Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Nga Lediana Stillo Paja: Letra e panėnshkruar...

    Nga Lediana Stillo: Letra e panėnshkruar...!

    I nderuar zotėri !



    Mė lejoni t’ju shpreh mirėnjohjen time tė pamasė pėr mėsimet qė mė keni dhėnė pėr jetėn time. Unė nuk do tė di se si t’jua shpėrblej, ndoshta dhe ua kam shpėrblyer, ndoshta as do tė mundem t’ua shpėrblej pėr gjithė jetėn. Dikur ka qėnė njė hėnė qė vėrtitej nė netėt e gjata tė verės. Nė fakt hėna aty ka qėnė gjithmonė, por unė kurrė nuk e kisha pas vėnė re lėvizjen e saj nė trupat tonė.

    Ndoshta po e ekzagjeroj. Mirė. Le t’I biem shkurt. Kjo do tė thotė tė shprehemi mė gjatė. Pra, qė distanca nga A nė B tė jetė e lėmuar dhe jo me gunga. Nėse A dhe B priten nga C atėherė do tė mė duhej t’ia nisja dhe njėherė nga fillimi asaj

    ēka do tė doja tė shpreh. Do tė bėj ēėshtė e mundur qė A dhe B tė mos ta takojnė kurrė C, megjithėse ajo ėshtė aty gjithmonė.

    Ndoshta nuk ka ekzistuar asnjėherė, por propabiliteti qė dy pika tė mbeten vetėm pika do tė ishte I njėjtė me propabilitetin e njė kokėrr rėre nė eksperimentin e Bing Bangut pėr tė krijuar njė planet tė ri. Doja tė thoja se njė pikė nuk ėshtė kurrė njė e tillė. Mė saktė, Pika nuk ekziston. Mė saktė akoma se nuk do tė mund tė gjeja dot kurrė se ku do ta kishte fillimin e fundit tė pafundesisė sė pafundshme nė fundin e formimit tė bashkėsisė sė pikave pėrbėrėse. Mė saktė akoma. Nuk do tė dija se cilėn nga kėto pėrbėrės tė pikes A do tė mund ta quaja A. Por le ta zeme se A ėshtė njė pike dosido. Pak rendėsi ka nėse ajo ėshtė e shpėrbėrė. Ne duhet ta marrim gjithmonė njė pike inekzistente si tė tillė. Si pike pra. Pra, dhe pse e dime se nuk mund tė jetė ashtu, ne do ta marrim si tė tillė sepse ne jemi mėsuar t’I marrim gjėrat kėshtu, apo jo?

    Mirė. Tani ndihem mė e lehtėsuar pėr tė shpjeguar arsyen e shkruarjes sė kėsaj letre. Ose ndoshta do tė ishte mė mire tė thoja e lehtėsuar pėr tė shmangur gabimet e mundshme tė shprehjes time nė tė. Ti gjithmonė mė kupton ashtu si pika A, B –nė nė bashkimin e tyrė prej njė vije imagjinare. Vija ka qėnė boshti I rrotullimit tė A dhe B duke krijuar hapėsirėn e tyre vepruse. Bukur. Kur A dhe B u takuan, kjo vijė imagjinare, zotėri, ishte zero. A dhe B ishin, siē mund tė ishte A dhe A, ose B dhe B, ose B dhe A. C’rėndėsi ka. Ishte njė pike e vetme. Ose mė saktė njė grumbull pikash qė puthiteshin bukur me njėra tjetrėn aq sa kushdo qė do I shihte do tė kujtonte se ishte njė pikė e vetme. Kur puhiza e parė fryu mbi A, B mori njė distancė miopike. E padukshme gjithsesi. Tė tjerėt ende mendonin se A dhe B puthitėshin dhe se nuk ishin dy pika tė ndryshme. Hėna vazhdonte tė rrotullohej sa tek njėra tek tjetra, zotėri, por trajektorja e saj ishte e vogėl, shumė

    e vogėl, pothuajse e papėrfillshme.

    Kur puhiza e dytė fryu mbi B, pikat e saj lanė shenja nė drejtėzėn imagjinare. Ato u larguan nga A disi. Unė kam pas besuar se A dhe B ishin tė njėjta, unike, por mendoj se fundfillimet e tyre kanė patur polaritet tė kundėrt. Sado qė puhiza frynte mbi to ato largoheshin prej boshtit mėmė pėr tė ndjekur kursin e ri zotėri. Ato luftonin qė boshtet mėmė tė ishin sėrisht bashkė zotėri. Nuk ėshtė e thenė. Kėshtu flasin nė gjuhėn time sa here pamundėsia shpjeguese zapton tė mundshmen e pėrpjesshme. Si ta them, ėshtė njė moto jete pėr tė mos e zhgėnjyer shpresėn. Jo se shpresa zhgėnjehet realisht por se mundėsia qė ajo tė largohet ėshtė mė e madhe se pamundėsia e ofruar nga kjo moto kaq e thjeshtė.

    Kėshtu filloi lufta mes A dhe B. A nuk mėrzitej fort me B se sa me pikat pėrbėrėse tė saj qė e ndiqnin nė pafundėsi udhen e atij tė “tėrbuari”. Edhe B nuk ėshtė se mėrzitej fort me A se sa me pikat pėrbėrėse tė tij qė ndiqnin udhėn e asaj tė krisure. Ah po, nė vėndin tim thonė gjithashtu, tė ēmendurit hapi rrugėn. Dhe B-sė nuk ėshtė se I rrihte fort pėr rrugėn qė do tė merrte A. Ai kėnaqej zotėri, kėnaqej dhe eksitohej pafundėsisht kur shihnin pikat e A-sė qė I vinin pas avazit.

    Ai nuk mundej tė shihte fort mire se sa pika tė B-se e ndiqnin A-nė. Thjesht ishte nė dijeni pėr ekzistencėn e largėsisė sė tij pas tyre. A-ja nė tė kundėrt, sa shihte qė pikat e B-sė kishin filluar tė ndiqnin trajektoren e A-ve tradhėtare, bėnte ēmos tė gruponte me force dhe shpresė A-tė bija pėr t’iu larguar sa mė shumė B-se mėmė. Kėshtu distanca imagjinare mes A dhe B sa vinte e rritej. Kapriēiot e A-sė e bėnin B-nė qė tė ishte mė kapedan. Nė fakt. B kishte filluar tė bėhej dembel. Ai as qė lėvizte fare prej vėndit zotėri. Ndėrsa nga ana tjetėr Hėna kishte ē’rregulluar trajektoren e saj. Herė e joshur pas B-sė here pas pikave tė A-sė tradhėtare, kishte filluar tė merrte mė me tė mira B-nė se sa A-nė. A-ja ishte totalisht e zhgėnjyer zotėri. Ajo pėrpiqej me tė gjitha forcat tė mbante pas vetes pikat e mbetura e tė ikte larg, shumė larg prej B-sė.

    Por puhiza tė tjera filluan tė frynin dhe pikat e mbetura ne drejtėzėn imagjinare filluan tė lėviznin ē’rregullisht dhe ato, ashtu si dhe Hėna e pėrhumbur nga ajo ē’ka shihte. Hapėsira filloi tė mbushej plot me pikėlza ēifte nė dyluftim tė vazhdueshėm me njėra tjetrėn. Pika tė tjera u krijuan, madje nėse do tė mund t’I numėronim do tė shihnim se A dhe B nuk ishin gjė tjetėr veē arena e njė fushbeteje tė re. Tė mos flasim pėr C-tė dhe implikimet e tyre, apo mėnyrėn e ndryshimit tė lėvizjes sė trajektoreve qė u jepnin here A dhe B-se e here Hėnės qė u rrinte mbi krye. Ato, C-tė, le t’I lemė mėnjanė dhe pikėlzat e krijuara tė mos t’iu vėmė emėr, gjithmonė pėr ta nxjerrė sa mė shkurt atė qė duhet shprehur gjatė.

    Dhe siē po ju thoja zotėri, arriti njė moment qė Hėna u kėput, hėna nuk vazhdonte mė tė rrotullohej, hėna u bė inekzistente. A dhe B ndalėn dyluftimin. Bijtė e tyre vazhdonin sėrisht betejat, e pas kapitullimit tė A dhe B, ato vazhdonin mė egėrsisht misionin e lėnė pėrgjysėm derisa njė moment gjithēka u shuajt krejt madje A dhe B nuk do tė mund tė ishin tjeter veēse A e pare nė dy kėndvėshtrime, ose B, si tė dėshironi ju zotėri.

    Kjo ishte pak a shumė ajo qė unė kam dashur t’ju shpjegoj qė prej fillimit zotėri, kam dashur t’ju them se pavarėsisht se A dhe A apo A dhe B, apo B dhe A janė aty, para jush, me hėnėn e dikurshme nė kujtime, ato sėrisht kėrkojnė ta gjenerojnė mbijetesėn e tyre por nė njė tjetėr kėndvėshtrim. Shpresoj qė tua kem sqaruar mė sė miri atė ēka kam shkruar.



    Me shumė mirėnjohje pėr mėsimin mė tė mire tė jetės qė mė keni dhėnė,



    A-ja e ringjallur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 30-09-2011 mė 09:46 Arsyeja: Ju lutemi qe ta permirsoni; ta leni vetem Lediana Stillo(paja hiqet) ju falemnderit...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •