Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Gjurmė Floriri Nga Virtyti Shqiptar

    GJURMĖ FLORIRI NGA VIRTYTI SHQIPTAR


    1.
    Kronika e lashtė tregon se Dari i mundur i Persisė kish lėnė qerren Mbretėrore me rrobat e purpurta e vetė fluturoi me kalė. Tendėn e tij po e ruante pėr fitimtarin, Lekėn e Madh, truproja e tij. Sa hyri, ai dėgjoi vaje tė huaja grash qė luteshin tė trėmbura. Pyeti, dhe i thanė se qe familja e Darit - nėna, gruaja dhe bijat. Ato kishin parė rrotull rrobat e arit e po ulėrinin duke menduar se ai qe vrarė!
    Leka i Madh urdhėroi, jo vetėm tė mos prekeshin gratė por dhe tė nderoheshin. E ėma e Darit me sy lutės i ra nė kėmbė komandantit Efestion, duke kujtuar se ai qe Aleksandri i Madh! Tė pranishmit i bėnė shėnjė asaj se fitimtari i parė qe Tjetri, nė krah. Leka i Madh u pėrgjegj i buzėqeshur me sy nga shoku: «Edhe ai ėshtė njė Aleksandėr». Pastaj nėnės sė kundėrshtarit tė mundur i hodhi nė supe pelerinėn e purpurt mbretėrore tė tij.


    2.
    Plutarku shkruan: «I thanė Pirros (sė Epirit), - ‘na e largo kėtė sharės nga Ambrakia’!
    - Jo, tha Pirrua, mė mirė tė na shajė kėtu nė sy, para njė pakice!…
    Mė pas ai i thirri e iu drejtua atyre: «Pse mė keni sharė»?!
    - Po tė kishim dhe ca verė pėrpara do tė tė kishim sharė mė shumė,- iu pėrgjigjėn ata.
    Pėr ēiltėrsinė e tyre, Pirrua i fali.


    3.
    Montenji, shkrimtar i shquar francez, nė veprėn e tij «Esse» shkruan pėr Skėnderbeun: «Njė ditė princi i Epirit po ndiqte njė ushtar pėr ta ndėshkuar. Ushtari po i lutej me lot nė sy qė ta falte! Por kur u bind se Skėnderbeu po i afrohej i vendosur e kėrcėnueshėm, menjėherė nxori edhe ai shpatėn.
    Sa pa qė ushtari zgjodhi kėtė mėnyrė pėr tė vdekur dhe jo lotėt, Prijėsi e fali. Ata qė nuk e kanė lexuar historinė e habitėshme dhe trimėrinė e Skėnderbeut, kėtė ngjarje nuk mund ta kuptojnė ».


    4.
    Nė luftėn kundėr Sulltanit dhe bejlerėve kokėmushkė e trumizė tė cilėt e pengonin nė krijimin e njė shteti tė pavarur shqiptar, Ali Pashė Tepelena urrente veēanėrisht «asnjanėsit» dyfytyrė. Kapi njėrin prej tyre dhe e pyeti se nga cila anė ishte !
    «Me asnjė anė, Pasha, u pėrgjegj ai, nga tė mė ēojė rryma» !
    Ali Tepelena e njohu nė fytyrė qė e mashtronte, e mbėshtolli tė lidhur te njė tra dhe urdhėroi ta hidhnin nė lumin Vjosė. «Nisu, i tha, dhe dil ku tė tė nxjerrė rryma» !


    5.
    Bajronit Ali Pashė Tepelena i dha dy shoqėrues, Dervishin dhe Vasilin. Njė mysliman, njė krishter.
    Erdhi dita e tė dy do ndaheshin me poetin e madh. Si shėnjė falenderimi, Bajroni u zgjati florinj. Me lot nė sy nga ndarja, kur panė monedhat ata ngrinė tė fyer dhe i ranė ballit me pėllėmbė: «Bubu ē’na bėre! Pse na fyeve, imzot! Besa te shqiptarėt nuk paguhet. Ne duam tė na duash, jo tė na paguash» !


    6.
    Tafil Buzi, luftėtar shqiptar me emėr dhe komandant i njė tabori perandorak, shkoi nė hamam tė Stambollit tė bėnde banjė. Ai qė shėrbente me sapun, njė ēast i foli shqip. Tafil Buzi, fisnik e inatēor siē qe, u kthye rrėmbimthi tėrė xixa nė tru dhe e pa rreptė:
    «Shqiptari nuk ulet tė lajė kurrizin e tė tjerėve ! - foli me inat. Mori kamxhikun dhe e qėlloi fort nė shpinė sa u pėrgjak, pastaj i thirri : «Shporru, laj veten me sapun dhe pastro gjakun e keq» !


    7.
    Bilbilejtė legjendarė tė Progonatit qenė nėn litar pėr t’u varur. Ē’kini pėr tė thėnė ? - i pyeti pashai xhelat.
    «Tė ndezim dhe njė cigar» - i thanė ata qetėsisht.


    8.
    Njė trim kryengritės i Malėsisė sė Bjeshkėve para vrasjes pushtuesit sllavė e pyetėn: «A e ke ndjerė veten mė ngushtė»? «Po, besa - u pėrgjegj ai - kur nė konak mė erdhėn miq dhe s’kisha ēfarė t’u jepja»!


    9.
    -Do tė tė vrasin andartėt, Petro! - i tha Petro Nini Luarasit miku i tij i shquar, Themistokli Gėrmenji.
    « Sa mė shumė tė na vrasin aq mė shumė do shtohemi – iu pėrgjegj Petro Nini. – Veē po mė vranė tanėt pas krahėsh, mblidhmani gjakun nė njė shishe bojėshkrimi se me tė fėmijėt do shkruajnė gjuhėn e mėmės».
    Po ashtu u pėrgjegj pas kėrcėnimesh dijetari atdhetar Ilia Dilo-Sheperi posa andartėt therėn nė pritė priftin atdhetar martir At Stath Mellani: - Dhe po mė therėn, fyti im do tregojė formėn e shkronjės shqipe « a ». -


    10.
    Vrasėsit grekė me ndihmė tė francezėve, para pushkatimit Themistokli Gėrmenjit i lidhėn sytė: «Zgjidhmini sytė qė tė shoh dhe njėherė flamurin shqiptar nė ballkonin e Korēės»! - u tha trimi. Pastaj shtoi: «Mė lejoni qė komandėn pėr t’u pushkatuar ta
    jap vetė»!


    11.
    Viktor Eftimiu, shkrimtari i madh rumun me prejardhje shqiptare, shkruan se shqiptari ngado qė shkon nėpėr botė, rrėnjėt e vėndlindjes i merr me vete. Ai i ngjan shqiponjės me dy krerė: njera kokė sheh nga vėndi ku e shpie halli, tjetra kokė sheh nga atdheu.


    12.
    Isa Boletinin Sulltani deshi ta mbante nė Stamboll me ēdo tė mirė, pėr tė qėnė larg Kosovės kryengritėse. Trimi legjendar u pėrgjegj: «Shkėmbenjt e gėmushat e bjeshkėve tė mia nuk i kėmbej me asnjė saraj e pallat perandorie».


    13.
    Qe koha kur me nxitjen e shovenėve rrotull qeverisė shqiptare zunė tė zienin ndasitė krahinore. Hasan Prishtina tha me neveri pėr shpirtvegjėlit: «Unė nuk jam as gegė as toskė. Jam shqiptar».


    14.
    «Ē’porosi ke ? - i thanė fashistėt italianė Vasil Laēit para litarit. «Mė jepni njė krehėr tė kreh dhe njėherė flokėt»! - u pėrgjegj.


    15.
    Mė 1913, muaj tė tėrė shkodranėt e mbrojtėn me heroizėm tė rrallė qytetin e tyre nga pushtuesit malazezė, duke pėrtėrirė qėndresėn e pashoqe qė u bėnė osmanėve pas vdekjes sė Skėnderbeut.
    Esat Pasha i tradhtoi nga brėnda; vrau pas krahėsh Riza Pashėn, komandantin turk me prejardhje shqiptare tė garnizonit qė mbronte qytetin. Shkodra ra.
    «S’kishin ē’bėnin mė shumė shkodranėt luanė, tha kryetari i qeverisė sė Vlorės Ismail Bej Qemali, atyre iu mbaruan ushqimet, municionet…».
    - Madhėri, pse s’e thoni qė i tradhtoi Esati? - e pyetėn.
    «Fyejmė racėn tonė nė sy tė botės! Shqiptari rrobat qė lan i ndėr brėnda oborrit tė shtėpisė, tė mos ia shohin bota».


    16.
    Pas Luftės I Botėrore Komisioni europian rivendoste kufijtė mes Greqisė dhe Shqipėrisė nė jug. Populli shihte si i priteshin trojet. Dy ēamėr tė Konispolit i afrohen pėrfaqėsuesit kryesor tė huaj me njė kuletė monedhash ari mbledhur nė varfėrinė e tyre.
    "]«Merrini kursimet tona, dhe kursenani Shqipėrinė, mos e prisni»! iu lutėn zyrtarėve tė huaj.
    Evropiani i komisionit, thonė, bėri qė tė shtyhej edhe ca kufiri pėr shqiptarėt mbi Konispol, duke mos i dhėnė Greqisė dhe atė tokė shqiptare



    17.
    Faik Konica, ambasador i Mbretėrisė nė Amerikė, kish botuar dhe disa qortime tė mprehta pėr Mbretin e tij. Ahmet Zogu e fton nė takim. Nė njė dhomė vetėm tė dy.
    Konica sheh me habi, se tėrė muret rrotull qenė mbushur me artikuj tė tij prerė nga gazetat ku kishte thumbuar mbretin. Biseda vazhdoi qetė dhe e fshehtė. «Ē’nuk do jepja, tė merrja pak vesh se ē’thanė bashkė»! - shkroi kureshtar Noli…
    Mbreti Zog nė Vjenė shkon tė shohė operėn «Paliaēi». Nė dalje, i bėjnė atentat. Goditėsi del nė gjyq, dhe mbrohet duke i treguar gjykatės sė Vjenės artikujt e Konicės kundėr Zogut.
    «Jo, kunėrshtoi prerė Konica - nuk ka tė drejtė njeri t’i tregojė dėshmi nėpėr botė ato qė bėjnė shqiptarėt mes tyre»!


    18.
    Intelektuali atdhetar Mirash Ivanai kish qortuar mprehtė nė shtyp sistemin arsimor tė kohės (thonė se ato ditė, pėr tė varrosur vėllain kish hequr dhe shitur njė dhėmb floriri tė tij).
    E thėrret mbreti Zog e i kėrkon t’ja thotė nė sy vrejtjet e tij pėr arsimin. Ivanai ia numėron. Mbreti e dėgjonte qetėsisht e nė fund i tha: «Jam me ty, qysh sot je i caktuar ministėr i arsimit!


    19.
    Burri i shtetit , atdhetari i flaktė e i zgjuar Rauf Fico kish thėnė: « Me ndihmė tė zotit e me flamurin kombėtar nė ballė njė ditė do ia rikthejmė Shqipėrisė dhe Kosovėn e Ēamėrinė. Pėrndryshe brezat qė vijnė do tė na gjejnė nė varr me gishtin tė treguar nga kėto trojet tona».
    Rrebelėt e Haxhi Qamilit nė trazirat e kohės Rauf Ficon bashkė me Luigj Gurakuqin i kishin zėnė dhe i kishin goditur keq. Mė pas, kur Rauf Fico ishte kryetar Bashkie i vjen pėr hall nė zyrė njė nga ata qė e kishte goditur. Sa e pa, i ardhuri mbeti i ngrirė. Rahuf Fico me buzėqeshje fisnike e afroi dhe e pyeti ē’kėrkonte nga shteti! Si e dėgjoi, ia mbaroi kėrkesėn.


    19.
    Nė Kurvelesh fashistėt hynė kėrcėnueshėm nė shtėpinė e njė atdhetari tė moshuar qė i kish djemtė nė mal. Ai rrinte nė vatėr e dridhte qetėsisht duhan. Tė fyer nga qetėsia e tij e ēudiēme, njė nga ushtarėt fashistė rrėmbeu njė rrobė tčė dhomės dhe e hodhi nė zjarr. Plaku dridhte cigare pa ua hedhur sytė. Ushtari tjetėr mori e hodhi nė prush njė rrobė mė tė shtrenjtė. Plaku kokulur drodhi cigaren tjetėr pėr tė mbushur kutinė. Zjarri bubulonte me flakė trazuar tym. Kur ata po kėrkonin rroba tė tjera mė tė mira, plaku u ngrit, hapi sėndukun e zgjedhur, nxori qilimin e bukur tė miqve dhe e lėshoi mbi zjarr. Fashistėt shqyen sytė. Plaka i bėrtiti tė shoqit tė marrosur. Ai e kapi pėrdore si pėr ta hedhur dhe atė nė zjarr pastaj foli: “Ku ėshtė dhe ajo bomba e kuqe italiane” dhe u nis ta kėrkonte. “U ēmėnd” thirri plaka me fytyrė nga ushtarėt e huaj si pėr t’u kėrkuar ndihmė. Ata vėshtruan njeri tjetrin tė habitur pa kuptuar qartė se me kė qe e zonja e shtėpisė!


    20.
    Komandanti i shquar nacionalist i Ballit Kombėtar gjatė Luftės antifashiste, Hysni Lepenica kėrkonte dhe ribashkimin e Kosovės e Ēamėrisė me trungun e Atdheut. Komunistėt e kundėrshtuan pasi kėtė bashkim e kėrkonin dhe fashistėt. Ky ua ktheu se meqė fashistėt hanė bukė, pinė ujė e marrin frymė, ne s‘duhet tė hamė, tė pimė e tė marrim frymė!


    21.
    Nė fshatin Kardhiq krerė komunistė bėnin njė mbledhje pėr tė shtuar partizanė, e populli po nderonte me grusht. Kreu ballist Hasan Dosti i pa nga larg e pyeti njė fshatar afėr, se ē‘po bėnin ashtu! Ai u pėrgjegj se kanė ngritur dorėn grusht te balli, nderojnė partizanēe! Nacionalisti ia ktheu me keqardhje: „Nesėr nė fitofshin luftėn, do i ngrėnė tė dyja e do t‘i bien kokės me tė dyja duart me grusht“!


    22.
    Nacionalistin e shquar antikomunist, At Anton Harapin po e ēonin drejt pushkatimit. Qe natė e udhėt tėrė baltė. I dėrmuar nga torturat, plaku i shenjtė martir ecte dhe ngrinte mantelin lart tė mos i ndotej pėr toke. Kur e pa, pushkatari shoqėrues i tha se ē‘i duhej tani kujdesi pėr rrobėn! Ai iu pėrgjegj si ėngjėlli djallit: „Zotin dua ta takoj i pastėr me tė gjitha“! E mė tej: „Me vdekjen time kombit i shtoj dhe njė rrėnjė nėn dhč“.


    23.
    Ish i burgosuri politik nga Dukati i Vlorės M. Hamza mė tregonte: «Ndodheshim nė qelitė e Burrelit. Njė polic i ashpėr matjan pa njė sherr mes nesh e afrua tė na godiste tė gjithėve. Ne i shpjeguam se rrahėm pak kėtė minoritarin grek nė burg me ne, pasi na tha pėr ngushėllim, se kur tė dilte nga burgu nė Jug do ngrinte flamurin grek !
    Polici i shqeu sytė e thirri drejt tij: «Pasha perėninė e pasha Shqypninė, ky ka thanė kėshtu, e na kena vetėm nji flamur e nji Shqipni!…» I dha njė pėllėmbė tė fortė nė fytyrė, e rrėmbeu dhe e nisi nė birrucė. Pėr tė parėn herė ne na buzėqeshi si tė na kishte miq tė tij. Na pa dhe njėherė nė sy njė nga njė qė tė mos na harronte, dhe grupin tonė s’e trazoi mė tej.
    Pas ca ditėsh atė nuk e pamė mė aty.



    24.
    Me ardhjen e shtetit komunist, nacionalistit Fiqiri Dine, ish kryeministėr nė kohėn e pushtimit gjerman iu desh tė largohej nga Shqipėria pėrmes Greqisė. Shėrbimi grek e thirri dhe i premtoi gjithėēka,dhe rrėzimin e komunizmit, vetėm ai tė firmoste se ishte pėr dhėnien e Vorio-Epirit Greqisė. Shqiptari brez pas brezi iu pėrgjegj se ai qe armik i betuar i komunizmit, po mė mirė Shqipėria ta kishte komunizmin shqiptar se sa pushtimin grek». Kėtij mendimi ai nuk i lėvizi, edhe kur shteti grek e persekutoi nė qelira tė rėnda tė burgjeve.


    25.
    Nė Gjinokastėr vdes arsimtari i nderuar M. Andrea. Nė familje vete pėr ngushėllim dhe njė shoku i tė ndjerit, H.Sh., pensionist.
    Si mbaruan ngushėllimet, nė ikje pensionisti la paketėn e ngushėllimit. Pastaj vuri mbi tė dhe njė 5000 lekėshe. «Ia pata marrė hua» shpjegoi lehtė tek e shoqja e tė ndjerit pėr borxhin, tė cilin e dinte vetėm i vdekuri.


    26.
    Mė 1913 Shkodrėn e kishin rrethuar malazeztė pėr ta pushtuar. Mes predhave tė paprera, Fishta vendosi Flamurin kombėtar nė ballkonin kryesor tė qytetit. I thanė tė shqetėsuar se do ta goditnin me gjyle nga ēdo anė, e Fishta u pėrgjegj : «I pėrzhitur nga predhat e armiqve, Flamuri ngjan mė i bukur».
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 03-10-2011 mė 15:00
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •