Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Hasan Dosti: Nje jete per ceshtjen Shqipetare

    Njė libėr pėr personalitetin Hasan Dosti


    Nga: Izet SHEHU

    Vjen pėr lexuesin njė vėllim me kujtime e dokumenta pėr njė prej themeluesve tė Ballit Kombėtar
    Nė Muzeun Historik Kombėtar u bė promovimi i librit “Hazan Dosti, njė jetė pėr Ēėshtjen Shqiptare”. Libri ėshtė botuar nga shtėpia “Botart”. Njė libėr voluminoz prej 475 faqesh. Redaktori i kėtij libri ėshtė Ylli Molla. Ky libėr i llojit tė kujtimeve dhe dokumentave, ėshtė hartuar bukur nga ana kompozicionale.

    Qė nė fillim ndeshemi me parathėnien e studiuesit brilant nė fushėn e historisė profesorit tė mirėnjohur Menduh Dėrguti, ish rektor i Universitetit tė Shkodrės. Parathėnia ėshtė shkruar me profesionalizėm, dashuri, dhe e sintetizuar. Pasi lexon kėtė parathėnie, hidhemi nė kapitullin e parė tė librit ku jepet jeta e Hasan Dostit, e kėtij personaliteti, qė ia kushtoi jetėn ēėshtjes shqiptare. Ky kapitull, ėshtė nga mė tė bukurit e librit. E shkruar nga i biri, i ndjeri Viktor Dosti, sipas kujtimeve tė atit tė tij, jepet me saktėsi, sinqeritet dhe besueshmėri saga e familjes Dosti. Qysh nga shekulli XV i pari i kėsaj sage ėshtė papa Kostandini. Prej andej mėsojmė se kjo familje degėzohet nė familjen Dosti qė qėndron nė fshatin Kardhiq, dhe familjen Delvina nė Delvinė. Demir Dosti, babai i Hasan Dostit, ka bėrė pjesė nė njė aleancė kundėr vezirit tė Janinės, Ali Pashė Tepelenės.
    Ishte njė njeri me edukatė dhe kėtė e pėrēoi tek tė bijtė. I konvertuar nė mysliman, dhe pėr mė saktė i sektit bektashian, tregon se qysh i vogėl, Hasani ishte njeri qė sillej mirė me shokėt e tij, madje edhe me tė krishterėt. Shpesh shkonte nė kishė me kėta shokė, duke mbajtur nė kokė njė feste tė kuqe.Shkollimi i Hasan Dostit ishte gjimnazi turk i Gjitrokastrės dhe mė vonė nė gjimnazin e Janinės ku fitoi me konkurs njė bursė shteti, nė kolegjin e gjuhės frėnge, nė vitin 1912. Familja Dosti mbante lidhje me familjet mė nė zė tė Shqipėrisė sė asaj kohe, si: Osmani (Haxhiu), Alem Mehmetit etj. Kryen punė tė ndryshme, duke filluar si tetar nė xhandėrmari (pasi kishte mbaruar njė kurs pėr xhandėrmari), pėrkthyes, arkėtar i prefekturės sė Vlorės mė 1919 e mė vonė nė Gjirokastėr. Nė vitin 1928 punon si avokat nė Gjirokastėr. Mė 1929 emėrohet gjykatės nė Berat.Si njeri me integritet, me kulturė e me bindje tė qarta politike, ai del dhe kundėrshtar i Ahmet Zogut. Mė 1932 dėnohet nga regjimi i Zogut dhe falet mė 1935.

    Jepen lidhjet e kėtij personaliteti me emra tė spikatur tė lėvizjes kombėtare, si: Mustafa Gjinishi, Kol Tromara etj. Ēasti mė i rėndėsishėm i veprimtarisė sė tij patriotike shfaqet nė veprimtarinė prej nacionaliste nė Marrėveshjen e Mukjes.Kėtu u zgjodh kryetar i kėsaj marrėveshje dhe sekretar Mustafa Gjinishi. Ėshtė ndėr themeluesit e Organizatės sė Ballit Kombėtar, madje ndėr pesė tė parėt me nė krye Mit’hat Frashėrin. Nė vitin 1943 pėr njė periudhė tė shkurtėr emėrohet ministėr, por jep dorėheqjen. Mė 1944 largohet bashkė me udhėheqėsist e tjerė tė Ballit pėr nė Itali, e mandej mė 1949 nė SHBA. U shua nė Los Anxhelos mė 29 janar 1991 kur ishte nė moshėn 96 vjeēare. Para vdekjes foli nė telefon me fėmijėt pas gati njė gjysmė shekulli.Jetėn nė kėtė libėr, siē e thamė dhe mė parė, e jep i biri, i ndjeri Viktor Dosti. Gjejmė kėtu njė rrėfim tė qartė, sintetizues, domethėnės dhe emocional. Sinqeriteti dhe qartėsia e rrėfimit tė bėn qė ta lexosh me njė frymė dhe t’i besosh pėr atė qė rrėfen.Njė libėr me fakte e dokumenta tė shumta. Tė bėn pėrshtypje, pėrshkrimi i udhėtimit nė Kardhiq nga Lake VVilliam Martin. Kėtu flitet pėr Kardhiqin nė njė vepėr gjatė njė udhėtimi nė Greqinė e Veriut, botuar nė Londėr mė 1935, ribotuar mė 1967.

    Kėtu mėsonte pėr familjen e Demir Dostit. Njė dokument autentik pėrbėn edhe kujtimet e profesor Eqerem Ēabejit pėr Demir Dostit. Nė libėr ka nja pasuri dokumentash si pėr veprimtarinė si nėpunės, dhe nė veprimtarinė politike tė Hasan Dostit. Njė galeri e tėrė personalitetesh, dhe familjesh me emėr, zėnė vend nė faqet e kėtij libri. Nuk gjen nė tė tendenca subjektive, karakteristikė e njė mori librash tė botuara kohėt e fundit tė kėtij lloji. Fjala ėshtė e zgjedhur, e kuptueshme, fjalia e ndėrtuar me sintaksė tė pjekur dhe me tė gjitha nuancat kuptimore e stilistike tė saj. Mesazhet e personalitetit tė Hasan Dostit rezatojnė vėrtetėsi historike, orientim perendimor dhe vizion tė qartė politik.

    Kujtimet, studimet, deklaratat e lėshuara pėr shtyp, (si ajo me rastin e 28 nėntorit 1953), korrespodencėn e tij me bashkėpunėtorėt, dėshmojnė pėr kulturėn poliedrike, pėr shpirtin kombėtar, pėr frymėn njerėzore.Libri ėshtė njė manual historik, njė enciklopedi me vlera tė pashoqe nė literaturėn tonė tė shkruar deri mė sot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 03-10-2011 mė 14:36
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #2
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Hasan Dosti, si e diskreditoi historiografinė komuniste

    Publikuar mė 29/06/2008

    Me promovimin e librit “Hasan Dosti: Njė jetė pėr ēėshtjen shqiptare”, qė u organizua tė shtunėn nė Muzeun Kombėtar, u hoq shtresa e parė e konsiderueshme e errėsirės me tė cilėn ka qenė e mbuluar njė nga figurat mė tė spikatura tė historisė shqiptare tė shekullit tė njėzetė. “Studimi i figurės sė Hasan Dostit ėshtė nė fillimet e tij”, - u shpreh historiani Beqir Meta, konsulent nė pėrgatitjen e librit me kujtime, artikuj, intervista, letra dhe dokumente tė ndryshme. Sipas tij, ajo kėrkon njė studim tė thellė dhe shumėplanėsh e ndarė nė tri faza: aktiviteti i tij nė periudhėn e mbretėrisė, nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė mėrgim.

    Nė periudhėn e mbretėrisė, Hasan Dosti ka qenė njė ndėr juristėt mė tė njohur nė Shqipėri, por ka pasur edhe veprimtari politike. Gjatė luftės ai ėshtė njė ndėr themeluesit dhe drejtuesit kryesorė tė Ballit Kombėtar, delegat nė Kuvendin e Mukjes, ministėr Drejtėsie pėrkohėsisht dhe njė ndėr politikanėt mė kėmbėngulės nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.

    “Edhe nė pushimet e seancave tė Kuvendit tė Mukjes, - tha historiani Uran Butka, duke iu referuar kujtimeve tė Ymer Dishnicės, pėrfaqėsues i delegacionit komunist nė Kuvend - Hasan Dosti thėrriste ‘Rroftė Kosova, rroftė Kosova!’”.

    Nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore, ai emigroi dhe deri nė vitin 1991, kur vdiq, ishte njė nga figurat kryesore tė diasporės shqiptare.

    Libri, i botuar me pėrkujdesjen e familjes sė Hasan Dostit, sjell dėshmi nga veprimtaria e tij nė tė tria kėto periudha.

    Pėr historianin Uran Butka, libri “Hasan Dosti...” ka rėndėsi tė jashtėzakonshme, sepse hedh dritė mbi ditėn e themelimit tė Ballit Kombėtar. Jo vetėm kaq, ai diskrediton edhe historiografinė komuniste, e cila deklaron si datė themelimi tė organizatės nacionaliste tė udhėhequr nga Mid’hat Frashėri, vitin 1942.

    Uran Butka citoi gazeta tė vitit 1939, tė cilat shkruanin pėr krijimin e degėve tė BK-sė nė Shkodėr, Vlorė etj. Pėr librin “Hasan Dosti...” pastaj pyeti: “Si mund tė krijoheshin degėt e rretheve tė njė organizate qė ende s’ishte krijuar?”

    Sipas librit, por edhe njė bisedė e incizuar e Hasan Dostit me Iqmet Delvinėn nė vitin 1977, e cila u dėgjua gjatė promovimit, Balli Kombėtar ėshtė krijuar nė ditėt e para pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia mė 7 prill 1939.

    Historiani Sherif Delvina foli pėr Hasan Dostin si jurist, ndėrsa historiani Muharrem Dėzhgiu, pėr vėmendjen mė tė madhe qė historianėt dhe institucionet pėrkatėse duhet tė tregojnė ndaj kėsaj figure.

    “Ky libėr paraqet aktivitetin politik-shoqėror-juridik tė babait tim”, - tha dje djali i tij, Tomorr Dosti. “Ne, tė gjithė si familje, jemi munduar t’i mbledhim materialet e tij dhe i kemi nxjerrė nė pah nė njė botim tė veēantė, nė librin “Hasan Dosti: Njė jetė pėr ēėshtjen shqiptare”, ku paraqitet se babai ynė i ka kushtuar njė jetė tė tėre nė shėrbim tė atdheut”.

    Nė librin “Mukja, njė shans i bashkimit, peng i tradhtisė”, prof. Uran Butka jep njė profil tė plotė bibliografik tė Hasan Dostit ku shkruan: Lindi mė 7 tetor 1895, Kardhiq, Gjirokastėr. U diplomua nė Sorbonė tė Francės pėr drejtėsi dhe shkenca politike, u bė jurist i njohur. Dėnohet mė burg (1932-1935), pėr pjesėmarrje nė njė organizatė tė fshehtė antizogiste “Lėvizja e Vlorės”; kryetar i Gjykatės sė Diktimit (1938); bashkėthemelues i organizatės nacionaliste tė Ballit Kombėtar dhe njė nga drejtuesit kryesorė tė saj. Ministėr Drejtėsie nė kabinetin e Mustafa Krujės (1942), por dha dorėheqjen pas katėr muajsh, nga qė nuk ishte dakord me pushkatimet dhe reprezaljet e qeverisė. Organizator nė Kosovė i gjykatave shqiptare dhe aplikimin e legjislacionit bashkėkohor. Delegat i Ballit Kombėtar nė Kuvendin e Mukjes, ku ndihmoi nė formulimin juridik tė neneve tė marrėveshjes, si edhe nė debatin pėr ēėshtjen e Kosovės. Kryetar i Komitetit Provizor pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, zgjedhur nė Mukje. Sė bashku me Mid’hat Frashėrin dhe delegatė tė tjerė tė Konferencės sė Mukjes, ndihmoi nė ngjizjen e marrėveshjeve nė Shqipėrinė e Veriut nė frymėn e Marrėveshjes sė Mukjes. U largua nga Shqipėria bashkė me krerėt e Ballit Kombėtar (nėntor 1944) dhe jetoi nė emigracionin politik, fillimisht nė Evropė e mandej nė SHBA. Pas vdekjes sė Mid’hat Frashėrit (1949), u zgjodh kryetar i Komitetit Shqipėria e Lirė. Vdiq nė mėrgim, nė Los Anxhelos, nė 29 janar 1991. Ka thėnė: "Janė kurdoherė forcat e drejtėsisė, tė lirisė, tė demokracisė qė mė sė fundi fitojnė e drejtojnė fatet e kombeve. Tiranėt, diktatorėt dhe klikat e vendosura nė pushtet kundėr vullnetit tė popullit, dėnohen, pėrmbysen, zhduken. Kjo ėshtė ligja e njerėzimit dhe e qytetėrimit. Diktatura e Enver Hoxhės me klikėn e vogėl tė tij, pėrgjegjėse pėrpara kombit tonė, nuk mund t'i shpėtojė kėsaj ligje tė pėrbotshme e tė pėrhershme tė shoqėrisė".
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  3. #3
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    HASAN DOSTI , NJĖ JETĖ NĖ LUFTĖ



    http://www.lajmishqip.com/wp-content...asan_dosti.jpg


    Shkruan: Eugen SHEHU

    Lindur e kaluar nė paqė e begati , njė jetė natyrshėm ka hiret e veta. Lindur e kaluar nė luftėra, megjithė privacionet e mėdha sėrish ka hiret e saj. Pėr mė tej , kur kėto luftėra i frymėzon ideali hyjnorė i lirisė sė kombit , atėherė jeta e njeriut gjen kuptimin e saj mė tė shenjtė. Njė jetė e tillė ėshtė ajo e Hasan Dostit.I lindur nė fshatin Kardhiq tė Gjirokastrės , nė vitin 1895 , Hasani qė nė fėmijėri do tė tregonte dashuri tė madhe pėr librat. Prindėrit e dėrgojnė nė Janinė e posaēėrisht nė gjimnazin e dėgjuar „Zosimea“ aty ku vite mė parė ishin shkolluar edhe Frashėrllinjtė. Spektri i gjėrė i kulturės qė pėrmblidhte gjimnazi,ndikuan nė formimin e njė edukate tė fortė morale tė Hasan Dostit deri sa mbylli sytė nė moshėn 96 vjeēare. Janina pėrveē asaj diturie tė marrė prej bangave tė shkollės , e paisi Hasanin e vogėl nga Kardhiqi edhe me njė sqisė tjetėr,atė tė krenarisė kombėtare. Kėnga e Birbilenjėve,historinė e trimave shqiptarė tė detit , kalaja krenare e Ali Pashė Tepelenės,do tė shoqėronin netėve pothuaj gjithė djalėrinė e „Zosimesė“ duke iu kujtuar njė histori sa tragjike aq edhe krenare tė kombit tė tyre.Mė pas,gjithmonė me nota tė larta , Hasani mbaron gjimnazin turk. Diēka ka filluar tė zgjohet tani nė shpirtin e trimit Kardhiqas. Shpėrthimi i Luftės sė Parė Botėrore solli njė det trazirash e vuajtjesh pėr shqiptarėt. Coptimi tragjik i kufijve tė cilit 1913 , sulmet e shkallėzuara tė andartėve grekė nė Jug dhe egėrsia e sllavėve nė brigjet e Drinit e komplikonin mė tej situatėn. Po t’i shtosh kėtij tėrbimit tė fqinjėve pushtues edhe anarkinė e mbrendshme, do tė mund tė kuptosh fare lehtė se Shqipėria i ngjante njė varke prej druri lėnė nėn mėshirėn e dallgėve tė rrezikshme mes oqeanit tė trazuar.Pa mbrojtje , pa timonier , e vetme , kjo varkė natyrisht qė do tė bėnte ēfarė ish e mundur tė delte nga vrundujt e stuhisė.Andartėt grekė , ndėrkohė djegin mė tepėr se gjysmėn e shtėpive tė Krdhiqit. Ata po pėrparonin drejt Tepelenės duke vaditur ėndrrėn e tyre tė „Vorio-Epirrit“ me gjak tė pastėr e tė pafajshėm shqiptarėsh. Familja e Hasanit , sė bashku me qindra tė tjera gjirokastrite detyrohet tė marrė udhėn e tė largohet prej „tokės sė djegur“ qė praktikuan ushtritė greke nė territorin shqiptar shekullorė. Ata vendosėn nė Vlorė ku zjarri i shovenėve grekė gjithsesi nuk kishte mbėrritur. Tanimė jeta e Hasan Dostit kishte marrė njė udhė tjetėr. Intuitivisht,djaloshi prej Kardhiqi po e kuptonte se brezit tė tij pėrpos trimėria e dituria do t’i duhej tė ushqeheshin parreshtur me ndjenjat e nacionalizmit tė ndershėm.Miqtė dhe shokėt e Hasan Dostit do tė ishin tani djelmėria atdhetare e Vlorės,ata qė organizuan dhe udhėhoqėn rezistencėn greke,ata qė nė krah tė baballarėve shkruan me gjak epopenė e luftės sė Vlorės.Duke parė nė karakterin e Hasanit mjaft virtyte , Qeveria nėn udhėheqjen e Sulejman Delvinės, e emėron djaloshin prej Kardhiqi nė detyrėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Prefekturės sė Gjirokastrės.Kėtu , Hasani shquhet jo vetėm pėr ndershmėri por edhe pėr korrektesė e maturi ndaj disa elementėve shqiptarė me qėndrime filogreke. Miqtė e tij tė kėsaj kohe janė Bajo Topulli dhe Kolė Tromara. Sė bashku organizojnė edhe njė shoqatė,programi i sė cilės kishte tė bėnte pėrpos tė tjerave,me nxitjen e ndjenjės kombėtare,me njohjen e historisė dhe tė traditave tė krejt trojeve etnike shqiptare,me idenė e bashkimit sa mė tė shpejtė tė kėtyre trojeve nė trungun e shtetit amė.Ka qėnė viti 1922 kur Hasan Dosti merr prej shtetit shqiptar njė bursė pėr tė studiur nė Francė.tanimė ai ėshtė i pjekur nė gjykime dhe tepėr i aftė tė kuptojė gjėndjen aktuale dhe rrugėt e ndryshimeve pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Mbaron me rezulltate tė shkėlqyera degėn e drejtėsisė nė Francė dhe pėrfundon studimet duke mbrojtur gradėn e Doktor nė Drejtėsi. Gjatė viteve tė studimeve,nė rrethet intelektuale franceze debaton mbi tė drejtat e nėpėrkėmbura tė popullit tė vet duke rikujtuar shpesh historinė. Sė bashku me nacionalistė tė tjerė qė s’ishin pajtuar me regjimin monarkik,Hasan Dosti hedh idenė e njė lėvizjeje popullore demokratike ku liritė e njeriut tė zinin vėndin qė meritonin nė jetėn sociale.Sado qė sfondi social i Shqipėrisė nė monarki ishte tepėr i errėt,idetė dhe veprimtaritė e nacionalistėve tė emigracionit nuk kaluan pa u vėnė re.

    Me ardhjen nė Shqipėri,Hasani realizon njė ėndėr tė vjetėr tė tijėn.Pikėrisht t’i shėrbejė popullit tė vet duke i dhėnė (brėnda kuadrit ligjor) drejtėsinė aq tė mohuar nėpėr vite.Por duhet thėnė se nė njė masė hierarkitė e shtetit tė atėhershėm shqiptar,natyrshėm vuanin prej atij mentalitetit osman tė rryshfeteve dhe pazareve.Kėshtu,duke mos qenė dakord me qėndrimin e shtetit ndaj tė drejtave elementare tė individit,Hasan Dosti kundėrshton hapur disa urdhėra arbitrarė. Pėr mė tej i paisur me llogjikė e guxim,Dosti preferon tė gjykojė e publikojė mjaft shkelje me gjykatėn e Diktimit ku punonte.Ėshtė kjo arsyeja qė rebeli Hasan Dosti pushohet me disa kolegė tė tij nga puna nė kėtė gjykatė. Sidoqoftė,idetė e nacionalizmit,nuk do ta dekurajonin askurrė Hasanin.Ai pėrmes tyre do tė lidhej kėtej e tutje me burra trima e tė mėnēur,fjala e tė cilėve do tė skalitej thekshėm nė konturret e viteve tė 30-ta.Sė bashku me Hysni Lepenicėn,Bilal Golemin,Skėnder Muēon e tė tjerė,nė fillim tė viteve 30-tė,Dosti ndėrmerr krijimin e organizatės „Lėvizja e Vlorės“.Pėrpos kėrkesave pėr demokratizimin e krejt aspekteve shqiptare tė kohės,kjo organizatė duke kthyer sytė nga perėndimi,parashihte Republikėn si regjim mė tė pėrshtashėm tė qeverisjes nė Shqipėri.

    Kėtė regjim pjestarėt e kėsaj shoqate e lidhnin sidomos me mentalitetin dhe traditat e popullit tonė.Goditja qė mori mė pas „Lėvizja e Vlorės“ tregoi pėr atė ēka forca tė caktuara nė Shqipėri,tė pėrkrahuara edhe prej zyrtarėve dhe ushtarakėve tė lartė tė administratės,ndosht nuk ishin tė afta tė kuptonin prosperitetin e kombit tė tyre. Pėr mė tej,kėto forca shihnin interesat personale duke harruar interesat madhore tė atdheut.Nė rradhėt e tė dėnuarve tė kėsaj organizate ishte padyshim edhe Hasan Dosti i cili qė nga 15 vjet vuajti mė shumė se tre vjet burg,falė amnistive tė herė pas hershme tė dekretuara prej Mbretit Zog.Ora e madhe e nacionalizmit bie nė fillimprillin e vitit 1939.Castet nė rrokullime tė kohės,kishin mbi supe peshėn e madhe tė tragjedisė dhe historisė sė re tė shqiptarėve.Njė dokument i zbuluar kohėt e fundit hedh nė dritė mbi datėn e vėrtetė tė krijimit tė „Ballit Kombėtar“ duke pėrgėnjeshtuar historiografinė komuniste qė e shpie kėtė ditė nė fundin e vitit 1943.Nė kėtė dokument pėrpos tė tjerave thuhet ;“, Siē ėshtė e ditur,Shqipėria nė 7 prrill 1939,ditėn e premte tė zezė,u invadua prej italisė fashiste.Menjėherė qė nė javėn e dytė tė atij muaji,u formua nė Tiranė njė Komitet i mshehtė nėn kryesinė e patriotit Mid’hat Frashėrit i pagėzuar me emrin „Balli Kombėtar“.Komiteti harton njė program veprimi qė ka pėrbrėnda kufijve tė mundėsive njė farėsoj rezistence …. Njė nga anėtarėt thmelues tė Komitetit ka qėnė H.Dosti …(„Koha“ 30 maj 1998-„Hasan Dosti ose historia e vėrtetė „). Tanimė rruga e patriotit nga Kardhiqi i Gjirokastrės,ishte pėrcaktuar plotėsisht.si njė ndėr udhėheqėsit e „ Ballit Kombėtar“ai dėgjohet kudo ku vete.Fjala e tij ka forcėn e gjykimit.Veprimi i tij ėshtė i prerė dhe nė kohė.Nė miqėsi tė ngushtė me Mid’hat Frashėrin dhe Faik Qukun,Hasan Dosti punon pėr vėnien nė jetė tė programit tė tetė pikave tė nacionalizmės mė vonė me disa korigjime kohore programi i quajtur DEKALOGU,si njė ndėr thirrjet mė tė fuqishme tė kohės, aktualiteti i sė cilės mbetet akoma pėr ne shqiptarėt nė kėtė fundshekull. Edhe pse kish studiuar pėr drejtėsi, gjeografia dhe historia e lashtė e arbėrorėve do tė mbeteshin pasioni i madh deri nė fund tė jetės sė tij.Nė vitet e okupacionit fashist,krahas detyrave tė ngarkuara prej „Ballit Kombėtar“,Hasani bashkėpunon ngushtė me atdhetarin,studiuesin e palodhur dhe nacionalistin Ahmet gashin dhe tė dy sė bashku pėrpilojnė hartėn e parė etnike tė Shqipėrisė.Juristėt e Kosovės,do tė mbeteshin gjithashtu ndėr shokėt dhe miqtė mė tė afėrt tė Dostit.Mukja do tė ishte njė pikė kulmore nė jetėn dhe veprimtarinė e krejt nacionalistėve shqiptarė. Tė bindur pėr njė bashkim tė plotė,tė krejt forcave politike kundėr okupatorit,nacionalistėt u ulėn nė tavolinėn e bisedimeve me disa prej udhėheqėsve komunistė njėlloj si vėllai me vėllanė. Ata nuk paragjykuan askėnd,por pėrkundrazi gjetėn gjuhėn e pėrbashkėt duke rikujtuar kuvendet e mėdha tė besės shqiptare. Mukja vendosi krijimin e Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė dhe njėzėri,nga tė gjithė pjesėmarėsit,unanimisht u votua nė krye tė kėtij Komiteti,Hasan Dosti.Nacionalistėt dhe komunistėt e Mukjes,parapanė tek Hasan Dosti jo vetėm trimėria e guximi djaloshar por edhe aftėsinė e veēantė tė tij pėr gjykimin e ftohtė tė krejt situatave.Ajo ēka ndodhi mė pas me Mukjen,dihet. Miqėsia e komunistėve shqiptarė me ata jugosllavė do tė shėrbente si thikė nė shpinė tė vėllazėrisė shqiptare.Gjaku i rrjedhur prej asaj plage akoma edhe sot nuk ka tė ndalur.Plaga rrjedh e rėnkon.Brenda kėtij rrėnkimi qė nuk soset kurrė janė jetėt e mijėra shqiptarėve tė marra prej dhelpėrive sllavo-komuniste.Sė bashku me ata qė muarėn rrugėt e mėrgimit nė vjeshtėn e vitit 1944 ishte edhe Hasan Dosti Gjermanėt,nė ikje e sipėr i djegin nacionalistit tė shquar shtėpinė e vet nė Tiranė dhe i pushkatojnė gruan dhe vėllain.Kjo do ta ligėshtonte trimin e pafrikshėm.por gjithsesi ai ndjen ngrohtėsinė e bresit tė tij tė nacionalistėve qė i ngjante atij zjarri tė pafikur nė ngricat e jetės. Nė kampet e refugjatėve kudo ku ish, Hasani do tė ulej tė punonte,tė shkruante,tė hidhte dritė mbi tė vėrtetat. Veēmas,pėr nacionalizmin shqiptar do tė gjente dhe ndriēonte tė gjitha rrugėt pėr bashkimin e forcave tė djathta si tė vetmen mundėsi pėr tė luftuar komunizmin. Me vdekjen misterioze tė Mid’hat Frashėrit,ai do tė zgjidhej nė krye tė Komitetit „Shqipėria e Lirė“. Ky Komitet u bė ēerdhe e ngrohtė e krejt shqiptarėve tė mėrguar dhe bazė e luftės kundėr rregjimit komunist.Nė funksionin e kryetarit tė Komitetit „Shqipėria e Lirė“,Dosti luajti njė rol tė madh pėr demaskimin e regjimit tė Tiranės. Nė njė mesazh tė transmetuar nė Radio Londrėn nė vitin 1950 , me atė zėrin e tij burrėrorė,me duart qė i dridheshin prej emocioni ai u drejtohej shqiptarėve :„Njė vit tmerri komunist,disa vite torturash,gjakėsish e vuajtjes,kaluan nė kalendarin shqiptar si nė kohėt mė tė zeza qė ka njohur historia jonė.As vrulli i barbarėve nuk shkatoi kaq mjerime pėrmbi tokėn tonė ku mbretėron uria dhe frika e keqe prej ditės fatale qė njė grup agjentėsh tė egzaltuar hipotekuan Shqipėrinė nė kadastrėn e Moskės …

    Kudo nė Itali,Francė,Gjenevė e deri nė Los Anxhellos,veprimtaria e kėtij nacionalisti ishte e ndjeshme.Zemra natyrisht i dhimbte sepse Qeveria e Tiranės i kishte mbyllur nė brigje djemtė e tij duke mbajtur peng pėr idetė dhe veprėn e tė jatit.Por ai s’i shkėmben pėr asnjė ēast hallin e madh tė Atdheut me interesat vetiake tė ēastit.Kėshtu,derisa zemra i pushoi sė rrahuri nė janarin e vitit 1991.Cka ndjerė ajo zemėr e madhe nė rrahjet e fundit tė saj ? Vėshtirė tė pėrgjigjesh.Por sytė janė mbyllur me imazhin e bukur tė demokracisė qė po vinte nė Shqipėri duke rikujtuar shpesh historinė
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •