Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Kryeministri turk Erdogan viziton Maqedoninė.

    Kryeministri turk Erdogan qėndroi nė Gostivar


    Kryetari i komunės sė Gostivarit, Rufi Osmani ishte ko-organizator nė pritjen e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan nė Gostivar, nė harmoni me protokollin zyrtar i cili ishte pėrpiluar nga Ambasada e Turqisė nė Shkup dhe Qeveria e Maqedonisė

    Kryeministri i Republikės sė Turqisė nė kuadėr tė vizitės sė tij nė Republikėn e Maqedonisė, tė premten qėndroi nė Gostivar, nė sheshin pėrballė Pallatit tė kulturės mbajti fjalim para qytetarėve tė Gostivarit.

    Nė fjalimin e tij, kryeministri turk shprehu miqėsinė ndėrmjet Turqisė dhe Maqedonisė, e posaēėrisht Gostivarit ku komuniteti turk ėshtė nė numėr tė konsiderueshėm. Duke folur pėr afėrsinė ndėrmjet shqiptarėve dhe turqve, ai bėri thirrje pėr bashkėjetesė ndėrmjet tė gjithė komuniteteve, me porosinė se bashkimi bėn fuqi.

    Nė darkėn solemne qė u shtrua pas fjalimit, kryetari Rufi Osmani me ministra tė ndryshėm tė qeverisė turke, diskutoi pėr mė shumė aspekte tė bashkėpunimit nė lėmin e arsimit, ekonomisė dhe kulturės. Ai theksin e vuri ne funksionalitetin e dobėt tė organizatės TIKA e cila nuk ėshtė nė gjendje tė realizojė projekte tė shumta investive pėr shkak tė burokratizmit tė lartė me tė cilin funksionon dhe nė kėtė drejtim ndryshimi i strukturave menaxheriale imponohet si domosdoshmėri.

    Osmani theksoi se sfera reale tė bashkėpunimit ka nė kuadėr tė komunave nė sektorin e arsimit, nė lėmin nvestimeve nė industrinė e lehtė, agroindustri dhe nė ndėrtimtari.

    “Ekzistimi i njė komuniteti tė madh tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe nė veēanti nga komuna e Gostivarit qė aktualisht jetojnė dhe punojnė nė Turqi, duhet tė transformohet nė njė urė tė fuqishme lidhėse nė mes tė dy vendeve nė kuptim tė hapjes sė perspektiva tė reja ekonomike dhe tė punėsimit, duke pasur parasysh edhe premtimin e kryeministrit turk se kėmbimi tregtar dhe investimet me Maqedoninė, do tė duhet sė shpejti tė arrijė 1 miliard dollarė”, potencoi kryetari i komunės sė Gostivarit.

    Me kėtė rast, kryetari Osmani aranzhoi mė shumė takime pune me ministra tė ndryshėm tė qeveris turke dhe sė shpejti me njė delegacion mė tė gjerė tė Komunės sė Gostivarit do tė udhėtojė pėr vizitė zyrtare nė Turqi.

    Komuna e Gostivarit dhe Ndėrmarrja publike “Komunalec” dhanė njė kontribut tė veēantė pėr mbarėvajtjen e vizitės sė kryeministrit tė Turqisė, me ēka dėshmuan mikpritjen e mirėnjohur gostivarase.

    (INA)

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-10-2011 mė 11:47

  2. #2
    Erdogan pėr vizitė nė Tetovė

    Erdogan: Vetėm tė bashkuar mund ti arrini synimet e juaja

    Kryeministri i Republikės sė Turqisė, Rexhep Taip Erdogan sot nė suaza tė vizitės nė Tetovė, mori pjesė nė faljen e namazit tė sė premtes nė Xhaminė e Larme, mė pas iu drejtua tė pranishmive.

    Duke potencuar se pėr herė tė dytė ėshtė nė Tetovė, para vizitės sė tij para 11 viteve menjėherė pas mbajtjes sė dėnimit me burg, Erdogani informoi se pas vizitės nė kėtė qytet e kanė formuar Partinė e Drejtėsisė dhe Pogresit.

    "Nė vitin 2002 e fituam pushtetin dhe ju porosis se nė vitin 2023 kur do tė shėnohen 100 vjet nga formimi i Republikės sė Turqisė ne do tė jemi nė dhjetėshin e parė tė vendeve mė tė zhvilluara ekonomike nė botė. Ne juve asnjėherė nuk mund t'ju harrojmė pėr shkak se mes juve ka nipėr tė Osmanlinjve. Ne kemi vėllezėr tanė edhe nė Bosnjė, edhe nė Prishtinė dhe Prizren edhe nė Shkup, Manastir, Ohėr, Dibėr, Tetovė", tha kryeministri turk.

    Ai theksoi se bisedimet e djeshme me kreun shtetėror tė Maqedoniė, me kryeministrin Nikolla Gruevskin, me presidentin Gjorge Ivanov dhe tė tjerėt kanė kaluar nė njė atmosferė dhe dialog miqėsor.

    "Ju lus qė edhe mė tej tė jeni tė bashkuar dhe tė mos ndaheni pėr shkak se ne ndajmė vlera tė pėrbashkėta civilizuese. Unė nuk i dua turqit se janė turq ose shqiptarėt se janė shqiptarė, maqedonasit se janė maqedonas, por pėr shkak se tė gjithė njerėzit i ka krijuar njė Zot" i porositi Erdogani tetovarėt.

    Ai bashkė me njė numėr tė madh tė ministrave, deputetėve dhe kryetarėve tė komunave, si dhe ish kampionin e reprezentacionit futbollistik turk Hakan Shukur dhe kreyebashkiakun e Stambollit Kadir Topbash, nė mėnyrė solemne e lėshuan nė pėrdorim ndėrtesėn pranuese tė Myftinisė sė Tetovės tė BFI-sė.

    Kryeministri Erdogan i vizitoi edhe Teqen Arabati Baba. Nga Tetova, kryeministri turk u nis pėr nė Gostivar, ndėrsa qėndrimin dyditor nė Maqedoni do ta rrumbullaksojė me vizitėn nė Ohėr.

    bota sot


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    VV dėshton pėr debat nė Kuvend

    http://www.botasot.info/mesme/vv-kuvend.jpeg
    Lėvizja Vetėvendosje, nėpėrmjet kreut tė Grupit tė saj Parlamentar, Visa Ymeri ka bėrė me dije se partitė politike nė Kuvend e kanė refuzuar inicativėn e saj pėr seancė tė jashtėzakonshme ku do tė diskutohej pėr situatėn nė veri tė vendit.

    “Deri sot kam marrė pėrgjigjen e tė gjitha grupeve parlamentare. Ato kanė refuzuar ta marrim iniciativėn e pėrbashkėt, duke e cilėsuar njė seancė tė tillė tė jashtėzakonshme me kėtė debat si shumė tė ndjeshme. Kėshtu mundėsia e thirrjes sė njė seance tė tillė ėshtė bllokuar nė mungesė tė nėnshkrimeve tė mjaftueshme. Pėrjashtim kėtu bėn GP i AAK-sė i cili si grup ka refuzuar tė marrė pjesė nė njė nismė tė pėrbashkėt, por qė njė pjesė e deputetėve individualisht kanė ofruar nėnshkrimet e tyre.”, thuhet nė njė njoftim.

    Vetėvendosja vlerėson se qeveria e Kuvendi duhet tė diskutojnė pėrderisa shqiptarėt sulmohen nė veri tė vendit. “Qeveria e Kosovės u zbraps nga intervenimi i saj i 25 korrikut, dhe pėr ēdo ditė e mė shumė, po heq dorė nga ajo pjesė e vendit. “, vlerėson VV.
    Shpėrndaje

    BOTA SOT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dar_di : 01-10-2011 mė 12:19 Arsyeja: Komente tė panevojshme dhe jashtė origjinalit tė materialit dhe natyrės sė forumit.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  4. #4
    ERDOGAN PĖRFUNDON VIZITĖN NĖ MAQEDONI, NĖ OHĖR

    E premte, 30 Shtator 2011 19:22

    Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan nė ditėn e dytė tė qėndrimit nė Maqedoni, nė Tetovė theksoi para masės sė tubuar se ndjehet shumė i lumtur pėr pritjen madhėshtore, pėr herė tė dytė pas 11 viteve. Ai ka shpjeguar se 11 vite mė parė ka qenė nė Tetovė, qė pas daljes sė tij nga burgu dhe se nga ajo periudhė ai ka pasur pėrparime nė karrierėn e tij politike me formimin e partisė sė tij.

    Pas kėsaj vizite nė Tetovė, Erdogan ka qėndruar nė Vrapēisht si dhe nė Gostivar, ku para Shtėpisė sė Kulturės ka pasur njė fjalim para qytetarėve tė tubuar. Ai theksoi se bisedimet me kreun shtetėror tė Maqedonisė, Gruevskin, me presidentin Gjorgje Ivanov dhe tė tjerėt kanė kaluar nė njė atmosferė dhe dialog miqėsor.

    Ai bashkė me njė numėr tė madh tė ministrave, deputetėve dhe kryetarėve tė komunave, si dhe ish futbollistin Hakan Shukur dhe kreyebashkiakun e Stambollit Kadir Topbash, nė mėnyrė solemne e lėshuan nė pėrdorim ndėrtesėn pranuese tė Myftinisė sė Tetovės tė Bashkėsisė Islame. Kryeministri Erdogan qėndrimin dyditor nė Maqedoni e rrumbullaksoi me vizitėn nė Ohėr.

    newstv-ks.tv
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-10-2011 mė 12:26

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Na hegren keta Turqte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •