Ambasadori Withers nuk mund tė mos e dinte se...
11 Tetor 2011
Nga Kastriot MYFTARAJ
Ish-ambasadori amerikan Withers iu adresoi shqiptarėve njė letėr tė hapur ku deklaron se ato qė ka thėnė nė ai nė raportet e publikuara nė Wikileaks janė tė vėrteta. Unė si njė nga qytetarėt e kėtij vendi, e rrjedhimisht njė nga personat tė cilit i ėshtė adresuar letra, e kam marrė aq seriozisht atė, sa t’ i pėrgjigjem. Pėrgjigjia ime ėshtė kjo. Nėse ambasadori Withers kishte arritur qė tė mėsonte gjithė ato detaje, qė pėrmbajnė Wikileaks, ai nuk mund tė mos e dinte se:
1) Shqipėria nė vitet 2007-2008 nuk mund tė pėrmbushte kėrkesėn ligjore tė Pentagonit, pra qė tė zotėronte municione tė prodhuara nė vend, jo mė herėt se para 20 vjetėsh, domethėnė jo mė herėt se viti 1987. Shqipėria e viteve 2007-2008, nuk kishte 100 milion fishekė prodhim tė viteve 1987-88 e tutje, se nė atė kohė ekonomia shqiptare kishte hyrė nė kolaps dhe nuk ishte mė as e mundur dhe as e nevojshme tė prodhohej njė sasi e tillė municionesh, si pėr shkak tė kolapsit ku kishte hyrė ekonomia, ashtu edhe pėr shkak tė rezervave ekzistuese. Municioni kinez i Shqipėrisė ishte maksimumi prodhim i vitit 1975, ndėrsa ai sovjetik maksimumi i vitit 1960. E vetmja mėnyrė qė Shqipėria tė furnizonte kompaninė amerikane me municion sipas rregullave tė Pentagonit, ishte qė municioni ekzistues tė nxirrej nga arkat dhe kutitė ku gjendej dhe tė ripaketohej nė kuti qė do tė mbanin njė datė tjetėr prodhimi.
2) Ēpaketimi dhe ripaketimi i municionit, nuk bėhej pėr arsyet qė deklaroi Kosta Trebicka, pra pėr lehtėsi transporti, duke i hequr nga arkat ekzistuese dhe ripaketuar nė kuti kartoni, pėr tė ulur peshėn nė transportin ajror. Ambasadori dinshum Withers nuk mund tė mos e dinte se nė tė gjithė botėn, pa dallim, fishekėt paketohen nė letėr pastaj nė kuti teneqeje hermetike te quajtura TIN (si kutitė metalike tė konservave tė mishit dhe peshkut) dhe pastaj 2 kuti TIN futen nė njė arkė druri tė quajtur crate. Nėse duhej ulur pesha, mjafton qė municioni tė hiqej nga arkat e drurit dhe ato metalike, pa u bėrė shpaketimi prej kutive tė kartonit. Ēpaketimi dhe ripaketimi bėhej pėr tė mashtruar nė lidhje me datėn e prodhimit tė municionit. Fishekėt pastroheshin me vajguri nė njė kėnd tė pjesės ushtarake tė aeroportit tė Tiranės dhe pastaj ripaketoheshin nė kuti me etiketa shqiptare. Kėshtu, Pentagoni paguante pėr municion tė prodhimit shqiptar, tė prodhuar e shumta para 20 vjetėsh, dhe nė realitet merrte municion rus ose kinez, prodhim jo mė herėt se viti 1960 (ai rus) dhe jo mė herėt se viti 1975, kur u ndėrprenė furnizimet ushtarake kineze, ai kinez.Pentagoni kontraktoi kompaninė e madhe amerikane “BETA”, pėr tė blerė municione pėr ushtrinė afgane nė vlerėn 300 milion dollarė. Kėsaj kompanie iu sugjerua qė tė blinte municione nė Shqipėri. “BETA” nuk erdhi nė Shqipėri qė tė kontraktojė drejtpėrdrejt me qeverinė shqiptare, por shkoi nė... Miami Beach. Atje “BETA” nėnkontraktoi kompaninė AEY, tė Efraim Diveroli, qė tė shėrbente si komisioner pėr tė blerė municione nė Shqipėri tek MEICO. Kjo bėhej qė BETA tė mos pėrzihej drejtpėrdrejt nė falsifikimin qė do tė bėhej. Nėnkontraktori AEY nėnkontraktoi nė Shqipėri kompaninė shqiptare “Joy” tė Kosta Trebickės, pėr tė bėrė shpaketimin dhe ripaketimin e fishekėve. Pra, “BETA” ka nėnkontraktuar AEY vetėm pėr tė hedhur dy firma, njė nė kontratėn me MEICO, dhe njė nė atė me “JOY”! Ambasadori Withers natyrisht se i dinte tė gjitha kėto, por nga Wikileaks nuk del qė ai tė ketė raportuar pėr kėto. Pse, sepse ambasadori Withers u korruptua nga Efraim Diveroli, ky ėshtė i vetmi shpjegim.
3) Ambasadori Withers i cili shtiret se na thotė shumė pėr ēėshtjen e Gėrdecit, nuk del qė tė ketė thėnė nė asnjė Wikileaks se ku shkonte baruti qė nxirrej nė Gėrdec. Kjo ėshtė njė ēėshtje-kyēe, se tregon shumė.
Ambasadori Withers, qartėsisht paguhej nga tė dy linjat, ajo e Diverolit dhe ajo e Patrick Henry, qė punonte pėr nxjerrjen e barutit dhe tė gėzhojave.
4) Ambasadori Withers i cili ishte njė koleksionist i pasionuar i thashethemeve tė shtypit, kur ishte fjala pėr Ina Ramėn, raportoi vetėm pėr daljen e saj nė njė revistė mode. Ai nuk raportoi faktet e dala nė shtyp, se intervista nė fjalė, dhe fotot e publikuara u bėnė nė apartamentin luksoz qė Ina Rama kishte marrė si shpėrblim pėr mbylljen e njė ēėshtjeje penale.
5) Ambasadori Withers, i cili u mor shumė me Damir Fazlliē nė Wikileaks, nuk na thotė se pėrse Prokuroria e Ina Ramės, tregoi njė standard tė dyfishtė nė rastin e dy biznesmenėve amerikanė, tė cilėt qenė tė pėrzier nė aferėn e municioneve dhe tė fabrikės sė demontimit tė municioneve nė Gėrdec, Efraim Diveroli dhe Patrick Henry. Dhe, pėrse Withers nuk vėren nė raportet e tij se Prokuroria kur filloi procedimin penal pėr ēėshtjen e Rrugės Rrėshen-Kalimash, nuk urdhėroi pezullimin e punimeve tė konsorciumit Bechtel-Enka, qė tė pengonte ardhjen e pasojave kriminale, siē e kishte detyrim nga ligji penal, procedural dhe material? Kėshtu dėmi i supozuar prej mbi 200 milion euro nuk do tė kishte ardhur.

Krijoni Kontakt