Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Kastriot Gjini

    Kastriot Gjini, “Uragani i ndėrprerė” i kėngės shqiptare
    Korriku, muaji i pėrvjetorit tė lindjes dhe i sukseseve tė tij. Publicisti dhe muzikanti i talentuar, qė krijoi perlat e muzikės shqiptare

    Kastriot Kotoni / Luan Kondi


    “Tė jetosh gjatė njė jetė tė shkurtėr”, ėshtė pėrcaktimi i drejtpėrdrejtė pėr jetėn e Kastriot Gjinit, qė me krijimtarinė e tij goditi me forcėn pozitive tė artit njė plejadė kompozitorėsh tė karrierės. Kompozitori i suksesshėm la gjyrmė nė kujtesėn e rinisė sė asaj kohe me kėngėt e tij “Katolina”, “Fqinja” dhe shumė tė tjera, qė edhe sot kėndohen me ėndje. Ai ka pasur fėmijėri tė mbarė deri nė momentin qė u sėmur. Sėmundja kardiake do ta shoqėronte deri nė fund tė jetės sė vet. Lėvizjet e shpeshta, transferimet e tė atit, oficer sigurimi, nga Tirana nė Gjirokastėr e mė pas pėrsėri nė Tiranė, ishin dhe preokupacionet e Kastriotit.

    Talentin e tij prej muzikanti, Gjini e tregoi qė nė moshėn pesėvjeēare, ndėrsa kompozimin e parė, njė kėngė pėr fėmijė, e ka bėrė kur ishte vetėm 11 vjeē. Pasi mbaroi gjimnazin, atij iu desh tė studionte, me porosi tė mjekėve kardiologė, jo nė degėn qė ai dėshironte, inxhinieri, por pėr gjuhė angleze. Nė moshėn 18-vjeēare, Kastrioti kompozoi kėngėn “Kartolina” qė bėri jehonė nė vitin 1968. Pas pėrfundimit tė fakultetit Kastrioti do tė punonte si gazetar nė Radio Tirana, kėtu do tė vendoste dhe kontaktet me kompozitorė tė shquar, orkestrantė dhe autorė tekstesh. Kastrioti njėherėsh gjallėroi shpresėn artistike e profesionalizmin e kėrkuar te brezi i tij i kompozitorėve tė viteve ‘70-tė, tė cilėt me krijimet e tyre kanė merita tė mėdha artistike, por edhe njerėzore. Ata kompozitorė janė pararendės nė kėrkim tė “Lirisė sė Munguar”, lajmėtarė tė thyerjes sė barrierave tė izolimit dhe deformimit qė i bėri njeriut sistemi i kaluar. Kastriot Gjini bėn pjesė nė atė bashkėsi krijuesish, tė
    cilėt meritojnė emrim “luftėtarė tė hapėsirave krijuese” njerėz tė tillė jetojnė kohėn, nuk e pėrdorin atė, jetojnė jetėn dhe nuk e shtrydhin atė. Kostriot Gjini mori me vete njė pjesė tė pakėnduar tė krijimtarisė sė tij, aq sa mund tė quhet “Uragani i ndėrprerė i kėngės.” Profesor Ēesk Zadeja do tė shprehej pėr Kastriotin se “ka sjellė me kompozimet e tij melodi dhe kėngė tė veēanta, origjinale, tė mbėshtetura nė folkun e Shqipėrisė sė Jugut, qė i ka pėlqyer rinia dhe po i vlerėsojnė tė gjithė
    ”. Kėngėtari qė ka punuar pėr njė kohė tė gjatė me Kastriot Gjinin, Sherif Merdani shkruan: “Kastrioti ėshtė pionier i folkut shqiptar tė viteve ‘70-’79. Kėtė nuk e them vetėm unė, por edhe kompozitor tė njohur si Agim Prodani. Mė kujtohet njėherė se kur Kastrioti ishte ulur nė piano dhe po mė tregonte kėngėn qė do tė kėndoja nė festival, Agimi hapi derėn, i shkon nga pas, i kap kokėn me tė dy duart dhe i thotė se po e shtrėngonte tė nxirrte ndonjė melodi e ta fuste nė xhep pėr festivalin qė
    do tė vinte. Ai i thotė Kastriotit se ishte i pashtershėm, plot melodi dhe bėnte kėngė tė mrekullueshme, qė do tė kujtohen e kėndohen gjithmonė.”

    Fėmijėria, si e nisi muzikėn

    Kastriot Gjini lindi mė 14 korrik tė vitit 1949, nė Tiranė. Dėshira e familjes Gjini pėr tė pasur njė fėmijė u realizua. Edhe “mosmarrėveshja” burrė-grua pėr emrin e fėmijės, i ati donte ta quanin Kastriot, ndėrsa e ėma Pirro, u zgjidh me short. Foshnja u quajt Kastriot, qė shkurt do ta thėrrisnin Oti. Fėmijėria e tij nisi e mbarė, sepse ishte dhe gėzimi i parė i familjes. Kastrioti u rrit nė ēerdhe dhe nė kopsht si tė gjithė fėmijėt atėherė. “Oti ishte njė fėmijė me bukuri dhe shėndet tė spikatur. Nė kopsht ishte i pėrkėdheluri i edukatoreve, sepse ishte shumė i shkathėt, dinte shumė vjersha, recitonte dhe kėndonte bukur. Derisa filloi shkollėn, kishte njė tė mbajtur tė lehtė tė gojės, qė dukej se e kultivonte vetė, sepse e ndihmonte tė fitonte kohė pėr pėrgjigje tė menēura, por me kohė u zhduk. Tė vetmin shqetėsim qė kishin edukatoret ishte se Kastrioti i bezdiste me pyetje, nėpėrmjet tė cilave i vinte ato shpesh nė siklet. Kur u transferua nė Gjirokastėr, Kastrioti ishte 3 vjeē.
    Qė i vogėl, ai ishte njė koleksionist pullash, pra i dhėnė pas filatelisė, madje, albumi i tij me pulla ruhet edhe sot nga vėllai, Spartaku. Nė tė numėrohen 2000 pulla nga 150 shtete”, tregojnė prindėrit. Dėshira e tyre ishte qė Oti tė mėsonte patjetėr njė vegėl muzikore, jo me ndonjė synim, por thjesht qė ai mė pas ta kishte si argėtim tė tijin nė jetė. Nisur nga kjo, kur ishte katėr vjeē, prindėrit i blenė pėr ditėlindje njė piano, organo tė vogėl, nga njė vizitor qė kishte ardhur nga Amerika, pasi tė tilla nuk kishte atėherė nė vendin tonė. Prindėrit admironin pasionin dhe vullnetin e tij pėr muzikėn, por shqetėsoheshin kur Oti mbyllej brenda dhe nuk kishte dėshirė tė luante si mė parė me shokėt e moshės sė tij. Talentin e Otit e mori nė dorė Leko Pano, fizarmonicisti qė drejtonte rrethin e fizarmonikės nė Shtėpinė e Pionierit, nė Gjirokastėr. Pranimi i Kastriotit nė kėtė rreth u bė jashtė kritereve me dėshirėn e mirė tė drejtorit tė Shtėpisė sė Pionierit Gjirokastėr, Jorgo Bulo.
    Ish-shefi i muzikės nė Estradėn e Gjirokastėrės, Selman Mamani kujton: “
    Na duhej njė fėmijė, sa mė i vogėl nė moshė, qė tė dinte t’i binte ndonjė melodie me fizarmonikė pėr tė hapur shfaqjen. Shkova nė Shtėpinė e Pionierit dhe Leko Pano, qė drejtonte rrethin e fizarmonikės, mė rekomandoi Kastriotin. Mbeta disi i habitur nga shpejtėsia, me tė cilėn ai i lėvizte gishtat mbi fizarmonikė. E mora me vete dhe i thashė drejtorit tė Estradės se kisha zbuluar njė “gjeni” tė vogėl. Drejtori nė fillim mendoi se bėja shaka, por kur e dėgjoi mė dha tė drejtė. Parapėlqyem melodinė e kėngės “Violina Cigano”, qė nė atė kohė ishte shumė e pėrhapur. Nė skenė, natėn e shfaqjes, Kastrioti doli shumė mirė. Luajti melodinė dhe recitoi madje edhe njė poezi tė Majakovskit me 11 strofa nė rusisht. Suksesi ishte i jashtėzakonshėm dhe qė atėherė nė Gjirokastėr Otin e thėrrisnin “burri me pantallona tė shkurtra”. Pėr tė mos e humbur vitin, prindėrit e futėn nė shkollė pa mbushur 7 vjeē. Njė vit mė vonė, nė
    Gjirokastėr shkon Ferdinad Deda, i cili ishte emėruar mėsues nė gjimnaz. Njohja me mjeshtrin Deda dhe mėsimet qė mori nė piano prej tij, ishin eveniment i rėndėsishėm nė jetėn e Otit. Ferdinadi do tė hapte njė kurs pėr piano, duke mos lėnė pas dore punėn nė gjimnaz. Aty i kishte rėnė nė sy Kastrioti me talentin e tij.

    Kompozimi i parė, kur ishte 11 vjeē
    Kur Kastrioti ishte 11 vjeē, prindėrit e tij transferohen nga Gjirokastra nė Tiranė. Pra, ai kohėn mė tė hershme tė fėmijėrisė e kaloi nė Gjirokastėr. Ardhja nė kryeqytet ishte fillim i ri nė jetėn e Otit. Atij iu desh njė farė kohė qė tė ambientohej dhe tė zinte shoqėri tė re. Qėlloi qė shtėpia e familjes Gjini tė ishte fare pranė asaj tė Ferdinand Dedės, me tė cilin Kastrioti ishte miqėsuar qė nė Gjirokastėr. Por, nuk do tė vononin edhe njohje tė reja, si pėr shembull ajo me Robert Radojėn, qė merrej me orkestrimin e kėngėve tė Festivalit tė Pionierve nė Tiranė. Radoja kujton: “Isha ngarkuar tė orkestroja kėngėt e Festivalit tė Parė tė Pionierve. Po punoja nė studio, kur mė ndėrpreu zilja e telefonit. Nga ana tjetėr e receptorit po mė fliste njė grua. Quhej Krisanthi Gjini dhe mė tha se kishte njė djalė qė kishte kompozuar njė kėngė dhe dėshironte t’ja shikoja unė. I thashė se do ta prisja djalin e saj tė nesėrmen pas orės 10-tė tė paradites. Kastrioti hyri nė zyrėn time bashkė mė
    njė shokun e vet. E ftova tė ulej, por ai e refuzoi ftesėn time. Atėherė pa vonesė i kėrkova qė tė mė tregonte kėngėn. Ai me fizarmonikė dhe unė e shoqėrova nė piano. Partiturėn ia kishte shkruar Ferdinand Deda. Ishte njė kėngė e pėrkryer nė tė gjitha komponentėt e saj. Kėnga, ēuditėrisht, kishte njė strukturė tė zgjedhur e motive tė reja. Kjo ishte kėnga e veēantė nga tė gjitha kėngėt e tjera qė isha duke orkestruar, kėngė qė i pėrgjigjej moshave tė fėmijėve, me hop cilėsor si nė pėrmbajtje ashtu edhe nė atė tė sferės intonative, ku ndihej dukshėm melodia e zonės dhe imagjinata e kompozitorit tė ri me disa melodi tė reja. Ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte se tekstin e kishte shkruar vetė dhe e kishte titulluar “Fyelli i bariut”. E orkestrova dhe komisioni nuk pati asnjė vėrejtje pėr atė kėngė. Kėnga u vlerėsua me ēmim tė parė dhe kjo mė gėzoi sė tepėrmi. Qė nga ajo ditė vazhdova tė bashkėpunoja me Kastriotin, duke i orkestruar shumė kėngė tė tjera edhe mė tė bukura, jo vetėm pėr
    fėmijėt, por edhe pėr tė rritur, sidomos pėr rininė, derisa u nda nga jeta”.

    Studenti dhe kompozitori
    Kastrioti e mbaroi gjimnazin nė vitin 1967, mė rezultate tė shkėlqyera. Problem tashmė mbetej dega qė ai do tė zgjidhte nė universitet. E ėma donte qė Oti tė vazhdonte studimet pėr mjekėsi, ndėrsa i ati dėshironte qė ai tė vazhdonte studimet nė Konservatorin e Muzikės. Nga ana tjetėr, Kastrioti me disa shokė kishin vendosur tė vazhdonin studimet sė bashku nė inxhinieri. Nuk duhet harruar se 18-vjeēari vuante nga njė sėmundje e zemrės, e cila iu shfaq qė nė moshėn 9-vjeēare dhe ishte gjithnjė nėn kujdesin e mjekėve. Kėta tė fundit nuk deshėn qė ai tė vazhdonte as inxhinierinė e as mjeksinė, pasi kishin ngarkesė pėr njė pacientė si Kastrioti. Me rekomandimin e mjekėve edhe prindėrit vendosėn qė ai tė studiojė nė degėn e gjuhės angleze. Nė kėtė periudhė, me gjithė vėshtirėsitė shėndetėsore, Kastrioti arriti tė krijojė shumė kėngė pėr fėmijė. Kėto kėngė dalloheshin pėr meloditė e thjeshta dhe pėlqeheshin shumė nga fėmijėt. Nė veēanti ai u kushtonte rėndėsi kėngėve pėr moshat e vogla.
    Ndėr krijimet mė tė bukura tė tij, janė kėngėt “Koli, Beni Azeta dhe vijat e bardha”, “Hekurudhėn ndėrtojmė”, “Mė i shkathti, mė i shpejti”, “Lugina e Shkumbinit” dhe shumė e shumė tė tjera.

    “Kartolina”, kėnga qė pushtoi zemrat e rinisė
    Nė vitin 1966, grupi i famshėm “Beatles”, kishte arritur nė majat e muzikės sė lehtė. Ky grup ishte tepėr i preferuar edhe pėr tė rinjtė shqiptarė tė asaj kohe. Nėn ndikimin e kėngėve tė tyre, njė mori kompozitorėsh hodhėn nė pentagrame muzikė ndryshe nga ajo qė ishte luajtur mė parė. Kontakti me muzikėn e kėtij grupi e frymėzoi Otin, qė deri atėherė kishte kompozuar kėngė pėr fėmijė, tė shkruante muzikė tė re dhe tė dilte pėrpara publikut me kėngėn e veēantė “Kartolina”. Kjo kėngė, pėr herė tė parė doli nė publik nė korrik tė vitit 1968. Tekstin e saj e kishte shkruar Agim Shehu, orkestrimin Ferdinand Deda dhe e kėndoi i famshmi Sherif Merdani. Ishte njė koiēidencė e kėndshme se ditėn qė do tė shpallej kėnga fituese, Kastrioti kishte ditėlindjen. Nė shtėpinė e tij ishin mbledhur tė gjithė shokėt e shoqet dhe prisnin me ankth shpalljen e fituesit. Kur spikeri i radios tha se fituese e anketės muzikore tė muajit korrik ishte kėnga “Kartolina”, nė dhomėn e kompozitorit Gjini shpėrthyen
    urratė. Kėnga pati sukses tė jashtėzakonshėm. Nė tė gjitha ambientet, radio, televizion, estrada, mbrėmje vallėzimi, rrugė, autobusė, e kudo dėgjohej vetėm kėnga “Kartolina”. Kėnga kishte mbėrritur te njerėzit dhe kudo pėrsėritej refreni: Kush e shtyn tė fluturojė/Do ta shoh nga shkrimi i saj/Ajo vetė do ta tregojė/Kur nė dorė do ta mbajė. Pas kėsaj kėnge filloi njė kthesė e madhe nė krijimitarinė e Otit. Ai filloi tė kompozonte kėngė tė tilla si “Kabina 3”, “Bashkė ndėrtuam njė urė”, “A do tė vish sivjet nė plazh”, “Treni s’ndalon”, “Fqinja”, “Duart e tua”, “Zėri i nėnave” etj. Shtypi i kohėh dhe kolegėt flasin me admirim pėr talentin e tė riut 18- vjeēar, Kastriot Gjini. Sipas kujtimeve tė kompozitorit tė shquar Aleksandėr Lalo, e veēanta e kėtij kompozitori ishte se ai nuk vinte nga sallat e konservatorit, por ishte njė njeri i talentuar edhe pse nuk kishte kryer shkollė muzike. Kjo ishte dhe befasia e “Kartolinės” dhe e tė gjithė krijimtarisė sė tij muzikore. Nė kėtė mėnyrė,
    Kastrioti u rreshtua nė brezin e atyre intelektualevė tė rinj, qė hynė nė luftė me konceptet dogmatike e konservatore nė vitet ‘70-‘80-tė.

    Gjini edhe publicist
    Nė vitin 1971, Oti diplomohet nė Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė, dega anglisht, dhe emėrohet gazetar dhe komentator politik nė radio Tirana, sektori i jashtėm. Profili kresor i punės sė tij, ishte gazetaria, muzika ishte njė plus pėr tė, pasion i vjetėr. Oti brenda njė periudhe tė shkurtėr, mė pak se 9 vjet, pati njė veprimtari jo tė vogėl nė fushėn e publicistikės. Autorsinė e tij kanė mė shumė se 9000 artikuj, pamflete, radio-dramatizime kushtuar heronjve, pjesė teatrale, si dhe tregime tė ndryshme. Sipas kolegėve tė tij nė Radio Tirana, Kastrioti qė nė fillim krijoi njė stil tė tijin origjinal, tė cilin e ruajti deri nė fund. “Pėr tetė vjet qė ai ka punuar nė radio ka qenė njė gazetar mė vizion tė gjerė. Ai zotėronte katėr gjuhė tė huaja, kishte njė bagazh tė gjerė kulturor dhe artistik. Pa dyshim, ai ishte njė nga gazetarėt mė tė mirė qė kishim nė atė kohė”, shkruan nė kujtimet e tij, ish-drejtori i Pėrgjithshėm i Radiotelevizionit Shqiptar, Ēajup Rusmali.

    Shpėrthimi i talentit nė kėngėt “Fqinja”, “Duart e tua”, “A do tė vish sivjet nė plazh”
    Gjatė kohės qė punonte nė Radiotelevizion, Kastriotit iu krijuan mundėsi pėr t’u njohur edhe bashkėpunuar mė kompozitorė tė njohur, orkestrues, kėngėtarė e poetė, me tė cilėt do tė strukturonte kėngėt e tij. Kjo ėshtė koha mė e artė e krijimtarisė muzikore pėr Kastriot Gjinin. Kėsaj periudhe i pėrkasin edhe kėngėt mė tė bukura qė ai kompozoi si: “Fqinja”, “A do tė vish sivjet nė plazh”, “Duart e tua”, “I njoh sytė e tu”, “Ēapkėnes”, “Vajzės qė dua”, “Ne studentėt” e tė tjera. Tė gjitha kėngėt e Otit nisėn nga disa fabula poetike, tė qarta, konkrete, tė thjeshta si skena tė jetės rinore. Mjaft tekste janė marrė nga librat e poetėve tanė mė tė mirė. Si Fatos Arapi, Dritėro Agolli, Xhevahir Spahiu etj. Sipas kujtimeve tė bashkėkohėsve tė Kastriotit, dhoma e tij nė shtėpi ishte kthyer nė studio, ku zhvilloheshin provat e koncerteve. Aty u kompozuan njė pjesė e madhe e kėngėve tė tij. Muret e dhomės dridheshin nga buēitja e zėrave tė Hysni Zelės, kur bėnte provat e kėngės “Nga llogorja
    s’luajmė kurrė”, Sherif Merdanit, kur kėndonte “Fqinjėn”, “Duart e tua”, Gjergj Suliotit, kur kėndonte “Zėri i nėnave”, Novruz Yzeirit, kur kėndonte “Ofelinė”, e shumė e shumė tė tjerėve. Nė atė dhomė u shkruajtėn partiturat e mjaft kėngėve tė Otit me Robert Radojėn, Ferdinand Dedėn, Gjon Simonin etj. Tingujt e melodive dilnin jashtė dritareve katit tė tretė tė pallatit 16-tė, pėrhapeshin nė ajėr dhe kalimtarėt qėndronin dhe i dėgjonin gjithė ėndje...

    ( Marre nga"Panorama" )

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Vazhdimi (Pjesa e dyte)

    Jeta profesionale e Kastriot Gjinit, kompozitorit qė do tė mbetet i paharruar pėr brezin e viteve “70-tė, nuk kaloi e qetė. Kėngėt e kompozuara prej tij, gjithnjė e mė tepėr shqetėsonin mediokėrit e aparatit tė KQ dhe tė Ministrisė sė Kulturės, tė cilėt shihnin nė to rrezikun pėr “eksitimin” dhe “prishjen” e rinisė. Sipas mbrojtėsve tė muzikės sė “pastėr” shqiptare, shpesh nė kompozimet e Gjinit, ata gjenin melodi tė huaja, tė muzikės “dekadente”.
    Funksionarė tė lartė filluan ta thėrrisnin Otin dhe t“i rekomandonin atij tė hiqte dorė nga muzika dhe tė merrej me profesionin e gazetarit, pasi atje kishte mė shumė talent. Ironia e kompozitorit ishte e dukshme, kur ai i thotė funksionarit tė lartė se, pas takimit me tė e nė vazhdim, do tė kompozonte kėngė pėr pleqtė e azileve. Si e ndihmoi kompozitorin dashuria me Anėn pėr tė shkruar muzikėn e papėrsėritshme dhe peripecitė e dy tė rinjve pėr tė marrė pėlqimmin e prindėrve tė vajzės. Kastrioti, qė vuante pėr mė shumė se 20 vjet nga njė sėmundje kardiake, shkoi nė Itali pėr t“u operuar, ndėrsa njė ditė para operimit mbylli sytė, si e pėrjetuan kėtė gjėmė familjarėt, shokėt e tė afėrmit.
    Si lindi “Fqinja”, kėnga qė ende pritet me dashuri nga spektatori
    Kastrioti e trajtonte muzikėn dhe tekstin si njė proces unik, duke kėrkuar pėrputhjen e plotė tė logjikės sė notave me logjikėn e vargjeve. Kompozitori mendonte se teksti pėrbėnte njė bazė tė fortė pėr forcėn ideoemocionale tė kėngės. Nė kujtimet e tij, Shaban Murati, gazetar dhe poet shkruan: “Njė ditė ishim duke pirė kafe. Aty pranė kaloi njė vajzė, bjonde dhe tepėr e bukur. Kastrioti me shaka tha se ajo i ngjante shumė fqinjės sė tij. Tė dy e vumė re se kaloi rėndė dhe fare indiferente, e, sipas Otit, ashtu vepronte edhe fqinja e tij. Si pėr t’u justifikuar, ai mė tha se nuk kishte gjė me tė, por vetėm kishte thėnė njė tė vėrtetė. Dhe unė po me shaka i thashė se pėrse nuk bėnte njė kėngė pėr tė. Kastrioti qeshi dhe mė pas mė tha se i kisha zgjuar muzėn. Ai vendosi tė bėnim njė kėngė qė t“i kushtohet tė gjitha fqinjeve tė shokėve qė kalojnė indiferente ēdo mėngjes. Mė tha tė shkruaja njė tekst. Ashtu bėra dhe e titullova “Fqinja”. Oti shkroi muzikėn dhe kėshtu kėngėn e kėndoi Sherif Merdani. Rastisi qė nė atė anketė muzikore tė konkurronte edhe kėnga e Franēesk Radit, “Biēikleta”. Tėrė atė muaj spikeri i radios komunikonte qė kėnga e Radit ndiqte “Fqinjėn” e Kastriot Gjinit, e mė nė fund fitoi kėnga e Otit”. Edhe sot kjo kėngė kėndohet nga shumė kėngėtarė si Merdani, Zhegu, Petrit Lulo, Agim Poshka e shumė tė tjerė. Njė rast interesant nė kompozimet e Gjinit ėshtė dhe mėnyra e kompozimit tė kėngės “A do vish sivjet nė plazh”. Kėnga i kushtohet Anės, dashurisė sė lėnė pėrgjysmė tė Kastriot Gjinit. Tejet i mėrzitur, Oti merr nė telefon mikun e tij, Shaban Murati dhe i kėrkoi kėtij tė fundit njė takim. “Ishte i mėrzitur, pasi kishte vendosur tė shkonte nė plazh me Anėn, por vajzėn nuk e kishin lėnė prindėrit tė shkonte nė bregdet me shoqėrinė. Tani ai mendonte t“i kushtonte njė kėngė Anės. Mė dha idenė e kėngės dhe unė bėra tekstin”, kujton Murati.
    Periudha e artė, Gjini nė kėrkim tė gjinive tė mėdha
    Koha e artė e krijimitarisė sė Kastriotit ishte ajo e viteve “74-“78. Nė kėtė periudhė, ai kishte grumbulluar tė gjitha energjitė e tij krijuese. Kishte vite qė kompozitori donte tė kalonte nga muzika e lehtė nė gjini mė tė mėdha tė muzikės. Ai studionte literaturė tė huaj tė kollosėve botėrore tė muzikės klasike. Kur mėsoi se regjisori Mevlan Shanaj po pėrgatiste filmin “Korrierėt”, u takua me tė dhe i kėrkoi qė muzikėn e filmit ta bėnte ai. Mendimet e Kastriotit pėr strukturėn e muzikės filluan tė lindnin qė gjatė leximit tė skenarit. Oti kishte mendimin qė tė mbėshtetej nė motivet muzikore tė trevave tė jugut, e kryesisht tė folkut tė bregut, kėngėve tė Himarės. Nga kjo kohė, emri i Kastriotit si kompozitor u bė mė i njohur. Mė pas, ai do tė realizonte pėr Teatrin Kombėtar tri pjesė muzikore: Muzikėn e dramės “Njė zog fluturoi nga foleja”, “Njė copė rrugė”, “Rrufe nė mot tė mirė”. Mė vonė Kastrioti kėrkon bashkėpunimin e shkrimtares Shpresa Vreto. Sipas kujtimeve tė Vretos, Oti i kishte kėrkuar tė shkruante libret pėr njė operet pėr fėmijė. Opereta u realizua dhe u shfaq me sukses nė Korēė. Nga ky bashkėpunim do tė lindte edhe njė operetė tjetėr pėr fėmijė, por Kastriotin nuk e la sėmundja qė ta realizonte atė. Nga fundi i vitit ’78, ai u shtrua nė spital pėr t’u kuruar nga sėmundja e zemrės.
    Problematiku i festivaleve
    Kastrioti nuk ishte vetėm problematiku i festivaleve, por i muzikės sė lehtė nė pėrgjithėsi. Kolegėt kujtojnė se si Oti nuk donte tė merrte pjesė nė Festivalin e 16-tė tė Kėngės nė Radiotelevizion, edhe pse kishte marrė ftesė pėr tė paraqitur krijimin e tij. Arsyeja ishte se atij nuk i kishte dalė inati i festivalit tė mėparshėm, kur kėnga e tij, edhe pse ishte pėlqyer dhe vlerėsuar nga komisioni, nuk u lejua tė kėndohej nė festival, pasi i “deleguari” i partisė, kishte parė nė muzikėn e kėngės nota tė muzikės sė huaj, qė eksitonte rininė. Kėto ishin tė pėrhershme pėr Kastriotin, ndaj dhe njė ditė e thėrret nė zyrėn e tij njė kuadėr me rėndėsi i sektorit tė kulturės nė Komitetin Qendror tė PPSH. Ndėr tė tjera, funksionari partiak i kishte thėnė se ishte djalė me talent dhe kishte lexuar shumė shkrime tė tij, tė cilėt i kishin pėlqyer. Mė vonė, gjoja si rastėsisht, i kishte thėnė se ishte dhe kompozitor dhe i pėlqenin gjithashtu dhe kėngėt qė kompozonte. “Nė disa raste, nėse e ke vėnė re kėngėt tė janė ndaluar jo rastėsisht, por sepse kanė pėrmbajtje tė huaja, qė na infektojnė rininė. Prandaj duhet tė kesh kujdes, mos u ndaj nga tufa se tė ha ujku. Nuk e di nėse e ke marrė vesh se ē’u ka ndodhur disa “horrave” qė tentojnė, gjoja tė bėjnė “revolucion” nė muzikė. Nė fund tė fundit t’i je gazetar, ndaj pėrvishu punės atje dhe mos u merr fare me muzikė, sepse, me sa di unė, ti je edhe i sėmurė”, i ka thėnė finksionari i KQ tė PPSH, kompozitorit. Kastrioti me kurajo i kishte dhėnė mediokrit tė partisė njė pėrgjigje tepėr tė zgjuar, se tash e tutje do tė kompozonte kėngė vetėm pėr pleqtė e azileve. Kur Oti kėndonte me fizarmonikė kėngė tė “Beatles”, informatori i pallatit dėrgonte informacion qė ndonjė herė mbėrrinte deri te ministri i Brendshėm, qė njė ditė e thėrret gjoja pėr probleme pune tė atin e Kastriotit. Sipas tregimeve tė kryefamiljarit Gjini, aty nga fundi i bisedės ministri i kishte thėnė: “Ore ē’bėn ashtu ai djali yt e ka kthyer shtėpinė nė klub xhazi me ca horra qė mbledh. Hiqi vėrejtjen dhe shkėpute nga ajo shoqėri vagabondėsh, sepse midis tyre mund tė jetė edhe ndonjė armik, qė mund ta shpjerė nė rrugė tė keqe…”. Kėto ishin sinjalet e para pėr tė thėnė se ndonjė nga shoqėria e tyre ndiqej dhe ky mė vonė doli se ishte Sherif Merdani, qė u dėnua mė vonė pėr agjitacion dhe propagandė.
    Dashuria, sa tė bukura kėngėt pėr tė
    Oti i kėndoi shpesh dashurisė, ndjenjės mė tė fuqishme qė zbukuron jetėn e ēdo njeriu. Rastėsisht nė festivalet e shkollave tė mesme tė rretheve, Kastrioti kishte pikasur vajzėn e zemrės, Anėn, bjonden e bukur, qė konkurronte me grupin e njė qyteti tė vogėl. Maturantja njė vit mė vonė do tė vinte nė universitet, nė Tiranė dhe rastėsisht e motra e Otit, Luli do ta takonte. Njė ditė tjetėr, gjoja si rastėsisht, motra sajon njė takim prezantues tė vėllait tė saj me Anėn. Prezantimi i parė do tė ishte i suksesshėm dhe mė pas takimet do tė shtoheshin. Ishin fillimet e njė dashurie tė sinqertė, qė sa vinte dhe konsolidohej. Mbas 6-7 muajsh takime tė shpeshta, Kastrioti i propozon fejesė Anės, e cila atėherė ishte nėn trysninė e prindėrve pėr lidhjen e saponisur. Shoqėria me Anėn i zbuste shqetėsimet dhe e nxiste krijimtarinė artistike tė Otit. Shumė kėngė, kompozitori i ka krijuar frymėzuar nga dashuria pėr kėtė vajzė. Nuk mund tė harrohen kėngėt “Ēapkėnes”, “Vajzės qė dua”, “I njoh sytė e tu”, “Ne studentėt”, “A do vish sivjet nė plazh”, “Ja erdha nė plazh” etj. Prekėse janė letėrkėmbimet mes dy tė rinjve, qė nė fakt kishin si pengesė mentalitetin e kohės dhe kokėfortėinė e prindėrve tė vajzės qė nuk donin kurrėsesi ta fejonin me Otin. Barriera prindėrore shpesh ishte bėrė dhe shqetėsimi i ditės pėr dy tė rinjtė, tė cilėt kėrkonin njė rugėzgjidhje. Familjarėt kujtojnė: “Ana ishte nė vitin e fundit tė fakultetit. Prindėrtit e saj nuk kishin ndėrruar mendje. Sapo ajo tė mbaronte shkollėn, prindėrit do ta fusnin nė punė atje ku banonin vetė, nė qytetin e vogėl. Anės i kishte mbetur veēse tė zgjidhte mes prindėrve dhe Otit. Ata e biseduan gjatė kėtė problem dhe vendosėn se mė 14 korrik ata do tė bėnin edhe fejesėn edhe martesėn, pasi Ana mbaronte fakultetin e Oti mbushte plot 30 vjeē. Kjo nuk u realizua, pasi Kastrioti u shtrua nė spital pėr t’u kuruar nga sėmundja kardiake”.
    Sėmundja, largimi jashtė shtetit pėr operacion
    Pushimet e verės sė vitit 1978, kompozitori i kaloi nė Sarandė te tė afėrmi e tij. Kur u kthye qė andej nuk ndihej mirė. Mjeshtri i kėngėve mendonte se ato dhembje do tė kalonin si edhe shumė herė tė tjera. Sumundja e zemrės kishte rreth 20 vjet qė e mundonte. Tė gjitha streset e mundimet profesionale ishin akumuluar dhe sė bashku e keqėsuan shėndetin e tij. Mė 25 janar tė vitit 1979, Kastriot Gjini u shtrua nė spital, dhe ishte nėn kujdesin e profesor Popės. Gjendja ishte tejet e rėnduar. Specialistėt me urgjencė u mblodhėn tė konsultoheshin pėr atė se ē“duhet tė bėnin me zemrėn e kompozitorit tė shquar. Komisioni mjekėsor vendosi qė ta dėrgonte jashtė shtetit pėr kurim, por kjo duhej tė miratohej edhe nga ministri i Shėndetėsisė, tė cilin duhet tė prisje me ditė tė tėra pėr ta takuar. Pas pėrpjekjeve tė shumta nga familjarėt, miqtė dhe tė afėrmit, mė 25 shkurt nė mėngjes Oti u dėrgua pėr nė Rinas, nga ku do tė fluturonte mė pas pėr nė Itali, ku do tė bėnte operacion zemrėn e dėmtuar. Ja se ē’shkruajnė familjarėt: “Bashkė me ne pėr ta pėrcjellė erdhi edhe Ana. Kur hipi nė makinė, Oti i tha me shaka se kjo ishte makina, me tė cilėn do tė shkonim ta merrnim atė nuse. Qėndruan pranė njėri-tjetrit deri nė Rinas. Momenti i pėrcjelljes ishte tepėr emocional pėr tė gjithė. Kur u pėrqafua me Anėn, njė pikė loti rrodhi mbi faqen e Kastriotit, tė cilin Ana e fshihu me dorė. Ky ishte pėrqafimi i fundit. Oti iku me dy valixhe tė rėnda nė duar dhe i mbuluar nga djersa dhe meraku”. Nėn kujdesin e personelit tė ambasadės shqiptare, Oti do tė pritej mirė nė Itali. Ish-sekretari i ambasadės sonė nė Romė, Haki Keta kujton: ”Emrin e Kastriot Gjinit e kisha dėgjuar nė radio, por nuk mė ishte dhėnė rasti ndonjėherė ta takoja. Ambasadori mė urdhėroi tė shkoja dhe ta takoja nė hotel. Atje e gjeta duke biseduar mė doktor Pavllo Milo, i cili ma prezantoi. Kastrioti ishte tip shumė interesant. Tė gjitha ata qė kishin ardhur si ai nė spital kishin shumė kėrkesa, kishte nga ato qė ishin dhe tė pamundura qė tė plotėsoheshin, por kompozitori kėrkonte vetėm libra. E vetmja kėrkesė e tij me karakter personal ishte qė ta vizitonte e mė pas operonte profesori, por unė i sqarova se kjo ishte e pamundur, pasi ai do tė shqetėsohej vetėm pėr raste tė veēanta, pra pėr udhėheqės tė lartė tė partisė dhe tė shtetit. Megjithatė, Kastrioti mė kėrkoi vetėm ndėrmjetėsim pėr ta takuar. Ditėn qė profesori erdhi nė spital me njoftoi mjeku. I shkova nė zyrė dhe ju luta qė tė vizitonte, nėse ishte e mundur dhe njė mikun tim. Ai pranoi. E shoqėronin nė kėtė vizitė dhe mjekėt qė e ndiqnin Otin. Kur ata filluan t’i shpjegonin diagnozėn, Kastrioti ndėrhyri dhe po e sqaronte profesorin nė gjuhėn angleze. Kardiologu u habit me kėtė shpjegim dhe e pyeti nėse ai kishte mbaruar pėr mjekėsi. Kompozitori i tha se nuk ishte mjek, por nevoja e kishte detyruar tė ishte mjek i vetvetes. Profesori i tha asistentit se kėtė pacient do ta operonte ai. Pėr herė tė parė profesori italian i kardiologjisė merrte me dėshirėn e tij pėr operim njė pacient”. Mirėpo ndodhi ajo qė nuk pritej. Kastrioti, njė ditė pėrpara se tė operohej, si rezultat i njė trompoze tė paparashikuar, mbylli sytė. Oti e kishte parandjerė se do tė largohej. Ai ndjente dhembje qė sa vinin e bėheshin mė tė forta. Mjeku qė e ndiqte i kėrkoi qė tė thėrriste njė konsultė me mjekėt pėr tė shpejtuar operacionin e zemrės. Mjeku i ishte pėrgjigjur se shqetėsimet i kishte nga udhėtimi. Mėngjesin e 2 marsit 1979, kompozitori Gjini u mbėrthye nga njė atak, qė ishte fatal pėr zemrėn e tij.
    Gjėmė nė familje
    Familjarėt e mėsuan lajmin e hidhur, por duhet tė prisnin ende pėr tė kryer ritet e fundit sipas traditės shqiptare. Lajmi u pėrhap me shpejtėsi. Ishte shuar pėrtej detit Kastriot Gjini, kompozitori mė i dashur pėr rininė. E pėrfundoi para kohe jetėn e tij, e cila sapo kishte marrė njė tjetėr pamje. Ikja ja kėputi nė mes pentagramin, mbi tė cilin do tė hidheshin notat e sa e sa melodive tė kėngėve, dashurinė tė cilėn po e pėrjetonte aq bukur. Pas shtatė ditėsh, me ndėrhyrjen e Skėnder Shehut, djalit tė Mehmet Shehut, ish-kryeministėr nė atė kohė, erdhi nė Tiranė trupi i pajetė i Kastriot Gjinit. Mė nė fund, Oti erdhi nė shtėpi. Megjithėse kishin kaluar shtatė ditė pamja e tij ishte e freskėt. Kjo ishte ndoshta dhe arsyeja qė Arben Duka shkroi tekstin e kėngės “Nė kristal tė lotit mė buzėqeshi Oti”. Nė muzeun e krahinės u ēel njė kėnd pėr Kastriot Gjinin, ku u vendosėn njė fotografi, dekorata Urdhri “Naim Frashėri i Klasit tė Parė” si gezatar dhe kompozitor i talentuar, libreza e anėtarėsisė nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe tė Artistėve, njė partiturė tė kėngės pėr Halim Xhelon, letėr ngushėllimi i Hysni Kapos dhe njė dorėshkrim i tij.
    Shumė vite mė pas
    Brezi i sotėm i dėgjuesve tė kėngės kur i dėgjon perlat e Kastriot Gjinit nėn interpretimin e Sherif Merdanit, kėngėt nuk i duken tė vjetra. Ky ėshtė njė fakt domethėnės. Kompozitori ka mė shumė se dy dekada qė nuk jeton mė, por kėngėt qė ai krijoi i rezistuan kohės. Oti ngelet unikal nė gjenialitetin e tij krijues, barabartė me vetveten si fenomen artistik. Nė tė 50 kėngėt e kompozuara, Gjini shfaqet origjinal nė kėndvėshtrimin e tij sa intim dhe social. Kastriot Gjini krijoi kėngė tė njė stili krejt tjetėr. Edhe pse kėngėt e tij nuk pranoheshin nė festivale, varjetetė e Tiranės dhe anketat e pėrmuajshme muzikore hapnin dyert pėr talentin e tij tė padiskutueshėm. Kompozitori pėr herė tė parė bėri shndėrrimin e tradicionales nė moderne. Frymėzim pėr tė ishte folku i zonave jugore tė Shqiparisė, tė cilat e shtynin drejt tė resė dhe modernes nė to. Ndėrgjegja krijuese intuitive avancoi nė mendimin e tij pėr tė bėrė muzikė moderne. Ritmet e pėrshpejtuara tė jetės sė kufizuar nė kohė, me ritmet e njė muzike qė do tė jetonte gjatė, pėr tė sjellė te ne sot mjeshtrin, duke na dhuruar shpirtin e tij artistik intelektual, janė tė papėrsėritėshme.
    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005
    Kenget e bukura kendohen gjenerate pas gjenerate !

    " I njoh syte e tu " e risjelle ne kohe nga Olsa Papandili .


  4. #4
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Kastriot Gjini ka qene nje gjigand i kenges se lehte Shqipetare!!!!
    Aty ku fluturojn shqiponjat!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Pėr: Kastriot Gjini

    Nata "In memoriam Kujtim Laro & Kastriot Gjini"

    " 100 Vjet Muzike "

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=5615#


    Pjesa e Spektaklit per Kastriot Gjinin fillon ne min. 63

Tema tė Ngjashme

  1. Kastriot Tusha
    Nga StterollA nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 16-08-2017, 12:03
  2. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  3. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  4. Genologjija e Arberesheve deri ne SHBA
    Nga qerosi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:20
  5. LONDER/ Kastriot Robo, intelektualėve tė mėrguar: Ju jeni ambasadorėt mė tė mirė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 24-02-2003, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •