Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Bullgari, një vrasje kushton 5 mijë euro

    Bullgari, një vrasje kushton 5 mijë euro

    19/11/2011 15:20


    Në Bullgari, një vrasës kushton 5 mijë euro, ose pak më shumë. Të porosisësh një vrasje tek një vrasës me pagesë në Sofie kushton 5 mijë deri në 7.500 euro.

    Lajmin e ka bërë të ditur shefi i departamentit të vrasjeve në Ministrinë e Brendshme të Bullgarisë, Gheorghi Totkov.

    Duke folur për radion lokale “BNR”, zyrtari i lartë ka nënvizuar se që nga fillimi i vitit në kryeqytetin bullgar janë regjistruar plot 17 vrasje të porositura.

    Megjithatë, saktëson Totkov, në 15 raste janë arrestuar vrasësit me pagesë si dhe porositësit e tyre.

    Bullgaria është prej pak vitesh vend anëtar i Bashkimit Evropian, por krimi i organizuar në vend vazhdon të lulëzojë, edhe pse autoritetet deklarojnë se i kanë shpallur luftë me tolerancë zero.

    Gjithashtu, Bullgaria është ura kryesore për kalimin e heroinës nga Afganistani përmes Turqisë dhe përmes saj për në vendet e Evropës perëndimore.

    top-channel

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Ne Shqiperi kushton mepak. Mjafton nje sharje nga motra dhe iken per lesh

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Ne Shqiperi kushton mepak. Mjafton nje sharje nga motra dhe iken per lesh
    dikur te vrisnin per nje sharje nga motra,sot ne Shqiperi te vrasin po i zure parkingun ose larg qofte t'ja besh pis makinen..

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    dikur te vrisnin per nje sharje nga motra,sot ne Shqiperi te vrasin po i zure parkingun ose larg qofte t'ja besh pis makinen..
    Mire qe nuk na detyrojne te veme fotot tona ne forum se do kishim ik per lesh
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Ne Shqiperi kushton mepak. Mjafton nje sharje nga motra dhe iken per lesh
    E kam thene une qe ne e kemi nivelin e pagave me te ulet se antaret e BE-se, po nuk i mbushet mendja Saliut jo
    Revolution 1848

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    dikur te vrisnin per nje sharje nga motra,sot ne Shqiperi te vrasin po i zure parkingun ose larg qofte t'ja besh pis makinen..
    Ose rasti me i lire , pse me sheh shtrember .
    Jemi njerez gjaknxehte.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •