Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Kur jetesa sigurohet duke shitur pjeset e trupit !

    Per nje numer te madh njerezish, te fitosh sa me shume para eshte nje lufte e perditshme. Por disa njerez i sigurojne parate duke shitur pjeset e tyre te trupit. Materiali ne vazhdim i hedh nje veshtrim botes se shitjes se organeve njerezore, shkences qe ben te mundur transplantimin e tyre dhe disa prej njerezve qe sigurojne fitime nga kjo tregeti.
    Rreth nje milione paciente ne te gjithe boten presin me deshperim te sigurojne nje veshke, edhe ne se per ta blere ate, mund te shkelet ligji. Shtrohet pyetja: nese dikush del vullnetar per te dhuruar veshken, perse te mos e shese ate?
    Ky eshte spitali i Baltimores. Mjeket po nxitojne te operojne 18-vjecaren Katie Schouster. Veshka qe do t'i transplantohet Katie-t eshte e dhuruar. Por, ne disa vende te botes, pacientet mund te blejne organe ne tregun e zi. Shumica e vendeve te botes e kane te ndaluar me ligj tregetine e organeve.
    Por ne kushtet kur nje numer i madh njerezish rrezikojne te vdesin nga nevoja per nje veshke te shendoshe, tregu i zi i veshkave mund t'ua siguroje ate per dhjetra mijera dollare. Nje person madje, u perpoq ta shese veshken nepermjet faqes se njohur kompjuterike E-Bay, ku tregetohen me ankand objekte te ndryshme.
    Cmimi i pare i ofruar ishte 25 mije dollare. Brenda vetem 8 ditesh, paciente te deshperuar, ne kerkim te nje veshke te shendoshe, e cuan cmimin ne miliona dollare, deri sa kompania e bllokoi shitjen.
    Kerkesa per organe shpeshhere plotesohet me lehtesi ne vende si India, Brazili dhe Filipinet. Doktor Sunil Shroff, kirurg qe merret me transplantimin e organeve ne Indine Jugore eshte kundershtar i ashper i shitjes se tyre. Kur fillon lojen e kompensimit, nuk ka me kthim prapa. Ne ate moment organi shnderrohet ne mall. Po e lejove perbindeshin te dale nga shishja, mund te ndodhemi ne nje situate teper te rrezikshme. Trafikimi nderkombetar i organeve eshte nje tregeti teper e frikshme, thote doktor Shroff.
    India e ndaloi zyrtarisht me ligj shitjen e organeve ne vitin 1994. Por kjo nuk i ka dhene fund kesaj praktike, sidomos ne radhet e banoreve te lagjeve te varfera. Shumica e indianeve e sigurojne jetesen duke punuar me meditje. Shitja e nje organi mund t'u siguroje atyre nje shume te barabarte me rrogen e dy vjeteve. Nje tregetar organesh zakonisht shkon ta gjuaje mallin ne nje fshat te varfer si ky.
    Organizatat e te drejtave te njeriut thone se tregetaret e organeve zakonisht i shfrytezojne njerezit qe shesin veshka. Ai qe blen veshken per transplantim mund te paguaje me mijera dollare, nderkohe qe dhuruesit i jepen vetem disa qindra.
    Tregtia e veshkave eshte nje pune delikate, ngaqe cdo operacion transplantimi ne Indi duhet te autorizohet nga nje komitet qeveritar. Eshte e qarte se tregetari perpiqet t’i fshehe mire veprimet e tij.
    "Une nuk merrem me tregetine e organeve. Me qe i ndihmoj, ata me paguajne, por une ja jap parate familjes, dhe u them atyre se mua me intereson qe njerezit qe kane nevoje te sherohen".
    Ai thote se nuk merr para per kete qe ben, por kjo nuk duket e besueshme. "Jam baba me femije, me duhet ta mbroj veten, prandaj e mbuloj fytyren", thote tregetari.
    Po te kapet, ate e arrestojne dhe ndaj tij ngrihen akuza, njelloj si per vrasje. Por cfare do ta detyronte nje njeri te rrezikonte per nje operacion te paligjshem? Pas nje qendrimi prej disa ditesh ne lagjet e varfera, njerezit me ne fund filluan te flasin hapur.
    Vijay dhe i shoqi Vasanth jetojne me dy femijet e tyre ne nje dhome te vogel. Burre e grua e kane shitur nga nje veshke per te mbajtur familjen.
    Vijaji thote se e ka shitur veshken per 800 dollare 5 vjet e gjysem me pare, per arsye se ajo dhe shoqi kishin hyre ne borxhe. Parate i perdoren per larjen e borxheve dhe per te blere me keste nje makine, qe i shoqi e perdorte si taksi. Por nuk munden t’i paguajne te gjitha kestet, prandaj shume shpejt e humben makinen. Dhe perseri, ata mbeten si ne fillim: te varfer dhe me borxhe. Edhe Vasanth e ka shitur veshken 15 vjet me pare.
    Ne lagjet e varfera te Indise mund te takosh shume njerez me histori te ngjashme. Doktor K.C. Reddy kryen operacione transplantimi. Ai eshte i mendimit se shitja e organeve duhet te ligjerohet. "A eshte me mire te zbatosh ligjin, apo te vdesesh? Midis ketyre dy zgjedhjeve qe ka nje njeri, cila eshte me e mira? Varferia eshte shkaktare e te gjithave. Nje te pasuri nuk i duhet te bleje veshke. Por te varferit i duhet te shese organet, ngaqe ndodhet ne mjerim. Per mua problemi fillon kur shitja behet me ndermjetes. Ne kete rast kemi te bejme me shfrytezim", thote mjeku.
    Ne Indi, ashtu sikurse edhe ne vende te tjera, kerkeses per organe nuk duket se do t'i vije fundi. Cdo vit, 100 mije njerez kane nevoje per transplantim veshke.
    Duket se numri i atyre qe duan t'i shesin organet per para nuk po pakesohet. Edhe ne vendet perendimore jane bere thirrje per rishikimin e ligjit qe ndalon shitjen e organeve, duke i kompensuar dhuruesit e organeve. Debati per kete ceshtje vazhdon.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    123

    perpjekjet per perqarje dhe rezultati i tyre

    Te nderuar e kam par te nevojshme hapjen e nje teme te ketille sepse e shoh si te duhur ne kete moment neper te cilin po kalon Kosova, dhe bej thirrje te gjitheve ne kete forum te distancohen nga perqamjet te distancohen nga bomba e kurdisur e serbeve per perqarje e cila fatekeqesisht ne shum raste ka pasur sukses.

    Lexoni se qka shkruan ne www.kosova.com

    Sipas Prokurorisė serbe, Thaēi po u kėrcėnohet dėshmitarėve
    Beograd, 28 dhjetor 2010 - Sipas Prokurorisė sė Serbisė pėr krime tė luftės kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, me paralajmėrimin se do t'i bėjė publik emrat e shqiptarėve tė cilėt i kanė ndihmuar raportuesit tė Kėshillit tė Evropės Dik Marti qė tė pėrgatisė raportin pėr trafikim me organe njerėzore, po bėn thirrje pėr linē dhe po u kėrcėnohet dėshmitarėve. "Kjo ėshtė njė dukuri e rrezikshme dhe shqetėsuese", ka thėnė zėvendėsprokurori serb pėr krime tė luftės Bruno Vekariq pėr mediat serbe. Sipas tij, "pėrgjithėsisht ėshtė shumė e rrezikshme kur dikush, kundėr tė cilit duhet tė nisin hetimet, kėrcėnohet se do tė bėjė publik emrat e dėshmitarėve", ka thėnė Vekariq.


    Serbet tentojn qe ne cdo menyr te na perqajn mos lejoni bashkohuni tash se dikur do jete vone.
    Thoti
    VETEVERTETA E VETVENDOSJES ESHTE VETEFUNDOSJA

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    123
    www.Aktualiteti.com

    Babai ma dhuroi veshkėn, shpifjet tė dėnohen!
    POSTUAR: E martė, 28 Dhjetor 2010 09:21

    Ish-futbollisti Ervin Ohri, i pėrmendur nė hetimin e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėr trafik organesh, jeton nė Itali prej gati 10 vitesh.

    Ervini, i cili i ėshtė nėnshtruar transplantit nė vitin 2002 e pret me habi telefonatėn e MAPO-s, lidhur me kėtė ēėshtje.

    Nuk ėshtė nė dijeni tė raportit tė Dick Martyt, e as tė kėtij hetimi nė Beograd, ku pėrmendet emri i tij, por ish-futbollisti i Tiranės pohon se, pasi tė lexojė artikullin e gazetės 'Politika', do tė ndėrmarrė tė gjithė hapat ligjorė.

    Ervin Ohri tregon nė kėtė intervistė pėr MAPO-n historinė e sėmundjes sė tij si dhe apelin pėr ndihmė, pėr tė realizuar operacionin e veshkės, tė cilėn ia ka dhuruar babai.

    I pyetur pėr gjithė ngjarjen, duke cituar njė raport hetimor tė Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės, i cili ka pėrmendur emrin tuaj nė hetimin pėr trafikun e organeve, Ervini thotė me habi se unė po njoftohem prej jush dhe nuk e kam parė ende kėtė artikull qė ju po mė thoni.



    Mė duket shumė e ēuditshme dhe mund t’u them absolutisht se, nėse ėshtė e vėrtetė qė ėshtė shkruajtur, ėshtė njė mashtrim i tmerrshėm.

    I pyetur se a ka bėrė transplant tė veshkės, ai thotė, unė kam qenė futbollist i ekipit tė Tiranės dhe nė vitin 2000 u bė e qartė nga mjekėt se duhej qė sa mė shpejt tė bėja transplant tė veshkės.

    Nė kėtė kohė ne nxorėm njoftim dhe kėrkuam ndihmė pėr tė kontribuar pėr shpenzimet e operacionit qė do tė zhvillohej nė Itali.

    Dhe, nė Bankėn e Kursimeve nė Tiranė, babai im hapi llogarinė bankare pėr ata qė kishin mundėsi tė dhuronin para.

    Nuk e di ēfarė ka shkruajtur kjo gazeta serbe, po nėse e kanė lidhur kėtė histori me trafikun e organeve, mund t’ju them qė tani se ėshtė njė mashtrim i ulėt.

    Nė vitin 2002 kam bėrė operacionin kėtu nė Pisa, nė Itali, ku edhe jetoj prej shumė vitesh.

    I pyetur se si ka siguruar veshkėn pėr transplantin, ai thotė se veshken ma dhuroi babai im .E hoqi ai nga vetja e vet.

    Ne kėrkuam ndihmė pėr shpenzimet e operacionit, qė u bė nė Itali, sepse praktikisht ishte babai im ai qė do tė dhuronte veshkėn e vet.

    Ervini thotė se njė pohim i tillė, mė duket shumė e ulėt dhe e ēuditshme.

    Mė duhet ta lexoj njėherė vetė me sytė e mi atė artikull qė ju thoni dhe, nėse gjėrat janė thėnė vėrtet ashtu, atėherė unė do tė kontaktoj me avokatė pėr tė ēuar deri nė fund zbardhjen e kėsaj pune.

    “Gjuetarė tė organeve njerėzore zbarkonin nė Ballkanin e ngėrthyer prej luftėrash, pėr tė trafikuar veshka, mėlēi apo zemra drejt vendeve arabe apo Izraelit.

    Prej kėtij rrjeti thuajse global tė trafikut tė organeve ka derivuar edhe historia e robėrve serbė tė luftės, qė, sipas Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės, Carla Del Pontes apo raportuesit Dick Marty, janė kthyer nė viktima tė kėtyre “gjuetarėve", kėshtu thuhet nė hetimin e prokurorit serb Vladimir Vukēeviē, botuar tė dielėn nė gazetėn “Politika” tė Beogradit.

    Por cilat janė faktet e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės mbi trafikun e organeve nė Shqipėri?

    Njė apel pėr ndihmė, i ish-futbollistit Ervin Ohri, qė vuante nga veshkat, ka pėrfunduar drejt e nė dosjen hetimore tė Vukēeviēit, ku llogaria bankare e hapur asokohe pėr donacione ėshtė pėrdorur si provė pėr transplantet e paligjshme nė Shqipėri.

    Nga ana tjetėr, “Politika” ka botuar fotot e “shtėpisė sė verdhė”, nė kohėn kur s’ishte lyer ende nė tė bardhė, me vizitorė, hetuesit e misionit tė OKB-sė nė tė dhe disa tableta ilaēesh, tė filmuara prej tyre nė oborrin e pasmė tė shtėpisė sė Katuēėve.

    Raporti i Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėrmban njė kapitull tė veēantė pėr kėtė shtėpi, ku thuhej se, pėrveē hetuesve tė licencuar, ajo vizitohej edhe nga njerėz qė hiqeshin si tė tillė.

    MAPO boton hetimin e Vukēeviēit pėr trafikun e organeve, dokument ky i pasqyruar nė njė pjesė tė mirė edhe nė raportin e shumėdebatuar tė anėtarit tė Asamblesė Parlamentare tė KE-sė, Dick Marty.

    Tė dhėnat e Prokurorisė pėr Krimet e Luftės nė Serbi tregojnė se organet e serbėve tė kapur rob, gjatė luftės nė Kosovė janė shitur nė Gjermani, Skandinavi, ShBA, Izrael dhe Britani.

    Sipas gazetės serbe “Politika”, dokumentet e ēėshtjes penale me numėr "33-08" dhe emėrtim "trafikimi i organeve njerėzore", thuhet se mjekėt e pėrfshirė nė kėtė trafik ishin nga Turqia, Izraeli, Brazili dhe Filipinet dhe se zbarkonin nė Ballkan, nė kėrkim tė organeve njerėzore.

    Hetimi i kryeprokurorit pėr Krime Lufte nė Serbi, Vladimir Vukēeviē, ka pėrdorur edhe njė raport tė ekspertėve tė universitetit tė Kolumbias nė Nju-Jork, ku thuhej se organet njerėzore me origjine nga Evropa Lindore janė blerė nga izraelitėt dhe arabėt e pasur.

    Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim, prokuroria serbe i ėshtė referuar njė sondazhi tė publikuar nga "American Chronicle", sipas tė cilit Qendra Spitalore Universitare nė Jerusalem, vetėm gjatė 2001-it kishte realizuar transplant pėr 60 pacientė, falė njė donatori tė panjohur.

    Mjekėt izraelitė vizituan vendet e varfra, si Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Republika Federale e Jugosllavisė, pėr tė diskutuar me biznesmenėt lokalė dhe mjekėt, nė krijimin e njė klinike, thuhet nė raportin e Vukēeviē pėr trafikun e organeve.

    Mė tej, kjo dosje pėrmban tė dhėna mbi izraelitin e arrestuar nė Prishtinė, mė 15 nėntor 2008, Moshe Harel, i cili ishte i ngarkuari me organizimin e bisedimeve dhe transplantet e paligjshme tė organeve.

    Harel u arrestua pas hetimit pėr klinikėn "Medicus" nė Prishtinė, pas dyshimeve pėr kryerje tė transplanteve tė paligjshme tė veshkave.

    Moshe Harel ėshtė cilėsuar si “truri” i trafikut tė organeve, sė bashku me njė kirurg izraelit me mbiemrin Shapiro.

    Ky i fundit ishte shfaqur nė Shkup nė vitin 1999 dhe mjekėt lokalė i ofruan bashkėpunim nė transplantimin e veshkave.

    Nė mesin e tė dhėnave mbi trafikimin e organeve, kėtė herė nė Shqipėri, ėshtė edhe njė llogari bankare e hapur nė maj 2000 pėr futbollistin Ervin Ohri nga Tirana.

    Dosja e Prokurorisė pėr Krimet e Luftės nė Serbi thotė se Ervin Ohri kėrkoi donatorė pėr tė bėrė njė transplant veshkash nė Milano, kėshtu qė ai hapi njė llogari bankare nė Bankėn e Kursimeve nė Tiranė.

    Dosja e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėrmban njė kapitull tė veēantė mbi rastin e sė ashtuquajturės "shtėpi e verdhė".

    Nė tė ndodhet njė raport mbi hetimet mjeko-ligjore nė fshatin Rripė tė Burrelit.

    Ky raport ėshtė cilėsuar si kritik, pasi provat nė 'shtėpinė e verdhė' janė gjetur me refuzimin e autoriteteve shqiptare dhe UNMIK-ut.

    Nė kėtė raport, pėr tė cilat Prokuroria serbe pėr Krime Lufte thotė se erdhi nga burime 'informale', gjenden fotot e disa medikamenteve tė gjetura nė shtėpinė e verdhė, qė lėnė tė hapur mundėsinė qė aty tė jenė kryer ndėrhyrje kirurgjikale.

    Megjithatė, nė hetimin e Prokurorisė serbe nuk janė tė listuar personat qė mund tė jenė implikuar nė kėto operacione.

    Nė njė retrospektivė tė shkurtėr tė ēėshtjes, prokurori pėr krime lufte nė Serbi, Vukēeviē, tha se 'nga burime shumė tė besueshme' kanė arritur nė pėrfundimin se pėr zbardhjen e kėsaj historie janė pėrfshirė edhe dy persona tė tjerė.

    Hetimi i mėtejshėm zbuloi se dy njerėz, tė cilėt ishin nė vendin e ngjarjes, po kryenin tė njėjtat veprime si hetuesit, edhe pse nuk ishin tė tillė.
    VETEVERTETA E VETVENDOSJES ESHTE VETEFUNDOSJA

  4. #34
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Zyra Ago: Mė hoqėn veshkėn, doktori iku mė pas nė Kosovė

    Zbardhen dėshmitė nė gjykatė. Bajram Ago: Doktor Kastriot Dautajn e akuzoj pėr shitjen e veshkės

    Korrupsioni i “bluzave tė bardha” vazhdon tė mos ndėshkohet nga drejtėsia. Megjithėse shumė individė, pėrfshirė kėtu edhe pacientė tė gjymtuar apo tė masakruar gjatė operacioneve denoncojnė pėr abuzime, marrje ryshfetesh e deri tek trafikimi i organeve, gjykatat tona vazhdojnė tė japin pafajėsi pėr tė akuzuarit. Gazeta “Shqip” ka siguruar vendimin e Gjykatės sė Tiranės pėr gjyqin ndaj doktorit Kastriot Dautaj, ku janė tė pasqyruara dėshmitė e tė dėmtuarve, e tė akuzuarve dhe kėrkesat qė janė bėrė nė gjykatė. Megjithėse prokuroria paraqiti dėshmitarė qė akuzonin kėtė mjek pėr marrje ryshfeti, paraqiti pėrgjimet dhe vėzhgimet ambientale, gjykata nė fund dha pafajėsi. Vėzhgimi i gazetės nuk konsiston nė analizėn ligjore tė kėtij vendimi si dhe pafajėsinė e kėtij tė akuzuari, por pasqyron dėshmitė rrėqethėse tė pacientėve dhe tė afėrmve tė tyre.

    Rasti i Zyra Agos

    Njė ndėr rastet qė ka shokuar opinionin publik ka qenė denoncimi qė bėri nė media Zyra Ago, e cila pretendonte se mjeku Kastriot Dautaj i kishte hequr veshkėn dhe ia kishte trafikuar nė Kosovė. Sipas vendimit tė gjykatės, ngjarja daton nė muajin maj tė vitit 2002, kur Dautaj, pas konsultės qė i ka bėrė pacientes Zyra Ago, ka vendosur ta operojė nė spitalin shtetėror. Pas pėrfundimit tė operacionit, familjarėt pretendojnė se i kanė dhėnė 30 mijė lekė doktorit. Mė vonė, Zyraja ka konstatuar se gjatė operacionit tė kryer asaj i ishte hequr njėra nga veshkat dhe se pėr kėtė fakt ajo nuk ishte vėnė nė dijeni nga mjeku. Kėtė fakt e konfirmon edhe bashkėshorti i saj, Bajrami, i cili ka dėshmuar nė prokurori se mjeku i kishte thėnė se kishte dalė mirė dhe i kishte hequr gurėt nga veshka. Nė vitin 2005, Bajram Ago ka marrė vesh se gruaja e tij nuk kishte veshkė fare dhe pėr kėtė e kanė takuar pėrsėri tė pandehurin nė Tiranė. Nė seancė gjyqėsore, gjykata ka pyetur Zyra Agon. “Mjekun Kastriot Dautaj e kam njohur nė vitin 2002, tek spitali nr.2, Tiranė. Jam paraqitur pėr eko nė veshka. Pasi u konsultuam, doktori tha se veshka ime ishte nė funksion dhe kishte gurė, tė cilėt do t’i shkatėrronte me goditje. Mjeku mė tha se ndėrhyrjen do e bėja nė klinike private. Nuk pranova dhe jam shtruar nė spital dhe tė nesėrmen jam operuar. Pasi kam dalė nga salla, jam pėrmendur nė darkė, motra ime mė ka nxjerrė gurėt, bashkė me pirografinė ku thuhej qė veshka ishte shumė mirė. Pas 6 ditėve kam dalė nga spitali. Gjatė kėtyre ditėve mjeku nuk ėshtė interesuar fare pėr mua, e as tė mė pyeste si isha me shėndet. Nė spital mezi mė kanė dhėnė fletėdalje, pasi nuk kishte e nuk ishte mjeku i cili pasi me operoi mua iku direkt nė Kosovė. Ndenja nė Tiranė tek motra e jam paraqitur pas dy javėsh me trombozė nė kėmbė. Pasi e kėrkuam disa herė me kėmbėngulje mjekun Kastriot Dautaj, ai erdhi pas dy ditėve e mė tha: tė kaluara. Jam paraqitur nė spital pas tre vitesh pėr probleme nė kėmbė dhe mjeku mė tha qė nuk e kisha veshkėn tė operuar, por tė hequr. Shumė e mėrzitur shkova tek doktor Kastriot Dautaj e i them pėr heqjen e veshkės. Ai mė tha: Jo problem, gjysma e shqiptarėve janė me njė veshkė”, - dėshmoi Zyra Ago.

    Nė gjykata ka dėshmuar edhe bashkėshorti i saj, Bajrami, i cili tha se: “Nė vitin 2005 e morėm vesh se gruaja nuk kishte njėrėn veshkė dhe tė ēuditur e tė mėrzitur e ēuam ēėshtjen nė prokurori, por prokurori e pushoi ēėshtjen. Mė vonė gruaja e bėri ēėshtjen publike dhe erdhėn pėrsėri prokurorėt nė shtėpi ku kanė pyetur gruan time. Kur e pyetėm personalisht doktorin pse nuk na kishte thėnė pėr heqjen e veshkės, ai na ėshtė pėrgjigjur se, ju kam thėnė. Kjo gjė nuk ekziston e shkruar apo e regjistruar nė asnjė vend. Unė nė vitin 2008 e akuzova pėr heqje veshke e pėr shitjen e saj nė Kosovė, vetėm pėr kėtė e kam akuzuar dhe e akuzoj, dhe kėtu pėr kėtė kam ardhur tė dėshmoj”. Megjithatė, nė gjykata u paraqit dhe vendimi pėr pushimin e procedimit penal me numėr 2050, qė kishte tė bėnte me hetimet pėr shitjen e veshkės nė Kosovė.

    Vdekja e Flamur Metushit

    Mjeku Kastriot Dautaj ėshtė hetuar dhe gjykuar edhe pėr rastin e vdekjes sė Flamur Metushit. Ai ėshtė denoncuar nga vėllai i viktimės, Ylli, i cili pohonte se Kastriot Dautajn e akuzonte pėr moskryerje tė detyrės sė mjekut. “Vėllai im, Flamur Metushi ka qenė i shtruar nė spitalin ‘Nėnė Tereza’ nga data 26.11.2003 deri mė datė 05.12.2003, ku ėshtė operuar nga Kastriot Dautaj duke hequr njė veshkė me tumor. Ky kirurg, pas operacionit nuk e dėrgoi masėn tumorale pėr biopsi. Gabimi i mjekut rezultoi fatal, mbas njė viti vėllai im vdiq. Kastriot Dautaj mori dhe 300 euro pėr kėtė operacion. Kėrkoj qė ai tė ndiqet penalisht pėr moskryerje tė detyrės sė mjekut”, - tha Ylli Metushi. Dėshmitarja Mimoza Metushi, bashkėshortja e viktimės, pasi tregoi vuajtjet nė familjen e saj, tha se tek dhoma e operacionit dhamė 300 euro dhe doktori u tha qė unė dal garant pėr operacionin. “Lekėt, doktorit ja dha Ylli Metushi, kunati im, sipas bisedave tė njerėzve nė spital dhe i kemi dhėnė tek dhoma e doktorit pas operacionit, nė katin e dytė”, - tha Mimoza. Edhe Ylli Metushi tha se, “shumėn e lekėve ja kam dhėnė sipas thėnieve tė njerėzve nė spital”. Megjithatė, gjykata ka ēmuar se mjeku Kastriot Dautaj nuk u ka kėrkuar ndonjė shumė parash familjes Metushi.

    Gazeta-Shqip
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Trafikimi i organeve, EULEX: 7 kosovarė nė hetim

    Prokurori i Bashkimit Evropian ka shtuar mė tepėr akuza kundėr shtatė kosovarėve lidhur me njė skemė tė trafikimit ilegal tė veshkėve, derisa ka shfaqur pretendime se tė dyshuarit kryesorė ishin konsultuar me zyrtarė tė lartė qeveritarė pėr planet pėr tė kryer transplantime, raporton agjencia AP nga Prishtina.
    Ky ėshtė njėri nga rastet mė tė njohura tė skandaleve me trafikim tė organeve, qė ka ndodhur nė Ballkan nė vitet e fundit, dhe nė akuzat e shtuara, pėr tė parėn herė, prokurori pretendon pėr njė lidhje ndėrmjet tė dyshuarve nė grupin e transplantimit dhe zyrtarė tė nivelit tė lartė tė Kosovės.
    Tė dyshuarit, pėrfshirė edhe ish zyrtarin e Ministrisė sė shėndetėsisė sė Kosovės, Ilir Rrecaj, janė tė dyshuar se kanė pėrfituar afro njė milion dollar nga kjo skemė, nė periudhėn 2008-2009.
    Tė shtatė tė akuzuarit i kanė hedhur poshtė akuzat.
    Prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, nė aktakuzėn e zgjeruar dje, tė cilėn agjencia AP thotė se e ka nė disponim, thekson se tė dyshuarit i kanė nxjerrė veshkėt nga donatorėt e varfėr, pėrfshirė turqit dhe rusėt, tė cilėt ishin joshur me premtime financiare.
    Marrėsit e veshkėve ishin njerėzit nga Izraeli, Kanadaja dhe Gjermania, qė kishin paguar deri nė 100 mijė dollarė pėr transplantim. Pretendohet se janė kryer sė paku 48 transplantime tė veshkėve.
    “Kėto plane, shqyrtimet dhe pėrgatitjet...pėrfshinin konsultime tė pėrsėritura dhe disa takime me zyrtarė tė lartė nė Qeverinė e Kosovės”, thuhet nė aktakuzė, siē transmeton Evropa e Lirė.
    Associated Press mėtutje raporton se transplantimet e organeve nė Kosovė janė tė ndaluara.
    Nė aktakuzėn e zgjeruar theksohen edhe lėndimet e rėnda trupore, mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve./Indeksonline
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Pikat e bardha (formacionet dhjamore).
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 12:00
  2. Skulpturat antike nuk ishin tė bardha
    Nga Zemrushja nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 08:17
  3. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 20:16
  4. Kush ėshtė ai burri me rroba tė bardha ?:)
    Nga Eagle nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 17:14
  5. Pse Delet E Bardha Hane Me Shume Bar Se Te Zezat?
    Nga ABIGAIL nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 16:58

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •