Rajerson: Biseda me Ramiz Alinė nė 1991, nuk pranoi gabimet e komunizmit
Argumente Mėrkurė, Tetor 5th, 2011
Nė foto, ish-ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė vendin tonė, Uilliam Rajerson, gjatė intervistės pėr Zėrin e Amerikės, me rastin e 20-vjetorit tė hapjes sė Ambasadės sė SHBA nė Shqipėri. Siē duket qartė, pėr kėtė ditė, ish-diplomati amerikan ka preferuar tė dalė nė intervistė me njė bluzė tė kuqe me shqiponjėn e zezė nė krahun e majtė, simbole kėto tė flamurit tonė kombėtar.
http://www.panorama.com.al/wp-conten...on-300x187.jpg
Ndihmuam Shqipėrinė nė 91 me ushqime qė na kishin tepruar nga lufta e Gjirit
Ish-ambasadori amerikan nė Tiranė, Uilliam Rajerson, i cili qėndroi nė Shqipėri nga viti 1991 deri mė 1994-n, thotė se interesat e tė dyja vendeve janė krejtėsisht tė njėjta demokraci, tregje tė lira dhe qėndrueshmėri.
Ai i bėri komentet nė njė intervistė qė i dha Zėrit tė Amerikės me rastin e 20-vjetorit tė rifillimit tė marrėdhėnieve diplomatike, ku solli edhe kujtimet e tij pėr atė kohė, si dhe foli pėr rolin e ambasadorit tė tanishėm nė Shqipėri. Ish-ambasadori amerikan nė Shqipėri, Uilliam Rajerson, jeton nė njėrėn nga periferitė e largėta tė Uashingtonit, nė njė kodėr plot gjelbėrim. Nga ballkoni i tij mund tė shijosh njė pamje tė rrallė, edhe nė njė ditė me shi si kjo. Nga librat dhe objektet e tjera qė e rrethojnė mund tė kuptosh lehtė se zoti Rajerson i ka mjaft pėr zemėr vitet qė kaloi nė Shqipėri si ambasadori i parė amerikan nė Tiranė, pas rifillimit tė marrėdhėnieve nė vitin 1991.
Ai, madje, ruan flamurin qė u ngrit nė ndėrtesėn e Ambasadės mė 1 tetor 1991, kur ajo rifilloi nga funksionimi.
Flamuri u ngrit nga Andromaqi Gallani, e veja e zotit Loni Adami, i cili dikur kishte qenė pėrkthyes i Legatės Amerikane. Adami, i cili kishte mbaruar shkollėn e Harri Fulzit, u burgos, u torturua dhe vdiq nė burgjet e Hoxhės. Prandaj ne menduam se ishte diēka simbolike qė flamurin ta ngrinte pikėrisht ajo.
Zoti Rajerson tregon se ai nuk ndodhej nė Tiranė kur u ngrit flamuri, sepse iu desh tė qėndronte nė Uashington derisa tė bėhej konfirmimi i tij nga Senati si ambasador nė Shqipėri. Ai u kthye nė Tiranė disa javė mė vonė.
Zoti Rajerson kujton se sa emocionuese ishte pėr tė hyrja nė ndėrtesėn e dikurshme tė Ambasadės, e ndėrtuar shumė dekada mė parė me ndihmėn e nxėnėsve tė shkollės sė Fulzit nė Tiranė.
Ishte njė ngjarje aq e gėzueshme, sa qė vazhdoi tė mė linte pa gjumė pėr net tė tėra. Nė fakt, e gjithė situata ishte e gėzueshme sepse Shqipėria kishte filluar tranzicionin nga njė regjim qė dihet si ishte nė njė regjim tė ri. Natyrisht, mobiljet nė ndėrtesė ishin tė vjetra, divani nuk ishte i rehatshėm, por gjithēka tjetėr ishte mjaft e kėndshme.
Nė atė kohė, tregon ish-ambasadori, Shqipėria kishte nevojė tė madhe pėr ushqime. Ne ndihmuam nė njė farė mase me ushqime qė kishin tepruar nga lufta e Gjirit dhe e bėmė kėtė pėrmes organizatės sė Nėnė Terezės, sepse menduam qė ata do ti shpėrndanin ushqimet te njerėzit qė vėrtet kishin nevojė. Ky ishte edhe njė rast pėr mua qė tė takoja Nėnė Terezėn.
Zoti Rajerson ishte nė Shqipėri nė njė periudhė interesante, kur ndryshimet politike sapo kishin filluar. Ai e ilustron kėtė me disa shenja, qoftė edhe tė vogla, qė vinte re nė atė kohė:
Demokratėt nė Parlament thoshin zoti kryetar kur i drejtoheshin kryetarit tė seancės, ndėrsa grupi i njerėzve tė Hoxhės fliste me shoku kryetar. Por, pak nga pak, disa nga kėta filluan tė thoshin zoti kryetar.
Mendova se gjėrat kishin filluar tė ndryshonin nga pak.
Ka kaluar shumė kohė qysh atėherė. Sot diplomatit nė pension, Uilliam Rajerson, i pėlqen tė reflektojė pėr Shqipėrinė.
Presidenti Udro Uillson bėri qė Shqipėria tė mbetej nė hartė dhe shqiptarėt nuk e kanė harruar kėtė. Shqiptarėt janė ndoshta vendi mė proamerikan nė Europė Shtetet e Bashkuara dhe Shqipėria nuk kanė konflikte interesash. Ne nuk duam ta pushtojmė apo ta aneksojmė Shqipėrinė, as Shqipėria nuk synon tė pushtojė Amerikėn, tė marrė Misisipin apo Kaliforninė. Interesat tona janė krejtėsisht tė njėjta demokraci, tregje tė lira, qėndrueshmėri nė Ballkan dhe nė Europė.
Zoti Rajerson nuk ka qenė nė Shqipėri qė nga largimi si ambasador nė vitin 1994, por ai gjykon pėr vendin nga ato qė lexon, nga takimet me njerėz qė shkojnė nė Shqipėri dhe sidomos nga bisedat me zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit. Shqipėria ka bėrė pėrparim, kjo nuk ka dyshim. Problem ėshtė hendeku nė tė ardhurat e njerėzve, i cili duket se po thellohet. Por ky ėshtė problem edhe nė Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ne u predikojmė shqiptarėve nevojėn qė partitė politike tė pajtohen me njėra-tjetrėn. Po kush jemi ne qė tė flasim kėshtu? Mes demokratėve dhe republikanėve nė Shtetet e Bashkuara ka njė acarim po aq tė madh sa edhe nė Shqipėri.
Zoti Rajerson mendon se ka njė gjė pėr tė cilėn nė Shqipėri nuk po bėhen hapa pėrpara. Ajo qė nuk po ndryshon nė Shqipėri ėshtė fakti se ende nuk po shihet drejt e nė sy e kaluara. Nė bisedėn e parė qė kam pasur me Ramiz Alinė, i thashė: Zoti President, duhet tė pranoni ato qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn, ashtu siē kanė bėrė gjermanėt. Ai mu pėrgjigj: Kjo nuk ka tė bėjė fare me ne.
Por, zoti Rajerson mendon se ekziston nevoja qė kjo tė bėhet, pasi ka ende plagė tė hapura qė duhen shėruar. Ndjekja ligjore e atyre qė kryen torturat do tė ishte njė fillim i mirė, pra identifikimi i tyre. Si alternativė mund tė ishte ngritja e njė komisioni pėr tė vėrtetėn dhe ripajtimin, ashtu siē u bė nė Afrikėn e Jugut, ku njerėzit tė dalin e tė thonė: Po, kam qenė roje nė burgun e Spaēit. Kam spiunuar kunatin ose vėllain, e kėshtu me radhė, pasi kėto gjėra, jam i sigurt qė kanė ndodhur.
Nga pėrvoja e tij nė Shqipėri, zoti Rajerson e di se sa delikate bėhet ndonjėherė pozita e ambasadorit amerikan. Kjo ndodh sidomos kur tensionet politike rriten. Ambasadori ėshtė pėrfaqėsues personal i Presidentit dhe merr urdhra nga Presidenti pėrmes sekretarit tė Shtetit. Ndryshimet qė shqiptarėt shohin tek ambasadorėt e ndryshėm janė ndryshime tė personalitetit nė mėnyrėn se si ambasadorėt e pėrcjellin mesazhin e tyre. Unė u kritikova nė atė kohė pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė. Kritika ishte e drejtė, sepse nė atė kohė, ēdo njeri qė nxiste demokracinė, nė fakt ndėrhynte nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė dhe skishte si tė ishte ndryshe. Unė isha dėrguar atje pėr tė nxitur demokracinė dhe tregjet e lira, pėr tė pėrfaqėsuar Shtetet e Bashkuara.
Por, ēmendon zoti Rajerson pėr ambasadorin e tanishėm amerikan, Aleksandėr Arvizu? Nuk e kam takuar ndonjėherė ambasadorin Arvizu dhe mė vjen keq qė nuk e kam takuar, sepse mė ka lėnė pėrshtypje mjaft pozitive ēdo gjė qė kam lexuar rreth tij. Ai po e pėrfaqėson me dinjitet politikėn e Shteteve tė Bashkuara dhe i ka thėnė gjėrat shumė hapur e pa dorashka, pėr njėrėn palė dhe pėr tjetrėn. Pėr shembull, mėnyra se si ai veproi nė rastin e mosmarrėveshjeve rreth vrasjeve tė 21 janarit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do tė ndihmonin nė hetimin e ngjarjes, pra le tė sqarojmė se cilat janė faktet, pavarėsisht se cilėn palė mund tė dėmtojė kjo. Mendoj se ėshtė treguar shumė i balancuar dhe shpresoj ta takoj njė ditė.
ILIR IKONOMI/ Zėri i Amerikės
ps. ku i gjeni do shkrime jetim pa emen e burim, nga e kan prejardhejen!
Krijoni Kontakt