Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Exclamation Rogozin: Kosova mund ta nisë Luftën e III Botërore!!

    I dërguari i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin, duke folur për televizionin “RussiaToday” (RT), ka thënë se Aleanca po krijon një konflikt të ri në rajon.

    “Është një gabim i radhës që NATO po e bën duke provokuar një konflikt të ri në Ballkan”, ka thënë Dmitry Rogozin, duke shtuar se, “me sa duket, kolegët e NATO-s nuk e kanë idenë se cilat do të jenë pasojat e përfshirjes së tyre në konflikt”.

    Ndërkaq, Rogozin kërkon që KFOR-i të jetë neutral dhe të mos bllokojë qasjen e serbëve të veriut me Serbinë, duke shtuar se ata po përfshihen në një konflikt civil.

    Rogozin thotë se NATO nuk dëshiron të diskutojë situatën në Kosovë apo të hetojë aksidentin e fundit të përgjakshëm.

    “Ata po fshihen prapa frazave formale që nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ne jemi dëshmitarë të gënjeshtrave të drejtpërdrejta rreth asaj se çfarë masash janë përdorur kundër popullatës civile në Kosovë. Na është thënë se janë përdorur vetëm plumba gome dhe gaz lotsjellës. Por sipas informatave nga spitali, të gjithë të lënduarit kanë plagë nga të shtënat me armë”, ka thënë Rogozin për agjencinë e lajmeve “Interfax”.

    Rusia ka kërkuar që NATO të krijojë një komision për të hetuar se çfarë ka ndodhur në Veri, mirëpo kërkesa e tyre, sipas Rogozin, është injoruar.

    “Unë sapo kërkova për një hetim objektiv rreth asaj se çfarë janë duke bërë të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Por ata vetëm më injoruan”, ka theksuar Rogozin. Ai theksoi se Rusia nuk do ta mbështes (NATO-n) dhe do t’i mbrojë civilët, si dhe do t’i mbrojë vendimet e marra në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    I pyetur se çfarë mendon me atë, kur thotë se, kjo gjendje e paqëndrueshme në rajon, kërcënon të gjithë sigurinë evropiane, ai tha se kjo gjendje mund të eskalojë në një Luftë Botërore, si dhe Kosovën e quan një ‘territor gangsterësh’.

    “Kemi pasur raste në të kaluarën kur siguria evropiane është rrezikuar nga gjendja në Ballkan. Nëse shikojmë të kaluarën, mund të kujtojmë se Lufta Botërore ka nisur nga konflikti në Ballkan. Sot Ballkani është një vend i nxehtë ku bëjnë biznese kriminale, bëjnë trafikim të prostitucionit, drogës, dhe për të gjithë këtë, autoritetet e Prishtinës janë në dijeni, dhe është thjeshtë një territor gangsterësh të cilët po shtypin një pakicë etnike, serbët. Mund të ndodhë që konflikti të përhapet në të gjithë Ballkanin, fatkeqësisht, pasi që populli serb nuk mund të tolerojë atë se çfarë është duke ndodhur në Kosovë sot, dhe eventualisht, kjo gjendje mund të përhapet në pjesën tjetër të Evropës. Kjo ndodh gjithmonë: nis me një luftë në Ballkan, dhe vetëm disa muaj më vonë, vazhdon e përgjithësohet në Evropë, dhe përfundon në një Luftë Botërore. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka thënë Rogozin në fund të intervistës me televizionin RT. /zëri/
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    Ca psjosndfòsduifbsdfuy e nenes do ky rusi i ****t?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    edhe kur bill klintoni bombardoi serbine ne 99-en te njejten gje thoshin ruset: do filloje lufta boterore.
    keta jane te gjithe te goditur nga vodka

  4. #4
    U bera kaq vjec dhe akoma nuk kam pa nje lufte boterore. E para me iku edhe e dyta as vete se kuptova se si , po ja qe me iku edhe aje, shpresoj te shoh kete te treten

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    edhe kur bill klintoni bombardoi serbine ne 99-en te njejten gje thoshin ruset: do filloje lufta boterore.
    keta jane te gjithe te goditur nga vodka
    Nuk thonin aspak ashtu, thonin do ketë krizë ekonomike të paparë në sistemin Bankar Amerikan, dhe ashtu ndodhi. Gjithë "cifutët" që në fakt janë spiuna Rus që hiqen si cifut e përfitojnë nga networket e tyre në Amerikë janë në ajkën e financës, e hajde gjeji kush është ai i sakti me vlerë dhe spiuni që nuk është as cifut fare, por një impostor. Nuk është hera e parë që ka impostorë të popujve të ndryshëm. Ky është skenar i parë shumë herë dhe në Europë.

    Rusia ka disa "asa" në dorë të hapi konflikt botëror.

    1) Pilotim politik të Ukrainës
    2) Pushtim të Gjeorgjisë
    3) Kërkim për ndarje të Kosovës, që edhe sikur do ndodhi do sjellë konflikt nga shpërbërja e paevitueshme e FYROM-it.
    4) Një Pakistan aleat që ka dalur totalisht kundra Amerikës dhe është kthyer në një shtet terrorist, madje më keq se Irani.
    5) Rritja e fuqisë së Kinës në Azi, sidomos në rrolin që pati së fundmi në mosrinovimin e flotës ajrore Taivaneze.

    E ja pse pozicionimi në gulf qe kaq i domosdoshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 28-09-2011 më 19:42
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    pse kane shkuar amerikanet ne afganistan? per punen e rusise. atje ndodhet armatim i madh amerikan. turqia po ashtu eshte nje aleat i usa-s kunder ruseve.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Nuk thonin aspak ashtu, thonin do ketë krizë ekonomike të paparë në sistemin Bankar Amerikan, dhe ashtu ndodhi. Gjithë "cifutët" që në fakt janë spiuna Rus që hiqen si cifut e përfitojnë nga networket e tyre në Amerikë janë në ajkën e financës, e hajde gjeji kush është ai i sakti me vlerë dhe spiuni që nuk është as cifut fare, por një impostor. Nuk është hera e parë që ka impostorë të popujve të ndryshëm. Ky është skenar i parë shumë herë dhe në Europë.

    Rusia ka disa "asa" në dorë të hapi konflikt botëror.

    1) Pilotim politik të Ukrainës
    2) Pushtim të Gjeorgjisë
    3) Kërkim për ndarje të Kosovës, që edhe sikur do ndodhi do sjellë konflikt nga shpërbërja e paevitueshme e FYROM-it.
    4) Një Pakistan aleat që ka dalur totalisht kundra Amerikës dhe është kthyer në një shtet terrorist, madje më keq se Irani.
    5) Rritja e fuqisë së Kinës në Azi, sidomos në rrolin që pati së fundmi në mosrinovimin e flotës ajrore Taivaneze.

    E ja pse pozicionimi në gulf qe kaq i domosdoshëm.
    Rusia te urr elsht!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    haide de luft e 3 botrore ku me marr s e

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Do te kishte me kuptim po te thoshte Kosova do ta nise njeriun ne Mars .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    diplomati rus mashtron si gjithmon qe kan mashtruar.
    ata qe po rrihen ne kosov jan shqiptaret e ushtaret nderkombetare.
    ata qe po rrahin jan serbet.
    pra kush duhet me u anku e kush ankohet.
    ky eshte zanati serbeve ne gjith kohet.
    rrahin e vrasin e te paret ulerasin..
    jan mjeshtra.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •