Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    A e mohon Islami identitetin kombetar

    Cilat jann reagimet te pupulli shqiptar se a mos po hyjmė nė krizė tė identitetit kombėtar ku shkakku kryesore eshte feja Islame,dhe sa ka ndikim feja Islame te populli shqiptar ne identifikimin kombetar,
    pavaresisht se ciles fe i perkitni gjithe secili le ta jape mendimin personal,jo me emocione dhe fjale fyese ju lutem,paqe,shendet dhe gjithe te mirat, Assalamu Alejkum,

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar mė parė nga Marmara Lexo Postimin
    Cilat jann reagimet te pupulli shqiptar se a mos po hyjmė nė krizė tė identitetit kombėtar ku shkakku kryesore eshte feja Islame,dhe sa ka ndikim feja Islame te populli shqiptar ne identifikimin kombetar,
    pavaresisht se ciles fe i perkitni gjithe secili le ta jape mendimin personal,jo me emocione dhe fjale fyese ju lutem,paqe,shendet dhe gjithe te mirat, Assalamu Alejkum,
    Aaaaaaaaaaa naj keni thii e ba bardh me keta far muslim..tat po leje ti o gabel i gabelistanit ma me keto prralla te magjupeve.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Islami dhe identiteti ne Kur'an

    Mbėshtetur nė shumė argumente Kur’anore , mund tė themi se burimet themelore tė islamit si dhe vet feja islame kanė qėndrim pozitiv dhe tė pranueshėm ndaj kombit.Nocioni “komb” nga arabishtja “kavm” pėrmendet nė shumė vende nė Kur’an, e qė nėnkupton se islami e njeh fenomenin komb pasi qė vet dėshira e Krijuesit tė gjithėsisė ishte qė njerėzit tė jenė tė ndarė nė popuj, nė raca e nė fise tė ndryshme . Kėshtu nė Kur’an thuhet: “Dhe nė mesin e argumenteve tė Tij, qė dėshmojnė pėr ekzistencėn e All-llahut, janė edhe krijimi i qiejve dhe i tokės si dhe llojllojshmėria e gjuhėve dhe e ngjyrave tuaja. Nė kėto pa dyshim se ka fakte pėr dietarėt”.(Kur’an, 30: 22).

    Nė Kur’an nocionin “kavm” (komb) e gjejm edhe nė ajetin : “Ne asnjė nga tė dėrguarit nuk i dėrguam ndryshe vetėm nė gjuhėn e popullit tė vet , ashtu qė ai t’u shpjegoj atyre (nė atė gjuhė)”.(Kur’an, 14:4).

    Vet fakti se nė kėto ajete Kur’anore pėrmenden nocionet ”komb”, “popull”, “racė”, gjuhė”, jep me kuptu tė drejtėn e njerėzve pėr manifestimin e ndjenjės kombėtare dhe pėr pėrdorimin e gjuhės amtare nė rrafshe tė ndryshme tė jetės qė ėshtė njė prej komponentėve kryesor tė kombit.

    Shprehjen e nacionalizmit apo dashurinė ndaj kombit tė vet e vėrejmė edhe te profeti Muhamed(a.s),te shokėt e tij dhe te halifėt musliman. Ja si e pėrshkruan Hafiz Ali Korqa , profetin Muhamed (a.s) nė vjershėn e tij “Muslimanizma dhe nasjonalizma”, tė ushqyerit me dashuri pėr kombin e vet: “ I math pejngamberi nur (dritė) i gjithėsisė unė jam areb (arab) thoshte faqe njerzisė”. “Nder tė math e njihte kombėsinė e vet.Qė kėtė e thotė edhe Kur’ani vet”. “Nasjonalist them pejngamberėt ishin se librat nė gjuhėt e veta i kishin”. Ndėrsa pėr ndjenjat nacionaliste tė halifit Ebu Beker ai shkruante: “Edhe Ebu Beqri kombin e lėvdonte, fenė-mėmėdhenė dė dyja i donte”.

    Rreth ndjenjės kombėtare kur e kan pyetur Profetin (a.s) se a ėshtė fanatizėm kur njeriu e don kombin e vet ? Ai ėshtė pėrgjigjur: “Jo”, por “Ėshtė fanatizėm nėse dikush ndihmon popullin e vet kur ai ėshtė nė rrugė jo tė drejtė”.

    Me gjithė njohjen e devirzitetit tė kombeve, tė kulturave, tė gjuhėve, tė traditės e historisė tė popujve nga ana e islamit, megjithatė ka disa kundėrthėnie ndėrmjet tij dhe shkollės sė nacionalizmit pėr nga koncepti.

    Gjersa nacionalizmi ēmon vetėm traditat historike, kulturėn, qytetrimin, gjuhėn , racėn dhe personalitetet historike tė popullit tė vet, vizioni i islamit nuk mbėshtetet vetėm nė kufij e raca, fise dhe popuj, por synimi i tij ėshtė besimi i pastėr nė Zotin, dėvotshmėria, paqja, siguria dhe mirėqenja univerzale e njerėzve. Ketė objektiv sot e synonė edhe bota demokratike pėrmes integrimeve ndėrkombetare dhe pėrmes globalizimit.

    Dallimet nė raca, fise, kombe dhe tradita, sipas islamit janė vlera shoqėrore dhe qė kanė pėr qėllim lehtėsimin e mardhėnjeve reciproke dhe njohjen ndėrmjet njerėzve. Nė Kur’an shkruan: “O ju njerėz vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė burri dhe njė gruaje, ju

    bėmė popuj dhe fise qė tė njiheni ndėrmjet veti, e s’ka dyshim se tek All-llahu mė i ndershėm ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur nga tė kėqiat…”.(Kur’an, 49:13).

    Nė qoftėse islami synon bashkimin e njerėzve nė baza shpirtėrore dhe tė bėsimit, kjo nuk do tė thotė se ai menjanon anėn nacionale tė shoqėrive. Kėtė mendim e mbėshtesim nė faktin se njė numėr i madhė i dijetarėve islam janė tė bindur se tė dy ideologjit edhe feja edhe kombi mundė tė jenė nė pajtueshmėri njėra me tjetrėn dhe mundė tė luajnė rol pazitiv nė integrimin e shoqrive dhe popujve. Duke u mbėshėtetur nė kėto principe raportet ndėrmjet fesė dhe kombit te shqiptarėt janė zhvilluar normalisht duke qenė si njė binom i pa ndarė nė mes veti e qė kanė luajtur rol tė rendėsishėm tek shoqėria jonė. Ėshtė e pa analizuar mirė dhe e pa logjikshme pyetja qė shtrohet shpeshėherė nga disa individ si :”Cila ėshtė mė e rėndėsishme, feja apo kombi ?” Kėtė pyetje pothuajse dinė ta shtrojnė vetėm disa pseudopatriot dhe pseudointelektual shqiptarė. Kur shtrohet kjo pyetje sikur insistohet menjanimi ose eliminimi i njėrit apo tjetėrit identitet, e veēanėrishtė i atij fetar. Mendojmė se ēdo individ qė mundohet me u ngritė nė aspektin kombėtar duke mohuar apo injoruar fenė, nuk ėshtė patriot i vėrtetė me plotė kuptimin e fjalės. Prandaj vlerėsimet e disa pseudopedagogėve, pseudohistorianėve dhe pseudointelektualėve qė i ndajnė nė “bardh e zi” raportet ndėrmjet fesė dhe kombit janė sė pari tendencioze por, edhe tė padrejta dhe tė paargumentuara shkencėrisht. Tė perkujtojmė se dikur komunizmi nė Shqipėri kishte zhvilluar njė propagandė tė rrejshme, kinse feja nuk njeh kombin, se ajo pengon arsimimi, se feja ėshtė njė opijum pėr popujt, se ajo e pengon unitetinė dhe zhvillimin e shoqėrisė etj.. Nepėrmjet luftės kundėr fesė komunizmi shpeshėherė ka nxitur konflikte dhe urrejtje ndėrfetare, me pasoja pėr popullin shqipėta, ashtu siq po veprojn sot nė Kosovė disa letėrnxirės nėpėr gazetat tona, disa mbeturina me element tė ideologjisė ateisto-komuniste.

    Nėse feja bie ndesh me kombin dhe me shkencėn, dhe pengon zhvillimin dhe arsimimin e shoqėrisė, dhe nėse Shqiptarėt asnjėherė nuk paskan qenė tė lidhur pėr feje, veēmas pėr islamin siq deklarojnė disa individ me mentalitet tė sė kaluarės, dhe nėse feja ishte ndaluar edhe me kushtetutė pėrplot gjysmė shekulli nė Shqipėri, atėher kush janė shkaktarėt tė cilėt e lanė Shqipėrin vendin mė tė pa zhvilluar, mė tė prapambetur dhe mė tė izoluar nė Evropė dhe mė gjerė? A thua mos vallė feja pa pas fare tė drejtė ushtrimi pėrplot 50 vite nė Shqipėri?!.

    Gjatė zhvillimit historik tė kombit shqiptar, krahas rolit qė kanė luajtur personalitetet e shquara historike, kulturore e politike, njė vend tė merituar nė lėvizjen tonė kombėtare tė shek.XX e deri nė ditėt e sotme, zėnė edhe shumė personalitete dhe figura tė shquara fetare patriotke e hoxhallarė, tė cilėt dhanė njė kontribut tė ēmuar si nė fushėn e kulturės islame ashtu edhe nė kulturėn e gjuhės e arsimimit shqip si dhe morėn pjesė aktive nė lėvizjen kombėtare pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

    Prandaj fetė tek shqiptarėt asnjėherė nuk kanė qenė faktor qė kanė penguar zhvillimin e proceseve nė shoqėri. Pėrkundrazi ato kanė ndihmuar nė zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombėtar, kulturor dhe nė integrimin gjeopolitikė tė shqiptarėve. Islami si programė dhe sistem i tė jetuarit nė kuptimin e gjėrė tė fjalės kurrė nuk ka qenė pėrjashtues, as ndaj elementėve tė kombit, as ndaj feve tjera. Pikėrishtė mbi kėto parime edhe ėshtė bėrė mė i lehtė kalimi masiv i shqiptarėve nė islam gjatė kohės sė perandorisė Osmane. I nisur fillimishtė si rezistencė ndaj dhunes asimiluese sllave dhe interesit pėr integrim, kalimi nė islam me koh mori rolin e ruajtjes sė identitetit shqiptarė nga aspiratat antishqiptare tė popujve pėrreth. Tė vėrteta tė qėndrueshme janė fjalėt e Faik Bej Konicės, i

    cili thotė :”Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptarė do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptarė…”.

    Njė fakt tjetėr historik i pa kontestueshėm ėshtė se serbėt, gjatė viteve 1340-1347, kishin pushtuar tė gjtha trojet shqiptaro-ilire. Sllavėt barbar, shqiptarėve qė nuk pranonin fenė ortodokse u bėnin dhunė dhe tortura tė llojllojshme. Nga ky shkak mė vonė osmanlinjėt nė Rumeli u pritėn dhe u konsideruan nė shumė raste si ēlirues.

    Ata tė cilėt minimizojnė dhe fyejn trashegiminė historike, kulturore, fetare dhe politike osmane ndėr shqiptarėt janė tė ndikuar nga propaganda e mveshur me petkun krishter islamofob e cila e paraqet shqiptarinė muslimane si “prapambetje turke”, ose si musliman formal tė ēveshur nga ndjenja fetare duke e shndrruarė atė gati nė laik ose me nuancė tė varfėra islame. Katoliko centristėt e tillė me emra musliman, krishterimin e paraqesin si feja e tė tė parėve tė tyre duke pėrdorur sllogane se ēdo shqiptarė nė brendinė e tij ka botkuptim tė krishter. Duke pėrdorur tė krishterėt si heronjė kombėtar vihet theksi mbi themelimin e njė ideologjie pėr brezat e ardhshėm qė konsiston nė paralelizmin e kombit dhe heronjėve tė tij me krishterim dhe krishter.

    Kėta tė gjithė harrojnė poetin e madh shqiptar, priftin katolik franēeskan Gjergj Fishtėn, i cili duke e parė rrezikun nga vendet fqinje: Italia, Greqia, Bullgaria , nė veēanti nga Serbia dhe Mali i Zi, nė kryeveprėn e tij “Lahuta e Malcisė” u drejtohet shqiptarėve me kėto fjalė:



    “Por, pse na tė vegjėl jemi

    Pse fis e vėlla nuk kemi

    Na sot shkjaut s’mund t’i bajmė ballė

    Qi po do t’na pėrpijė gjallė,

    Prandaj, thon se e lyp e mara

    Qi dhe sod na si perpara,

    Tė rrim njit me mbret t’Stambollit

    Pėr me i bamėn ballė Nikollit…”



    Poeti i madh i kombit, prifti Gjergj Fishta, vetė e shikonte mbretin, sulltanin, Turqinė, nė atė periudhė tė vėshtirė pėr shqiptarėt dhe trojet e tyre si shpėtimtarė dhe si njė faktor tė bashkimit kombėtar, pėrballė fqinjėve serbo-malazez…

    Sindromin antiturk e hasim edhe nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn “infopres” tė datės 16 shtator 2011, nė rubrikėn “opinione” ku nė ekstrem fyhet femra muslimane shqiptare pėr shkak tė tė mbulesės “Futės sė zezė” siē e quan autori i kėtij shkrimi, e qė konsiderohet barrė e rėndė pėr femrėn shqiptare e ardhur nga robėruesit osman. Me kėtė propagandė sikur dėshirohet tė arrihet deri te shlyerja e kujtesės sė shqiptarėve pėr vuajtjet qė u janė shkaktuar atyre nga pushtimet tjera e veēmas nga gjenocidi grek nė Ēamėri dhe nga gjenocidi shumė i freskėt serb nė Kosovė pėrfshirė kėtu edhe veprimet e dhunshme amorale tė kriminelėve serb. Konstatimi i autorit tė shkrimit nė fjalė se “kleri musliman her pas here e ka humbur identitetin e tij kombėtar” nuk ėshtė i vėrtetė dhe pėr kėtė nuk ofron asnjė fakt historik. Prandaj mė duhet tė them se historinė e kombit shqiptar nuk mund ta shkruajnė njerėzit e prishur dhe tė humbur tė cilėt vuajnė nga njė veturrejtje e quditėshme, e cila s`mund tė quhet ndryshe pėrpos patologjike. Historinė e kombit shqiptar dhe rolin e ulemasė shqiptare nė zhvillimin e kėsaj historie e shkruan lufta dhe gjaku i tyre i derdhur gjithnjė nė mbrojtje tė lirisė dhe pavarsisė sė vendit.

    Gjatė historisė sė zhvillimit tė islamit, krahas pėrhapjes sė tij nė trojet shqiptare ka filluar edhe procesi i arsimimit dhe i pėrhapjes sė kulturės dhe civilizimit islam, si komponente pėrbėrėse e tė pandashme tė fesė islame dhe qytetėrimit islam. Mbėshtetur nė vlerat civilizuese, arsimore dhe edukative qė proklamonte feja islame, nė shumė pjesė dhe qendra tė trojeve shqiptare, nisėn tė themelohen institucione fetare arsimore si: xhami, medrese, mejtepe, biblioteka etj., tė cilat u vunė nė shėrbim tė popullit shqiptar dhe nė shėrbim tė kombit e atdheut.

    Tė dhėnat burimore dhe kujtimet e historisė sė popullit tė shumėvuajtur shqiptar, vėrtetojnė se krerėt e komunitetit musliman shqiptar ishin frymėzues dhe drejtues, komandant shtabesh e njėsish tė vullnetarėve pėr mbrojten e Shqipėrisė Etnike nga sulmet qetnike e synimet komuniste pėr ripushtimin jugosllav tė Kosovės e tė viseve tjera shqiptare nė vitet 1941-1945.

    Realisht, hoxhallarėt qė pėrbėnin pjesėn absolte tė intelegjencės shqiptare nė viset e ēliruara nga Jugosllavia me shumė zellė dhanė prej vetės atė qė mundėn nė atė kohė, duke e luajtur rolin e unitetit midis tri besimeve fetare shqiptare, mbi njė pikė tė vetme lirinė dhe unitetin e atdheut Shqipėr: “Kemi tri fe, por kemi vetėm njė atdhe tė pėrbashkėt, njė gjuhė, njė diell e njė Zot. Detyrė mbi detyra kemi mbrojtjen e atdheut, tė kufirit tė Shqipėrisė, kėtu pėrballė armikut shekullor”, ishte amanet i Mulla Idriz Velekincės, komandant i shtabit tė Mbrojtjes Kombėtare tė nėnprefekturės sė Gjilanit, e myfti i vendit, qė ua shqiptoi oficerėve tė rexhimentit IV tė Mbretėrisė Shqiptare nė Prishtinė.

    Pėr ta vėrtetuar faktin se dijetarėt islamist shqiptar ishin mėsues tė denjė tė kauzės kombėtare, kujtojmė edhe disa vlerėsime politike tė artikuluara nė programin e mbrojtjes kombėtare tė Shqipėrisė Etnike nga vaizi (ligjėrata) e mulla Vejsel Gutės, tė mbajtur nė xhaminė “Bajrakli” tė Prizrenit, mė 17 prill 1943, nė dy vjetorin e ēlirimit nga pushtuesit jugosllav, citojmė: “Pas pesė shekujsh robnie tė vėshtirė, Kosova nga traktati i turpshėm i Versajit hangri grushtin ma tė rėndė, u nėnshtrua nėn zotimin mizuer tė njė pakice t`egėr. Mbeti pothuaj 30 vjet rresht nėn shkelmin serb e shkėputėn prej nanės Shqipėri…Por, durimin nuk e humbi, shpresėn e kishte tė gjallė se dikur pėr hirė tė sė drejtės hyjnore do tė binte edhe pėr Kosovėn buria e lirisė”. Kjo buri e lirisė tė cilėn sikur e kishte parandjerė mulla Vejseli para 65 viteve, pėr Kosovėn bie mė 17 shkurt 2008.

    Nė anėn tjetėr, pėrsonalitetet fetare islame shqiptare patriotike, me kohė e kishin denoncuar tradhėtinė kombėtare, qė mund tė vinte veēanėrisht nga partia komuniste. Mulla Mustafė Bara, pas formimit tė aradhės partizane tė Shalės, pasi fali namazin e xhumasė, kishte kėrkuar nga xhemati tė betoheshin mbi kur`an se do tė luftojnė deri nė fund kundėr partizanėve nė tokat shqiptare etnike, ndėrsa partizanėve nga rradhėt e shqiptarėve u tha: “Tė ktheheni nė shtėpi, ose tė dilni nė Sėrbi, pėrndryshe nė ēdo moment u pret plumbi i Mbrojtjes Kombėtare tė Shqipėrisė”.

    Lista e hoxhallarėve tė viseve shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze qė la gjurmė tė pa shlyeshme nė historinė e mbrojtjes kombėtare tė “Shqipėrisė Etnike” ėshtė shumė e gjatė dhe kalon numrin mbi 300 hoxhallarė.

    Nė rrethanat e pas Luftės sė Dytė Botėrore, tani nė Jugosllvinė e Re, nėn regjimin komunist, shqiptarėt do tė pėrjetonin drama tragjike edhe pėr gjysmė shekulli. Vetėm gjatė viteve 1945-1950 nėn urdhėrta e pushtetit sllavokomunist tė Beogradit u rrahėn dhe u masakruan rreth 50.000 vetė vetėm pse ishin shqiptar. Nė kėto rrethana tė rėnduara pėr shqiptarėt, ulemaja shqiptare atdhetar tė shquar si: mulla Hysen Statovci, Mulla Mehmet

    Dobrosini, mulla Kadri Llashtica, mulla Sadri Prestreshi, muderriz Tahir efendi Thaēi, mulla Adem Ibrahim Maloku, muderriz Hasan efendi Nahi, mulla Riza Osmani, hafiz Jakup Muqeziu, mulla Iljaz Broja, mulla Ibrahim Polaci, mulla Nurė Gjinoci, mulla Ahmet Ēunaku dhe shumė tė tjerė, u vunė pėrsėri nė shėrbim tė popullit shqiptar, duke u bėrė pjesėmarrės tė rezistencės popullore kundėr dhunės ushtarake dhe policore serbo-sllave. Madje shumė prej kėtyre hoxhallarėve ishin veprimtar tė dalluar nė organizatat politike Nacional-Demokratike shqiptar, si dhe tė dėnuar e tė pėrsekutuar nga regjimi pansllavist.

    Roli i ulemasė shqiptare sipas tė dhėnave ekzistuese ishte shumė i rėndėsishėm ndoshta edhe vendimtar nė pengimin e shpėrnguljes sė shqiptarve nga Kosova pėr nė Turqi, pas “marrėveshjes gjentellmene” nė Split nė vitin 1953, e cila kishte pėr qėllim shfarosjen e shqiptarėve dhe shpėrnguljen e tyre nga jugosllavia pėr nė Turqi. Pėr kėtė arsye nė planet sekrete serbe, ekzistonin lista tė gjata me emra tė hoxhallarėve, qė duhej likuiduara pa asnjė hamendje, nese nuk do tė shpėrnguleshin nga Kosova.

    Mbėshtetur nė tė gjitha burimet relevante faktografike tė historisė sė kombit shqiptar, institucionet fetare islame dhe prijėsit fetare shqiptar tė kėtyre institucioneve gjithherė kanė qenė nė vijė kombtare-nė shėrbim tė popullit dhe tė tolerancės ndėrfetare. Kėtė rrugė institucionet e Bashkėsisė Islame dhe liderėt e tyre fetar kanė vazhduar ta ndjekin edhe gjatė periudhės sė fundit tė historisė mė tė Re tė popullit shqiptar. Tė pėrkujtojmė me kėtė rast se nga vitet e `90 e gjerė me pėrfundimin e luftės sė fundit nė Kosovė, qindra hoxhallarė kanė qenė tė kyqur nė lėvizje e nė parti politike tė cilat nė programet e tyre kishin pėr objektiv lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Institucionet e Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės-kėshillat e tyre, xhamitė e veēmas Medrseja “Alaudin” ishin shndėrruar nė qendra tė organizimit kombėtar dhė kėtė e dinė tė gjithė me pėrjashtim tė ndonjė shpirtligu i cili nuk don ta pranoj realitetin.

    Edhe gjatė zhvillimit tė luftės sė fundit nė Kosovė shumė nga teologėt islamist qė po i quan dikush kanė qenė tė rreshtuar nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e dhjetra tė tjerė kanė rėnė dėshmorė nė altarin e lirisė. Karakteristikė edhe e luftės sė fundit ėshtė se njė pjesė e madhe e dėshmorėve tanė rrjedhin nga familje tė mesme e tė varfėra me traditė dhe orientim fetar. Madje, edhe nė kėtė luftė nuk ėshtė shėnuar asnjė hoxhė tė ketė qenė nė anėn e pushtuesit. Mu pėrshkak tė pozicionimit kombėtar tė hoxhallarėve sulmi i politikės neofashiste serbe mbi objektet fetare islame nėpėr Kosovė, ishte shumė i egėr e qė rezultoi me djegien dhe rrėnimin e mbi 200 xhamive, ashtu sikur se mė 1919, kur 80% tė xhamive, Serbia i shndėrroi nė shtalla kuajsh.

    Tė harrosh kėtė kapitull aq tė freskėt tė historisė sė Kosovės dhe tė akuzosh BIK-un dhe kreun e saj pėr ekstremizėm islamik dhe heqje dore nga shqiptarizma pėr shkak tė kėrkesave ligjitime tė besimtarėve islam, ėshtė mė tepėr se absurd dhe injorancė. Tė pėrkujtojmė faktin se kreu i Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės mr. Naim efendi Tėrnava i cili rrjedh nga njė familje e njohur nacionaliste nė kohėn kur nė medresenė “Alaudin” mbaheshin qindra tubime me karakter kombėtar politik, atdhetar, kulturor e arsimor, ai ishte drejtues i kėtij instituioni fetar i cili edhe pas fillimit tė luftės nė Drenicė mbėshteti dhe ndihmoi nė ēdo aspekt UĒK-ėn e cila tani mė po zhvillonte luftėn dhėmbė mė dhėmbė me forcat kriminale serbosllave.

    Tė akuzosh Bashkėsinė Islame tė Republikės sė Kosovės dhe kreun e saj pėr ekstremizėm duke i keqinterpretuar dhe duke i devijuar pėrmes shpifjeve e gėnjeshtrave deklaratat e tij publike, ėshtė e pandėrgjegjshme dhe jomorale. Ėshtė e vėrtetė se myftiu Tėrnava nė ceremoninė e hapjes sė katedrales ka kėrkuar publikisht ndėrtimin e xhamisė

    pėrballė saj por, ai kėtė e ka bėrė me qėllim tė promovimit tė toleranės ndėrfetare nė vendin tonė, e jo siq e interpretojnė disa demagog e hipokrit tė cilėt duke e fshehur brendin e tyre ateiste mundohen tė fusin pėrqarje ndėrfetare mes popullit shqiptar nė Kosovė.

    Nė fund u bėjmė me dije tė gjithė atyre qė pa argumente e akuzojnė dhe e identifikojnė BIK-un me individ a grupe ekstreme islamike, dhe atyre qė e akuzojnė pėr lojalitet ndaj interesave tė besimtarėve se, Bashkėsia Islame e Kosovės dhe kreu i saj nuk pėrkrah veprimet e asnjė grupi i cili dėmton imazhin dhe interesat e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Ne mendojmė se zhvillimi dhe konsolidimi i shtetit tė pavarur tė Republikės sė Kosovės ėshtė jetik pėr tė gjithė ne. Por, paralelisht me kėtė Bashkėsia Islame e Kosovės nuk do tė pranoj tė jetė servil i askujt pra, as i politikės ditore nė dėm tė interesave tė besimtarėve islam qė jetojnė nė Kosovė. Ne besojmė se tė bashkuar nė njė rrugė mund tė ecin edhe shteti edhe feja drejt integrimeve evropiane aty ku e ka synimin edhe shteti sovran i Kosovės.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •