Socialiste mbani koken lart...u tha Driteroi antareve te partise..
Nuk e di per cilen kok u tha..Ndoshta per koken e Dhendrit qe ja plugon e ja mirmban te bijen..Pse mos tja mirmbaje..
Dhendrin e ka pelivan se me nji tender rruan 900 000 dollare.
Ska PS fare djem te mire ti vendose ne pun te shtetit?
Po kush lufton kriminalitetin ne Tirane??
Kush punon ne polici e prokurori??
Ka me te ndershem se cunat e Bales?? Nuk ka..
Prandaj ata punojne ne Polici..
Ja cthote Shekulli..
--------------
Mjeti i drejtuar nga viktima u pėrplas pak para ngjarjes me mjetin qė drejtohej nga bashkėshortja e Lules
Arrestohet shoferi i antikontrabandės
Genci Lulja plagosi me bajonetė njė 23 -vjeēar nga Burreli pas njė debati pėr pėrplasjen e makinės
Ardita Bala
TIRANĖ Nė pranga pėr plagosje shoferi i Antikontrabandės. Mesnatėn e sė premtes, forcat e policisė sė Komisariatit nr.2 kanė arrestuar shtetasin Genci Lulja. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė kryeqytetit, arrestimi i 30-vjeēarit Lulja ėshtė bėrė pasi ka plagosur me armė tė ftohtė njė shtetas 23-vjeēar me origjinė nga Burreli. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sė premtes nė rrugėn Komuna e Parisit. Sipas policisė, konflikti ka ndodhur pas njė debati pėr njė pėrplasje tė lehtė makine mes viktimės dhe bashkėshortes sė Lules.
Ngjarja
Pasditja e sė premtes ka qenė jo pak e hidhur pėr njė shtetas 23-vjeēar, i cili rreth orės 18.00 ka qenė duke udhėtuar me njė makinė tė tipit Volksvagen nė rrugėn Komuna e Parisit, nė zonėn e Selitės sė Vogėl. Po nė tė njėjtėn rrugė, mėsohet se ka qenė duke drejtuar njė autoveturė edhe bashkėshortja e Genci Lules. Njė parakalim i gabuar i njėrit prej drejtuesve tė makinės ka bėrė qė dy makinat tė fėrkohen me njėra-tjetrėn duke shkaktuar gėrvishtje. Kaq ka mjaftuar qė dy drejtuesit tė dalin jashtė nga makinat dhe mes tyre tė fillojė njė konflikt pėr tė cilin gruaja e Lules ka patur dhe nevojėn e bashkėshortit tė saj pėr ta zgjidhur. Pas njė telefonatė tė bėrė nga ajo, mėsohet se Genci nuk ka vonuar qė tė mbėrrijė nė vendngjarje dhe tė vazhdojė konfliktin me 23-vjeēarin. Situata mes dy palėve duket se ėshtė acaruar sė tepėrmi aq sa nė njė moment 30-vjeēari Lulja ka nxjerrė njė thikė, tip bajonetė dhe e ka qėlluar njė herė tė riun, i cili mėsohet se punonte nė njė servis makinash.
Pasojat
Ndėrsa tė riun, i cili kishte marrė njė plagė nė shpatullėn e majtė e kanė dėrguar menjėherė nė spitalin ushtarak pėr tė marrė ndihmėn e duhur mjekėsore, dy bashkėshortet Lulja janė larguar nga vendi i ngjarjes pėr nė banesėn e tyre. I plagosuri, pasi i ėshtė nėnshtruar njė operacioni ka mundur qė tė dėshmojė para agjentėve tė krimeve tė komisariatit nr.2 duke dhėnė pėrshkrimin dhe identitetin e agresorit tė tij. Pak para mesnatės sė tė premtes forca tė policisė sė komisariatit nr.2 kanė bėrė tė mundur arrestimin e 30-vjeēarit Genci Lulja, i cili mėsohet se punonte si shofer nė sektorin e Antikontrabandės. 23-vjeēari mėsohet se vazhdon tė jetė i shtruar nė spitalin ushtarak dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jeten, ndėrsa i arrestuari pėr plagosjen e tij ėshtė nė qelitė e paraburgimit tė komisariatit nr.2 dhe nesėr pritet qė tė dalė pėrpara togave tė zeza tė gjykatės sė Shkallės sė Parė, e cila do tė vendosė pėr masėn e sigurisė nė ngarkim tė tij. Ndėrkohė dje materialet e kėsaj ēėshtjeje i kanė kaluar pėr njohje dhe pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė sė Rrethit Tiranė. Genci Lulja ėshtė i vėllai i Ilir Lules i arrestuar nga policia si personi pėrgjegjės qė hapi portėn e liqenit artificial duke shkaktuar pėrmbytjen e Tiranės sė Re.
-----------
Krijoni Kontakt