Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 119
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Lëvizja "Bashkohu" - krijesë e Beogradit

    SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

    Qysh kur Presidenti Rugova ideoi ndërtimin e Katedrales katolike në Prishtinë, një nismë shumë e qëlluar, e pritur fort mirë edhe nga Evropa kristiane dhe Amerika e madhe, Beogradi i ndjeh keq, se po demantohej në propagandën shpifëse, se kinse "Kosova myslimane paraqet rrezik për botën kristiane". Si gjithëherë, Beogradi ka projektet rezervë për veprime kundër Kosovës. Dhe, shpërfaqi bujshëm njërin sish, sajesën fatkeqe, Lëvizjen "Bashkohu".
    Kjo Lëvizje kishte kohë që vepronte, por, për të fshehur burimin rrjedhës nga vinte, u fsheh pas veprimeve, gjoja spontane, të besimtarëve myslimanë. Kuadri i saj ishte i gatshëm, madje i bollshëm. Por, ky kuadër, i shkolluar në vendet mike të Serbisë, me paraqitjet ekstreme, me mjekërra, veshje, sjellje në familje dhe shoqëri si dhe me ushtrimet e lutjeve fetare tipike arabe - talebane, nuk u pëlqye në popull, bilëz ngjalli neveri e përbuzje masive. Kjo racë shkretëtire ekzekutoi, me armë të pazëshme, sekretarin e Komitetit Islamik të Shqipërisë, Sali Tivarin, vite më parë, në zyrën e tij në Durrës, sepse ai ishte hoxhë bashëkohor dhe nuk përfilli dogmat e racës fanatike mjekërroshe, të ardhur rishtas nga shkollat e shkollëzat obskure arabe. Dhe, me të drejt u shpreh shqetësimi se këta do të jenë shkitë e ardhshëm të Kosovës, të Shqipërisë.
    Vehabistët e ideologjisë talebane, që më se paku kanë të bëjnë me fenë dhe besimin fetar, të ndjerë të diskredituar keqas, të kinsultuar me qendrat antishqiptare, u tubuan rreth Lëvizjes "Bashkohu". Nën çatinë e kësaj Lëvizjeje, ku do të strehohen edhe njerëz të thjeshtë, besimtarë të devotshëm, por të mashtruar dhe të manipuluar nga horrat mjekërroshë, do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre destruktive dhe antishqiptare, gjithnjë në konsultim dhe bashkëveprim me qendrat armike të Kosovës. Telebanët "paqësorë" të sotëm, do të jenë vrastarë të nesërm.
    Shqiptarët e kudondodhur janë të vetëdijshëm se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe e hirshmja humaniste Nëna Tereze, janë dhuratë Perëndie, janë privilegjë për shqiptarët, të cilët janë gjak i gjakut të tyre dhe identifikohen me këto dy figura të papërsëritshme, jo vetëm në hapësirat shqiptare, por edhe në historinë botërore. Udhëtimi i Skënderbeut nga Kruja për në Prishtinë, madje pa i zbritur fare kalit, shqetësoi jo pak Beogradin dhe argatët e tyre të ideologjisë talebane në Kosovë.

    Gjaku tërheq gjakun. Dhe, Nënë Tereza u nis nga Kalkuta e largët, për t`u ngulitur pranë të vëllait, Gjergjit, në kryeqendrën e Kosovës. Ishte ky një tjetër siklet i Beogradit, Moskës dhe i veglave të tyre shqipfolëse, por mendjemykur e shpirtshitur ke djalli dhe i biri. Kundërshtia e tyre për vendosjen e dy shtatoreve, të Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, fillimisht, në surdinë, më vonë hapur dhe zëshëm, ishte e çuditshme, amorale dhe armiqësore karshi këtyre figurave markante dhe krenare për shqiptarët dhe opinioni e dënoi rrept dhe fort argumentueshëm.
    Përurimi i Katedralës "Nëna Tereze" në Prishtinë, ishte një ngjarje e shënuar jo vetëm për besimtarët e krishterë katolikë shqiptarë, por edhe për të gjithë shqiptarët zemërbardhë. Pavarësisht se sa është numri i katolokëve rezidentë në kryeqytet, aty janë misionet diplomatike dhe organizatat tjera ndërkombëtare civile, të përfaqësuara, kryesisht, nga besimtarë katolikë. Tashmë edhe ata do të kenë një adresë për lutjet e tyre fetare, që zakonisht i bëjnë të dielave dhe në ditët e festave. Edhe Hasanët, Hysenët, bile edhe Isët e Muhametët kanë filluar frekuentimin e Katedralës të re, madje, jo thjesht si vizitorë, turistë, por edhe në dëgjimin meshtar. Të ndejurit në ulëset komode dhe dëgjimi i predikimeve në gjuhën e nënës, sikur po i joshë më fort kisha se sa xhamia. Dhe, pa fije urrejtje fetare, njerëzit mirë të ekukuar, faltorët i konsiderojnë si shtëpi të Zotit dhe të "robit", njeriut, pasi "robi", figurativisht, llogaritet bir i Zotit.

    Presidenti Rugova shembull i harmonisë ndërfetare

    Në kohërat moderne, në historinë më të re botërore, nuk ka asnjë shembull tjetër i krahasueshëm me Presidentin Rugova, për forcën e ndikimit dhe të reformave pozitive të bëra në jetën dhe sjelljen e popullit të Tij. Mësuesit e dr. Rugovës ishin Rilindasit tanë, me kryemësuesin Pjetër Bogdanin, tek i cili princi Rugovë do të gjente frymëzimin e madh, filozofinë e virgjër shqiptare.
    Mësuesit dhe miqtë e dr. Rugovës, profesor Anton Çeta dhe akademik Mark Krasniqi do të ishin mentorë dhe guidë e sigurtë për nisma fisnike, siç ishin pajtimet shqiptare në vitet `90-a, të cilat, domosdo, unifikuan një popull të tërë, madje në mungesë të policisë, ushtrisë dhe të çfarëdo pushteti tjetër ekzekutiv. Me të drejtë kjo është quajtur mrekulli shqiptare, të cilën, vetëm lehaqenët komunistë, pushtetarët e sotëm xhahilë, artificialisht, e mohojnë këtë madhështi hyjnore të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
    Është rast unik në botë që fjala urtake e një njeriu, qoftë Ai edhe vetëm me pushtet moral, të bëhet ligj, duke hequr barrën e dokeve, zakoneve negative dhe promovimin e kodeve dhe të normave bashkëkohore, të thjeshta dhe praktike për popullin, qoftë në robëri, qoftë në liri. Shumë zakone, të cilat i ishin veshur fesë, por që në fakt nuk kishin të bënin fare me atë, me këshillën e Tij të urtë, dr. Rugova i amortizoi, përfshi këtu edhe diferencat ndërfetare shqiptare. Rrugëndjekësit e Tij, si kryemyftiu Ramiz Boja, prifti dom Lush Gjergji me shokë, në predikimet e tyre publike e fetare, do t`u thonn dhe do t`i ftonin besimtarët shqiptarë, pavarësisht konfesionit, se "në faltorën e parë që të hasni, qoftë ajo kishë apo xhami, hyni në të dhe lutjuni Zotit për liri, paqe, dashuri ndërnjerëzore dhe begati ekonomike".

    Presidenti Rugova kishte një maturi supreme. Ai nuk ishte revolucionar, sepse siç thotë mjeshtri i analizës profesionale, Nexhmedin Spahiu, nuk ka revolucion demokratik, ngaqë revolucioni është gjithëherë i dhunshëm, ndërsa demokracia përjashton dhunën. Por, studimet e origjinës dhe të historisë të lashtë shqiptare, të bëra nga dr. Rugova, dëshmonin bindshëm për krishtërimin bazal shqiptar. Dhe, këtë të vërtetë Ai nuk e fshehu, përkundër, ua tha hapur dhe të faktuar shqiptarëve. Pa hamendje, shpalosja e të vërtetës edhe në aspektin e besimit fetar shqiptar ndër shekuj, ka ushtruar një ndikim të drejtpërdrejt tek shqiptarët në përgjithësi, ndërsa tek shqiptart e Kosovës në veçanti. Pikërisht, në këtë ndërkohë janë shënuar lëvizje e rikthime në besimin e të parëve, qoftë individuale, familjare dhe grupore. Është kjo arsyeja e urrejtjes ndaj Presidentit Rugova të hoxhëve ekstrem talebanë, si në Kosovë, ashtu edhe në trevat tjera shqiptare. E ritheksojmë, vetëm ata të sektit kriminal talebanë.
    Ka ndodhur një fenomen jo i zakontë i aleancave të pajtimit të të kundërtave: të fanatikëve myslimanë talebanë me komunistët shqiptarë, madje të kudondodhur. Dihet, komunizmi është armik i fesë, sepse komunistët janë ateistë. Shembulli konkret, Enver Hoxha me shokë. Por, është armiqësia e komunistëve dhe e islamistëve ekstrem ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, që i ka bashkuar këto dy ideologji fatale për njerëzimin. Dhe, kjo shpërfaqet turpshëm në faqet e internetit, të cilat i zotërojnë këto ideologji obskure. Dhe, ky bashkim është bërë me pragmatizmin: "Armiku i armikut tim, është miku im".

    Vijon

    http://www.botasot.info/def.php?category=20&id=138720
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Cfare ironie, vet ndertojne kisha ne mes te Kosoves, kur muslimanet e kerkojn te njejten, jane krijes e Beogradit. Jo mor vlla, ne Beograd kisha ka, e jo xhamia.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Cfare ironie, vet ndertojne kisha ne mes te Kosoves, kur muslimanet e kerkojn te njejten, jane krijes e Beogradit. Jo mor vlla, ne Beograd kisha ka, e jo xhamia.
    Jo edhe xhamia ka po mos shpif,se eshte turp ta mbrojsh diqka qe eshte kunder teje.
    Kjo qe thuhet lart eshte shum e vertet,qe gjithmon dhe sot kto krijesa i ka kriju sllavogabeloarabistanomagjupt,edhe ata qe e mbrojn jan pjes e ketyre gjupav
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #4
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    Jo edhe xhamia ka po mos shpif,se eshte turp ta mbrojsh diqka qe eshte kunder teje.
    Kjo qe thuhet lart eshte shum e vertet,qe gjithmon dhe sot kto krijesa i ka kriju sllavogabeloarabistanomagjupt,edhe ata qe e mbrojn jan pjes e ketyre gjupav
    ....o doktor sela,

    ....forca e tjetrit rrezullton nga dobesia e jote....kjo mesele e dualizmit vlen cdokohe dhe eshte ligj natyrore....pra, dihet qarte se ku eshte defekti.....prandaj, mos e perlini gojen me etiketime te pahijshme, se shqiptari nuk shane piset !!!, ai cdohere ka vepruar....pra, duhet te veproje bashkesia islame e kosoves, kurse asaj duhet ti jepet edhe reputacioni i duhur....pra, pikerisht, XHAMIA e madhe e prishtines perballe kathedrales.....dhe do te shihet se a jane pjelle e beogradit, a jane pjelle e hamendjeve gazetareske.....denuncimi behet i forte kur prihet me vepra, jo vetem me fjale boshe.....levizja bashkohu do te "leviz", nuk ka lidhje, se a eshte pjelle e beogradit, a russit, a e haxhi qahilit.....a gazetaret nuk do ta ndryshojn kete pune, perderisa nuk ndryshohet dukshem dicka ne drejtim te kerkesave qe i ben ajo.....ato i ben ne emer te popullit, dhe eshte populli qe i bashkangjitet asaj.......po qe se protestave ju kundervihen protesta tjera te popullit, atahere flasim ndryshe, por, perderisa atyre protestave ju kundervihen vetem denuncime gazetarieske, dukshem jane te ndara hesapet....ne njeren ane vullneti fizik, ne tjetrin hamendja ne leter.....kuptohet, ku eshte VLERA.....e, nese mendojm se beogradi qendron pas ketyre "Leviizjeve", atehere duhet pa dyshim te perfundojm, se VLERAT e beogradit jane me te larta se VLERAT e prishtines...a mund te jete kjo e vertete ???........harmonia fetare eshte GRUSHT drejt ftyres beogradit....perkundrazi, nese kosovareve ju kushtezohet ndertimit i realitetit fetare sipas deshires (jo sipas nevojes !!!), kjo eshte GRUSHT kunder fytyres se prishtines.....deshmo se nuk eshte keshtu, apo je i mendimit se realiteti fetare i kosovareve duhet te shkoje konform me "nevojen" ???, joooo, nuk eshte ashtu, ne muslimanet deshirojm nje xhami te maaaaaaadhe, edhe ate, mu perballe kathedrales, qe keshtu te deshmojm para botes, e sidomos para beogradit, se JA, ne ku jemi, balle per balle me kryq e me gjysemhane, por jo ashtu si JU na shitni, por ashtu si NE jemi.....vellezer gjaku, me ideale te perbashketa, KUNDER TEJE O BIR I SHKINES........e si i tha azizi, ndash me hij ty ne shtat kala, plumbi jem ti ka me t'vra....PLUMB eshte xhamia dhe kathedrala ball per balle...jane mu shkijet shkavell qe perpos kishes se tyre nuk durojn as kisha tjera e ku me xhamia.....perkundrazi, nje kishe katholike dhe nje xhami muslimane jane si hudra kunder vampirit....xhamia tjera ka plot prishtina.....

    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 05-10-2011 më 07:35
    albanish by nature

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ....o doktor sela,

    ....forca e tjetrit rrezullton nga dobesia e jote....kjo mesele e dualizmit vlen cdokohe dhe eshte ligj natyrore...
    Kjo nuk vlene per bashkejetesen sociale te njeriut.
    Vetem nese sjelljet, zgjedhjet apo vendimet racionale te njeriut i interpretojme si dobesi te secilit apo te gjitheve se bashku.
    Njerzit kane ligjet (kontratat) e veta, ne baze te cilave ata veprojne, vendosin dhe bashkjetojne. Nese nuk ju permbahen atyre dhe veprojne apo vendosin ne baze te "ligjit natyrore", atehere ata ne shumcen e rasteve ndeshkohen. Ne raste te caktuar edhe ligji i njeriut nuk pengon padrejtesi dhe veprime apo vendime ne baze te forces, por kjo nuk eshte arsye per tu kthyer ne anarki natyrore.

    ...ato i ben ne emer te popullit, dhe eshte populli qe i bashkangjitet asaj...
    Pas popullit fshihen te gjithe dhe per cfardo.

    Ne realitet popullit te Kosoves nuk i interson shume feja. Jane njerzit e fese ata, te cilet mundohen me cdo mjet ta bindin popullin se duhet te mendoje dhe veproje sikur njerzit e fese. Pra, iniciativa per fetarizim nuk rrjedhe as nga populli as nga vullneti i theksuar i shumices se qytetarve per fetarizim te jetes publike dhe private. Por, rrjedhe pothuajse ekskluzivisht nga njerez te fese, shumica e te cileve fatkeqsisht jane fundametalista dhe te ndikuar nga qarqe nacionaliste dhe fetare nga Arabia dhe Turqia.

    po qe se protestave ju kundervihen protesta tjera te popullit, atahere flasim ndryshe,
    Pothuajse askush ne Kosove nuk eshte i gatshem te protestoj kunder kerkeses per ndertimin e nje xhamie. Pra, nuk ka arsye te organizohen kunderprotesta.

    e, nese mendojm se beogradi qendron pas ketyre "Leviizjeve", atehere duhet pa dyshim te perfundojm, se VLERAT e beogradit jane me te larta se VLERAT e prishtines...a mund te jete kjo e vertete ???
    Jo.
    Fakti qe armikut, per arsye politike, i shkon pershtati te mbeshtete nje ideologji te caktuar fetare me qellim te hapur per ti demtuar aspiratat kombetare dhe shancat e nje kombi per tu zhvilluar dhe etabluar sa me shume ne nje rethe te caktuar gjeografik, demografik, kulturor, politik ... ku perkatesia fetare bashkvendose per mireqenjen e pergjithshme dhe te ardhmen e kombit ne pergjithesi dhe fakti qe nje grup i caktuar i kombit apo njerzve te fese, per te cilet besimi ne Zotin e tyre eshte mbi te gjitha, ka qellime te natyres fetare qe perputhen saktesisht me qellimet politike te armikut, nuk eshte arsye per te konkluduar se "vlerat" e armikut jane me te larta se vlerat e kombit te tyre.
    Pavaresisht faktit se per besimtarin fundamentalist nuk ka fare lidhje si, kush dhe per cfare qellimesh e mbeshtete vendosjen e mbreterise se Zotit (Allahut) te tij ne vendin dhe mesin ku ai ndodhet. Sepse, per te ne fund cdo gje vjen prej Zotit (Allahut). Ne kete kontekst, per besimtarin fundametalist pa asnje dileme armiku behet mik dhe miku armik. Prandaj, mund te thuhet se besimtari fundametalist apo ekstremist nuk mund te jete njekohesisht edhe patriot apo mbrojtes i interesave kombetare.

    perkundrazi, nese kosovareve ju kushtezohet ndertimit i realitetit fetare sipas deshires (jo sipas nevojes !!!), kjo eshte GRUSHT kunder fytyres se prishtines.....
    Ciles nevoje?

    Ne Kosove nuk ka nevoje te theksuar per ti permbysur traditat dhe kulturen e deritanishme me kulture te huaj arabe. Religjioni duhet ne mase sa me te madhe tiu pershtatet kushteve, rrethanave, kultures, tradites dhe mundesive te njerzve, jo anasjelltas. Sepse perndryshe do te duhej patjeter te jetonim si ne kohen e Muhamedit. Ketu nuk ka shume vend per interpretime pragmatike te Kuranit, pavaresisht asaj se cka thone nacionaliste te ndryshem panarabist ne rroba te hoxhes etj., te cilet ne emer te fese ndjekin edhe qellime te qarta politike.
    Pra, populli i Kosoves nuk ka asnje nevoje dhe vullnet per tiu afruar traditave dhe kulturave arabe, turke apo aziatike. Sepse nje gje e tille nuk do te sillte asnje perparesi per shumicen absolute te popullit. Te vetmit qe do te perfitonin do te ishin grupe dhe persona te caktuar, pakica e qytetareve te Kosoves, te cilet ne rrethanat aktuale ndihen te pabarabarte ose edhe te diskriminuar, sepse jeta te cilen ata kane zgjedhur (apo jane te detyruar) ta jetojne ne shumicen e rasteve nuk mund te zhvillohet ne realitetin aktual te shoqerise kosovare pa tradhetuar disa nga parimet e tyre te rendesishme fetare. Prandaj, eshte e kuptueshme se per grupe dhe persona te tille "ka nevoje" per nje realitet te ri fetare, i cili edhe ata do ti barazonte me shume me shumicen e popullit.

    deshmo se nuk eshte keshtu, apo je i mendimit se realiteti fetare i kosovareve duhet te shkoje konform me "nevojen" ???
    Me nevojen e kujt?

    , joooo, nuk eshte ashtu, ne muslimanet deshirojm nje xhami te maaaaaaadhe, edhe ate, mu perballe kathedrales,
    Kjo nuk eshte kerkese e drejte.
    Ndertohet vetem aty ku ka vend dhe ku eshte e lejuar.
    Disa nga fundamentalistet do ta shenderronin edhe Biblioteken e Kosoves ne xhami ku do te lexohej vetem kurani, nese do te perfilleshin deshirat e tyre.

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-10-2011 më 11:05

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    nuh zeza sa shume i ngjan fatos nanos..jo nga paraqitja por nga po.rdhet qe leshon..edhe ti si ai flet me fjale te medha dhe ne fund kurgje nuk thua..burre behu me konkret dhe jo kodra pas bregu..

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ..pra, pikerisht, XHAMIA e madhe e prishtines perballe kathedrales...
    ja pra ku e nxoren koken te ashtuquajturit besimtare o nuh..kjo kerkese eshte ajo qe jua cjerr masken te gjithe mjekercjepeve te kosoves..kjo kerkese krejtesisht e pamatur tregon se nuk eshte problemi se besimtaret muslimane nuk kan xhami..problemi eshte qe jua vret syte katedralja e prishtines..perderisa nuk kan forca me e rrenur kete katedrale kerkojne me ngulm ti vene perballe saj xhamine..per karshillek..per te treguar kunderforce..dhe shiheni palaqot se si e argumentojne kete kerkese..gjoja per ti treguar botes se ne jemi tolerante..o zot..po kush ju beson..ju po sulmoni dy figura madhore kombetare me lloj lloj fjalori e pretendoni se do ju besojne bota per xhamine apo protestat..nuk i hame keto petulla o nuh e kompani mjekercjepesh..

    sa ka lidhje beogradi me keto levizje nuk e dime..por dicka dime mire..dime ate qe po demtohet rende imazhi i kosoves dhe shqiptareve ne syte e europes dhe botes..shqiperia nuk rrezikon shume pasi keto mjekercjepet jan krejtesisht te pafuqishem ne shqiperi..kosova dhe shqiptaret e maqedonise rezikojne shume..veprimet e mjekercjepeve e tille vetem uje ne mullirin serb dergojne..gjate gjith historise tone kombetare serbia ka luftuar ta paraqese kosoven si nje vend islamik..gjate te atuquajtures lufte ne kosove nuk lan medium pa e manipuluar me gjoja luften fetare qe po behej ne kosove..gjate gjithe kohes serbia i ka meshuar faktit se ne kosove mbizoteron fryma islamike dhe se luftetaret e saj jan muxhahidin arabo-magjyp..kur bote nuk pjerdhi per budalliqe te tilla ngrihemi vete ne shqiptaret dhe ja bejme marrina tetilla dhe i themi europes e ka pase drejt mafia serbe qe na ka quajtur te tille..

    gjithsesi na ngushellon fakti se pjesa derrmuese e besimtarebe islame i urrejne te tilla gjera dhe se mjekercjepet jane krejt te paperfillshem ne ndikimin ne jeten tobe...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin

    kjo eshte mjeshtria malsore, me fol shume e mos me thane asgje.....

    pak a shume vleresimi i vjelljes gazetareske....inreressant si mundohen njerezit te arsyetojne
    qendrime te qarte me gjuhen e huaj.....realiteti eshte se bik-u e kerkon xhamine, jo mjekerscjapat......nese nuk i ke mbilexuar fjalet e mia atehere ke verejt nje arsyetim qe nuk i shkon kunder intressit shqiptatere.....kurse, bota e din se ciles fee i perkasin shqiptaret....dhe nuk i nevojiten as vleresimet e serbise, e me se paku ka nevoje per ekspozim te nderit si i orospijes....mos u rugovatis pash zotin..

    tung
    albanish by nature

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    kjo eshte mjeshtria malsore, me fol shume e mos me thane asgje.....

    pak a shume vleresimi i vjelljes gazetareske....inreressant si mundohen njerezit te arsyetojne
    qendrime te qarte me gjuhen e huaj.....realiteti eshte se bik-u e kerkon xhamine, jo mjekerscjapat......nese nuk i ke mbilexuar fjalet e mia atehere ke verejt nje arsyetim qe nuk i shkon kunder intressit shqiptatere.....kurse, bota e din se ciles fee i perkasin shqiptaret....dhe nuk i nevojiten as vleresimet e serbise, e me se paku ka nevoje per ekspozim te nderit si i orospijes....mos u rugovatis pash zotin..

    tung
    pjerdh pjerdh se lirohesh..e di qe xhamine e kerkon bashkesia islame por di edhe kete se mjekercjepet e duan kete xhami pikerisht perballe katedrales..nuk e kam degjuar asnjehere bikun te thote se le qe e duam xhamine por e duam pikerisht perballe katedrales..ama keto mjekercjepet i degjon perdite..i degjon rrugeve te prishtines por i degjon edhe ne kete forum..i degjon edhe ne europe ku shkojne fotot dhe kronikat televizive per hesap te armicve tane...
    gjeja qe ju nxori lakuriq dhe qe vertetoi qellimin e keq qe keni ne koke ishte pikerisht kjo kerkese..por mos harroni se cdo dite e me shume lakuriq po dilni..dhe duke ju pare ne kete prizem populli gjithnje e me shume po ju braktise..ju ka mbete te thirrni ne protesta gabelet e kosoves qe per nje miser te pjekur te lepne edhe prapanicen..

    jepini jepini..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    pjerdh pjerdh se lirohesh..e di qe xhamine e kerkon bashkesia islame por di edhe kete se mjekercjepet e duan kete xhami pikerisht perballe katedrales..nuk e kam degjuar asnjehere bikun te thote se le qe e duam xhamine por e duam pikerisht perballe katedrales..ama keto mjekercjepet i degjon perdite..i degjon rrugeve te prishtines por i degjon edhe ne kete forum..i degjon edhe ne europe ku shkojne fotot dhe kronikat televizive per hesap te armicve tane...
    gjeja qe ju nxori lakuriq dhe qe vertetoi qellimin e keq qe keni ne koke ishte pikerisht kjo kerkese..por mos harroni se cdo dite e me shume lakuriq po dilni..dhe duke ju pare ne kete prizem populli gjithnje e me shume po ju braktise..ju ka mbete te thirrni ne protesta gabelet e kosoves qe per nje miser te pjekur te lepne edhe prapanicen..

    jepini jepini..
    nje metafore makabere:

    meri mjekerscjapat si ndihmesit e drakulles...

    realiteti eshte se kompetencat per nje xhami, per formen dhe per vendin i ka absolutikisht biku....dhe se katedralja e kushtezon kete....per kryexhami eshte vendi i predestinuar....pas ferizajit qyteti i dyt shqiptare me kish e xhami me nje oborr.....

    Faji eshte tek qeverija me kembana....a sa per popullin....me siguri, duke ju thane se xhamine e kerkon beligradi ata me siguri se do ti braktisin protestat, e do te mbeten vetem agentet e beligradit ne rradhet pas Ramucovicut, apo je duke pare ndonje enderr tjeter me syte hapur ???

    kendej ka tetova i thona kesaj pune, te bejsh bajram me vetveten.....kryexhamia eshte e patjetersueshme, perballe kathedrales aq e madhe e me e madhe......ke argument kunder, urdhero....

    tung
    albanish by nature

  10. #10
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Me thanë krijesë e Beogradit duhet me pas fakte, për ndryshe mundet edhe me ardh kundër pergjigja e tyre me padi ndaj z. Zeqiraj.
    Ka kalu koha kur njerëzit shpallen patriot e tradhëtar nga ana e vet individit (qytetarit), duke ba qe Shqiptaria të privatizohet vetëm brenda tij.
    Gazeta Bota Sot ka qenë gazeta e cila është quajtur pro-serbe, tradhëtare, e antishqiptare dikur në të kaluarën në diasporë, si e shpjegon këtë Idriz Zeqiraj?
    Kombi mbi të gjitha

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •