Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kush e dogji Amantian…..?

    Kush e dogji Amantian…..?

    Opinion nga Sami Starova
    Shekulli

    Qyteti ilir i Amantias u dogj. Flakėt pėrpinė tė gjithė kodrėn ku ishte vendosur qyteti antik.

    Muret shekullore qė i rezistuan disa perandorive dhe luftrave botėrore, u shėmbėn nga shkarja e dheut, si pasojė e djegies. Gurėt gėlqerorė me pėrmasa tė mėdha, janė rrokullisur poshtė, ndėrsa ata qė kanė mbetur nėpėr rrėnojat e mureve, janė tė plasaritur nga djegja dhe pėr pasojė e shirave dhe ngricave tė ardhėshme do tė thėrmohen.

    Qyteti ilir i Amantias, i shekullit VI para Krishtit u pėrflak nė njė ditė me diell, fund gushti 2011.

    Njė veprim makabėr, qė do tė ishte i pabesueshėm nga ēdo qytetar i botės moderne, por qė nė Shqipėrinė tonė, pėr ēudi kaloi si diēka e zakonshme!!

    Nė vazhdėn e zjarreve ėshtė folur shumė pėr djegie tė mijra hektarė pyje dhe ullishte, (mbi 1000 rrėnjė ullinj i’u dogjėn familjes time), pėr tė cilat u bė njė sėnsibilizim mediatik e shtetėror i natyrshėm, por asnje fjalė nuk u shkruajt pėr djegien e Amantias, qė shpreh aktin makabėr tė ēmėndurisė njerėzore. Nė kėtė kontekst dhe te “ēudirave tė shqiptarėve”, pa dashur tė bėhem pjesė e heshtjes vdekjeprurėse, po ngre edhe njė herė zėrin, nga dhimbja e madhe, gjer nė kockė, qė ndjen ēdo pasardhės i Ilirisė.

    Fjalėt qė mė dėrgoi miku im A.B. se Amantia ishte nė flakė, qenė shumė tronditėse dhe detyruese pėr tė vajtur atje. Por, para asaj pamje tė llahtarshme shkrumbėzimi, mu prenė gjunjėt e mu coptua zemra. I gjendur para kėtij qyteti tė kthyer nė hi, mė mbeti vetėm tė dokumentoja me pamje filmike kėtė turp tė pashlyeshėm tė brezit tonė.

    Pėr kėtė qytet ilir ėshtė shkruar shumė qė nga antikiteti e nė vazhdim.

    Ato fillojnė me gjeografin Pr. Skulaski (vepra e tė cilit ėshtė shkruar nė vitet 350-340 para Krishtit), i cili flet pėr kėtė qytet tė themeluar qė nga shekulli VI para Krishtit. Ai shkruan: “Amantėt janė ilirė nga bylinėt dhe Amantia nuk ėshtė njė qytet grek, qytete greke ( nė fillimet e tyre si koloni) janė Apollonia e Epidomi”

    Po ashtu dhe kronikani Plini, amantėt i quan barbarė si dhe bylinėt.

    Barbarė quheshin popujt qė nuk ishin grekė.

    Ky qytet, si pjesė e shtetit ilir, pati njė zhvillim tė madh politiko-ekonomik pėr rreth 1000 vjet. Por, nė vazhdimin e logjikės se kėtij shkrimi, qė ngre shqetėsimin pėr fatin e trashėgimisė kulturore kombėtare, po shtroj nė kėtė shkrim argumenta qė tregojnė se qyteti antik i Amantias nuk u shkatėrrua (pa folur per djegie) as nga pushtimi romak dhe as nga perandoria bizantine.

    Bashkėkohėsi i luftės iliro-romake, kronikani romak Tit Livi shkruan se, gjatė pushtimeve romake tė vitit 168 para Krishtit, romakėt nuk i shkatėrruan qytetet byline ( eshtė fjala pėr Amantian e Bylisin qė kishin njė origjinė tė pėrbashkėt), me tė cilėt kishin njė marrėveshje. Qyteti i Amantias nėn perandorinė romake ishte autonom dhe i zhvilluar.

    Edhe gjatė perandorisė bizantine nuk flitet pėr shkatėrrime, por pėrkundrazi, Perandori Justinian (527-563) urdhėroi pėr rindėrtimin e kėtij qyteti, i cili u shndrua nė njė qėndėr peshkopale.

    Gjatė sundimit turk, ky qytet, ndonse nuk funksionoi, pėrsėri nuk u shkatėrrua. Gjatė kėtij sundimi e nė veēanti nė shekullin e XIX, erdhėn nė Shqipėri shumė studiues tė mėdhenj europianė, tė cilėt, midis tė tjerash, kėrkuan dhe qytetin ilir tė Amantias. Ndėr ata mund tė pėrmėndim gjeografin E. Izamberti, i cili nė vitin 1861 flet pėr sa kishte parė nė rrėnojat e qytetit antik tė Amantias, ndėrsa nė 29 shtator tė vitit 1875 e vizitoi gjeografi G.Koro i pasuar nga studiuesi K. Paēi, i cili bėri edhe njė libėr me titull: “Sanxhaku i Beratit”

    Studiuesit e mėsipėrm e nė veēanti Paēi e saktėsuan vėndndodjen e qytetit tė Amantias, kodėr nė fshatin Ploē, nė kėmbė tė malit Kudhės, nė juglindje te Vlorės. Po ashtu, nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, arkeologėt, si austriaku Prashniker, italiani Ugoline, francezi Rei, shkruajnė pėr kėtė qytet, por nuk flasin pėr shkatėrrime e djegie.

    Mendoj se ka vlerė tė theksohet se, ata qė i dhanė jetė e ndriēim kėtij qyteti janė arkeologėt e mėdhenj shqiptarė. Nė fillesėn e gėrmimeve arkeologjike, nė vitin 1949 e nė vazhdim ( pa folur nė tė ashtuquajturin tranzicion, ku ky qytet pothuajse u harrua). Kėto gėrmime arkeologjike qartėsuan pėrfundimisht, jo vetėm vėndndodhjen e kėtij qyteti, por edhe planimetrinė e tij. Qyteti i Amantias ėshtė i vendosur nė krahun e majtė tė lumit Aosit (Vjosa), nė njė kodėr nė lartėsi 613 metėr, nė fshatin Ploē dhe kishte njė zhvillim tė madh ekonomiko-kulturor.

    Amantia, qė kishte pėrballė (nė krah tė djathtė tė Vjosės) qytetin tjetėr ilir Bylysin, nėpėrmjet lumit Vjosa (qė nė ato kohė ishte i lundrueshėm), shkonte deri nė Apoloni apo dilte nė det.

    Zbulimet arkeologjike nxorrėn trakte tė mureve rrethues tė njė sipėrfaqeje 20 hektarė, saktėsuan akropolin e famshėm, dolėn shumė statuja dhe figura bronxi, stadiumi antik me 17 shkallė, enė tė pėrdorimit tė pėrditshėm e tė pikturuara, monedha tė qytetit, mbishkrime mbi gure pėr organizimin shtetėror, vare monumentale etj.

    Brezi i parė i arkeologėve shqiptarė bėri epokė. Ky brez, qė fillon me H. Cekėn e S. Anamalin, tė cilėt prehen si tė mėdhenj, meritojnė homazhe tė pėrhershme dhe jo lėndime nga shkatėrrimet dhe djegiet.

    Shqetėsimi bėhet i pėrmasave alarmante kur konstatohet se kėto veprime makabre bėhen kryesisht nė Shqipėrinė e jugut, ku edhe ėshtė zemra e ilirisė.

    Kjo duket qartė nė trevėn e Beratit. Gjatė punės shumėvjeēare, u zbuluan mbi 300 qėndra e pika arkeologjike, midis tyre 11 shpella, 13 kala (vendbanime tė fortifikuara), shumė vendbanime tė hapura e nekropole (vareza) etj., ndėrsa aktualisht gjenden sa pėr t’i numėruar me gishta.

    Shpellat mahnitėse u shkatėrruan, kalatė e varezat u pėrvetėsuan dhe i kthyen nė toka buke e perimesh.

    Fatmirėsisht, unė disponoj njė dokumentacion tė rregullt shkencor, tė shoqėruar me fotografi e filmime, qė flasin pėr atė qė ka qėnė….duke na mbetur vetėm vajtimi pėr to.

    Nėse Amantia u dogj, pak ditė mė parė u rrezikua tė digjet edhe kalaja e banuar e Beratit, tė cilėn dhe nazistėt e Hitlerit nuk guxuan t’i vinin zjarrin. U fol pėr njė zjarr tė qėllimshėm, por zjarrvėnėsi nuk duket gjėkundi. Me sa duket ėshtė njė dorė e zezė….

    Institucionet e larta shtetėrore dhe akademike duhet t’i pėrgjigjen kėtij alarmi pėr tė parandaluar kėtė prag katastrofe. Entusiazmi pėr asfalt e beton nuk duhet tė jetė nė dėm tė kulturės kombėtare por nė shėrbim tė saj.

    Brezat vijnė e shkojnė, trashėgimia e tyre kulturore mbetet. Ēdo brez identifikohet me atė qė ka vendosur nė altarin e shenjtė tė trashėgimisė kulturore kombėtare, e cila ėshtė e pėrjetshme.

    Amantia thėrret!…. Kush e dogji qytetin ilir tė Amantias?!


    I nderuar lexues!

    Nė gazetėn tonė, mė datė 26.08.2011 ėshtė botuar njė shkrim me titullin vetvrasja mė e madhe nė historinė njerėzore” me autor Sami Starova. Nėpėrmjet atij shkrimi kėrkohej njė vėmėndje e kujdes i madh nga strukturat shtetėrore qėndrore e lokale pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore.

    Kur ngrihet njė shqetėsim, jepet njė pėrgjigjė, nė tė kundėrt qėndron bashkėfajsia…

  2. #2
    ka video e foto?

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Eshte per te ardhur keq, qe lakmia e momentit zhduk faqe te pashkruara te historise.

    Si tha njeri tek tema e Virchow- per cfare me duhet kafka kur nuk kam buke te ha. Keshtu qe i bie qe ne kete teme te flasim per Virchowin dhe ne ate tjetren per buken dhe politiken.

  4. #4
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Artikulli ėshtė formėsuar nė tym dhe ka shumė paqartėsi historike. Duke filluar qysh nga data e themelimit tė qytetit tė Amantias, duke kaluar mė tej nė lulėzimin e tij nga njėra perandori nė tjetrėn, tė cilat sipas autorit e forconin qytetin dhe nuk e shkatėrronin, por duke harruar hallkėn kryesore se si pėrfundoi ky qytet si gėrmadhė meqė lulėzonte pėr tu zbuluar mė tej nga arkeologėt e huaj dhe vendas, dhe pėr tė pėrfunduar nė fund me vėrtetėsinė e djegies sė Amantias qė nuk figuron gjėkundi. Ndoshta ndonjė reng i vonuar 1 prilli nga gazeta Shekulli, ose ndonjė lajthitje e Starovės, qė para disa muajsh akuzohej si trafikant i veprave tė artit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 30-09-2011 mė 20:25
    relata refero

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Edhe ne se e ka djegur artikullshkruesi per te mbuluar gjermet e trafikimit te tij, fakti qe lakmia per te arritur mireqenie te menjehereshme dhe te pamerituar qendron.

  6. #6
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Si arrihet mirėqėnia e menjėhershme duke djegur disa rrėnoja antike? Edhe nėse gjatė zbulimit tė qytetit tė Amantias, kanė dalur nė dritė objekte me vlerė tė trashėgimisė kulturore, detyrimisht qė janė shitur nė tregun e zi nė dekadėn e parė tė pluralizmit politik, dhe nuk ka qėnė e nevojshme as djegia e rrėnojave pėr tė mbuluar gjurmėt. Uroj qė Shekulli mos e ndjelli djegien e Amantias.
    relata refero

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Si arrihet mirėqėnia e menjėhershme duke djegur disa rrėnoja antike? Edhe nėse gjatė zbulimit tė qytetit tė Amantias, kanė dalur nė dritė objekte me vlerė tė trashėgimisė kulturore, detyrimisht qė janė shitur nė tregun e zi nė dekadėn e parė tė pluralizmit politik, dhe nuk ka qėnė e nevojshme as djegia e rrėnojave pėr tė mbuluar gjurmėt. Uroj qė Shekulli mos e ndjelli djegien e Amantias.
    Arrihet duke privatizuar nje toke qe perndryshe do behej muzeale, ose ne eshte muzeale duke vjedhur artifaktet per t'i shit ne Greqi dhe duke krijuar imazhin se djegja qe natyrale.

    Sic e sheh nuk po bej pyetjen tjeter, pse ka treg ne Greqi.

    Per Amantian nuk di gje. Por per Finiqin di me shume se do kisha dashur te dija. Kriminele, te huaj dhe te vendit. Nuk po le jashte edhe disa arkeologe te 'shquar'.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 30-09-2011 mė 20:46

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Artikulli ėshtė formėsuar nė tym dhe ka shumė paqartėsi historike. Duke filluar qysh nga data e themelimit tė qytetit tė Amantias, duke kaluar mė tej nė lulėzimin e tij nga njėra perandori nė tjetrėn, tė cilat sipas autorit e forconin qytetin dhe nuk e shkatėrronin, por duke harruar hallkėn kryesore se si pėrfundoi ky qytet si gėrmadhė meqė lulėzonte pėr tu zbuluar mė tej nga arkeologėt e huaj dhe vendas, dhe pėr tė pėrfunduar nė fund me vėrtetėsinė e djegies sė Amantias qė nuk figuron gjėkundi. Ndoshta ndonjė reng i vonuar 1 prilli nga gazeta Shekulli, ose ndonjė lajthitje e Starovės, qė para disa muajsh akuzohej si trafikant i veprave tė artit.
    Autori jepte alarmin para ca muajsh per rrenimin e Amantias per qellim hapje tokash buke dhe per shkaterrimin e ketij qyteti per te marre gure per shtepi e mure. Ne lajme u dha dhe qe ra nje zjarr ne ate zone dhe u dogj e tera, dhe kujtdo mund t'ia marre mendja se kush e vuri ate zjarr. Perderisa katunaret rreth e rrotull e donin ate toke per ara, ia vune zjarrin dhe pas zjarrit parmenden, sic bene Romaket me Kartagjenen. Dmth, edhe ato rrenoja qe u zbuluan, tani u shkaterruan per te zhdukur cdo gjurme dhe per ta punuar ate toke. Ate qe nuk e bene barbaret e romaket e bene katunaret e shek. te 21.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Autori jepte alarmin para ca muajsh per rrenimin e Amantias per qellim hapje tokash buke dhe per shkaterrimin e ketij qyteti per te marre gure per shtepi e mure. Ne lajme u dha dhe qe ra nje zjarr ne ate zone dhe u dogj e tera, dhe kujtdo mund t'ia marre mendja se kush e vuri ate zjarr. Perderisa katunaret rreth e rrotull e donin ate toke per ara, ia vune zjarrin dhe pas zjarrit parmenden, sic bene Romaket me Kartagjenen. Dmth, edhe ato rrenoja qe u zbuluan, tani u shkaterruan per te zhdukur cdo gjurme dhe per ta punuar ate toke. Ate qe nuk e bene barbaret e romaket e bene katunaret e shek. te 21.
    Nuk ėshtė faji i i katundarėve, po i shtetit qė nuk i ruan dhe nuk kujdeset pėr to.

    Pse nuk i digjnin katundarėt nė kohėn e komunizmit?

    Djegia e Amantias ėshtė nė vazhdėn tė tė zezave qė po bėhen ēdo ditė dhe kėto do tė vazhdojnė derisa mė nė fund Shqipėria tė shkojė aty ku synojnė antishqiptarėt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •