Feja nuk është diçka objektive e pavarur nga njeriu. Kur them "feja" kam parasysh indoktrinuesit dhe format e indoktrinimit fetar.
Shiko, unë nuk po them që me zhdukjen e fesë do jemi të gjithë të lumtur e të gëzuar. Po të bëj vetëm një krahasim të thjeshtë:
Gjermanëve iu desh humbja e luftës që të zgjoheshin nga indoktrinimi nazist.
Shqiptarëve iu desh më pak se 5 vjet nga vdekja e Enverit që të zgjoheshin nga indoktrinimi komunist.
Indoktrinimi fetar ka mbi dymijë vjet dhe vazhdon akoma të jetë problem aktual.
Sepse edhe politika më ekstremiste e pranon relativitetin dhe deri diku edhe "gabueshmërinë". Kurse feja propagandon "absolutizmin absolut". "Unë kam gjithmonë të drejtë, ti je gjithmonë gabim". 'Kur ti më vret mua do vesh në ferr, kur unë të vras ty do shkoj në Parajsë".
Nuk po kundërshtoj që indoktrinimi ekziston në shumë forma politike dhe sociale. Po them që feja është forma më primitive (si rrjedhim edhe më e vështira për t'u çrrënjosur) dhe më e egër e indoktrinimit.
Si janë francezët sot? Larg perfeksionit, por edhe më larg serbëve, arabëve apo grekëve.
Krijoni Kontakt