Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Bruksel, takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    BRUKSEL- Takimi mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij serb Ivica Dacic ka përfunduar pa asnjë marrëveshje.

    Emri:  63912_1.jpg

Shikime: 619

Madhësia:  32.9 KB

    Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare, të cilat bëjnë me dije se takimi ka përfunduar rreth orës 17:00, ndërkohë që mësohet se nesër do të ketë një takim tjetër mes dy kryeministrave.

    Bruksel, nis raundi i pestë Thaçi-Daçiç
    Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane Kethrin Ashton. Vetë zëdhënësja e Ashton, Maja Koçijançiç konfirmoi nisjen e takimit trepalës pasi Ashton, u takua me dy kryeministrat në takime të ndara.

    Ky është raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas këtij takimi të sotëm raundi i bisedimeve do të vijojë edhe nesër në mëngjes, nëse do të shihet e nevojshme apo nëse palët nuk arrijnë të bien dakord për një marrëveshje.

    Zëdhënësja e Ashton, Maja Koçijançiç tha një ditë më parë se këto janë bisedime të vështira ku do të diskutohen tema tepër të rëndësishme, ky natyrisht çështja e veriut dhe strukturave paralele serbe atje janë në qendër të bisedimeve. Sipas analistëve ndërkombëtar ky raund pritet të jetë vendimtar pasi palët mund të bien dakord për një marrëveshje mes tyre.

    (m.a/e.rusi/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Bruksel, Thaçi: Jeni vonuar me Kosovën. Barroso: Brenda qershorit firmoset MSA

    BRUKSEL-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nisi sot takimet në Bruksel në kuadër të raundit të pestë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryeministrave. Bashkimi Evropian e quan pikërisht këtë raund si më të rëndësishmin dhe më të vështirin, sepse do të hapen temat e vështira, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

    Thaçi dha një konference të përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ku ky i fundit theksoi se brenda muajit qershor do të nënshkruhet Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit me Kosovën, nëse përmbushen kriteret.

    I pyetur sesi mund të arrihet konsensus në Bashkimin Europian, kur 5 shtete ende nuk e kane njohur Kosovën si shtet, Barroso tha se KE nuk ka kompetencë të ndërhyjë në vendimet e shteteve anëtare.
    “Ne nuk e kemi këtë kompetencë ta njohim në emër të vendeve anëtare. Pavarësisht këtij fakti që jo të gjitha e kanë njohur ne po punojmë në integrimin e Kosovës në BE. Po përgatitemi për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, dhe po ecim konkretisht drejt kësaj. Nëse ka progres, ne brenda Qershorit do të bëjmë progres konkret për Marrëdhëniet e Asociim-Stabilizimit”.

    Barroso shtoi se viti 2013 do të jetë vit kyç për integrimin europian të Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë angazhim nga lidershipi kosovar në drejtim të sundimit të ligjit dhe integrimin e pakicave. Barroso vlerësoi edhe progresin e bërë përsa u përket kritereve për liberalizimin e vizave duke thënë se BE është i vetëdijshëm që kjo është një çështje shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

    Nga ana e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerësoi ndihmën e Komisionit Europian duke premtuar angazhim të vazhdueshëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara në kohë rekord.

    Por nga ana tjetër Thaçi u shpreh se Kosova është e vonuar në proceset e integrimit në krahasim me vendet e tjera të rajonit. “Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së, këto janë më shumë pengesa teknike se sa politike”,-u shpreh Thaçi. Kryeministri i Kosovës ndodhet në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd që vazhdon sot me takimin e pestë me homologun serb Ivica Daçiç.

    Pas këtij takimi Thaçi do të pritet edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.

    (d.b/e.rusi/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bruksel, Thaçi: Jeni vonuar me Kosovën. Barroso: Brenda qershorit firmoset MSA
    “Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së, këto janë më shumë pengesa teknike se sa politike”,-u shpreh Thaçi.

    (d.b/e.rusi/BalkanWeb)
    Eshte turp per europen qe perkedhel nje shtet si serbia dhe le pas dore shtetin e Kosoves qe praktikisht eshte izoluar nga europa.Nuk jam dakort me Thacin pengesat nuk jane teknike por kryekeput politike fal politikave te mbrapshta te grekeve dhe serbeve me lobimin kunder Kosoves.Eshte imediate qe shteti i Kosoves te forcoj kualicione me shtetet me te fuqishme te europes per te dal nga ky izolim absurd.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bruksel, takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    BRUKSEL- Takimi mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij serb Ivica Dacic ka përfunduar pa asnjë marrëveshje.

    ...

    (m.a/e.rusi/BalkanWeb)
    Shenje e keqe per Kosoven...

    Keso "lajmesh", ne rrethanat e dialogut Thaci-Dacic ose Kosove-Serbi, zakonisht lansohen per manipulim dhe mashtrim te publikut, ne menyre qe marreveshjet e disfavorshme ose edhe te demshme qe pasojne (neser ose me vone) te gelltiten me lehte nga publiku i gjere, duke sugjeruar keshtu "negociata te veshtira" dhe mbrojte te pozicioneve te forta te paleve deri ne sekondat e fundit. Shpesh ndodhe qe per arsye te tilla negociatat te perzgjaten edhe me teper sesa eshte parlajmeruar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Eshte turp per europen qe perkedhel nje shtet si serbia dhe le pas dore shtetin e Kosoves qe praktikisht eshte izoluar nga europa.Nuk jam dakort me Thacin pengesat nuk jane teknike por kryekeput politike fal politikave te mbrapshta te grekeve dhe serbeve me lobimin kunder Kosoves.Eshte imediate qe shteti i Kosoves te forcoj kualicione me shtetet me te fuqishme te europes per te dal nga ky izolim absurd.
    Neve kurkush faj nuk na ka qe nuk kemi kapacitet mental mu ballafqu me kundershtarin,kundershtari punon pa nderprerje dhe inskenon lloje te ndryshme te kurtheve,kurse keta te tanet jan shume te pasivizuar.
    Punet e tyre shifen kjarte,mere si shembull fjalimin e Atifetes Kryetares se shtetit,aty mundemi te shofim kualitetin e gatimeve ditore per ne,embicila,te pa tru,turpe i turpeve,njerzit e paafte e udhheqin shtetin ton.
    Dallim i madhe si nata me dite,kur analizohet fjalimi i Jozevines me Atifeten,te mjeret ne fati yne ne duarte e kujna eshte mbetur,shum eshte deshpruese,kush na perfaqson,dhe qfar niveli te intelegjences kan ata,kur te han Ujku Gomarin aty me nuk ka Muhabet.
    Vet populli i ka zgjedhur,populli i ka ngritur,pra edhe populli le ti shijoj specialitet Ditore qe na gatuajne ata per ne,vetm se tani kaperdimi i kafshatave eshte shume i veshtire.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Thaçi: Dua të besoj fuqishëm se në 4 mars do të ketë marrëveshje

    PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se në takimin e ardhshëm në 4 mars, me kryeministrin serb, Ivica Daçiç, do të arrihet ndonjë marrveshje, pas takimit të sotëm të pestë, që rezultoi pa marrëveshje, por që e vlerësoi “një hap përpara drejt normalizimit të gjendjes në veri".

    "Dua të besoj fuqishëm se po", u përgjegj kryeministri Thaçi, në një intervistë sonte nga Brukseli në Televizionin e Kosovës, ku foli për takimin e zhvilluar dje dhe sot të kryeministrave të dy vendeve, nën kryesimin e BE-së, Baroneshës Ashton.

    "Ky takim ka qenë në shërbim të angazhimeve tona për shpërbërjen e plotë të strukturave të sigurisë në veri të Mitrovicës, në shërbim të normalizimit të gjendjes komplete atje, në shërbim të rendit dhe ligjit, natyrisht edhe në shërbim të transformimit të strukturave të edukimit, të shëndetësisë, apo të shërbyesve civilë“, deklaroi kryeministri kosovar.

    “Takimi ka qenë konstruktiv, në frymën pozitive, në frymën e një qasje mund të them të përgjegjësive të plota që në të ardhmen e afër të organizohen edhe zgjedhje të lira në nivel lokal në katër komuna, sipas standardeve dhe legjislacionit kosovar, të organizuara dhe menaxhuara prej OSBE-së. Prandaj, mund të them se ka qenë një hap përpara drejt normalizimit të gjendjes në veri”, tha kryeministri Thaçi.

    "Unë dua të besoj se Serbia do t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë për shpërbërjen e plotë e të gjitha strukturave të sigurisë, edhe të Policisë edhe të Shërbimit Inteligjent, në mënyrë që në veri të kemi institucione të Republikës së Kosovës, të kemi funksionim normal, rend dhe ligj, investime ekonomike...“, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

    Kryeministri Thaçi tha se deri në takimin e gjashtë me kryeministrin serb, në 4 mars, mund të ketë takime të ekipeve të ekspertëve, grupeve profesioniste

    (e.m/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Kosova kërkon heqjen e strukturave paralele, Serbia autonomi

    PRISHTINE- Duket se marrëveshja kryesore që kanë arritur në takimin dyditor në raundin e pestë të dialogut mes tyre, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Ivica Daçiç, dhe ndërmjetësja në emër të BE-së Catherine Ashton, është që të mos u thonë shumë gazetarëve dhe atyre të mos u nxjerrin detaje që mund ta ngarkojnë dialogun.

    Por edhe në bazë të asaj pak që kanë thënë pas takimit Thaçi dhe Daçiç mund të shihet qartë se ka dallime edhe në bërjen publike të asaj se cilat kanë qenë temat kryesore të takimit.

    Ndonëse ato mund të lidhen, është e qartë se kryeministri i Kosovës flet kryesisht për "shpërbërjen e strukturave të sigurisë të Serbisë në veri“ ndërkohë që homologu i tij nga Beogradi thotë se tërë biseda ka qenë për "krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë dhe Metohi“.

    Kështu ka përfunduar edhe ky raund, nga i cili vetë BE-ja kishte krijuar pritje të mëdha duke e paralajmëruar si "raund kyç“ apo edhe tërë javën si "javë kyç“ për dialogun.

    (m.a/koha/BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Përfundon takimi Thaçi- Daçiç, i ardhshmi me 20 mars

    BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, jane takuar vetem pak minuta ne raundin e gjashtë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
    Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç ka thënë se në takimin e gjashtë në mes të baroneshës Catherine Ashton me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, “është arritur përparim i mirë.” Takimi i ardhshëm do te mbahet më 20 mars.
    “Dialogu mes të kryministrave të Kosovës dhe Serbisë është në fazën më vendimtare dhe se të dyja palët duhet të jenë më konstruktiv që të arrihen marrëveshje”- tha me heret zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiç.
    “Është e qartë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm. Nuk kemi edhe shumë kohë , për këtë janë në dijeni edhe kryeministrat. Është duke u punuar që të arrihet deri të një progres”, ka thënë Kocijançiç, duke shtuar se edhe përkundër kësaj, është e vështirë të dihet se kur ky dialog do të mund të përfundojë.
    Ajo ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura dhe ato që do të arrihen, janë në pajtim me qëndrimin e të dyja palëve.

    Burimi: Panorama

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Përfundon takimi Thaçi- Daçiç, i ardhshmi me 20 mars

    BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, jane takuar vetem pak minuta ne raundin e gjashtë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
    Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç ka thënë se në takimin e gjashtë në mes të baroneshës Catherine Ashton me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, “është arritur përparim i mirë.” Takimi i ardhshëm do te mbahet më 20 mars.
    “Dialogu mes të kryministrave të Kosovës dhe Serbisë është në fazën më vendimtare dhe se të dyja palët duhet të jenë më konstruktiv që të arrihen marrëveshje”- tha me heret zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiç.
    Është e qartë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm. Nuk kemi edhe shumë kohë , për këtë janë në dijeni edhe kryeministrat. Është duke u punuar që të arrihet deri të një progres”, ka thënë Kocijançiç, duke shtuar se edhe përkundër kësaj, është e vështirë të dihet se kur ky dialog do të mund të përfundojë.
    Ajo ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura dhe ato që do të arrihen, janë në pajtim me qëndrimin e të dyja palëve.

    Burimi: Panorama
    Nese "marreveshjet" do te ishin ne pajtim me qendrimet e te dyja paleve, atehere pothuajse asnje problem ne mes te Serbise dhe Kosoves nuk do te zgjidhej, por vetem do te shtyhej per me vone, permes vazhdimit te nje status quo te pershtatur dhe te modifikuar ne perputhshmeri me interesat aftashkurta dhe afatmesme te BE-se dhe te Serbise.

    Ne mes te kerkeses se Kosoves per te qene, per tu pranuar dhe per tu etabluar si shtet dhe asaj te Serbise per "integrimin" e Kosoves brenda shtetit te Serbise, duke marre parasyesh se edhe Kushtetuta e saj e percakton Kosoven si pjese te pandashme te Serbise, nuk mund te ekzistojne "marreveshje" qe do te ishin "ne pajtim me qendrimet e te dyja paleve". Fjala eshte per marreveshje ne mes te Kosoves dhe Serbise, te cilat zgjidhin konfliktet dhe problemet ne mes te Kosoves dhe Serbise, jo per "marreveshje" te cilat i mundesojne BE-se perfshirjen dhe integrimin e dy vendeve, Serbise si shtet dhe Kosoves si Kosovo* (sipas rez. 1244 te OKB-se) apo si subjekt sui generis brenda strukturave te saj.
    Njekohesisht eshte absolutisht e pamundur qe problemet e brendshme te Kosoves resp. problemi i veriut te Kosoves te zgjidhen ne pajtim me qendrimet e te dyja paleve, te cilat do te ishin edhe ne pajtim me Kushtetutat, ligjet dhe rregullimin shteteror te dy vendeve. Prandaj, cdo "marreveshje" apo zgjidhje qe prezentohet apo do te na prezentohej do te jete domosdoshmerisht ne kundershtim me Kushtetuten, ligjet dhe rregullimin shtetror te Kosoves. Ne te kunderten, Serbia nuk do ta pranonte "marreveshjen" -pavaresisht propagandes antishqipetare te tradhetareve te kombit, hajduteve dhe kryekrimineleve (katunar) shqipetar te perfshire ne bisedime me antishqipetar te perbetuar, raciste serbe dhe europian ne Bruksel.
    Eshte e vetekuptueshme qe keta dhe mediat e tyre poashtu te udhehequra nga natishqipetar dhe tradhetar te kombit cdo "marreveshje" do ta paraqesin si fitore, ngjarje historike, arritje kolosale, njohje de facto, njohje de jure etj. -ashtu sic e kerkon momenti ose sic e gelltite populli i nenshtruar i Kosoves- sepse interesi i tyre i perbashket eshte karriera personale e pshu...t ne nje nder vendet me te pshu...ta te Europes, mbetja ne pushtet, ruajtja e privilegjeve dhe pasurimi ne kurriz te qytetareve dhe te kombit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-03-2013 më 02:50

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    akordi do te behet sepse jane me te interesuar serbet se shqiptaret qe te arrihet ne nje rezultat, ndryshe serbet as nuk do te kishin pranuar te uleshin ne tavoline .... pastaja i mbetet shqiptareve qe te dijne te bejne lojen e tyre ....
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •