Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Kush e meriton të jetë më tepër i përmendur?

    Kush meriton të jetë më tepër i përmendur?

    All-llahu, tebareke ve teala, është:
    Ai që më së shumti meriton të përmendet…
    Ai që më së shumti meriton të adhurohet…
    Ai që më së shumti meriton të falënderohet…
    Ai që më së shumti meriton të jemi mirënjohës ndaj Tij…
    Ai që më së shumti ndihmon kur kemi nevojë për Te…
    Më i buti ndaj atyreve që i posedon…
    Më i drejti ndaj atyreve që i dënon…
    Më falësi ndaj atyreve që e meritojnë dënimin…
    Më bujari që e synojnë njerëzit…
    I butë edhe pse ua din gjendjen…
    Ua fal njerëzve edhe pse mund të hakmerret ndaj tyre…
    Ua fal edhe pse është Krenar…

    Ai është Mbreti pa shok, Një pa rival, i Pasuri pa nevojë për ndihmë, Zotëri që s'ka fëmijë e as shoqe, i Lartë pa përngjajësues e as pa emnak, çdo gjë do të shkatërrohet përpos Fytyrës së Tij, çdo mbretëri do të perëndon përpos mbretërisë së Tij, çdo hije do të zhduket përpos hijes së Tij, çdo mirësi do të përfundon përpos mirësisë së Tij…

    Me lejen dhe mëshirën e Tij adhurohet, kurse me dijen dhe urtësinë e Tij bëhet mëkat ndaj Tij.

    Nëse e adhurojnë njerëzit, ai ata i falënderon, e nëse gabojnë ndaj Tij Ai ua fal dhe nuk i dënon.

    Çdo dënim i Tij është i drejtë, kurse çdo begati është dhunti prej Tij.

    Është dëshmitari dhe kujdestari më i afërt. Ai i udhëheq njerëzit me kokë në dorë, i regjistron veprat e tyre, i ka caktuar exhelet e tyre, zemrat kah Ai anojnë, sekreti tek Ai është publik, kurse e padukshmja e dukshme:

    "Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet". (Jasin: 82).

    Komenti i ajeteve ku përmendet harrimi i All-llahut.

    All-llahu, subhanehu ve teala, në dy ajete e përdorë këtë frazë: "harrim të All-llahut , kurse përgjigjeja e All-llahut për këtë vepër është në dy forma:
    a) All-llahu i harroi ata;
    b) All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten;

    All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

    "Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shtrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë". (Et-Teube: 67- 68).

    "E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. Nuk janë të barabartë ata të xhenetit dhe ata të xhehenemit. Banuesit e xhenetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i vishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikës, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!".

    Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, duke komentuar këto ajete mes tjerash thotë:

    "Kur ata harruan Zotin e tyre, subhanehu ve teala, All-llahu i harroi ata dhe bëri që ata të harrojnë vetveten. Pra u dha dy dënime:

    - All-llahu i harroi ata

    - All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten

    Harrimi i njeriun nga All-llahu, domethënë moskujdesi për te, braktisja e tij, lërja e tij dhe të shkakton humbjen e tij. Në këtë rast shkatërrimi i tij është më afër se sa që është dora për gojën.

    Kurse harrimi i vetvetes, domethënë harrimi i kënaqësirave të tija të larta dhe shkaqeve të lumturisë, shpëtimit, përmirësimit dhe gjërave që një njeri e bëjnë të plotë. Ai i harron tërësisht këto gjëra dhe nuk i kujtohen, nuk i bijë ndër mend, nuk preokupohet me to dhe largohet prej tyre…

    I harron të metat e veta, mangësitë dhe defektet që i ka e nuk i bie ndërmend që t'i largojë ato.

    I harron sëmundjet dhe dhimbjet e shpirtit dhe zemrës së tij dhe aspak nuk i kujtohet që t'i shëron, të vepron për të larguar defektet dhe sëmundjet që e shpijnë këtë njeri në prishje dhe shkatërrim.

    Ky njeri ka sëmundje shumë të keqe, sëmundje e cila e çon në shkatërrim total, kurse ai as që është duke e ndier këtë sëmundje e as që preokupohet me shërimin e saj.

    S'ka dyshim se kjo është dënimi më i madh i përgjithshëm dhe i përveçëm që mund ta kaplon një njeri.

    A ka dënim më të madh se sa dënimi me shkujdesi ndaj vetvetes, humbja dhe harresa e interesit të tij, harresa e sëmundjes dhe ilaçit të tij, harresa e shkaqeve të lumturisë, shpëtimit dhe përmirësimit dhe harresa e jetës së tij të përhershme në begatitë e vazhdueshme (të ahiretit)?! (Shiko: "Bedaiut-Tefsir", 4/ 426- 427).

    Në një vend tjetër thotë:

    "I dënoi duke e harruar vetveten, duke harruar veprimin e gjërave që janë në interesin e tyre, duke harruar përmirësimin e defekteve të tyre, duke harruar përjetimin e kënaqësirave të tyre, kurse interesi dhe kënaqësia më e madhe e shpirtit të njeriut është kujtimi i Zotit dhe Krijuesit të tij, sepse njeriu nuk ka begati, as gëzim, as shpëtim, as përmirësim, përpos se duke e përmendur All-llahun, duke e dashur Atë, duke i drejtuar kah ai dhe duke ia kthyer shpinën çdo gjësë përpos Atij… Kjo harresë shkaktoi edhe një harresë tjetër.

    Gjendje të kundërt kanë ata që e përmendin dhe nuk e harrojnë All-llahun, atyreve All-llahu ua kujton interesin e tyre dhe veprojnë për te, ua mëson të metat që i kanë dhe i përmirësojnë ato, ua bën të qartë kënaqjen e tyre sublime dhe nxitojnë drejt tyre.

    Ata që e harruan All-llahun i shpërbleu me harresë të besimit, dashurisë së Tij, përmendjen dhe falënderimin e Tij… (Shiko: "Bedaiut-Tefsir", 4/ 427 - 428).



    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    SQARIM. Thenja jote "Ai që më së shumti meriton të adhurohet…" mund te jep hapesire per keqkuptim.

    Ma mire eshte te thuhet keshtu: "Ai qe eshte i vetmi qe meriton te adhurohet"

    Sepse askush pos Tij nuk meriton te adhurohet as shume as pak!

    Allahu te shperbleft per temen!

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Kujt I Takon Dashuria Absolute?

    Kujt i takon dashuria absolute?



    Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

    Thuaj (o i dërguar)! Në qoftë se baballarët tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk vë në rrugë të drejtë njerëzit e prishur."

    Ky ajet ka zbritur për ata të cilët nuk e bënë hixhretin prej Mekës në Medine, për shkak se dikush nuk mund ta linte familjen e tij e dikush pasurinë e tij e dikush të afërmit e tij.

    Imam Kurtubi ka thënë:
    Ky ajet është argument i qartë për domosdoshmërinë e dashurisë ndaj Allahut, pejgamberit dhe nuk ka mospajtim në këtë tek umeti. Duhet që kjo dashuri tëi paraprijë ëdo dashurie tjetër.

    Transmeton Nesaiu, Ibn Hibani dhe Buhariu ne librin e tij Terihul kebir se Pejgamebri (alejhi selam) ka thënë: Shejtani është përpjekur ta pengojë birin e Ademit në tri gjëra. është përpjekur ta pengojë në fe dhe i ka thënë: Për çfarë po e lë fenë tënde dhe fenë e baballarëve të tuë Biri i Ademit e kundërshtoi shejtanin dhe e pranoi Islamin. Pastaj është përpjekur ta ndalojë prej hixhretit për hir të Allahut duke i thënë: A po e lë pasurinë tënde, familjen tënde dhe po bën hixhret ? Biri i Ademit e kundërshtoi shejtanin dhe bëri hixhret. Pastaj u përpoq që ta pendojë nga lufta në rrugën e Allahut duke i thënë: Po lufton që të vritesh, pastaj familja jote do të martohen dhe pasuria do të ndahet. E kundërshtoi biri i Ademit shejtanin dhe luftoi, derisa e meritoi xhenetin e Allahut.

    Imam Ahmedi ka thënë: Na ka treguar Kutejbe bin Seid, e ky nga ibn Luheja, ai nga Zehreh bin Mabed, e ky nga gjyshi i tij, i cili ka thënë se ishin me Pejgamberin e ai kishte marrë për dore Umer ibën Hatabin. Atëherë i tha Umeri: Uallahi, o i Dërguari i Allahut, ti je më i dashur te unë se çdo gjë, përveç vetes time. Pejgamberi i tha: Nuk ka besuar askush derisa të jem më i dashur tek ai se vetja e tij. Atëherë Umeri i tha: Ti tani je tek unë më i dashur se vetja ime.ë Pejgamberi i tha: Tani o Umer, (tani është imani yt në rregull).

    Gjithashtu, në hadithin e vërtetë Pejgamberi ka thënë: Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk ka besuar askush, derisa te jem tek ai më i dashur se prindi i tij, fëmija i tij dhe njerëzit në përgjithësi.

    Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi nga hadithi i Ibni Umerit, i cili thotë se e kam dëgjuar Pejgamberin duke thënë: Nëse bëni shitblerje me ine (lloj i shitblerjes që nënkuton kamatë në të), merreni me blegtori, kënaqeni me të mbjellurat tuaja, e lini luftën në rrugën e Allahut, Allahu do tua sjellë një nënçmim të cilin nuk do ta largojë nga ju, derisa të ktheheni në fenë e Allahut.

    Sehl ibën Abdullah thënë ka: Shenja e dashurisë së Allahut është ta duash Kuranin. Shenja e dashurisë së Kuranit është ta duash pejgamberin. Shenja e dashurisë së Pejgameberit është ta duash sunetin e tij.

    Shenja e dashurisë së Allahut, shenja e dashurisë së Kuranit, shenja e dashurisë së pejgamberit, shenja e dashurisë së sunetit janë shenja të dashurisë së botës tjetër, shenja e dashurisë së botës tjetër është që ta dojë veten e tij, shenja e dashurisë së vetes së tij është që ta urresh dunjanë, shenja e urrejtjes së dunjasë është që mos të marrë prej saj përveç se atë që i nevojitet dhe i mjafton.

    Esselamun alejkum
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •