Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni dakort qe Presidenti te zgjidhet nga populli

Votues
21. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • po

    11 52.38%
  • jo

    10 47.62%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jam ne nje mendje me antipropanin..

    miliona euro kot fare..

    a kemi kryetar parlamenti... kemi..
    kryeminister kemi..

    presidenti eshte kot fare..

  2. #22
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Per mendimin tim, presidenti duhet te jete kryetari i ekzekutivit. Pra posti i kryeministrit duhet te suprimohet. Presidenti te zgjidhet nga populli nje here ne kater vjet dhe jo me shume se dy here rrjesht gjate jetes se tij. Pra ēdo shtetas mund te zgjidhet vetem dy here president dhe nqs deshton ne rizgjedhje humbet te drejten per rikandidim.

    Aktualisht, ne keto 20 vjetet e fundit presidenti i pare ishte de facto shefi i ekzekutivit, pas '97 presidenti ishte vartes i kryeministrit, rastet Mejdani dhe Moisiu. Ndersa Topi nga vartes u kthye ne kundershtar te kryeministrit. Pra, nga te dy kahet e politikes, presidenti eshte konsideruar gjithmone nje VARTES.

    Eshte e kote te genjejme veten me republike parlamentare apo presidenti unitet i popullit e perralla te tjera si keto.

    Shume here me mire nje president ekzekutiv te stilit USA dhe me pergjegjesi te larte ndaj detyrave shteterore. Forcim te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #23
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Pak te duken ty keto sikur presidenti te jete kukull e kryeministrit. Pra eshte njesoj sikur ti kete kryeministri.

    Pra problemi nuk shtrohet se sa pak kompetenca ka ai por si duket ai a ka pare qe kryeminstri kerkon me shum nga ci takon dhe mund ta arrije nese zgjidhet nga kryeminstri.

    Pra problemi qendron qe ti ruajme keto kompetenca de fakto te jene te tilla dhe nepermjet lojrave politike e dallavereve te ndryshme te mos kalojne tek Kryeministri, se mungon vetem nje hap dhe veteshpallet mbret.





    FUNKSIONET DHE KOMPETENCAT KUSHTETUESE TĖ PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
    Presidenti i Republikės ėshtė Kryetar i Shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit. President mund tė zgjidhet vetėm shtetasi shqiptar qė nga lindja, me qėndrim jo mė pak se 10 vjetėt e fundit nė Shqipėri dhe qė ka mbushur moshėn 40 vjeē.
    Presidenti i Republikės zgjidhet me votim tė fshehtė dhe pa debat nga Kuvendi pėr njė mandat 5 vjeēar, me tė drejtė ri zgjedhjeje vetėm njė herė. Presidenti zgjidhet nė votimin e parė, tė dytė ose tė tretė kur njė kandidat merr jo mė pak se tri tė pestat e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Nė votimin e katėrt dhe tė pestė zgjidhet President kandidati qė siguron mė shumė se gjysmėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Presidenti fillon nė detyrė pasi bėn betimin para Kuvendit.
    Kompetencat e Presidentit tė Republikės janė specifike dhe tė pėrcaktuara shprehimisht nė Kushtetutė dhe udhėhiqen nga interpretimi rregullues i nenit 94 tė Kushtetutės, sipas tė cilit Presidenti i Republikės nuk mund tė ushtrojė kompetenca tė tjera pėrveē atyre qė i njihen shprehimisht me Kushtetutė dhe qė i jepen me ligje tė nxjerra nė pajtim me tė. Presidenti i Republikės, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr dekrete.
    Sipas Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė,
    Presidenti i Republikės ushtron kėto kompetenca:
    (Neni 67, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės jo mė vonė se 20 ditė nga pėrfundimi i zgjedhjeve thėrret mbledhjen e parė tė Kuvendit tė porsazgjedhur.
    (Neni 74, paragrafi 2)
    Presidenti i Republikės mund tė kėrkoj mbledhjen e Kuvendit nė njė sesion tė jashtėzakonshėm.
    (Neni 79, paragrafi 2)
    Presidenti i Republikės mund tė kėrkoj qė mbledhjet e Kuvendit tė bėhen tė mbyllura, kur pėr kėtė kanė votuar shumica e tė gjithė anėtarėve tė tij.
    (Neni 84, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditėve nga paraqitja e tij.
    (Neni 85, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės ka tė drejtė ta kthejė ligjin pėr rishqyrtim nė Kuvend, vetėm njė herė.
    (Neni 92)
    Presidenti i Republikės:
    I drejton mesazhe Kuvendit;
    Ushtron tė drejtėn e faljes sipas ligjit;
    Jep shtetėsinė shqiptare dhe lejon lėnien e saj sipas ligjit;
    Jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
    Jep gradat mė tė larta ushtarake sipas ligjit;
    Me propozim tė Kryeministrit emėron dhe liron pėrfaqėsuesit e plotfuqishėm tė Republikės sė Shqipėrisė nė shtetet e tjera dhe nė organizatat ndėrkombėtare, pranon letrat kredenciale dhe tėrheqjen e pėrfaqėsuesve diplomatikė tė shteteve tė tjera dhe tė organizatave ndėrkombėtare tė akredituara nė Republikėn e Shqipėrisė;
    Lidh marrėveshje ndėrkombėtare sipas ligjit;
    Me propozim tė Kryeministrit emėron drejtorin e shėrbimit informativ tė shtetit;
    Emėron Kryetarin e Akademisė sė Shkencave dhe rektorėt e universiteteve sipas ligjit; Cakton datėn e zgjedhjeve pėr Kuvendin, pėr organet e pushtetit vendor dhe pėr zhvillimin e referendumeve;
    Kėrkon mendim dhe tė dhėna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetėrore pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me detyrat e tyre.
    (Neni 96, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės nė fillim tė legjislaturės, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emėron Kryeministrin me propozim tė partisė ose koalicionit tė partive, qė ka shumicėn e vendeve nė Kuvend.
    (Neni 96, paragrafi 4)
    Presidenti i Republikės shpėrndan Kuvendin, kur Kuvendi nuk arrin tė zgjedhė Kryeministrin e ri.
    (Neni 98, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe shkarkon ministrat.
    (Neni 104, paragrafi 1, 2)
    Presidenti i Republikės shpėrndan Kuvendin brenda 10 ditėve nga marrja e kėrkesės sė Kryeministrit, nė rastin kur Kryeministri i ka paraqitur Kuvendit mocion besimi ndaj Kėshillit tė Ministrave dhe ky mocion besimit votohet nga mė pak se gjysma e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.
    (Neni 115, paragrafi 1, 3)
    Presidenti i Republikės cakton datėn e zgjedhjeve nė njėsinė vendore, organi i sė cilės i zgjedhur shpėrndahet ose shkarkohet nga Kėshilli i Ministrave pėr shkelje tė rėnda tė Kushtetutės ose tė ligjeve dhe kur nuk shtron tė drejtėn e ankimit brenda 15 ditėve, ose Gjykata Kushtetuese lė nė fuqi vendimin e Kėshillit tė Ministrave.
    (Neni 125, paragrafi 1, 4)
    Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit emėron anėtarėt dhe kryetarin e Gjykatės Kushtetuese.
    (Neni 136, paragrafi 1, 2)
    Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit emėron anėtarėt dhe kryetarin e Gjykatės sė Lartė.
    (Neni 136, paragrafi 4)
    Presidenti i Republikės me propozim tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė emėron gjyqtarėt e tjerė.
    (Neni 147, paragrafi 2, 3)
    Presidenti i Republikės ėshtė Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Presidenti i Republikės i propozon Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, tė zgjedh nga radhėt e anėtarėve tė tij njė zėvendėskryetar.
    (Neni 149, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit emėron Prokurorin e Pėrgjithshėm.
    (Neni 149, paragrafi 2)
    Presidenti i Republikės me propozim tė Kuvendit mund tė shkarkoj Prokurorin e Pėrgjithshėm pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tij, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e Prokurorit.
    (Neni 149, paragrafi 3)
    Presidenti i Republikės me propozim tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm emėron dhe shkarkon nga detyra prokurorėt e tjerė.
    (Neni 150, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės mund tė vendos zhvillimin e referendumit pėr ēėshtje tė njė rėndėsie tė veēantė kur kjo kėrkohet nga 50 mijė shtetas me tė drejtė vote.
    (Neni 151, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės shpall ligjet e miratuara me referendum.
    (Neni 161, paragrafi 2)
    Presidenti i Republikės i propozon Kuvendit, emėrimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė.
    (Neni 162, paragrafi 2)
    Presidenti i Republikės i propozon Kuvendit emėrimin dhe shkarkimin e Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.
    (Neni 168, paragrafi 2)
    Presidenti i Republikės ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura.
    (Neni 169, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės nė kohė paqeje, ushtron drejtimin e Forcave tė Armatosura nėpėrmjet Kryeministrit dhe ministrit tė Mbrojtjes.
    (Neni 169, paragrafi 2)
    Presidenti i Republikės nė kohe lufte me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe shkarkon Komandantin e Forcave tė Armatosura
    (Neni 169, paragrafi 3)
    Presidenti i Republikės me propozim tė Kryeministrit emėron dhe shkarkon Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, si dhe, me propozim tė ministrit tė Mbrojtjes, emėron dhe shkarkon komandantėt e forcave tokėsore, detare dhe ajrore.
    (Neni 171, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės nė rast agresioni tė armatosur kundėr Republikės sė Shqipėrisė, me kėrkesė tė Kėshillit tė Ministrave, shpall gjendjen e luftės.
    (Neni 171, paragrafi 2)
    Presidenti i Republikės nė rast kėrcėnimesh tė jashtme ose kur detyrimi pėr mbrojtje tė pėrbashkėt buron nga njė marrėveshje ndėrkombėtare, i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes sė luftės, vendosjen e gjendjes sė mobilizimit dhe tė ēmobilizimit tė pėrgjithshėm ose tė pjesshėm.
    (Neni 172, paragrafi 1)
    Presidenti i Republikės nė rastin e situatės tė parashikuar nė nenit 171, paragrafi 1, i paraqet Kuvendit dekretin pėr vendosjen e gjendjes sė luftės brenda 48 orėve nga nėnshkrimi i tij, duke specifikuar tė drejtat qė kufizohen.
    (Neni 176)
    Presidenti i Republikės me propozim tė Kėshillit tė Ministrave, kur Kuvendi nuk mund tė mblidhet gjatė gjendjes sė luftės, ka tė drejtė tė nxjerrė akte qė kanė fuqinė e ligjit, tė cilat duhet tė miratohen nga Kuvendi nė mbledhjen e tij mė tė parė.
    Shume "fuqi" ka me rreshta po pothuaj asgje tamam. Fuqine e ka ai qe fitoen zgjedhjet e pergjithshme. Nuk ka pse behet i njejti votim dy here. Ai qe fiton zgjedhjet ka parlamenti, ka kryeministrin dhe drejton vendin.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •