Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2011
    Postime
    105

    Qeveria i dha armë armikut të SHBA-ve

    Qeveria i dha armë armikut të SHBA-ve

    Qeveria shqiptare së fundmi rrezikon të krisë marrëdhëniet diplomatike edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportet zyrtare të OKB-së dhe të Human Rights kanë nxjerrë konkluzionin e të paktën gjashtë muajve hetimesh se Shqipëria ka furnizuar me armatim dhe municion të rëndë diktatorin Muamar Gadafi, para dhe pas Rezolutës 1521.

    Megjithëse ministri i Mbrojtjes, Arben Imami e ka mohuar akuzën e një trafiku gjatë konfliktit në Libi, ku NATO vuri embargo, nuk mund të fshehë faktin tjetër të provuar me kontrata dhe dokumente, se biznesmeni serb i armëve, i cilësuar si njeriu më i rrezikshëm në këtë trafik që ka thyer rezolutën 1521, Slobodan Tesic, ka blerë gjatë vitit 2010 në Tiranë sasi të mëdha predhash, mortajash, fishekësh dhe armësh me destinacion Libinë. Të lejosh të hyjë në territor një super i kërkuar ndërkombëtar nga OKB, që e ka të ndaluar të kryejë këtë biznes dhe për më tepër t’i japësh kompanisë së tij anije me armë duke përdorur dhe sekserë shqiptarë, kjo pritet të shkaktojë furtunë të vërtetë diplomatike, në mos e ka shkaktuar.

    AMA-NEWS

    Prej të paktën 5 ditësh OKB zien nga kjo çështje, pasi tashmë është e konfirmuar se Tesic ka blerë armët nga Ministria e Mbrojtjes dhe MEICO duke i çuar në Tripoli. Ngarkesat janë kapur pas arratisjes së Gadafit, duke u bërë dhe provë materiale. Mirëpo ka dhe një fakt tjetër skandaloz, se qeveria “Berisha” po kërcënon marrëdhëniet diplomatike me SHBA-të. Prej vitit 2009, Tesic cilësohej nga autoritetet amerikane si njeri tepër i rrezikshëm që ka ndihmuar terrorizmin. Jo vetëm furnizonte qeverinë e Jemenit me armatim dhe municione nga Serbia, por edhe degën e Al-Kaedës në këtë vend. Janë kapur në 2010 edhe kontratat nga ambasada amerikane në Bullgari, që i janë transmetuar Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Tesic është klasifikuar në listën e më të rrezikshmëve, bashkë me Viktor Bout, i arrestuar dhe ekstraduar në SHBA. Tesic ka dërguar armë edhe në vende në konflikte civile tek diktatorët, si në Liberi dhe aktualisht hetohet për transaksione, deri dhe në trafik droge.

    Ky njeri ka hyrë lirshëm në Shqipëri gjatë këtyre 5 viteve, sa herë ka pasur nevojë për armë e biznes, i ndihmuar nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes. Aktualisht është faktuar bashkëpunimi i tij me ministrat Fatmir Mediu dhe Arben Imami, 2006 dhe 2010. Për këtë fakt, edhe pse shkruan prej dy ditësh agjencia AMA, nuk ka asnjë reagim zyrtar të autoriteteve.
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po zien okëbëja more shokëni..

    paska 5 dit qe zien kazani..

    cna the me juelldë..

    hahaha..

  3. #3
    Po me cudit fakti qe qenka permendur vetem Libia, nderkohe qe Shqiperia i ka shitur te pakten mbi 10- 20 shteteve arme ne kundershtim me USA dhe NATO. Nder keto shtete jane

    1)- Pakistan

    2)- Afganistan

    3)- Gjeorgji

    4)- Kurdistan

    5)- Venezuela

    6)- Bolivi

    7)- Xhamjka

    8)- Kamboxhia

    9)- Andorra

    10) Jemen

    11)- Libi

    etj etj etj qe tani spo me kujtohen. Nuk e di a i kemi shitur dhe USA-s & Nato-s po spo me kujtohet mire

  4. #4
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Nqs Shqipëria u shet armë këtyre shteteve do ketë probleme me Amerikën. Amerika ne na ndihmon, ne i vjedhim tregun? Kjo nuk është e ndershme.
    -

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Qeveria nuk hedh hapin pa aprovimin e shba. Ajo kontrata e gerdecit gjoja fshihej nje qytetar i thjesht amerikane please. As e keni iden se cfare kerkesa ka per ITAR parts.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Nqs Shqipëria u shet armë këtyre shteteve do ketë probleme me Amerikën. Amerika ne na ndihmon, ne i vjedhim tregun? Kjo nuk është e ndershme.
    Nqs i shet the ? I ka shitur dhe po ishet qe cke me te. Tani me leje nen dore apo pa leje kete e din antari **** me tej une nuk di.

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    I dashur eurostar anetaria **** punon ne kompani qe merret me itar parts e di per cfare po flet. Asgje nuk shitet pa aprovimin e SHBA. Nuk e ke iden cfare documents kerkohen per kontrata qe perfshin itar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 30-09-2011 më 12:26
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    Cfare jane itar parts?

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Cfare jane itar parts?
    International Traffic in Arms Regulations, per cfare perfshihet ne list shif ne google
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    International Traffic in Arms Regulations, per cfare perfshihet ne list shif ne google
    Qenka shume e gjate

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •