Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Mos tishte amerika, kosova skishe egzistu me fare?
    Mos fol ashtu se eshte turp , nga qe Kosova ka ekzistuar te pakten me sa njihet qe nga viti 1400 para krishtit dhe arriti edhe ne shekullin e 21 ! Nuk ka rendesi si e ka , apo e ka patur emrin , por eshte e njejti popull !

    Shqiptaret mbijetuan , pavaresisht luftes shekullore kunder tyre nga aleancat shume te fuqishme , per shkak te stoicizmit te tyre , qendreses se tyre duke sakrifikuar shume pjese te kombit , por kurre duke u dorezuar ! Kjo eshte e verteta historike ! Eshte e vertete gjithashtu se cdo perpjekje per t'u organizuar , kundershtaret e kane sabotuar duke shfrytezuar edhe vese ne gjirin tone , por rezultati prape nuk ka ndryshuar !

    Eshte po kaq e vertete se ne fillim te shekullit 20 , kemi patur aleate edhe SHBA , diku duke nderhyre forte diku duke penguar proceset e demshme ne kurriz te ketij kombi ! Edhe kjo eshte e vertete historike !

    Gjerat jane ashtu sic jane dhe kane ekuilibrat e tyre ! Nuk ka nevoje ta shtremberojme te verteten ! Edhe vete amerikaneve t'ua thuash kete do te vene buzen ne gaz dhe do te shumzojne me zero si individ !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 03-10-2011 më 14:49

  2. #12
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Mos fol ashtu se eshte turp , nga qe Kosova ka ekzistuar te pakten me sa njihet qe nga viti 1400 para krishtit dhe arriti edhe ne shekullin e 21 ! Nuk ka rendesi si e ka , apo e ka patur emrin , por eshte e njejti popull !

    Shqiptaret mbijetuan , pavaresisht luftes shekullore kunder tyre nga aleancat shume te fuqishme , per shkak te stoicizmit te tyre , qendreses se tyre duke sakrifikuar shume pjese te kombit , por kurre duke u dorezuar ! Kjo eshte e verteta historike ! Eshte e vertete gjithashtu se cdo perpjekje per t'u organizuar , kundershtaret e kane sabotuar duke shfrytezuar edhe vese ne gjirin tone , por rezultati prape nuk ka ndryshuar !

    Eshte po kaq e vertete se ne fillim te shekullit 20 , kemi patur aleate edhe SHBA , diku duke nderhyre forte diku duke penguar proceset e demshme ne kurriz te ketij kombi ! Edhe kjo eshte e vertete historike !

    Gjerat jane ashtu sic jane dhe kane ekuilibrit e tyre ! Nuk ka nevoje ta shtremberojme te verteten ! Edhe vete amerikaneve t'ua thuash kete do te vene buzen ne gaz dhe do te shumzpjne me zero si individ !
    Ne mos gabohem ketu behet fjale qe nuk do e shifnim kosoven te pavaruar. Sa per merita qe jane patriot sigurisht i marrin vete kosovaret.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Mos fol ashtu se eshte turp , nga qe Kosova ka ekzistuar te pakten me sa njihet qe nga viti 1400 para krishtit dhe arriti edhe ne shekullin e 21 ! Nuk ka rendesi si e ka , apo e ka patur emrin , por eshte e njejti popull !

    Shqiptaret mbijetuan , pavaresisht luftes shekullore kunder tyre nga aleancat shume te fuqishme , per shkak te stoicizmit te tyre , qendreses se tyre duke sakrifikuar shume pjese te kombit , por kurre duke u dorezuar ! Kjo eshte e verteta historike ! Eshte e vertete gjithashtu se cdo perpjekje per t'u organizuar , kundershtaret e kane sabotuar duke shfrytezuar edhe vese ne gjirin tone , por rezultati prape nuk ka ndryshuar !

    Eshte po kaq e vertete se ne fillim te shekullit 20 , kemi patur aleate edhe SHBA , diku duke nderhyre forte diku duke penguar proceset e demshme ne kurriz te ketij kombi ! Edhe kjo eshte e vertete historike !

    Gjerat jane ashtu sic jane dhe kane ekuilibrat e tyre ! Nuk ka nevoje ta shtremberojme te verteten ! Edhe vete amerikaneve t'ua thuash kete do te vene buzen ne gaz dhe do te shumzojne me zero si individ !
    Nje duhet me dite,qe gjithe sangjaku dhe Nishi ishte pjese e shqiperise(kosoves)me seshte,te paret e mi vijne nga nishi.
    gjate luftes 1998-9 me teper se 1 milione shqiptar i perzuni serbia,nese e ke shikuar nje emision ne tv,gjate luftes 99,te gjitha shtetet u terhoqen vetum anglia dhe amerika vendosen me luftu me serbin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 03-10-2011 më 14:58

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    Ne mos gabohem ketu behet fjale qe nuk do e shifnim kosoven te pavaruar. Sa per merita qe jane patriot sigurisht i marrin vete kosovaret.
    Do ta shikonim , do ta shikonim , sepse asgje nuk ndodh rastesisht sic dhe asgje nuk vendoset brenda nje muaji apo nje viti !

    Emigrim masiv kane patur shqiptaret gjithmone ne mote , nga trojet e tyre ! Edhe shpopullim te ketyre trojeve ka patur ! Nuk kane ikur me pak nga keto troje me vdekjen e Skenderbeut dhe pushtimin turk ...... Historia na e ka provuar kete !

    Ballkani ka qene gjithmone skakiere shahu dhe ne levizje te vazhdueshme ! eshte vete pozicioni gjeografik ! I kane tentuar edhe me perpara keto metoda , deri edhe tek mohimi i mesimit te gjuhes dhe prape nuk ia arriten !

    Ajo qe mendoj une i demton me shume shqiptaret , nuk jane kohet e lufterave , por kohet e paqes ! Ne kohet e paqes na vene te sherrosemi me njeri tjetrin , duke na marre koken e drejtimit dhe duke na "asimiluar" ! Dhe ne duhet ta pranojme se jemi treguar "mendjelehte" ! Prandaj une leh si qen ketu ! Jo pse ju nuk i dini keto , por e ve theksin se eshte kjo e para gje qe neve "harrojme" !

    Dhe pastaj pyesim veten si ndodhi kjo me ne ?

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Te lumt fegi, ke respektin tim ,sepse ai qe kujton Ameriken esht mirnjohesi i asaj qe beri per Kosoven.Ishte vendosmeria e SHBA-s qe e nenshtroi regjimin satrap te Milloshevicit.
    Ata qe e kujtojn tmerrin e luftes, pa dyshim se i kujtojn ditet e shpreses ,dhe pa dyshim se e vetmja shpres per shume shqiptar ishte Zoti, uck dhe Amerika.

    Sikur te ishim nji kombë lartpames ,sigurisht do duhej qe te shenonim nji dit qe do ta quanim ditet e shpreses qe do kishte qellim perkujtimin e Amerikes ne kohra te veshtira per kombin shqiptar.

    Qoft e perjetshme miqsia Amerikë-Kosove.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Nje duhet me dite,qe gjithe sangjaku dhe Nishi ishte pjese e shqiperise(kosoves)me seshte,te paret e mi vijne nga nishi.
    gjate luftes 1998-9 me teper se 1 milione shqiptar i perzuni serbia,nese e ke shikuar nje emision ne tv,gjate luftes 99,te gjitha shtetet u terhoqen vetum anglia dhe amerika vendosen me luftu me serbin.
    Po ti ke te drejte ! Por neve na e ka fajin vetja dhe koha e paqes , kryesisht ! Pasi na vrau me pushke , serbi dhe greku ne kohen e "paqes" hedhin lloj lloj helmesh ne gji tone , ku neve i hame per qejf ! Kjo eshte rreziku me i madh per ne "koha e paqes" kur ne fleme gjume dhe bejme lojen e dinarit apo te dhramise ...duke i nxjerre syte njeri tjetrit , ne vend qe te organizohemi dhe te perfitojme per te ndertu urgjentisht vendin dhe forcen tone....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 03-10-2011 më 16:44

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    1962, Kenedi: Sovjetë, mos prekni Shqipërinë!
    on Prill 19, 2011 8:43 pm / no comments

    “Nëse Bashkimi Sovjetik do të pushtojë Shqipërinë, pasojat ndërkombëtare do të jenë shumë të rënda”, kjo deklaratë e panjohur është bërë, më 29 nëntor 1962, nga Presidenti amerikan Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy, 1917-1963).
    Shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi Moskën gjatë bisedimeve për zgjidhjen e krizës së raketave kubane. Ishte një moment i rrallë kur konflikti midis dy superfuqive u majis deri në kufijtë e një luftë bërthamore botërore. Fakti i bujshëm dhe i panjohur në vendin tonë ka të bëjë dhe më një moment delikat që kalonte Shqipëria.
    Në atë kohë Tirana sapo ishte prishur me Kremlinin dhe kishte dëbuar Traktatin e Varshavës nga Pashalimani, kurse Kenedi kishte anuluar goditjen atomike kundër Sazanit. Në këtë numër po botohet një fragment i vogël nga dokumenti i deklasifikuar në Moskë dhe Uashington. Pikërisht në nëntor 1961, një vit më parë, BRSS ndërpreu në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.
    Në shtypin rus ka qarkulluar informacioni se lideri i Moskës Nikita Hrushov i ka kërkuar Beogradit të hapte një korridor për trupat e Ushtrisë së Kuqe për të pushtuar Shqipërinë. Titoja kishte refuzuar dhe thuhet se njoftoi Enver Hoxhën për qëllimin e Moskës. Siç duket, Titoja mund të ketë njoftuar dhe Uashingtonin për kërkesën e Moskës, që gjithsesi prekte potencialisht dhe pavarësinë e Federatës Jugosllave.
    Nga ana tjetër, Moskës i plasi në dorë çështja kubane, duke e detyrua të heqë dorë përkohësisht nga planet për pushtimin e Shqipërisë kryeneçe. Por nuk dihej fakti se në këtë aventurë e kishte ndaluar Amerika. Dhe kjo përkon me atë se kërcënimi i “Dajë Samit” jepej në ditën e 50-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Një rast tjetër për t’i shprehur mirënjohjen Amerikës për mbrojtjen e vendit të vogël. Për Uashingtonin nuk kishte rëndësi se kush ishte në krye të shtetit.
    Kurse diktatori shqiptar Enver Hoxha, në fjalën që mbante më 29 nëntor 1962, në pritjen e dhënë në Vlorë me rastin e 50-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe të 18-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, mburrej se “ndodhemi në një nga avanpostet mw tw rëndësishme, ballë për ballë me imperializmin dhe të rrethuar nga vasalët e aleatët e tij…
    Vendi ynë dhe kufijtë tanë tw paprekshëm më se një herë janë bërë pengesë për bandat e hapëta e të maskuara tw imperializmit dhe të pjellës së tij, revizionizmit modern, pengesë e pakapërcyeshme për realizimin e planeve të tyre djallëzore kundër Republikës sonë dhe çështjes se socializmit. Merrni për shembull Vlorën heroike.
    Siç dihet këtë imperialistët e kanë njohur disa herë dhe nga kjo kanë kujtime te hidhura, që s’mund t’i harrojnë lehtë. Këtu kishte pikësynim të veçantë dhe Flota VI Amerikane me monarko-fashistët, titistët e disa tradhtarë, por Vlorës dhe tërë Shqipërisë ia morën te keqen.
    Po Vlorën e njohën-dhe revizionistët e grupit të Nikita Hrushovit, që, duke na grabitur një pjesë të mjeteve mbrojtëse ushtarake, duke shkelur çdo akt e çdo marrëveshje zyrtare, pandehën se e lanë të çarmatosur para ujqve imperialistë dhe, pra, pandehën se e futën ne dhe te gjallë atë dhe tërë Shqipërinë.
    Po Vlora dhe tërë Shqipëria rron qëndron si shkëmb graniti që s’e tund asnjë dallgë e stuhi, se këtu vigjilon syshqiponjë një popull që udhëhiqet nga Partie heroike e Punës, një popull që nuk është mposhtur mijëra vjet dhe që do të qëndrojë i tillë qindra mijëra vjet të tjerë”.
    Jo vetëm kaq, Hoxha fliste për “komplotet kundër Kubës”, që “zbuluan me qartësi të veçantë egërsinë e imperializmit amerikan dhe rrezikshmërinë e pazarllëqeve në kurriz te popujve”. Enver Hoxha kapardisej, pasi nuk merrej njeri me të. Taktikat e Luftës së Ftohtë, lejonin sundimin e tij! Kurse në “pazarllëqet” (termi i Hoxhës) amerikano-sovjetike apo imperialisto-revizioniste, Presidenti amerikan u tregonte dhëmbët sovjetikëve nëse preknin Shqipërinë.
    Dokumenti / Fragment
    Regjistrim i bisedës së sh. A.I. Mikojan me presidentin amerikan Xh. Kenedi, më 29 nëntor 1962

    A.I. Mikojan:

    Thotë se pa mirëkuptimin e ndërsjellë mes Hrushovit dhe Kenedit, midis BRSS dhe SHBA, është vërtet e vështirë të merret në konsideratë ruajtja e paqes, si dhe vë në dukje se qëllimi i qeverisë sovjetike, ndër të tjera dhe bisedat e tij me Kenedin janë kërkimi i rrugëve të përmirësimit të mirëkuptimit të ndërsjellë mes BRSS dhe SHBA për të gjitha çështjet e diskutueshme dhe forcimit, në këtë mënyrë, të paqes në të gjithë botën.
    Nga njëra anë, vazhdon A.I. Mikojani, ju keni deklaruar se nuk keni ndërmend të sulmoni Kubën, por, nga ana tjetër, është bërë i ditur fakti se, si në territorin e SHBA-së, ashtu dhe disa vende të basenit të Karaibeve, është zhvilluar përgatitje ushtarake e grupeve të konsiderueshme të emigrantëve kubanë. Për më tepër, është bërë njoftim për rekrutimin në ushtrinë amerikane të emigrantëve kubanë për të formuar nënreparte, që flasin spanjisht.
    Kanë vazhduar diversionet kundër Kubës, krerë të Pentagonit kanë bërë deklarata, që janë në kontradiktë me deklaratat e presidentit. Atyre u mban ison, nënvizon A.I. Mikojani, “miku im i mirë” Nikson (Richard Nixon (1913 -1994) President i SHBA në vitet 1969-1974 dhe 1953-1961 – Th.M.). Përveç kësaj, të gjithë e mbajnë mend intervenimin kundër Kubës që u krye në bashkëveprim me SHBA-në.
    Kam dijeni për fjalët Tuaja, që i keni thënë Hrushovit, se ndërhyrja në “Gjirin e Derrave” (spanjisht: “Bahía de Cochinos”) u përgatit nga paraardhësi Juaj, por që gjithsesi u bë në presidencën Tuaj. A.I. Mikojani përsërit se qeveria sovjetike ka bërë një deklaratë të drejtë se raketat e dërguara në Kubë destinoheshin për qëllime mbrojtëse.
    Ne i konsiderojmë raketat, që ndodheshin në Kubë, si mjet “frenues” dhe kurrsesi “mësymës”. Po të donim të sulmonim SHBA-në, në dispozicionin tonë kemi raketa me rreze veprimi jashtëzakonisht të madhe. Dihet se për provat e raketave të tilla Bashkimit Sovjetik nuk i mjafton madje territori i tij dhe do t’i duhet të lëshojë raketa në Paqësor jo larg brigjeve të SHBA-së.
    Ne kemi mjete të mjaftueshme transporti, kemi mjaft bomba atomike dhe me hidrogjen. Të tilla bomba, natyrisht, kanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu është e qartë se 42 raketat e instaluara në Kubë, destinoheshin vetëm për frenim. Të gjithë e kanë të qartë se, nëse këto raketa do të përdoreshin kundër SHBA-së, kjo do të thoshte luftë globale. Por raketat në Kubë destinoheshin për mbrojtje, ndodheshin në duart e oficerëve sovjetikë dhe nuk mund të përdoreshin pa urdhrin tonë.
    Më duhet t’Ju them në konfidencë, jo për shtyp, thekson A.I. Mikojani, se ne kemi një ligj, që ndalon kalimin e armës bërthamore në duar të dyta. Ne nisemi nga domosdoshmëria e zgjidhjes graduale të të gjitha çështjeve të diskutueshme dhe prandaj jemi të mendimit se duhet likuiduar përfundimisht konflikti përreth Kubës dhe të kalohet në rregullimin e problemeve të ngutshme.
    Më tej A.I. Mikojani tregon për bisedën që kishte bërë me sekretarin e Departamentit të Shtetit Hall (Cordell Hull, 1871 – 1955, Nobel për Paqen) në vitin 1936, gjatë së cilës Hall-i i tha A.I. Mikojanit se Gjermania dhe Japonia po përgatisin agresionin dhe se të vetmet vende, të cilat mund të ndalojnë agresionin, janë SHBA dhe BRSS.
    Pasi vuri në dukje se në atë kohë nuk kishte të këtillë situatë si tani, kur ne jemi të vetmet dy shtete, që disponojnë armë të shkatërrimit në masë të papara më parë, A.I. Mikojani thotë se në ditët tona ruajtja e paqes në një shkallë edhe më të madhe do të varet nga dy superfuqitë botërore – BRSS dhe SHBA.
    A.I. Mikojani thekson se bota mbarë e priti me kënaqësi arritjen e marrëveshjes mes N.S. Hrushovit dhe Xh. Kenedit për kapërcimin e situatës që u përshkallëzua deri në kufirin e luftës, situatë që lidhet me Kubën dhe nënvizon se detyra jonë konsiston tani në atë që të zgjidhet sa të jetë e mundur përfundimisht problemi kuban dhe të fillohet nga zgjidhja e problemeve të tjera të ngutshme.

    Xh. Kenedi:

    Vë në dukje se Niksoni mund të thotë çfarë të dojë, por ai nuk përcakton politikën e SHBA-së. Nikson-i vërtet e ka kritikuar politikën e qeverisë së tanishme amerikane ndaj Kubës dhe Bashkimit Sovjetik për atë se ajo ka qenë tepër “e butë”. Për sa u përket gjeneralëve të Pentagonit, qeveria i kontrollon deklaratat e tyre. Ai nuk di të ketë zyrtarë, që kanë dalë me propozimin për të sulmuar Kubën.
    Kenedi nënvizon më tej se mban përgjegjësi për intervenimin në Plazhin Zhiron (Playa Girón). Por as në pranverën, as në verën e këtij viti, nënvizon ai, nuk është bërë fjalë për ndërhyrje në Kubë.
    Jo Kuba, – se ajo vërtet mund të bëjë kundër nesh, – por veprimet e Bashkimit Sovjetik – ja çfarë ka rëndësi për ne, thotë Kenedi. Ashtu si Bashkimi Sovjetik nuk dëshiron të sulmojë Shqipërinë (sipas versionit të arkivave amerikane në anglisht të regjistrimit të bisedës, Kenedi është shprehur kështu: “After all, the Soviet Government does not like the present Government of Albania.
    This does not mean that the Soviet Union will invade Albania, as in such a case as well as in that of a hypothetical invasion of Cuba, international consequences could be very grave” – “Megjithatë, qeveria sovjetike nuk bën si qeveria e sotme shqiptare. Kjo nuk do të thotë se Bashkimi Sovjetik do të pushtojë Shqipërinë, pasi në një rast të tillë, si në atë të pushtimi hipotetik të Kubës, konsekuencat ndërkombëtare do të ishin shumë të rënda”
    , shih: Department of State, S/S Presidential Memoranda of Conversations: Lot 66 D 149. Secret; Limit Distribution. Drafted by Edmund S. Glenn of Language Services and approved by the White House on December 13 – Th.M.) ashtu dhe ne nuk duam të sulmojmë Kubën.
    Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanë forca për të asgjësuar njeri tjetrin dhe po nuk kuptuam njeri tjetrin për lloj-lloj çështjesh, kjo mund të çojë në një shpërthim gjigant. Shpresoj se do të vijë koha që Bashkimi Sovjetik do ta kuptojë këtë dhe do të qëndrojë brenda vetëm kornizave të vendit, do të merret me ndërtimin dhe do të na lejë të qetë.
    Atëherë dhe Amerika është e gatshme të bëjë të njëjtën gjë. Kurse tani, tha presidenti, u krijua një situatë e tillë, kur, dhe pse të dy vendet tona nuk kanë kurrfarë pretendimesh territoriale, ne përplasemi me ju pothuajse kudo, se në shekullin tonë të raketave dhe atomit lidhet me rreziqe të mëdha për paqen universale. Sapo diku ndizet një shkëndijë revolucioni, vërehet prania juaj. Ju sikur mbini nga dheu. Duhet të shmangim reciprokisht acarimet e situatës në pjesë të ndryshme të botës…
    Regjistruan bisedën J. Vinogradov dhe I. Bubnov, zbardhur më 2.XII.1962. Iu dërgua anëtarëve të Presidiumit të KQ të PKBS, kandidatëve për anëtarë të Presidiumit të KQ të PKBS dhe sekretarëve të KQ PKBS. Pas leximit, kthehet në KQ të PKBS (drejtoria e çështjeve të përgjithshme, sektori I. Nr. Prot. 1849 /shekulli/
    Marrë nga Fondi 3, regjistrimi 65, çështja 913, ff. 33-46, Arkivi i Presidentit të Federatës Ruse
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 03-10-2011 më 16:41

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Greqine e beri shtet turqia dhe evropa me rusine?
    turqia greqine e humbi me lufte kunder rusise dhe frances
    ndersa amerika gjate ketyre 60 vjeteve i ka dhene miliarda dollare greqise ndersa shqiperise i beri izolimin me te madh ne bote.
    megjithate amerikanet e kane kuptuar gabimin, tani po na ndihmojne ne shqiptareve dhe po shkaterrojne greqine.
    e mira eshte mos te presesh shume nga te tjeret por te jesh zot i vetes ne maredheniet me fqinjet dhe mbare boten.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    turqia greqine e humbi me lufte kunder rusise dhe frances
    ndersa amerika gjate ketyre 60 vjeteve i ka dhene miliarda dollare greqise ndersa shqiperise i beri izolimin me te madh ne bote.
    megjithate amerikanet e kane kuptuar gabimin, tani po na ndihmojne ne shqiptareve dhe po shkaterrojne greqine.
    e mira eshte mos te presesh shume nga te tjeret por te jesh zot i vetes ne maredheniet me fqinjet dhe mbare boten.
    Amerika ika ndihmuar Turqise me rastin e qiprose,ku e pavarsoje pjesen turke te qipros, kete e dine te gjithe.
    Amerika nuke pe ndihmon greqin?Gjermania dhe evropa,gjermania me miliarda e ka ndihmuar Greqine?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •