
Postuar më parë nga
juanito02
Të fala statusit, të na rrojë kryeministri!
Shqipëria mori sot zyrtarisht përgjigjen e hidhur se nuk do e përfitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin e pritshëm në Bashkimin Evropian. Ky lajm pak a shumë ishte i ditur edhe nga qytetarët, ashtu sikurse dhe politika. Por sot u dha goditja finale që na çon përsëri në origjinë, aty ku na la ish-kryeministri Fatos Nano.
Mes zgjedhjeve të vjedhura, nepotizmit, kleptokracisë, tribalizmit, mafias, krimeve, ligjit për plehrat, administratës së korruptuar dhe shërbimit të dobët si pasojë e reformave të dështuara. Por më i fituari në këtë situatë doli vetëm një njeri. Kryeministri Sali Berisha. Pasi siguroi falë mbështetjes së diplomatëve të huaj grabitjen e mandatit të Tiranës, manipulimin përsëri të zgjedhjeve, pasi fitoi me manipulime dhe ato të 2009, për kryeministrin nuk ka më rëndësi se çfarë thotë BE. Ndërsa ishte në dijeni të plotë të përgjigjes negative, kreu i qeverisë ka një javë që gërthet nëpër media dhe zyrat diplomatike, se “Fajin e ka Edi Rama”. Po i kthen reston e fushatës, se lideri i opozitës, me dashje apo padashje, por me zgjuarsi, e futi Berishën në një hulli duke i djegur përfundimisht një herë e mirë karrierën. E shtyu në lakminë e grabitjes së mandatit të Tiranës, pasi Berisha tha se për 10 vota nuk quhet e drejtë, kurse për 90 është bindëse.
Por këtë aktualisht nuk e ka kapërdirë asnjë i huaj dhe madje zyrtarisht asnjë nuk i ka njohur zgjedhjet e Tiranës. Dhe në këtë situatë që mund ta quajmë ditë zie, pasi rrezikojmë dhe vizat si pasojë e rritjes së azilkërkuesve muajt e fundit, mund të themi vetëm një gjë; Të fala statusit, të na rrojë Sali Berisha.
Krijoni Kontakt