Gjithmonė e mė tepėr bindem se ka njė fobi tė vjetėr, tė fshehur, tė pėrmasave tė mėdha dhe, aq mė shumė, tė panjohur, nė lidhje me identitetin tonė. Kjo nuk duhet tė merret se njė parullė antikombėtare apo njė dobėsi qytetare. Pasiguria nė atė ēka jemi dhe pėrfaqėsojmė lidhet edhe me historinė tonė tė formimit tė shtetit shqiptar, nė ishte mė shumė rastėsi sesa nevojė dhe pėrgjegjėsi e vetė shqiptarėve, tė luftės dhe pėrpjekjeve pėr tė ruajtur ato qė kishim (gjuhėn), nė menēurinė dhe fleksibilitetin pėr tė zgjedhur ato qė duheshin (alfabetin), por pa harruar edhe shpėlarjen e tepruar tė truve nė kohėn e diktaturės, e cila jo rastėsisht po reflekton nė mėnyrėn se si e pėrjetojmė identitetin tonė. Ajo qė po i bėn fenomenet gjithmonė e mė tė vėshtira pėr tu zgjidhur nga vetė ne, ėshtė se nuk kemi pasur asnjėherė kohė tė zgjidhim luksin e identitetit tonė dhe pastaj tė ndjehemi mirė me tė. Si rrjedhim, ngatėrrohemi, rrėzohemi, plagosemi, shajmė dhe gjithmonė nuk pranojmė tė shkojmė te
psikologu e tė njohim mė mirė veten. Problemi i madh i censusit nuk ėshtė vetėm hajde tė ngremė pak adrenalinėn tonė nacionaliste dhe tė flasim gjėra qė, pa dyshim, do tė zėnė vend nė njė popull qė mjerisht nuk i ėshtė lėnė asnjėherė mundėsia ta bėjė dhe tė ketė pasur kohė ta gjykojė historinė e tij. Grupimet e fundit tė Aleancės KZ, kanė ngritur zėrin pėr njė grisje tė fletės sė regjistrimit ku pyetet pėr pėrkatėsinė nė grupin etno-kulturor dhe fenė. Ky veprim i Aleancės (madje qė prej fillimit) mė ėshtė dukur si njė nga ato aksionet ekstremiste tė kohės sė komunizmit ku flitej me pasion dhe inat edhe pėr slogane dhe ideale abstrakte, pėr fitoret e arritura, edhe pėr luftėn kundėr imperializmit amerikan, dhe ku thjesht fjalėt dhe shprehjet janė ndėrruar, por mėnyra dhe frymėzimi ėshtė i njėjtė. Nuk e di dhe as nuk mund ta kuptoj dot se kujt i shėrben ky lloj shantazhi dhe ekstremiteti.
Bashkėmoshatarėt e mi, edhe tė tjerė, pa dyshim, shpresoj ta mbajnė mend pėrrallėn e kėndshme: Keci qė dinte tė numėronte deri nė dhjetė, ku keci i zgjuar dhe i ditur, i trembte kafshėt e tjera injorante me diturinė e tij, askush nuk e donte, e quanin tė marrė sepse ishte ndryshe nga tė tjerėt, por qė ishte pikėrisht ai qė i shpėtoi nga mbytja e anijes se dinte tė numėronte. Shpesh mė duket sikur censusi ėshtė ai gogoli i vogėl nė formė keci qė i tremb shqiptarėt nga numėrimi
. Tė gjithė flasim me bindje dhe pėrkushtim se cila ėshtė e keqja e madhe qė do ta zaptojė shqiptarizmėn pas pėrfundimit tė censusit. Se si do ta pėrdorin grekėt kėtė pėrfundim, se si shqiptarėt do tė fillojnė tė ndjehen grekė dhe tė mendojnė pėr Greqinė. Se si greket do tė bėhen mė agresivė kundrejt politikave asimiluese tė tyre. Shkurt, historia mė duket njė komedi dramatike nėn shkėlqimin dhe ngrohtėsinė e diellit tė Europės sė Bashkuar, ku salla ėshtė e mbushur plot me spektatorė qė presin tė hapet sipari i njė skene bosh.
Diskutimet mė tė shpeshta dhe qė kanė marrė shumė rendėsi nė opinionin e artikullshkruesve mbi censusin janė ato se ēpo bėn qeveria shqiptare, pse ajo ka njė strategji pro greke, cilat janė rezultatet qė ajo kėrkon tė nxjerrė nga censusi, nė njė kohė qė askush nuk do tia dijė pėr kėtė
, d.m.th., asnjė qytetar shqiptar. Gjithmonė bėhen analiza duke e parė problemin nga lartposhtė. Me kėtė qė sapo thashė, nuk dua tė marr aspak nėn mbrojtje qeverinė shqiptare, sidomos nė marrėdhėniet e saj me Greqinė kur kėto marrėdhėnie kanė nė mes tyre popullin shqiptar, qytetarėt shqiptarė, emigrantėt shqiptarė. Marrėdhėniet qeveritare shqiptaro-greke janė tepėr komplekse, tė tulatura nga ana e shqiptarėve dhe kėtė, pėr fat tė keq, e ndiejnė jo vetėm emigrantėt hallexhinj, por edhe qytetarėt e zakonshėm shqiptarė qė kalojnė qoftė edhe njė herė kufirin mes dy vendeve. Nė qėndrimin e qeverive shqiptare ka indiferencė, servilizėm, pėrkushtim pėrulės, mungesė dinjiteti dhe ndjeshmėrie pėr tė kėrkuar tė drejtat e qytetarėve shqiptarė. Qeveria shqiptare nuk ka ndėrhyrė asnjėherė siē duhet (ose fare) nė rastet e vdekjeve tė njerėzve nga presioni i policisė greke, nė rastet e plagosjeve, tė keqtrajtimit apo tė mosrespektimit tė shtetasve shqiptarė dhe nė 20 vjet kėto raste kanė qenė me qindra. Kjo ka ndodhur prej vitesh, kjo vazhdoi tė ndodhe edhe kur hapeshin gjyqe nė Shqipėri dhe Greqi dhe kur avokatėt e tė drejtave tė njeriut ngritėn zėrin edhe nė nivele ndėrkombėtare, kjo ndodh edhe tani, edhe dje dhe, pa asnjė ēudi, do tė ndodhė edhe nesėr, kur persona nga komuniteti ēam dėbohen nga kufiri si tė ishin kriminelė. Nuk e kuptoj se si gjithė kėto vite, Aleanca KZ nuk e ndjeu pėr detyrė tė krijohej si njė grupim pro qytetarėve shqiptarė qė diskriminoheshin dhe ti ndėrgjegjėsonte qytetarėt pėr ti kėrkuar qeverisė shqiptare dhe asaj greke reagime nė respekt tė tė drejtave tė shtetasve shqiptarė
Pėr tė kundėrshtuar politikėn asimiluese greke nuk ėshtė zgjidhje tė mos bėjmė censusin tonė, por tė vendosim qeveritė pėrpara pėrgjegjėsive tė mėdha qė tė dinė tė mbrojnė territoret dhe individėt. Dhe nėse mendohet se shumė shqiptarė, pėr hir tė favoreve qė u ka bėrė qeveria greke (pensione, shkolla, punė etj.), do tė regjistrohen joshqiptarė, atėherė le tė pėrballemi edhe me kėtė sfidė qė ėshtė e jona, ėshtė sfidė e personalitetit tonė tė lėkundur dhe aspak e tė tjerėve qė bėjnė politikėn e tyre, qoftė kjo edhe e gabuar. Nėse veprohet ndryshe, atėherė tregojmė edhe njėherė mė shumė se jemi popull burracak qė nuk dimė ti dalim zot vetes dhe tė pranojmė gabimet tona. Censusi ėshtė njė regjistrim i kėtij viti dhe do tė bėhet pėrsėri pas njė dekade. Sipas rezultateve, do tė kemi edhe njė analizė sociologjike dhe psikologjike se pse shqiptarėt u shfaqėn ndryshe nga ējanė
Kėto qė sapo shkrova janė gjithmonė tė bazuara mbi hamendjet e qarkulluara, se si do tė ndikojnė grekėt te shqiptarėt pėr ti ndryshuar identitetin. Personalisht nuk i besoj kėto hamendje. Jam mė e bindur nė pragmatizmin dhe dinakėrinė tonė pėr tė mos e prishur me mė tė fortin, por, nė fund tė fundit, pėr tė bėrė atė qė duam vetė
.
Ajo faqja qė duhet grisur sipas Aleancės, ėshtė faqja e fundit nr. 12 e pyetėsorit tė regjistrimit dhe dy pyetjet shqetėsuese janė: Cilit grupim etno-kulturor i pėrkitni dhe cila ėshtė feja juaj? Gabimisht ose jo, gjithmonė mbėshtetemi nė praktikat e vendeve tė tjera, zakonisht iu referohemi atyre qė na interesojnė dhe janė konform kontekstit tė logjikės qė zgjedhim vetė. Pavarėsisht nga kjo, vetėm duke marrė njė shembull joeruopian, siē ėshtė ai i Shteteve tė Bashkuara, atje nuk ka njė pyetje pėr grupimin etno-kulturor (dhe ska si tė ketė kur vetė formimi i shteteve nuk ėshtė bėrė mbi kėtė bazė, madje e ka nėnvleftėsuar kėtė element), por ama, ka njė tjetėr pyetje qė mund ti kishte hedhur pėrpjetė gjithė shqiptarėt e tanishėm qė flasin me ekstremitet pėr censusin; pyetjen mbi racat: cilės racė i pėrkitni? D.m.th. nė SHBA ėshtė e domosdoshme tė dihet se sa tė bardhė, sa zezakė, sa tė verdhė apo tė kuq ka. Kjo kėrkohet tė dihet patjetėr, ndėrkohė qė e dimė shumė mirė se sa e fortė ka qenė lufta raciale nė kėto vende, luftė e cila ska pushuar as tani nė kohėt moderne.
Duke parė nga lart-poshtė, harrohet edhe njė tjetėr kėndvėshtrim: ēmendojnė minoritetet? Nė kėtė debat gati tė pėrditshėm, vetėm minoritetet nuk janė pėrmendur, ose kalohen shkarazi
Ka njė synim, i cili shihet me lente, shpeshherė jorealiste: minoriteti grek. Nė mėnyrė tė pakėndshme mohohet ekzistenca e grupeve tė tjera etno-kulturore, gjuhėsore. Nėse konventa kuadėr flet pėr vetėdeklarimin, nuk ėshtė vetėm kjo ajo sė pari ngre nevojėn e njohjes sė minoriteteve dhe njohja ėshtė e nevojshme tė behet me shifra, me raste, me ngjarje me histori. Nėse nuk tregon cilat janė minoritetet e vendit tėnd, je i predispozuar ti neglizhosh dhe ti harrosh ato: tė mos flasėsh pėr gjuhėn e tyre, historinė e tyre, jetėn dhe problemet e tyre, shqetėsimet dhe padrejtėsitė qė u bėhen. Pra, a ka njė pyetje qė duhet tė jetė shumė thelbėsore? Ēfarė duan vetė minoritetet? Apo ato duhet tė rrinė nėn sqetullėn e maxhorancės dhe tė shtrydhen e pėrpėliten mes aromave nacionaliste tė saj? Kemi njė varietet tė mrekullueshėm minoritetesh nė Shqipėri qė kanė vuajtur se janė nėnvlerėsuar, individė qė janė rritur duke u tallur dhe pėrqeshur se flasin njė gjuhė ndryshe, apo kanė njė ngjyrė ndryshe. Duam tė dimė patjetėr se sa romė ka nė Shqipėri qė tė mund tu shėrbejmė atyre siē duhet. Duhet tė dimė se sa vllahė ka Shqipėria qė komuniteti vllah tė ketė ku tė strehohet nė vendin e vet dhe jo tė vrapojė drejt dyerve qė u ka hapur nga njėra anė Greqia dhe nga ana tjetėr Rumania
Por jo vetėm vllahėt do ta vuajnė mungesėn e vėmendjes. Romėt, egjiptianėt, boshnjakėt, serbėt dhe malazezėt, maqedonasit etj. Kėto pakica kanė tė drejtat e tyre pėr tu njohur edhe nė numėr, gjė qė do ti japė mundėsi dhe pėrgjegjėsi shtetit shqiptar tu krijojė shėrbime dhe atyre vetė do tiu ofrojė mundėsinė e kėrkesave pėr tė drejtat e tyre, dėshirėn pėr tė njohur dhe jetuar traditėn dhe historinė e tyre, nevojėn pėr tė pasur shkolla dhe media tė tyret, nevojėn pėr tė shkėmbyer me shqiptarėt e tjerė bukuritė e kulturės sė tyre.
Feja ėshtė njė tjetėr debat i diskutueshėm, i cili i ka lėnė shqiptarėt nė injorancė informimi. Flitet gjithmonė me shifra tė vjetra, shumė tė vjetra se si janė pėrqindjet e komuniteteve fetare nė vend. Kėto shifra janė tė kohės sė mbretėrisė sė Zogut. Me shumė lehtėsi kapėrcejmė kohėn e diktaturės qė plugoi fenė e komunizmit dhe i largoi njerėzit nga mundėsia pėr tė qenė pjesė e komuniteteve fetare. Masa e madhe ateiste nė Shqipėrinė komuniste pėsoi tė tjera shndėrrime gjatė kėtyre 20 vjetėve ku fe tė ndryshme besohen dhe praktikohen nga shumė shqiptare. Tė gjithė jemi nė njė padije pėr numrin e tyre dhe ta njohėsh kėtė fakt ėshtė mė se normale dhe e nevojshme pėr efekt studimor, praktik, filozofik, sociologjik. Nuk ka asnjė shkelje kushtetuese nėse shteti e bėn regjistrimin sepse nė kėtė rast shteti nuk ndėrhyn nė tė drejtėn e besimit, thjesht ai luan rolin e menaxhuesit. Nė kėtė atmosferė tė turbullt debatesh mediatike mbi censusin, ku ka shumė paqartėsi, shumė ekstremizėm, mendoj se shqiptarėt duhet tė pėrballen me njė sfidė tė madhe: tė shkruajnė nė ato dy pyetjet e frikshme pėrgjigje tė sinqerta, realiste, ashtu siē vėrtet ndjehen dhe janė. Kjo ėshtė sfida e qytetarisė.
Krijoni Kontakt