhojės ishin njė grusht tė besuarish tė Kurvit. Natyrisht tė besuar provizorė, deri nė ndėrrimin e radhės sė Shulit.Plumbi nė fillim importohej, nga Rusia, nga Kina, pastaj u bė “me forcat tona”.Katėr tė besuar e tjerė tė mėdhenj tė Kurvit, po aq provizorė sa edhe ata tė Shulit, ishin: thepi ku vihej syri i vrasėsit, shqekėza qė shėnonte viktimėn, gjilpėra qė godiste kapsollėn, dhe kėmbėza nė pritje qė t’i futej gishti tė cilin ia fuste Kurvi, i cili nuk ishte pjesė e dyfekut. Dyfekun Kurvi e mbante mbi sup lidhur me gjalmė.Murtaja qė ngordhi, ishte nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė dyfekut – Tyta. E gjatė dhe me vjaska qė ta drejtonte plumbin tė godiste nė shenjė, jo kuturu, Tyta qė sapo ngordhi e bėri kėtė punė si s’ka mė mirė.

    Tyta prej nga dilte plumbi, pra ky qė ngordhi, i cili e njihte dyfekun fije pėr pe, nė disa aspekte ishte edhe mė i keq se ai qė tėrhiqte kėmbėzėn, Kurvi.Sepse kur Kurvi ngordhi, ky jo qė s’u kujtua t’i sillte nga internimi a t’i nxirrte nga burgu tanėt, por s’u kujtua ta bėnte kėtė as tė vetėt, ata qė nė burg kishin rėnė aksidentalisht pėr shkak tė baballarėve tė cilėt dolėn humbės nė ndeshjet e luftės brenda llojit.Kurvi Kurv ishte, por budalla s’qe. Si i tillė Kurvi, pasi tė ngordhte, nuk mund tė linte pėr pasardhės njė mė tė mirė se vetja, por vetėm njė mė tė zi se vetja, prandaj la Tytėn, kėtė qė sapo ngordhi.Pas ngordhjes sė Kurvit, dyfeku disi u ndryshk, sepse s’kishte kush t’ia fuste mė gishtin. Por Tyta ia arriti tė gjente mėnyrėn si tė vazhdonte tė villte zjarr, tė vriste shqiptarė, edhe me Shul tė ndryshkur, edhe pa gisht Kurvi qė tė futej dhe ta lėvizte kėmbėzėn.E jo vetėm, por pikėrisht pasi vdiq Kurvi, krejt nė tė kundėrt tė asaj qė thanė disa syleshė se Tyta qė sapo ngordhi, si mė liberal, do ndryshonte diēka, nuk do villte mė zjarr, nuk do vriste mė shqiptarė, ishte pikėrisht Tyta qė sapo ngordhi ajo qė urdhėroi, mundėsoi, lejoi, krime nga mė tė pėrbindshmet nga mė tė papėrfytyrueshmet. Pėrveē qindra apo mijėra sėmundjeve, infarkteve dhe vdekjeve tė parakohshme me origjinė shpresėn e kotė se Tyta do bėnte ndonjė gjė, Tyta u zhyt tepėr thellė nė krime. Vrau qindra qė deshėn tė kalonin kufirin. Zvarriti fshat mė fshat lidhur me tel pas kamionėve kufomat e shqiptarėve qė tentuan tė kalonin kufirin kur vrasja nė kufi u ndalua me ligjin qė vetė Tyta bėri, ose shėtiti kufomat e pėrgjakura tė bėra shoshė nga plumbat mbi karroceri kamionėsh me sponde tė ulura pėr tu futur tmerrin gjithė tė tjerėve.Kur Kurvi kishte ngordhur dhe tek Tyta disa budallenj shpresonin, tek kryqėzimi i rrugės sė Kinostudios me rrugėn e Rrapit tė Trishit, kam parė me sytė e mi se si e zbritėn nga karroceria e njė ZIS-i dhe ja plasėn kokėn si bostan mbi trotuar njė tė mjeri.Tyta qė vrau e gjakosi sa herė futi gishtin nė kėmbėz Kurvi, volli zjarr duke vrarė shokėt e vet. Kjo ishte mėnyra e vetme qė dinte dhe zbatoi Tyta pėr tė mbetur gjallė deri nė fund.Gjėja mė e mirė qė bėri i urryeri nga shumica dėrrmuese e shqiptarėve, ishte se nuk na vrau tė tėrėve. “Lėshimet” e ‘90-s nuk i bėri aspak sepse donte tė shmangte gjakderdhjen e shqiptarėve por gjakderdhjen e vet, pasi pa mbi beton rrėketė e gjakut tė Ēausheskut qė s’e linin tė flinte natėn.Tani qė Tyta ngordhi, dyfeku i ndryshkur u shkurtua goxha. Tė presim ta gjejė ndanė udhės ndonjė jevg, ta marrė ta shesė pėr skrap.
    lajmi shqip
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #157
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kur erdhi dhemokracia nuk u liruan vetėm tė burgosurit politikė por edhe tė sėmurėt psiqikė.
    Mirė ata nuk kuptojnė gjė. madje nė pa-mendjen e tyre vetimagjinohen Aristotelė, Platonė, Edisonė po ne ē'kusur kemi.
    Ai persekutori i Devollit ka bėrė ca vargje dikur:

    Shiu i marre

    Dikur na bridhte qiejve nje shi,
    Qe veē poetet ēmendte po t'i lagte.
    Dhe ra ky shi papritur mbi njerezi,
    Poetet u lajthiten pas nje nate.

    Filluan te kopjonin veē nje varg,
    Te kishin te perbashket veē nje metafore,
    Per shembull : "Jam Homeri,jam bust ne park,
    Jam Sofokli,Eskil e Pitagore.

    Jam rruge vetetimash e rrufe,
    Jam dhe kostelacion ne qiell,
    Jam rrap me rrenjet pleksur neper dhe,
    Jam udhetar qe kam ne sup nje qiell... "

    Po nga ky shi s'u lag veē nje poet,
    Se ishte fshehur ne nje pyll te dendur,
    Poetet e lajthitur ne qytet,
    E qeshnin dhe i thoshin : "Je i ēmendur !"

    Dhe u merzit poeti ne vetmi,
    Se talleshin te ēmendurit,poetet,
    Dhe luste zotin qe te binte prap ky shi,
    Qe dhe ai te ēmendej si te tjeret.
    -

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -

    Ramiz Alia ėshtė midis nesh

    Opinione Premte, Tetor 14th, 2011

    FATOS LUBONJA

    Kur shkruajmė pėr njė ngjarje historike apo personazh historik, i vdekur apo i gjallė, nė thelbin e vet ne kėrkojmė, direkt apo indirekt, ta kuptojmė mė mirė vetveten. Nė kėtė kontekst do ta shikoj edhe figurėn e Ramiz Alisė, qė vdiq para disa ditėsh. Po e filloj duke thėnė se nuk pajtohem aspak me njė gjykim qė u pėrhap gjithandej nėpėr media, qė e cilėsoi si “diktatori i fundit dhe demokrati i parė” e qė, nė jo pak raste, varėsisht nga filiacioni politik i shkruesve, u ekstremizua duke i mėshuar disa “diktatorit” dhe tė tjerė “demokratit”. Ajo qė nuk pranoj nė kėtė pėrkufizim, sė pari, ėshtė ai lloj qėndrimi qė njė personazh historik e trajton ose si monstėr, ose si engjėll, pra sikur tė pėrfaqėsojė diēka qė s’ka tė bėjė me atė ēka jemi ne vetė; dhe, sė dyti, nuk pranoj vijėn ndarėse bardhė e zi qė kėrkojnė tė heqin disa midis periudhės komuniste dhe asaj postkomuniste. Kam mbėshtetur vazhdimisht idenė se kjo qė ka ndodhur nė Shqipėri kėta njėzet vjet ėshtė nė shumė aspekte – ndonėse jo tėrėsisht – vazhdim i kulturės komuniste nė njė formė tė re. E, nė kėtė kontekst, mendimi im ėshtė se tipologjinė e politikanit qė pėrfaqėson Ramiz Alia e gjejmė rėndom nė politikėn e sotme shqiptare – e jo vetėm nė politikė – si trashėgimi tė asaj kohe. Me fjalė tė tjera, sipas meje, duke qenė se kulturėn qė pjell diktatorė dhe vegla tė tyre tė bindura e kemi ende dominante, ai nuk mund tė quhet as diktatori i fundit dhe as demokrati i parė.
    Cili ėshtė thelbi i figurės sė Ramiz Alisė nė kėtė kontekst? Sipas meje, thelbi i tij nuk mund tė kuptohet jashtė raportit tė tij me Enver Hoxhėn si diktatori mė pushtetgjatė i vendit (pėrsėri po e evitoj pėrcaktimin diktatori i parė qė do t’i jepnin disa kėtij). Sikurse e kam shkruar edhe herė tjetėr, ky ėshtė raporti i birit me atin nė njė shoqėri qė nuk ka arritur ende tė kryejė “atėvrasjen” nė kuptimin simbolik, psiko-analitik tė termit: si akt ēlirimi nga autoriteti i atit. Jeta politike e Ramiz Alisė nė thelbin e vet ėshtė jeta e njė biri qė ka jetuar nėn hijen e atit, i mbrojtur nga pushteti i atit, qė s’ka marrė kurrė ndonjė pėrgjegjėsi, pasi kėto i kishte ati, qė nuk ia ka bėrė kurrė fjalėn dhe veprėn dysh dhe qė, edhe pas vdekjes, ia ruan kujtimin tė pacenuar. Kjo ėshtė njė strukturė psikologjike ende e pandryshuar nė kulturėn e shoqėrisė sonė. Sipas kėsaj strukture, me kalimin e kohės, figura e parė autoritare, ajo e atit biologjik, zėvendėsohet me atė tė shefit, bosit, diktatorit dhe identifikimi me tė arrin deri nė pikėn e humbjes sė vetvetes pėr tė krijuar nė vend tė saj njė tjetėr vete, qė mendon e ndien si shefi/diktatori. Ky kipc bėhet faktikisht vetvetja, ai tė censuron ēdo mendim tė kundėrt apo dyshim ndaj atit qė mund tė tė lindė. Njė bir i tillė mund tė quhet, sipas kėndvėshtrimit, njė besnik, njė vegėl, njė bashkėpunėtor nė krim, njė viktimė, njė servil i nėnshtruar i diktatorit. Pas vdekjes sė kėtij ky bir/kipc ėshtė i gatshėm tė marrė e tė luajė tė njėjtin rol. Nė kėtė kuptim, diktatori i egėr dhe biri i bindur ndaj tij janė dy faqe tė sė njėjtės medalje. Kjo ėshtė nė thelb ajo ēka ka pėrfaqėsuar Ramiz Alia gjatė gjithė kohės qė Enver Hoxha ishte diktator i Shqipėrisė dhe pastaj kur u bė vetė i pari i vendit.
    Dikush do tė thotė se shumė nga kėta besnikė, vegla, bashkėpunėtorė, servilė, diktatori i eliminoi, kurse kėtė e la pėr trashėgimtar e tė shtrojė pyetjen ku ndryshonte ky nga ata. Gjykoj se diferencat janė dytėsore nė raport me atė qė thashė mė lart. Fakti qė Alia u bė biri i zgjedhur i Hoxhės, sipas mendimit tim, u dedikohet kryesisht aftėsive tė tij pėr tė hedhur hapa, me sa mė pak zhurmė, vetėm nė hijen e Enver Hoxhės, pa treguar shenja egoje personale, pjesėrisht i dedikohet fatit, pjesėrisht asaj se ky ishte afro njėzet vjet mė i ri e me njė staturė disi mė intelektuale se tė tjerėt dhe, kėsisoj, do ta ēonte mė larg kujtimin e tij pa ndėrmjetės, pjesėrisht se ishte njeriu qė kishte marrėdhėniet mė tė mira me tė shoqen dhe, po ashtu, sepse me tė kishte lidhur krushqi, ēka nė Shqipėri ka njė rėndėsi jo tė vogėl.
    Po, a ka pasur ai ndryshim nga Enver Hoxha? Siē tregon edhe historia e monarkėve qė kanė pasuar njėri-tjetrin edhe si atė e bir biologjik, jo tė gjithė kanė pasur tė njėjtin karakter, disa kanė qenė mė energjikė e tė tjerė mė apatike, po ashtu edhe kohėt qė kanė jetuar ata kanė qenė shpesh tė ndryshme: disa kanė udhėhequr lulėzimin, tė tjerė kanė vuajtur dekadencėn e, nė kėtė kuptim, Ramiz Alia mund tė thuhet se ka qenė edhe mė apatik se Hoxha e Shehu, edhe se ka jetuar dekadencėn e regjimit. Po ashtu, nėse etjen pėr vrasje tė Enver Hoxhės, deri tė shokėve mė tė afėrt, do ta konsiderojmė jo thjesht njė ēėshtje ideologjike e pushteti, por, siē tregojnė studime pėr diktatorė tė tjerė, edhe njė sėmundje personale tė lidhur me paranoja e me lloj-lloj devijacionesh tė ngjashme me ato tė vrasėsve serialė, mund tė thuhet se Ramiz Alia nuk i ka pasur kėto sėmundje, ka qenė, pra, mė i shėndoshė mendėrisht, prandaj dhe mė nė kontakt me realitetin.
    Gjithsesi, ngulmoj se fakti qė pas vdekjes sė tė atit biri mund tė ketė krejt tabiatet e tij apo tė shfaqet mė i butė, apo mė racional, ėshtė sekondar nė raport me ēka thashė nė krye. Ramiz Alia, nė thelb, e ruajti strukturėn e raportit atė i dhunshėm – bir i nėnshtruar si dy anė tė medaljes sė njė kulture autoritare, klanore e paternaliste tė bazuar mbi besnikėrinė dhe nėnshtrimin ndaj atit deri nė krim. Simpatizantėt e tij sot e refuzojnė akuzėn se Ramiz Alia ishte kriminel, qoftė edhe pse ka ngritur dorėn pėr tė gjitha krimet e Enver Hoxhės. Sipas meje, nuk ka asnjė dyshim se Ramiz Alia ėshtė pėrgjegjės pėr krime tė rėnda, ndonėse s’mund tė konsiderohet si iniciuesi apo inspiruesi i tyre. Mjafton firma pėr pushkatimin pa gjyq tė 21 intelektualėve mė 1951-shin, ndėrkohė qė krimi i vrasjes, sikurse dihet, ishte kryer tashmė nga kriminelė shumė mė tė egėr si Enver Hoxhe e Mehmet Shehu, pėr ta mbėshtetur kėtė akuzė. Sikur kėta tė mos e kishin firmosur atė letėr, jo vetėm nuk do tė merrnin pėrgjegjėsitė pėr kėtė krim, por me siguri do tė kishin evituar krime tė tjera qė ndodhėn edhe mė vonė. Nė fakt, kur i atribuohet merita se bėri kalimin “pa gjak”, askush nuk thellohet tė bėjė pyetjen: Pse flitet kaq shumė pėr gjakun, madje ka shumė nga ata qė thonė se gjaku duhej? Sepse Ramiz Alia dhe shokėt e tij kishin kryer shumė krime tė pėrbindshme si kėto, jo vetėm ndaj mijėra burrave e grave tė pafajshme, por edhe ndaj foshnjave e fėmijėve qė jo vetėm i lanė pa prindėr, por edhe i plasėn nėpėr internime dhe u mohuan ato qė sot quhen tė drejta themelore tė njeriut, si ajo e tė qenit i barabartė pėrpara ligjit, ajo pėr arsim, pėr shėndetin etj. Lehtėsia me tė cilėn simpatizantėt e nderuesit e tij i hedhin prapa shpine kėto krime, edhe tani qė kanė dalė nė dritė tė diellit me krejt shėmtinė e tyre, duke ia veshur “atit” apo “kohės”, apo duke i pėrmendur vetėm merita, ėshtė simptomė e asaj qė thashė mė sipėr, e njė shoqėrie qė nuk ka kryer “atėvrasjen”.
    Ja pse ngulmoj se ky lloj qėndrimi nuk ėshtė ēėshtje personale e njė njeriu, por ēėshtje e njė trashėgimie kulturore qė Ramiz Alia e gjeti nė shoqėrinė shqiptare dhe e thelloi, do tė thosha, me jetėn dhe veprėn e tij, duke pėrfshirė edhe kujtimet e tij. Ulėrimat e Sabahet Kasimatit, qė e tėrhiqnin zvarrė pėr ta vrarė pėrfundimisht e pėr ta hedhur nė gropėn e pėrbashkėt me 20 tė pafajshmit e tjerė, do tė duhej tė mos e linin tė qetė ndėrgjegjen e ēdo njeriu normal qė jeton sot nė Shqipėri, dhe jo mė Ramiz Alinė qė e ka firmosur atė akt. Kurse ai jo vetėm pas vdekjes sė Enver Hoxhės, por edhe pas vdekjes sė regjimit qė ndėrtoi Enver Hoxha, nuk e mohoi kryekriminelin, ashtu sikurse kėta njerėz nuk mohojnė Ramiz Alinė. Sepse, nė fakt, kultura autoritare paternaliste nuk vė tė vėrtetėn, principin, idealin, tė drejtėn mbi ēdo gjė, por autoritetin e atit dhe mbijetesėn e klanit qė ai pėrfaqėson. Thėnia e Brutit “e vrava Cezarin jo pse nuk e desha, por sepse desha Romėn mė shumė se atė”, sipas kėsaj kulture bėhet: “E dogja Romėn jo pse nuk e doja, por se doja Neronin mė shumė se atė”.
    Dikush, si kundėrargument, do tė mė kujtonte se ai lejoi rrėzimin e monumentit tė Enver Hoxhės, ashtu sikurse lejoi arrestimin e Nexhmije Hoxhės. Kur flas pėr atėvraje apo mohim tė atit nė kuptimin psikologjik, apo qoftė edhe fizik, si nevojė pėr ēlirim nga dhuna autoritare e klanit dhe kapos sė tij, si dialektikė zhvillimi drejt mė shumė lirie, barazie, drejtėsie dhe demokracie, si afirmim i personalitetit tėnd individual, kam parasysh njė veprim tė vullnetshėm tė motivuar nga bindja e thellė. Rrėzimi i monumentit tė Enver Hoxhės, apo arrestimi i Nexhmije Hoxhės, apo edhe ndonjė fjalė aty-kėtu qė ka shkruar Ramiz Alia nė kujtimet e tij lidhur me “gabimet” e regjimit, nuk janė diktuar nga kėto bindje tė thella, por kanė qenė thjesht instrumente tė mbijetesės sė tij, shenjė e oportunizmit tė tij. Dhe kujtoj se, ndryshe nga ē’mund tė mendohet, ky oportunizėm ka qenė edhe karakteristikė e atit tė tij Enver Hoxha. Mjaft tė kujtosh servilizmin e tij ndaj Titos, atė ndaj Hrushovit apo Kinės dhe pastaj prishjet dhe fjalėt e zeza pėr ta pėr tė kuptuar se nė kėtė aspekt, Ramiz Alia nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse ka ndjekur mėsimet e tė atit.
    Nė kontekstin e gjithė sa shtjellova mė sipėr, ngulmoj se Ramiz Alia ėshtė sot midis nesh. Politikanė qė sillen e veprojnė, nė thelb, njėlloj si ai sot janė raca mė e pėrhapur. Nuk mund tė shpjegohet ndryshe fakti se edhe kur flasin pėr krimet e Alisė apo tė kundėrshtarėve nė pėrgjithėsi, kėta nuk kanė as sy, as veshė, as gojė pėr tė parė e pėr tė folur e protestuar pėr krimet e kohėve tė reja tė bosėve tė tyre. Nė njė shtet tė sė drejtės, Ramiz Alia mund tė konsiderohej pėrgjegjės si bashkėfajtor nė krimet e Enver Hoxhės dhe tė dėnohej, por nė njė shtet tė sė drejtės duhet tė kishte fajtorė dhe bashkėfajtorė edhe pėr afro 3000 tė vdekurit e ‘97-s, edhe pėr mbytjet nė det tė mijėra shqiptarėve, edhe pėr atė tė gjorin qė e hodhi nė kanal njė ish-kryeministėr pasi e shkeli me makinė, edhe pėr Gėrdecin, edhe pėr 21 janarin, edhe pėr bashkėpunime me mafiozė, edhe pėr korrupsionin e pafundmė etj. Por, problemi ėshtė se ne nuk ngremė dot njė shtet tė sė drejtės mu pėr shkak tė trashėgimisė qė na ka lėnė Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Sepse pėrsėri vazhdojmė tė vėmė dashurinė apo nėnshtrimin ndaj Neronit mbi atė pėr parimet e sė drejtės dhe sė vėrtetės. Kėshtu, nesėr, nga brezi qė po vjen, ka shumė gjasa tė flitet pėr krimet e ndodhura nė kėta vjet tė tė ashtuquajturit tranzicion, pėr korrupsionin, vrasjet, vjedhjet, grabitjet, lektisjen e Shqipėrisė, njėlloj siē flitet sot pėr komunizmin, duke ia veshur ato ndonjė Hoxhe apo ndonjė Alie tjetėr, por duke vazhduar tė kryhen krime tė tjera nė emėr tė dashurisė ndaj tė tjerė bosėve tė klaneve, mu pse nuk duam tė kuptojmė se e keqja ėshtė midis nesh.

  9. #159
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Intervista e amanetit tė Ramiz Alisė

    Kėtė intervistė me ish-presidentin e Shqipėrisė z.Ramiz Alia e kam bėrė kohė mė parė. Shumė prej pyetjeve tė bėra nuk u ėshtė pėrgjigjur. Megjithatė i jam mirėnjohės qė nė njė moshė tė thyer e mori mundimin t’u pėrgjigjej disa prej tyre.
    E vėrteta ėshtė se e kam pas urryer me tė gjithė pasionin e shpirtit sistemin e tij komunist. Per rrjedhim edhe atė qė doli nė krye tė atij sistemi pasi vdiq Enver Hoxha. Tė gjitha hallet e jetės mė dukej se i kishin rrėnjėt nė grushtet e shtrėnguaraforttėsistemit tė tij. Sot, njėzet vjet mė vonė, edukimi shkollor mė ka ndihmuar tė shikoj pėrtej vuajtjeve tė mia personale, pėrtej kėndvėshtrimit tė ngushė tė gjykimit tė ēėshtjeve tė mėdha.
    Ramiz Alia e ka jetuar jetėn demokratike tė kėtyre dy dekadave tė fundit krejtėsisht i lirė, midis bashkėqytetarėve tė tij, nė Tiranė. Pa truproje personale, pa mbrojtjen e gardės ushtarake apo policore tė shtetit, pa frikėn e dikurshme ndaj popullit, tė cilėn e pranon vetė nė kėtė interviste. Kjo do tė thotė se populli ka ditur ti dalloje drejt kontrastet dhe dritehijet e figures sė tij.
    Nderkaq, kjo nuk do tė thotė se populli i ka harruar fajet e Ramiz Alisė, por do tė thotė se njerezit ia kanė falė ato, ia kanė falė tė gjitha fajet, tamam siē ia kam falė edhe unė. Ndaj pėrfitoj nga rasti qė nėpėrmes gazetės “Shekulli” t’i shpreh ngushėllimet e mia tė sinqerta familjes, miqve dhe dashamirėsve tė z. Ramiz Alia. Pushoftė nė paqe Shpirti i tij!

    Gjekė Marinaj* Dallas,USA


    I nderuar z. Gjekė Marinaj,

    Mora pyetjet tuaja pėr intervistėn. Bashkėngjitur po ju dėrgoj pėrgjigjet e mija, tė cilat besoj se do t’i botoni pas vdekjes time pa qenė nevoja pėr ndonjė ndryshim.
    Ju falemnderit pėr pyetjet e sinqerta. Ju uroj shėndet e suksese si juve, ashtu edhe gruas suaj, Dusita.
    Ju pėrshėndes miqėsisht, Ramiz Alia.


    INTERVISTA

    Marinaj: Sikur tė ngjallej vetėm pėr njė orė Enver Hoxha dhe tė kėrkonte ta kalonte atė i vetėm me ju, ē’mendoni se do ju pyeste e si do i pėrgjigjeshe?

    Alia: Thėnė ndryshe, ju kėrkoni tė dini mendimin tim pėr atė periudhė historike qė lidhet me tranzicionin nga sistemi socialist nė atė kapitalist. Pėrmbysja qė ndodhi nuk ishte njė fenomen i izoluar qė preku vetėm Shqipėrinė. Ai e pėrfshiu vendin tonė pasi ra Muri i Berlinit dhe socializmi u pėrmbys nė tė gjithė Lindjen evropiane, duke pėrfshirė edhe Bashkimin Sovjetik. Ai kryesisht u nxit dhe u inkurajua nga jashtė, nga Perėndimi.
    Padyshim pėr brezin tonė, qė gjithė jetėn ia kushtuam ndėrtimit tė Shqipėrisė sė re dhe krijimit tė njė shoqėrie ku tė sundonin barazia e drejtėsia shoqėrore, pėrmbysja qė ndodhi shėnon njė humbje tė dhimbshme. Nė kėtė rezultat, pėrveē faktorit tė jashtėm, kanė ndikuar edhe dobėsitė e kufizimet e vetė sistemit qė ekzistonte, si dhe gabimet qė janė bėrė, tė cilat krijuan edhe atė terren qė favorizoi diversionin nga jashtė.

    Marinaj: Nė prag tė 90-ės, ju propozuat idenė e njė pluralizmi tė mendimit. Nė mos e keni shtrydhur brenda vetes kėtė ide qė para plenumit IV? Ishte njė ide e lindur nga frika e ndonjė kryengritjeje popullore apo vėrtet donit pluralizėm?

    Alia: Jo, nuk ėshtė e saktė. Ideja e pluralizmit tė mendimit lindi nė fund tė viteve 80-tė. Atėherė vendi kalonte disa vėshtirėsi, sidomos nė fushėn ekonomike. Kapėrcimi i tyre kėrkonte edhe njė mendim tė ri ekonomik tė pėrparuar, duke hequr dorė nga disa receta tė mėparshme.
    Qė tė bėhej kjo gjė ishte e domosdoshme qė njerėzit tė shfaqnin mendimet e tyre pa pasur frikė se mund tė akuzoheshin si shkelės tė vijės sė pėrcaktuar mė parė apo tė unitetit tė partisė. Nga pluralizmi i mendimit do tė kalohej mė lehtė edhe nė pluralizmin politik. Kishim frikė nga populli mė pyet… Do tė gėnjeja sikur ta mohoja kėtė fakt.

    Marinaj: Dita e 2 korrikut tė vitit 1990 qe bėrė e njohur nė historinė e re tė Shqipėrisė pėr dy arsye: njėra ishte hapja e ambasadave nė Tiranė, kurse arsyeja tjetėr ishte qė po atė ditė serbėt shpėrndanė parlamentin e qeverisė shqiptare nė Kosovė. Ishte kjo njė rastėsi apo njė plan i dikujt?

    Alia: E kam thėnė edhe herė tė tjera se ngjarja e ambasadave ėshtė nxitur nga tė huajt. Pėr tė krijuar probleme nė Shqipėri ishin tė interesuar perėndimorėt tė cilėt prisnin qė edhe Shqipėria tė ndiqte shėmbullin e vendeve tė tjera tė Evropės Lindore, pra tė largohej nga pozitat e socializmit. Por pėr destabilizimin e saj ishin tė interesuar sė tepėrmi edhe serbėt, qė nė ato kohė gjendeshin nė vėshtirėsi tė mėdha nė Kosovė. Nė historinė e Shqipėrisė ka pasur mjaft “koincidenca” tė tilla. Nė fakt sa herė qė nė Kosovė kishte lėvizje tė shqiptarėve dhe sa herė serbėt janė gjendur pėrpara problemesh serioze atje, aq herė janė bėrė presione tė ndryshme ndaj Shqipėrisė. Qėllimi i kėtyre presioneve ka qenė, nga njėra anė, tė neutralizohej Shqipėria, pra qė ajo, e zėnė me “telashet” e veta, tė mos e mbėshteste luftėn e vėllezėrve kosovarė dhe, nga ana tjetėr, kosovarėt tė shkurajoheshin nė pėrpjekjet pėr tė drejtat kombėtare e qytetare.

    Mund tė thuhet se edhe qėndrimet e Fuqive tė Mėdha ndaj Shqipėrisė, kurdoherė, janė kushtėzuar nga problemi i Kosovės. Shtetet Perėndimore kanė pasur interesa tė mėdha nė Jugosllavi. Sidomos pas shkėputjes sė saj nga Bashkimi Sovjetik, nė vitin 1948, Fuqitė e Mėdha ishin tė interesuara qė Jugosllavia tė ishte njė vend i stabilizuar nga ēdo pikėpamje. Ēdo lėvizje qė destabilizonte Federatėn Jugosllave nuk pėrkrahej nga askush nė Perėndim. Pikėrisht pėr kėtė arsye tė gjithė ishin kundėr zgjidhjes sė problemit tė Kosovės, ashtu siē vepronin aktivisht qė Shqipėria tė vihej nė situata qė tė mos mund tė ndihmonte me tė gjithė mundėsitė e veta ēėshtjen kosovare.

    Tani jetojmė nė njė kohė tjetėr. Pėrmbysja e socializmit nė Evropėn Lindore dhe shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik dhe e Jugosllavisė kanė sjellė ndryshime edhe nė strategjinė politike tė Fuqive tė Mėdha. Tani problemi i Kosovės dhe i Shqipėrisė shihen me njė sy tjetėr. Ato nuk trajtohen mė nga kėndvėshtrimi i sigurimit tė Federatės sė dikurshme Jugosllave, por trajtohen si faktor i rėndėsishėm pėr stabilitetin, pėr sigurimin e paqes e tė zhvillimit demokratik tė tė gjithė rajonit ballkanik. Nga disa prej Fuqive tė Mėdha, nė radhė tė parė nga SHBA, ka njė mirėkuptim pėr problemin e Kosovės, pėr zgjidhjen e drejtė tė tij, pa pėrjashtuar edhe realizimin e pavarėsisė sė saj.

    Marinaj: Ju e kthyet Ramiz Alinė nė njė urė tė maskuar; kėmbėt zhytur thellė nė mes tė komunizmit dhe kokėn e mbėshtetur nė cepin fillestar tė demokracisė. E gjithė Shqipėria e pėrdori atė “urė”. Por kur kaluan nė anėn e dėshiruar, ata mė tė fuqishmit, tė flakėn nė burg. Pra nė ato burgje ku ju dhe qeveria juaj patėt dėnuar njė pjesė tė madhe tė popullit shqiptar. Nuk ju pushkatuan, ndonėse qeveria qė drejtonit ju kishe vrarė me mijėra njerėz tė pafajshėm. Ēfarė shėnimesh ka mbajtur shpirti juaj qė nga ato ditė burgimi…?

    Alia: Ėshtė e njohur qė veprimtaria ime politike lidhet me socializmin. Kemi dėnuar ata qė me tė drejte a pa tė drejtė i quanim armiq te pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qenė mėkati ynė mė i madh. Tufėzat, po! Tufėzat varfėruan fshatin dhe qytetin. Ky ka qenė mėkati ynė mė i madh!

    Por kur nė fund tė viteve ‘80 tė ndodhėn ndryshimet e mėdha nė Evropėn Lindore dhe erėrat e forta tė kėtyre ndryshimeve po frynin edhe nė Shqipėri, pėrpara ēdo politikani problemi shtrohej: Tė qėndronte fort me fanatizėm pėr tė ruajtur “me ēdo kusht” rendin socialist, apo tė pėrpiqej qė kalimi nga njėri sistem nė tjetrin tė kalonte sa mė butė? Shkurt tė viheshin nė krye bindjet ideologjike, apo interesat kombėtare. Rruga e parė do tė sillte vėllavrasje e pėrēarje tė pandreqshme. Ndėrkohė edhe kalimi spontan, i lėnė nė duart e “rrugės”, qė kėrkonte tė pėrmbysej ēdo gjė nė emėr tė njė antikomunizmi primitiv pėrbėnte njė rrezik shumė tė madh.

    Duke qenė nė tė njejtėn kohė Udhėheqės i PPSH dhe Kryetar i Shtetit unė mora pėrgjegjėsinė qė tė mėnjanoja pėrfundimisht rrugėn e vėllavrasjes dhe tė pėrpiqesha tė evitoja kalimin e egėr nga sistemi monist nė atė pluralist. Arrita tė mėnjanoj gjakderdhjen dhe tė drejtoj periudhėn e parė tė tranzicionit relativisht normalisht. Forcat qė erdhėn nė pushtet pas zgjedhjeve tė 22 marsit 1992, me nė krye Partinė Demokratike tė Berishės, ndoqėn rrugėn e zbatimit tė “terapisė shock”qė i solli dėme tė mėdha vendit, si dhe njė politikė agresive pėrēarėse dhe hakmarrėse. Edhe burgosjen time dhe tė udhėheqėsve tė tjerė tė PPSH e kėrkuan dhe e realizuan tė nisur nga kėto ndjenja tė hakmarrjes mesjetare. Nuk do tė ndalem mė gjatė nė kėtė kapitull tė jetės sime.

    Marinaj: Pozitė ! Opozitė! Tani pėr shqiptarėt nė demokraci kėto dy fjalė janė nė ekuilibėr me “seriozitetin” politik. Janė lojė fjalėsh, fjalė lufte apo lojė lufte nė fjalė?

    Alia: Demokracia nuk ėshtė vetėm pluripartitizmi. Fatkeqėsisht sot nė Shqipėri ka mendime tepėr sempliste si pėr demokracimė, ashtu edhe pėr pozitėn apo opozitėn. Mė duket se klasės sė sotme politike shqiptare, qoftė nė pozitė apo nė opozitė, i mungon morali nė kuptimin politik, siē i mungon ndjenja e pėrgjegjėsisė pėrpara vendit, pėrpara popullit. Mė shumė kanė marrė pėrparėsi interesat e ngushta personale, pėrpjekjet pėr tė vėnė sa mė parė e sa mė shumė pasuri pėr vete, duke e konsideruar pushtetin si njė “lopė qė milet”. Pikėrisht se nisen nga kėto koncepte tė huaja pėr interesat e popullit, partitė politike e shohin njėra tjetrėn jo si kundėrshtare, por si armiq. Ato janė vendosur si nė llogore lufte, gjė qė ndikon nė tensionimin e situatės nė vend.

    Nė qoftėse partia nė pozitė, sidoqoftė, mban njė pėrgjegjėsi pėrpara opinionit tė brendshėm e tė jashtėm pėr atė qė ndodh nė vend, opozita e quan veten fare tė lirė nga ēdo pėrgjegjėsi. Ajo mohon ēdo gjė, kritikon ēdo gjė, lufton pozitėn me mjete tė lejuara e tė ndaluara. Tė njėjtėn gjė, por duke fshehur dorėn, bėn edhe pozita kundėr opozitės. Mendimi im ėshtė se tek ky kuptim i mbrapshtė i demokracisė dhe i rolit tė pozitės e te opozitės nė njė shoqėri demokratike duhet parė gjendja qė mbretėron nė vend, mungesa e sigurisė dhe nxitja e frymės sė urrejtjes pėr njėri tjetrin e kėshtu me radhė.
    Ē’duhet bėrė?
    Unė besoj se nė Shqipėri do tė dalin forca dhe personalitete politike qė do tė dinė tė vėnė rregull dhe ligje tė tilla sjelljeje qė t’i hapin rrugė zhvillimit tė suksesshėm tė vendit. Padyshim ėshtė e domosdoshme qė tė spastrohet arena e politikės nga ata lloj politikanėsh qė nuk kanė as dijet e kulturėn, as ndjenjėn e pėrgjegjėsisė dhe moralin e nevojshėm qė kėrkohet nga ata qė duan t’i shėrbejnė vendit tė tyre, pėrparimit tė gjithanshėm tė tij.

    Marinaj: Pse mė kėrkuat qė kjo intervistė tė botohet pas vdekjes tuaj? Ju mund tė jetoni shumė gjatė dhe intervista mund ta humbė freskinė, interesin?

    Alia: Sepse e di se do e mbani amanetin. Dhe pėrfitoj nga rasti qė tė pėrshėndes lexuesit e gazetės ku do tė botohet kjo intervistė dhe t’ju uroj atyre gjithė tė mirat.

    Ramiz Alia
    Ish-President i Republikės sė Shqipėrisė

    Intervistoi Gjekė MARINAJ
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  10. #160
    Shumė sekrete tė llahtarshme kanė vdekė bashkė me autorin

    Shtypi dhe mediat shqiptare si dhe agjencitė ndėrkombėtare tė lajmeve kanė lajmėrue vdekjen e ish-Presidentit tė Shqipėrisė, Ramiz Alia, ish-sekretar i parė i PPSH-sė. Nė mbėshtetje tė Rregullores sė Presidencės, kufomės iu dha mundėsia e njė funerali dinjitoz, dhe njė varrimi tė pėrshtatshėm pėr ēdo qytetar tė lirė tė Republikės sė Shqipėrisė.

    Kam njohė voglushin Ramiz Alia si fqinj nė lagjen time Dudas tė qytetit Shkodėr. Kemi lindė nė tė njejtin vit, 1925, dhe kemi ndjekė sė bashku disa klasė tė shkollės fillore, si dhe kemi kalue orėt e lira si fėmijė, sidomos me ndeshje futbolli nė rrugėt e lagjes sonė. Kujtimet qė kam sot, janė ato tė nji filloristi me edukatė, tė sjellshėm, me natyre paqėsore. Rreth moshės 8- ose 9-vjeēare, Ramizi u largue familjarisht nga Shkodra dhe zuni vend nė Tirane. Qė nga ajo kohė, nuk kam pasė asnji kontakt me atė. Pėr nji ironi tė fatit, nė shkurt 1942, ai dhe unė kemi kalue dy eksperienca qė kanė pėrcaktue tė ardhmen tonė. Si aktivist i grupeve studenteske mikste tė rezistencės ne Liceun e Shkodrės, nji ditė u gjeta i papėrgatitun nė nji mbledhje konspirative me nji aktivist komunist, qė ma vonė e kuptova se kishte qenė Qemal Stafa. Qė nė minutėn e parė u ballafaqova kur ai cilėsoi mbledhjen si “mbledhje “komuniste”. Protestova. “Unė nuk jam komunist”, i thashė. Ai i tėrhoqi vrejtjen “shokut” qė mė kishte shoqėnue, dhe mė kėrkoi tė vendosė nė se dėshirojsha me marrė pjesė, “JO!” i thashė, e dola nga mbledhja.

    Deri atė ditė, lėvizja e jonė e pėrbashket ishte pėrqendrue nė “luftėn pėr clirimin e Shqipėrisė e kthimin e pavarėsisė se humbun”; ajo kishte nji karakter tė fortė kombėtar. Mbas hymjes nė luftė tė Bashkimit Sovietik, qershor 1941, filloi propaganda “me ndihmue Bashkimin Sovjetik”, dhe indoktrinimi pėr ndėrtimin e socializmit ne Shqipėri simbas modelit te Bashkimit Sovjetik. Lėvizja mori karakter social dhe ideologjik. Lufta tani bahej kundėr “fashizmit”, jo kundėr dy shtetevet okupuese. Lėvizja e re u pėrqendrue nė marrjen e pushtetit me cdo kusht. “Na duhen vetėm dy javė nė pushtet, – mė tha nji aktivist komunist, – dhe nuk ka Zot qė na heq nga dora”.

    Ndamja nė mes nesh u ba e plotė. Qė nga dita e incidentit, “shokėt“, mė anashkaluen, dhe me zhvillimin e ngjarjeve, unė mora nji qėndrim tė premė ndaj valės sė re pro-komuniste. Si rrjedhim, pa kalue shumė kohė, me ardhjen nė fuqi tė komunistėve, erdhi edhe arrestimi im, torturat, burgosja, internimi i familjes, arratisja, dhe mėrgimi politik qė vazhdon akoma. Megjithatė, asnjiherė nuk mallkova fatin tim!

    Pikėrisht nė shkurt 1942, Ramiz Alia anėtarėsohet nė organizatėn e Rinisė Komuniste, dhe pėr tė gjithė jetėn e tij i qėndron besnik ideologjisė marksiste, dhe praktikes leniniste-staliniste. Zhvillimi i karrierės sė tij politike ashtė tashma i njohun nga tė gjithė.

    2. E paprituna e madhe pėr mue, si shok fėminije, ka qenė dhe mbetet akoma enigma e transformimit tė nji natyre tė qetė nė nji element tė egėr qė pėrkrah, dhe pėrkryen, akte krimesh masive, qoftė si militant, qoftė si udhėheqės. Shumė sekrete tė llahtarshme ngjarjesh nė Shqipėri dhe Kosovė, kanė vdekė sė bashku me autorin e tyne. Megjithatė, edhe ajo sasi e kufizueme qė ashtė e njohun, mjafton me gjykue veprimtarinė e komunistit Ramiz Alia si veprimtari kriminale me vrasje viktimash tė pafajshme.

    Disa nga oratorėt qė folėn para kufomės tij lavdėruen veprimtarinė e tij gjatė Luftės Anti-fashiste (1942-44). Unė jam dakord, natyrisht me disa rezerva. Nji sqarim: Tė gjithė ata shqiptare qė patėn guximin me kundėrshtue, me armė ose mjete tjera, okupatorin, meritojnė mirėnjohjen tonė. Ata kanė krye detyrėn e tyne ndaj popullit e atdheut; por nuk kanė fitue asnji privilegj. Njikohėsisht, tė gjithė ata qė nuk kanė kundėrshtue okupatorin nuk kanė krye detyrėn e tyne ndaj popullit e atdheut, por ata nuk kanė humbė tė drejtėn me qenė qytetarė tė lire me tė drejta tė barabarta nė nji shtet shqiptar. (Kėtu pėrjashtohen ata qė kanė bashkėpunue me okupatorin).

    Por karriera e Ramiz Alisė shtrihet kryesisht mbas vitit 1944; pėr kėtė folėsit preferuen heshtjen. Me fitoren e Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare, dhe marrjen e pushtetit nė dorė nga drejtuesit e saj (nandor 1944), fitimtaret reklamuen tė drejtėn absolute tė sundimit dhe qeverisjes, dhe pėrsėri tė drejtėn absolute me imponue me dhunė mbi popullsinė formėn e regjimit tė ri. Kundėrshtaret, tue pėrfshi edhe mendjet e ndrituna dhe ndėrgjegjet e pastra qė kishin dhanė aq shumė pėr ēlirimin e vendit nga i hueji, u shtypėn pa mėshirė, ose u eliminuen fizikisht. Arrestimet, torturat, burgosjet, internimet dhe pushkatimet me gjyq e pa gjyq me qėllim tė frikėsimit tė popullsisė u bėnė rendi i ditės sė “rendit tė ri” qė reklamonte “bukė e paqe edhe liri” dhe qė imponoi, de fakto, uri, luftė klasash, dhe diktaturė.

    Nė kėtė ndėrmarrje kriminale ku nuk sundonte ligji por individi i veshun me petkun e autoritetit partiak, Ramiz Alia luejti nji rol tė damshėm dhe ndihmoi nė krijimin e situatave shumė tė vėshtira, me nji rrjet tė gjanė dhe tė komplikuem spiunazhi dhe terrori, e nji sadizėm dhe urrejtje nga e cila asnjėri nuk mund tė ikte, qofte zyrtar ose qytetar i thjeshtė. Nji qėndrim i kėtill kriminal dhe anti-njerėzor i siguroi atij mundėsinė e ngritjes nė hierarkinė e Shtetit e tė PPSH-se deri sa arrijti kulmin. Ma nė fund, pėr afėr dhjetė vjet, ai ka qenė violina e parė e koncertit vdekje-prurės tė luejtun nga PPSH-ja dhe xhelatėt e saj tė pakorrigjueshėm.
    Si komisar politik i divizionit shqiptar nė Jugosllavi, Ramiz Alia akuzohet pėr bashkėpunim nė masakrimin e elementit rezistues kosovar gjatė sulmeve kriminale serbo-malazeze tė viteve 1944-‘45 (tregimet e ish-Gjeneral Rrahman Perllaku), dhe sidomos pėr aprovimin e masakrės sė Tivarit, ku humben jetėn disa mijėra rekrutė kosovarė, viktima tė brigadave partizane serbo-malazeze. Burime tė besueshme, tregojnė se i pyetun nga udhėheqėsi komunist Tuk Jakova, ēfarė ngjau me mijėra kosovarėt qė u pėrcollėn nėpėr Shqipėri, (shkurt-mars 1945) ai pėrgjegji: “I kemi vra si qent rrugės…tė gjithė ishin kundėrshtarė”!

    3. Mė 1951, ai formalisht aprovoi ekzekutimin e 21 intelektualėve tė pafajshėm tė akuzuem pėr hedhjen e bombės nė Ambasadėn Sovjetike. Ramiz Alia asht nji nga tė pakėt “elitistė” tė PPSH-sė qė u dėrguen nė Moskė pėr arsimim tė naltė ideologjik, dhe sė bashku me kryekriminelin Kadri Hazbiu, u ngritėn nė pozita kyēe tė administratės sė vendit. Ai ashtė vetė-deklarue si “inisiator” i lėvizjes sė rinisė kundėr institucioneve fetare dhe klerit, sidomos tė klerit katolik, qendėr shekullore e shqiptarizmit. Si ideolog i PPSH-sė ai ėshtė pėrgjegjės pėr indoktrinimin e rinisė me frymėn e urrejtjes dhe ideve kriminele tė komunizmit stalinian, nji orientim qė shėrbente shumė mirė interesat diktatoriale tė satrapit aziatik, E. Hoxha, padroni tij i padiskutueshėm.

    Edhe me ardhjen e tij nė fuqi si President i Republikės, 1982, dhe si Sekretar i Parė i PPSH-sė, 1985, ai kurrė nuk gjeti guximin e duhun me ndryshue orientimin e gabuem, megjithėse gjithė bota rreth tij po ndryshonte me shpejtėsi. Edhe mbas ligjit tė majit 1988 pėr dekriminalizimin e arratisjes nga shteti, besohet se 82 qytetarė, shumica tė rij e te reja qė tentuen arratisjen nga skėterra 45-vjeēare, u vranė nga rojet e kufinit. Asnji nuk u arrestue ose dėnue pėr kėto krime. Ai heshti edhe kur xhelatėt e PPSH-sė (si Koēo Danaj nė Sarandė) tėrhiqshin me litar nė grykė kufomat e viktimave nėpėr rrugėt e qyteteve. Zani i arsyes sė errėsueme dhe i ndėrgjegjes sė flliqun nuk kėrkoi falje. Ramiz Alia heshti!

    “Ai nuk diti pėr asnji moment tė ishte lider, dhe ky ishte fataliteti i tij i madh”, shkruente analisti Blendi Fevziu. Ky “fatalitet” i tij ka qenė edhe tragjedia e Shqipėrisė qė nė momentet kyēe tė historisė saj ishte pa udhėheqje. “Tragjedia” e Ramiz Alisė ka qenė dikotomia e karakterit, butėsia natyrale e personalitetit tij nga njena anė, dhe nga ana tjetėr egėrsia e krimit komunist qė e mori me vete, dhe e detyroi me veprue kundėr natyrės tij. Ai ishte kthye nė nji automaton, nji mekanizėm qė reagonte simbas udhėzimeve tė marruna nga nalt, ose nga frika e rrjedhimeve tė aktit tij. Ramiz Alia ka jetue dhe veprue nė “mauvaise foi”, siē thonė francezėt, nė nji botė tė gėnjeshtėrt qė nė mbrendinė e vetes ndoshta ai nuk e pranonte, por qė anti-heroi nuk gjente forcėn e duhun me kundėrshtue…!

    Nji shembull: Mbas vdekjes se satrapit aziatik, E.Hoxha, ai gjeti kurajėn me amnistue gruen e divorcueme, dhe djalin, e kryekriminelit Haxhi Lleshi, ish-kryetar i Komisionit Shtetnor pėr Internimet, dy viktima tė capkunėrisė komuniste. Por ai, nuk gjeti guximin e duhun me amnistue ma shumė se 15.000 viktima, burra, gra e fėmijė tė internueme nė kampet e dbimit, disa prej tyne pėr 45 vjet me rradhė…! Nji qėndrim i kėtill tregon fatalitetin e karakterit tij, dobėsinė e anti-heroit qė nuk e lejon asnjiherė me qenė “besnik i vetes”, me mendue e veprue autentikisht me gjithė konfliktin e mbrendshėm e frikėn e botės se jashtme…! Tragjedia pėrcaktohet edhe si dialogu i individit me ngjarjet e ditės, ose me vetveten, ku ai nuk asht i kėnaqun me ekzistencėn e caktueme nga fati! I frikėsuem nga tragjedia kolektive qė ai kishte pėrgatitė me duert e veta, Ramiz Alia pėrfundoi nė nji figurė kuazi-komike. Ai nuk u ndėrgjegjsue asnjiherė me pranue botėnisht zhgėnjimin, sepse nji pranim i kėtill do tė kishte sjellė revoltimin qė pėrfundon nė “aktin e lirė e heroik”, nji zgjidhje qė ai nuk ishte i pėrgatitun me ballafaque. Duket se karakteri dhe butėsia e tij natyrale nuk i lejojshin “me refuzue” por “me u nėnshtrue”….dhe fatkeqėsisht, tė paktėn nė dukjen e jashtėme, me pranue kėtė nėnshtrim me entuziasėm. Ramiz Alia ka jetue nji jetė “jo-autentike”!

    4. Fakti qe Ramiz Alia vdiq nė krevat, me shėrbimet ma tė plota mjeksore, tregon humanizmin e shoqnisė shqiptare sot. Por nuk mund tė heq nga mendja dhjetėra mijėra viktima tė komunizmit qė ai nuk mbrojti e qė vdiqėn rrugave, nė kėneta e kanale, tė harruem…pa shtrat, pa mjek, pa plang, pa shtėpi!

    Dėshiroj me veēue nji rast tė vetėm: poetin kuksian Havzi Nela, i varun nė litar,- e pėrsėris i varun nė litar,- sepse shkroi nji poemė ku denonconte kriminalitetin e pushtetit komunist e paralajmėronte ardhjen e ditės sė re. Trupi i tij u mbajt nė litar pėr dy ditė me radhė qė tė frikėsohej popullsia e vendit nga “forca e pushtetit popullor”.. Imazhi makabėr mė del para sysh vazhdimisht e mė rikujton poetin francez te shekullit 16, Francois Villon, e poemen “La ballade des pendus”(1555), si ai pėrfėtyronte veten tė varun, trupin qė kalbėzohet, korbat qė i nxjerrin sytė dhe pėrfundon: “Vėllazėn tė racės njerėzore! Kini mėshirė pėr ne!”
    Ramiz Alia nuk pati mėshirė pėr poetin, as pėr familien e tij! Afėr pesė shekuj ma vonė, Ramiz Alia urdhėnon varjen e nji poeti …dhe dekreton varrimin e tij pa shtrat, pa mjek, pa funeral. Ai refuzon kėrkesėn e familjes pėr faljen e jetės, dhe nėnshkruen pa bremje ndėrgjegjje nji vendim gjyqsor politik qė turpėnon sot gjithė kombin tonė shqiptar.

    Gazeta Dielli

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •