Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Qeverija mundohet te mbuloj tragjedine e kryer mbi popullin tone:

    "Nuk ka asnje klinike organesh"

    TIRANE - Zevendesministri i Shendetesise, Eduart Harshova, perseriti dje deklarimet se "pas kontrolleve te ushtruara, nuk kemi gjetur asnje klinike pa license dhe qe te kryeje sherbime per te cilat nuk i eshte dhene licensa". "Kur doli fillimisht ky problem kam verifikuar vete, Fierin dhe Durresin dhe nuk kishte asnje klinike te tille", tha per "Korrieri"-n, Hashorva. Ne muajin mars nga Ministria u be nje kontroll i pergjithshem, per te gjitha subjektet private, por nuk u gjet asnje klinike qe punonte pa license, apo jashte kondicioneve per te cilen i ishte dhene licensa", tha Harshova, qe eshte njekohesisht dhe kryetari i Komisionit te Dhenies se Licensave. "Keto kontrolle, ishin te befasishme dhe nisen nga qyteti i Fierit e i Lushnjes, duke perfshire disa rrethe te vendit. Kontrollet perfshine klinika mjekesore, stomatologjike, laboratoret mjekesor, farmaci dhe depo farmaceutike, klinika okulistike. Ato konsistuan, ne pajisjen me license, ne plotesimin e kushteve higjeno-sanitare, pajisjes se plote me aparatura, stafit mjekesor". Ministria e Shendetesise, konkludon se "ne vendin tone, nuk ka asnje klinike qe merret me transplant organesh ne Shqiperi dhe per me teper nuk ekzistojne kushtet per te bere operacione te tilla ne Shqiperi e nga shqiptaret. "Ekziston ligji i vitit '97, i cili rregullon menyren e transplantimit te organeve si tek personat e gjalle ashtu dhe te te vdekurit. Megjithate persa i perket kirurgjise transplantive kirurgjia jone eshte ne fazen eksperimentale si per aplikimet ne lekure, ne kornene e syrit, apo ne fushen e ortopedise. Per sa i perket organeve te brendshme per kushtet e kirurgjise shqiptare nuk mund te flitet as per faze fillestare dhe as per aplikim konkret", deklaron Kryetari i Komitetit te Bioetikes Mjekesore, Sokrat Meksi. D.Xhoga

    Artikuj te mare nga Korrieri 12/06/04

  2. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Mendohet qe deri tani te jen masakruar e pakta 509 femije Shqiptar me qellim qe organet e tyre t'i jepen njerezve me probleme shendetesore ne te gjitha shtetet e Bashkimit Europian. Kjo gje ndodh ketu e 10 vjet, dhe qeverija shqiptare akoma nuk po tregon shqetesimin e saj. Eshte me te vertet turp kombetar per ne, bashkeatdhetaret tan therren sikur te jen kafshe dhe qeverija jone i flet botes per "zhvillimin e vendit me permasa kolosale".

    Eshte turp per popullin tone te mesojme se behen kesilloj krimesh mbi ne dhe mos te ngrijme zerin tone. Eshte turp i madh per ne te lejm gjakpirresit te na udheheqin. Eshte turp i madh per ne te mos mendojme. Esht turp te durojme, dhe ti lejme te tjeret te na sillen sikur jemi skllever. Eshte turp per ne qe nuk ngrime krye. Ku vajti krenaria jone kombetare? A kemi ndonjecik krenari kombetare? A na dhimbsen ndonjecik ata qe vdiqen, dhe per te cilet nuk u derdh asnje lot, perkundrazi me gjakun e tyre u mbushen xhepa me lek? A flejme ne si popull a cfare bejme?

    (I lutem moderatoreve ta vejne kete teme, kryeteme.)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Cfare eshte mundur dhe e pamundur ne bote(pse jo dhe ne Shqiperi)!
    Vendi yne i ka dyert e hapura per kedo, duke perfshire ketu me shume te keqijte, trafikantet, kriminelet, hajdutet etj, patjeter ne bashkepunim me te huajt ne dem te vendit te tyre, per interesat e vogla te xhepit te tyre dhe interesave te medha te te huajve.
    Por si ka mundesi qe nje vend si Shqiperia, per vendasit e saj eshte e paafte per mjekime qofshin te lehta apo ato te nderhyrjes kirurgjike nga me te veshtira?Menyre e vetme e sherimit te tyre eshte dergimi i pacienteve ne shtete te tjere si Greqia, Italia, Gjermania etj, pasi ne Shqiperi nuk ka kushte te pershtatshme si dhe personel mjekesor te afte, per nderhyrje kirurigjike.
    Po si mund te kryhen operacione te tilla sic eshte transplatim i organeve ne Shqiperi,gati po e parafytyroj si nje theretore bagetish, pre koken e hidhi ne thes?
    Ndoshta ketu faji me shume i bie familjarve nga shkaku i varferise, dhe nga mashtrimet se femijet e tyre te shitur do te kene fat te mire, ne familjet e ashtuquajtur "biresim", kjo ndikon ne imazhin e keq te nje vendi,sic eshte Shqiperia, ndoshta ky lajm ashtu si dhe rasti i hedhjeve te bombave keto dite ne Athine ben pjese ne planet e tyre afatgjata per te treguar se Greqia eshte gjithmon nje vend me drejtesi, dhe te keqinjte jane terroristat nese nuk egzistojne mund ti bejme ata, gjithmon i ka Shqiperia apo territori i saj, gje qe i jep mundesi qe greku ti kete hundet e zhytura ne cdo pune te Shqiperise.
    Puna i mbetet qeverise shqiptare dhe mjekesise sone per te zbardhur te verteten.

  4. #14
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    c'lidhje kane bombat e athines me traffikun e organeve, drejtesine greke dhe terrorizmin ?? bile bombat ne athine qene kunder interesave greke per siguri/m para-gjate-mbas olympiades, kete e dine dhe gomeret. kane aq lidhje sa kane vikinget me kinezet.

    Traffiku i njerezve eshte ne lulezim, kete e thone te gjitha statistikat, vecanerisht nga europa juglindore. Turp te gjitheve po mos harrojme qe eshte nje nga bussiness me fitimprurese qe po su luftua ne menyre klassike/ligjore as ka per te pushuar ndonjehere. po ajo po ti kishin dhene leket do ta kishte mbyllur e as kishte per te dale ne drite ndonjehere? kush e di cprobleme ka pasur dhe ajo e gjora, po sidoqofte, turp, turp, turp.
    ata qe jane per te denuar jane kafshet, vecanarisht ata me rroba te bardha qe kane marre dhe betimin e Ippokratit per ty sherbyer njerezve te semure, qe shfrytezojne varferine-injorancen nga nje ane dhe nevojen-deshiren per jete nga ana tjeter per te mbushur xhepat e tyre duke u futur ne mes. ishalla kalben atje ku do ti vene po kane ndermend ti vene, dhe pastaj le ti bejne leket dvd. peace.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  5. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te rrenqethet mishi.

    Per cilin ish-minister e ka fjalen artikulli ne krye te temes?

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Njė nga mjekėt e njohur italianė, i pėrfshirė nė trafik, kishte lidhje me ish-diplomatė shqiptarė, tė cilėt merrnin pėrsipėr transferimin e organeve nga Shqipėria nė Itali nėpėrmjet valixheve diplomatike. Janė zgjedhur kėto valixhe, sepse i shpėtojnė kontrollit

    Artikulli i plotė i publikuar dje nga gazeta greke "Ta nea"

    Drejtėsia shqiptare, nė dijeni tė trafikut tė organeve

    Ish-diplomatė dhe ish-anėtarė tė qeverisė shqiptare, tė pėrfshirė nė trafikun e organeve

    Gjithēka ėshtė zbuluar pas denoncimit tė njė tė reje nė organet gjyqėsore shqiptare. Vajza kishte marrė si paradhėnie 715 euro nga organizata pėr tė lindur fėmijėn e saj nė njė klinikė nė Maqedoninė Qėndrore. Vogėlushja qė lindi u deklarua e vdekur dhe u shėnua si fėmijė normal i gruas qė e "bleu". Pas denonimit tė saj, u arrestua nė Shqipėri, ēifti i "ndėrmjetėsve" Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha si dhe tre persona tė tjerė tė cilėt tashmė vuajnė dėnime tė rėnda nė burgjet shqiptare

    Nė organizatė bėjnė pjesė gjithashtu edhe katėr mjekė shqiptarė tė klinikave nga Durrėsi dhe Fieri si dhe 5 persona tė tjerė qė vepronin si ndėrmjetės. Siē pėrmendet nė raport, njė nga mjekėt shqiptarė ėshtė i afėrm i ngushtė i ministrit tė Shqipėrisė.

    Kostas Kaduris

    Veprimtaria tregtare qė ka nė qendėr organe njerėzore tė hequra nga fėmijėt dhe ku janė tė pėrfshirė doktorė grekė, italianė e shqiptarė, po hetohet nga organet gjyqėsore tė Selanikut. Ky hetim vjen pas njė raporti konfidencial tė ambasadės greke nė Tiranė drejtuar qeverisė helene, ku pėrshkruhet kjo veprimtari dhe citohen figura tė ndryshe politike.

    Viktima janė fėmijėt qė jetonin nė jetimoren e Tiranės dhe fėmijė me tė meta mendore. Pikėrisht, kjo kategori ka qenė viktima e tmerrit qė filloi tė veprojė qė nė vitin '94. Sipas raportit sekret tė ambasadės greke, organet e fėmijėve hiqeshin nė tre klinika: nė Durrės, Fier dhe nė njė qytet tė Maqedonisė Qėndrore nė Greqi. Raporti, i cili gjendet tashmė nė duart e organeve ligjore, pėrmban informacione tė pėrzgjedhura nga organet policore tė Shqipėrisė dhe Italisė. Madje, porositet drejtėsia greke qė tė hetojė dhe tė vazhdojė me dhėnien e dėnimeve ndaj personave qė pėrfshihen nė kėtė histori. Kėshtu, pritet qė brenda pak ditėve, ēėshtja tė pėrfundojė nė Prokurori. Hetimi vazhdon nė bashkėpunim me organet kompetente tė Shqipėrisė dhe Italisė. Sipas informacioneve ekzistuese tė deritanishme, i gjithė ky cikėl fillon tė veprojė qė nė vitin '94. Nė raport pėrmendet njė doktor grek, gjinekolog, i cili nė tė shkuarėn e vet ėshtė dėnuar pėr njė ēėshtje tė birėsimeve tė paligjshme nga jetimoret. Siē citohet nė mėnyrė karakteristike nė raport, ndėrmjetėsit "peshkonin" fėmijė me tė meta mendore nga familje tė varfėra shqiptare dhe i pėrcillnin nė mėnyrė tė paligjshme nė Greqi nėpėrmjet pikės kufitare tė Kapshticės apo kufirit greko-maqedonas. Kjo, nė mėnyrė qė tė bėheshin aty operacionet, ndėrsa nė raste tė veēanta e njėjta gjė bėhej edhe nė klinikat e Shqipėrisė. Raporti citon nė mėnyrė tė veēantė fėmijėt e jetimores sė Tiranės tė cilėt u zhdukėn nė vitin 1998. Nė momentin kur tė afėrm tė kėtyre fėmijėve kanė hapur arkivolet e mbėrthyera me gozhdė qė iu dorėzuan, vėrtetuan se disa ishin bosh dhe nė raste tė tjera ishin tė dukshme shenjat e ndėrhyrjes kirurgjikale. Si protagonisti kryesor i ciklit, nė raport pėrmendet njė profesor italian i mjekėsisė, i cili kishte lidhje si me mjekėt shqiptarė qė ngatėrrohen nė kėtė cėshtje, ashtu edhe me mjekė grekė tė tė njėtit profesion me tė.

    Madje, mjeku italian paraitet nga raporti, si njeri i cili ka bashkėpunėtorė ish-diplomatė dhe ish-anėtarė tė qeverisė shqiptare. Kėta ta fundit, merrnin pėrsipėr transferimin e organeve nga Shqipėria nė Itali nėpėrmjet valixheve diplomatike, meqėnėse kėto valixhe nuk kontrolloheshin. "I transferonin nėpėrmjet ēantave dipomatike. Kuti me azot brenda tė cilave ishin organet njerėzore" thuhet shprehimisht nė raport.

    Nėnvizohet se raporti i ambasadės greke nė Tiranė pėrfshin informacionet qė mblodhėn organet hetimore shqiptare dhe italiane para hetimeve, pa nisur ende proceset gjyqėsore kundėr personave qė citohen. Tani, priten hetimet e nevojshme nė Greqi. Ndėrkaq, hetimet pėrqėndrohen nė njė klinikė nė Maqedoninė Qėndrore nė Greqi, ndėrsa raporti qė pėrmend emra tė pėrveēėm, citon se nė tė gjithė procesin ngatėrrohen edhe tetė doktorė tė tjerė grekė. Por pėr gjinekologun, nė raport nėnvizohet se "organet policore ishin gėnjyer, pasi nė Shqipėri ai udhėtonte me pasaportė false" dhe tė dhėna tė rreme. Nė organizatė bėjnė pjesė gjithashtu edhe katėr mjekė shqiptarė tė klinikave nga Durrėsi dhe Fieri si dhe 5 persona tė tjerė qė vepronin si ndėrmjetės. Siē pėrmendet nė raport, njė nga mjekėt shqiptarė ėshtė i afėrm i ngushtė i ministrit tė Shqipėrisė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Njė birėsim i paligjshėm zbuloi trafikun e tmerrshėm

    Njė tė reje shqiptare qė lind nė klinikėn e Maqedonisė qėndrore nė Greqi, i ishin dhėnė para, pėr tė dhėnė foshnjėn e saj pėr birėsim. E reja bėn denoncimin nė organet gjyqėsore tė Shqipėrisė dhe ky ka qenė filli i njė hetimi qė ēoi nė zbulimin e organizatės tregtare me organet njerėzore. Sipas hetimeve tė organeve shqiptare, personat qė ngatėrrohen nė ēėshtjet e birėsimit tė paligjshėm, kanė njė rol kryesor edhe nė tregtinė me organet njerzore. Vajza e re shqiptare kishte marrė si paradhėnie 715 euro nga organizata, vetėm qė tė lindte fėmijėn e saj nė klinikėn nė Maqedoninė Qėndrore. Vogėlushja qė lindi u deklarua e vdekur dhe u shėnua si fėmijė normal i gruas qė e "bleu". Nė vijimėsi, siē denoncoi ajo, organizata nuk i dha paratė e mbetura qė kishin rėnė dakord, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė e shtrėngoi tė bėnte njė tjetėr hap pėr tė mbetur sėrish me barrė me qėllim qė tė shiste prapė fėmijėn qė do lindte. Pas denonimit tė saj, u arrestua nė Shqipėri, ēifti i "ndėrmjetėsve" Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha si dhe tre persona tė tjerė tė cilėt tashmė vuajnė dėnime tė rėnda nė burgjet shqiptare. Me kėtė incident, organet shqiptare e vazhduan hetimin dhe morėn informacion pėr organizatėn qė merrej me tregtinė e organeve njerėzore. Organizata e cila zbuluan, vepronte edhe nė Itali, ndaj pėr kėtė njoftuan edhe organet e kėtij vendi. Kur vėrtetuan se "fijet" e organizatės arrinin deri nė Greqi, kėrkuan ndihmėn edhe tė organeve greke tė gjyqėsorit dhe hetimeve.





    Sipas tė dhėnave tė publikuara nga znj. Mirela Muēa drejtoreshė e Qendrės Kombėtare pėr Studime Sociale dhe tė nxjerra nga INSTAT, 25% e shqiptarėve janė tė varfėr, ndėrsa 4,7% jetojnė nė varfėri absolute

    Gazeta Tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #18
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Njė ish-ministėr pas trafikut tė organeve
    Zbulohet raporti i ambasadės greke nė Tiranė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kostas Kanturis


    ATHINE

    Aktivitetin e njė rrjeti i cili trafikonte organe njerėzore nga fėmijė nė tė cilin marrin pjesė mjekė grekė, italianė dhe shqiptarė po heton prokuroria e Selanikut, pas relacionit tė ardhur nga ambasada greke nė Tiranė e cila pėrshkruan veprimtarinė e tyre dhe cilėson personat.
    Relacioni i cili gjendet tashmė nė duart e organeve tė prokurorisė, ka informacion qė ėshtė mbledhur nga organet policore tė Shqipėrisė dhe Italisė. Madje nė tė ka kėrkesė dhe pėr drejtėsinė greke pėr tė hetuar dhe tė ndjekur penalisht personat qė janė pėrfshirė nė kėtė trafik. Kėshtu brenda ditėve tė ardhshme kjo ēėshtje pritet t'i kalojė prokurorisė. Hetimi avancon nė bashkėpunim me organet policore tė Italisė dhe Shqipėrisė. Sipas informacioneve qė ka deri tani rrjeti filloi tė veprojė qė nga 1994. Viktima tė tij janė fėmijė qė jetonin nė shtėpitė e fėmijėve tė Tiranės dhe fėmijė me tė meta mendore. Organet e fėmijėve hiqeshin sipas relacionit tė ambasadės greke nė tre klinika: nė Durrės, nė Fier dhe nė njė qytet nė veri tė Greqisė pranė Selanikut. Relacioni pėrmend me emėr njė mjek grek-gjinekolog, i cili nė tė kaluarėn ėshtė dėnuar pėr njė ēėshtje birėsimi tė paligjshėm.

    Nga shtėpitė e fėmijėve

    Siē pėrmendet nė relacion, sekserėt e kėtij rrjeti "peshkonin" fėmijė me tė meta mendore nga fėmilje tė varfėra tė Shqipėrisė, tė cilėt i ēonin fshehurazi nėpėrmjet pikės sė Kapshticės dhe kufirit grekomaqedon nė Greqi, ndėrsa nė disa raste e kjo gjė ndodhte nė klinikat e Shqipėrisė. Veēanėrisht pėr fėmijėt e shtėpive tė fėmijėve tė Tiranės qė, siē referohet, u vranė mė 1998. Nė relacion theksohet se kur tė afėrmit e tyre hapėn qivuret e gozhduara, "u vėrtetua se disa prej tyre ishin bosh dhe se nė raste tė tjera dukej fare e qartė se fėmijėt kishin pėsuar ndėrhyrje kirurgjike". Kreu i rrjetit theksohet nė relacion, ėshtė njė italian, profesor mjekėsie, i cili kishte lidhje si me mjekėt shqiptarė, qė pėrfshihen nė kėtė ēėshtje ashtu dhe mė kolegėt e tij grekė. Madje profesori italian tregohet tė ketė si bashkėpunėtorė ish-diplomatė dhe ish-pjesėtarė tė qeverisė sė Shqipėrisė. Kėta tė fundit merrnin pėrsipėr transportin e organeve nga Shqipėria nė Itali me ngarkesa diplomatike sepse nuk kontrolloheshin. "Transportonin me ngarkesat diplomatike valixhe me azot, brenda tė cilave ishin organet njerėzore", tregohet fjalė pėr fjalė nė relacion. Relacioni i ambasadės greke nė Tiranė pėrmban informacione qė u mblodhėn nga organet policore tė Shqipėrisė dhe Italisė, gjatė fazės sė mbledhjes sė informacionit operativ, pa vėnė nė lėvizje procedurat gjyqėsore kundėr personave qė pėrmenden, pasi pritet tė bėhen hetime dhe nė Greqi.

    Dhe tetė tė tjerė

    Tashmė hetimet janė pėrqėndruar nė njė klinikė tė njohur nė Veri tė Greqisė pranė Selanikut, ndėrsa relacioni i ambasadės pėrmend pa sjellė emra tė pėrveēėm, se nė tė janė pėrfshirė dhe tetė mjekė grekė. Pėr gjinekologun, nė relacion nėnvizohet se "organet policore kishin rėnė nė erė, pasi nė Shqipėri qarkullonte me pasaportė false" dhe tė dhėna tė rreme. Nė kėtė rrjet pėrmendet se pėrfshihen dhe katėr mjekė shqiptarė klinika nga Durrėsi dhe Fieri, si dhe pesė shqiptarė tė tjerė qė vepronin si "sekserė". Siē nėnvizohet nė kėtė relacion, njėri nga mjekėt shqiptarė ėshtė njė familjar i afėrt i njė ish-ministri shqiptar.
    Marrė nga gazeta Ta Nea
    Pėrgatiti Aristir Lumezi


    Atasheu grek i shtypit konfirmon raportin, ja si u siguruan tė dhėnat

    Nga Selaniku, Aleksandėr Marku

    Pranohet autorėsia e materialit tė konsumuar me etje nga mediat greke qė bėn fjalė pėr trafikun e organeve nė trekėndėshin Greqi-Shqipėri-Itali. Nė emisionin e lajmeve tė kanalit shtetėror televiziv tė Greqisė pėrfaqėsuesi i shtypit tė ambasadės greke nė Tiranė Kostandinos Janakodhimos e pranoi ekzistencen e raportit sekret gjatė edicionit tė lajmeve, por nuk dha hollėsira tė mėtejshme. "Raporti i turpit, raporti qė shokon, qė rrėnqeth kėdo", kėshtu ėshtė quajtur prej shumė mediave greke raporti sekret i ambasadės greke nė Tiranė, qė i referohet trafikimit tė organeve njerėzore qė ju hiqeshin fėmijėve shqiptarė. Menjėherė policia kriminale e Selanikut ėshtė vėnė nė lėvizje pėr tė rėnė nė gjurmė tė rrjetit qė kryente veprėn ēnjerėzore tė tregėtimit tė organeve njerėzore. Raporti sekret ka rėnė nė duart e ambasadės greke nga njė oficer qė shėrben si pikė ndėrlidhjeje midis policisė greke dhe asaj shqiptare. Ai ėshtė shkruar sipas gazetės greke "Ta Nea" qė e ka botuar ekskluzivisht nga organet shqiptare dhe italiane tė rendit. Nė kėtė rrjet bėjnė pjesė mjėkė shqiptarė, italianė dhe grekė. Veprimtaria e rrjetit fillon qysh prej vitit 1994. Pėrsa i pėrket fėmijėve tė jetimores nė Tiranė, nė raport shkruhet se nė vitin 1998 janė vrarė disa prej tyre. Me pas, kur tė afėrmit kanė marrė arkivolet e gozhduara dhe i kanė hapur, disa prej tyre ishin bosh.


    Tė vėrtetat e trafikut tė organeve

    Ferdinand Dervishi

    Para dy javėsh, njė nga ata misionarė tė huaj, qė nė Shqipėri konsiderohen gjithmonė tė nderuar, na pėrplasi ne shqiptarėve nė fytyrė trafikun e organeve, si njė fenomen ekzistent, tė tmerrshėm, qė ndodh vetėm nė Shqipėri etj. Ndjesia e pėrfituar ishte ajo e tė pėrplasurit nė fytyrė tė fekaleve, e tė pafuqishmit, tė nėpėrkėmburit, e tė voglit tė injoruar nga madhėshtia qė e rrethon pėrzier mė pamundėsinė pėr tė arritur tė tjerėt. Askush nuk diti tė japė njė pėrgjigje: Ēishte kjo akuzė? Sa e vėrtetė ėshtė? Policia dhe SHISH, gjithashtu u dukėn tė mėrdhifura, si gjithmonė, tė jepnin njė pėrgjigje. Historikisht nė hetimet e policisė shqiptare, apo tė atyre fqinje, ka patur dy raste tė pėrmendjes sė trafikut tė organeve. Njė rast nė vitin 1998, kur njė gazetė publikoi lajmin e varrosjes nė Tiranė tė arkivoleve bosh tė fėmijėve dhe njė vit mė pare, publikimi nga tė gjitha mediat i njė raporti tė policisė italiane, qė bėnte fjalė pėr organizimin e disa mjekėve pėr tė ndėrtuar linjat e njė trafiku organesh. E ndėrsa rasti i dytė u kuptua shpejt se ishte vetėm njė hipotezė, rasti i parė nuk u vėrtetua. Por pas publikimit tė raportit Italian, mediat sqaruan saktė sė nė Shqipėri ka patur, tė vėrtetuar, tė akuzuar, tė dėrguar nė gjykatė, tė dėnuar etj, pėr akuzėn e trafikut tė fėmijėve drejt Greqisė. Vetėm kaq. Askush, askurrė nuk ka, qoftė njė fakt, pėr trafik organesh, qė sė sė pari do njė infrastrukturė ekstra moderne dhe tė kushtueshme, larg Ballkanit. Atėherė nė kėtė mungesė totale arsyeje, kujt i intereson amplifikimi i tmerrit tė trafikut tė organeve, qė ndodhka nė Shqipėri? Ata qė njohin mirė barometrin e politikave tė fqinjėve dhe Evropės ndaj nesh, pa shpėrfillur fenomenin e kohės kur po ndodh, duhet tė japin njė pėrgjigje mė konēize.

    Gazeta Shqiptare 13/06/05 (perkthimi i artikullit grek qe dha alaramin)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Citim Postuar mė parė nga Clauss
    c'lidhje kane bombat e athines me traffikun e organeve, drejtesine greke dhe terrorizmin ?? bile bombat ne athine qene kunder interesave greke per siguri/m para-gjate-mbas olympiades, kete e dine dhe gomeret. kane aq lidhje sa kane vikinget me kinezet.

    .
    Causs besoj se e ke kuptuar tani lidhjen e tyre?
    Kush fshihet pas tyre, bombave ne Athine dhe trafikimit te organeve; jane terroristat greke nen ndermjetesine e brejtesve, gjarprinjeve shqiptare.
    Sa keq qe e paske ditur ndryshe!
    Po ti ku ben pjese, pyete pak veten?
    Dhe ju boll me shkrime i lexojme nga jashte. Edhe nga brenda? Mundohuni te jepni opinionin tuaj;cfare mendoni per keto lajme?

  10. #20
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    bardon po se kam kuptuar akoma. ajo qe kam kuptuar eshte qe nuk i pergjigjesh nje pyetje me pyetje, se pastaj ben jump (ing jack flash). njeri daulles tjeter violines hmmm ... . keshtu qe, megjithe sqarimin tend te plote me lart, vazhdoj te mos ta kuptoj, me ndrico pak me shume mbi teorine tende, gjithmone nqs e mundur ose not classified. le te riperseris pyetjen : c'lidhje kane bombat e athines me traffikun e organeve, drejtesine greke dhe terrorizmin ?? apo ...di.. ndonje gje nga .. "brenda" ??

    Po ti ku ben pjese, pyete pak veten?
    une, pjeserisht edhe ti , bej pjese ne kategorine e kafsheve me 2 duar, 2 kembe, dhe 1 koke (ose dy, varet kujt i jep rendesi), per fat te mire vetem me nje goje, fatkqesisht me shume gishta; shprehur komplet me ekuacionin X*dije+Y*mendje+Z*fjale= Constant.
    ne rastin tone (dua te shpresoj) qe differenca do jete tek peshat X,Y,Z te ekuacionit. peace, god bless.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pikat e bardha (formacionet dhjamore).
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 12:00
  2. Skulpturat antike nuk ishin tė bardha
    Nga Zemrushja nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 08:17
  3. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 20:16
  4. Kush ėshtė ai burri me rroba tė bardha ?:)
    Nga Eagle nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 17:14
  5. Pse Delet E Bardha Hane Me Shume Bar Se Te Zezat?
    Nga ABIGAIL nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 16:58

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •