Nga BEQIR SINA, New York
YONKERS NEW YORK : Nga përvoja e tyre, komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjë ka qënë shumë aktiv në fushatat për president, ose anëtarët e kongresit dhe senatit të SHBA. Sipas praktikave amerikane, komuniteti shqiptaro-amerikan në fushatat - fondmbledhese, u është afruar atyre kandidatëve të cilët njihen si miqtë e dëshmuar të shqiptarve në Amerikë.
Personalitete që komuniteti shqiptaro amerikan, i ka patur edhe në të kaluarën dhe që përsëri i ka, si miq të mëdhenjë. Ndihma e shqiptaro amerikanëve megjithse simbolike ka qënë në shenjë mirënjohje, për atë se çfarë kanë bërë ata për çështjen shqiptare.
Këtë rast ashtu si dhe nga përvoja e kaluar komuniteti shqiptaro - amerikanë, ka ditur të zgjedhë kë të mbështesë e përkrahë, vazhdimisht në kohë fushatash elektorale, pikërishtë, ata që kanë punuar dhe punojnë në Uashington për çështjen shqiptare.
Rikandidimi i mikut të dëshmuar të shqiptarve në Kongres, demokratit të New Yorkut, Eliot Engel, edhe për një manadat tjetër, i cili deri tani i ka kaluar 11 terme(22 vjet) si anëtarë në Kongres, nuk duket se do të jetë shumë e "vështirë", pasi ai edhe në zgjedhjet e fundit, në këtë zonë fitoi me lehtësi ndaj rivalit të tij në vitin 2008, duke marrë mbi 75 përqind të votave, por, gjithësesi ndihma materiale është më se e nevojshme në fushata të tilla tipike amerikane, për çdo kandidat.
Në lokalin e një shqiptari Zef Gjelaj, "Ciao Restaurant" në rrugën John R Albanese Place në qytetin Eastchester, New York, mbrëmë u mblodhën dhjetëra veprimtarë të njohur të komunitetit në një fushatë fondmbledhëse, për të mbledhur ndihma materiale për kongresmenin demokratit të New Yorkut, Eliot Engel, i cili është në garë edhe për një manadat tjetër, si përfaqësues në Kongres, i kësaj zone lektorale.,
Fushatën e udhëhoqi dhe e hapi zoti Harry Bajraktari, i cili njihet për lidhjet e tija të mira me kongresistin Eliot Engel.
Bajraktari duke prezantuar zotin Engel, tha se: "Kongresmeni, është një mik i vjetër i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe bashkë-kryetar, dhe themelues i Grupit të përfaqësuesve të kauzës shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Kongresmeni Engel, ka cekur ai në fjalën e tij - ishte i parë personalitet i lartë politikan amerikan, që shkoi në Prishtinë për të folur në vitin 2008 kur u miratua Kushtetuta e Kosovës."
Mirëpo, duke spjeguar diçka rreth fushatës zoti Bajraktari, mendon se fushata të këtilla elektorale, sipas praktikave amerikane, kërkojnë ndihmën e mbështetësve të tyre kudo në zonat elektorale, ku ata kandidojnë. "Kjo, është koha tha ai që Kongresmeni Engel ka nevojë edhe për ndihmën tonë dhe ne jemi duke iu përgjigjur të ndërgjegjëshëm për atë çka ka bërë ai në Kongres, për çështjen tonë - sidomos atë të lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Engel, nënvizoi Bajraktari, ka afro dy dekada që është duke punuar për çështjen shqiptare, çfarë jamë i sigurtë se ai këtë do t'a bëjë edhe në të ardhmen. Andaj ne dëshirojmë që ai të ri-zgjidhet edhe një mandat tjetër për të pasur gjithmon ne shqiptarët një zë të fuqishëm dhe një mik në Kongresin Amerikan" u shpreh veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Harry Bajraktari.
Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuqi, i shoqëruar nga miqt e tij shqiptaro amerikan, i cili këto ditë po qëndronë në një vizitë në SHBA. Ai tha se jam krenar që mu dha rasti edhe mua të marë pjesë në këtë darkë fondmbledhëse për mikun tonë të madh zotin Elliot Engel - .
Duke i dorzuar atij disa simbole të Komunës së Suharekës , një fotoalbum dhe katalogun e komunës, zoti Kuqi, i dhurojë në shenjë mirënjohje me këtë rast kongresmenit Eliot Engel, edhe një hartë të Kosovës, e skalitur dhe e përpunuar me gurëalecë kristali të vendosura në një pllakë mbështetëse e punuar me dru arre nga artistët në Kosovës.
Kryetari i komunës së Suharekës, zoti Blerim Kuqi, i tha zotit Engel se " Në të vërtetë lidhja jonë me ju zë fill prej se edhe kur ju ngritët zërin per çështjen e Kosovës , në kuadër të asaj çfarë bëtë ju për lirinë dhe pavarësinë e saj -gjatë asaj periudhe të vështirë që kaloi populli ynë. Kjo ndihmë po vazhdon edhe mëtutje, por tash është e orjentuar në forcimin e shtetit të ri të Kosovës lidhjet e shkëlqyera dhe miqësin tonë të përjetëshme me SHBA."
Duke marrë fjalën në këttë darkë fondmbledhëse, kryetari i Suharekës zoti Blerim Kuqi, tha se "Ashtu si edhe ju bashkëatdhetar sot edhe unë kam një kënaqësi të veçantë që jemi së bashku për këtë përkrahje të kongresmenit - mikut të madh të shqiptarëve, mikut të madh të Kosovës, zotit Eliot Engel. Dhe më vjen shumë mirë për përkrahjen që i keni bërë ju dhe po i bënë këtij miku të madh të shqiptarëve.Në emër të atij populli që unë përfaqësoi sonte në këtë fushat fondmbledhëse, mund të them se i sjell atij " atë mirënjohjen e thellë që ka për kongresmenin Eliot Engel, populli i Kosovës". Në këtë kontekst mund të përmend se nuk ka kosovarë, që nuk e njeh kongresmenin Eliot Engel dhe punën e tij që bëri ky për Kosovën.Ndërkaq, miku i dëshmuar i shqiptarve në Kongres, demokratit nga New Yorku, Eliot Engel, duke marrë fjalën tha se " Fillimisht, dëshirojë t'ju them faleminderit të gjithëve ju që i jeni bashkëngjitur kësaj mbështetje dhe veçanërisht mikut tim Harry Bajraktari, që na mblodhi të gjithëve së bashku në këtë fushat fondmbledhëse."
Më tej ai ka vijuar duke thënë se ne kemi punuar së bashku dhe kemi bërë së bashku shumë punë për çështjen e Kosovës në Amerikë. "Ne jemi ata që kemi bërë ndryshimin e jetës në Ballkan dhe këtë e kemi bërë, pas një pune shumë të madhe. Unë me kolegët e mi thotë zoti Engel, në Uashington, miq të dëshmuar të shqiptarëve të cilët kan punuar për kauzën tuaj dhe kombin tuaj kemi punuar dhe do të punojmë për ju.
Ai nuk la pa permendur me këtë rast edhe një numër arritjesh që patjetër me vete ceku ai kanë edhe ndihmën tonë në kongres, si pavarësia e Kosovës, demokratizimi i Shqipërisë, dhe anëtarësimi i saj në NATO, ecja përpara e çështjes shqiptare në Ballkan, ka qënë në fokusin e punës sonë në Uashington, gjithèmon për të ndihmuar çështjen shqiptare."
Zoti Engel u shpreh se "Ju them me sinqeritet se jamë shumë krenar për atë çfarë kam bërë së bashku me ju për t'u ndihmuar dhe mbështetur, ju në punën madhe që ju me dekada keni bërë për vëndin tuaj. Por, mendoj se puna juaj nuk ka përfunduar dhe duhet punuar edhe më shumë që së bashku të bëjmë edhe më shumë për çështjen shqiptare"
Në këtë takim e mori fjalë edhe biznesmeni mjaft i suksesshem nga Presheva në SHBA, zoti Xhim Xhema, një aktivist i dëshmuar ky i çeshtjes shqiptare, vite me rradhe, i cili ka kontribuar si materialisht ashtu edhe intelektualisht ne saje te lidhjeve të tij - me politikane te shumte te Amerikes, sidomos lidhjet e tij me senatorin Bob Doll, duke thënë se " Ne shqiptarët jemi me fat që kemi një mik të till si kongresmeni Engel një kongresmen amerikan me origjinë hebraike"Dielli
Krijoni Kontakt