Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit, drejtori pare i 313

    Tanush Mulleti: Ju tregoj momentet kur arrestuam Ramiz Alinė



    Ish-drejtori i burgut 313 nė kryeqytet dhe nipi i Qazim Mulletit tregon kohėn qė erdhi nga internimi nė krye tė institucionit mė specifik tė vuajtjes sė dėnimit. Ēfarė ndodhi nė qelitė e atij burgu natėn kur njė nga njė sollėn nėn pranga tė gjithė ish-Byronė Politike duke filluar nga Ramiz Alia.






    HYRJE
    Tanush Mulleti, njė emėr i njohur nė Shqipėri, si njeriu qė drejtoi burgun e sigurisė sė lartė, pikėrisht nė kohėn e ndėrrimit tė sistemit komunist dhe qė koiēidoi me arrestimin e liderėve tė shtetit tė djeshėm. Tanush Mulleti nė krye tė Burgut 313, u njoh si njeriu qė luftoi konjukturat e tmerrshme tė kohės sė kaluar pėr pėrēudnimin e tė dėnuarve. Konkretisht nė kohėn e tij u aplikuan lejet pėr tė burgosurit, u lejuan takimet speciale, u lejuan takimet mė tė shpeshta dhe mė tė zgjatura me familjarėt, u lejua futja e mė shumė ushqimeve nė qeli etj. Kėshtu Tanush Mulleti ishte emėr qė kėmbėngulte dhe kėrkonte ndryshime nė legjislacion dhe pėr kėtė fitoi njė emėr tė madh nė strukturat e shtetit tė ri, por ndryshe nga sa pritej ai u pa edhe nga tė dėnuarit si njeri jo hakmarrės dhe qė njihte anėn sentimentale tė gjėrave.
    Por Tanush Mulleti trashėgon dhe njė emėr tė fuqishėm nė Shqipėri, pėr vetė faktin se ai ėshtė pikėrisht nipi i drejtpėrdrejtė i ish-prefektit historik tė Tiranės, Qazim Mulletit, gjė pėr tė cilėn gjatė gjithė kohėrave ka prezantuar njė krenari karakteristike.
    Por mė e veēanta e Tanush Mulletit ėshtė pikėrisht fakti qė ai ishte drejtori i burgut tė sigurisė sė lartė nė tė cilėn vuajti dėnimin gjithė nomenklatura mė e lartė e shtetit tė djeshėm qė nga Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha apo deri dhe te Fatos Nano etj.
    Pikėrisht nė intervistėn e sotme tė kėtij cikli intervistash qė Tanush Mulleti pranon tė japė pėr lexuesin e gjerė tė gazetės “Standard”, ai dėshmon pėr momente qė erdhi nga internimi nė Tiranė dhe ju besua detyra specifike e drejtorit tė burgut tė sigurisė sė lartė me numėr 313. Ēastet kur u arrestua Ramiz Alia dhe gjithė Byroja Politike e PPSH-sė. Si e mėsoi arrestimin e Ramiz Alisė dhe momentet kur nė qelitė e burgut tė drejtuar nga ai, u kyēėn njė nga njė tė gjithė ish-udhėheqėsat qė pėr 50 vjet kishin qenė idhuj tė paprekshėm pėr mbarė popullin.
    Pėr mė shumė hollėsi lexuesi i “Standardit” do tė mėsojė nė botimin e mė poshtėm tė kėtij shkrimi.




    Zoti Tanush. Vjen njė moment dhe juve nga njeri i persekutuar si njė prej njerėzve tė fisit qė pushteti komunist kishte antipati ekstreme tė mund tė bėheshit ai qė keni qenė dikur, pra njeri i nderuar dhe mė e veēanta tė bėheshit njeri i respektuar nga pushteti i ri demokratik aq sa ju nderoi me detyrėn mė specifike, ku drejtuat institucionin e repartit 313 apo thėnė ndryshe drejtor i burgut tė Tiranės qė mban emrin “Burgu 313”. Si e ndiet veten befasisht pas kėtij vlerėsimi?
    Ėshtė e vėrtetė se mė shumė se ju gėzova detyrės, ju gėzova faktit se unė mora pozicionin qė meritoja nė shoqėri. Kaluan jo pak, por 50 vjet ku diktatura komuniste jo vetėm na persekutoi por na pėrēudnoi.
    E them kėtė se ne ishim njerėzit e Qazim Mulletit, madje familjarėt e tij do tė thoja, pasi unė e kam pasur xhaxha tė vėrtetė, pra vėllain e babait dhe pėr kėtė gjė kam qenė gjithnjė krenar. Por ē’ndodhte nė shoqėrinė e doktrinuar qė mė rrethonte? Tė gjithė e kishin emrin e Qazim Mulletit si njeriun mė plėngprishės, mė injorant, mė kot, qė bashkėpunonte me pushtuesin nė dėm tė interesave kombėtare etj., etj. Ndėrsa neve, njerėzit e tij na shikonin si njerėzit mė tė shėmtuar tė shoqėrisė, qė nuk kishim tė drejtėn tė ishim krenarė dhe nuk kishim tė drejtėn tė kėrkonim as njė privilegj qoftė edhe elementar.
    Ju e keni parasysh mirė se ēfarė ndodhte me komedinė e Besim Levonjės tė titulluar “Prefekti”. Ju vėrtet mendoni se e ka shkruar Besim Levonja atė komedi? Asnjėherė nuk ndodhte qė njė njeri tė marrė njė status tė tillė shpifjesh dhe intrigash ndaj njeriut tė nderuar Qazim Mulletit.

    E kam tė qartė se ēfarė mund tė ndodhė nė njė komedi humoristike aq mė shumė satirike , por do tė doja nga ju duke mos ju shmangur pyetjes sė parė se kush ishte Qazim Mulleti?
    Qazim Mulleti ishte njė njeri qė ka mbaruar me medalje ari nė Vjenė. Dikur ka qenė komandant i forcave tė veriut nė luftėrat e gjata kundėr serbėve. Ndėrsa pas ikjes sė Zogut nga Shqipėria ai u rikthye nė atdhe se ishte nolist, ndėrkohė qė ishte edhe mik i ngushtė me kunatin e Enver Hoxhės, Bahri Omarin. Pas kthimit nė Shqipėri, ai u bė fillimisht kryetar bashkie nė Kavajė, nė Mat e mė mbrapa nė Tiranė. Pas kėsaj u emėrua Prefekt i Tiranės. Mos mendoni se u emėruar kot? Mos mendoni se ishte ai njeriu i trash qė paraqet komedia nė fjalė? Pse nuk u tha dje se Qazim Mulleti ka liruar shumė komunist pėr vetė cilėsitė patriotike qė trashėgonte familja e tij? A e dini juve se shumė dėshmorė apo heronj tė njohur tė luftės tė cilėt dikur kanė qenė burgjeve ka ndėrmjetėsuar Qazim Mulleti pėr t’i liruar? E dini ju se mes njerėzve qė ka shpėtuar Qazim Mulleti ėshtė edhe Ramiz Alia i cili u arrestua nė ’42-shin me tė rinjtė komunistė? Pse nuk u thanė asnjėherė kėto? Por u tha se Hajria qenkėsh budallaqe qė nuk dinte tė fliste nė telefon dhe e mėsonte shėrbėtorja qė s’kishte bukė nė shtėpi. A e dini ju se Hajria kishte ardhur nga Vjena dhe pastruesja fshinte pėrditė banjat, ndėrsa nė teatėr e nxjerrin njeri tė zgjuar qė vinte nė lojė Qazim Mulletin? E ku ta di unė budallallėqe tė tjera tė kėsaj natyre.

    Ju thatė se kishte ndikuar tė shpėtonin nga burgjet shumė komunistė apo njerėz antifashistė siē quhej atėherė, ndėrkohė qė mes tė liruarve ėshtė dhe vetė Ramiz Alia. Nuk mendoni se kjo gjė komprometon lėnien e tij si zyrtar nė bashkėpunim me pushtuesin italian?
    Mos i lidhni asnjėherė veprimet e njerėzve me pushtuesin. Ėshtė e vėrtetė se pushtuesi erdhi nė Shqipėr, por atė nuk e solli as Qazim Mulleti dhe as e pyeti kush Qazim Mulletin, por ai vetė u bė njė zyrtar i denjė dhe punoi nė interes tė shtetit tė tij. Pse duhet tė fajėsohet Qazim Mulleti me planet e Duēes? Por duke qenė zyrtar, ai bėnte njė politik nė interes tė njerėzve dhe kėtė politik e shikonte nė plan me italianėt qė do tė thotė se ai si zyrtar bashkėbisedonte me ta se ēfarė mund tė pėrfitonte si pushtet lokal. Mundohej t’u kėrkonte tė mos ndėrhynin nė kompetencat e kėtij pushteti etj., etj. Prandaj edhe tė gjitha shkresat e firmosura nga Qazim Mulleti tė cilat juve duhet t’i keni konstatuar nė kokėn e tyre shkruanin “Shteti Shqiptar”. Kjo besoj qė do tė thotė shumė apo jo?

    Dhe tė dalim nė pėrgjigjen e pyetjes sė parė, ēfarė do tė shpjegonit pėr tė?
    Pikėrisht aty ėshtė fjala qė unė pėr 50 vjet kam ndier krenari qė kam qenė nipi i drejtpėrdrejtė i Qazim Mulletit dhe kjo krenari ka qenė e ligjėruar. Mirėpo nuk mė kanė njohur kėshtu tė tjerėt qė i kishte doktrinuar sistemi i ēuditshėm qė ngrinte ēdo gjė deri te historia, mbi baza gėnjeshtre. Kėshtu qė ti vė kokė pėrgjigjes qė ju kėrkoni ėshtė ajo se pas ardhjes sė Demokracisė nė Shqipėri, familjes sonė iu rikthye krenaria e munguar. Kėtu qėndron edhe kėnaqėsia qė shpreha pėr detyrėn e marrė qė ju thashė se isha mė shumė i kėnaqur jo pėr shkak se kisha nė shpirt atė karrierėn e sėmurė, por qė erdhi dita qė tė kishim vendin qė meritonim nė shoqėrinė dhe shtetin shqiptar pėr tė cilėn familja jonė ka dhėnė kaq shumė.

    Zoti Mulleti. Mendoj se e veēanta e detyrės suaj si drejtor i burgut tė Tiranės ka qenė fakti qė nė atė kohė u fut nė burg gjithė nomenklatura e lartė e shtetit komunist nga i cili ju ishit persekutuar. Ju vetė ēfarė do tė veēonit nga ato momente?
    Ėshtė e vėrtetė se nė kohėn qė unė kam qenė drejtor i burgut tė Tiranės ėshtė ndėshkuar me burgim ose mė mirė tė them se ėshtė futur nė burg pothuajse gjithė Byroja Politike duke filluar qė nga Ramiz Alia. Madje ishte edhe Nexhmije Hoxha si dhe Fartos Nanoja. Me njė fjalė kanė qenė tė gjithė ata qė ne dikur i shikonim vetėm nga televizori dhe qė na dukeshin koka tė mėdhaja.

    Ėshtė i ēuditshėm fakti se Ramiz Alia erdhi prapė nė dorėn tuaj, pra tė Mulletajve kur kam parasysh se kur ka qenė 17 vjeē ėshtė arrestuar si i ri komunist, ndėrkohė qė do tė kalonin 50 vjet dhe do tė vinte momenti qė ai tė vinte nė krye tė shtetit dhe sė fundmi tė pėrfundonte sėrish nė Burg ku drejtor tashmė pas 50 vjetėsh tė ishte pikėrisht nipi i Qazim Mulletit. Tė duket interesant ky fakt?
    Patjetėr qė mė duket madje e kam biseduar edhe me Ramizin kur e kisha tė dėnuar nė burg dhe e pyeta se kush e kishte liruar. Mu tregua shumė i sinqertė dhe korrekt nė bisedė. Por unė do t’ju saktėsoja diēka tjetėr mė shumė. Pikėrisht faktin se atė nė 42-shin nuk e ka liruar thjesht Qazim Mulleti, se atij nė atė kohė as qė i binte nė mėndje fare Ramiz Alia, por atė e ka liruar pikėrisht nėna ime qė ishte kunata e Qazim Mulletit.

    Nuk ju kuptoj?
    Nėna e Ramiz Alisė kur iu arrestua i biri, erdhi te nėna ime qė e kishte shoqe dhe i shpjegoi se i ishte arrestuar djali, pra Ramizi. I kėrkoi qė tė ndėrhynte te kunati i saj, Prefekti i Tiranės dhe tė interesohej pėr t’u kėrkuar autoriteteve lirimin e djalit. Dhe kėshtu ndodhi, Ramizi doli nga burgu. Doli nė udhėheqje tė shtetit komunist tėrė jetėn derisa u bė edhe drejtues i tij, ndėrsa ne shkuam nė persekutim. Qazimi u largua nė Itali ku jetoi derisa vdiq, ndėrsa e shoqja e tij dhe djali ndenjėn tėrė jetėn nė internim nė Tepelenė, ndėrkohė qė im atė, pra vėllai i Qazim Mulletit, u burgos. Dhe ja tani, erdhi momenti qė unė tė isha drejtor i Burgut ku Ramizi ishte i dėnuar. Pikėrisht atėherė e pyeta se si kishte ndodhur qė ishte arrestuar dhe i saktėsova se ishte pikėrisht nėna ime qė e kishte ndėrhyrė te Qazim Mulleti pėr ta liruar.

    Po ai ēfarė tė tha?
    Asgjė ēfarė mund tė thoshte. E pranoi si fakt madje e tregoi vetė duke mos ditur qė ishte edhe nėna ime nė kėtė ndihmė.

    Nuk e mbajtėt inat apo tė hakmerreshit ndaj jo vetėm Ramiz Alisė, por ndaj tė gjithėve pėr ato qė kishit pėsuar nga sistemi i drejtuar nga ata?
    Absolutisht jo. Unė tė thashė se vija nga njė familje fisnike dhe nuk isha i mbarsur tė abuzoja me ligjin dhe njerėzit. Kam kryer detyrėn time korrektėsisht pėr tė mos thėnė edhe pak liberalisht, sepse pikėrisht te kėta qė ju besoni se unė mund tė hakmerresha jo vetėm qė nuk ka ndodhur, por jam interesuar personalisht qė tė mos u mungonte gjė nė qeli.

    Dhe ku e keni shfaqur liberalizmin tuaj ndaj tyre?
    Qė familjarėt t’u vinin sa herė tė donin, qoftė pėr t’i takuar dhe qoftė pėr tė sjellė ndėrresa dhe ushqime. Konkretisht meqenėse keni kuriozitet pėr Ramizin, po tė them se ai dilte ēdo ditė te sporteli qė i vinte e bija pėr t‘i sjellė ushqimin. Ajo i merrte pjatėn bosh qė kishte brenda dhe i sillte tjetrėn me ushqim.

    Aty ku ishte populli takohej?
    Patjetėr qė aty. Jo se s’kisha mundėsi tė mundėsoja edhe takim jo publik, por doja ta shikonin tė gjithė qė ishte nė burg se kisha dėgjuar lloj-lloj hamendėsish duke filluar qė nga ato qė thoshin se Ramiz Alia nuk ėshtė nė burg, por mbahet mirė nė njė vilė apo tė tjera qė thoshin se e kanė futur nė burg vetėm pėr demonstrim publik, por ai mund tė jetė jashtė shtetit etj., etj.

    Edhe mė ēudit ky fakt qė nuk keni qenė hakmarrės, por sinqerisht ndjehem edhe mirė qė pikėrisht njė njeri qė hoqi aq shumė nga sistemi, mundi tė dalė mbi veten dhe t’i shėrbej devotshmėrish detyrės qė i ishte ngarkuar pa kurrfarė paragjykimi. Por di qė jeni konsideruar edhe reformator nė burgje. Keni qenė vėrtet i tillė?
    Ėshtė fakt se gjatė kohės qė unė isha drejtor i burgut tė sigurisė sė lartė me numėr 313, janė aplikuar metoda tė reja ndaj tė dėnuarave tė cilat s’ishin menduar as nė ėndėrr dhe jo tė zbatoheshin. Detyra ime koiēidoi me kohėn e nėnshkrimit nga vendi ynė i Kartės sė Konventės Evropiane. Atėherė unė e shfrytėzova dhe aplikova lejet pėr tė dėnuarit. Takimet me tė afėrmit u shtuan. Sendet dhe ushqimet qė duhej tė mbanin nė qeli dhe shumė tė drejta qė atyre ju jepte mundėsia e krijuar i aplikova saktėsisht etj.

    Le tė kthehemi te Ramiz Alia pėr tė kaluar te moment i arrestimit tė gjithė byrosė dhe jetesa e tyre nė Burg. Nė lidhje me kėtė zoti Tanush unė do tė isha i interesuar tė dija se juve si drejtor burgu, kur u arrestua Ramiz Alia a u vendosėt nė dijeni apo e mėsuat nė momentin qė e sollėn nė qeli?
    Mbaj mend qė ishte gushti i vitit 1993, data nuk mė kujtohet, por duhet tė ketė qenė aty nga mezi i muajit 14, 15 apo 16. Atė ditė deri nė mbasdite kam qenė me mikun tim avokatin e njohur tė atyre viteve Kleanthi Koēi, madje mbaj mend qė kam qenė te kafja e hotel “Tirana”. Vetėm rreth orės 18.00 dola pėr tė shkuar nė zyrė.

    Pse shkonit edhe nė mbasdite nė zyrė?
    Jo unė kisha ardhur nga Shkodra ku kisha jetuar nė monizėm dhe familjen nuk e kisha sjellė akoma. Kėshtu qė flija nė zyrė. Mirėpo pikėrisht ky moment qė unė u largova nga miku im pėr tė marrė rrugėn e zyrės koiēidoi me arrestimin e Ramiz Alisė. Kjo koiēidencė u bė shkak te dyshime tė miqtė e mi se unė kisha pasur dijeni qė mė parė se nuk kishte si shpjegohej ajo saktėsi e shkuarjes sime nė burg pikėrisht nė atė moment.

    Dhe ēfarė ndodhi kur ju u nisėt nė zyrė? Pra, si e mėsuat lajmin?
    Ndėrsa arrita nė zyrė, pa mbyllur mirė derėn akoma dėgjoj zilen e telefonit qė binte pa pushim. Merrnin me urgjencė nga prokuroria e pėrgjithshme ku m’u kėrkua tė mos lėvizja prej andej. Ndėrkohė mėsoj se ishin firmosur nga ajo prokurori fletarrestet pėr tė gjithė ish-anėtarėt e Byrosė Politike dhe shumė individėve tė tjerė tė udhėheqjes sė lartė tė atėhershme.

    Ku ishte qėllimi i telefonatės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme?
    Mora urdhrin tė pėrgatisja kushtet dhe qelitė qė do tė futeshin pėr tė plotėsuar kriteret e sigurisė sė lartė, pasi ishte vendosur qė tė gjitha arrestimet qė do tė bėheshin do tė izoloheshin nė qelitė e atij burgu, pra tė 313-s.

    Vėrtet nuk kishit dijeni pėr arrestimet e Ramiz Alisė dhe tė gjithė Byrosė Politike?
    Absolutisht nuk kam pasur. Por pėr kėtė miqtė e mi nuk mė kanė besuar asnjėherė. Madje pėr koiēidencė se edhe miku im qė rrija nė ato momente Kleanthi Koēi ishte ndėrkohė edhe mik i Ramiz Alisė dhe ai mė fajėsonte tėrė kohėn se pėrse nuk i kisha treguar etj., etj. Madje mbaj mend se Kleanthi Koēi ishte edhe avokati i Alisė nė gjyq. Por qė lajmin unė e mėsova nė ēastin qė shkova nė zyrė madje nė atė kohė ishte bėrė edhe prangosja e tij, kėtė jua them me saktėsi dhe sinqeritet.

    Sa zgjatėn arrestimet?
    Siē ju thashė ishte ora 18.00 apo 18.30 kur u arrestua Ramiz Alia. Pas tij nė interval kohe prej 30 minutash apo maksimumi nė interval prej njė ore sollėn njėri pas tjetrit, Qirjako Mihalin, Simon Stefanin, Muho Asllanin, Rita Markon, Manush Myftiun, Besnik Bekteshin, Prokop Murrėn, Pali Miskėn, Foto Ēamin, Pirro Kondin, …etj., pra tė gjithė udhėheqjen mė tė lartė tė shtetit komunist.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Rreshtimi i ish-Byrosė mė 1993-shin dhe instruktazhi qė iu bė nė burg



    Zoti Tanush, pėrfunduam pjesėn e parė tė kėtij cikli intervistash me momentin kur befasisht ju morėt urdhrin tė pėrgatisnit qelitė e Burgut 313 pėr banorėt specialė qė do tė hynin pas pak. Nuk kaloi kohė dhe nė ato qeli filluan tė zinin vend njėri pas tjetrit e gjithė Byroja Politike dhe anėtarė tė tjerė tė ish-nomenklaturės sė lartė komuniste. Si vijuan mė tej veprimet tuaja pas kėtyre tė papriturave qė ju ndodhėn kur ju, tashmė si drejtor i atij burgu, kishit nė vartėsi ata qė i kishim pasur pėr 50 vjet me radhė idhujt tanė tė pazėvendėsueshėm?
    (qesh me tė madhe) Ėshtė e vėrtetė se i kishim pasur si relike tė paprekshme dhe tė pazėvendėsueshėm dhe i shikonim si shpėtimtarė tė kombit dhe ėshtė tamam ashtu siē thoni juve qė papritur dhe pa kujtuar, nė mesin e gushtit 1993, ata u arrestuan dhe situata e solli qė unė tė kthehem nga internimi dhe tė isha drejtor i Burgut 313, ku ata u vendosėn, pra tė isha ashtu siē edhe keni qejf ta komentoni juve, drejtori i tyre.
    Jua shpjegova edhe nė numrin e kaluar se atė ditė kur u firmos nga prokuroria e pėrgjithshme fletarresti i tyre, unė kam qenė deri nga ora 18 .00 me avokatin e shumėnjohur tė atyre viteve, Kleanthi Koēi, nė kafen e “Hotel Tiranės”. Pikėrisht nė orėn 18.00-18.30 kohė kur u nisa pėr nė zyrė, mora urdhrin tė pėrgatisja qelitė pėr tė plotėsuar kushtet e sigurisė sė lartė pėr personat specialė qė do tė vinin njėri pas tjetrit pas flet arresteve qė u ishin prerė. Pas kėsaj, i pari erdhi Ramiz Alia dhe pas tij nė intervale 30-60 minutash deri nė mesnatė, njė nga njė mbėrritėn tė gjithė anėtarėt e nomenklaturės mė tė lartė tė shtetit komunist.

    Thatė se Ramiz Alia mbėrriti aty nga ora 18.30 minuta. Kur mbėrriti i fundit qė shėnoi dhe mbylljen e asaj vale arrestimesh?
    Pėrfundoi aty pas orės 01 pas mesnate duke sjellė dhe tė arrestuarin e fundit qė ishte pikėrisht Vangjel Ēėrrava, tė cilin e sollėn me vonesė pėr faktin se banonte nė Korēė.
    Ndėrkohė duhet t’ju kujtoj se nė burg ishin duke vuajtur dėnimin ish-ministri i Brendshėm Hekuran Isai; e veja e Enver Hoxhės, Nexhmie Hoxha, ish-prokurori i pėrgjithshėm Aranit Ēela etj.

    Kur ishin arrestuar kėta?
    Kishin mė se dy vjet nė burg.

    Cila ishte detyra juaj ndėrkohė qė policia ju sillte njė nga njė tė gjithė udhėheqėsit e shtetit tė pak viteve mė parė?
    Unė si drejtor duhej tė administroja dhe menaxhoja tė gjithė situatėn, me qėllim qė tė zbatohej riorganizosh rregullorja. Me kėtė kuptoja se tė arrestuarit e asaj dite nuk ishin dosido, por njerėzit mė publikė tė shtetit dhe se situata mund tė tė dilte nė ndonjė rast nga duart. Kėshtu unė duhej tė interesohesha qė tė ishin nė masat e plota tė sigurisė sė lartė dhe si tė tillė duhej edhe tė interesohesha edhe pėr gjendjen e tyre psikologjike.

    Juve i menaxhonit drejtpėrsėdrejti kėta “banorė” tė rinj tė institucionit tuaj?
    Mos harroni qė unė isha drejtor dhe si drejtor menaxhoja punėn organizuese. Konkretisht unė rrija gjatė gjithė kohės nė zyrė dhe prisja qė t’i sillnin njė nga njė. Pas ēdo tė pruri, mua mė vinte raportimi pėr personin qė kishte mbėrritur dhe jepja udhėzimet pėr qelinė qė mund tė vendosej apo udhėzime tė tjera qė mund tė mė lindnin nė ēast nė lidhje me rėndėsinė e tė arrestuarit.
    Por unė e ruaja veten me fanatizėm qė tė mos pėrfundoja nė revanshizėm, prandaj herė pas here kur sillnin tė arrestuarin e radhės dhe mė raportohej nė zyrė, kėrkoja informacione shtesė.

    Cilat ishin kėto informacione p.sh.?
    Pyesja pėr gjendjen psikologjike, pėr moralin etj. dhe nė lidhje me pėrgjigjet qė merrja, jepja udhėzimet nė vijimėsi pėr t’i qetėsuar disi. Pra, pėr t’u ndenjur afėr duke zbatuar me korrektėsi edhe pėr tė drejtat qė ata kishin si tė ndaluar.

    Kur e bėtė kontaktin e parė si drejtor burgu me Ramiz Alinė?
    Takimin e parė me Ramiz Alinė pas arrestimit tė tij e bėra aty nga ora 20.00, pra rreth njė orė e gjysmė mė vonė. Ma sollėn nė zyrė.

    Me ēfarė preteksti e kėrkuat?
    Kėtė e bėja me pėrgjegjėsinė time, pastaj ishte i porsa arrestuar dhe kishte edhe nevojė pėr tė takuar autoritetet pėr tė shprehur mendim, kėrkesė apo diēka tjetėr. Pastaj qė tė tregohem akoma mė i sinqertė duhet tė dini se sido qė tė thuhej dhe sido qė tė shkruhej, ai nuk ishte njėlloj si tė tjerėt. Pavarėsisht situatės sė tij tė momentit, unė nuk harroja se ai ishte ish-presidenti i vendit dhe si i tillė duhej parė mė me precedencė. Pra, ai kishte njė status tė veēantė pėr tė kaluarėn e tij nė krye tė shtetit.

    E lamė fillin e pėrgjigjes sė mėsipėrme te takimi i parė qė bėtė me Ramiz Alinė. Si vijoi ai takim?
    Aty nga ora 20:00, u nisa te qelia e Ramiz Alisė. Sa mė pa nė korridor, gardiani e njoftoi pėr inspektimin qė po i bėja. Ai menjėherė nė respekt tė funksionit qė kisha, u ēua nė kėmbė, por unė ndėrkaq kisha mbėrritur te dera dhe e ndalova ta bėnte njė gjė tė tillė duke i thėnė se nuk ishte e nevojshme. Nė pak minuta shkėmbeva bisedė tė lirė me tė. I dhashė tė njohur se kush isha saktėsisht. Madje i kujtova se familjet tona para vitit 1944 kishin qenė mike dhe se nėna e tij ishte shumė shoqe me nėnėn time. U kujtua menjėherė dhe mė tha se e mbante shumė mirė mend edhe nėnėn time. Pas kėsaj i kėrkova nėse mbante mend ndonjė nder qė mund t’i kishte bėrė familja jonė. Ai menjėherė m’u pėrgjigj se ishte momenti i arrestimit nė kohėn e adoleshencės sė tij nė vitin 1942, kur ai ishte me rininė komuniste gjė tė cilėn unė jua kujtova nga numri i kaluar. Nga ai burg e nxori Qazim Mulleti, ndėrsa tani, sipas tij, ēudia ishte se edhe pas 50 vjetėsh ai gjendej sėrish po nė atė burg ku ēuditėrisht sėrish ishte nė dorėn e familjes Mulleti, pra pikėrisht drejtor kishte nipin e Qazim Mulletit.

    Juve e theksuat disi shkurt historinė e burgut tė Ramiz Alisė nė vitin ‘42. Si i kishte ndodhur saktėsisht qė ai paskėsh respekt pėr Qazim Mulletin?
    Unė kisha mėsuar nga nėna ime se Ramiz Alia ishte arrestuar nga kuestura e asaj kohe pėr veprimtari aktive nė rininė komuniste. Nėna e tij ishte shumė shoqe me nėnėn time qė ishte kunata e Qazim Mulletit dhe menjėherė i ka kėrkuar ndihmė pėr tė birin. Pas ndėrhyrjes sė nėnės sime, Qazmim Mulleti kėrkoi lirimin e Ramiz Alisė. Unė nė kohėn e komunizmit as qė e mendoja ta takoja Ramiz Alinė se ne pėrndiqeshim rėndė nga sistemi, ndėrsa ana tjetėr ishte se unė nuk kisha as njė arsye pėr tė kėrkuar ndo njė takim.

    Kur Alia ka qenė President i vendit, juve nuk keni pasur as njė lloj takimi, qoftė edhe rastėsisht?
    Rasti e solli qė unė e takova nė kohėn qė Shqipėria kishte kaluar nė pluralizėm dhe Ramiz Alia ishte President i vendit. Konkretisht kanė qenė ngjarjet e 2 prillit tė vitit 1992 nė Shkodėr qė tashmė dihen nga tė gjithė ku nė kryengritjen e madhe antikomuniste, ku vranė 4 njerėz. Nė grupin qė u pėrzgjodh nga populli i Shkodrės pėr tė takuar presidentin Alia pėr tė kėrkuar hetim korrekt pėr ngjarjen dhe vėnien e shkaktarėve para pėrgjegjėsisė isha edhe unė. Kur grupi ynė ka mbėrritur nė presidencė dhe bėmė takimin paraprak me shėrbimin e sigurisė dhe protokollit ku theksuam arsyet e ardhjes sonė, ata na morėn shėnim emrat, pra tė tėrė grupit qė kishin kėrkuar takim dhe na thanė tė vinim pas njė ore pėr tė realizuar takimin. Mė mbrapa mėsova se kjo gjė funksiononte edhe pėr protokoll, por ata para se tė pėrgatisnin takimin e presidentit me grupin e ardhur nga Shkodra do ta informonin hollėsisht se kush ishte nė tė vėrtetė ēdo anėtar i grupit. Ai njė orėsh u duhej pėr tė kėrkuar informacion pėr secilin prej nesh.

    Kjo do tė thotė se Alia do tė informohej pėr mbiemrin tuaj apo mendoni se nuk do t’i binte fare ndėrmend miqėsia e dikurshme?
    Pikėrisht kėtu ta kam fjalėn se ai do ta dinte dhe do ta vlerėsonte nė mėnyrėn e vetė respektin qė kishte pėr fisin tonė. Konkretisht ndėrsa hymė nė takim me tė dhe i shpjeguam arsyen e ardhjes sonė nė emėr tė popullit tė Shkodrės, filloi njė diskutim i gjatė dhe me argumente dhe replika nga tė dyja palėt. Pas shumė analizash dhe diskutimesh e sqarimesh e konsuamuam ēėshtjen pėr tė cilėn kishim shkuar. Pas kėsaj ai na pyeti sėrish se kush ishim, pra na kėrkoi tė prezantoheshim secili personalisht. Ky ėshtė momenti qė ai mėsoi origjinėn time dhe pa hezitim mė dha tė njohur menjėherė.

    Kjo i bie qė takimi qė bėre nė qeli tashmė qė ai ishte i arrestuar tė ishte takimi i dytė personal i juaji, veēse i pari ishte kur ishte president dhe i dyti kur ishte i burgosur?
    Po ashtu ėshtė dhe siē tė thashė, ai ishte njeri qė merrte informacion dhe madje e dinte qė ishte nėna ime ajo qė e kishte shpėtuar dikur nėpėrmjet Qazim Mulletit. Edhe nė kėtė takim tė dytė mė dha tė njohur menjėherė.

    Jam kurioz nėse i keni kėrkuar indirekt llogari nė ato momente qė ai nuk ishte kujtuar pėr 50 vjet pėr familjen tuaj?
    Nuk mė la rast, pavarėsisht se nuk kisha ndėrmend ta fajėsoja, por ajo qė ndodhi nė ato momente ishte njė ēudi e paimagjinueshme imja. Kjo ēudi m’u shkaktua nė momentin qė Ramiz Alia mė tha:
    “Ėshtė e vėrtetė qė ju mė keni ndihmuar dikur, por mos kujtoni se edhe juve ju ka munguar ndihma ime”.
    “Nuk ju kuptoj, –ia ktheva. - Ku ka qenė ndihma juaj kėto 50 vjet, kur familja jonė ka hequr shumė tė zeza nga regjimi qė ti pėrfaqėsoje dhe madje kryesoje? Nė njė farė mėnyre, – vijova unė, – ėshtė normale tė ndodhte ashtu, sepse juve morėt pushtetin dhe ne ishim kundėrshtarėt e vėrtetė tuajit, por nuk mund tė thoni qė ju paska rėnė ndėrmend pėr ne kur ju as e shkonit ndėrmend nėse jetonim apo jo”.
    Atėherė ai vazhdoi:
    “Babai juaj, kur u arrestua pas ēlirimit si vėllai i Qazim Mulletit dhe armik i pushtetit tė ri, nuk u pushkatua si shokėt e tjerė apo jo?”
    “Jo, - ia ktheva. E shikon pra”. - vazhdoi ai.

    Pse si ishte puna e tėt eti?
    E dija faktin se gjykata speciale ushtarake e viteve tė para tė komunizmit qė nuk njihte norma dhe moral duke i vėnė nė masė nacionalistėt para bankės sė tė akuzuarve dhe qė andej pa as njė hezitim kalonin para skuadrės sė pushkatimit duke mos toleruar as vetė kunatin e Enver Hoxhės, ishte treguar goxha e mėshirshme me tė. Ai nė tė vėrtetė nuk u ekzekutua kur shokėt e tij tė atij gjyqi dhe tė marrė nė njė masė arresti kaluan nė plumb.
    Tani kuptova se atė ndihmė e kishte dhėnė nė heshtje vetė Ramiz Alia.

    Le tė kthehemi te momenti tjetėr kur e gjithė udhėheqja mė e lartė e shtetit komunist erdhi nė dyert e burgut ku ju ishit drejtor.
    Ata i vendosėt nė qelitė qė kishin pėrgatitur vetė nė tė cilat kishin izoluar dikur edhe kolegėt e tyre me Kadri Hazbiun, Beqir Ballukun etj?
    Pikėrisht aty do tė dal. Takimi me Ramiz Alinė nė qelinė e tij pak orė si ishte arrestuar ishte i pari qė bėra atė natė. Pastaj unė bėra veprime tė njėjta edhe me tė tjerėt. Unė duhej tė kryeja detyrėn time rigorozisht. Ata njerėz kishin pėr tė vuajtur njė dėnim, por kishin nevojė edhe pėr njė mbėshtetje psikologjike apo pse jo edhe ndonjė tė drejtė qė mund t’ua kishin mohuar.
    Konkretisht si mbarova njohjet personale me Ramizin, kalova nė detyrėn funksionale nė lidhje me qėndrimin e tij nė burg.
    Priti me qetėsi pyetjet e mia dhe jepte shpjegimet qė i kėrkoheshin.
    Mbaj mend se nė problemet qė shtroi ishte ai se i kishin sekuestruar deri dhe orėn e dorės.
    Ia ktheva duke vėnė buzėn nė gaz se ashtu ishte rregulli i vėnė nga vetė ata qė kishin qenė nė pushtet pasi neve sa e kishim marrė pushtetin dhe nuk kishim afatin kohor tė duhur tė ndryshonim nė mėnyrė tė menjėhershme tė gjitha ligjet. Edhe ai, ndėrsa i shpjegoja kėtė fakt, mė dėgjonte i heshtur dhe i bindur se s’kishte si tė ishte ndryshe.
    Pastaj ma ktheu me tė njėjtin ritėm qė i shpjegoja unė. “Ore mirė thua ti, por unė pi hapet e zemrės, se vuaj shumė nga ajo dhe ato tė shkreta, ti e di e duan orarin shumė tė saktė”.
    Nė atė ēast unė hoqa orėn time dhe ia dhashė. Ai fillimisht hezitoi disi, pastaj e mori, sepse dihej qė me zemrėn nuk bėhej shaka

    Si ishte qelia e tij?
    Aty do tė dilja. Ajo ishte njė qeli e rėndomtė si tė tjerat qė hynin njerėzit e zakonshėm, madje mė e keqe do tė thoja, prandaj unė si mbarova atė takim me Ramiz Alinė dola nga qelia e tij dhe thėrrita menjėherė shefin e sigurisė sė qelive dhe urdhėrova ndryshimin e menjėhershėm tė qelisė sė Ramiz Alisė, pasi ishte shumė e papėrshtatshme pėr njė ish-president.
    ‘Pas kėsaj, - i thashė shefit tė sigurisė, – do tė rregullosh nė qeli tė pėrshtatshme tė gjithė tė arrestuarit e kėsaj nate. Tė gjithė do tė vendosen nė qelitė e pėrshtatura dikur pėr ndonjė tė huaj qė mund tė arrestohej dhe ato qė kishin qenė pėr ish-gjeneralėt duke filluar me Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Rrahman parllakun, Kadri Hazbiun, Feēorr Shehun etj”.

    Sigurisht ju bėtė edhe istruktazhin qė ishit i detyruar pėr ēdo tė burgosur qė hynte nė burg?
    Patjetėr qė do ta bėnim. Pėr ēdo veprim nė situatėn e burgut firmoset nė procesverbal. Kėshtu p.sh. ndėrsa e pėrmban rregullorja istruktazhin ku tė arrestuarit i bėhen tė qarta rregullat nė burg duke filluar nga detyrimet e deri te ato pak tė drejta qė kanė.
    Qė tė mos zgjatem, si mbaruan arrestimet deri nga ora 01 pas mesnate, unė ndenja nė zyrė duke marrė kontakt me vartėsit dhe duke i mbikėqyrur me vėmendje se mos u ndodhte ndonjė problem.
    Nė mėngjes thėrres oficerin e rojės dhe e porosis qė tė bėnte istruktazhin me tė gjithė. T’i vendoste nė klasė dhe t’u bėnte tė qartė tė gjithė rregulloren. Ai tha se nuk mundej. Kur e pyeta mė shpjegoi se nuk kishte mundėsi t’ju fliste ish-byroistėve qė i kishte parė nė tribuna si udhėheqės. Shkurt nuk e ndjente veten mirė para tyre, se si i dukej.
    “Jam dakord, - i thashė, - dhe nuk po tė urdhėroj se je i sinqertė”.
    Dikush tjetėr mė tha se nuk kishte dėshirė tė shkonte se i urrente, edhe mendimin e atij e respektova, por nuk hezitova t’ia pėrplasja nė fytyrė se atė e bėnte pėr t’u hequr para meje si demokrat i kulluar. Madje i thashė se ai nuk kishte si t’i urrente aq shumė kur ata, d.m.th. regjimi i tyre, e kishin marrė nga ana e anės dhe kur ishte bėrė oficer e kishin emėruar nė Tiranė. E ē’ta zgjas, njėri thoshte ashtu e tjetri thoshte kėshtu duke pėrdorur lloj-lloj justifikimesh. Unė nė atė moment i pranova tė gjitha tė besueshme dhe vendosa ta bėja vetė ishtruktazhin.

    E bėtė?
    Patjetėr s’kishte si ndodhte ndryshe. Urdhėrova t’i ēonin tė gjithė nė katin e dytė tė godinės qendrore ku ishte klasa e takimeve apo mbledhjeve. Nė atė sallė ishte zhvilluar edhe gjyqi i Kadri Hazbiut, Beqir Ballukut, Petrit Dumes etj.
    Pasi mora raportimin se ishin vendosur nė klasė shkova unė pėr tė kryer formalitetet. Sa hyra te dera oficeri i rojės dha komandėn me sa kishte nė kokė: “Ēohu”.
    Pas kėsaj u drejtua nga unė me grushtin nderues lartė duke mė raportuar:
    “Zoti drejtor, sipas urdhrit tuaj, grupi i tė arrestuarve ndodhet gati pėr istruktazh, oficeri i rojės filan fėstėku”.
    Unė u irritova disi nė heshtje me atė tė bėrtitur dhe i thashė se kishte mundėsi tė fliste edhe me ngadalė se vetėm njė metėr larg ishim ndėrkaq u drejtova nga ish-byroistėt qė rrinin nė kėmbė me qėndrim “gatitu” dhe u thashė me shaka se metodat e tyre ishin kėto tė bėrtitura kot. Gjithsesi lejova tė uleshin nė vende.
    Ndėrkaq pashė se ishin ulur njė e nga njė nė tavolina duke u ulur nė krahė tė secilit nga njė gardian pėr tė zbatuar rregullat e ruajtjes dhe sigurisė.
    Ndėrkaq bėra vėrejtje se nuk ishte e domosdoshme zbatimi me kaq shabllonizėm i rregullave, pasi ata nuk pėrbėnin as njė lloj rreziku arratisje, kėshtu qė lejova tė rrinin nė tavolina dyshe e dyshe.

    Kur ju raportuan, ata ishin tė gjithė nė kėmbė duke filluar nga Ramiz Alia?
    Patjetėr. Ata qė dikur i shikonim nė tribunėn e “njė majit” apo nė kongrese, tani ndėrsa hyra unė u ēuan tė gjithė nė kėmbė deri sa u dhashė leje pėr t’u ulur.

    Ata dikur ēoheshin nė kėmbė vetėm para Enver Hoxhės, si p.sh. Ramiz Alia apo jo?
    Sigurisht. (Qesh) Tani ēoheshin edhe para meje.

    T’u duk vetja nė atė moment si Enver Hoxha?
    (Qesh me tė madhe) Sigurisht.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kur nė burgun 313 qetha tullė Ramiz Alinė dhe Byronė Politike



    Zoti Mulleti, e ndėrpremė intervistėn e numrit tė kaluar te momenti kur ju shkuat nė sallėn e mbledhjeve apo tė takimeve me personelin, siē e quanit ju, tė burgut 313, ku ishin grumbulluar tė gjithė byroistėt e arrestuar gjatė asaj nate tė mesgushtit tė vitit 1993. Ndėrkohė qė u paraqit forca nga oficeri i rojės, byroistėt rrinin tė gjithė nė kėmbė nė pozicionin “drejtqėndrim”. Pas kėsaj, ju dhatė leje tė uleshin, ndėrkohė qė urdhėruat policėt tė mos i mbanin me kaq rreptėsi. Si vijoi mė tej?
    Po, jeni shumė i saktė nė kėto qė pėrsėritėt. Unė do tė kujtoja edhe njė detaj tė pėrsėritur nė numrin e djeshėm qė bėn fjalė pėr faktin se unė shkova pikėrisht pėr instruktazh tė tė arrestuarve pasi instruktazhi ėshtė detyrė e administratės sė burgut t’ia bėjė ēdo personi qė futet brenda dyerve tė hekurta. Kjo, pėr faktin se kushdo qė hyn brenda tij, duhet tė bėjė jetėn e njeriut qė i privohet liria dhe pėr kėtė ka njė rregullore qė ai duhet ta zbatojė rigorozisht. Pra, ka detyrime dhe ka tė drejta. Kėto duhet t’ia tregonim ne qė nė momentin qė hyn pastaj u detyronim zbatimin. Vetėm se nuk e bėja unė instruktazhin, se unė isha drejtor dhe nuk arrinte puna tė merresha me rutina kaq tė vogla, tė cilat ishin detyrė e oficerit tė rojės. Por nė rastin konkret kishim njė mori tė arrestuarish dhe jo njė e dy, dhe mė e veēanta ishte se ata ishin tė gjithė ish-krerėt e shtetit, qė ishin rrėzuar nga froni jo mė larg se 2 vjet mė parė. Pra, para dy vjetėve ata i duartrokisnim dhe i shikonim tė krekosur nėpėr tribuna e takime, qė do tė thotė se ishin akoma me atė hijen e rėndė qė tė jep pushteti i lartė. Nuk do tė gaboja po tė thosha qė kishin shumė njerėz qė ishin nostalgjikė tė tyre. Kjo ishte normale se askush nuk i njihte nga afėr, por sekush i njihte nga propaganda tymuese e sistemit duke i prezantuar si njerėz tė shquar, tė gjithanshėm, poliedrikė. Me njė fjalė, qė tė mos e zgjas shumė, tė gjithėve na ishin dukur jo njerėz normalė, por si jashtėtokėsorė, si “UFD” tė them mė mirė. Duke qenė ky ekip special dhe duke pasur kėtė hije, vartėsit mė kėrkuan nė lloj-lloj mėnyrash se nuk mund ta bėnin dot instruktimin e tyre, kėshtu qė pėrfundova vetė nė klasėn qė ju shpjegova.

    Dhe si vijoi instruktazhi?
    Si dhashė urdhėr qė tė mos rrinin njė e nga njė, por tė rrinin dyshe nė tavolina, duke larguar policėt qė rrinin ndėrmjet pėr efektin e izolimit ekstrem, pasi s’ishte nevoja e kėtij formaliteti shumė absurd, ata u afruan dhe u mbėshtetėn mbi tavolina pėr tė dėgjuar me vėmendje tė madhe se ēfarė do tė thosha unė. Ishin momente tė ēuditshme. Mė dukeshin si klasa e parė nė ditėn e parė tė shkollės dhe unė mėsuesi i tyre duhej t’u tregoja se si duhej tė silleshin. Por pėrfytyro qė nė atė sallė ishte Ramiz Alia, Simon Stefani, Foto Ēami, Muho Asllani, Pali Miska, Vangjel Ēėrrava etj., etj. Megjithatė, t’i lėmė sentimentalizmat qė tė sjell rasti dhe momenti, tė cilat siē kemi parė dhe po themi se janė surprizat mė tė paimagjinueshme dhe tė vijojmė mė tej. Unė mora rregulloren e jetės sė brendshme dhe veprimtarisė nė burg tė tė burgosurve dhe tė personelit dhe fillova tė lexoja nen pėr nen dhe ndėrkohė ndalesha nė ēdo frazė dhe shpjegoja pėr rastin konkret. Kėshtu, vijova me durim dhe me kompetencė tė sqaroja ēdo detaj tė jetės sė tyre tė mėtejshme nė kushtet e burgut. Fola gjerėsisht pėr detyrimet, por fola edhe pėr tė drejtat.

    Nuk e di nėse ato tė drejta qė ata mund tė kishin, pėrbėnin ndonjė vlerė pėrballė detyrimit tė madh qė kishin ata njerėz qė u ishte ndėrprerė liria?
    Mos harro se jemi nė vitin 1993, kur s’kishte as dy vjet qė ishte rrėzuar komunizmi, kėshtu qė unė jam absolutisht dakord me ju se nuk mund tė flitej pėr tė drejta nė ato momente qė po zbatoheshin vetė rregulloret e periudhės komuniste. Nuk ishin tė dėnuarit e asaj kohe me tė dėnuarit e mėvonshėm kur kemi parasysh se atėherė Presidenti i Republikės, Sali Berisha, arriti tė firmoste Kartėn e Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut e cila iu dha shumė mundėsi tė dėnuarve nė lidhje me zgjerimin e tė drejtave tė tyre nė kushtet e burgut, madje edhe te lejet pranė familjeve kur ata e kishin tė domosdoshme pėr raste sebepesh tė mėdha, siē mund tė ishin fatkeqėsitė. Por kėtu do tė ndalesha edhe unė, se kėtu filluan qyfyret mė tė mėdha.

    Kur?
    Nė momentin qė mbarova sė lexuari dhe shpjeguari rregulloren qė ju citova mė lart, i pyeta nėse kishin ndonjė gjė pėr tė shtuar apo ndonjė gjė qė s’e kishin kuptuar. Nė atė ēast, pa pritur tė mbaroja fjalėn unė, u hodh Simon Stefani, duke thėnė: “Kjo ėshtė demokracia juaj? Pėr kėto tė drejta flisni kaq shumė ju qė paskeni rrėzuar komunizmin? Nuk ju vjen rėndė qė flisni pėr tė gjitha kėto kushte…” etj., etj.

    Kishte tė drejtė?
    Sipas tij, mund tė kishte, por sipas meje, ai s’kishte absolutisht tė drejtė tė fliste fare, prandaj edhe unė prita me qetėsi sa mbaroi dhe iu ktheva: “Siē e shikon zoti Stefani, unė kam nė dorė rregulloren e bėrė nga pushteti juaj. Ja ku ėshtė”, dhe e ktheva te faqja e fundit, ku thoshte ėshtė miratuar me urdhėr tė ministrit tė Brendshėm numėr X e datė X, Hekuran Isai. “Por ju siē e shikoni, - vazhdova mė tej, - nuk e keni ditur se ato rregulla tė rrepta do t’i zbatonit pėr vete. Ju ka ardhur mirė kur i pėrēudnuat kėto rregullore se i bėnit pėr tė tjerėt. Se jam i bindur se asnjėherė nuk ka qenė mendimi personal i Hekuran Isait ai qė vendosi kėtė rregullore nė burgjet e Shqipėrisė. Ai si ministėr i Brendshėm kishte detyrė tė vinte firmėn e asaj qė gatuanit bashkėrisht, prandaj rri dhe mos fol se bėn autogol”. Ai vazhdoi mė tej nė tė tijėn, duke mė thėnė: “Ore, u mor vesh puna jonė, prandaj edhe i morėm tė gjitha fajet me vete dhe ja ku jemi; jo vetėm qė ramė nga pushteti, por rrimė edhe nė qelitė tuaja”. “Do isha dakord me juve, - ia ktheva unė, - nė rast se do tė kishim disa vjet nė pushtet. Kini parasysh se sa e kemi marrė dhe nė njė kohė kaq tė shkurtėr nuk mund tė bėjmė dot mė shumė, por dalėngadalė sa t’i reformojmė nga ana ligjore tė gjitha institucionet dhe strukturat e diktaturės qė kanė sjellė mė sė shumti pėrēudnimin e njeriut si njeri. Kini durim tė shikoni dhe tė provoni se me sa shikoj edhe ju do tė keni mundėsi tė pėrfitoni nga rregullat e reja qė kemi nė projekt pėr tė dėnuarit nė tė ardhmen”. Nė kėtė moment ndjeva qė Ramizi vuri disi buzėn nė gaz, qė unė kuptova se buzėqeshte me naivitetin e Simonit, pasi nuk kishte tė drejtė tė fliste fare pėr atė qė pretendonte.

    Pati pretendime tė tjera?
    Aty nuk mbaroheshin gallatat se kėshtu fillova t’i konsideroja pretendimet e tyre. Ata sikur kishin qenė nė qiell dhe jo kėtu nė Shqipėri. Jo sikur i kishin bėrė vetė tė gjitha ligjet dhe rregullat, por tani qė pėrfunduan vetė po shikonin paradokset qė kishin hequr tė tjerėt nga rreptėsia e tyre kur kishin qenė nė kolltuk. Konkretisht, pas asaj qė mė ndodhi me Simon Stefanin, vijuan edhe tė tjerė tė kėrkonin qiqra nė hell i thotė populli. Por unė nuk do tė rri tė numėroj sa pretendonin ata, por do tė dal nė fund tė atij takimi kur diskutohej buka pėr tė ngrėnė. Dua t’ju kujtoj se deri nė atė moment ata kishin 10-12 orė tė arrestuar qė do tė thotė qė i binte tė mos kishin ngrėnė rreth 15 orė. Por ēfarė ndodhi, do tė pyesni juve? Pas ēėshtjeve tė disiplinės, ēohet Pali Miska dhe pyet nėse ishin futur nė forcė apo jo se mirė rregullat i kuptonin, por pa ngrėnė nuk mund tė mbeteshin. Unė si pėr inerci hodha bishtin e syrit nga Ramizi, tė cilin pėr ēudi e testoja pėr reagimin pas ēdo mendimi apo pretendimi qė ngrihej.

    Dhe si reagoi Ramizi pas pretendimit tė Palit?
    Ramizi menjėherė mori qėndrim, duke vėrejtur vetullat dhe duke kthyer sytė mbrapa nga radhėt e fundit ku ishte ulur Pali duke thėnė: “Prapė Palin tė ngrėnėt e shqetėson. Nuk e shikon se ēfarė bėhet, por menjėherė e te pjata”. Me kėtė donte tė thoshte qė tė mos bėheshin qaramanė se ulnin prestigjin e tė gjithė kolegėve.

    Le ta lėmė reagimin e Ramizit, por tė dalim tė shqetėsimi i Palit, qė jam i sigurt qė ishte pėr tė gjithė, si reaguat nėpėrmjet pėrgjigjes suaj?
    “Prapė jemi te zbatimi i rregullores sė miratuar nga Hekurani, qė do tė thotė nga ju, - iu ktheva Palit. - Ja ta hapim dhe ta shikosh me sytė e tu”, dhe ndėrkaq hapa kapitullin pėrkatės qė fliste pėr momentin e arrestimit tė personit ku fliste se ēfarė duhej tė dorėzonte, pra ēfarė duhej t’i sekuestrohej kur tė izolohej nė qeli, si duhej tė prangosej, si tė shoqėrohej dhe sė fundmi ēastet e nėnshtrimit tė kushteve tė qelisė. Nė atė moment gjeta nenin pėrkatės qė thoshte se pas arrestimit dhe vendosjes nė qeli tė personit pas 48 orėsh hynė nė forcėn e ushqimit me normėn “1” qė ishte pėr tė dėnuarit. Kjo do tė thoshte se duhej tė ishte dy ditė e dy net nė burg, pastaj tė merrje normėn qė tė takonte. Por nė rastin e Palit unė veprova nė kėtė mėnyrė. Thėrrita njė polic qė ishte ndėr tė pranishmit aty dhe i dhashė ca pare nga xhepi im dhe i thashė tė shkonte nė bufenė e burgut dhe tė merrte njė pjatė me dopjo pilaf me mish.

    Pėr ēfarė bufeje po flisni?
    Keni tė drejtė qė mė pyesni, se ėshtė faji im qė s;jua shpjegova qė nė fillim, pasi ajo ka rėndėsi tė madhe. Konkretisht, ndryshe nga sa ishte vepruar me tė dėnuarit nė atė burg pėr 50 vjet, unė sa shkova duke marrė edhe miratimin e instancave eprore krijova nė kushtet e burgut njė tip bufeje a mense, pra tip gjellėtoreje quajeni si tė doni. Kjo pėr faktin se tė dėnuarit i ishte marrė liria, por jo e drejta qė tė blinte njė pjatė pilaf nė rast se nuk ngopej me racionin qė i kishte pėrcaktuar shteti, kėshtu qė ata nuk shkonin vetė por nėpėrmjet shėrbimit tė qelive qė u organizonim, ata porosisnin dhe ndonjė ushqim me tė drejtė pagese. Kjo ishte njė gjetje imja qė mund tė bėja diēka sa mė lejonte kompetenca. Kėshtu edhe nė rastin e Palit unė dėrgova policin, i cili sakaq u kthye me njė pjatė tė ngjeshur me pilaf dhe me mish. Ndėrkaq, Pali e mori menjėherė dhe pa pyetur shumė pėr etikė apo ku di unė ēfarė, filloi tė hante me uri tė madhe. Nuk dihet qė kur mund tė kishte pa ngrėnė. Gjithsesi, kjo ishte njė normalitet. Kushdo tė ishte nė ato kushte, nuk ishte pėr tė qeshur.

    Zoti Tanush. Jam kurioz nėse kishte ndėr ata qė e kishin lėshuar veten psikologjisht nė kushtet qė ishte ndodhur befasisht, pra qė ishte i arrestuar, ndėrkohė qė nuk i kishte shkuar mendja ndonjėherė se do tė ndodhej nė atė situatė?
    Kishte jo njė, por mė shumė. Njėri, madje, qė unė nuk dua t’ia them emrin se nuk ėshtė etike, e dha veten shumė. Ai qante dhe dridhej si fėmijė. I ndenja shumė afėr, se pavarėsisht detyrės qė kishte pasur dhe ē’mėkate mund tė mbante personalisht mbi supe, situatėn psikologjike e kishte tepėr tė rėndė. Ai pėrmendte vazhdimisht se kishte punuar me njė pėrkushtim tė pashembullt. Nuk e meritonte tė silleshim ashtu me tė. Kishte parė gjithnjė vetėm interesat e popullit etj., etj. thėnie tė kėsaj natyre. Pashė se mund t’i ndodhte edhe ndonjė problem i padėshiruar shėndetėsor, prandaj urdhėrova tė dėrgohej menjėherė nė spitalin e burgut ku ndenji gjatė, megjithatė me kalimin e ditėve filloi tė merrte veten dhe tė normalizohej. Jo vetėm ai, por tė gjithė mendonin se u bėhej njė padrejtėsi e madhe. E kishin mbushur mendjen top se mbi ta veprohej vetėm pėr hakmarrje.

    Pra, e dėrguat nė spital, duke abuzuar dhe shkelur rregulloren, pasi ai nuk ishte pėr nė spital apo jo?
    Dėgjo me vėmendje. I pari qė duhej tė ishte i irrituar me ta isha unė, se familja ime dhe unė kemi vuajtur shumė nga sistemi i atyre qė ishin aty. Por ata ishin tė dėnuar pėr t’u marrė liria dhe jo jeta, siē kishte ndodhur me tė tjerėt nė burgjet e tyre kur ishin nė pushtet. Pastaj unė mendoja se po pėrcillja edhe njė mesazh se tė mos mendohej se kishte ardhur momenti i revanshizmit, por kishte ardhur dita e madhe dhe e shumėpritur. Doja t’u tregoja se ne ishim ndryshe, dhe jo siē mundoheshin tė na paraqisnin ata.

    Nuk mund tė pėrmendni emrat?
    Ėshtė njė pakt moral nė mes. Pastaj nuk besoj se ka ndonjė rėndėsi emri.

    Mė keni treguar pėr njė takim enciklopedik tė tyre me Hekuran Isain me kolegėt qė hynė nė burg atė ditė. Nė atė moment ka ndodhur?
    Hekuran Isai, Aranit Ēela, Nexhmie Hoxha e ndonjė tjetėr, qė nuk e mbaj mend, kishin kohė qė ishin burgosur. Me sa mė kujtohet, duhet tė kenė qenė brenda para se tė vinin tė tjerėt rreth dy vjet. Por unė me Hekuranin kisha marrėdhėnie tė mira. Ai ishte rigorozisht i rregullt. Detyrimet i zbatonte saktėsisht, por nuk tė falte edhe pėr tė drejtat. Me atė u miqėsova qė nė fillim, pas kontakteve tė vazhdueshme qė bėra kur hyri nė burg dhe donte tė shfaqte pretendimet. Madje, ai mė ndihmoi tė gjeja edhe pėrgjuesit qė kishin vendosur nė qeli, kur ai kishte qenė ministėr. Hekurani lexonte shumė dhe po aq shumė mbante shėnime. Kishte mbushur blloqe tė tėra me shėnime. Mbaj mend qė lexonte shumė libra rusė. Qė tė mos e zgjas mė tej kėtė ēėshtje, si mbarova me instruktazhin e byroistėve, dola nga klasa duke dhėnė porosi tė mos i lėviznin. Ndėrkaq shkova drejt e nė qelinė e Hekuranit. I thashė se kisha njė lajm pėr t’i dhėnė apo nuk donte lajme fare. Me tė flisja me humor qė t’i pėrshtatesha mėnyrės sė tij tė tė folurit. Ai mė tha se njeriu pa lajme vdes. Unė si me tė qeshur i thashė: “E dini se ēfarė ka ndodhur mbrėmė?” “Ēfarė?”, - ma ktheu ai disi i traumatizuar duke parandier ndonjė gjė tė keqe. “Gjithė udhėheqjen e ke brenda. I kemi sjellė gjatė natės”, - vijova unė. Ai nė ēast ngriu si tė ishte monument. Pastaj si kaluan disa ēaste filloi tė mė pyeste. “Tė gjithė?” “Po, - ia ktheva unė, - pėrveē Adil Ēarēanit”. Ai duket se e priti me njė keqardhje tė madhe kėtė lajm dhe nuk po merrte dot veten. Ndoshta ngaqė i erdhi disi e papritur. Pastaj si kaluan pak ēaste, mė tha nėse mund tė shkonte t’i takonte. “Shko, - i thashė, - nė klasė i ke tė gjithė”, dhe ndėrkaq i dhashė shenjė gardianit qė tė mos e lidhte kur tė dilte nga qelia dhe ta linte nė shkonte nė klasė. Nuk kishte ndonjė problem sigurie. Ai sakaq iku me tė shpejtė dhe unė e shoqėrova nga mbrapa. Sa hyri Hekurani nė derė, tė gjithė kthyen kokat nga ai. Duket sikur u ēelėn. Ai hyri me atė humorin e tij karakteristik duke kėputur lloj-lloj batutash, kush i mban mend tani, por me sa mė kujtohet, filloi sa hyri nė derė duke folur: “E ēunat e Lalės, kujtuat se ia rrasėt Lalės dhe ju shpėtuat? A s’ju kisha thėnė se edhe ju pas meje kėtu e kishit vendin?”, e ndėrkaq vazhdonte t’i takonte tė gjithė me radhė. Duket se ai u hoqi atė stresin qė i kishte mbėrthyer dhe i solli nė humor. Madje, edhe Ramiz Alinė, qė e kishte inat, qė sipas tij, e kishte shitur qė e kishte plasur brenda, e takoi me shumė dashuri dhe i futi batutėn e radhės qė e bėri tė shpėrthente nė tė qeshur.

    Si vijuat mė tej?
    Zbatimi i rregullores pėrcaktonte pas instruktazhit qethjen “zero”. Kur u thamė edhe kėtė, dihej se nuk u erdhi mirė, por tashmė filluan tė ndėrgjegjėsoheshin se nuk do tė kishin as njė tjetėrsim tė rregullores dhe se edhe nga unė atė pėrgjigje do tė merrnin pasi ēdo gjė nuk bėhej sipas dėshirės sime, por sipas ligjit. Unė bėra njė pėrjashtim me ta, qė nuk i qetha tamam nė numrin “zero”, por u lashė pak flokė, i ēova te numri “1”. Kėtu mund tė thuash qė shkela pak rregulloren. Pastaj me Hekuranin e shkela shumė se atė e mbajta me hatėr. Vura kompetencėn time dhe thashė qė Hekurani, ndryshe nga tė tjerėt, do tė qethej nė numrin “7”.

    Pse e bėtė kėtė shkelje pėr Hekuranin?
    Por Hekurani kishte dy vjet qė qethej “zero” kur ata kishin ndenjur nė shtėpitė e tyre rehat, prandaj vendosa nė mėnyrė arbitrare. Mirėpo aty pashė qė ata qė ne i konsideronim burra shteti tė paarritshėm dhe qė u shkėlqenin portretet pėr 50 vjet nė fasadat mė tė dukshme tė tė gjitha rretheve tė Shqipėrisė, duke parė me pompozitet nga e ardhmja, nuk ishin gjė tjetėr veēse disa njerėz tė vegjėl dhe meskinė.

    E konstatuat menjėherė?
    Po, po. Kur nuk qetha Hekuranin, ata filluan tė thoshin se pse Hekurani nuk u qeth dhe ata u qethėn. Ke parasysh tė bėjnė burrat e shtetit si njė togė ushtarėsh? Unė ua ktheva se edhe ata kur kishin marrė vendime dikur, nėse ndihmonin njėrin apo tjetrin, nuk mė kishin pyetur as mua dhe askėnd tjetėr, ashtu edhe unė nuk pyesja askėnd se ē’do tė bėja nė detyrėn time.

    Dhe Ramizi u qeth tullė?
    Qė nga Ramizi e deri tek i fundit.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Pėrplasja dhe ironitė mes Fatos Nanos dhe Ramiz Alisė nė korridoret e burgut



    Zoti Mulleti, e lamė bisedėn e numrit tė kaluar te momenti, kur ju, sipas rregullores, dhatė urdhėr qė Byroja Politike tė qethej “zero”. Nė atė detaj thatė se ka qenė momenti qė juve ju la shije tė hidhur?
    Po pra. Rregulloren nuk e bėja unė, por e kishin bėrė ata qė filluan tė dėrdėllisnin qė ditėn e parė qė hynė nė burg duke filluar qė nga tė drejtat e njeriut e deri te norma e ushqimit madje edhe te momenti i futjes nė forcė. Me vete thosha: “A janė kėta qė ne i kemi pasur si njerėzit e pagabuar apo tė tjerė? A janė kėta qė na thoshin se e kishin tė gjithė situatėn nė dorė apo tė tjerė? Si kishte mundėsi qė kėto rregullore qė funksiononin prej 50 vjetėsh dhe i kishin miratuar vetė ata dhe… ata nuk e kishin idenė se ēfarė thoshin? Nuk e kishin idenė se si funksiononte burgu i cili ishte me plot kuptimin e fjalės jo institucion riedukimi si kishin qejf qė ta quanin ish-pushtetarėt tė cilėt unė i kisha tė dėnuar para syve, por ai ishte me tė vėrtetė njė institucion qė i ishte marrė fare e drejta dhe liria njeriut, madje mbi tė, pra mbi tė dėnuarin nė kohėn e tyre ushtroheshin jo vetėm tortura, por pėrēudnohej fare karakteri dhe personaliteti i njeriut. Dhe tani na dalkėsh se kėta njerėz nuk paskan pasur fare dijeni se ēfarė bėhej. Kjo nuk ishte e lehtė, por ishte shumė e rėndė pėr mua kur e mėsoja. Them qė ishte e rėndė pėr faktin se askush, nuk ndihet mirė si qytetar i kėtij shteti kur befasisht mėson se udhėheqja mė e lartė qė miratonte dhe zbatonte ligjet, nuk dinte se ēfarė bėhej nė institucionin mė special i ndodhur nė qendėr tė Tiranės apo siē e quanim neve “Burgu 313”, por vinin e ngeleshin si tė shushatur duke mė thėnė mua se pse kėshtu dhe pse ashtu. Por nuk ishte kjo ajo qė mė la shije tė keqe.

    Cila ishte pra ajo qė tė paska irrituar kaq shumė?
    E thamė mė lart se fjala ishte te qethja. Sipas rregullores dhe urdhrit tim, tė gjithė duhej tė qetheshin, ndėrkohė qė unė e shkela disi rregullin statik duke thėnė qė tė mos qetheshin “zero”, por “njėsh”. Ndėrkohė, pėr Hekuranin thashė tė qethej nė numrin “shtatė”. Hekurani kishte dy vjet brenda dhe kishte qenė dy vjet tullac, ndėrsa kėta tani vinin. Ndėrkohė, me Hekuranin isha miqėsuar disi dhe kisha kėrkuar shumė herė mendime nė lidhje me pėrgjuesit e ndodhur nė qeli ashtu dhe problem tė tjera qė lidheshin me burgun, tė cilat i dinte mirė, sepse ishte sektori qė kishte mbuluar si ministėr. Por kėta kur panė se Hekuran Isai nuk do tė qethej “zero”, u hodhėn tė gjithė duke thėnė se pėrse Hekuranin nuk e qethja. Ishte shumė e rėndė qė ata qė ishin mbajtur si elita e shoqėrisė qenkėshin aq njerėz tė vegjėl dhe meskinė. Nuk e di, por jam shokuar se si ishin aq njerėz tė vegjėl dhe si e pse kishin atė egoizėm tė paprecedent. U shokova.

    Ēfarė thatė ju, si ngritėn pretendimin e mėsipėrm?
    Tjetėr gjė se ēfarė u thashė unė se nuk ėshtė fjala aty pasi unė dija vetė si t’i pėrgjigjesha, por ata nuk duhej tė funksiononin si njė togė ushtarėsh, se nga ushtria mbaj mėnd qė po tė falej njėri pėr diēka tjetri menjėherė thoshte se pėrse ai tė falej dhe tjetri tė mos falej etj., etj. Pra janė veprime tė rėnda.

    Ju paska shqetėsuar shumė ky fakt?
    Nuk do tė isha shqetėsuar tė ishin kushdo qofshin ata qė mund tė bėnin veprim tė tillė, por ata qė i mbanim pėr burra shteti nuk duhej tė ishin tė tillė. Me vete mendoja: “Medet nė dorė tė kujt kemi qenė”.

    Zoti Tanush, ėshtė thėnė kafeneve se ish-byroistėt nė burg mbaheshin me ushqim ekstra deri te mishi i pėrditshėm. Si ėshtė e vėrteta?
    Kėtu ka njė tė vėrtetė dhe njė ēudi tė patjetėrsueshme. Konkretisht tė dėnuarve sipas rregullores u kėrkohej libri i shėndetit qė mund tė kishin pasur nė jetėn e lirė d.m.th. pranė familjeve. Ky ishte ligji. Por kur futeshin nė burg qytetarė tė thjeshtė, ata as qė dinin se ēfarė kishte qenė ai lloj libri qė kėrkohej nė burg dhe as kishin dėgjuar pėr tė nė jetėn e lirė dhe jo tė kishin mbajtur. E shumta ishte se kush kishte qenė i shtruar nė spitale dhe kishte ndonjė sėmundje shumė serioze qė me tė vėrtetė meritonte vėmendje, kishte kartelė, kėshtu qė ai sillte kartelėn e spitalit.

    Pėrse duhej ky libėr thatė?
    Ligji ishte se mes tė arrestuarve mund tė kishte edhe tė sėmurė qė duhej tė trajtoheshin jo me normėn e zakonshme, por me diēka tjetėr. Kjo bėhej mbi bazė dokumentesh dhe urdhrash. Konkretisht, nė rast se njėri ishte me probleme tė mėdha nė veshka, ai duhej ta hante ushqimin pa kripė se kripa i shkaktonte kriza. Dikush tjetėr nuk duhej tė hante tė skuqura etj. Pra, i tillė ishte ligji.
    Mirėpo, kur ua kėrkuam kėta libra ish-udhėheqėsve tanė tė nderuar, ata i sollėn menjėherė. Ishte befasuese. Ata kishin pasur personel mjekėsor personal apo staf familjar tė shėrbimit pėr vetė detyrat qė kishin kryer, por edhe ata qė ishin mė poshtė vizitoheshin nė klinikėn e veēantė tė udhėheqjes. Kjo do tė thoshte se nė libra ishin shėnuar sa herė ishin vizituar, sa herė kishin pirė qoftė dhe njė aspirinė dhe kishin bėrė qoftė edhe njė vaksinė dhe nuk diskutohej kur ishin trajtuar mė shumė. Pra, kishin njė libėr perfekt. Por mos harroni se nė tė shumtėn, tė gjithė kishin shkuar nė klinikat e huaja dhe atje pėr tė justifikuar udhėtimin dhe vizitėn jashtė nė librat e sipėrpėrmendur tė shėndetit atyre u ishin shėnuar epikriza mė tė rėnda pra tepėr kritike.

    Ēfarė doli nga kjo?
    Qė juridikisht, d.m.th. me dokumentacion, na dolėn 80% e tyre me diabet, kėshtu qė sipas ligjit, atyre nuk u takonte norma “1”, por norma “5”. Duhet tė dini se norma “5” nė kohėn e qeverisjes sė tyre ishte norma e marinarėve qė mbahej pėr normė e lartė, pra e mirė, kėshtu qė kėtė normė na e pėrfituan edhe ata qė vuajtkėshin gjenocidin qė kishin ushtruar nėpėrmjet qeverisjes mbi njerėzit. Do tė thotė se tė gjithė ishin pallė. Ushqimi shumė i mirė, pra si i marinarit. Nė qeli kishin krevate, dyshek, dhe jo njė batanije, por gjashtė e shtatė. Merre me mend ēfarė ndryshimi kishin ata me tė dėnuarit e kohės sė tyre.

    Jam shumė kurioz, zoti Mulleti, nėse Ramiz Alia pėrfitonte kėto privilegje qė nė njėfarė mėnyre unė i konsideroj abuzive pėr vetė faktin qė theksuat ju, se ata ishin me libra tė shėndetit tė pėrsosur dhe me epikriza tė vulgarizuara?
    Ramiz Alia nuk e pėrfitonte. Ai nuk kishte abuzuar nė librin personal tė shėndetit, kėshtu qė ai ndryshe nga ish-vartėsit e tij tė nomenklaturės mė tė lartė, kishte tė drejtėn e normės sė njė tė burgosuri tė zakonshėm.

    Thatė se nė burg ishte edhe Fatos Nano, Nexhmie Hoxha etj. Mund tė ketė ndonjė detaj interesant qė lidhet me Nanon?
    Vetėm tė mendohesh, sepse nuk mbarohen enciklopeditė dhe nuk mbarohen batutat. Pėr Nanon do tė veēoja atė tipin goxha tė rėndė. Qenia kryetar partie e bėnte shumė mendjemadh. Ai nė burg ishte nė njė moment kur jashtė tij bėhej rrėmujė e madhe pėr qenien e Nanos brenda dhe vėnia nė qendėr tė vėmendjes nga arena ndėrkombėtare pėr statusin qė kishte si kryetar partie i jepte atij njė pompozitet goxha vulgar. Madje, ndryshe nga sa lejonte ligji, ai, me statusin e kryetarit tė partisė mė kėrkonte tė lejohej nė qelinė e tij informacioni i partisė.

    E ēfarė bėtė?
    Nuk dija si tė bėja, pasi ishte e thjeshtė tė zbatoje ligjin dhe tė thoshe se nuk lejohej, por e mira dhe detyra ime e kėrkonte tė shikohej ēdo rast me precedencė. Mbaj mend qė shkova te Pjetėr Arbnori. Atėherė ishte Kryetar Parlamenti. I them si ishte puna, duke i treguar me hollėsi mėnyrėn se si Nanoja kėrkonte me insistim informacionin e pėrditshėm tė Partisė.

    Reagoi Pjetri?
    Patjetėr. Arbnori ishte zotni burrė. Ai qė duhej tė ishte mė i irrituar ndaj sistemit komunist dhe njerėzve tė tij, pėrkundrazi, ai ishte mė tolerant. Pastaj nuk flitej pėr probleme tė tjera si rasti i Nanos qė vetėm ai mund t’i jepte drejtim optimal dhe me logjikė. Dhe ashtu ndodhi. Si mė dėgjoi, mė tha: “Po tė nisemi me rregulloret dhe ligjet, nuk i gjendet fundi kurrė tė drejtės, por lejoji t’i marrė informacionet e pėrditshme tė partisė sė tij dhe mos bėj zė fare, se nuk e mohojmė dot qė ai ėshtė kryetar partie”. Kėshtu qė, nga ajo ditė, Nanos i shkonte rregullisht informacioni zyrtar i pėrgatitur nė zyrat e Partisė Socialiste dhe qė andej ato riktheheshin nė seli me shėnimet e tij tė vendosura mbi shkresa.

    Jua diti pėr faleminderit?
    Jo ore, ēfarė faleminderit! Ai ta dinte pėr detyrė. Por meqenėse folėt pėr falėnderimin, ma shpėrblente duke shkruar “Zėri i popullit” ēdo ditė nga njė artikull kundėr meje. Sikur tė isha unė burgu dhe jo ligji qė e kishte futur aty. Unė drejtor isha dhe pėrgjigjesha pėr aq sa mė takonte.

    Thatė se ka edhe batuta qė lidhen me Nanon?
    Ka qenė njė moment kur Nanoja u takua me Ramiz Alinė kur ky i fundit i foli disi me zė tė lartė, por edhe me ironi tė dukshme. “Hė more Fatos, si ke kaluar? Ja dhe Partinė Socialiste e bėmė. Edhe ti u bėre kryetar. Po si s’u kujtove more Fatos tė mė dėrgoje edhe mua njė teserė partie, por u kujtove pėr Kraksin? Nuk mund tė mė dėrgoje edhe mua njė teserė tė mė anėtarėsoje, sepse kėshtu vlerėsoje edhe veten. Apo nuk e shikove tė arsyeshme? Mirė qė u kujtove ta nisje nė Itali te Kraksi? Mirė mirė”, dhe filloi tė vijonte ecjen.

    Po Nanoja si reagoi?
    Nanoja iu drejtua pak a shumė, duke i thėnė qė ta kuptonte se tani lipsej njė parti qė ta besonin dhe tė shkėputej nga e kaluara dhe si e tillė nuk duhej tė shikonte nga figurat e vjetra dhe se kėtė e bėnte pėr hir tė etikės qė do tė thoshte po bėnte lojė politike etj., etj. justifikime tė natyrės sė mėsipėrme. Mirėpo, Ramizi dukej se ishte shumė qejfmbetur dhe po e gozhdonte jo pak duke i lėnė tė kuptonte se kishte bėrė shumė pėr tė dhe se qenia nė krye partisė kishte tė bėnte se kishte dashur ai vetė (Ramizi) dhe jo se e kishte merituar. Ai dialog vazhdoi gjatė, por edhe mbeti te ato ide qė thanė qė nė fjalitė e para duke shprehur sekush qėndrimin e vetė nė lidhje me respektin qė kishte pėr tjetrin.

    Po pėr Nexhmien ēfarė do tė thoni pėr detajet e veēanta tė jetės sė saj nė burg?
    Lėre atė! Ajo kishte tė veēanta mė tė ēuditshme. E para e tė gjitha pikave ishte se edhe ajo kėrkonte qiqra nė hell. Madje, kur i hynte dikush nė qeli pėr inspektim apo ta pyeste se ēfarė i mungonte nga sa i takonte njė tė dėnuari, ajo shpėrthente e irrituar, duke bėrtitur se i ishte bėrė njė padrejtėsi e madhe dhe se ishte veēse njė e burgosur politike dhe asgjė tjetėr. Por mė e madhja ishte kur Nexhmia donte tė kalonte dhe tė regjistrohej nė Shoqatėn e tė Dėnuarve Politikė. Pra, tė anėtarėsohej nė shoqatėn e tė persekutuarve.

    Si ka mundėsi? Thua tė jetė e vėrtetė apo bėni shaka?
    Shumė e vėrtetė. I ka kėrkuar personalisht kryetarit tė tė Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, Kurt Kolės, se donte tė futej nė shoqatėn e tij.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nexhmie Hoxha qė nga burgu i kėrkoi Kurt Kolės ta regjistronte nė Shoqatėn e tė Persekutuarve Politikė



    Ishte interesante, zoti Mulleti, dėshmia juaj qė bėtė nga numri i kaluar i kėtij cikli intervistash se Nexhmie Hoxha paska kėrkuar tė anėtarėsohej te Shoqata e tė Persekutuarve Politikė. Konkretisht te shoqata e shumėnjohur e drejtuar nga Kurt Kola.
    Mos ėshtė njė ironi e sajė apo si ta kuptoj, apo mos ishte njė shaka tip talljeje e saj?
    Ju thashė me plot gojėn qė Nexhmie Hoxha ka kėrkuar para Kurt Kolės qė tė anėtarėsohet pranė shoqatės sė tij. Pėr kėtė kam qenė prezent edhe vetė.

    Zoti Tanush, je duke mė lėnė pa mend fare aq sa para dėshmish tė tilla nuk vlejtka fare sensi profesional i gazetarisė. Mund tė mė shpjegohesh mė qartė se po mė shokon?
    E kuptoj i nderuar gazetar arsyen e shokimit tuaj, i cili ėshtė tėrėsisht i justifikuar pėr faktin se flitet pėr familjen e Enver Hoxhės i cili tashmė dihet saktėsisht pėr mėkatet qė mbart mbi supe. Dhe ja vjen njė ditė dhe unė tė them se pikėrisht e shoqja e tij qė ka qenė e zellshme pėr gjenocidin shqiptar mė shumė se i shoqi, tė na paraqitet me njė kėrkesė tė tillė. Por unė do tė tė shpjegoj mė qartė qė ju ta kuptoni dhe ndėrkohė tė bindeni nė absurditetin e kėsaj historie sa tė rėndė aq edhe qesharake.

    Po pra, atė kėrkoj edhe unė se si ndodhi?
    Historia ka filluar me Hekuran Isain. Nė atė periudhė qė bėn fjalė veprimi i Nexhmies kishte rreth dy vjet qė ajo kishte hyrė brenda. Po kaq kishte edhe Hekuran Isai se ata tė dy kanė hyrė nė burg nė tė njėjtėn periudhė. Por e bukura ishte se kur inspektoje qelitė e burgut dhe kontaktoje me tė dėnuarit befasoshe me procedurat e cunguara qė ndiqeshin mbi ta. Ata mund tė kishin kohė tė gjatė qė ishin arrestuar madje edhe vite dhe askush nuk kujtohej pėr ti marrė nė pyetje, pra tu plotėsonte hetuesinė dhe ti ēonte nė Gjyq. Kėshtu kishte ndodhur edhe me Hekuran Isain, i cili kishte mė se dy vjet brenda dhe askush s’kishte ardhur t’i lexonte aktakuzėn dhe ta pyeste pėr tė plotėsuar dosjen hetimore.

    Si ka mundėsi?
    E mirė, mirė, ēfarė s’ndodhte.

    Jo zoti Mulleti ose unė jam shumė injorant i ligjit, ose ju s’po ma sqaroni mirė. Unė dua tė pyes se si kishte mundėsi qė pėr dy vjet si ishte arrestuar ish-ministri i Brendshėm apo kushdo tjetėr dhe s’kishte ardhur kush tė bėnte hetuesinė e tij?
    Po pse ēuditesh kaq shumė ore burrė i dheut. Kohė tranzicioni ishte dhe ishte moment i ndėrrimit tė sistemit dhe strukturave tė tij. Kjo solli njė reformė tė thellė dhe tė gjerė nė tė gjithė strukturėn shtetėrore dhe kryesisht nė organet e drejtėsisė dhe diktaturės sė shtetit. Kėshtu, ndėrsa njė prokuror gjatė punės sė tij funksionale firmoste njė flet arresti, priste tė pėrgatiste dosjen. Por reformat e pėrjashtimit nga detyra vijonin dhe punėn e tij e vazhdonte njė prokuror tjetėr. Por kjo nuk ndodhte me njė e me dy por me dhjetėra e dhjetėra tė tillė. Mirėpo e dini sa rrėmujė ėshtė kur detyrėn e njė prokurori e vijon njė tjetėr? Merre me mend se sa dosje ai lė tė hapura sepse puna e tij e pėrditshme ėshtė vetėm prerja e fletė-arresteve dhe akuzimi i njerėzve. Kur futet prokurori tjetėr nė kėtė proces ka turmė dosjesh dhe nuk mban mėnd se ku duhet tė ndalet dhe kė dosje duhet tė plotėsojė. Humbasin dosjet rafteve dhe sirtarėve se kjo varet edhe sa estetik ėshtė zyrtari qė ka ardhur nė detyrė. Kėshtu ndodhi edhe me Hekuran Isain. Ndoshta prokurori qė duhej tė merrej me Hetimin nuk e dinte se ishte pikėrisht ai se; Kur hynte nė morinė e emrave ndalej diku dhe ecte mė tutje, por koha kalonte dhe gjithēka harrohej.
    Mirėpo Hekurani rrinte me strese se e dinte qė nė mos njė herė herėn e dytė do tė vinte momenti qė tė dilte nė gjyq. Kėshtu qė donte tė ishte sa mė i lehtėsuar me deklaratat e politikanėve dhe strukturave tė tė persekutuarve kundėr tij.
    Mirėpo nė njė prej atyre ditėve, kryetari i tė Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, Kurt Kola bėri njė deklaratė kundėr Hekuran Isait gjė qė Hekurani u shqetėsua shumė.

    Mos ju larguam temės qė nisėm? Ishte fillimi i bisedės sonė te kėrkesa e Nexhmies pėr tu anėtarėsuar te shoqata e tė pėrndjekurve politikė?
    Po, po, aty do tė dal mos u ngut se me kėtė ka lidhje ndaj e nisa nga fillimi se si ndodhi qė erdhi Kurt Kola nė qelinė e Nexhmies. Kėshtu jemi nė momentin qė Hekurani ishte shumė i shqetėsuar pėr deklaratėn qė Kurti ishte bėrė nė shtyp kundėr Hekuran Isait.

    Pse ishte shqetėsuar, njerėzit apo aq nė shumė Kurti qė ishte kryetar shoqate, atė punė kishin qė tė bėnin deklarata.
    Por unė tė shpjegova mė sipėr se Hekurani nuk kishte dalė akoma nė gjyq pėr arsyet qė tė shpjegova. Prandaj ti shpjegova. Por qė nuk kishte dalė nė gjyq do tė thoshte se ai rėndohej me ēdo deklaratė qė bėhej kundėr tij.

    Dhe pas deklaratės sė Kurtit ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė?
    Pikėrisht nė atė moment unė shkoj te Hekurani siē shkoja rregullisht pėr ta takuar dhe e pyeta se ēfarė kishte. A donte ndo njė gjė apo ndo njė kėrkesė. Ai mė kėrkoi se donte tė takonte me patjetėr Kurt Kolėn.
    - Po ē’e do, - i thashė, - si mund tė vijė Kurt Kola dhe ēfarė t’i themi? Por Hekurani nuk donte tė dinte.
    - Mė sill tė lutem Kurt Kolėn se dua ta takoj, - thoshte ai pa u lėkundur nga e tija.
    - Mirė, - ia ktheva, - ta sjellė unė
    - Ma jep fjalėn, - kėmbėnguli sėrish pėr tė fundit herė
    - Ta dhashė pra do ta sjell dhe pikė, - e sigurova unė.

    Dhe e ēuat?
    Patjetėr qė e ēova. Shkova te Kurti dhe e takova si pėr kafe. Njihesha prej kohėsh me tė por nuk mund t’i thosha kurrsesi qė unė shkoja nė emėr tė Hekuranit. Ai nuk duhet tė merrte vesh asgjė nė lidhje me marrėveshjen me tė.

    Pse ku ishte e keqa?
    Po si s’kishte tė keqe? Ki parasysh se pėr ēdo gjė tė paragjykonin apo kushedi se si e interpretonin. Mos harro se egoizmi ka marrė nė qafė njerėz dhe jo karrierė.

    E lamė kur takove Kurtin pėr kafe. Si ia the qė tė shkonte te Hekurani kur kishe ndėrmend ta mbaje konspirativ arsyen e vėrtetė tė takimit?
    Takova siē tė thashė Kurtin dhe e ftova pėr kafe. Teksa bisedonim e pyeta pėr punėt e shoqatės. Mė foli nė pėrgjithėsi. Por punė kishte plot. Anėtarėsia ishte e madhe. Tė gjithė kishin probleme madhore. Mirė kishin dalė nga burgjet komuniste tė persekutuarit por tashmė ata bridhnin rrugėve pa banesa dhe pa paga se e keni parasysh juve qė ata qė dėnoheshin politikisht jo vetėm qė u internonin familjet kushedi se nė ēfarė humbėtire tė Shqipėrisė por ju merrnin edhe shtėpitė. Kėshtu qė e vetmja derė qė u kishte ngelur pėr tė pėrplasur kokėn ishte e shoqatės sė drejtuar nga Kurt Kola.

    Ju ishit edhe vetė anėtar i asaj shoqate se edhe ju i persekutuar politik keni qenė?
    Patjetėr qė isha. Por fjala ishte tani qė tė bindja Kurtin tė vinte nė burg. I kisha dhėnė fjalėn Hekuranit. Nė njė moment i them:
    - Dėgjo Kurt, ti je kryetar shoqate dhe pėr kėtė ke edhe detyra tė tjera tė mėdha madje mė shumė se tė merresh vetėm me regjistrat e zyrės tėnde.
    - Pėr shembull, - mė tha ai.
    - Po ja, - i thashė, - qė nuk do tė ishte keq qė ju tė bėnit edhe njė vizitė nė burg pėr tu takuar me tė dėnuarit dhe tė pyesje. Pastaj ju qė kryesoni nė veēanti shoqatėn e njerėzve qė kanė vuajtur nė burgje duhet tė jeni mė shumė i ndjeshėm pėr tė drejtat e tyre nė qeli dhe si zbatohen ato. Prandaj unė mendoj qė tė bėsh njė takim nėpėr qeli me tė burgosurit e tanishėm.
    - Mirė e bėj, s’ka ndonjė gjė tė keqe madje e ke shumė mirė ti- mė tha ai.
    Kėshtu e lamė pėr tė nesėrmen. Tė takoheshim te zyra ime nė burgun 313. E lamė orėn kur tė vinte dhe u ndamė.

    Erdhi?
    Tė nesėrmen e shikoj unė Kurtin nė Hyrje tė zyrės me njė pako tė madhe me paketa. -Po kėto mo Kurt ēfarė i ke?, - i them
    -Cigare, - m’u pėrgjigj, - nuk i shikon?
    - Po ē’i deshe?, - vazhdova akoma unė
    - Dėgjo Tanush, - mė tha, - paketa ėshtė simbol i burgut. Kur shkohet nė njė qeli nuk mund tė shkosh pa paketė cigare. Ne kėto i dimė mirė se janė rregulla tė pashkruara por tė shenjta pėr tė dėnuarit
    Qesha me tė madhe pėr shpirtmadhėsinė e tij dhe pėr korrektėsinė.

    Ku shkoi konkretisht?
    Shkoi nė disa qeli por unė nuk e ēova te e Hekuranit e cila do tė vinte sipas radhės nė mėnyrėn mė tė natyrshme. Aty pastaj Hekurani e konsumonte bisedėn qė kishte pėr tė bėrė. Kėshtu qė si kaloi nė shumė qeli dhe i takonte duke i pyetur pėr ndo njė problem qė mund tu kishte dalė nė drejtimin tė cenimit tė tė drejtave qė u takonin me ligj, arriti te qelia e Hekuranit.

    Po? Si vijoi ky takim?
    Sa hyri te Hekurani, ai i thirri qė nga brenda.
    Po hajde mor Kurt, ku ke qenė ti deri tani… etj., etj. retorika tė natyrshme pėr njė takim tė kėsaj natyre nė tė tilla rrethana.
    Pas shkėmbimit tė bisedave tė ēastit Hekurani i tha edhe pėr problemin e Deklaratės qė kishte bėrė kundėr tij.
    Kurti i tha se ishte shumė koshient dhe i ndėrgjegjshėm pėr atė qė kishte deklaruar pavarėsisht se ishte kundėr Hekuranit qė e kishte para, madje i tha se ishte gati t’ia pėrsėriste edhe nė sy ato qė ai kishte deklaruar mė parė. Atėherė Hekurani i tha: Dėgjo Kurt. Nuk dua tė ndryshoj mendimet e tua por dua tė thuash njė tė vėrtetė dhe pėr kėtė tė vėrtetė dua tė tė pyes tani. Ti ke qenė i burgosur madje politik. E di shumė mirė kohėn kur unė kam ardhur nė krye tė ministrisė sė Punėve tė brendshme, e di edhe kur ka qenė Simon Stefani, e di edhe kur ka qenė Feēorr Shehu, e di edhe kur ka qenė Kadri Hazbiu etj., etj. Tani mort Kurt jam unė ai qė tė pyes kur ka qenė mė e butė ajo ministri nė lidhje me tė gjithė ne ish-ministrat e brendshėm?

    Ēfarė i tha Kurti pas kėsaj?
    I tha qė sigurisht kur ishe ti se nuk mund tė flitet fare nė kohėn qė ishin ata qė thua ti aq mė shumė kur flitet pėr kohėn e Simon Stefanit apo i Kadri Hazbiut, - Iu pėrgjigj ai.
    - Atėherė ē’dreqin keni qė mė rėndoni sa mė shumė tė mundeni? Ēfarė kam bėrė mė shumė se ato qė kishte detyrė ministria? Unė siē e shikon personalisht pėr aq sa mund tė bėja kam vėnė arsyen mė shumė se tė tjerėt nė funksion ndėrsa juve mė bini pa mėshirė, si ta kuptoj kėtė?

    Reagoi Kurti?
    Reagoi menjėherė dhe i premtoi se nuk do tė merrej mė me Hekuranin. Kjo ishte shumė pėr tė qė s’kishte dalė akoma nė gjyq se sa mė shumė kundėrshtar tė kishte aq mė shumė do ishte dėnimi.

    Po, dhe… jemi te rasti Nexhmies se atė kemi si objekt tė kėsaj interviste se siē tė thashė nuk dua ta besoj atė qė ka ndodhur me tė. Pyetja ime ėshtė se nė kėtė moment ka ndodhur dhe ngjarja nė fjalė?
    Tamam nė kėtė moment. Kurti si la nga dy paketa te ēdo i dėnuar qė i vizitonte qelinė, la edhe te Hekuran Isai i cili e falėnderoi pėr gjestin njerėzor. Pas kėsaj shkoi te qelia e Nexhmies.

    Jam kurioz tė mė detajoni takimi i parė i Kurtit me Nexhmien, si u bė?
    Po, po, do tė ta shpjegoj ki durim se ėshtė interesante. Sa u hap dera e qelisė sė sajė dhe pa se nė derė hyri Kurt Kola iu lėshua:
    Ēfarė tė drejta kėrkon tė zbatojnė kėta me mua. Unė jam e dėnuar politike dhe si e tillė vetėm shkelen tė drejtat te unė. Nuk kanė mėshirė, janė tė tillė e tė atillė etj., etj., duke mos pushuar nga goja fare. Ishte e ēuditshme se vetėm pretendonte e pretendonte. Kurti i fliste se ēfarė kėrkonte mė shumė nga sa i takonin ajo thoshte se ishte e dėnuar politik. Ai i tha se ishte dėnuar ekonomikisht, e ajo ngulte kėmbė nė tė sajėn. Pas kėsaj i thotė: Dėgjo Kurt Kola. Ti je kryetar i tė pėrndjekurve politikė dhe si e tillė qė unė jam nė kėto moment dua tė anėtarėsohem nė shoqatėn tuaj.

    Pse e bėri kėtė kėrkesė?
    Po ku e di unė ndoshta e pa veten vetėm tė braktisur nga gjithė servilėt e pushtetit tė dikurshėm tė sajė mendoi se mund ti ndodhte nė tė ardhmen ndo njė gjė prandaj mund tė kėrkonte ndonjė mbėshtetje. Pra kini parasysh se Nexhmia ishte pa as njė pėrkrahje.

    Po Kurti ēfarė i tha?
    Kurti i shpjegoi se nuk mund tė hynte nė shoqatėn e tij se nuk kishte arsye. Por ajo nguli kėmbė se ishte njė e burgosur politik dhe si e tillė duhej tė ishte anėtare e shoqatės sė tė burgosurve politikė. Atėherė Kurti e sqaroi se shoqata e tij nuk ishte thjesht e tė persekutuarve politikė por e tė persekutuarve antikomunistė pra tė persekutuarve nga komunizmi dhe si e tillė nuk mund tė merrnin nė tė pjesė njerėz qė ishin apo kishin qenė komunistė. Pas kėsaj Kurti i la edhe asaj dy paketa qė kishte taksur dhe bėri tė largohej.

    I mori ajo?
    Jo nuk i mori. I pa me inat dhe nuk i preku me dorė tė paktėn sa ishim neve aty. Por kuptohej qė nuk i mori se nuk i tha as faleminderit dhe as gjė duke i lėnė tė kuptonte se nuk do t’i prekte.

    Mos u tall apo bėri ironi kur i kėrkoi tė ishte nė shoqatė?
    Po tė ishte tallur Kurti nuk do tė kishte bėrė gjithė ato sqarime por do ti kishte kthyer ironinė me ironi dhe do tė largohej por ajo ishte njė bisedė mė se serioze.

    Juve vetė u ēuditėt nga ajo qė dėgjonit me veshėt tuaj?
    Edhe ēuditesha edhe nuk ēuditesha. Nexhmie Hoxha ishte me sa di unė 77 vjeēe, kur ishte nė burg dhe mbi tė dhe tė shoqin po binin akuza tė shumta nga mė tė rėndat. Ajo siē tė thashė ishte vetėm fare e braktisur nga tė gjithė ish-servilėt e dikurshėm. Madje edhe nėna ime e tej moshuar nė shtėpi mė thoshte pėr Nexhmien.

    Ēfarė tė thoshte nėna?
    Dėgjo bir, bėni gabim qė e mbani Nexhmien nė burg se ajo ėshtė plak e madhe. As nė kohėn tonė nuk i fusnin pleqtė nė burg e jo tani.

    Ēfarė i thatė nėnės nė lidhje me kėtė pretendim?
    Moj nėnė tė paktėn nuk e kam futur unė dhe nuk kam nė dorė unė ta nxjerr. Ata qė e kanė futur do tė ti tregoj mė vonė kur tė na bėjnė ndo njė vizitė nė shtėpi. Pastaj e pyesja se pse e hante kaq shumė meraku kur sistemi i Nexhmies i kishte varė djalin dhe burrin. Ajo ma kthente se ta gjente nga perėndia pėr mėkatet qė kishte bėrė por nga burgu duhej tė dilte etj., etj.

    Keni ndonjė ngjarje tjetėr nė lidhje me Nexhmien?
    Ishte njė moment qė kishin ardhur disa italianė nga tė drejtat e njeriut. Ata thanė se donin tė bėnin njė takim me tė venė e Enver Hoxhės se si zbatoheshin tė drejtat mbi tė. Sa shkuan te Nexhmia ajo filloi siē e kishte zakon nga pretendimet pafundme. Ndėrkohė me pretendimet e sajė ata mbėrritėn nė zyrėn time pėr tė bėrė konkluzionet.
    Si i dėgjova me vėmendje unė u thash qė ėshtė mė mirė tė flisnim edhe nė sy tė tė dėnuarės pra tė Nexhmies dhe urdhėrova ta sillnin nė zyrė.

    E sollėn?
    Patjetėr. Sa erdhi u drejtova italianėve. Dėgjoni kėtu. Xhaxhai im ka qenė prefekt i Tiranės nė kohėn e fashizmit. Nė kohėn e tij ėshtė bėrė edhe ky burg. Po shikoni pak nga dritaret sa kanė qenė nė kohėn e fashizmit dhe shikoni sa kanė pėrfunduar nė kohėn e komunizmit pra nė kohėn e qeverisje sė tė shoqit tė sajė pėr tė mos thėnė tjetrėn qė kjo rri nė qeli me krevat dhe me gjashtė batanije ndėrsa tė dėnuarit e sajė ishin nė ēimento dhe me njė batanije pa dyshek fare.

    Ēfarė bėnė italianėt pas kėsaj?
    Ata kthyen kokėn nga dritaret e burgut dhe panė kornizėn sa kishin qenė dritaret dikur kur ishin bėrė dhe sa kishin pėrfunduar kur ishin mbyllur nė kohėn e Enverit me tek tullė duke e katandisur njė frėngji. Ndėrkaq vazhdova mė tej duke u thėnė se ajo nuk kishte gojė fare se nuk i ishte ngrėnė as njė e drejtė.

    E ēfarė ndodhi pas kėsaj?
    Ēdo tė ndodhte. Ata nuk folėn fare por morėn ēantat dhe u larguan duke lėnė tė kuptohej se ishin tėrėsisht dakord me mua.

    Le tė kalojmė zoti Tanush me problemin e pėrgjuesve qė gjetėt tė montuara nė burg. Ėshtė e vėrtetė?
    Ėshtė shumė e vėrtetė. Ishte njė sistem i tėrė pėrgjuesish i shtrirė imtėsisht dhe gjeografikisht nė tė gjitha rrėzat dhe qelitė.

    Arritėt ta zbulonit?
    Arrita. Ėshtė histori shumė e gjatė dhe mjaft interesante, por qė kėtu mė ndihmoi edhe Hekurani.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Si gjeta pėrgjuesit e Hekuran Isait nė qelitė e byroistėve nė burgun 313



    Zoti Mulleti: Si nisi historia qė gjetėt pėrgjuesit nė qelitė e burgut?
    Njė ditė si rastėsisht i them njė specialist inxhinieri tė burgut qė tė merreshin me pėrgatitjen e njė skice tip ‘gentplani’ pėr tė gjithė burgun pėr interes tė ruajtjes dhe sigurisė sė tij. Porosita nė veēanti qė tė saktėsonin hollėsisht ēdo detaj dhe ēdo centimetėr katror tė tij duke vėnė identifikimet pėrkatėse mbi tė. Me kėtė kisha parasysh qė mbi ēdo skicė qelie tė shėnohej edhe emri i tė dėnuarit qė ishte nė tė. Nė kėtė mėnyrė duke pasur skicėn e burgut mbi tavolinė, unė kisha gjithė situatėn nė dorė dhe dija se ēfarė bėhej, madje e kisha edhe si orientim kur lija detyrat pėr vartėsit.

    E bėnė?
    Brenda dy ditėsh inxhinieri i ndėrtimit sė bashku me topografin e burgut e bėnė gati tė gjithė skicėn me hollėsitė mė tė mėdha ashtu siē u thashė.
    Ishte njė skicė shumė e qartė ku ishin pėrcaktuar saktėsisht tė gjitha korridoret, katet, shkallėt lulishtet oborri etj. Nė tė gjitha skicat e qelive ishte ashtu siē kisha porositur unė ku ishte shėnuar edhe emri i personit qė ishte izoluar nė tė. Jo vetėm kaq, por edhe m’i shpjeguan. Mirėpo ē’ndodhi? Ndėrsa numėroja qelitė dhe tė dėnuarit mė dilte njė qeli tepėr. Pra, kishte njė mospėrputhje tė ēuditshme.
    I them topografit tė shikonte mirė se nuk po pėrputheshin numri i qelive me atė tė dėnuarve.

    Tė dha ndonjė shpjegim?
    Ēfarė shpjegimi do tė jepte ai i ziu. Ku dinte gjė ai se ē’farė bėhej nė linjė sekrete nė qeli dhe pse ishte lėnė njė qeli bosh. Ai m’u pėrgjigj me kompetencė dhe nė mėnyrė tė prerė qė kishte punuar shumė saktė duke prekur me dorė dhe parė me sy ēdo ambient qė kishte pėrpiluar nė skicė. Mirėpo edhe unė nga ana ime kisha tė drejtė se llogaritė dija ti bėja dhe njė qeli mė dilte pa njeri, pra bosh.

    Ēfarė bėtė nė kėtė amulli?
    Nuk e zgjata me vartėsin se ndoshta ai nuk dinte gjė, por shkova me skicė nė dorė tė verifikoja dhe tė prekja vetė ēdo qeli dhe tė shikoja saktėsisht se kush person ishte brenda saj duke bėrė verifikimin me skicėn. Mė sė fundmi edhe nga verifikimi qė bėra doli se nė njė qeli nuk kishte njeri brenda.

    Pse ishte njė qeli bosh?
    Kjo mė befasoi edhe mua, por pa e ditur qė do tė mė befasonte mė shumė ajo qė do tė mėsoja nga shefi i sigurisė sė atij seksioni qė ishte duke mė shoqėruar nė verifikimet qė bėja.

    Pse?
    Shefi pėrkatės mė shpjegoi se pikėrisht nė atė qeli ishte truri apo aparatura qendrore e sistemit tė sofistikuar tė pėrgjimit tė instaluar nė tė gjithė burgun, por kryesisht nė disa qeli tepėr speciale.

    Pse u ēuditėt?
    Si tė mos ēuditesha. Nė burg vazhduakėsh funksionimi i sistemit tė pėrgjimit si nė kohėn e diktaturės dhe unė nuk dija gjė. Ishte shumė e pakonceptueshme pėr natyrėn time.

    Ēfarė bėtė?
    Ēfarė tė bėja tjetėr veēse tė jepja urdhėr tė prerė qė tė hiqeshin tė gjithė pėrgjuesit kudo dhe sido qė ishin dhe tė mė raportohej nė kohėn mė tė shkurtėr.

    Si kishte mundėsi qė dhatė kėtė urdhėr. A nuk ishte i nevojshėm dhe i lejuar pėrgjimi nė qeli kur dihej se aty brenda kishte lloj-lloj mostrash dhe lloj-lloj tipash, aq mė shumė qė aty kishte njerėz qė ishin nė proces hetimi dhe pėrgjimi i rregullt i interesonte plotėsimit sa mė tė mirė tė hetimit?
    Absolutisht jo. Pėrgjimi ėshtė njė detyrė apo praktikė funksionale e zyrės sė hetuesisė dhe jo e burgut. Juridikisht presupozohet se prokuroria dhe hetuesia i kanė gati faktet dhe kanė siguruar dėnimin e klientit prandaj e kanė mbyllur nė qeli kėshtu qė del i pakuptimtė precedenti i vazhdimit tė pėrgjimit edhe pas dėnimit. Por qė ta dish ti mė saktė ato pėrgjues ishin vėnė posaēėrisht nė qelitė qė ishin izoluar dikur njerėzit e shpallur armiq tė rrezikshėm tė pushtetit siē ishin Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, feēorr Shehu, llambi Peēini etj. Por si kishin hamendėsuar kurrė udhėheqėsit e atėhershėm se ato qeli qė bėnin dikur pėr njerėzit e shpallur nga radhėt e tyre si heretikė tė vinte njė moment dhe tė futeshin vetė nė to.

    Ju dhatė urdhėr pėr t’i hequr. Si vijoi ēmontimi?
    Ēfarė ēmontimi thua, kėtu doli njė mesele tjetėr. Problemi mė i madh doli se ato nuk i gjetėm dot. Ishte aparatura apo sistemi qendror i funksionimit tė pėrgjuesve qė tė thashė mė lartė qė ishte nė qeli po pėrgjuesit ishin tjetėr gjė qė komandoheshin nga aparatura. Pėr ato bėnė ditė tė tėra specialistėt mė tė mirė dhe nuk po jua gjenim anėn. S’dinim si tė vepronim. Pastaj si nuk ja arritėm dot vetė thashė tė takoj Hekuran Isain dhe tėi kėrkoj mendim apo tė mė shpjegonte nėse kishte dijeni.

    E thėrritėt?
    Patjetėr. E mora nė zyrė dhe e pyes disi si larg e larg. Por pėr ēudinė time tė madhe ishte se ai kishte dijeni tė plotė, madje dinte edhe ku ishin vendosur, si ishin vendosur dhe si funksiononin. Ishin vendosur pikėrisht nė kohėn qė ai ishte nė detyrė, me sa kuptova pas marrjes sė detyrės sė tij nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme nė qelitė e sajė janė izoluar tė dėnuar specialė tė nivelit tė Kadri Hazbiut, Feēorr Shehut, Llambi Peēinit, Gani Kodrės, Mihallaq Ziēishtit etj. Madje Hekurani mė tha se njė sistem drejtimi i pėrgjuesve tė qelive tė atij burgu pėr tė dėnuarit “ VIP” ishte edhe nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme ku nėpėrmjet komandimeve mund tė arrinte edhe ministri tė dėgjonte nė momente tė veēanta se ēfarė ndodhte pikėrisht nė ato qeli.

    Si reaguat nga dėshmia befasuese qė ju jepte Hekuran Isai?
    Pėr mua qė vija nga internimi dhe nuk i kisha njohur detajet e pafundme tė mafiozllėqeve shtetėrore nė ēdo ēast vetėm habitesha. Por Hekurani mė tha se pėr ato ishte nė dijeni jo vetėm ai, por e gjithė ish-nomenklatura mė e lartė e shtetit. Kjo ishte ajo qė mė ēuditi mė shumė nga tė gjitha.

    Pse?
    Por ndėrsa ne inspektonim qelitė pėr tė kėrkuar pėrgjuesit nėpėr faqet e mureve, banorėt e qelive qė ishin ata qė tė pėrmenda, e dinin shumė mirė ku ishin dhe nuk bėzanin as njė fjalė vetėm e vetėm qė tė mos kuptonim se ē’bėhej.

    Po a e dinin ata se ju po i hiqnit? Ku ishte sekreti kėtu, madje atyre u interesonte pse nuk jua tregonin?
    Mund tė mos e dinin se i hiqnim, por mund tė mendonin se po bėnim ndonjė skup tjetėr pėr t‘i vėnė nė efiēencė nė forma tė padukshme. Pra, kishin frikė.

    Po a e dini se i kishin nė qeli?
    E dinin dhe i kishin gjetur. Rrjeti i shpėrndarjes sė fijeve ndėrlidhėse dhe transmetuese ishte nė mėnyrėn mė tė sofistikuar brenda suvasė sė murit tė qelisė. Por ajo pak mė interesonte se unė s’kisha ndėrmend ti vija sėrish nė funksion. Mjafton tė gjeja ku ishin ēimkat. Tani mė kishte hipur edhe mua njė kuriozitet i pamasė pėr tė parė se ēfarė bėhej me kėtė fenomen. Nuk dija si ishin ata pėrgjues. Mė shumė kuriozitetin ma shtoi Hekurani kur mė tha se janė sa njė mizė tė futura nė vrima tė suvasė dhe qė janė blerė nga Kina mė njė mijė dollar njėra.

    I gjetėt?
    Tani qė po na ndihmonte Hekurani nuk bėhej fjalė. Shkuam nė qelinė e parė pėr ta ēmontuar dhe shikojmė suvanė e murit tė bėrė keq apo si e quajnė kėta ustallarėt e betonit qė thonė se ishte vetėm dora e parė e suvasė. Kjo ishte pėr efekt qė muri tė mos ishte me lustėr, por tė kishte tip poresh tė bėra si nga gėlqerja pas tharjes. Brenda atyre vrimave tė kokrrizave tė betonit ndodhej edhe ēimka pėrgjuese qė ju fola. Ishte nė formė kokrrize betoni dhe siē i ishte kaluar njė sherbet gėlqere qė kur ishte bėrė suvaja ajo ngjante veēse njė kokrrizė betoni apo rėre e suvasė e “ngelur” nė njė pore tė sajė dhe qė nėse nuk do na i kishte treguar Hekurani neve nuk do tė na shkonte mendja kollaj . Mė e bukura ishte se nė qelitė e ish-njerėzve tė pushtetshėm tė shtetit tė cilėt kishin dijeni i kishin gjetur ato pore se ku ishin dhe i kishin bllokuar vrimat e murit me brumė sapuni. Ata e dinin se me sapun nuk depėrton zėri kėshtu qė ishin rehat prandaj edhe nuk na tregonin gjė neve pėr t’i gjetur se ata i kishin nxjerrė nga funksioni dhe mendonin se duke na i treguar neve mund tė mendonin se pas kėsaj ne kėrkonim t’i riaktivizonim. Gjithsesi ishte pėr tė qeshur se si dhjetėra vrima tė murit ishin mbyllur me sapun nga ata njerėz qė dikur kur lėviznin nė njė vend apo nė njė rreth bėheshin mitingje apo i shoqėronin me batalione tė tėra tė Gardės sė Republikės.

    Jam kurioz zoti Mulleti se me se merreshin nė qeli ish-figurat e larta tė shtetit?
    Atyre, me kushtet e reja tė burgut u lejohej ndonjė libėr pėr tė lexuar. Them nė fillim se pastaj u ndalua ēdo gjė. Pastaj u lejohej bllok e stilolaps. Nėpėrmjet kėtyre ata u bėnin letra familjarėve, por edhe mbanin ditarė. Kishte nga ata qė shkruanin edhe kujtime deri edhe libra tė posaēėm me kujtime siē bėnte Ramiz Alia. Pastaj kohėn mė tė madhe e kalonin me shtypin e ditės. Ata porosisnin tė blinin gazetat e ditės dhe i lexonin me njė vėmendje tė jashtėzakonshme duke parė hollėsisht rresht pėr rresht.

    Ēfarė gazetash merrnin?
    I merrnin pothuaj tė gjitha. S’e ke parasysh se atėherė tri- katėr gazeta ishin tė gjitha dhe nuk ishte si sot qė nuk u mbajmė mend as emrat e gazetave.

    U shprehėt pak mė parė se nė fillim u lejoheshin lapsat, gazetat e ku di unė ēfarė dhe se mė mbrapa nuk bėhej fjalė, pra me rregulloren e re. Si ta kuptoj kėtė?
    Kuptoje ashtu siē ta thashė, madje duke tė shtuar se pikėrisht kėtu ėshtė humori mė i madh. Ata tė gjithė filluan tė lexonin Kuranet.

    Si lexonin Kuranet? Ma shpjegoni tė lutem se nė ēdo frazė po mė sillni surpriza.
    Kjo ishte e bukur se ishte pikėrisht momenti qė mė erdhi urdhri qė nė qeli tė mos lejoja asgjė. As gazeta dhe as libra a blloqe. Me iniciativėn time lejova vetėm Kuranet. Ata nuk mund ta ndalonte dot kush se ishte e drejta e besimit dhe s’kishte tė bėnte as me libėr artistik as poetik dhe as politik, por me besim fetar. Kush tė donte t’i lexonte. Po tė shikoje burrat e shtetit qė pėr 50 vjet kishin propaganduar tė luftonin fenė me gjithė rrėnjė dhe tani dukeshin si tipa karagjozėsh qė rrinin shtrirė me kėmbė pėrpjetė mbi kravatė po e lexonin dhe e rilexonin Kuranin. Atė e shpėrndamė qė nė qelinė e Nexhmijes dhe deri te Ramiz Alia dhe Simon Stefani. Kishte humor kur shkonim nė ēdo qeli dhe ju thonim se nuk u lejohej tė lexonin asgjė pėrveēse Kuranit. Nėse e dėshironin ta lexonin mund tua siguronim njė kopje.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nexhmie Hoxha dhe byroistėt komunistė nė qeli lexonin Kuranin


    Zoti Tanush, e theksuam nga fundi i intervistės sė kaluar, por nuk e sqaruam mirė momentin komik qė pėrjetuat nė burgun ku ti ishte drejtor kur ish-udhėheqėsit e shtetit komunist po lexonin me vėmendje tė veēantė Kuranin dhe Ungjillin. Si kishte mundėsi tė ndodhte ky lloj paradoksi kur ata vetė nė krye tė sistemit qė drejtonin, i kishin fshirė me fshesė tė hekurt jo vetėm librat e pėrmendur fetarė, por kishin ndaluar me ligj tė zjarrtė edhe mendimin e tillė?
    Ju fola pak edhe nė numrin e kaluar qė nė fillim tė burgosurit apo mė saktė ish-udhėheqėsit e shtetit komunist kishin tė drejtė tė mbanin nė qeli ndonjė libėr a ndonjė bllok me stilolaps apo kishin tė dejtė tė merrnin edhe shtypin e pėrditshėm. Por ēfarė ndodhi nė njė moment? Papritur dhe pa kujtuar unė marr njė urdhėr tė prerė se qenkėsh miratuar njė rregullore e veēantė pėr burgun special tė sigurisė tepėr tė lartė qė drejtoja unė, ku nuk lejohej nė asnjė mėnyrė asnjė send tjetėr veē ushqimit qė ēonte institucioni dhe atė sasi qė lejohej tė hynte nga familja.

    Dhe e zbatuat?
    Absolutisht po. Ti e di mė mirė se unė se ke pasur edhe vetė detyra shtetėrore qė nė raste tė tilla urdhri, nuk flitet nė detyrė shtetėrore dhe kur ėshtė fjala pėr zbatim rregulloresh tė miratuara apo ligjesh tė tillė nuk bėhet fjalė pėr tolerim. Kėshtu, edhe unė nė mėnyrėn mė tė rreptė dhashė pėr vartėsit urdhrin e prerė dhe urgjent qė tė pastroheshin qelitė nga ēdo lloj sendi, kryesisht nga shkresat, librat, blloqet, gazetat dhe ēdo gjė tjetėr.

    Pra, me njė fjalė, njerėzit qė ishin brenda atyre qelive, u mbeti tė kėrcisnin vetėm gishtat apo e kam gabim?
    Saktėsisht, ashtu mbetėn pėr momentin. Nuk dinin se ēfarė tė bėnin.

    Pse thoni pėr momentin?
    Them pėr momentin, se pastaj ca me iniciativėn time dhe ca me konsulencėn e njerėzve kompetentė nė zyrat e larta tė shtetit unė vendosa qė t’u lija librat fetarė, pasi ata nuk mund i ndaloje dot, sepse me ligj presupozohej se njė i dėnuar mund tė ishte besimtar dhe atė nuk ia ndaloje dot pavarėsisht se e fusje nė burg. Kjo do tė thoshte se ti i merrje lirinė, por me besimin s’kishe punė. Kėshtu qė, nė kėtė mėnyrė, unė urdhėrova qė kush tė donte, mund tė porosiste vetėm libra fetarė, si Kurani, Bibla ose Ungjilli, tė cilėt do t’ia siguronim ne si administratė.

    Ku do t’i merrnit?
    Bėnim kėrkesė te institucione apo kultet fetare dhe na i sillnin. Pėr momentin neve na erdhėn librat e Kuranit. Pasi na erdhėn ata, unė vetė shkova me personelin e seksionit tė kaushėve, ku ishin tė izoluar ish-liderėt komunistė dhe u thashė me radhė, duke kaluar nė ēdo qeli, nėse donin tė mbanin Kuranin nė qeli, mund ta mbanin se vetėm ai lejohej.

    E morėn?
    Jo qė nė fillim nuk pranuan. Ke parasysh, mendonin se do ta kalonin mėrzinė me ndonjė gjė tjetėr, por s’kishe se si. I thoshin qeli dhe nuk ishte njė orė apo dy, por ishte pafundėsi.

    Jam kurioz tė di se si refuzuan nė fillim qė ju nuk jua dhatė dhe pastaj si bėnė qė jua kėrkuan Kuranin?
    Jo, nuk e kėrkuan, por unė e pashė qė po plasnin brenda, duke fėrkuar vetėm duart, prandaj edhe mora njė vendim personal. Shkova sėrish nė ēdo qeli tė tyre dhe lashė Kuranin te gjithsecili.

    E ēfarė u the kur s’ta kishin kėrkuar?
    Ata nuk mund ta kėrkonin, por qė donin tė merreshin me diēka, kėtė nuk e mohonin do tė dhe unė e dija mirė kėtė gjė. Kėshtu, ndėrsa hyja nė qeli tė Foto Ēamit p.sh., apo tė Pali Miskės, Muho Asllanit, Ramiz Alisė, Nexhmie Hoxhės, Simon Stefanit, Hekuran Isait etj., etj. u thosha: “Vetėm kėtė nuk e ndalon ligji pėr ta futur nė qeli, prandaj unė po jua lė juve, po tė doni lexojeni; po tė doni, mos e prekni. Unė personalisht kaq kam mundėsi tė bėj dhe kaq po bėj.

    E ēfarė bėnė?
    Fillimisht nuk i prekėn. Kjo vazhdoi njė ditė apo dy. Por pastaj... ( qesh me tė madhe) tė gjithė i shikoje me Kuran nė dorė. Ishte shumė komike, kur shikoje tė gjithė ata burra qė kishin luftuar me shenjtėrinė ekstreme pėr t’i fshirė nga faqja e dheut fenė si mendim fillimisht, pastaj si literaturė e deri te kultet, madje duke pushkatuar edhe njerėzit shėrbyes tė saj, tani rrinin tė shtrirė nė krevatet e qelive tė tyre, duke mbajtur kėmbėt pėrpjetė mbi hekura tė krevatit dhe duke lexuar me njė vėmendje tė jashtėzakonshme Kuranet. Ishte vėrtet komike. Tė vinte pėr tė qeshur. Ishin tė gjithė ata qė dikur i shikonim nė rresht nė tribunat e 1 Majit nė krahė tė Enver Hoxhės.

    Je i bindur, zoti Mulleti, qė e kanė lexuar Kuranin se mund ta kenė marrė edhe pėr kuriozitet nga qė nuk kanė pasur ēfarė tė bėnin dhe e shfletonin pėr tė kaluar kohėn?
    Jo qė e kanė lexuar mirė e mirė, por tė garantoj se kėtė e kanė bėrė jo njė herė, por disa herė, sa mund ta kenė mėsuar pėrmendėsh. Sa herė kaloje pranė qelive tė tyre, qoftė paradite dhe qoftė mbasdite, ata i shikoje tė shtrirė dhe me Kuranin para syve, me njė vėmendje si tė atyre studentėve qė janė nė kohė sezoni (sėrish qesh me tė madhe me zė). Madje, unė krijova mendimin se ata kishin pasur mė parė njohuri tė shumta rreth Kuranit.

    Jam kurioz nėse kishte ndonjė qė nuk e preku, pra nuk e lexoi Kuranin, duke u ndenjur nė kėtė mėnyrė besnik veprimeve tė tij nė kohėn qė ishte nė pushtet?
    I tillė ishte vetėm Simon Stefani. Ai nuk e preku dhe qė kur hyri nė burg dhe deri sa doli, qėndroi i rėndė. As nuk tė jepte mendim apo muhabet dhe as kėrkonte t’i bėhej. Ishte vetėm i rėndė. Edhe Kuranin nuk e preku fare, por vazhdonte tė shtynte kohėn vetėm duke medituar. Nuk e mora vesh asnjėherė atė njeri. E kam fjalėn jo vetėm pėr Kuranin, por edhe pėr jetėn e pėrditshme nė qeli. Robi e kthen njė llaf. Mendon pėr njė gjė. Kalon nė njė diskutim apo qesh njė herė se mbi tė gjitha ėshtė njeri. Por ai s’bėnte as njėrėn, as tjetrėn. Rrinte i ngrysur. Shtrihej nė krevat dhe vinte dorėn nėn kokė dhe vetėm meditonte. Me atė njeri nuk bisedova asnjėherė shoqėrisht. Madje, pėr kuriozitet po tė them se kur dolėn nga burgu, tė gjithė i kam takuar. I kam respektuar dhe mė kanė folur me respekt, ndėrsa vetėm Simonin nuk e takova asnjėherė dhe nuk mora vesh si shkoi puna e tij; vetėm shumė vonė mėsova qė paskėsh vdekur nga njė sėmundje e rėndė. Mė erdhi keq, por ishte shumė tip i ēuditshėm.

    Po Ramiz Alia e mori atė libėr?
    As Ramizi nuk e mori fare. Por Ramizi mund tė justifikohet se nuk mund ta merrte, se vijonte tė ishte njeri shumė publik, pasi jo vetėm qė kishte qenė kryetar shteti, pra zėvendėsuesi i Enver Hoxhės, por edhe President i Republikės. Si i tillė, ai edhe nė kishte dėshirė ta merrte, nuk mund ta bėnte, se e dinte qė do tė pėrflitej qė tė nesėrmen e asaj dite qė do ta prekte me dorė.
    Megjithatė, unė nuk mund ta paragjykoj se kėto janė mendimet e mia, por ajo qė pashė ishte qė Ramizi dhe Simoni nuk i pranuan fare ato libra. Por Ramizi ndryshe nga Simoni dinte tė bėnte muhabet dhe dinte tė qeshte dhe tė ishte edhe i thjeshtė kur duhej, ndėrsa Simon Stefani, siē tė thashė.

    Tani ti e di te cila pyetje do tė dal. Pikėrisht te kurioziteti nėse e lexoi Nexhmia apo jo?
    Edhe Nexhmia bėri si bėri dhe e mori. Si gjithė tė tjerėt, e lexoi me vėmendje. Por atė e kuptova menjėherė, se e njihte mirė Kuranin. Jo vetėm kaq, por dinte edhe ritet dhe kushtet se si e ku duhej lexuar ai. Prandaj, si e lexoi njė herė, mė tha se duhej ta dorėzonte, pasi nuk e lejonin kushtet e qelisė pėr t’u marrė me Kuranin.


    Tani vėrtet qė nuk po ju kuptoj.
    Por qė ta dini juve se edhe unė nuk e di, por njė gjė kam mėsuar: se Kurani nuk lexohet nė ēdo vend dhe nė ēdo pozicion. Ai ka disa rregulla tė rrepta se si duhet tė lexohet, si duhet ndenjur e ku ta di unė, por qė kėtė e di. Pikėrisht pėr kėto gjėra vura re se Nexhmie Hoxha, ajo qė me tė shoqin i dogjėn nė zjarr pėrvėlues tė gjitha kishat e xhamitė, kishte njohuri shumė tė mira rreth tij.

    Kur e konstatuat juve?
    Unė e konstatova kur pashė qė ajo e lexoi njė herė dhe nuk rrinte si tė tjerėt, por rrinte mbėshtetur. E mbaroi sė lexuari dhe mė thėrriti tė ma dorėzonte. Unė i thashė se mund ta mbante sa tė donte, por ajo m’u pėrgjigj, siē ta theksova edhe pak mė lart, se nuk kishte kushte ta mbante

    Si s’kishte kushte, ē’do tė thoshte me kėtė?
    Nuk e di, por nga Nexhmia nė atė moment e mėsova edhe unė se qė tė lexoje Kuranin, duhet tė laje duart, kėmbėt e ku di unė, por di se duhej diēka e tillė dhe nuk mund tė flitej nė kushtet e qelisė tė mbaje Kuran.

    Vėrtet mendoni se Nexhmia nuk e mbajti, se nuk kishte kushte?
    Kjo ka pak rėndėsi, nėse e mbajti apo jo. Ajo e lexoi njė herė me hollėsi tė madhe dhe kur mbaroi leximin, na u kthye neve, duke na e dorėzuar. E vėrteta ėshtė qė tha se nuk do ta mbante se nuk kishte kushte, ishte njė justifikim pėr tė thėnė qė nuk e mbante mė. Por shiko se si mendoi. Nuk tha qė nuk e dua, por tha qė nuk kam kushte. Nė atė moment unė kuptova se Nexhmia ishte njohėse shumė e mirė e Kuranit qė, siē thashė jo vetėm nė citime, por edhe nė pėrdorim.
    Por gjithsesi, kjo puna e Kuranit vazhdoi shumė pak kohė se mė mbrapa u anulua sėrish urdhri i parė pėr tė spastruar qelitė nga tė gjitha librat e blloqet dhe ato u lejuan sėrish, kėshtu qė mė mbrapa tė gjithė kishin me se merreshin, sepse si do t’ia kishin bėrė hallit kur ish-udhėheqėsit e kuq ta lexonin Kuranin ndonja qind herė se nja dhjet herė e lexuan dhe e rilexuan.

    Zoti Mulleti, duke dėgjuar atė qė thatė, se ligji nuk i ndalonte tė dėnuarit, besimin fetar, doja t’ju pyesja nėse kishin tė drejtė tė dėnuarit tė faleshin nė kulte fetare?
    Kur mora unė detyrėn, ishte njė ngėrē i madh nė kėtė mes. Karta e Konventės Evropiane e lejonte faljen nė kultet e fesė pėrkatėse. Nga kjo isha mbėshtetur qė lejova librat e Kuranit brenda qelive. Por ngėrēi ishte se nuk kishim kulte nė burg. Kėshtu qė, unė personalisht bėra pėrpjekje tė jashtėzakonshme pėr tė mundėsuar donatorė pėr tė financuar ndėrtimin e kėtyre kulteve. Pas shumė mundimesh e stėrmundimesh ia arrita t’i siguroja. Kėshtu qė, nė burg, u ndėrtua njė xhami dhe njė kishė, ku besimtarėt kryenin ritet. Pėr kėtė arritje tė radhės me ndėrhyrjen personale timen, ndihem mė se krenar.

    Duket se folėm goxha gjatė nė lidhje me ēudinė e pabesueshme dhe paradoksin e radhės ku ish-Byroja komuniste u pa tė lexonte me zell librin mė heretik tė kohės qė sunduan vetė. Tashmė qė po kuptoj se me ēfarė karakteresh apo tipash kemi pasur tė bėjm, mė lind pyetja nėse gjatė kohės qė ishin nė burg u lindte dėshira pėr tė bėrė hile. Pra, a ishin njerėz tė hileve dhe tė skutheve? Mė kuptoni se pėrse bėhem kurioz, sepse ata njerėz ne i kemi pasur si idhuj dhe i shikonim si njerėz idealė dhe kishim besim se do tė na ēonin pėrpara, prandaj edhe i kemi duartrokitur tmerrėsisht. Mund tė mė flisni diēka?
    Ashtu siē thoni ju ėshtė, sepse edhe unė dikur ashtu i njihja, por qė kur i njoha nė burg, u zhgėnjeva absolutisht Ata njerėz jo qė nuk ishin tė sinqertė, por edhe mundoheshin nė ēdo vend si tė pėrfitonin apo si tė driblonin. Siē duket, i kishte mėsuar jeta tė ishin tė paskrupullt. Mund tė mendoni se kam ndonjė mllef apo ndonjė dėshirė pėr tė sharė. Kurrsesi, madje ata tė gjithė u bėnė miqtė e mi, por pėr pyetjet qė mė drejtoni, duhet me qenė i sinqertė.

    Ku e konstatuat qė flisni me kaq mllef?
    Ja qė u gabuat. Unė ju paralajmėrova tė mos mė keqkuptoni se nuk ėshtė sinqeriteti mllef dhe pėr kėtė do t’ju bind. Konkretisht, ata njerėz, siē thatė dhe ju, i mbanim si njerėz idealė dhe korrektė deri nė vdekje. Por ja qė u detyruan tė merrnin nė dorė librat fetarė, qė i kishin sharė me shpirt e me zemėr. Pas kėsaj dhe mė e ēuditshme akoma ėshtė se ata njerėz, sa hynė nė burg, filluan tė pajtonin avokatė, vetėm pėr tė pėrfituar nga ligji pėr tė shtuar takimet.

    Si do tė pėrfitonin nga ligji?
    Sepse duke pasur avokat, ai vinte rregullisht pėr t’i takuar, gjasme pėr probleme tė procedurave ligjore.

    Avokati lejohej ta takonte klientin e tij pa problem, apo jo?
    Patjetėr qė e takonte. Ai ishte personi ligjor qė do tė siguronte mbrojtjen e klientit qė nė rastin qė po flasim, klienti ishte pikėrisht ish-byroisti qė nė kohėn e pushtetit tė vet, kėta avokatė i kishte fshirė fare nga nocioni juridik. Por kėta avokatė nė tė vėrtetė pajtoheshin nga ish-udhėheqėsi i tribunave jo pėr t’u mbrojtur, sepse sido qė tė bėnte ai e dinte se ishte prerė tashmė mandati jo vetėm qė kishte hyrė brenda, por edhe sa burg do tė bėnte se akuzat qė i rėndonin mbi vete nuk i mbulonte dot as lumi e jo mė avokati. Por ky avokat ishte pikėrisht pėr tė takuar klientin e tij qė ai i fundit tė rinte nė ajrim dhe tė bisedonte pėr qejf. Nė atė takim flitej pėr ēdo gjė, por vetėm pėr mbrojtjen nuk flitej. Por kishte nga kėta ish-drejtues tepėr tė lartė tė shtetit qė kishin disi mundėsi financiare dhe pajtonin jo njė, por dy avokatė dhe kishte raste qė sa ikte njėri avokat, si kishte ndenjur rreth dy orė, vinte tjetri nė takim dhe kėshtu ata e kalonin tėrė ditėn jashtė, duke pirė duhan dhe duke bėrė muhabet. Pra, kjo cilėsi qė ata tė driblonin nė emėr tė ligjit pėr tė pėrfituar kot mė kot vetėm pėr tė shmangur detyrimin ėshtė veti e njė karakteri goxha tė deformuar.
    Nuk e di nėse mė kuptuat qartė, meqenėse kishit dėshirė t’ju flisja saktė. Ajo qė thashė nė lidhje me pėrdorimin e avokatėve pėr tė mashtruar i shkonte pėrshtat vetėm njė njeriu tė zakonshėm dhe jo njė njeriu qė kishte drejtuar shtetin. Nė kėtė rast ishte e dhimbshme qė tė mendoje se pikėrisht atyre njerėzve qė nuk linin rast pa abuzuar u ishe besuar udhėheqjen mė tė lartė. Ishte e rėndė. Ndėrsa pėr rastin shoqėror qė ju fola, ishte tjetėr gjė.

    Ju kuptova qartė zoti Tanush. Tashmė kaloj nė njė tjetėr kuriozitet qė ka tė bėjė me Nanon dhe Nexhmien. Nė njė ditė tė papritur ata u larguan nga burgu tuaj ky ishin sistemuar dhe u dėrguan nė burgun e Bėnēės nė Tepelenė. Me se kishte tė bėnte ky largim? Mos vallė siē u tha me pasigurinė e tyre nė kėtė burg?
    Kjo ėshtė njė tjetėr ngjarje shumė interesante qė lidhet me kėmbėnguljen e tyre pėr t’u larguar sa mė shpejt dhe me ēdo kusht nga burgu 313. Ėshtė njė histori me njė subjekt, ashtu si dhe tė tjerat tepėr e ēuditshme. Keni parasysh se tė dy ishin tipa problematikė nė burg, qė do tė thotė se nuk kėnaqeshin asnjėherė me tė gjitha problemet qė mund t’ju zgjidhje. Ata vetėm pretendonin. Edhe historia e kėrkesės dhe e largimit ne ēdo kusht nga ai burg dhe shkuarja nė Tepelenė ka tė veēantėn e vetė tė cilėn do t’jua shpjegoj mė poshtė.


    (Vijon nesėr)
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Intervista eshte botuar tek gazeta "Standard" me autor Fatos Veliun.

    Mgjs pjesa e fundit e intervistes tregon se botimi do te vijoje, ne faqen e saj ne internet gazeta e ka perfunduar publikimin.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    i biri kujt eshte ky Tanushi?

    besoj jo i Ali Mulletit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Tani kuptova se atė ndihmė e kishte dhėnė nė heshtje vetė Ramiz Alia".


    ..

    thote tanushi atje lart.. ne lidhje me mos pushkatimin e te jatit..

    --

    ramizi or tanush.. as ne heshtje as ne paheshtje nuku e ka ven ujet ne zjarr per te shpetuar dike..
    vec bethen e vet ka ditur mire te shpetoje..

    kush u mundua te shpetoje ndonje fatkeq ne heshtje ose pa heshtje.. e hengri dhe vete.. or tanush.. qe nuk ditkerke kurgjė..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •