Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Një pyetje për basimtarët muslimanë!

    Një pyetje për vëllezërit muslimanë!

    Në suren Kaf ajeti 12, po përmendet për banorët e Bunarit.

    Pyetja është: kush ka njohuri për këtë se, kush ka qenë Pejgamberi i këtyre banorëve të Bunarit?

    50-12. Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Selam alejkum, vella i ndershem Allahu subhanehu ve teala i permend Banoret e Bunarit ne disa vende ne Kuran, ne suren Kaf, ne suren Furkan etj.

    Allahu i Lartesuar na tregon se ata jane nje popull te cilin Allahu e ka denuar, pra i permend ne listen e popujve te cilen ai e ka denuar dhe nuk e permend ne Kuran se cili ka qene pejgamberi i tyre.

    Transmetohet nga Iben Abbasi se: Banoret e Bunarit ishin nje fshat prej fshaterave te popullit Themud.

    Ndersa arsyeja se pse jane quajtur keshtu, dijetaret e tefsirit kane thene sepse ata e hudhen pejgamberin e tyre te gjalle ne bunar, sepse kur kishte vdekur i pari i tyre, te cilin ata shume e donin, ishte paraqitur shejtani ne forme te tij dhe u kishte thene: Une nuk kam vdekur dhe ju me adhuroni mua. Andaj ata kishin filluar ta adhurojne ate.

    Prandaj Allahu u dergoi pejgamber qe t'ua terhjek verejtjen se ai eshte ne te vertete nje shejtan qe deshiron t'i devijoj, e ata qe se pranuan prej tyre e hudhen ne bunar, e per kete shkak i kaploi denimi.

    Madje disa dijetare te tefsirit thone se edhe denimin qe ua beri Allahu ishte se e beri qe toka te cahet dhe te behet nje grope e madhe si nje bunar i madh dhe ata rane ne te, d.m.th. i gjithe fshati i tyre.

    Sa i perket pejgamberit te tyre, ka disa transmetime te dobeta qe thone se e kishte emrin Handhale Ibn Safvan, mirepo keto nuk mund te miren per argument, sepse nuk eshte vertetuar asgje nga Pejgamberi a.s. qe tregon per emrin e tij.

    Ajo qe eshte me rendesi per ne ne kete tregim eshte te marim mesim nga veprat e tyre qe mos te behemi si ata, kurse si e ka emrin pejgamberi i tyre nuk eshte permendur ne Kuran e as ne Hadithe te sakta, keshtuqe s'mund te themi dicka rreth kesaj.

    Allahu e di me se miri.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu, vëllau im i dashtur.

    All-llahu s.v.t., ta shtoftë dijen e hajrit ty dhe atyre që mundohen për këtë Din.

    Unë e dij se nuk ka ndonjë rëndësie të madhe për me e ditur se kush ka qenë Pejgamber i Banorëve të Bunarit, por qëllimi im ka qenë vetëm se për të përfituar nga leximi i Kur'anit për të kërkuar argument, mbasi duke kërkuar mësohen edhe shumë gjëra të tjera që ne nuk i dimë akoma.

    Për atë që the më sipër atë që ka transmetuar Ibën Abbasit, unë të kisha kërkuar se ku e ke marë atë transmetim ( pa ofendim ), dua ta dij vetëm për kuriozitet se a është e besueshme ajo që ka thanë Ibën Abbassi ( All-llahu s.v.t. qoftë i kënaqur me të ), se BAnorët e Bunarit kanë qenë një fshat prej popullit të Themudit.

    Deshta të shtoj diçka, mbasi siç thashë edhe më sipër, se këtë pyetje e kam bërë me një qëllim të mirë dhe vetë e kam kërkuar në Kur'anin Fisnik dhe e kam gjetë në Suren Furkan, ajeti 38:

    25-38. " Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam). "

    dhe në komentimin e këtij ajeti e kemi në faqen 417 të Sherif Ahmetit dhe thotë kështu:

    " As-habur ressi " - banorët e Resit ishin një popull ishin një popull që adhuronin idhuj. Zoti e dërgoi tek ata Shuajbin, por ata nuk i besuan dhe duke qenë ata rreth atij pusi të parrethuar me mur, u shemb toka e përmbysi tërë atë vend. Ka mendime se ai vend ishte në Entakije ku e mbytën Habib En Nexharin, apo se ishte në Azerbejxhan, etj..

    Së funi na mbet të themi se All-llahu e din më së miri.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Allahu i Lartesuar ne Kuranin famelarte thote: “E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: “O popoulli im, adhuroni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij..”.

    Pra, Allahu po na tregon se SHUAJBIN e dergoi ne MEDJEN!!!!!

    Sa i perket banoreve te Bunarit une se di se NDOKUSH NE KETE BOTE ka ndonje argument per ta vertetuar se tek ata eshte derguar SHUAJBI...

    Vetem nese dikush thote se BANORET E BUNARIT jane ata te MEDJENIT.

    Po edhe per kete pohim duhet argument.

    Kalofsh mire.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    All-llahu s.v.t., ta shtoftë sabrin vëllau Islaminfo dhe të këshilloj që të kthesh selamin mbasi jam i sigurtë që ja din vlerën, atëherë shfrytëzohe këtë mirësi që All-llahu na e ka dhënë. Kalofsh mirë nuk mund ta ketë asnjëherë vlerën e selamit.
    Vetëm për të mos e harruar dhe për ti kujtuar dobitë e selamit, do ti shpreh disa hadithe më poshtë në lidhje me selamin:

    Ebu Jusuf Abdull-llah ibn Selami radijall-llahu anhu ka thënë:

    ''E kam dëgjuar të Dëguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të duke thënë:
    "O njerëz,përhapeni selamin,ushqeni të varfërit,mbani lidhjet farefisnore,faluni natën kur njerëzit flejnë,do të hyni në xhenet me selam." (Tirmidhiu)

    Njerëzit më të afërt te Allahu janë ata të cilët fillojnë të parët me selam.
    Ebu Umame radijall-llahu anhu ka transmetuar se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë:
    "Njerëzit më të afërt te Allahu janë ata të cilët fillojnë me selam."
    (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

    Ebu Hurejra radijall-llahu anhu ka transmetuar se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë:
    "Nuk do të hyni në Xhenet deri sa të besoni dhe nuk do të besoni deri sa të duheni;a t'iu udhëzoj për një gjë të cilën nëse e veproni do të duheni? Përhapeni selamin ndërmjet jush." (Muslimi)

    Ubu Umare El Berra bin Azibi radijall-llahu anhu thotë:
    I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të na ka urdhëruar me shtatë gjëra:
    "Vizitën e të sëmurit,përcjelljen e xhenazes (për meshkujt),kërkimin e shëndetit për atë që teshtin,ndihmën e të dobëtit,ndihmën e të shtypurit,përhapjen e selamit;paqes dhe pranimin e betimit të atij i cili betohet." (Mutefekun alejhi)

    Ebu Hurejra radijall-llahu anhu ka transmetuar se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë:
    "Kur dikush prej jush e takon vëllain e vet ta përshëndesë me selam,nëse ata i ndan ndonjë dru,ose ndonjë mur dhe përsëri takohen,le ta përshëndesë atë." (Ebu Davudi)

    Transmetohet nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu se i Dërguari i Allahut ka thënë:
    Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë tubim të përshëndesë me selam dhe kur dëshiron të largohet,të përshëndesë me selam.
    Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit."
    (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thotë se është hadith hasen)

    Transmetohet nga Imrane bin Husejni radijall-llahu anhu se ka thënë:
    Erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dhe tha:
    ''Esselamu alejkum",e i Dërguari ia ktheu selamin.
    Njeriu u ul e i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të tha:
    “Dhjetë.”

    Pastaj,erdhi një njeri tjetër dhe tha:
    "Esselamu alejkum ue rahmetull-llah",e i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ia ktheu selamin.
    Njeriu u ul dhe Pejgamberi tha: “Njëzet.”
    Më vonë erdhi një njeri tjetër dhe tha:
    "Esselamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu",i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ia ktheu selamin.
    Njeriu u ul dhe i Dërguari i Allahut tha:
    “Tridhjetë.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

    Dobitë dhe frytet e selamit

    Selami ka dobi dhe fryte të shumta,prej tyre:
    Selami është pasim i të Dërguarit të Allahut,paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
    Selami është ringjallje e sunetit të Ademit alehis selam.
    Selami është prej shenjave të Islamit,gjë që dëshmon Islamin e personit i cili e bart këtë.
    Selami është prej të drejtave të muslimanëve që kanë ndërmjet njëri tjetrit.
    Selami është shkak për arritjen e dashurisë ndërmjet muslimanëve.
    Selami është shkak për hyrjen në xhenet.
    Selami është prej veçorive të këtij umeti.
    Njerëzit më të afërt te Allahu janë ata të cilët fillojnë të parët me selamin.
    Selami është shkak për shumëfishimin e shpërblimit.
    Selami është shkak për arritjen e bereqetit.
    Selami është shkak për arritjen e paqes.
    Selami është një nga emrat e Allahut të Lartësuar.
    Selami është sadaka për njerëzit.
    Selami është përshëndetje e banorëve të xhenetit.
    Selami është shkak për faljen e mëkateve.
    Selami është njëra prej atyre gjërave që na e kanë zili jehudët.
    Përhapja e selamit është njëra prej tri shkaqeve të cilat bëhen shkak për hyrjen në xhenet me paqe.
    Selami është ndër punët më të mira në Islam.

    Tash do kaloj në temën, vëllau im në islam Islaminfo, nuk duhet me e marrë me ngjaknxehtësi, sepse unë nuk ngula këmbë se Shuajbi ka qenë Pejgamber i popullit të Bunarit, por vetëm se citova atë që kam lexuar nga kuptimi i ajetit në Suren Furkan dhe hiç më tepër. Së fundi edhe unë jam i mendimit se pa gjetur argumente të sakta, asgjë nuk pranohet si e vërtetë. Për këtë e din vetëm se Ai i Madhërueshmi, All-llahu s.v.t..

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu, vëllau im në Islam.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #6
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    All-llahu s.v.t., ta shtoftë sabrin vëllau Islaminfo dhe të këshilloj që të kthesh selamin
    Allahu te shperbleft.

    WE ALEJKUM SELAM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU.

    Kur te pyetesh d.m.th. nuk e din pergjigjen, andaj mos nis debat.

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Allahu te shperbleft.

    WE ALEJKUM SELAM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU.

    Kur te pyetesh d.m.th. nuk e din pergjigjen, andaj mos nis debat.
    Eudhubilahi-min.shejtani-rraxhim!

    Esselamun alejkum vëllau im i dashur, mos i keqkupto gjërat, se unë as qi e quaj këtë që kemi thënë deri tash se është nji debat, bile as nuk dua të debatoj fare për nji çështje që nuk ka aq rëndësi të madhe. Këtë ta kam cekur edhe në postimet e mësipërme.

    Sa për pyetjen që kam bërë, nuk dmth se nuk duhet me e pru atë që kam lexuar, apo mos vallë të duket se është nji gjë e gabushme kjo?

    Vetëm se desha ta dij për kuriozitet se ndoshta ndonjëri din diçka më tepër në lidheje me këtë dhe jo për ti treguar dikuj se unë dij, jo asesi. Se këtë pyetje ma kanë bërë edhe mua nji person dhe unë nuk kam dit se si e ju përgjigjë dhe i kam thanë se nuk kam njohuri për këtë, derisa kam gjetur atë që kam sjellur më sipër.

    Për këtë o vëllau im e ke kot se pse të mërzitesh se, nuk e kam aspak mendimin tënd se dua të debatoj, se po të desha të debatoj, do të dueshte të jetë nji çështje e rënësishme ku nuk lishohet pe dhe jo për nji çështje që sikur e thashç më sipër që ishte për kuriozitet.

    Lus moderatorët që ta mbyllin këtë temë, mbasi është keqkuptuar pa dashtje.

    Ma bën hallall Islaminfo në rastëse të kam ofenduar. Por unë për veti them se nuk kam pasur aspak atë tendencë.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. nga vëllau i juaj në Islam.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #8
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Ok, ma ban hallall per keqkuptimin, si duket une kam gabuar

    We alejkum selam, kalofsh mire.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •