nga e pati kete grua muslimane mer, bobo ca ben injoranca e xhamis...Donika e shoqja nuk ishte muslimane o handikapat, as dhe i biri Gjon Kastrioti.
i kujt partie ka qen barleti
si nuk u mbaruan budallenjt ndonjeher![]()
nga e pati kete grua muslimane mer, bobo ca ben injoranca e xhamis...Donika e shoqja nuk ishte muslimane o handikapat, as dhe i biri Gjon Kastrioti.
i kujt partie ka qen barleti
si nuk u mbaruan budallenjt ndonjeher![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 17-10-2011 mė 04:28
...dmth. nje "beg", me pasuri ka prapanica e ka kryt, 40 vjet burre, nuk ka qen i martuar ???..........natyrisht.....jooooj........nuk ka pat bibilush Skenderi, a ???.....do na nxjerni edhe prift "inkognito" tash te mjerin...a mazallah ka qen i asaj dore ???...cfare nuk ben injoranca konsekuente....
tungi
PS: sa "shkije" ka vra para se te behet "shqiptare", meqe jemi tek kendi humoristik....ej, ne kete sens, ka shpresa qe edhe une te behem me shqiptare se ty....apo ???....te ndjeki shembullin e skender beut.....
albanish by nature
Me rėnien e trojeve tė Shqipėrisė sė mesme dhe veriore nė duart e arbėrve, sulltan Murati i II-tė ngarkon Ali pashėn, njėrin prej prijėsve tė vet mė nė zė pėr tė rimarrė frerėt e vendit nė dorė. Nė krye tė 25.000 frymėve, Ali pasha niset drejt Arbėrisė.
Ėshtė prag vere. 29 qershor, 1444. Nė njė fushė tė Dibrės sė poshtme 8 mijė kalorės e 7 mijė kėmbėsorė, pjesa mė e madhe nga principata e Kastriotit, presin ardhjen e aziatikėve...
Citim:
"Nė perėndim tė diellit, Skėnderbeu ngriti ēadrat nė Dibėr tė Poshtme, 80000 hapa larg Krujės, pranė njė kodrine tė mbuluar me ferra ose, mė drejt, pranė njė pylli plot me drunj shumė tė dendur. Kėtu, para sė gjithash, gjeti njė vend tė pėrshtatshėm pėr tė ngritur prita, pėr arsye sidomos sepse merrte vesh qė armiku po vinte me forca shumė tė mėdha, pastaj, pasi i ra anembanė tėrė vendit me kalė dhe e hetoi me kujdesin mė tė madh me qėllim qė t'ia arrinte fitores me njė gjakderdhje sa mė tė vogėl nga ana e vet, vendosi atje Gjin Muzakėn dhe Hamzėn bashkė me 3000 veta, duke e porositur qė tė mos luanin vendit para se tė shikonin se ai bashkė me ushtrinė ishte pėrleshur me armikun dhe se po vlonte gjaku nga tė dyja anėt. Atėherė, duke shpėrthyer nė ēastin e duhur kundėr armikut dhe duke iu lėshuar me vrull e papritmas nga prapa, ta vdiste nga frika e ta bėnte copė-copė, duke e vėnė nė mes dy zjarresh.
Me t'u rregulluar kėta, s'vonuan shumė dhe ia mbėrritėn fluturimthi barbarėt, tė cilėt i ngulėn ēadrat e zunė vend jo larg forcave tė Kastriotit, pa ditur gjė fare nga tė gjitha kėto. Tanėt morėn urdhėr qė t'i shuanin menjėherė zjarret dhe njė pjesė tė binin tė flinin e njė pjesė tė bėnin rojė. Kjo u dha edhe mė tepėr zemėr turqve, prandaj kėta, pasi i ndezėn vetė zjarret gjithkund, po talleshin me tanėt, qė rrinin nė errėsirė, duke ua quajtur kėtė njė turp dhe frikė tė heshtur. Dhe, ndėrsa bėnin zhurmė pothuajse mu rrėzė pahisores, duke shfryrė mėrinė e tyre me fjalė dhe me vepra njėkohėsisht, u vėrsuleshin gjatė gjithė natės portave, lėshonin tė shara dhe me zor u pėrmbajtėn pa sulmuar e pa rrethuar kampin. Por skėnderbegasit s'bėnin fare zė, s'u kthenin asnjė pėrgjigje, rnegjithėqė kishin se ē't'u pėrgjigjeshin me plot tė drejtė; ata kishin njė dėshirė tė flaktė: tė dilnin dhe tė shpėrthenin me sulm kundėr armikut, ngaqė s'mund t'i duronin mė gjithė ato fyerje dhe sharje tė tij, por, sipas urdhrit tė kapedanit, ata qėndronin brenda nė kamp pa nxjerrė zė dhe kėshtu barbarėve, gjersa Epiroti s'u jepte rast pėr t'u pėrleshur, u shtohej tėrbimi.
Kur tashmė po agonte, Skėnderbeu u dha urdhėr tė vetve qė tė kujdeseshin para sė gjithash pėr trupin e vet, me qėllim qė, nė rast se ndonjė fat i keq i luftės, kundėr shpresės sė tij, e zgjaste, si pėr qesėndi, mė tepėr betejėn, ushtria, e pangrėnė, e dėrrmuar nga uria, qė natyra njerėzore nuk mund ta mposhtė, tė mos e vazhdonte mė me pak vrull luftėn pėr fitore. Dhe kėshtu hėngrėn nė qetėsi. Pas kėsaj ai i nxori nga kampi tė gėzuar, me shpirt e me trup qė u fluturonte, dhe plot shpresė e mėri, duke i ndezur edhe vetė fort pėr ngadhėnjim para se tė fillonin nga puna. Pastaj, me qėllim qė t'i merrte vesh mirė fuqitė e armikut, para se tė ndeshej pėrfundimisht me tė, bėri disa prova me ndeshje tė lehta, mė shpesh tė kalorėsisė se tė kėmbėsorisė. Kėshtu po gatitej pėr betejėn e vėrtetė.
Nė krahun e majtė ai vuri Tanushin me 1500 kalorės dhe me po aq kėmbėsorė, por kalorėsinė, duke shpėrndarė nėpėr tė disa kėmbėsorė shigjetarė, ai e vendosi nė ballė, me qėllim qė t'ia nisnin betejės tė parėt kalorėsit dhe qė kjo betejė kalorėsiake tė mos ishte pengesė pėr kėmbėsorinė tjetėr, e cila do tė hidhej nė sulm apo do tė tėrhiqej pėr te tė vetėt, kur ta kėrkonte puna. Nė krahun e djathtė vepronte, po me kėtė rnėnyrė, Moisiu i Dibrės, kapedan i tij. Edhe ky vijėn e parė e zuri me turmėn e kalorėsve tė legjioneve tė veta, me njė mėnyrė qė kėmbėsorėt ta kishin tė lirė daljen nga ēdo anė dhe zmbrapsjen tė sigurt, sado qė kjo punė pėr t'i drejtuar nė betejė s'kishte shumė rėndėsi tė bėhej me ushtarėt dibranė. Dhe, me tė vėrtetė, daē vė kalorės, daē kėmbėsorė, nė vijė tė parė apo tė dytė, ēdo gjė e ke tė siguruar me ta; ata s'i lajthit kurrė fati, atyre s'u shpėton kurrė fitorja nga duart, ngaqė dinė se ē'bėjnė. Kėshtu kėta ushtarė kryetrima janė mėsuar qė edhe rregullin ta mbajnė, edhe fatin, kudo qė tė jetė, ta tėrheqin pas vetes. Vendin nė mes dy krahėve (qendrėn), duke i dhėnė rreshtimit njė formė si prej harku tė pėrkulur, e mbante Kastrioti bashkė me fuqitė e tjera. Edhe ky nė ballė vuri kalorės, mė se 1000, pėr arsye se, duke qenė qė kundėrshtari s'kishte asnjė kėmbėsor, nuk e gjykoi tė parrezikshme ta hidhte kėmbėsorinė kundėr furisė sė parė tė stuhisė kalorėsiake. Pranė tyre vuri gati po aq shigjetarė, duke i urdhėruar qė tė ndiqnin pas kalorėsinė me qėllim qė kėshtu tė ishin mė tė siguruar prapa saj dhe tė mos ishin tė ekspozuar kundrejt armikut, ndėrsa barbarin, qė nuk do tė dyshonte aspak pėr njė gjė tė tillė, ta lanin mė tepėr nė gjak. Ndėrmjet kėtyre dhe atyre ai zuri vend vetė bashkė me tė nipin, Gjergj Stresin, njė djalosh trim. Atė e rrethonin nga tė dyja anėt ushtria dhe rinia krutane, sepse me qėllim kishte dashur qė njėkohėsisht tė ishte edhe spektator, edhe nxitės pėr t'u dhėnė zemėr qytetarėve tė vet. Pas shigjetave vinin menjėherė fuqia tjetėr e kalorėsisė dhe radhėt e mburojtarėve e tė heshtarėve bashkė me Aidinin (Aidin Muzaka), vėllanė e Gjinit. Vijėn e fundit dhe detyrat e rezervės i mbante Vrana Konti, luftėtar i urtė dhe trim njėkohėsisht, bashkė me kalorėsit e tjerė. Megjithėkėtė, kėmbėsorėt qė ishin para tij kishin urdhėr qė, sapo t'i shikonin tė vetėt tė dilnin nga pusia dhe armikun tė ndrydhur nga prapa dhe tė vėnė nė mes tė dy krahėve, menjėherė, duke hapur rreshtat, t'u lėshonin rrugė kalorėsve, tė cilėt, duke qenė tė freskėt e duke i kallur njė frikė tjetėr kundėrshtarit, ashtu i lodhur siē ishte, ta shpartallonin e tė bėnin kėrdi nė tė; pėrkundrazi, kėmbėsorėt vetė, pasi tė grumbulloheshin pėrsėri nė vend, t'i siguronin mirė radhėt, si rezervė dhe ushtarė tė vijės sė tretė qė ishin, dhe tė mos lejonin qė tė ēahej ushtria, gjersa ta shikonin tė sigurt shenjėn e fitores e tė pandreqshme gjendjen e armikut.
Skėnderbeu, pasi e radhiti kėshtu ushtrinė, qėndronte pa lėvizur, as kishte mundėsi qė tė tijtė ta shtynin dikur tė jepte shenjėn e sulmit kundėr armikut, para se tė shikonte se edhe barbari, i rreshtuar sipas zakonit tė vet, po lėshohej nė betejė, sepse kishte frikė se mos, po tė shpėrthenin ushtarėt nė sulm kundėr armikut tė parreshtuar, shkelnin rregullin nga dėshira pėr tė sulmuar dhe sillnin nė rrezik gjendjen e mbarė ushtrisė.
Ali pasha, duke vėnė re formimin e ushtrisė sonė dhe duke pėrsėritur: «Mė tė paktė, gjithmonė mė tė paktė dhe mė nė rrezik», tallej me atė rreshtim si ai e me atė madhėri tė njė ushtrie tė parrahur (tė papėrvojė, - Ali pasha tallej kėshtu me tė gjithė ushtritė me tė cilat ndeshej), qė po marshonte me aq rregull drejt varrimit tė vet.
Njė legjion otoman kishte bėrė mė me guxim pėrpara legjioneve tė tjera; kundėr tij u turrėn me guxim ushtarėt e pararojės. Barbarėt, pasi e prishėn rregullin qė nė sulmin e parė, nuk e mbajtėn dot veten, po u tėrhoqėn gjer te ēadrat duke marrė me tė vėrtetė arratinė dhe me njė frikė, qė s'e fshihnin dot, nuk pritėn qė tė provohej fati i gjithė ushtrisė. Por Skėnderbeu, duke pasur frikė pėr ndonjė dredhi tė armikut dhe duke menduar pėr ndonjė pusi, lėshoi menjėherė njė pjesė tė kalorėsisė, qė tė frenonin vrullin e shokėve dhe ta kthenin secilin nė radhėt e ushtrisė dhe nė vend tė vet. Po kjo u bė edhe nė krahun e majtė. Kėshtu, pasi tė dyja palėt u kthyen te tė vetėt, po bėheshin gati pėrsėri pėr pėrleshje, pėr njė ndeshje mė tė rregullt tė tė gjithė ushtrisė. Por barbarėve u ishte shtuar guximi, sepse njė pakicė e tyre kishte vėnė gjoja nė lojė njė pjesė tė madhe tė ushtrisė sonė.
Beteja, pra, filloi rishtazi. Tanushi dhe Moisiu, pasi i ndanė nė mes tyre krahėt e armikut, ia nisėn ndeshjes me rreptėsi. Ashtu edhe Kastrioti, si u dha zemėr aty pėr aty kalorėsve, sulmoi atė pjesė tė ushtrisė armike, qė kishte marrė pėrsipėr. Kalorėsit nė pritė, pa u hedhur ende armiku me tė gjitha forcat kundėr tanėve, dolėn pa vonesė nga pusia me njė potere shumė tė madhe dhe, para se tė zbrisnin nė fushė tė gjithė kuajt, radhėt mė tė shumta dhe tė gjithė ata mė tė fundit e ushtrisė turke, tė tmerruar nga frika e papritur, morėn arratinė, duke lėnė betejėn dhe kampin. Gjithė ata tė vijės sė parė, qė u mbyllėn ndėrmjet tė dy krahėve nga tanėt, iu dorėzuan legjionit tė mesit. Mbetej njė pykė e ushtrisė armike, qė Skėnderbeu nuk mund ta lėvizte nga vendi dhe as guxonte t'i binte pėrmes qė ta ēante; nė atė vend barbari, mė i shumtė nė numėr, kishte formuar disa si ledhe. Atje Ali pasha, i rrethuar, siē u duk menjėherė nė fund tė betejės, nga lulja e gjithė ushtrisė dhe nga armėt e mė trimave, po mbante nė kėmbė fatin e luftės tashmė tė lėkundur.
Aidini gjithashtu nė qendėr tė frontit e kishte larė tani tokėn kudo me gjak tė barbarėve. Lufta ziente kėtu mė e ashpėr se kudo, sepse armiku, gati i rrethuar, duke parė se s'i mbetej asgjė tjetėr pėrveē armėve, po sulmonte sa mundte mė rreptė, pėr tė mos rėnė pa u shpaguar. Pėrveē kėsaj, atje kishte tėrhequr edhe tė tjerė fati dhe lajthitja ogurzezė e luftės e shumė veta, kur kishin dėgjuar se nė ē'rrezik gjendeshin shokėt e vet, u kishin shkuar shpejt nė ndihmė. Kėshtu, sa mė shumė barbarė qė grumbulloheshin, aq mė tepėr zgjatej edhe beteja edhe nuk dihet se ē'pėrfundim do tė kishte marrė sikur Vrana Konti, duke shpėrthyer menjėherė nė sulm me forca dhe me vrull tė freskėt, tė mos ishte pėrleshur me armiqtė, qė tanimė ishin lodhur dhe po u merreshin kėmbėt, edhe sikur tė mos kishte pėrlarė ēdo mbeturinė qė qėndronte akoma. Megjithėkėtė kalorėsia e kėtij e sulmoi barbarin mė me vonesė dhe u shkoi nė ndihmė tė vetve, kur ishin pothuaj nė rrezik, sepse, nga frika se mos ushtria mbetej krejt e zhveshur prej ēdo ndihme rezervė, gjeti, si mė tė sigurt, kohėn pėr tė shpėrthyer nė sulm, kur pa se ishin pėrleshur me tė gjitha forcat tė dy krahėt dhe Garda Mbretėrore. Me kėtė mėnyrė u grinė tė gjithė e s'mbeti kėmbė, pėrveē treqind vetave, kundėr tė cilėve, nė bazė tė sė drejtės sė luftės, Kastrioti s'e pa tė udhės tė shfrynin, gjersa po i ngrinin duart tė paarmė dhe gati tė mbaruar nga plagėt.
Si mbaroi, pra, kjo punė dhe mori fund tėrė ai mund i luftės, legjionet fitimtare po drejtoheshin me gėzim tė madh e me brohori pėr te Skėnderbeu, ku gjithēka e gjetėn nė gaz, sepse ushtria krutane e kishte bėrė copė gjithė pykėn dhe, pas njė kėrdie tė tmerrshme, i dha kapedanit tė turqve arratinė duke e ndjekur larg e mė larg. Kudo gjak e vrasje, kudo s'dėgjohej tjetėr veēse ulėrima e atyre qė po jepnin shpirt. Njė palė po u hidhnin prangat robėrve, njė palė tė tjerė, duke e lėnė tė shėmtuar trupin e armiqve, i merrnin kokėn dhe e ruanin si dhuratė tė veēantė pėr komandantin. Mė tė shumtėt po plaēkitnin kampin, sepse njerėzit lakmonin mė tepėr plaēkėn. Kėshtu ushtria, gjithkund fitimtare po sillte nėpėr mend atė fitore aq tė shkėlqyer, tė cilėn mezi e besonte edhe vetė i munduri, dhe po admironte atė punė aq tė madhe, tė kryer nė njė kohė aq tė shkurtėr, (se lufta u bė qė nga agimi i diellit gjer nė orėn e tretė tė ditės). Nė kėtė luftė u vranė nga barbarėt afro 22000, 2000 u kapėn tė gjallė. U zunė 24 flamuj ushtarakė. Nga fitimtarėt ranė pak, mezi bėheshin 120, por numri i tė plagosurve ishte shumė mė i madh.
Kėshtu Epiroti atė ditė, siē e shpresonin dhe e prisnin tė gjithė, korri njė fitore me tė vėrtetė tė madhe, sepse nė atė betejė nuk mungonte asgjė nga ato qė kanė mundėsi jo vetėm ta ndjellin fatin pėr tė dalė faqebardhė, por edhe ta detyrojnė pėr njė gjė tė tillė; nuk mungoi as koha, as vendi, as rregulli i pėrsosur nė tė gjitha veprimet, as arsyeja e drejtė dhe njėkohėsisht e domosdoshme pėr t'u pėrleshur. Mė nė fund pėr komandantėt dhe ushtarėt do tė mund tė thosha kėtė: «Atė ditė luanėt kanė komanduar luanė». Pjesa jo mė e vogėl e kėtyre ishin veteranė, qė kishin shėrbyer dikur si ushtarė bashkė me tė atin e Skėnderbeut, kėshtu qė ata mund t'i merrje jo pėr ushtarė, por pėr mjeshtėr tė zgjedhur tė ushtrisė. Prandaj dukej se, po tė fitonin nė njė betejė tė tillė e po t'ia thyenin njė herė hundėn armikut, lufta kishte marrė fund.
Pasi u arrit fitorja, Skėnderbeu e kaloi tėrė atė ditė dhe atė natė nė kamp me qetėsinė mė tė madhe. Nė mėngjes, plot krenari pėr fitoren, iu pėrvesh punėve tė tjera, duke e tėrhequr ushtrinė ende tė pėrgjakur nė njė punė jo mė pak tė pėlqyeshme, nė plaēkitjen e viseve armike. Grupe-grupe u lėshuan tė gjithė pa dallim pa asnjė rregull, pa njeri nė krye, me njė pėrbuzje dhe mospėrfillje, tė cilat lindėn, siē ndodh, prej suksesit qė patėn. Por kapedani i matur dhe qė s'dehej kurrė nga sukseset, i frenoi mirė dėshirat e ushtarėve, gjersa zbuluesit e dėrguar njoftuan se s'kishte gjėkundi rrezik nga pritat. Atėherė, me t'u lėnė e lirė plaēkitja, kalorėsia u derdh kudo mbi tokėn armike e po shfrynte mbi tė mirat e fushės, mbi bagėtinė dhe mė nė fund mbi vetė pemėt. E fryrė nga fitorja qė sapo kishte korrur, kalorėsia fluturonte nga gėzimi e asgjė nga ato qė mund tė prishė shpata dhe zjarri nuk kursente, veēse gra dhe fėmijė. Plaēka po sillej nga ēdo anė me njė shamatė tė atillė, saqė dukej sikur po ngjante njė pėshtjellim tjetėr lufte dhe sikur ziente i gjithė vendi plot me luftėtarė.. As pėr plagėt s'donte t'ia dinte kush. Dhe me tė vėrtetė, lakmia nė kėtė rast kishte tėrhequr edhe shumė nga ata qė dolėn tė plagosur prej betejės. Asnjėri nuk rėndohej, nuk e ndiente lodhjen; burrave u ishin zhdukur djersėt qė sapo i patėn. Tė paktėn plaēka e begatshme, siē ndodh, askujt nuk i jepte mėrzi. Kėshtu ushtria iku mė tepėr e mėrzitur pėr disa gjėra qė s'mundi t'i merrte, sesa e gėzuar pėr ato qė mori.
Si plaēkitėn mjaft e shfrynė sa u ngopėn nėpėr vendin e armikut, Skėnderbeu dha shenjėn e nisjes. Pas tij, e ngarkuar me plaēkė dhe tėrė gėzim, po vinte ushtria qė u nis pa vonesė. Kapedanėt po shkuleshin sė qeshuri nga shakatė qė bėnin me ushtarėt e vet, duke i quajtur frikamanė, sepse nga luftėtarė kryetrima ishin kthyer nė rrėmbyes bagėtish dhe nga mbrojtės tė Arbrit nė ruajtės dhensh. Kėshtu ushtria, si nė festė, me njė gėzim qė s'kishte tė mbaruar e me shaka e kėngė njėra pas tjetrės, po vazhdonin pa e ndier lodhjen e rrugės, gjersa u pėrshėndetėn nga rojat e kampit qė kishin dalė pėrpara pahisores.
Pasi e kaluan atė natė nė kamp, Skėnderbeu tė nesėrmen, kur sapo kishte aguar drita, dha urdhėr tė mblidhnin plaēkat dhe bashkė me ushtrinė fitimtare u nis pėr nė qytetin mbretėror tė Krujės. Populli, qė ishte derdhur nėpėr gjithė rrugėt, po i priste me brohori, duke i quajtur fitimtarė njė pėr njė. Tė gjithė ēuditeshin me plaēkėn e madhe. Kalorėsit e rinja) mezi njiheshin nga njerėzit e vet. Pėr shumė ditė me radhė u bėnė pėrgėzime dhe gjithė princėrve tė Epirit iu dėrguan letra tė kurorėzuara me dafina si edhe disa flamuj ushtarakė; njė pjesė tjetėr e kėtyre u ngulėn nėpėr faltore.
M.Barleti, Historia e Skėnderbeut
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 17-10-2011 mė 04:42
brandi, shpici......
Kur nuk din, rri urte dhe lexo cka shkruajn te rriturit !!!
Ne rradhet e "muslimaneve" ka patur rrespekt, nder, dhe burreri.....nuk jan pallu si puna jote, kete ta kesh me dije, se ka SUNDUAR SHERIATI....e njeh sheriatin ti ???.....nese ka pallu Skender Beu, atehere vetem ne menyre LEGALE, menyra legale do me thene, "ne kurrore".....kjo nuk ish ceshtje debati ketu shoki jem, ceshtje debati ish, mungesa e te dhenave, qe te ceka, edhe vet Sami Frasheri eshte sherbyer nga Barleti.......eshte thjesht pune "hulumtimi" per te sqaruar rolin e Skenderbeut "musliman"....
mfg
albanish by nature
albanish by nature
...ja fillove edhe ti tash si jarigasi....c'ju kam qejf juve trimave....apapap....
Brandi, rradhen tjeter, kur ti futish hundet diku, llogarite paraprakisht se duhet edhe me i nxjere me "nder" jasht, e jo me ik si langari me bishtin nder vege...
Pra, si mendon, t'ja hedhim ne ajer 40 vjet jete skenderbeut ???...nese po, si do te arsyetoje ty ate ???....se ka vra musliman, ja vlen ate kapitull para se te "pendohet" ta largojm nga historia ???.....nese argumenton ne kete vije, si e argumenton atehere pjesemarjen e muslimaneve ne rradhe te skenderbeut, qe bile disa vite i qendraun edhe besnik, luftuan bashke me te kunder "osmanlijve" (apo ti quajm turq, se tingellon ma shqiptarce !!!)....dezertimin nga dezertimi te Hamzait, si e argumenton ???
Ose nuk ja vlen te diskutojm mbi fakte historike, se neve na bashkon partia ???
tungi
PS: une mbaj levis 501, zakonisht blue ......sa per mjekren ke te drejte, ja ces briskun ne dy a tri jave, mvaresisht si me cohet bibilushi.....
albanish by nature
cila parti mer klluf, shef te kem postuar ne ndonje vend parti une
plasi syt ketu
http://www.forumishqiptar.com/showth...?t=470&page=21
flitet me dokumeta te kohes jo me tr@plliqe hoxhallaresh per grua muslimane dhe djal musliman...
ti qenke i rrjedhur nga trut fare.
ps. po mer po paske levis ti, kam pa plot debila mjekercaper si ty me pantallona trecerekshe ne viene.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 17-10-2011 mė 06:33
....o brandi, mantra barletiane na eshte e njohur bre djalosh.....por nuk shpjegohen dot 40 vjet te jetes se skenderbeut PARA se te behet "princ" i shqiptareve.....nuk shpjegohet perkrahja e muslimaneve me vite te terra, nuk shpjegohen "tradhetite" e muslimaneve, etj.......
Mos na caj barkun me ate qe e njohim......e dijm, na ka mesuar mire e forte partia...
Sot kane ndryshuar rrethanat.....muslimaneve u intereson Skender Beu, i cili ish kommandant i ushtrise otomane, i cili u emerua mu me nofken e nje shqiptari te famshem, te cilit ju zoteruan jo vetem pronat e familjes se tije, por edhe me shume....si erdhen keto zhvillime.....perse "dezertoj" skenderbeu mu pas luftes se nishit, perse jo me heret, apo me vone.....
Nuk na jep historia e shkruar e jona nje pasqyre objektive mbi realitetet politike te asaj kohe.....apo eshte rrafsh per teje gjith puna ???....nese po, e ke derren hapur, papa dhe ciao.....
tungi
albanish by nature
Krijoni Kontakt