Kryeministri Berisha viziton SHBA, interes i veçantë në OKB
Derguar me: 17/06/2007
• Ish-presidenti, që për pak kohë qëndroi larg fushatës së të shoqes, në përpjekje për të qenë e para presidente grua e SHBA, u takua me Kryeministrin shqiptar
Klinton, Presidenti që mbështeti aq fuqishëm sulmet e NATO-s për çlirimin e Kosovës, që u prit si hero atje pas përfundimit të këtyre sulmeve, u ftua për një vizitë në Shqipëri nga Kryeministri Berisha. Ish-presidenti, që për pak kohë qëndroi larg fushatës së të shoqes, Hillary Klinton në përpjekje për të qenë e para presidente grua e SHBA-së, u takua me Kryeministrin shqiptar. Ftesën e bërë nga Berisha, Klinton e ka pranuar me kënaqësi. Një vizitë zyrtare, por kur Klinton ishte President në detyrë, u anulua në momentet e fundit në verën e vitit 1999, pas një incidenti banal, ku disa njerëz të armatosur shtinë me armë në ajër vetëm pak ditë para ardhjes së tij. Klinton atëherë u ndal në Maqedoni, ku shumë kosovarë kishin dalë ta prisnin si heroin e tyre. Klintonit atëherë iu dha e njëjta medalje, që iu dha aktualisht Presidentit Bush, "Urdhri i Flamurit" për kontributin e veçantë dhënë për të gjithë shqiptarët.
Sipas njoftimit për shtyp të kabinetit qeveritar, bëhet e ditur se në takimin e zhvilluar mes tyre, Berisha e falënderoi përzemërsisht Presidentin amerikan për kontributin e dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, për rolin e luajtur në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe çlirimit të saj nga terrori dhe shtypja e regjimit të Milosheviçit.
Kryeministri shqiptar në këtë takim bëhet e ditur se e ka informuar Presidentin Klinton për reformat e ndërmarra në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, vendosjes së shtetit ligjor dhe reformave ekonomike. Të njëjtat burime theksojnë se Presidenti amerikan e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria i bëri Presidentit Bush, si dhe shprehu vlerësimin, mirënjohjen dhe krenarinë e të gjithë amerikanëve për këtë pritje. Duke vijuar më tej, zyra e shtypit e Kryeministrit, bën të ditur se Klintoni e ka përgëzuar Berishën për reformat e gjithanshme dhe arritjet e qeverisë, të cilat e kanë sjellë vendin më pranë BE-së dhe NATO-s.
Më pas biseda e tyre është përqendruar te përshpejtimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës, pasi aktualisht nuk ka një datë të saktë dhe Uisner në Kosovë ditët e fundit ka deklaruar se mund të ketë edhe një raund bisedimesh për statusin, por pa praninë e Ahtisaarit, ashtu siç edhe kanë kërkuar serbët. Por Berisha i ka bërë të qartë Klintonit se pavarësia është hapi i vetëm e konkret, është një zgjidhje që garanton paqen dhe stabilitetin në rajon. Gazeta Shqiptare
Kryeministri Berisha pati një takim shumë miqësor me ish Presidentin e Shteteve të Bashkuara Bill Clinton. Kryeministri Berisha e falënderoi përzemërsisht Presidentin Clinton për kontributin e jashtëzakonshëm qe ai ka dhëne për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve te Bashkuara. Në mënyre të veçante Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Clinton mirënjohjen e thellë të tij dhe të çdo shqiptari për rolin e tij në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe çlirimit të saj nga terrori dhe shtypja e regjimit të Miloshevicit. Kryeministri Berisha e informoi Presidentin Clinton për reformat e ndërmarra nga qeveria në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, vendosjes së shtetit ligjor dhe reformave ekonomike. Presidenti Clinton e falënderoi me mirënjohje të veçante Kryeministrin Berisha për pritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria i ofroi Presidentit Bush, si dhe shprehu vlerësimin, mirënjohjen dhe krenarinë e të gjithë amerikanëve për këtë pritje. Kryeministri Berisha u shpreh me këtë rast se me ndjenjat e tyre miqësore ndaj Presidentit Bush shqiptaret treguan edhe mirënjohjen e tyre për kontributin e vetë Zotit Clinton për Kosovën dhe Shqipërinë. Presidenti Clinton gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin Berisha për reformat e gjithanshme dhe arritjet e qeverisë, të cilat e kanë sjellë vendin më pranë BE-së dhe NATO-s. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Clinton diskutuan gjerësisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe për hapat konkrete për realizimin e pavarësisë së saj si e vetmja zgjidhje që garanton paqen dhe stabilitetin në rajon. Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin Clinton për një vizitë në Shqipëri, ftesë që ai e pranoi me kënaqësi.
Intervistë e plotë e Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Sali Berisha, në rrjetin televiziv amerikan CNN
15/6/2007
CNN: Zoti Kryeministër, në një moment kur duket se procesi për statusin e Kosovës ka ngecur, çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar tani për ta çuar procesin e statusit të Kosovës përpara?
Kryeministri Berisha: Mendoj se Presidenti Bush ishte plotësisht i qartë dhe kishte plotësisht të drejtë se prej një viti dokumenti i Presidentit Ahtisaari po shkon nga njëra shtyrje në tjetrën dhe nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e palës tjetër. Me duket se të presësh Serbinë që të jetë realiste, për momentin, është pothuajse njëlloj sikur të presësh Godonë. Sepse, ende fantazma e Serbisë së Madhe jeton në Beograd. Përsa i përket Rusisë, nuk e di nëse kjo është për arsyet e Serbisë apo për disa arsye specifike të Rusisë që Rusia po mban një qëndrim të tillë. Megjithatë, Kosova është unike në rastin e saj, nuk ka asnjë rajon tjetër ku lufta është zhvilluar për liritë dhe të drejtat e një populli.
CNN: Nëse mund t`ju ndërpres për një moment z. Kryeministër, çfarë do të dëshironit ju që komuniteti ndërkombëtar të bëjë në mënyrë specifike për të ndihmuar çështjen e pavarësisë së Kosovës? Çfarë mund të bëjnë ata përballë qëndrimit të Rusisë?
Kryeministri Berisha: Mendoj se mund të miratojnë rezolutën dhe të ndihmojnë Kosovën të ndërtojë pavarësinë e saj, si e vetmja mundësi për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe më gjerë. Kjo është zgjidhja e vetme. Çdo shtyrje tjetër është e dëmshme dhe Rusia nuk po paraqet asnjë opsion tjetër përveç bllokimit.
CNN: Z. Kryeministër, le të kthehemi tani tek vizita e Presidentit Bush javën e shkuar në Shqipëri. Ai u prit në mënyrë mjaft të ngrohtë nga gra dhe burra në rrugët e Shqipërisë. U pa qartë që edhe ju gjithashtu i bëtë një pritje të ngrohtë. A u befasuat nga ngrohtësia e pakufishme që i ofruan njerëzit Presidentit Bush në rrugët e Shqipërisë?
Kryeministri Berisha: Nuk u befasova aspak. Besoj se këta qytetarë përfaqësojnë çdo shqiptar, sepse SHBA janë si një shtyllë e botës dhe kanë luajtur një rol thelbësor në momentet tona kritike, pas pavarësisë. Ishte Presidenti Uillson që bllokoi planin e copëzimit të mëtejshëm të vendit tim. Më vonë, në vitet ‘90, ishte Presidenti Bush, Kongresi dhe Senati ameritan, që punuan shumë për të mos lejuar Shqipërinë të bëhej “Kuba” e Adriatikut. Presidenti Bill Klinton udhëhoqi luftën për çlirimin e Kosovës. Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara siguruan një ndihmë shumë të madhe për shqiptarët, për të ndërtuar liritë dhe demokracinë e tyre. Atë pritje që pati në Fushë-Krujë, Presidenti Bush do ta kishte në çdo qytet të Shqipërisë.
CNN: Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, faleminderit shumë që ishit me ne.
Kryeministri Berisha: Faleminderit, kënaqësia ishte e imja.
Kryeministri Berisha takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun
15/6/2007
Kryeministri Berisha pati sot një takim, në New York, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotin Ban Ki Mun. Në takim u diskutua për bashkëpunimin midis Kombeve të Bashkuara e agjencive të saj dhe Shqipërisë, për reformat e ndërmarra dhe zhvillimet në vend, si dhe për çështjen e Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri Berisha falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Mun për ndihmën e ofruar nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj gjatë këtyre 15 viteve në Shqipëri, ndihmë e cila ka patur një rëndësi të jashtëzakonshme për reformat dhe zhvillimin e vendit. Kryeministri Berisha falënderoi gjithashtu Zotin Ban Ki Mun për vendimin që ka marrë për ta bërë Shqipërinë një vend model të reformës “Një OKB”, si i vetmi vend në Europë që merr pjesë në këtë model.
Kryeministri Berisha e njohu zotin Ban Ki Mun me reformat e ndërmarra nga qeveria si dhe zhvillimet në vend. Në mënyrë të veçantë, ai u ndal në masat e marra në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si rrjedhojë e të cilave Shqipëria sot nuk është më një vend trazitimi për trafikun, por janë goditur të gjitha aktivitetet dhe grupet e organizuara kriminale. Kryeministri theksoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë do të vazhdojë të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha u ndal dhe në reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria, veçanërisht përpjekjet e saj për përmirësimin e klimës për biznesin dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Një çështje tjetër e diskutuar në takim ishin edhe reformat e qeverisë në luftën kundër ekstralegalitetit dhe ekonomisë informale, në të cilën janë bërë hapa të ndjeshëm para. Kryeministri Berisha falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Mun për ndihmën e jashtëzakonshme të dhënë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), që ka mundësuar edhe asistencën për hartimin e reformave në këtë fushë, në bashkëpunim me Institutin për Liri dhe Demokraci, të kryesuar nga zoti Hernando De Soto.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun përshëndeti kontributin personal të zotit Berisha në drejtimin e qeverisë dhe në reformat e ndërmarra prej saj. Në mënyrë të veçantë, ai përshëndeti Kryeministrin Berisha për përpjekjet dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, duke nënvizuar se suksesi në këto përpjekje është i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e brendshëm të Shqipërisë, por dhe për integrimin në NATO dhe në BE. Zoti Ban Ki Mun shprehu optimizmin e tij se Kryeministri Berisha do të vazhdojë të drejtojë qeverinë e tij në thellimin e reformave për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij në strukturat euroatlantike. Ai shprehu bindjen se projekti “Një OKB” në Shqipëri do të jetë i suksesshëm, për t’i hapur rrugën zbatimit të kësaj reforme më vendet e tjera.
Kryeministri Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u ndalën në mënyrë të veçantë në diskutimin e çështjes së Kosovës. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha u shpreh se çështja e Kosovës është çështja më e rëndësishme për t’u zgjidhur, për t’u dhënë fund krizave ballkanike. Ai falënderoi Zotin Ban Ki Mu dhe administratën e Kombeve të Bashkuara të UNMIK-ut në Kosovë për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë për të ndihmuar në ndërmarrjen e reformave të thella, krijimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e qeverisjes atje. Kryeministri tha se qeveria shqiptare mbështet pavarësinë e Kosovës si e vetmja zgjidhje, e cila do të sjellë dhe garantojë paqen dhe stabilitetin ne Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe në të gjithë rajonin. Ai theksoi se ndarjet dhe copëtimet janë të rrezikshme dhe hapin derën edhe për copëtime të mëtejshme. Zgjidhja e duhur, tha Kryeministri Berisha, është respektimi i kufijve ndërkombëtar duke përfshirë edhe kufijtë e Kosovës. Kryeministri u shpreh se, fatkeqësisht, qëndrimi i Serbisë është ekstremist, i paarsyeshëm, pasi Beogradi nuk kërkon zgjidhje, por kërkon ndarje.
Kryeministri u shpreh se ne mbështesim plotësisht paketën e Presidentit Ahtisari, propozimet e të cilit kanë të gjithë potencialin për të sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha tha se vonesat në njohjen e statusit final të Kosovës nuk janë të frytshme. Ai u shpreh se Kosova sot ndeshet me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike e sociale, ku 70 për qind e popullsisë së saj, kryesisht te rinj, është e papunë, ndërkohë që ekonomia është e dobët, pasi është vështirë për të investuar dhe për t’u angazhuar në një vend i cili ka status të paqartë. Për këtë arsye, vonesat në vendosjen e statusit do të kenë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës. Kosova ka dëshmuar se është e aftë të krijojë institucione demokratike, një shoqëri multietnike dhe të respektojë të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Populli i Kosovës e ka shprehur haptazi qëndrimin e vet për pavarësi dhe ne jemi të bindur se pavarësia është i vetmi opsion i duhur për të ardhmen e Kosovës, theksoi Kryeministri.
Zoti Ban Ki Mun e falënderoi Kryeministrin Berisha per pikëpamjet e tij në lidhje me çështjen e Kosovës. Ai gjithashtu e falënderoi atë për mbështetjen që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë Presidentit Ahtisari dhe misionit të tij. Zoti Ban Ki Mun u shpreh se zgjidhja e statusit final të Kosovës është shumë e rëndësishme jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë Europen. Ai ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin Berisha se vonesat në zgjidhjen e statusit të Kosovës, janë të panevojshme dhe të padobishme. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se ai është duke punuar me të gjithë aktorët ndërkombëtar për të bërë të mundur arritjen e konsensusit për zgjidhjen Statusit të Kosovës. Zoti Ban Ki Mun u shpreh se Plani Ahtisari ka të gjithë elementët e arsyeshëm për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë, si dhe për të siguruar një të ardhme evropiane për Kosovën dhe të gjithë rajonin.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara falënderoi Kryeministrin Berisha për qendrimet konstruktive të tij dhe të qeverisë së tij në lidhje me çështjen e Kosovës.
Kryeministri Berisha ishte i ftuar i nderit për të bërë mbylljen e sesionit ditor të bursës së mirënjohur amerikane NASDAQ, në Times Square, New York. Kryeministri u prit nga Zëvendëspresidenti i NASDAQ David Wicks, i cili bëri më pas prezantimin e Kryeministrit Berisha, si personaliteti botëror që, sipas traditës së kësaj burse, do të bëjë mbylljen e sesionit ditor të saj.
“Qyteti ynë i madh i New York-ut, është mikpritës i botës këtë javë, pasi është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Si bursa më e madhe e botës, NASDAQ OMX është e kënaqur që pret disa krerë shtetesh dhe personalitete të tjerë të huaj këtu, në NASDAQ. Këtë pasdite jemi të nderuar që na bashkohet një lider dinamik dhe një mik i vjetër i NASDAQ OMX, i nderuari Sali Berisha, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Kanë kaluar 20 vjet që nga rënia e komunizmit në Shqipëri dhe Shqipëria vazhdon të luaj një rol konstruktiv në zgjidhjen e disa konflikteve në Europën Juglindore, duke promovuar zgjidhjen paqësore të konflikteve. Shqipëria është anëtare e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, duke shërbyer në Bosnje dhe paqeruajtësit shqiptarë janë pjesë e Forcës Ndërkombëtare për Asistencë në Siguri (ISAF), në Afganistan dhe e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Irak.
Kryeministri Berisha ka një background shumë unik, si një asistent profesor në mjekësi dhe kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës dhe është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike në shkurt 1991 dhe u bë presidenti i parë jo komunist i Shqipërisë në 1992. Urime! Në fund të viteve 90, ai u shfaq si një prej zërave kryesorë në Shqipëri për reforma qeverisë, duke kërkuar për stabizimin e ekonomisë së tregut dhe të një sistemi demokratik multipartiak. Ka shumë ndryshime të rëndësishme dhe pozitive në Shqipëri. Ju keni përmendur disa reforma pro-biznesit dhe rregulluese, si edhe disa reforma në sistemin e taksave, që po e ndihmojnë Shqipërinë të eci përpara drejt të ardhmes.
Është me të vërtetë kënaqësia ime që të mirëpres në NASDAQ shkëlqesinë e tij, Kryeministrin Sali Berisha,” u shpreh Zëvendëspresidenti i NASDAQ David Wicks.
Duke marrë fjalën, Kryeministri Berisha bëri edhe një prezantim të shkurtër të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe suksesit të modelit të saj ekonomik, që bëri që Shqipëria të mos njohë recesionin, në krizën ekonomike globale.
“Mirëdita dhe faleminderit për nderin e madh që më bëtë, duke më ftuar për t’i rënë sot ziles mbyllëse të këtij tempulli frymëzimi, një nga simbolet më të mëdha të botës së lirë, NASDAQ. Jam shumë i nderuar që jam këtu, sepse për mua dhe për çdokënd, NASDAQ nuk është vetëm hapësira më e madhe e shkëmbimeve tregtare, por edhe e shkëmbimit të ideve dhe ëndrrave që bëhen realitet. Por dhe një inspirim i madh për transparencën e saj. Për mua, është një nder i madh dhe një rast i madh.
Unë përfaqësoj një vend që 20 vjet më parë ishte përtej hapësirës planetare, ishte diku në hapësirën orwellian-e. Sot është një vend krejtësisht ndryshe, falë lirive. Vendi im është i vogël, por modeli i tij ekonomik provoi se ishte një histori suksesi. Shqipëria ishte një prej pak vendeve që nuk e njohu recesionin në këtë krizë ekonomike të madhe. Sot lexova një raport për liritë ekonomike, ku thuhej se ekonomitë botërore në 2010-ën patën një ngadalësim, por thuhej gjithashtu se kjo nuk është e vërtetë për Shqipërinë. Liritë ekonomike në Shqipëri u rritën me 50 përqind. Vendi im ka një ekonomi solide. Ndërkohë investimet e huaja direkte në botë nga viti 2007 deri në vitin 2010 ranë me 37 përqind, në Shqipëri u rritën me 315 përqind. Eksportet u rritën me 300 përqind dhe kjo falë modelit tonë ekonomik, të bazuar tërësisht në liritë. Modeli ynë ekonomik bazohet në një qeveri të vogël, një barrë fiskale të ulët, investime të mëdha dhe në klimën më të mirë të mundshme ndaj biznesit. Në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale, vendi im qëndron dhjetëshen e parë të qeverive për ndërhyrjen më të vogël në ekonomi. Tani, NASDAQ do mbyllë ditën, por Shqipëria është e hapur për biznes. Rruga jonë nuk është një bulevard me lule, por është një rrugë shpresash, një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet,” u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha shtypi më pas butonin e ziles që sinjalizon mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ dhe iu dorëzua trofeu që simbolikisht u jepet personaliteteve botërore që bëjnë mbylljen ditore të bursës.
Ceremonia e mbylljes së sesionit ditor të bursës, e shndërruar tashmë në një traditë dhe një nga ceremonitë më të njohura në Wall Street, u shoqërua me shfaqjen përreth një orë, në ekranin e NASDAQ Tower të një video promovuese të Shqipërisë, me imazhe mbresëlënëse të bregdetit dhe natyrës shqiptare, e cila tërhoqi interesin e qindra qytetarëve në Time Square, që e ndoqën atë.
Në përfundim të ceremonisë, Kryeministri Berisha, i pyetur për impresionet që ishte i ftuar për të dytën herë në tre vjet, për të bërë mbylljen ditore të NASDAQ, bëri këtë koment:
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme, së pari, sepse ky është tempulli i inspirimit, është stock exchange që simbolizon më shumë se çdo gjë tjetër lirinë ekonomike, simbolizon ëndrra të shndërruara në realitet. Por, nga ana tjetër, këtë vit, Shqipëria vjen këtu pas një progresi thelbësor në liritë ekonomike. Shqipëria vjen i vetmi vend, në të cilin liritë ekonomike, ndonëse u zvogëluan ndjeshëm në botë, janë rritur me 16 përqind, vjen si një vend, në të cilin investimet e huaja nga viti 2006 në vitin 2010 janë rritur me 315 përqind, ndërkohë që në botë në tërësi janë ulur me 37 përqind. Shqipëria sot fakton dhe dëshmon se liria po funksionon për shqiptarët, Shqipërinë e mirëqënien e tyre.”
Kryeministri Berisha: Jam shumë i inkurajuar për të punuar për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri
Pas përfundimit të Forumit të Investimeve SHBA-Shqipëri, në New York, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në darkën me përfaqësues të kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane, pjesëmarrësve në Forum. Në këtë mbrëmje, i ftuar nderi ishte Presidenti i kompanisë Coca – Cola Muhtar Kent, i cili ndau me të pranishmit eksperiencën e tij në Shqipëri, suksesin e projektit dhe të investimit të tij këtu. I pranishëm ishte edhe kongresmeni Eliot Engel.
Kryeministri Berisha i falënderoi biznesmenët amerikanë për pjesëmarrjen në këtë Forum dhe shfrytëzoi edhe një herë këtë event për t’i ftuar për të investuar në Shqipëri, një vend mikpritës, me potenciale të jashtëzakonshme dhe klimë miqësore për biznesin.
Duke i uruar mirëseardhjen në këtë mbrëmje, Kryeministri u shpreh: “Të nderuar të ftuar, pjesëmarrës në Forumin e parë të Investimeve SHBA-Shqipëri,
Së pari, më lejoni t’ju falënderoj të gjithë ju, që morët pjesë në Forumin tonë të parë shqiptaro-amerikan, në kryeqytetin e botës, New York. Jam shumë mirënjohës, por, gjithashtu, shumë i inkurajuar për të punuar për të përmirësuar klimën e biznesit në vendin tim.
Miqve tanë amerikanë do t’u them se nëse shikoni në thellësinë e shpirtit të kombit tim, më e mira që do të gjeni në të është mikpritja. Unë kam qenë gjithmonë i frymëzuar nga ky virtyt. Në një kohë kur vendit tim i mungonte tërësisht tradita e turizmit, në një kohë kur Shqipëria ishte jashtë hartës së turizmit, isha i sigurt se mikpritja e kombit tim, e njerëzve të mi, është një aset i madh. Siç e dini, në një hark shumë të shkurtër kohor, nga viti 2004 në vitin 2010, numri i vizitorëve dhe turistëve që erdhën në vendin tim u rrit nga 300 mijë në 3.5 milion. Në të gjithë artikujt e shkruar mbi Shqipërinë, një nga asetet më kyç dhe thelbësor thuhet se është mikpritja shqiptare. Qëllimi ynë është që ta kthejmë këtë mikpritje në një mbështetje të madhe për biznesmenët dhe investitorët. Kjo do të thotë reforma që eliminojnë pengesat burokratike. Në mëngjes herët citova në fjalën time, Ronald Reagan për politikat fiskale. Sot do ta citoj për një tjetër mësim që kam marrë nga librat e tij. Reagan shkruan se qeveria është problemi. Dhe ai thoshte një të vërtetë të madhe. Unë e konsiderojë këtë postulatin më të mirë që duhet mbajtur mend nga ata që qeverisin, çdo ditë, madje disa herë në ditë. Por kur vjen puna tek biznesi, burokracia, qeveria është problemi. Prandaj jam shumë i vendosur të bëj më të mirën për të lehtësuar barrën dhe pengesat burokratike.
Para dy javësh mora një raport të Konkurrueshmërisë Botërore, një raport shumë serioz, është ndoshta një nga raportet më serioze të realizuara mbi konkurrueshmërinë në botë. Pashë pluset dhe minuset e Shqipërisë. Pash diçka që më gëzoi shumë, u gëzova që zbulova se Shqipëria renditej ndër 10 vendet e para në botë për vetë-kufizimin e qeverisë në ekonomi. Në atë renditje ne ishim të 9-tët. Unë ju siguroj se do bëj më të mirën time për të shkuar më tej, sa më e pakët ndërhyrja e qeverisë, aq më e mirë është performanca e ekonomisë dhe më e mirë do të jetë klima e biznesit.
Tani kam kënaqësinë e madhe t’i jap fjalën Presidentit të Coca-Cola, Muhtar Kent, një nga miqtë më të mirë të kombit tim. Dua t’ju falënderoj që u bashkuat me ne, në këtë takim.”
Duke marrë fjalën, Presidenti i Coca – Colas- Muhtar Kent u shpreh:
“Shumë faleminderit Kryeministër Berisha,
shkëlqesitë tuaja,
i nderuar ministër i Jashtëm,
ambasadorë,
Miq,
është një kënaqësi e vërtetë që jam këtu, në këtë mbrëmje, në Forumin e parë të Investimeve Shqiptaro-Amerikanë. Uroj që ju të keni pasur një takim të mirë dhe shumë projekte të mira që do të dalin nga ky Forum, për të investuar më tej në Shqipëri.
Kur mora një letër nga Kryeministri Berisha, rreth një muaj më parë, duke më ftuar të isha këtu, më dha një kënaqësi të madhe. Ishte në fillim të viteve ‘90, për të qenë të saktë 1991, kur takova për herë të parë doktor Berishën. Ishte udhëtimi im i dytë në Shqipëri, në atë kohë dhe dikush më tha që duhet të shkoja të vizitoja një doktor Berisha. Ishte hera e parë që diskutohej për politikë dhe po ndodhte tranzicioni për demokraci. Vizitova Shqipërinë, sepse në atë kohë isha në Vjenë, isha presidenti i Coca – Cola për Europën Qendrore dhe Lindore dhe doja të investoja në Shqipërinë e pas Ramiza Alisë dhe takova doktor Berishën, më pas President Berishën, tani Kryeministër Berishën, liderin e vendit të mrekullueshëm, Shqipëri. Në atë kohë i thashë vetes se ky njeri po më jep shumë besim, madje që përpara se të zgjidhej Kryeministër, jo vetëm për investimin tim, por për të ardhmen e vendit të tij, për vizionin që kishte për vendin e tij që në 1991. Ndërkohë që vendi po ndryshonte nga një prej vendeve më të varfër në atë kohë, jo vetëm në Europë, por në botë, ai kishte një vizion të madh, se si do ta kthente Shqipërinë në një vend të begatë në Europën Juglindore. Dhe patëm shumë diskutime sëbashku në atë kohë.
Tani, pas pothuajse 20 vjetësh, ju po flisni për një Shqipëri që ka kaluar nga niveli i të ardhurave për frymë prej rreth 200 dollarësh në 8000 dollarë. Megjithatë ky është vetëm fillimi i atij udhëtimi. Jam i bindur që ky është fillimi i atij udhëtimi, prandaj në atë kohë unë besova dhe bëra një investim prej 50 milion dollarë, sëbashku me partnerët e mi italianë, në Shqipëri, për të investuar në një fabrikë moderne të Coca – Cola-s. Kur investon në një vend, Coca - Cola jo vetëm krijon vende pune direkte, por zakonisht efekti multiplikativ është 10 me 1. Kështu, për çdo punë që krijon Coca – Cola, krijohen 10 vend pune në zinxhirin e furnizimeve, prodhimin e shisheve, reklamat, transportin etj.. Kjo ndodhi në Shqipëri dhe jo vetëm kjo, për shkak se partnerët tanë investues ishin italianë. Kjo krijoi një urë të mrekullueshme midis Italisë dhe Shqipërisë në vitet që erdhën dhe lulëzoi në investime të shumta që janë bërë në Shqipëri.
Elementi më i rëndësishëm është se ju krijoni një marrëdhënie me dikë, siç bëri në atë kohë doktor Berisha. Shumë gjëra ndodhën në vitin 1997, ndodhi një ndryshim në qeverisje. Doktor Berisha kaloi në opozitë. Unë u bëra një sipërmarrës në biznesin e Coca - Cola-s, u bëra një mbushës shishesh etj. dhe vite më vonë, teksa ngjisja shkallët e hotelit Belvedere në Davos, në vitin 2005, e pashë, e përqafova. Të gjithë u përqafuam. E urova dhe i thashë se tani fillon një fazë e re e një udhëtimi begatie në Shqipëri. E thashë nga thellësia e zemrës. U them të gjithë investitorëve të mundshëm nga SHBA që do të duan të investojnë në Shqipëri, që ka shumë potencial, do të ketë shumë hotele të bukur me 5 yje. Vazhdoj t’i them të gjithë miqve të mi që janë në biznesin e hoteleri-turizmit që ka potencial të jashtëzakonshëm. Kur ju jeni në bregdetin shqiptar, shikoni Korfuzin dhe kur shkoni në Korfuz dhe shikoni bregdetin shqiptar, ai është shumë i ndryshëm, është shumë më i bukur, për shkak të maleve të larta, të maleve shkëmborë, të natyrës. Deti vetë është i paprekur, natyral, i gjelbër dhe e di se shumë ditë më të shkëlqyera e presin Shqipërinë dhe popullin e saj.
Sërish ka të bëjë me marrëdhëniet, ka të bëjë me faktin se kur beson dikë, siç besova unë në atë kohë tek President Berisha, ne ishim të lumtur të inauguronim fabrikën me partnerët italianë, në vitin 1994, kur erdhëm me familjen Buzi dhe premë fjongon sëbashku dhe që prej asaj kohë ajo fabrikë ka krijuar shumë vende punë, ka paguar shumë taksa dhe ka gjeneruar shumë interes për vendin.
Mund t’i them çdo investitori të mundshëm në SHBA se ky është një vend që nuk do të ndalet. Është një vend që ka dinamizëm, një vend ky njerëzit besojnë në të ardhmen e tyre, falë lidershipit të Kryeministrit Sali Berisha. Dhe unë dua ta komplimentoj. Nuk mund t’ju them sa i gëzuar jam që jam në praninë e zonjës Berisha, Kryeministrit Berisha, me ju të gjithë në këtë mbrëmje, dhe t’i uroj popullit shqiptar begati të vazhdueshme. Faleminderit shumë.”
Kryeministri Berisha merr pjesë në hapjen e punimeve të forumit Klinton, të drejtuar nga ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton
Në vijim të axhendës së aktiviteteve që po zhvillon në New York, Kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton.
Ky forum tre ditor, ku marrin pjesë personalitete të larta të politikës të vendeve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë botërore, etj, këtë vit fokusohet në diskutimin e ideve për një rritje të qëndrueshme të burimeve energjetike dhe infrastrukturës, në kushtet e një buxheti të tendosur.
Në panelin e sesionit ishin të pranishëm, Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso, Presidenti i Meksikes Felipe Calderon, Presidenti i Afrikes se Jugut Jacob Zuma, Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk, kryeministri i Norvegjisë Stoltenberg, Kryeministrja e Bangladeshit etj.
Ne sesionin hapës, diskutimi u fokusua tek ndryshimet klimaterike, ndikimi i tyre në rritje, mbi zhvillimin ekonomik, social, mbi vende te veçanta, ashtu si dhe ne aspektin global dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje, ligjërisht detyruese për reduktimin e ndotjes.
Të gjithë diskutuesit që morën fjalën theksuan nevojën që samiti që do të mbahet në Durban në Afrikën e Jugut të shënojë progres të dukshëm në drejtim të përballimit të kësaj sfide globale.
Kryeministri Berisha merr pjesë në lancimin në New York të nismës Partneriteti për qeverisje të hapur
Kryeministri Berisha mori pjesë në takimin e nivelit të lartë në New York, i iniciuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff, në të cilin u bë lancimi zyrtar i nismës Partneriteti për qeverisje të hapur. Shqipëria është bërë pjesë e kësaj nisme, e cila përfshin aktualisht 46 vende, me fokus marrjen e angazhimeve konkrete për promovimin e transparencës e qeverisjes së hapur.
Takimi u hap nga Presidenti Obama dhe në të merrnin pjesë kryetarë shtetesh dhe zyrtarë të lartë të vendeve të angazhuara në këtë nismë. Vëmendja u përqendrua në sfidën e përbashkët të përmirësimit të qeverisjes dhe u tregua një angazhim i fortë politik i të gjitha vendeve pjesëmarrëse për të ndërmarrë reformat e nevojshme për të rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e mekanizmave të përgjegjësisë demokratike.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha i pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë takkim dhe nismën e Partneritetit për qeverisje të hapur, bëri këtë koment: Ishte një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Presidenti Barack Obama dhe Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff kanë ndërmarrë nismën e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur. Presidenti Obama mbajti këtu një fjalë jashtëzakonisht të rëndësishme, në të cilën komentoi zotimet që qeveritë duhet të marrin në mënyrë që të bëhen më të hapura e transparente ndaj vendeve të tyre. Po kështu Presidentja Rouseff njohu me progresin e Brazilit në këtë fushë. E vërteta është se Shqipëria është një vend që po bën përpjekjet më serioze. Natyrisht, në këtë Forum, Shqipëria gjen një frymëzim dhe u angazhua të zbatojë një për një të gjitha zotimet e angazhimet që rrjedhin nga anëtarësia në këtë nismë.
Unë kur lexoj ndonjë artikull (sidomos kur bëhet fjalë për NM e tij,Kryeministrin Presidencial) gjithmonë pyes "Ku fshihet lepri?".
Ja psh Sala vajti në NY, mbylli NWSE dhe bëri takime për "të thithur investime amerikanë".
He he he. Modest i paparë është.
E para mbyllja e NYSE është gjest simbolik që ka nënkuptim të veçantë. Kjo dmth që, që sot e tutje "çelësat" e NYSE i ka në xhep Berisha. Pra pa miratimin e NM së tij NYSE nuk bën më asnjë hap.
E dyta: Zakonisht shkon investitori tek vendi ku investon, jo anasjelltas. Pra në fakt NM e tij nuk po shkon për "thithje investimesh" (se Klintoni vetëm një gjë të jep për ta thithur).
NM e tij Sali Magjari po shkon për të INVESTUAR.
Tani që Amerika është në pikën më të dobët, dhe ne jemi më të fuqishëm se kurrë ekonomikisht (me rritje rritëse të rritjes ekonomike) NM e tij është i gatshëm të investojë në Amerikë dhe të pushtojë tregun amerikan. Kjo edhe na intereson por edhe është një kthim borxhi. Amerika shpëtoi Kosovën...ne po shpëtojmë Amerikën.
Kjo juve mund t'ju duket bukë e djathë duke patur parasysh nivelet tona, por nuk është edhe kaq e lehtë sepse ne kemi pengesë Kinën. Vërtet që Kina e ka zili rritjen dhe potencialin tonë ekonomik, por zilia mund ta shtyjë që të hyjë në Aleancë me Rusinë, Europën dhe Zimbabven për të sfiduar Shqipërinë.
Të mos ishte Zimbabve, sigurisht që i përballonim. Por meqë edhe Zimbabve mund të hyjë në aleancë me Kinën na duhet një partner ndihmës (si Çak Norris që kishte një ndihmës kur shfaroste ushtrinë vietkonge). Prandaj na duhet patjetër të pushtojmë tregun amerikan që të mos bjerë në duart e Kinës.
Dhe fotoja e Kryeministrit Presidencial me Klintonin është kuptimplote. Tani mund të themi pa frikë që miku i Klintonit quhet Sali Berisha.
Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 21-09-2011 më 12:25
E ce pyet viziten e Salise ne USA.
Mire thane e nisi Podesta Group me buke me vete ne NY
Administrata e Obames as vete Obama sja futen ne p.
Shkoi ne NY per te deklaruar Shqiperia qenka e hapur per investime.
Ka 20 vjet Shqiperia e hapur per investime po askush te le te punosh pa e kaluar pushtetari ne dore.
Te kishte thene edhe ne NY paska ajer per te merre fryme do ishte me normale sesa shpallja e Shqiperise per ivestime.
Nje ceremoni te ngjashme kam pare kur erdhen ne NY maoret e Zelandes se re.
Ata kishin se paku njohjen e etnise se tyre.
Ky i joni ka dhene ca koncesione te forta Podesta Group dhe i paguajne rrugen ata per te bere show se gjoja e do Amerika.
Dhe kur shpall Salija te hapur Shqiperine per investime parlamenti diktatures ne Tirane aporovon ligjin per importin e plehrave.
E ku rrojne dot plehrat e kombit pa plehra edhe kur vene kollare e parfum per nje xhiro ne Ny e nadsaq.
Krijoni Kontakt