Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Nano ne Shkoder: Imitoni Edi Ramen

    Nano ne Shkoder: Imitoni Edi Ramen
    Kryeministri kritikon per paaftesi kryetarin e Bashkise se Shkodres, Ormir Rusi, i cili nuk e shoqeron ne asnje prej takimeve: "Kemi nje Tirane qe i afrohet qyteteve moderne dhe nje Shkoder me plehra, rruge me gropa dhe ndertime pa kriter"

    Kryeministri Fatos Nano kritikoi ashper drejtuesit lokale te Shkodres per gjendjen ne te cilen ndodhet qyteti. Ndersa i ftoi te ndiqnin shembullin e Edi Rames per menyren sesi mund te shnderrohet dhe zhvillohet nje qytet. Gjate nje takimi me kryesise e PS se qytetit verior, Kryeministri, i cili nuk u shoqerua ne asnje nga takimet e tij ne Shkoder nga kryetari i bashkise, Ormir Rusi, tha se Shkodra ishte nje qytet me plehra, rruge me gropa dhe ndertime pa kriter. Duke fajesuar per kete gjendje, drejtuesit aktuale te bashkise, perfaqesues te Partise Demokratike. "Shkodra eshte keqadministruar ne keto dhjete vjet", mesohet te jete shprehur kryesocialisti gjate takimit me dyer te mbyllur. Ndersa ka permendur edhe nivelet e uleta te arketimeve te energjise elektrike, si dhe nje seri projektesh te parashikuara. Duke ftuar te zgjedhurit vendore te ndjekin shembullin e Edi Rames. Per Nanon, kryebashkiaku i kryeqytetit eshte simbol i administrimit te fondeve dhe ndryshimit te qytetit. "Shkodra dhe Tirana u nisen nga nje stad ne vitin 2000. Shikoni tani, kemi nje Tirane qe i afrohet qyteteve moderne dhe nje Shkoder me plehra, rruge me gropa dhe ndertime pa kriter", tha Nano ne mbledhjen e socialisteve lokale. Ne kete kuader, ai ka akuzuar per paaftesi administraten aktuale te bashkise, te drejtuar nga demokrati Ormir Rusi. "Qeveria, - tha Kryeministri, - eshte e angazhuar maksimalisht per te ndihmuar Shkodren. Buxheti i ketij viti eshte shume me i madh se ai i vitit te kaluar. Duhet te kuptohet njehere e mire se pushteti nuk eshte nje cope qe ndahet neper xhepa, por nje pergjegjesi e madhe dhe besim perpara elektoratit". "PS eshte nje parti e gjere dhe me demokraci te vertete, qe zhvillon debatin konstruktiv dhe nuk i mban gjerat te fshehura, as per anetaret e vet, as per publikun", tha kryesocialisti. Ai kerkoi qe PS e Shkodres te zgjerohet me anetare te rinj dhe qe te thithen ne parti sa me shume intelektuale dhe te rinj.

    Gjithashtu, ne kete takim me socialistet shkodrane, Kryeministri eshte shprehur dakort me idene e ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar per Bashkine e Tiranes. Por, ka thene Nano, ky komision duhet te hetoje duke filluar nga viti '92 dhe per te gjithe perdorimin e fondeve te bere gjate dhjete vjeteve.

    Takimi me socialistet shkodrane mbylli viziten e Kryeministrit ne Shkoder dhe Tuz te Malit te Zi. Gjate paradites, Nano dhe bashkeshortja e tij Xhoana kane preferuar te bejne edhe nje shetitje ne qytetin e Shkodres, duke u pershendetur me disa simpatizante. Ndersa, kane marre pjese ne 80 vjetorin e krijmit te gjimnazit.

    E.Metaj

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Qyteti me i madh shqiptar pas Tiranes, qyteti me i lashte i Shqiperise, qyteti qe ka sherbyer si kryeqender e kombit me shumese se asnje qytet tjeter gjate gjithe historise...... kete vit ka nje buxhet te barabarte me bashkine e Orikumit e cila, per ata qe nuk e dine eshte bashkia me e vogel e vendit.

    Shoku Fatos perpara se ti kerkoje Ormir Rusit ta beje Shkodren si 1km² te Tiranes duhet te na shpjegoje si ka mundesi qe udhetimet e tij ekzotike apo apartamentet qe ai blen jane nje shumefish i buxhetit te bashkise qe duhet te kujdeset per qytetin nr 2 te vendit si dhe per 60 000 mije te papune.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Ky Rusi na ishte ne Amerike per specializim ( organizimi dhe politikat bashkiake ). Amerikanet si kopila qe jane mbasi mbaroi specializimi e pyeten mbas gjithatyre qe pe dhe mesove cfare mendon te besh kur te kthehesh dhe si?
    Shkrujti palla ne ankete dhe vuri kryqa te pyetjet sa deshi. Para prej me pak se nje viti, nje nga keta zyrtaret amerikane vjen ne Shqiperi dhe shkon dhe ne Shkoder per te pare frytet e punes se Rusit sipas afateve qe ai vete i kishte vene vetes. A e dini ca ndodhi? Rusi as qe doli me e taku.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    por mor po e di edhe une qe fjalet i thone te gjithe po pa fonde ai nuk ka cfare te beje se ka ik koha e punes vullnetare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Isha ne Shkoder para dy muajsh dhe me ca pash te merrte vaja.
    Rruge te shkateruara,trotuare te prishur, plehra neper rruge etj etj.
    Bashkia s'ka mundesi ti regulloj te gjitha e qarte, por ca para per mbledhjen e plehrave i harxhon?
    Po.
    Pse atehere nuk i kerkon llogari firmes perkatese, po i le plehrat te marin rruget? ( ne kuptimin e plote te fjales )
    Bashkia ka te drejte te taksoje subjektet private per rritjen e buxhetit te saj. Sa firma pagojne taksat sipas ligjit ne fuqi?
    Pak ose asnje.
    Vec kesaj per Shkodren une mendoj qe eshte specifike dhe ai lloj mentaliteti qe e dallon ate nga Tirana, ashtu sic kemi ne Shqiptaret nje lloj specifik mentaliteti qe na dallon nga Europa.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ahhh...Shkodra!

    Shkodra duhej te kishte qene pa diskutim nje nga qytetet me karakteristike te gjithe Ballkanit. Ka qene vendi ku linden e u krijuan kombe qe i japin fytyren e sotme Ballkanit perendimor.

    Edhe per cudi, ky qytet emocionues, u shkaterrua per fat te keq nga shqiptaret e kuq........sot e merr derrmen nga migrimet e shumta vend e pa vend.

    Nanoja ka shume te drejte (te pakten ne kritike)....por PD-istat nuk do rrine pa lidhe cdo gje me aspekte stratosferike.
    E parafytyroj si tashti se si do te mund te fliste Sala (sipas Filozofit qeshedhenes, Koco Devole e asistentit te tij, Llaka): "S'jam dakort me jueeee z. Nano! Pa na i thuej ti zotni se si i ke ba ti Vilat e tuuujaaa"

    e keshtu me kete logjike "Berishat" ia lehtesojne veshtiresite Shkodres fisnike, edhe ia bejne qejfin barbareve qe erdhen nga plehrat e ashtu duan te jetojne.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje

    Edhe une isha vjet ne vere ne Shkoder dhe u skandaliziva ku kishte aritur Shkodra.Me rruge te prishura pa drita, plehrat kishin mar qytetin mbare.Ne kembe nuk mund te kaloje se ishin gropat e mbushur me uje,qe me duhej ti kaloja me varke.Por me erdhi me shume keq kur shkova per te vizituar Rozafen,e cila esht nje nga vlerat me te medhaja te popullit tone,ku bodrumet e saj kishin arritur te blidhnin te gjitha plehrat e vizitoreve te 10 vjecarit te fundit.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ej, jo per ndonje gjo, se e di se kete e thone vetem armiqte e brendshem te vendit, sabotatoret....

    por a nuk eshte ironike, se qytete qe jane thelbesore ne historine e shqiptareve, si......

    Janina, Ohri, Prizereni, Shkodra.........etj,......

    nga te gjitha keto, te vetmit qe nuk shihen sot me sy, jane ato brenda kufijve e te "papushtuara"!!!!!!

    Ke qejf ta shohesh Janinen, Ohrin, Prizerenin......

    sa megjithemend, sa do qe te duket paradoksale, shpesh kam mendu me mire qe kane mbete jashte kufijve, por jane ende te bukur e karakteristike, se sa te ishin brenda kufijve te shkaterruara nga barbare.....(kuq-eli, apo dyndjet per numer politik pro qe beri PD-ja nga fshatrat neper qytete)


    E mendoni dot se si do ta katandiste PKSH, Janinen, Ohrin me Shen Naumin, Prizrenin????

    Vetem krahasojini me Gjirokatsren, Pogradecin, Dibren brenda kufijve!!!!

    Turp.

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Mos u pikello se e di qe te dhemb shpirti dhe mezi pret qe ti shohesh me te bukura se ato qe permende.....po mos u dhjas se kemi pare edhe me keq se kaq..kur ca patriote te tute shkonin dhe i digjin.

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •