Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Muhammedi a.s. sfidon Biblėn

    “Sikur ai (Muhammedi), nė mėnyrė tė rreme, tė na kishte vesh ndonjė fjalė, Ne do ta kapnim atė pėr dorėn e djathtė. Pastaj me siguri qė do t’ia prisnim damarin e qafės. E askush prej jush nuk do tė mund ta mbronte.” (El Hakka: 44-47)







    “Kurse profeti qė do tė kishte guxim tė fliste, i tradhtuar prej pacipėsisė, nė emrin tim, ēka unė nuk i urdhėrova tė flas, ose flet nė emėr tė hyjnive tė huaja, le tė vritet". (Ligji i Pėrtėrirė: 18/20).



    Njeriu e ka tė lindur ndjenjėn e adhurimit dhe nuk e ka fituar si rezultat i ndikimeve tė jashtme. Megjithatė, faktorėt e jashtėm mund tė luajnė rol pozitiv por edhe mund ta afektojnė dhe fikin kėtė dritė tė brendshme. Nga dyshimi drejt besimit tė vėrtetė duhet tė pėrshkohet njė distancė. Nga e pavėrteta drejt tė vėrtetės duhet tė bėhen hapa tė guximshėm qė tė arrihet imani i thellė dhe bindja e paluhatshme. Njeriu, si krijesa mė e pėrsosur nė gjithėsi, ėshtė i thirrur ta pėrdorė mendjen dhe arsyen e shėndoshė, qė e ka amanet prej Zotit, nė mėnyrė qė t’i rezistojė stuhive tė detit tė injorancės dhe padijes duke shfrytėzuar anijen shpėtuese, qė tė dalė i sigurt nė breg. Vetėm kėshtu ai mund ta shpėtojė veten e tij dhe tė fitojė kėnaqėsinė e Krijuesit nė ketė botė dhe shpėtimin nė botėn tjetėr.

    Perėndia e Dhiatės sė Vjetėr zotohet dhe kėrcėnohet se nuk do tė lėrė tė ketė profet tė rremė, nė mėnyrė qė tė mos thotė “nė emrin e Tij njė gjė pėr tė cilėn Ai nuk e ka urdhėruar ta thotė”, prandaj ai profet i rremė do tė vritet dhe do tė mbytet me shpatė: “Prandaj kėshtu thotė Zoti pėr profetėt qė profetizojnė nė emrin tim pa qenė tė dėrguar nga unė, dhe shpallin: "Nuk do tė ketė as shpatė, as uri nė kėtė vend", kėta profetė do tė zhduken nga shpata dhe nga uria.” (Jeremia: 14/15)

    Nė citatet e sipėr theksuara biblike thuhet qartė se profeti i rremė do tė zhduket, pra do tė mbytet. Prandaj shtrohet pyetja: nė qoftė se vėrtet Muhammedi a.s. ishte njė profet i rremė, sikurse pretendojnė tė krishterėt, atėherė pse Perėndia nuk e vrau atė duke e ēuar nė vend zotimin qė e ka dhėnė nė Bibėl?! A mos Perėndia u tregua i paaftė dhe dėshtoi pėr ta vrarė atė?! Apo Perėndia gėnjen?!



    Madje, sipas asaj qė thuhet nė Bibėl, Perėndia i dėnon profetėt dhe njerėzit e shtėpisė sė tyre me dėnimin mė tė rėndė tė mundshėm: “Pastaj fjala e Zotit iu drejtua Jehuhit, birit tė Hananit, kundėr Baashas, duke thėnė: "Tė kam ngritur nga pluhuri dhe tė kam bėrė princ tė popullit tim Izraelit, por ti ke ndjekur rrugėn e Jeroboamit dhe ke bėrė tė mėkatojė popullin im, Izraeli, duke provokuar zemėrimin tim me mėkatet e tij; prandaj do tė zhduk Baashan dhe shtėpinė e tij dhe do ta bėj me shtėpinė tėnde atė qė kam bėrė me shtėpinė e Jeroboamit, birit tė Nebatit. Ata tė Baashas qė do tė vdesin nė qytet do t'i hanė qentė, dhe ata qė do tė vdesin nė ara do t'i hanė shpendėt e qiellit".” (Ligji i parė i mbretėrve: 16/ 1-4).

    Pra, a mos Perėndia dėshtoi nė largimin e tė keqes me mosdėnimin dhe zhdukjen e Muhammedit a.s., familjes dhe shokėve tė tij nė qoftė se ai paska qenė njė profet i rremė?! Pse Perėndia nuk veproi me tė sikurse veproi me Baashas-in? Madje Zoti do tė mund tė akuzohej si i padrejtė pėr shkak se Ai, i ka mundėsuar - sipas bindjes tė krishterėve - njė profeti tė rremė tė shtrijė ndikimin e tij tek njė e katėrta e njerėzimit!

    Pėrsėri, si ndodhi qė Perėndia tė dėnojė profetin e vėrtetė dhe tė mos dėnojė njė profet “qė shtiret”, por ta shtyjė dėnimin e tij pėr nė botėn tjetėr, duke lejuar qė ai tė pėrhapė mesazhin e tij “tė rremė” pėr 23 vjet dhe fenė e tij ta besojnė njė e katėrta e njerėzimit?!

    Jo vetėm kaq, por statistikat botėrore tregojnė se Islami ėshtė feja me pėrhapje mė tė shpejtė mbi rruzullin tokėsor, kurse nė vitin 2025 do tė jetė feja e parė nė botė.

    Si mundet qė njė mashtrues tė mashtrojė gjithė ata miliarda njerėz pėr 14 shekuj me radhė?! Prandaj, me plotė tė drejtė, Thomas Karlajl pyet: “A mund ta pranojė mendja e shėndoshė njerėzore se kjo pejgamberi (e Muhamedit a.s.), tė cilėn e kanė pranuar miliona njerėz, tė mund tė jetė e sajuar apo mashtrim?! Sikur gėnjeshtra dhe mashtrimi tė pėrhapeshin nė mėnyrė kaq masive nė botė, atėherė jeta do tė ishte marrėzi dhe pa qėllim dhe mė mirė do tė ishte tė mos ishte fare! A e keni parė ndonjė njeri qė tė ketė mundur tė sajojė ndonjė fe dhe tė ketė arritur tė popullarizohet dhe tė pėrhapet nė kėtė mėnyrė?!”

    Pėr rrjedhojė, nė bazė tė asaj qė lexojmė tek Ligji i Pėrtėrirė dhe Jeremia, ne konkludojmė se Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguar i vėrtetė i Zotit sepse ai nuk ka vdekur i vrarė.

    Krejt ndryshe ka ndodhur me Shėn Palin Kedhabin/Gėnjeshtarin qė ėshtė vrarė, ashtu sikurse thotė Bibla se do tė vriten profetėt e rremė qė nuk i ka dėrguar Zoti.

    Pėrveē kėsaj, ne gjejmė se Muhammedi a.s. ėshtė i vetmi nė mesin e pejgamberėve dhe lajmėtarėve tė Zotit, sė bashku me Davudin a.s., qė Zoti ia ka hapur kryeqytetin e sundimit tė tij nė jetėn e tij, ku ai hyri nė Mekė si fitimtar dhe me dinjitet. Kjo nuk i ka ndodhur ndonjėrit prej pejgamberėve pėrveē Davudit a.s.

    Muhammedi a.s. nuk e zgjodhi Mekėn pėr kryeqytet tė mbretėrisė sė tij, sepse ai nuk ishte njė mbret, por njė lajmėtar dhe i dėrguar i Zotit. Ai e la Mekėn ashtu siē ėshtė,Qyteti i Zotit, Njė dhe tė Vetėm, dhe vazhdoi tė jetojė nė Medinė tė cilėn e nderoi me jetėn dhe vdekjen e tij, selami dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė.



    Zoti e mbrojti Muhammedin a.s.

    “O i Dėrguar! Komuniko atė qė tė ėshtė zbritur nga Zoti yt! Nė qoftė se nuk e bėn kėtė, atėherė nuk e ke pėrcjellė Mesazhin e Tij; Allahu tė ruan ty prej njerėzve...”(El Maideh: 67).

    Realiteti tregon se Zoti jo vetėm qė nuk e ndėshkoi Muhammedin a.s. por e mbrojti dhe e ruajti nga injorantėt dhe mosbesimtarėt. Njė herė erdhi njė beduin, i cili nxori shpatėn e tij dhe tha: O Muhammed, kush tė mbron nga unė? Pejgamberi a.s. i tha: “Allahu”. Beduinit filloi t’i dridhet dora dhe i ra shpata nga dora. Pastaj Pejgamberi i Zotit e mori shpatėn dhe i tha: po tani ty kush tė mbron nga unė?

    Armiqtė e tė Vėrtetės Hyjnore u munduan ta vrisnin tė Dėrguarin e Allahut nė shtėpinė e tij, nė shpellė, gjatė hixhretit, nė luftėra e beteja dhe nė shumė situata tė tjera. Por, sikurse ėshtė e ditur, ata nuk arritėn ta vrisnin. Kjo ngase ai ishte nėn mbrojtjen e Allahut, sikurse na thotė Krijuesi nė Kur’anin fisnik: “O i Dėrguar! Komuniko atė qė tė ėshtė zbritur nga Zoti yt! Nė qoftė se nuk e bėn kėtė, atėherė nuk e ke pėrcjellė Mesazhin e Tij; Allahu tė ruan ty prej njerėzve...” (El Maideh: 67).

    Prandaj ai qė nuk e beson Mesazhin dhe Pejgamberllėkun e Muhammedit a.s. nė realitet ėshtė mohues i Zotit!

    Falėnderimi i qoftė Allahut i cili na ka bėrė muslimanė dhe na ka lartėsuar me Islam dhe kjo mjafton si mirėsi. Sado ta adhurojmė Krijuesin tonė, madje edhe po tė kishim me qindra jeta si jeta jonė, nuk do t’i dilnim hakut dhe ta falėnderonim vetėm pėr njė mirėsi prej mirėsive tė shumta qė na ka dhuruar neve.

    Elhamdulilah, jemi tė kėnaqur qė Allahu ėshtė Zoti ynė, Muhammedi a.s. pejgamberi ynė dhe Islami feja jonė

  2. #2
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    I kisha pare dy video qe edhe ne bibel permendet qe do vij Muhamedi a.s

  3. #3
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    ja videot
    pjesa 1

    pjesa 2

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar mė parė nga piu Lexo Postimin
    A mund te me thuash ku thuhet kjo gje po me fakte te lutem?
    Pėrktheje kėtė "מַחֲמַדִּ" nga hebraishtja (origjinali biblik) nė anglisht nė faqen FreeTranslation ose WorldLingo e do tė shohėsh rezultatin. Fjala ėshtė nga origjinali i nxjerrur (pa prapashtesėn e shprehjes sė respektit). Ja edhe faqja zyrtare biblike "www.mechon-mamre.org/p/pt/pt3005.htm", ku edhe mund ta dėgjosh vetė me zė shqiptimin e emrit (e ke aty opsionin tek fillimi i faqes tė mbishkruar nė anglisht). Dėgjoje me kujdes se nė vargun e fundit gjendet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Pėrktheje kėtė "מַחֲמַדִּ" nga hebraishtja (origjinali biblik) nė anglisht nė faqen FreeTranslation ose WorldLingo e do tė shohėsh rezultatin. Fjala ėshtė nga origjinali i nxjerrur (pa prapashtesėn e shprehjes sė respektit). Ja edhe faqja zyrtare biblike "www.mechon-mamre.org/p/pt/pt3005.htm", ku edhe mund ta dėgjosh vetė me zė shqiptimin e emrit (e ke aty opsionin tek fillimi i faqes tė mbishkruar nė anglisht). Dėgjoje me kujdes se nė vargun e fundit gjendet.

    Po tė citoj:
    The suffix "-im" is the Hebrew masculine plural suffix, for example:
    navi (נביא, prophet) - nevi'im (נביאים, prophets); re'a (רע, friend) - re'im (רעים, friends), etc.

    But, names such as "Elohim", seems to be some kind of plural of Eloah, but
    obviously it does not indicate "several gods", as its matching verbs, adjectives
    and prepositions are all singular throughout the Bible. "Elohim" is always treated
    as singular masculine.

    One possible solution is that this is a case of "majestic plural" - "plural of respect",
    as you mentioned. Another example of "majestic plural" in Hebrew is "Be'alim" that
    means "Owner" that is also singular masculine despite its suffix.
    Another possibility is that "-im" doesn't actually indicate plural, but some kind of
    ancient case that is no longer in use.
    Nėse nuk e pranon Muhammedin (a.s.) nė Bibėl (si emėr i pėrveēėm), atėherė
    e pranon se Bibla thėrret vetėm nė shumė zotėra (sipas shumėsit tė emrit "eloh").

    Por, fakti qėndron aty se, kjo prapashtesė i jep kuptimin si ne kur e pėrdorim "ju" e jo "ti".



    Argumente pėr Muhammedin (a.s.) ka shumė, por kush lexon se:

    ○ "Do tė ngre ndėr ta, prej vėllezėrve tė tyre, njė profet tė ngjashėm me ty.
    Nė gojėn e tij do t’i vė fjalėt e mia dhe ai do t’u flasė gjithēka unė kam pėr t’i
    urdhėruar atij." (Ligji i Pėrtrirė, 18:18)

    Kėtu Zoti i flet Musait (a.s.) duke i thėnė qė "do tė ngre ndėr ta, prej vėllezėrve tė
    tyre, njė profet tė ngjashėm me ty". Kėtu nuk flitet pėr Jezusin (a.s.), por pėr
    johebrenjtė - arabėt, ku prej tyre ėshtė Muhammedi (a.s.).

    Atėherė tė theksojmė karakteristikat e "tė ngjashėm me ty":
    • Musai dhe Muhammedi (a.s.) kanė lindur prej dy prindve; Jezusi (a.s.) prej njė prindi:
    • Musai dhe Muhammedi (a.s.) kanė jetuar deri nė vdekje; Jezusi (a.s.) jo;
    • Musai dhe Muhammedi (a.s.) janė martuar dhe kanė ēuar jetė bashkėshortore; Jezusi (a.s.) jo;
    • Musai dhe Muhammedi (a.s.) qė tė dy kanė vdekur natyralisht; Jezusi (a.s.) jo;

    ○ "(Jezusi) Edhe unė do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė
    tė jetė me ju pėrgjithmonė: shpirtin e sė vėrtetės." (Gjoni, 14:16-17)

    ○ Ky Ngushėlluesi tregohet nė njė varg tjetėr qė do tė jetė prej Mekės:

    • "Jezusi i tha: “Mė beso mua, o grua, po vjen koha, kur nuk do ta adhuroni
    Atin as nė kėtė mal as nė Jerusalem." (Gjoni, 4:21)

    Sot dihet qė Jerusalemi ėshtė vendi i dytė i shenjtė, ndėrsa vendi i parė ėshtė Qabja nė Mekė.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Muhammedi .a.s

    Lindja e tij ka qenė burim frymėzimi i shumė gjeneratave tė kaluara, tė atyre tė sotme, po sigurisht se do tė mbetet e kėtillė edhe pėr gjeneratat e ardhshme deri nė Ditėn e Gjykimit.

    - Lindja e tij erdhi nė kohėn mė tė duhur e mė tė nevojshme pėr njerėzimin.

    - Erdhi atėherė kur botėn e kishte kapluar errėsira e paditurisė dhe injorancės,

    - Atėherė kur kishte humbur ēdo vlerė e dinjitetit njerėzor, atėherė kur prangat e skllavėrisė kishin mbėrthyer e robėruar zemrat e hutuara tė njerėzimit nėpėr valėt e harlisura tė ēmendurisė e tė egoizmit,

    - Atėherė kur ishte venitur e tretur ēdo ndjenjė e moralit dhe kur nė botė sundonin forcat e liga djallėzore,

    - Atėherė kur kishin filluar tė fikeshin edhe shkėndijėzat e fundit tė monoteizmit (Njėshmėrisė) nė lindje e nė perėndim tė Tokės,

    - Atėherė kur nė fytyrė tė Tokės s'kishte mbetur veēse njė pakicė e vogėl dhe e vetmuar e monoteistėve, mėshira e Allahut deshi qė ta dėrgonte tė dėrguarin e fundit me meazhin (revelatėn) e fundit qiellor nė Tokė.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Besimi ne te Derguarin Allahut

    Besimi nė tė Dėrguarit e Allahut Muhamedin s.a.s



    Muslimani beson se Allahu i Madhėruar ka zgjedhur prej njerėzve tė Dėrguar, tė cilėve u ka shpallur atyre Sheriatin e Tij dhe mori besėn e tyre pėr komunikimin e tij, me qėllim qė mos mbesė justifikim pėr njerėzit para Atij nė Ditėn e Kijametit. Allahu i ka dėrguar ata me prova tė qarta dhe i ka ndihmuar ata me mrekullira. Vargun e tyre, Allahu e filloi me Nuhun (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e vulosi me Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).

    Megjithėse ata kanė qenė njerėz, qė u ndodh ashtu siē ndodh me njerėzit; hanė e pinė, sėmuren e shėrohen, harrojnė dhe kujtohen, jetojnė dhe vdesin, megjithatė ata janė krijesat e Allahut mė tė pėrsosura, mė tė mirat pa asnjė pėrjashtim. Besimi i robit nuk plotėsohet kurrė nėse ai nuk beson nė tė gjithė ata, pėrgjithėsisht dhe veēanėrisht. Pėr kėtė bazohemi nė argumentet nga tekstet Hyjnore dhe nga logjika e shėndoshė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •