Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    “Torcida” e Novi Pazarit kërcënohet për shkak flamurit shqiptar

    Ismet Azizi

    Para dy vjetëve kur simpatizuesit e këtij klubi me emrin “Torcida“, u paraqitën në stadiumin e tyre me transparentin “Stadion Açif Efendija”, me të cilin kërkohej haptas që stadiumi të emërohet sipas heroit dhe poliktikanit të mesdyluftërave botërore të këtij populli, Aqif Blyta, me prejardhje nga Gjakova, i cili ishte pushkatuar nga regjimi komunist më 21 janar të vitit 1946, bashkë me shumë bashkëpunëtorë dhe të afërm, menjëherë u aktivizuan policia, prokuroritë në Sanxhak e Serbi, për të kapur iniciatorët e kësaj kërkese.

    Së fundi për shkak të bartjes së flamurit shqiptar dhe atij turk nga “Torcida” në ndeshjet që zhvillon klubi i tyre, po kërcënohen me suspendim të stadiumit.

    Udhëheqësit e Ligës së Parë të Serbisë në futboll, ku bën gara klubi i përmendur, morën një shkresë zyrtare me anë të së cilës i tërhiqet vërejtja klubit që nëse ndodh që në stadium të bartet flamuri shqiptar dhe ai i shtetit turk stadiumi do të suspendohet dhe ndeshjet do të luhen pa prezencën e shikuesve. Ne letër potencohet se klubi dy herë është dënuar për raste të ngjashme dhe se më nuk do të tolerohet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •